You are on page 1of 128

NËNTEMATIKA: TOKA NË HAPËSIRË

Tema mësimore 1.1: Krijimi i gjithësisë

Fusha: Shoqëria dhe Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Mjedisi Situata e të nxënit:
Tema mësimore 1.1: Krijimi i gjithësisë Yjet ndriçojnë vetëm gjatë natës? Rrallë ju mund të
shikoni edhe “yje me bisht”, por edhe yje që bien me
shpejtësi drejt Tokës. Çfarë dini për këto dukuri?
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan gjithësinë dhe hipotezën e formimit të saj. Gjithësi, Galaktikë,
 Përcakton ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet yjeve, planetëve, meteorëve Rruga e qumështit,
dhe kometave. Yll, Planet, Hënë,
 Shpjegon qartë dhe saktë kuptimin e termave të reja (fjalë, koncepte) Kometë, Meteor.
gjeografike, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxnëësit, pamje të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
rrugës së qumështit, skema e krijimit të gjithësisë, harta e kupës temat ndërkurrikulare:
qiellore, fotografi të yjeve, kometave, meteorëve etj. Fizika, Matematikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Mbështetur në vëzhgimet që nxënësit kanë kryer si dhe në njohuritë që kanë përftuar nga leximet në
enciklopedi dhe libra të tjerë, mësuesi zhvillon me nxënësit një diskutim për yjet:
Ç’janë yjet? A ndriçojnë ato vetëm gjatë natës? Çfarë dini për yjet me “bisht”, po për ato që lëvizin me
shpejtësi në qiell?
Më pas mësuesi risjell në vëmendjen e nxënësve njohuritë e marra në klasën e 6 mbi orientimin në hapësirë
dhe diskuton me ta për një ndër mënyrat e orientimit në natyrë që është ajo me anë të yjeve. Nxënësit
diskutojnë dhe mësuesi bën një përmbledhje.

Ndërtimi i njohurive të reja


Njohuritë për universin dhe përmasat e tij janë disi të kufizuara për nxënësit e kësaj moshe. Për këtë arsye
duke ndërthurur vëzhgimin me demonstrimin dhe kërkim – zbulimin e nxënësve, mësuesi u drejton
nxënësve pyetjen: Çfarë është bota – gjithësia?
Saktëson hap pas hapi konceptin mbi gjithësinë.
Nxënësit udhëzohen të shikojnë fig. 1, 2 dhe 3., si dhe pamje të tjera të ngjashme ku paraqiten dukuri të
njohura prej tyre. Përfytyrimet e nxënësve ju vijnë në ndihmë në këtë drejtim.
Pasi demonstrohen me pamje dhe fotografi Yje–Rruga e Qumështit–Galaktikë–Univers,
organizohet me nxënësit një diskutim i shkurtër, me fokus të veçantë kometat dhe meteorët.
Për formimin e qartë të konceptit kryesor të kësaj teme është shumë e rëndësishme të sqarohet origjina e
krijimit të universit. Organizohet me nxënësit punë në grupe. Nxënësve u jepet detyrë të lexojnë në tekst
“Krijimi i universit”, dhe të komentojnë figurat 4 dhe 5. Gjatë kohës që fëmijët punojnë në mënyrë të
pavarur, mësuesi vizaton në tabelë “linjën e kohës” të cilën e komenton së bashku me nxënësit. Në
përfundim zhvillohet një bisedë e lirë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Në këtë fazë të orës së mësimit zhvillohet me nxënësit një veprimtari plotësuese (p,sh. në formën e një
minikonkursi mësimor) ndërmjet nxënësve të ndarë në grupe, për zgjidhjen e problemit të paraqitur në
rubrikën “Mendo në mënyrë kritike”.
Nxënësit shprehin kuptimin e tyre për konstelacionet, kometat, meteorët. Në këtë rast kontrollohet dhe
vlerësohet pjesëmarrja e nxënësve në diskutim dhe përgjigjet e tyre, që më pas saktësohen dhe
përgjithësohen nga mësuesi/ja.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për punën e pavarur, zbulimin e fakteve dhe argumentimin e përgjigjeve.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Përcakton kuptimin për gjithësinë.
 Identifikon karakteristika të yjeve, planetëve, meteorëve dhe kometave.
 Përdor me ndihmë fjalorin gjeografik për të shprehur kuptimin e koncepteve.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Përshkruan gjithësinë dhe identifikon hipotezën e formimit të saj.
 Përcakton tipare të përbashkëta të yjeve, planetëve, meteorëve dhe kometave.
 Përdor me ndihmë fjalorin e përshtatshëm gjeografik për të shprehur qartë kuptimin e koncepteve.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Përshkruan gjithësinë dhe hipotezën e formimit të gjithësisë.
 Përcakton ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet yjeve, planetëve, meteorëve dhe kometave.
 Shpjegon qartë dhe saktë kuptimin e termave të reja (fjalë, koncepte) gjeografike, duke përdorur gjuhën
dhe fjalorin e përshtatshëm.
Detyrë/punë e pavarur: Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”, si dhe grumbullimi i të dhënave
të reja për universin nëpërmjet përdorimit të TIK.
Tema mësimore 1.2: Sistemi diellor

