You are on page 1of 14

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: VI Klasa XII

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Rruga ujore më e


2.24 Amerika. Pozita gjeografike dhe ndarja makrorajonale rëndësishme në botë është Oqeani
Atlantik,
lumi Shën Lorenc, Misisipi, Gjiri i
Meksikës, Liqenet e Mëdha. Evidentojeni
atë në hartë.

Rezultatet e të nxënit të temës mësimore Fjalë kyç:


Nxënësi/ja: Amerika Anglosaksone
• përcakton në hartën fizike të botës pozitën gjeografike të Latine
Amerikës Veriore; Kordilieret
• evidenton ndarjen makrorajonale të Amerikës dhe rajonet
natyrore të saj;
• përshkruan tiparet e kushteve natyrore të Amerikës Veriore.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


teksti Gjeografi 12, hartë fizike dhe politike e Amerikës së Veriut, hartë ndërkurrikulare:
fizike dhe politike e botës, materiale plotësuese. Historia
Tik
Gjuhët dhe komunikimi
Zhvillimi i qëndrueshëm

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar
Ndërtimi i njohurive: Lexim, përmbledhje dyshe
Përforcimi: Punë me hartën / Tabelë koncepti

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar


Kam sjelle ne klase harten e Amerikes se veriut. duke parë hartën nxënësit nxiten të mendojnë rreth veçorive natyrore
të Rajonit të Amerikës së Veriut, klimës, shumëllojshmërisë së formave të relievit, hidrografisë etj.

Ndërtimi i njohurive: Lexim, përmbledhje dyshe


Orientoj nxënësit të lexojnë tekstin, që paraprakisht është ndarë në nëntema dhe nxënësit do të vazhdojnë të punojnë
në çifte. Një nga nxënësit e çiftit do të realizojë përmbledhje të ideve kryesore të nëntemës, nxënësi i dytë do të drejtojë
pyetje për nëntemën. Rolet ndryshojnë. Për nëntema të ndryshme përgjigjen çifte të ndryshme, pra aktivizohet e gjithë
klasa. Une pas disa prezantimesh në çifte kërkon vullnetarë për të bërë përmbledhjen e paragrafëve deri ku është arritur,
për të parë përvetësimin. Paragrafët e sugjeruar mund të jenë si më poshtë:
Çifti i parë: Paragrafi I: karakteristikat natyrore të Amerikës së Veriut;
Paragrafi II: rajonet natyrore të Amerikës së Veriut;
Çifti i dytë: Paragrafi I: njësitë fizike të rajonit (malet, fushat, rrafshnaltat);
Paragrafi II: hidrografia e Amerikës së Veriut;
Çifti i tretë: Paragrafi I: faktorët e formimit të klimës në Amerikën e Veriut;
Paragrafi II: ndikimi i klimës te veprimtaria njerëzore;
Përforcimi: Punë me hartën / Tabelë koncepti
Në përfundim nxënësit evidentojnë në hartë elementet e mëposhtme dhe plotësojnë tabelën e konceptit:
- pozitën gjeografike të Amerikës së Veriut;
- fushat, malet, lumenjtë.

Klima Llojet Shtrirja gjeografike

Mjediset jetësore Llojet Shtrirja gjeografike

Hidrografia Lumenjtë Liqenet

Vlerësimi: Vlerësim individual, i përgjigjeve me goje .

Detyrat dhe puna e pavarur: Nuk parashikohen.


Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: VI Klasa XII

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Amerika u zbulua nga


Popullsia dhe urbanizimi në Amerikën Veriore Kristofor Kolombi në vitin 1492 dhe filloi të
Shtetet e Bashkuara të Amerikës popullohet nga europianët. Çfarë dini për
identitetin historik dhe kulturor të Amerikës?
Historia e SHBA-së fillon me shpalljen e
pavarësisë më 4 korrik 1776, të trembëdhjetë
kolonive angleze që ndodhen në brigjet
atlantike të Amerikës së Veriut. Pas fitores në
luftën me Britaninë e Madhe në vitin 1787,
kongresi i SHBA-së miratoi Kushtetutën e
Federatës. President i parë i shtetit të ri u
zgjodh Xh. Uashington, emrin e të cilit mori
më 1800 kryeqyteti i vendit. Çfarë kujtoni nga
Kushtetuta e parë amerikane?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: Eskimezët
• përshkruan historikun e popullimit të Amerikës Veriore; Indianët
• evidenton strukturat e popullsisë së Amerikës Veriore; Aztekët
• analizon tiparet e modeleve të ekonomisë së Amerikës Megalopol
Veriore; NAFTA
• vlerëson faktorët që kanë ndikuar në shkallën e Parku kombëtar i Jelloustonit
zhvillimit ekonomik të Amerikës Veriore; Nju-Jork
• përcakton pozitën gjeografike të Shteteve të Uashington
Bashkuara të Amerikës;
• përshkruan tiparet e kushteve natyrore të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës;
• analizon zhvillimet demografike dhe organizimin politik
të SHBA-së.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti Gjeografi 12, harta fizike dhe politike e Amerikës së ndërkurrikulare:
Veriut, materiale plotësuese. Historia
Tik
Gjuhët dhe komunikimi
Zhvillimi i qëndrueshëm
Ndërvarësia
Bashkëjetesa paqësore
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar
Ndërtimi i njohurive: Grupi i ekspertëve
Përforcimi: Tabelë koncepti
Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar


Situata e të nxënit i shërben mësuesit për të nxitur mendimet që çojnë në temën e re që do të trajtohen gjatë
kësaj ore mësimore. Nxënësit kanë mjaftueshëm njohuri nga pikëpamja historike për sa i përket zbulimit të
Amerikës dhe historisë së zhvillimit të saj dhe fillimisht ato diskutojnë rreth këtyre njohurive. Pyetjet që ngrihen
për diskutim janë si më poshtë:
– Kur u zbulua Amerika?
– Cili ishte itinerari që ndoqi Kolombi për të arritur në Amerikë?
– Cilat ishin arsyet që ndikuan në këtë periudhë për realizimin e zbulimeve të mëdha gjeografike?
– Kur u shpall pavarësia e SHBA-së?
– Cilat ishin disa nga nenet që përmbante Kushtetuta e parë Amerikane?

Ndërtimi i njohurive: Grupi i ekspertëve


Klasa ndahet në grupe me nga 5 nxënës çdo grup. Anëtarët e çdo grupi emërtohen 1, 2, 3, 4, 5. Më pas
mësuesi/ja i grupon të gjithë nr. 1 në një kënd të klasës, nr. 2 në një vend tjetër, nr. 3 e me radhë në vende të
caktuara. Secilit grup i shpërndan nga një fletë format A4, ku është shënuar nga një pyetje, së cilës duhet t’i
përgjigjen, p.sh.:
Grupi i njëshave: Evidentoni historinë e popullimit të Amerikës së Veriut dhe prejardhjen e saj.
Grupi i dyshave: Analizoni disa nga tiparet e sotme të popullsisë së Amerikës së Veriut.
Grupi i treshave: Vlerësoni potencialet që ndikojnë në sektorët e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.
Grupi i katrave: Përcaktoni pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore të SHBA-së.
Grupi i pesave: Analizoni historinë e popullimit të SHBA-së dhe tiparet e sotme të zhvillimit të saj.

Pasi lexojnë tekstin për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe diskutojnë brenda grupeve, dalin me një përgjigje
përfundimtare. Secili anëtar e shkruan përgjigjen në fletë e kthehet në grupet e fillimit. Në grupet fillestare,
secili prej numrave 1 sqaron anëtarët e tjerë për pyetjen dhe përgjigjet që ata kanë dhënë, numrat 2 për
pyetjen e tyre e me radhë numrat e tjerë; kështu të gjitha grupet marrin njohuri për gjithë pyetjet që mësuesi/
ja ka bërë. Më pas diskutohet me gjithë klasën.

