You are on page 1of 11

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

Lënda: Metodologji
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët
Detyra 3

Tema 1: Mbajtja e strukturuar e shënimeve


Tema 2: Organizuesi grafik i analogjisë
Tema 3: Shënime mbi shënime
Tema 4: Sistemi ndërveprues i shënimeve
Tema 5: Paragraf krahasimi

Punoi: Juela Tafa Pranoi: Msc. Brunilda Laçi

Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët


 Mbajtja e strukturuar e shënimeve

 Zbatimi i metodёs

Lёnda : Biologji

Klasa : XI

Tema : Anoreksia

Faza : Realizimi i kuptimit

Hapi i parё- Nxёnёsit vihen tё punojnё nё grupe tё vogla. Mёsuesja i orienton nxёnёsit se si
tё krijojnё njё organizues grafik duke pёrdorur kuti, rrathё, shigjeta etj.

Hapi i dytё -Kuadratet e organizuesit grafik do tё emёrtohen nga nxёnёsit p.sh shkak/pasoje,
probleme/zgjidhje etj.

Hapi i tretё -Nxёnёsit do tё lexojnё tekstin dhe do të mbajnë shënime duke regjistruar
informacione të përzgjedhura nga teksti në hapësirat e grafikut te skicuar.

Hapi i katёrt-Me ndihmën e mësueses nxënësit do tё plotёsojnё kuadratet e organizuesit


grafik duke dhёnё pёrgjigje pyetjeve tё shkruara nё kuadratёt e organizuesit grafik.

Nga çfarë shkaktohet Çfarë shkakton anoreksia? Si mund të kontrollohet?


anoreksia?
Anoreksia ndodh si pasojë e Dëmet që mund të shkaktojë Duke evituar shfaqjen e
çrregullimit ushqimor që janë: ostoperoza, infertiliteti, çrregullimit. Duke zbuluar
konsiston me dëshirën për të dëmtime në zemër, modifikim ë shpejt me qëllim që
rënë në peshë, frika për lëkurës. çrregullimi të mos bëhet
shtim në peshë. kronik. Duke zvogëluar
çrregullimin sapo të shfaqet
dhe rikthimet e tij.
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

 Organizuesi grafik i analogjisë

 Zbatimi i metodёs

Lёnda : Gjuhë shqipe

Klasa : VIII

Tema : Lidhja mes kryefjalës dhe kallëzuesit

Faza : Realizimi i kuptimit

Hapi i parё- Pёrcaktohet se çfarё dinё nxёnёsit pёr tё krijuar një lidhje analogjie me
konceptin qё paraqitet.

Hapi i dytё -Pasi nxёnёsit tё kenё diskutuar pёr karakteristikat e veçanta ose tё pёrbashkёta tё
tё dy koncepteve i pёrfshijmё nё kolonёn e ngjashmёrive.

Hapi i tretё -Pyeten nxёnёsit pёr ndryshimet e koncepteve dhe shёnohen nё kolonёn e
ndryshimeve.

Hapi i katёrt-Nё fund nxёnёsit bёjnё njё pёrmbledhje mbi ngjashmёritё e konceptit tё ri me
atё tё njohur., duke pёrdorur organizuesin grafik tё analogjisё.
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

Koncepti i ri Koncepti i vjetër

Kallëzuesi Kryefjala

Ngjashmëritë Dallimet

Gjymtyrë kryesore të fjalisë. Kryefjala tregon një apo më shumë frymorë


apo sende.
Nëse ndryshon kryefjala, ndryshon edhe Kallëzuesi tregon një veprim apo gjendje të
kallëzuesi. kryefjalës.

Kryefjala shprehet me emër, me përemër,


numëror, grup emëror. Kallëzuesi është disa
llojesh: kallëzues foljor i thjeshtë, kallëzues
foljor i përbërë, kallëzues emëror.

Kategoritë e marrëdhënieve

Kryefjala dhe kallëzuesi ndihmojnë për një fjali më të plotë.


Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

 Shënime mbi shënime

 Zbatimi i metodёs

Lёnda : Biologji

Klasa : VII

Tema : Vitaminat

Faza : Reflektim

Hapi i parё-Mёsuesja modelon nё tabelё mёnyrёn sesi lidhen treguesit e informacionit sipas
teknikёs shёnime mbi shёnime, duke paraqitur një shembull, ku treguesi 1 ёshtё ideja kryesore e
informacionit tё dhёnё dhe treguesit 2, 3, 4…janё detaje ose shembuj tё treguesit 1.

Hapi i dytё-Pasi nxёnёsit kuptojnё konceptin e shёnimeve mbi shёnime, mёsuesja ndan
klasёn nё grupe dhe mё pas i vё nxёnёsit tё punojnё pёr tё organizuar informacionin dhe lidhjet e
zbuluara nё material.

Hapi i tretё-Gjatё punёs sё nxёnёsve mёsuesja i ndihmon ata tё organizojnё tё shkruarin e


tyre duke u kёrkuar tё pёrdorin skicёn 1-2-2-2 dhe 2-3-3-3, etj, duke pёrpunuar secilёn pikё, pra
duke shtuar detajet e treguesve.

Hapi i katёrt-Pasi grupet mbarojnё, çdo pёrfaqёsues i grupit del pёrpara klasёs dhe paraqet
punёn e grupit nё tabelё duke e shoqёruar me shpjegime me gojё.

Hapi i pestё-Nxёnёsit e tjerё mund tё shtojnё detaje tё tjera tё treguesve duke i diskutuar me
njёri-tjetrin.Mёsuesja mirёpret mendimet e nxёnёsve.
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

1.Vitaminat

 2.Vitamina C
3.Vitamina e jetës
3.E nevojshme për sintezën e kolagjenit
3.Është bashkëdyzim antioksid.
3.Lidh radikalet e lira.

o 4.Zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak.


4.Ndihmon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut.

 2.Vitamina D
3.Është grup i yndyrave të tretshme secosteroid.
3.Funksionon si një prohormone.
3.Merret nga ekspozimi në diell.

o 4.Fuqizon sistemin imunitar.


4.Forcon kockat dhe dhëmbët.

 2.Vitamina K
3.Sigurohet nga perimet e gjelbra, mishi, djathi, vezët.
3.Mungesa e saj është më e zakonshme te të sapolindurit.
3.Niveli i ulët i saj rrit rrezikun për gjakderdhje të pakontrolluar.

o 4.Parandalon gjakderdhjen e tepërt.


4.Përdoret për forcimin e kockave.
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

 Zbatimi i metodёs

Lёnda : Gjuhë shqipe

Klasa : VII

Tema : Gjymtyrët e dyta të fjalisë

Faza : Reflektim

2.Rrethanori i kohës
2.Rrethanori i vendit
2.Rrethanori i mënyrës
2.Rrethanori i shkakut
2.Rrethanori i sasisë
2.Rrethanori i qëllimit

2.Përcaktor me përshtatje
2.Përcaktor me drejtim
2.Përcaktor me bashkim

1.Rrethanori

Gjymtyrët e dyta të fjalisë

1.Përcaktori

1.Kundrinori

2.Kundrinor i drejtë
2.Kundrinor i zhdrejtë
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

 Sistemi ndërveprues i shënimeve

 Zbatimi i metodёs

Lёnda : Gjeografi

Klasa : VIII

Tema : Britania e Madhe

Faza : Reflektimi

Hapi i parё-Mёsuesja u kёrkon nxёnёsve tё flasin me njёri-tjetrin çfarё dinё pёr Britaninë e
Madhe. Ato qё dinё, nxёnёsit udhёzohen t’i shkruajnё nё letёr.

Hapi i dytё-Mёsuesja i vё nxёnёsit tё lexojnё tekstin dhe u shpjegon qё tё vendosin disa


shenja nё anё tё tekstit pёr tё pasqyruar lidhjet e njohurive tё tyre me informacionin e dhёnё.

njё ,√, (kontrollo) nёse diçka qё lexojnё pohon atё qё dinё apo mendojnё se dinё.

njё ,-,(minus) nёse nё tekst ka informacion qё kundёrshton ose ёshtё i ndryshёm nga ajo qё
ata dinё.

njё ,+,(plus) nёse njё pjesё e informacionit ёshtё e re pёr ta.

njё ,?,(pikёpyetje) nёse ka informacion tё paqartё e qё duan tё dinё rreth tij.