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Dielli është një yll i zakonshëm
Tema mësimore 1.2: Sistemi diellor midis miliarda yjesh që ndodhen në hapësirën e
gjithësisë sonë. Çfarë di tjetër për Diellin?
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Demonstron kuptimin për origjinën e krijimit të Diellit dhe sistemit Galaktikë, Rruga e qumështit,
diellor. Sistemi diellor, Gravitet, Planete,
 Përshkruan, me shembuj nga jeta reale, pse është e rëndësishme dhe Hënë, Asteroid, Kometë, Rrezatim
si ndikon energjia diellore në jetën e përditshme. diellor.
 Përshkruan planetët dhe pozicionin e tyre në sistemin diellor.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, pamje të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
galaktikës sonë, skema të sistemit diellor, fotografi të Hënës dhe temat ndërkurrikulare:
planeteve, tabela e zonave të nxehtësisë në Tokë etj. Fizikë, Matematikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Tema për Diellin dhe Sistemin diellor është mjaft interesante për nxënësit, të cilët kanë njohuri të
mjaftueshme paraprake për të kuptuar konceptet e reja.
Për këtë arsye, si hyrje mund të fillohet me një brainstorming.

Dielli

Për pyetjen: “Çfarë dini për Diellin?” supozohet të merren shumë përgjigje nga nxënësit, të cilat shkruhen në
tabelë, pavarësisht saktësisë së tyre. Në përfundim veçohen përgjigjet më të mira dhe evidentohen nxënësit
më aktivë.
Ndërtimi i njohurive të reja
Gjatë kësaj faze, formohen grupe me numër anëtarësh sa janë edhe çështjet e temës në libër. Jepen udhëzime
për mënyrën se si do të punohet duke porositur të lexohen me radhë të gjitha çështjet nga çdo nxënës/e, si dhe
të mbahen shënime të shkurtra. Leximi mund të realizohet me ndalesa në përfundim të çështjeve dhe, ç'ka
është shumë e rëndësishme, me vëzhgimin e hollësishëm të figurave të librit, ose të pamjeve të tjera të
ngjashme, ku nxënësit kërkojnë dhe zbulojnë informacionet gjeografike në lidhje me formimin e sistemit
diellor, energjinë diellore dhe zonat e nxehtësisë në Tokë. Një nga anëtarët e çdo grupi që luan rolin e
mësuesit ka detyrë:
a. Të shpjegojë brendinë e çështjes së lexuar;
b. Të sqarojë pyetjet e mundshme nga anëtarët e tjerë;
c. Të formulojë pyetje të shkurtëra për shoqet dhe shokët e grupit.
Çështjet e kësaj teme që shoqërohen edhe me figura të zgjedhura me kujdes e në përputhje me brendinë
lëndore janë:
1. Krijimi i Diellit dhe i planetëve
2. Sistemi Diellor
3. Energjia diellore
4. Zonat e nxehtësisë
Duke gjykuar mbi bazën e arritjeve të nxënësve mësuesi ndjek disa hapa të mëtejshëm:
a. Sqaron, saktëson dhe plotëson informacionet gjeografike;
b. Fokuson nxënësit te përbërja e Sistemit Diellor. Organizohet një bisedë e lirë me të gjithë nxënësit duke
përdorur pyetjet:
• Sa planetë janë në sitemin tonë diellor?
• Gjeni pozicionin e Tokës.
• Midis cilëve planetë ndodhet Toka?
• Cili planet qarkullon më afër diellit? Po më larg?
• Ku ndodhet Hëna dhe a qarkullon ajo rreth Diellit?
• Çfarë janë dy brezat e shkëmbinjve ndërmjet planetëve?
• Në hapësirat përtej Neptunit dallohen trupa me bisht të zjarrtë. Ç’dini për to?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Në këtë fazë të mësimit mund të përdoren forma organizimi dhe strategji të ndryshme që synojnë përforcimin
dhe thellimin e mëtejshëm të dijeve të fituara nga nxënësit, si për shembull: a) diskutim i lirë, mbi bazën e
pyetjes nr. 2, të rubrikës “Shqyrto idetë kryesore”; b) plotësim i skemave të vizatuara në tabelë dhe në fletoret
e punës; c) bisedë frontale mbi çështjet thelbësore etj.
Si veprimtari plotësuese mund të zhvillohet shpjegimi I fjalorit dhe rubrika “Mendo në mënyrë kritike”

