You are on page 1of 3

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Të dhëna bazike të lëndës


Njësia akademike: Fakultetin e Mjekësisë / Menaxhment Shëndetësor
Titulli i lëndës: Ndërmarrësi dhe inovacion në shëndetësi
Niveli: Master
Statusi lëndës: Zgjedhor (Z)
Viti i studimeve: 2023/2024
Numri i orëve në javë: 2+1
Vlera në kredi – ECTS: 4
Koha / lokacioni: Semestri dimëror / UGJFA
Mësimdhënësi i lëndës: Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani
Detajet kontaktuese:

Përshkrimi i lëndës Lënda Ndërmarrësi dhe inovacion në shëndetësi


është konceptuar jo vetëm si një kurs informues, por
edhe hulumtues, ku përmes temave të shtruara studentët
do të kenë mundësi t’i qasen problemeve që kanë të
bëjnë me nxitjet e nevojshme për lansimin e
proceseve dhe stimulimin e shkëmbimit në rrjetin e
inovacionit ne shëndetësi.
Qëllimet e lëndës: Qëllimi i lëndës është ti përgatisë studentët me
njohuri për konceptin e inovacionit dhe rëndësinë e
tij në shëndetësi, krijimin, kreativitetin dhe
transformimin e njohurive te reja apo kuptimet e
reja në inovacion.
Rezultatet e pritura të nxënies: Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në
gjendje që të:
- kuptoj rëndësinë e dijes dhe kreativitetit në
funksion të inovacioneve dhe zhvillimit në
shëndetësi;
- analizoj ndërveprimet ndërmjet ndërmarrësisë dhe
inovacionit;
- identifikoj fazat e hartimit te planit te biznesit si
mjet i komunikimit;
- identifikoj trendët, strukturën dhe nxitja e ideve ne
shëndetësi.

Kontributi nё ngarkesën e studentit (gjë që duhet të korrespondojë me rezultatet e të nxënit


të studentit)
Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithsej
Ligjërata 2 15 30
Ushtrime teorike/laboratorike
Punë praktike 1 15 15
Kontaktet me 2 15 30
mësimdhënësin/konsultimet
Ushtrime në teren
Kollokfiume,seminare 2 2 4

1
Detyra të shtëpisë 1 15 15
Koha e studimit vetjak të studentit (në 2 15 30
bibliotekë ose në shtëpi)
Përgatitja përfundimtare për provim 2 2 4
Koha e kaluar në vlerësim (teste, kuis, 1 10 10
provim final)
Projektet, prezantimet ,etj 1 10 10

Totali 148 orë


148:25 = 4
4 ECTS

Metodologjia e mësimdhënies: Ligjërata, punë seminarike, diskutime etj.


Metodat e vlerësimit: Vijimi i rregullt: 10 %
Punim seminarik (rast studimor) 30%
Provim final 60%
Literatura

Literatura bazë: 1. Luis G. Pareras “Innovation and Entrepreneurship in


Healthcare sector - from idea to funding to launch”
2011, GreenBranch Publishing.
2. Paul Trott “Innovation Management and New Product
Development”, 2008, Prentice Hall.
Literatura shtesë: 1. Clayton M. Christensen “The Innovator's Dilemma” ,
2003, HarperCollins Publishers,
Plani i dizajnuar i mësimit:

Java Ligjërata që do të zhvillohet


Java e parë: Njohja reciproke me studentë dhe me plan-programin mësimor
dhe detyrat tjera
Java e dytë: Principet e ndërmarrësisë dhe inovacionit ne shëndetësi
Java e tretë: Ndërveprimet ndërmjet ndërmarrësisë dhe inovacionit ne
shëndetësi
Java e katërt: Kushtet kornizë për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Kosovë
Java e pestë: Korniza teorike e zhvillimit të inovacioneve dhe kreativitetit
Java e gjashtë: Strukturimi dhe nxitja e ideve
Java e shtatë: Hartimi i planit te biznesit si mjet i komunikimit
Java e tetë: Prona intelektuale
Java e nëntë: Rëndësia e qasjes kreative në zhvillimin e inovacionit
Java e dhjetë: Faza e pranimit dhe implementimit të inovacionit
Java e njëmbëdhjetë: Krijimi i Start-Up (Bizneset fillestare)
Java e dymbëdhjetë: Kapitali Venture
Java e trembëdhjetë: Hartimi i strategjisë, marketingut, dhe komunikimi i integruar
Java e katërmbëdhjetë: Trendët ne fushën e inovacionit
Java e pesëmbëdhjetë: Përsëritje dhe punë praktike dhe përgatitja për provimin final

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:


Studenti gjatë orëve të mësimit duhet ta respektojë etikën e punës duke mbajtur qetësinë dhe duke
u përfshirë në mënyrë aktive në procesin mësimor.

2
3

You might also like