You are on page 1of 1

Fusha:ShkencaNatyrore Lënda:Biologji Shkalla IV Klasa e nëntë

Tema mësimore: Situata e tënxënit:


V.P.: “Hetimi i një  Popullatat nuk qëndrojnë të njëjta gjatë gjithë kohës. Ato luhaten;
marrëdhënieje ato kurrë nuk mbeten në të njëjtat shifra nga viti në vit.
grabitqar-pre” (3.5)  Popullsia ka treguar një rritje të vazhdueshme gjatë shekujve. Por
një shpërthim me rritje të shpejta filloi në periudhën e revolucionit
industrial (fundi i viteve 1800).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore. Fjalë kyçe:
Nxënësi/ja:  komunitet
 heton një marrëdhënieje grabitqarësh, shpjegon rezultatet, nxjerr përfundime.  antibiotik
 vaksinim
Burime: Libri i nxënësit, Libri i mësuesit. Ushtrimi 2: Lidhja me fushat e tjera ose me
Përhapja e popullatave (Fletore pune, faqe 26). Fletë pune temat ndërkurrikulare:
praktike (a / b): Hetimi i një marrëdhënieje grabitqar-pre. Edukimi mjedisor, Matematikë,
Materiale praktike: metër Arti pamor, Edukimi mjekësor
Metodologjia, teknikat e përdorura, veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit
Fazat Metoda/Teknika mësimore Veprimtaritë Organizimi Koha
e strukturës e nxënësve i nxënësve
Hapi I Përmbledhje e strukturuar Nxitja për të përsosur Punë individuale 10’
e shënimeve të shkruarit
Hapi II Mësim i përqëndruar Të nxënit në Punë në dyshe 20’
në argumente bashkëpunim
Hapi III Organizues grafik i analogjisë Nxitja për të përsosur Punë individuale 15’
të shkruarit
Hapi I: Ushqimi kryesor i ujkut është lepuri i dëborës, ndaj ciklet e popullatës të këtyre dy llojeve
janë të lidhura ngushtë. Duke i hedhur të dhënat në grafik në Fletë pune praktike (a / b) dhe duke
analizuar grafikun e tyre, nxënësit do të shohin se si luhaten popullatat e tyre me kalimin e kohës.

Hapi II: Kur lepujt janë me bollëk, ujqit hanë pak nga pretë e tjera dhe numri i këtyre rritet, ndërsa
ai i lepurit bie. Kur lepujt janë të paktë, ujqit kanë si pre kafshë të tjera, si p.sh. minjtë. Megjithatë,
këto shpesh nuk i plotësojnë nevojat ushqyese të ujqve, të cilët cënohen nga uria ose grabitshmëria.
Shumë ujq mund të largohen nga zona në kërkim të ushqimit. Nxënësit diskutojnë se çfarë ndodh
me popullatat. Cila është varësia ndërmjet tyre.

Hapi III: Ndihmoj disa nxënës për paraqitjen grafike. Vizatoj boshtet në dërrasë të zezë (bardhë)
dhe shpjegoj se si të hedhin në grafik dy vija (një për popullatën e lepurit dhe një për atë të ujkut).

Punë e pavarur: Fletë pune praktike (a dhe b) (Libri i mësuesit).

Vlerësimi i nxënësit sipas niveleve të arritjes për temën mësimore:


Heton një marrëdhënieje grabitqarësh, shpjegon rezultatet, nxjerr përfundime.
N2: Përshkruan me shembuj të thjeshtë marrëdhëniet grabitqar-pre;
N3: Shpjegon rëndësinë e pyetjeve, dëshmive dhe shpjegimeve, duke përdorur shembuj të
mëparshëm;
N4: Heton një marrëdhënieje grabitqarësh, shpjegon rezultatet, nxjerr përfundime.
Detyrështëpie: Ushtrimi 2: Përhapja e popullatave (Fletore pune, faqe 26).

You might also like