Përforcimi: Tabelë koncepti


Në fund të orës së mësimit nxënësit plotësojnë tabelat e mëposhtme:

Struktura e popullsisë Degët e ekonomisë Nëndegët e ekonomisë Rajonet


Etnike dhe fetare industriale
Gjinore Bujqësore
Vendbanimeve Shërbimet

Njësitë morfologjike Relievi Mjediset jetësore Shtrirja gjeografike

Vlerësimi: Vlerësim individual, ndër nxënës. Vlerësim i përgjigjeve me gojë. Aftësia për të strukturuar
informacionin e ri. Aftësia për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur: Si e komentoni shprehjen “Ëndrra amerikane”.


Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: VI Klasa XII

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Në SHBA gjenden shumë


Karakteristikat e ekonomisë së SHBA-së ndërmarrje të mëdha industriale të shpërndara
Amerika e Veriut në zhvillimet e sotme rajonale dhe në
globale botë, si “General Motors”, “Ford”, “Boeing”,
“Exxson”, “IBM”, “Mobil”, “Microsoft”,
“Dupont” etj. Çfarë dini për këto ndërmarrje?
Ekonomia e Amerikës së Veriut luan rol lider
në zhvillimet ekonomike globale, duke qenë në
konkurrencë me BE-në, Kinën dhe Japoninë.
Në cilat degë konkurron Amerika?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: Globalizimi amerikan
• rendit disa tregues të zhvillimit ekonomik të SHBA-së; Liberalizëm ekonomik
• shpjegon faktorët që kanë ndikuar në zhvillimin e madh Rajonet e specializuara
ekonomik të SHBA-së; PBB
• analizon tiparet e zhvillimit të ekonomisë bujqësore dhe Shkëmbime botërore
industriale të SHBA-së; Terrorizëm
• evidenton rajonet industriale dhe bujqësore sipas
specializimit;
• evidenton pozicionin ekonomik të Amerikës së Veriut
në zhvillimet e sotme rajonale dhe globale;
• shpjegon faktorët që ndikojnë në fuqinë e saj
ekonomike botërore;
• analizon luftën ndaj terrorizmit si një nga sfidat në
zhvillimet e sotme rajonale dhe globale.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti Gjeografi 12, harta fizike dhe politike e Amerikës së ndërkurrikulare:
Veriut, materiale plotësuese. Historia
Tik
Gjuhët dhe komunikimi
Zhvillimi i qëndrueshëm
Ndërvarësia
Bashkëjetesa paqësore
Mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Parashikimi: Parashikim nga termat paraprakë
Ndërtimi i njohurive: Fjali - koment
Përforcimi: Tabelë koncepti

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Parashikim nga termat paraprakë


Situata e të nxënit i shërben mësuesit për të nxitur mendimet që çojnë në temën e re që do të trajtohet gjatë
kësaj ore mësimore. Mësuesi/ja u jep nxënësve disa terma, si: “General Motors”, “Ford”, “Boeing”, “Exxson”,
“IBM”, “Mobil”, “Microsoft”, “Dupont” dhe me to nxiten të realizojnë një krijim të shkurtër. Lihen të punojnë
disa minuta e më pas disa prej tyre lexojnë punën e realizuar.
Veprimtaria e nxënësve. SHBA-ja ka një ekonomi shumë të zhvilluar, ku industria luan një rol shumë të
rëndësishëm, në të janë ngritur filialet më të rëndësishme të industrisë si: “General Motors”, “Ford”, “Boeing”,
“Exxson”, “IBM”, “Mobil”, “Microsoft”, “Dupont”
Mësuesi/ja gjithashtu u drejton këto pyetje nxënësve, për të realizuar lidhjen me temën e re:
– Pse mendoni ju që SHBA-ja ka një ekonomi shumë të zhvilluar?
– Cilët janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në këtë zhvillim?
– A mund të përmendni ju disa nga rajonet më të zhvilluara bujqësore–industriale në SHBA?