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në mësim, përgjigjet e sakta, për kontributin e dhënë gjatë punës në
grupe etj.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Evidenton origjinën e krijimit të Dielllit dhe sistemit diellor.
 Identifikon shembuj nga teksti si ndikon energjia diellore në jetën e përditshme.
 Identifikom planetët në sistemin diellor.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan krijimin e Diellit dhe sistemit diellor.
 Sjell shembuj si ndikon energjia diellore në jetën e përditshme: veshje, ushqime, banesa, sport etj.
 Përcakton pozicionin e planetëve në sistemin diellor.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Demonstron kuptimin për origjinën e krijimit të Diellit dhe sistemit diellor.
 Përshkruan, me shembuj nga jeta reale, pse është e rëndësishme dhe si ndikon energjia diellore në jetën e
përditshme.
 Përshkruan planetët dhe pozicionin e tyre në sistemin diellor.
Tema mësimore 1.3: Njeriu në hapësirë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: A ke humbur ndonjëherë? Nëse po, si je
Tema mësimore 1.3: Njeriu në hapësirë ndjerë? A ke qenë i frikësuar dhe çfarë ke bërë për t’u kthyer
në shtëpi? A e di adresën tënde në gjithësi?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan vendin që ze njeriu, si banor i Tokës, në hapësirën e pafund. Gjithësi, Galaktikë,
 Interpreton rolin e njeriut në eksplorimin e hapësirës. Sistem diellor, Hapësirë,
 Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat Adresë, Alien
paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të shprehurit.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, pamje të Gjithësisë Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
dhe Rrugës së qumështit, Tabela e sistemit diellor, harta e botës, harta temat ndërkurrikulare:
e Europës, harta e Shqipërisë. Matematika, TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Kjo temë, që është mjaft interesante për nxënësit, synon të zhvillojë përfytyrimet dhe konceptet hapësinore, si
dhe shkathtësitë gjeografike përkatëse.
Si fillim zhvillohet një bisedë e lirë dhe frontale duke përdorur pyetjet e situatës përgatitore, por edhe pyetje
të tjera, si për shembull:
a. Cila është adresa e shtëpisë suaj?
b. Ku banojnë disa nga miqtë e familjes tuaj?
c. A e dini adresën e kushërinjve tuaj që jetojnë në shtete të tjera?
d. Pse është e rëndësishme të njohësh adresën tënde?