Hapi i tretё-Pasi pёrfundojnё leximin, nxёnёsit diskutojnё midis tyre pёr ato qё kanё lexuar.
Mёsuesja u drejton pyetje, si: Cilat njohuri qё i dinit mё parё janё pohur gjatё leximit? Çfarё
informacioni tё ri nxorёt gjatё leximit? etj.

Hapi i katёrt-Nxёnёsit diskutojnё mospёrputhjet dhe vёshtrojnё nёse pjesa qё kanё lexuar u
jep pёrgjigje pyetjeve dhe paqartёsive. Mёsuesja ёshtё gjithmon e pranishme, bashkёbisedon me
nxёnёsit, ndihmon dhe shpjegon kur ka mospёrputhje ose pyetje.
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

 + _ ?

Përbëhet nga Anglia, Përfshin 14 territore të Është një fuqi Ku është qeveria?
Irlanda Veriore, jashtme. bërthamore.
Skocia dhe Uellsi. A është perandoria më
Irlanda Veriore është Vendi i dytë në e madhe në histori?
Është monarki e vetmja pjesë e saj që NATO.
kushtetuese. ka kufi tokësor.
I katërti në botë nga
Është anëtare e G8 Renditet e pesta me shpenzimet ushtarake.
dhe NATO-s. GDP dhe e gjashta në
botë nga zhvillimi Është anëtare e
ekonomik. Këshillit të
Sigurimeve.
Metoda për mësimdhënien dhe të nxënët

Kornizë paragrafi për skelëzim të krahasimit

Gjymtyrët kryesorë të fjalisë janë kryefjala dhe kallëzuesi. Kryefjala gjendet me pyetjet: cili, cila,
cilët dhe kush. Kryefjala zakonisht qëndron para kallëzuesit. Ajo tregon një a më shumë frymorë
apo sende. Ajo shprehet me emër, përemër, numëror, grup emëror. Kryefjala mund të marrë një
kallëzuesor, i cili tregon një cilësi të personit a sendit që shënohet nga kryefjala. Kallëzuesi
tregon një veprim apo gjendje të kryefjalës. Gjendet me pyetjet ç’bën, ç’është. Nëse ndryshon
kryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi. Kallëzuesi përshtatet me kryefjalën në numër dhe në vetë.
Kallëzuesi zakonisht qëndron pas kryefjalës. Ka raste që mund të ndërrojnë vendin me njëri-
tjetrin. Kallëzuesi është disa llojesh: kallëzues foljor i thjeshtë, kallëzues foljor i përbërë,
kallëzues emëror.
(Gjuhë shqipe VIII)

 Kryefjala dhe kallëzuesi janë të mgjashëm në disa drejtime.


Ata të dy janë gjymtyrë kryesorë të fjalisë. Ata gjithashtu mund të ndërrojnë vendin me
njëri-tjetrin. Për më tepër, secili tregon diçka të caktuar. Për shkak të këtyre
ngjashmërive, mund të themi se kryefjala dhe kallëzuesi janë të lidhur ngushtë me njëri-
tjetrin. Nëse ndryshon kryefjala, ndryshon edhe kallëzuesi. Megjithatë, kryefjala dhe
kallëzuesi ndryshojnë nga njëri-tjetri në disa drejtime të rëndësishme. Së pari, kryefjala
tregon një a më shumë frymorë apo sende, kurse kallëzuesi tregon një veprim apo
gjendje të kryefjalës. Përveç kësaj, kryefjala gjendet me pyetjet cili, cila, cilët dhe kush,
kurse kallëzuesi gjendet me pyetjet ç’bën dhe ç’është. Këto dallime na ndihmojnë të
shohim se kallëzuesi duhet të përshtatet me kryefjalën në numër dhe vetë.

You might also like