Ndërtimi i njohurive: Fjali - koment


Mësuesi/ja ndan klasën në grupe dhe përcakton pjesën për të lexuar për gjithsecilin grup si më poshtë:
Grupi I: Evidentoni potencialet ekonomike të SHBA-ve dhe faktorët që ndikojnë në këtë zhvillim;
Grupi II: Evidentoni rajonet gjeografike dhe sektorët e zhvillimet ekonomik në këto rajone;
Grupi III: Përcaktoni karakteristikat e zhvillimit të industrisë;
Grupi IV: Përcaktoni karakteristikat e zhvillimit të bujqësisë;
Grupi V: Përcaktoni zonat bujqësore në SHBA;
Grupi VI: Analizoni zhvillimet e sotme ekonomike;
Grupi VII: Diskutoni rreth terrorizmit dhe luftës ndaj tij.
Nxënësit diskutojnë brenda grupit temat e mësipërme dhe plotësojnë komentet për gjithsecilën fjali, mësuesi/
ja ndërton tabelën në dërrasë dhe nga një përfaqësues i grupit plotëson komentet, një model i sugjeruar
paraqitet më poshtë:

Fjali Koment
Faktorët e zhvillimit ekonomik  pozita gjeografike e përshtatshme dhe pasuritë e shumta
natyrore;
 imigracioni i madh i popullsisë nga të gjitha kontinentet;
 revolucionet në teknologji, tregu i gjerë i brendshëm dhe ai
ndërkombëtar;
 mungesa e marrëdhënieve parakapitaliste etj.
Rajonet gjeografike  Rajoni Verilindor
 Rajoni Jugor
 Rajoni Perëndimor
Ekonomia industriale  është shteti më i fuqishëm industrial në botë;
 diversiteti i konsiderueshëm (strukturë komplekse);
 kapacitetet e reja nga më prodhimtaret në botë;
 avancimi i shpejtë i teknologjisë mbi bazën e kërkimeve të
thelluara shkencore etj.
Ekonomia bujqësore  fusha pjellore;
 klimë të butë;
 ujëra të bollshme dhe rrugë lumore;
 niveli i lartë i mekanizmit, kimizimit dhe modernizimit të
bujqësisë etj.
Zonat bujqësore  zona e grurit
 zona e pambukut
 zona e prodhimeve
 zona e Kalifornisë
 zona e Floridës
Zhvillimet e sotme ekonomike  rritja e niveleve teknike dhe teknologjike
 sistemet kompjuterike dhe informatike;
 sistemet e transmetimit të informacioneve;
 robotizimi i proceseve teknologjike;
 investime të mëdha janë përqendruar në sistemet vaditëse
dhe rritjen e mekanizimit të bujqësisë etj.
Lufta ndaj terrorizmit  së pari, krijimi i një aleance mbarëbotërore ndaj rrezikut
terrorist me mbështetje të gjithanshme, pa rezerva, ndaj
vendeve mbështetëse;
 së dyti, vendosja e paqes dhe standardeve demokratike në
të gjitha ato vende, të cilat kanë shërbyer si bazë e tyre, në
cilindo vend të botës.

Përforcimi: Tabelë koncepti


Në fund të orës së mësimit, nxënësit plotësojnë tabelën e mëposhtme:

Zonat bujqësore Specializimi Shtrirja Rajonet Specializimi Shtrirja


gjeografike industriale gjeografike
Zona e grurit Rajoni Verilindor
Zona e pambukut Rajoni Perëndimor
Zona e blegtorisë Rajoni Jugor
Zona e Kalifornisë
Zona e Floridës

Vlerësimi: Vlerësim individual, ndër nxënës. Vlerësim i përgjigjeve me gojë. Aftësia për të strukturuar
informacionin e ri. Aftësia për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur: Grumbulloni informacion për sulmet terroriste në SHBA dhe vende të tjera.
Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: VI Klasa XII