Ndërtimi i njohurive të reja


Udhëzohen nxënësit të përqëndrohen në vëzhgimin e pamjeve (fig.1 dhe 4), por edhe të pamjeve të tjera më të
mëdha të ngjashme me to.
• Nxënësve u drejtohet pyetja: Çfarë vendi zë njeriu në Gjithësi (univers)?
• Mësuesi sqaron se në hapësirën e pafund të gjithësisë gjenden me miliarda galaktika të cilat nuk kanë të
njëjtën trajtë e madhësi me galaktikën tonë. Në to mund të ketë edhe planetë të ngjashëm me Tokën.
• Zhvillohet një diskutim i lirë duke e organizuar klasën në 3-4 grupe. Nxënësit drejtohen të vëzhgojnë fotot
në tekst. Diskutimi orientohet përmes pyetjeve:
a. Çfarë tregojnë këto pamje?
b. Si quhet galaktika jonë?
c. Ç’formë dhe çfarë madhësie ka ajo?
d. Çfarë është sistemi diellor dhe ç’pozicon zë në galaktikën tonë?
e. Sa e madhe është gjithësia dhe nga se përbëhet? Etj.
Tashmë është momenti i përshtatshëm kur nxënësit do të shkruajnë adresën e tyre në hapësirë. Kjo bëhet për
dy qëllime: a) utilitare, pasi çdo qytetar i ri duhet ta njohë adresën e tij; b) mësimore, pasi do të përforcojë dhe
thellojë përfytyrimet dhe konceptet hapësinore, por edhe ato kohore.
Për zhvillimin e kësaj veprimtarie:
a. Organizohet punën e pavarur e nxënësve;
b. Krijohet një situatë problemore dhe jepet detyra që gjithsecili të vizatojë një zarf;
c. Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë me kujdes figurat 2 dhe 3 dhe të zbatojnë hapat që jepen në libër
për plotësimin e adresës;
Mësuesi saktëson përgjigjet e nxënësve gjatë kryerjes së detyrës.

Në përfundim të kësaj detyre është e këshillueshme të verifikohet saktësia e të shkruarit të adresës nga
gjithsecili. Kjo mund të bëhet në disa mënyra, në përshtatje më kushtet e klasës dhe në vartësi të numrit të
nxënësve, si p.sh.:
a. verifikim dhe korrigjim për të gjithë nxënësit (kur numri është i vogël);
b. organizim i punës me grupe për vetëkorrigjimin e detyrës nga nxënësit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Kjo fazë e orës së mësimit përqëndrohet në:
- organizimin e bisedave për historikun e udhëtimeve të njeriut në kozmos;
- qartësimin e termave të vështira e të fjalorit: adresë, alien
- zhvillimin e veprimtarive plotësuese sipas rubrikave të librit: “Mendo në mënyrë kritike’ dhe “Lokalizo
vendet”.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në mësim, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe individuale
etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon në plan dhe në hartë vendndodhjen e shtëpisë, qytetin/fshatin, bashkinë, qarkun, shtetin dhe
kontinentin ku jeton.
 Evidenton mënyrën si ka ndikuar njeriu në zbulimin e hapësirës.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përcakton pozicionin e qytetit/fshatit, shtetit, kontinentit ku jeton në hartë, si dhe pozicionin e Tokës në
sistemin diellor, duke kaluar nga vendndodhja më e afërt në atë më të largtën.
 Shpjegon rolin e njeriut në hulumtimin e hapësirës, duke sjellë shembuj të përvojave të njohura më parë.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan vendin që ze njeriu, si banor i Tokës, në hapësirën e pafund.
 Shpjegon rolin e njeriut në eksplorimin e hapësirës.
 Ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në
forma të ndryshme të të shprehurit.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë gjetja e dy-tre shteteve në zona të ndryshme.
Tema mësimore 1.4: Forma dhe përmasat e Tokës