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Ju tashmë keni marrë


Veprimtari praktike - Rajoni i Amerikës së Veriut njohuri të mjaftueshme rreth Rajonit të
Amerikës së Veriut, veçorive natyrore të
tyre dhe veçorive të popullimit e zhvillimit
ekonomik. Le të realizojmë një veprimtari
praktike, ku të thellohemi më shumë rreth
këtij rajoni.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: Amerika e Veriut
• përcakton në hartën skicë kufijtë, njësitë fiziko-gjeografike veçori popullimi
të Amerikës Veriore; zhvillim ekonomik
• identifikon shtetet dhe kryeqytetet që i përkasin rajonit; veçori natyrore
• shpërndan degët dhe nëndegët e tre sektorëve të harta skicë
ekonomisë; perspektivë zhvillimi
• vlerëson pasuritë natyrore dhe modelin zhvillimor të
Amerikës Veriore, duke sistemuar ngjashmëritë dhe dallimet
midis tyre.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti Gjeografi 12, harta politike, fizike dhe harta skicë e ndërkurrikulare:
Amerikës së Veriut, atlasi gjeografik, lapsa me ngjyra, teksti Historia
Historia 11, materiale plotësuese nga interneti. Tik
Gjuhët dhe komunikimi
Zhvillimi i qëndrueshëm
Ndërvarësia
Bashkëjetesa paqësore
Mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hapi I: Njohja me punën praktike
Hapi II: Puna e drejtpërdrejtë
Hapi III: Vlerësimi

Organizimi i orës së mësimit

Hapi I: Njohja me punën praktike


Klasa ndahet në grupe dyshe dhe njihet me kërkesat e punës.
Nxënësit krijojnë një bazë të dhënash për rajonin e Amerikës së Veriut, lidhur me:
 kushtet natyrore, pasuritë mbi dhe nëntokësore;
 historikun e popullimit, përbërjen, dendësinë;
 të ardhurat për frymë, komunikacionin, transportin, shpërndarjen e sektorëve të ekonomisë.
Disa çifte duhet të plotësojnë hartat skicë të Amerikës së Veriut, duke respektuar kriterin gjuhësor dhe
gjeografik.

Hapi II: Puna e drejtpërdrejtë


Nxënësit plotësojnë hartat skicë të Amerikës së Veriut, duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të siguruara më
përpara nga njohuritë e marra.
Hapi III: Vlerësimi
Gjatë kësaj veprimtarie praktike vlerësohet:
- saktësia në plotësimin e hartave skicë fizike, politike-demografike, ekonomike të rajonit të Amerikës së Veriut;
- gjykimi i modelit zhvillimor të këtij rajoni;
- sistemimi i ngjashmërive dhe i dallimeve të kushteve natyrore, zhvillimeve demografike dhe ekonomike midis
Amerikës së Veriut dhe Europës.

Vlerësimi: Vlerësim individual, ndër nxënës. Vlerësim i përgjigjeve me gojë. Aftësia për të strukturuar
informacionin e ri. Aftësia për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur: Nuk parashikohen.

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: VI Klasa XII

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Amerika Qendrore


Amerika Qendrore. Kushtet natyrore është ura lidhëse ndërmjet Amerikës së
Veriut dhe Amerikës së Jugut, ndërsa
istmi i Panamasë lidh Oqeanin Atlantik me
atë Paqësor. Evidentojeni këtë nëpërmjet
hartës.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: Istmi
• përcakton pozitën gjeografike të Amerikës Qendrore; Llojet e tokave
• përshkruan tiparet e kushteve natyrore të Amerikës Nënrajoni ishullor i Karaibeve
Qendrore dhe të nënrajonit ishullor të Karaibeve;
• vlerëson turizmin si degën bazë të nënrajonit ishullor të
Karaibeve.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti Gjeografi 12, harta fizike dhe politike e Amerikës ndërkurrikulare:
Qendrore, materiale plotësuese. Historia
Tik
Gjuhët dhe komunikimi
Zhvillimi i qëndrueshëm
Ndërvarësia
Bashkëjetesa paqësore
Mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar
Ndërtimi i njohurive: Mësimdhënie e ndërsjellë
Përforcimi: Tabelë koncepti
Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar


Situata e të nxënit i shërben mësuesit për të nxitur mendimet që çojnë në temën e re që do të trajtohen gjatë
kësaj ore mësimore. Kështu nxënësi evidentojnë disa nga shtetet të cilat janë pjesë e rajonit, duke parë hartën
i evidentojnë ato në hartë dhe përcaktojnë disa nga njohuritë që ato kanë rreth këtyre njësive.
Amerika Qendrore është ura lidhëse ndërmjet Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut, ndërsa istmi i
Panamasë lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Evidentojeni këtë nëpërmjet hartës.

Ndërtimi i njohurive: Mësimdhënie e ndërsjellë


Mësuesi/ja orienton nxënësit të ndahen në grupe prej katër anëtarësh dhe të fillojnë leximin e temës, që më
parë është ndarë në paragrafë ose pjesë të zotërueshme lehtë. Me radhë, secili prej nxënësve do të bëhet
mësuesi/ja i/e grupit dhe fillimisht do të lexojë paragrafin e më pas do të bëjë një përmbledhje të paragrafit
me një ose dy fjali, gjithashtu do të drejtojë pyetje për pjesën që ka lexuar dhe përmbledhur. Me sa kanë
mundësi sqarojnë pjesët e vështira që nxënësit e tjerë nuk i kuptojnë. Kur ka vështirësi ndërhyn mësuesi.
Rolin e mësuesit e luajnë të gjithë anëtarët e grupit me radhë. Mësuesi/ja qarkullon mes grupeve, për të
vëzhguar punën e tyre. Në fund kërkohet një vullnetar për të realizuar përmbledhjen e gjithë mësimit. Mësuesi/
ja ndihmon për sqarimin e gjërave të vështira apo të paqarta.
Paragrafët e sugjeruar nga mësuesi/ja janë si më poshtë:
- Pozita gjeografike e rajonit të Amerikës Qendrore;
- Llojet e tokave të Amerikës Qendrore;
- Veçoritë e nënrajonit ishullor të Karaibeve;
- Potenciali turistik që ofron rajoni i Amerikës Qendrore.

Përforcimi: Tabelë koncepti


Në përfundim të orës mësimore, nxënësit plotësojnë tabelën e mëposhtme:

Pozita Vija bregdetare Relievi Tokat Hidrografia Bota e gjallë


gjeografike

Vlerësimi: Vlerësim individual, ndër nxënës. Vlerësim i përgjigjeve me gojë. Aftësia për të strukturuar
informacionin e ri. Aftësia për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur: Amerikano-veriorët e pëlqejnë shumë klimën dhe plazhet e Amerikës Qendrore
dhe kalojnë pushimet aty. Krijoni një guidë turistike me vende piktoreske, plazhe nga ky rajon, duke argumentuar
pse këto destinacione duhen eksploruar.
Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: VI Klasa XII

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Kulturat azteke dhe


Popullsia dhe urbanizimi i Amerikës Qendrore maja në Meksikë janë dëshmi e një zhvillimi
Meksika. Kushtet natyrore të hershëm ekonomik e shoqëror të këtij
rajoni.
Meksika, Portugalia, Belize, Venezuela,
Kosta Rika, Guatemalë, Hondurasi,
Nikaragua, El Salvador, Kolumbia. Cilat
nga këto shtete nuk i përkasin Amerikës
Qendrore?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: Popullsi
• përcakton veçoritë e popullsisë së Amerikës Qendrore; Shpërndarje e pabarabartë
• përshkruan shtetet e Amerikës Qendrore dhe ekonominë Maquiladoras
e tyre; NAFTA
• analizon shpërndarjen e popullsisë së Amerikës Meksiko
Qendrore;
• përshkruan tiparet e kushteve natyrore të Meksikës;
• evidenton disa nga veçoritë e përgjithshme të popullsisë
dhe urbanizimit të Meksikës;
• shpjegon shpërndarjen e popullsisë së Meksikës;
• vlerëson ekonominë e Meksikës si model suksesi i
rajonit të Amerikës Qendrore.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti Gjeografi 12, harta fizike dhe politike e Amerikës ndërkurrikulare:
Qendrore, materiale plotësuese. Historia
Tik
Gjuhët dhe komunikimi
Zhvillimi i qëndrueshëm
Ndërvarësia
Bashkëjetesa paqësore
Mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar
Ndërtimi i njohurive: Lexim përmbledhje dyshe
Përforcimi: Tabelë koncepti / Punë me hartën