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Të ka ndodhur të ngjitesh në një
mal ose të fluturosh me aeroplan. Pse nga lartësitë e
Tema mësimore 1.4: Forma dhe përmasat e Tokës
mëdha zgjerohet hapësira tokësore që ti shikon? Çfarë
dallon në figurën 1? Po në figurën 2?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan provat që dëshmojnë për formën e Tokës. Sferë, Elipsoid, Gjeoid,
 Shpjegon kuptimin për gjeoidin. Perimetër i Tokës,
 Përzgjedh të dhëna që dëshmojnë përmasat e Tokës dhe rëndësinë e këtyre Eratosteni.
përmasave, si dhe verifikon besueshmërinë e të dhënave.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, foto të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
Tokës nga hapësira, skica të gjeoidit, globe tokësorë, tabela për temat ndërkurrikulare:
përmasat e Tokës etj. Matematika, Historia, TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Po të pyeten për formën e Tokës në përgjithësi nxënësit përgjigjen shpejt: “e rrumbullakët”. Megjithatë në
shumë raste ata nuk i kanë të qarta në mendjet e tyre përfytyrimet për hapësirën e përkulur tokësore. Për këtë
arsye që në fillim zbatohen strategji e teknika mësimore që nxisin të menduarit dhe imagjinatën e nxënësve:
a. Pyetet e gjithë klasa: “çfarë forme ka toka?” Shënohen të gjitha përgjigjet.
b. Zhvillohet me nxënësit një brainstorming me pyetjen: “Cilat janë disa prova që vërtetojnë formën sferike të
planetit tonë?”.
c. Krijohet një moment stimulues dhe vetëveprues në klasë nëpërmjet bisedës frontale duke ndërthurur pyetjet
e rubrikës “situatë përgatitore” të librit dhe vëzhgimin nga nxënësit të figurave 1 dhe 2.

Ndërtimi i njohurive të reja


a. Për realizimin e kësaj faze të orës mësimore, realizohen lidhjet
ndërlëndore të gjeografisë me matematikën, historinë dhe TIK. Provat

1. Udhëzohen nxënësit të lexojnë të dhënat në figurën 2.


2. Organizohet me nxënësit një diskutim i lirë.
3. Shpjegohen shkaqet pse Toka është e shtypur në pole dhe çfarë janë e ku ndodhen disnivelet e lartësive të
formave të relievit në sipërfaqen e planetit. Për çështjen e përmasave është e këshillueshme të shpjegosh, me
ndihmën edhe të një vizatimi të thjeshtë në tabelë, në ç’mënyrë e realizoi Eratosteni matjen e gjatësisë së
perimetrit të Tokës.

Për herë të parë matjen e gjatësisë së perimetrit të Tokës e realizoi më 240 para lK, Eratosteni, drejtori i
bibliotekës së famshme të Aleksandrisë. Ai njihte faktin se në qytetin e Sienës (sot Asuani në Egjipt) gjendej
një pus, ku një herë në vit, më 21 qershor, në mesditë, rrezet e diellit binin pingul (fig.5). Në të njëjtën ditë
dhe në të njëjtën orë, mati këndin e rënies së rrezeve në Aleksandri, që ndodhej 5000 stade (1 stad është afro
157.5 m) në veri të Sienës. Më pas, me qenë se këndi i matur ishte 7 o12’, ai llogariti perimetrin e Tokës me
këtë metodë të thjeshtë: 7°12': 360° = 5000 stade: x. Gjatësia e perimetrit (x) doli 250000 stade (rreth 39.375
km), shifër kje e përafërt me atë reale.
Në përfundim organizohet punë në çifte për njohjen e përmasave kryesore të Tokës, si dhe plotësimin e një
tabele me këto të dhëna në fletoret e punës.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Përforcimi dhe thellimi i njohurive e shkathtësive, si dhe nxitja e të menduarit kritik e krijues duhet të jenë
synimet themelore në këtë fazë.
Zhvillohet një bisedë frontale me pyetjet:
a. Çfarë forme ka Toka?
b. Pse gjeoidi është forma më e saktë e planetit?
c. Si e mati perimetrin e Tokës Eratosteni?
d. Cilat janë disa nga përmasat e sakta të Tokës?

b. Realizohet një veprimtari plotësuese me rubrikat:


• Mendo në mënyrë kritike (përdor globin dhe hartën njëkohësisht);
• Sqarim i termit: “Eklips i Hënës” (vizato një skemë të thjeshtë);
• Lokalizo vendet: Egjipti, Aleksandria, Siena (Asuani).
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në mësim, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe individuale
etj.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Identifikon formën e Tokës një prej provave që dëshmon për formën e saj.
 Mbledh me ndihmë të dhëna për përmasat e Tokës pa verifikuar besueshmërinë e tyre.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Identifikon të paktën dy prova që dëshmojnë për formën e Tokës.
 Përshkruan formën e Tokës.
 Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme informacioni dhe verifikon besueshmërinë e tyre.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Përshkruan provat që dëshmojnë për formën e Tokës.
 Shpjegon kuptimin për gjeoidin.
 Përzgjedh të dhëna që dëshmojnë përmasat e Tokës dhe verifikon besueshmërinë e tyre.
Detyrë/Punë e pavarur: Nxënësit mbledhin në burime të ndryshme informacioni, duke përdorur TIK,
revista, fletëpalosje etj., që tregojnë për pamje të rruzullit tokësor.
Tema mësimore 1.5: Rrotullimi i Tokës rreth vetes

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Po të shikosh pamjen e Tokës,
(fig.4), do kuptosh se në qytetin/fshatin tënd është natë.
Tema mësimore 1.5: Rrotullimi i Tokës rreth vetes
A mendon se ti sapo ke rënë në gjumë apo pas pak kohe
do vijë ora për t’u zgjuar?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan rrotullimin e Tokës rreth vetes. Rrotullim i Tokës, Qarkullim i Tokës,
 Shpjegon pasojat e rrotullimit të Tokës rreth vetes. Bosht dhe pole të Tokës, Rrafshi i
 Përdor modele që tregojnë lidhjen ndërmjet rrotullimit të Tokës orbitës.
rreth vetes dhe gjatësisë së ditës.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, tabela për Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
rrotullimin e Tokës, pamje të ndërrimit të ditës dhe natës, tabela për temat ndërkurrikulare:
zhvendosjen e trupave gjatë lëvizjes në sipërfaqen e Tokës, globe Matematikë, Fizikë.
tokësorë, fotografi të Tokës nga hapësira
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Mësuesi përdor situatën e mëposhtme të të nxënit për t’i prezantuar nxënësit me temën mësimore.

- Po ta shikoni me vëmendje pamjen e Tokës, në fig.4, do ta kuptoni se në qytetin/fshatin tuaj është natë. A
mendoni se ju, në momentin e fotografimit, sapo keni rënë në gjumë apo pas pak kohe do vijë ora për t’u
zgjuar?
Për zgjidhjen e kësaj situate nxënësit i kanë kompetencat e duhura gjeografike të formuara nga vitet e
mëparshme.
a. Organizohet punë në dyshe e nxënësve.
b. Nxënësit orientohen të vëzhgojnë me kujdes fotografinë shumë interesante të Tokës nga lartësitë e mëdha;
c. Kërkohet nga nxënësit që të tregojnë edhe arsyet e përfundimeve të tyre;
d. Zhvillohet një diskutim i lirë dhe evidentohen përgjigjet e sakta.

Ndërtimi i njohurive të reja


Ndërthurja e vazhdueshme dhe e natyrshme (pa ndarje kufijsh) e metodës së bisedës, kërkim zbulimit,
eksperimentit me teknika e forma të ndryshme organizimi, është kusht i domosdoshëm për të përvetësuar dhe
zbatuar njohuritë e e kësaj teme mësimore.
Duke patur parasysh të gjitha këto zhvillohen me nxënësit këto veprimtari:
1. Shpjegohen dy mënyrat e lëvizjes së Tokës duke përdorur termat “rrotullim” dhe “qarkullim”. Kërkohet nga
nxënësit që gjatë mësimit të gjeografisë, por dhe në jetën e përditshme, t’i përdorin saktë këto terma.
2. Zhvillohet më nxënësit një diskutim i lirë rreth pyetjeve:
a) Për sa kohë e kryen Toka një rrotullim të plotë rreth vetes?
b) Çfarë është boshti i Tokës dhe ç’drejtim ka në lidhje me rrafshin e orbitës?
c) Sqaro kuptimin për rrafshin e orbitës.
d) Cila është pasoja kryesore e rrotullimit të Tokës?
3. Organizohet punë në grupe në përputhje me numrin e globeve që janë sjellë nga nxënësit duke i kërkuar çdo
grupi të përcaktojë dhe demonstrojë drejtimin e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj.
4. Udhëzohen nxënësit të kryejnë dy eksperimente për kuptimin e pasojave kryesore të rrotullimit të Tokës rreth
vetes duke vepruar me po atë ndarje grupesh.
• Eksperimenti i parë (në klasë) zhvillohet për të demonstruar ndërrimin e vazhdueshëm të ditës me natën, sipas
shembullit të treguar në figurën 2. Në përfundim kryetarët e grupeve raportojnë se: Gjatë rrotullimit rreth boshtit
të vet, meqenëse Toka ka formë sferike, rrezet e Diellit në çdo cast ndriçojnë vetëm gjysmën e rruzullit tokësor.
Në pjesën e ndriçuar kemi ditë, kurse në pjesën e pandriçuar, që ndodhet në errësirë, kemi natë.
• Eksperimenti i dytë (në korridorin ose oborrin e shkollës) zhvillohet për të treguar zhvendosjen e trupave që
lëvizin horizontalisht mbi sipërfaqen e tokës. Çdo grup vizaton me shkumës konturet e një globi dhe elementet e
tjera sipas shembullit të treguar në figurën 5. Të gjithë anëtarët lëvizin, në hemisferën veriore dhe atë jugore,
nga ekuatori në drejtim të poleve dhe e kundërta, duke u zhvendosur sipas drejtimeve të sakta (majtas ose
djathtas).