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar


Situata e të nxënit i shërben mësuesit për të nxitur mendimet që çojnë në temën e re që do të trajtohet gjatë
kësaj ore mësimore, kështu në këtë mënyrë zhvillohet një bashkëbisedim i shkurtër dhe rikujtim i njohurive për
sa i përket kulturave azteke. Për t’i bërë nxënësit të fillojnë të mendojnë për temën e për t’u ngjallur kureshtjen,
mësuesi/ja shtron pyetjen:
– A flasim për zhvillim ekonomik dhe vazhdimësi të kulturës maja e azteke në vendet e Amerikës Qendrore?
– Meksika, Portugalia, Belize, Venezuela, Kosta Rika, Guatemalë, Hondurasi, Nikaragua, El Salvador,
Kolumbia. Cilat nga këto shtete nuk i përkasin Amerikës Qendrore?
Mësuesi/ja në këtë moment fton nxënësit të kthehen nga shoku i bankës e të diskutojnë përgjigjen e pyetjes
së shtruar. Disa dyshe japin përgjigje, të tjerë plotësojnë.

Ndërtimi i njohurive: Lexim përmbledhje dyshe


Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë tekstin, kur paraprakisht ai është ndarë në paragrafë dhe nxënësit
do të vazhdojnë të punojnë në çifte. Një nga nxënësit e çiftit do të realizojë përmbledhje të ideve kryesore
të paragrafit, nxënësi i dytë do të drejtojë pyetje për paragrafin. Rolet ndryshojnë në paragrafët pasardhës.
Për paragrafë të ndryshëm përgjigjen çifte të ndryshme, pra aktivizohet e gjithë klasa. Mësuesi/ja pas disa
paragrafësh kërkon vullnetarë për të bërë përmbledhjen e paragrafëve deri ku është arritur, për të parë
përvetësimin. Paragrafët sugjerohen të jenë si më poshtë:
Paragrafi I: Veçoritë e popullsisë në Amerikën Qendrore;
Paragrafi II: Zhvillimi ekonomik i Amerikës Qendrore;
Paragrafi III: Shtetet përbërëse të Amerikës Qendrore;
Paragrafi IV: Shpërndarja e popullsisë në Amerikën Qendrore;
Paragrafi V: Kushtet natyrore të Meksikës;
Paragrafi VI: Tiparet e popullsisë dhe shpërndarja gjeografike në Meksikë;
Paragrafi VII: Tiparet e ekonomisë dhe shpërndarja gjeografike e degëve të saj në Meksikë.

Përforcimi: Tabelë koncepti / Punë me hartën


Në përfundim të orës së mësimit nxënësit plotësojnë tabelat e koncepteve:
Zona hipsometrike dhe veprimtaria që kryejnë në Amerikën e Qendrore:
Zonat bujqësore Specializimi Shtrirja gjeografike

Ekonomia e Meksikës:
Degët e ekonomisë Nëndegët e ekonomisë Rajonet
Ekonomia bujqësore
Ekonomia industriale
Në fund të orës së mësimit, nxënësit evidentojnë në hartë:
- pozitën gjeografike të rajonit të Amerikës Qendrore;
- shtetet përbërëse të rajonit;
- fushat dhe malet;
- shpërndarjen e botës bimore
- lumenjtë;
- qytetet më të rëndësishme të rajonit etj.

Vlerësimi: Vlerësim individual, ndër nxënës. Vlerësim i përgjigjeve me gojë. Aftësia për të strukturuar
informacionin e ri. Aftësia për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: V Klasa XII