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Organizohet një bisedë e shkurtër me të gjithë klasën, për përforcimin e dijeve, duke përdorur pyetjet e
rubrikës “Rishqyrto idetë kryesore”.
b. Zhvillohet një veprimtari plotësuese për përforcimin e fjalorit dhe lokalizimin e vendeve.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në mësim, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe individuale etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon në figurën e dhënë boshtin e Tokës dhe polet e saj.
 Përshkruan formimin e ditës dhe natës si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth vetes.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan rrotullimin e Tokës rreth vetes dhe pasojat.
 Demonstron mënyrën e formimit të vazhdueshëm të ditës dhe të natës.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan rrotullimin e Tokës rreth vetes.
 Shpjegon pasojat e rrotullimit të Tokës rreth vetes.
 Përdor modele që tregojnë lidhjen ndërmjet rrotullimit të Tokës rreth vetes dhe gjatësisë së ditës.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepen detyrë pyetjet e rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.
Tema mësimore 1.6: Qarkullimi i Tokës rreth Diellit

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Cilët janë tre muajt përkatës të çdo stine? Çfarë
Tema mësimore 1.6:
veçorish kanë stinët e ndryshme në qytetin/fshatin tënd dhe si ndikojnë ato
Qarkullimi i Tokës rreth Diellit
në jetën e përditshme të banorëve (veshje, ushqime etj.)?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi:
 Interpreton orbitën e Tokës përreth Diellit.
Fjalët kyçe: Orbitë, Elips, Stinë, Tropikë, Rrathë
 Shpjegon pasojat e qarkullimit të Tokës rreth Diellit.
Polarë, Ekuinoks, Solstic
 Përdor modele që përshkruajnë pozicionin e Tokës
kundrejt Diellit në ditët e ekuinokseve dhe solsticeve.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, globe tokësore, tabela Lidhja me fushat e tjera
për qarkullimin e Tokës përreth Diellit, tabela e formimit të stinëve, foto dhe/ose me temat
me peizazhe natyrore nga stinë të ndryshme në vendin tonë e në botë etj. ndërkurrikulare:
Fizika, Art figurativ, TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përvoja ka treguar se, megjithë përpjekjet e mësuesve, përvetësimi i dijeve që lidhen me qarkullimin e Tokës
përreth Diellit dhe formimin e stinëve, nga nxënësit, është disi i vështirë. Për këto arsye:
• Shpjegoni sa më qartë dukuritë dhe proceset natyrore;
• Ilustroni dhënien e njohurive me skema, vizatime, filma etj.;
• Aktivizoni mundësisht të gjithë nxënësit në veprimtari praktike;
• Zhvilloni lojëra gjeografike në përputhje me brendinë e temës etj.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Jepet detyrë që në mënyrë të pavarur nxënësit të shkruajnë shkurtimisht çdo gjë që dinë për :
a) muajt përkatës të çdo stine?
b) veçoritë e stinëve të ndryshme në qytetin/fshatin e tyre dhe si ndikojnë ato në jetën e
përditshme të banorëve (veshje, ushqime etj.)?
Pas disa minutash zhvillohet një diskutim I lirë dhe veçohen përgjigjet më të mira.