Tema mësimore: Përsëritje 3 - Situata e të nxënit: Gjatë kësaj periudhe


Amerika e Veriut dhe Amerika Qendrore kemi marrë njohuri rreth veçorive natyrore,
zhvillimeve ekonomike dhe demografike
të rajoneve të Amerikës së Veriut dhe
Amerikës Qendrore. Le të shohim se sa të
qëndrueshme janë këto njohuri nëpërmjet
veprimtarive të ndryshme gjatë kësaj ore
përsëritjeje.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore Fjalë kyç:
Nxënësi/ja: Rajon
• njeh konceptet kryesore; Pozitë gjeografike
• përcakton saktë shtetet që bëjnë pjesë në gjithsecilin prej Hidrografi
rajoneve të Amerikës së Veriut dhe Amerikës Qendrore; Reliev
• evidenton saktë pozitën gjeografike të të Amerikës së Veriut Klimë
dhe Amerikës Qendrore; Botë bimore
• identifikon veçoritë kryesore të relievit, larminë e formave të Botë shtazore
tij në rajonet e të Amerikës së Veriut dhe Amerikës Qendrore; Popullim
• analizon sektorët e zhvillimit ekonomik në këto rajone dhe Sektorë të zhvillimit ekonomik
karakteristikat e tyre;
• vlerëson zhvillimet demografike në këto rajone;
• fiton aftësi të orientimit në hartë;
• shpreh lirshëm mendimin e tij.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti Gjeografi 12, harta fizike dhe politike e Amerikës së ndërkurrikulare:
Veriut dhe Amerikës Qendrore, materiale plotësuese Historia
Tik
Gjuhët dhe komunikimi
Zhvillimi i qëndrueshëm,
Ndërvarësia
Bashkëjetesa paqësore
Mjedisi

Organizimi i orës së mësimit

Faza e parë
Mësuesi/ja e organizon klasën në tri grupe dhe zhvillon një konkurs midis tyre. Fillimisht çdo grup zgjedh
liderin e tij. Lideri zgjedh një nga zarfet që mësuesi/ja paraprakisht ka përgatitur përmbajtja e të cilave paraqitet
si më poshtë:

Zarfi 1
a. Krahasoni kushtet natyrore të Amerikës së Veriut dhe Amerikës Qendrore.
b. Shpjegoni faktorët që kanë ndikuar në formimin e kushteve natyrore të rajoneve.
c. Interpretoni në hartë pozitën gjeografike, njësitë fiziko-gjeografike, shpërndarjen e klimave, lumenjtë,
liqenet dhe mjediset jetësore të rajoneve.
ç. Evidentoni elementet më të rëndësishme gjeografike të rajoneve.
Secili nga grupet punon pyetjet që ka brenda zarfit. Pas plotësimit të detyrave brenda grupit
secili prej anëtarëve
të grupit prezanton të paktën njërën prej tyre.
.
Zarfi 2
a. Krahasoni popullsinë dhe tiparet e urbanizimit të Amerikës së Veriut dhe Amerikës
Qendrore;
b. Shpjegoni faktorët që kanë ndikuar në shpërndarjen e popullsisë dhe në procesin e
urbanizimit të rajoneve.
c. Interpretoni në hartë shpërndarjen e popullsisë, shtetet dhe kryeqytetet e rajoneve,
qytetet kryesore.
ç. Evidentoni faktet më të rëndësishme të popullsisë së rajoneve.
d. Analizoni zhvillimet demografike dhe perspektiva në të ardhmen e popullsisë së rajoneve.

Zarfi 3
a. Krahasoni zhvillimin ekonomik të Amerikës së Veriut dhe Amerikës Qendrore;
b. Shpjegoni faktorët që kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të rajoneve.
c. Interpretoni në hartë rajonet bujqësore, industriale, turistike, transportit të rajoneve.
ç. Evidentoni faktet më të rëndësishme të ekonomisë së rajoneve.
d. Analizoni perspektivën e zhvillimit ekonomik të rajoneve.

Faza e dytë
Nxënësit vazhdojnë të jenë të ndarë në tri grupe.
Secili prej grupeve do të realizojë nga një poster dhe fletëpalosje me njërën prej
kërkesave të detyrave, që u ra në fillim të orës. Mësuesi/ja i orienton që në poster e
fletëpalosje duhet të paraqiten elementet më të rëndësishme të temave të tyre. Në
përfundim, secili kryetar grupi prezanton punën e grupit. Për punët e realizuara grupet
vlerësohen me nga 5 pikë.

Faza e tretë
Në këtë fazë, secili plotëson tabelat në faqen 123 të librit.

Vlerësimi: Vlerësim individual, ndër nxënës. Vlerësim i përgjigjeve me gojë. Aftësia për të
strukturuar
informacionin e ri. Aftësia për të prezantuar mendimin e tyre.

Detyrat dhe puna e pavarur: Nuk parashikohen.

You might also like