Ndërtimi i njohurive të reja


Organizohet klasa në grupe me katër nxënës dhe jepen udhëzime për procedurat e kryerjes së veprimtarive
praktike, demonstrimeve etj. (numri i anëtarëve mund të ndyshojë në varësi të mjeteve në dispozicion).
Për çështjen Orbita e Tokës ndiqen këto hapa:
1. Vizatohet në tabelë skema e qarkullimit të Tokës përreth Diellit si në fig. 1;
2. Kërkohet nga nxënësit të bëjnë të njëjtën gjë në fletoret e punës;
3. Duke treguar në figura dhe me veprime praktike (lëvizja e një globi rreth një burimi drite ose nje dielli të
improvizuar) nxënësit mësojnë për faktet:
• Si qarkullon Toka rreth Diellit, duke përshkuar një rrugë në formë elipsi, rreth 900 milionë kilometra, që
quhet “orbitë”.
• Sa është shpejtësia e lëvizjes dhe për sa kohë e kryen qarkullimin e plotë përreth Diellit planeti ynë.
4. Tregohet në figurë dhe demonstrohet me veprime praktike dukuria se si gjatë lëvizjes së Tokës rreth Diellit,
boshti i saj qëndron i pjerrët në lidhje me rrafshin e orbitës dhe formon me këtë rrafsh një kënd prej afro
66,5°.
5. Kërkohet nga nxënësit të bëjnë të njëjtën gjë duke korrigjuar njëri-jetrin.
Për çështjen Formimi i stinëve:
1. Përmes demonstrimit praktik me globin dhe burimin e dritës shpjegohet shkaku kryesor i formimit të
stinëve (pjerrësia e boshtit të Tokës ndaj rrafshit të orbitës dhe mosndryshimi i saj);
2. Diskutohet me nxënësit çfarë do të ndodhte në qoftë se boshti i Tokës nuk do të ishte i pjerrët;
3. Duke treguar në figurë, por dhe me veprime konkrete së bashku me grupet e nxënësve, përcaktohen:
a) pozicionet e ndryshme të Tokës në raport me Diellin në datat e ekuinokseve dhe solsticeve; b) datat e
fillimit të stinëve në të dy hemisferat; c) këndi i rënies së rrezeve diellore në këto data dhe kuptimin për
tropikët dhe rrathët polarë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit të ndarë në grupe ndërtojnë hartën e koncepteve. Secili grup prezanton hartën që ka ndërtuar për të
shpjeguar dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet rrotullimit të Tokës rreth vetes dhe qarkullimit rreth Diellit.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe punës së pavarur etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Tregon në një figurë të dhënë orbitën e Tokës përreth Diellit.
 Identifikon pasojën më të rëndësishme të qarkullimit të Tokës rreth Diellit.
 Përcakton cilat janë periudhat kur ndodhin solsticet dhe ekuinokset.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan orbitën e Tokës përreth Diellit.
 Përcakton shkakun kryesor dhe përshkruan formimin dhe ndërrimin e stinëve.
 Përshkruan në një skemë të dhënë solsticet dhe ekuinokset.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan orbitën e Tokës përreth Diellit.
 Shpjegon pasojat e qarkullimit të Tokës rreth Diellit.
 Përdor modele që përshkruajnë pozicionin e Tokës kundrejt Diellit në ditët e ekuinokseve dhe solsticeve.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë situata në rubrikën:” Mendo në mënyrë kritike”.
Tema mësimore 1.7: Veprimtari praktike 1. Ndërtimi i modelit të sistemit diellor

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore 1.7: Veprimtari praktike 1.
Ndërtimi i modelit të sistemit diellor
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe: Diell, Planete,
 Ndërton modelin e sistemit diellor. Sistem Diellor
 Identifikon planetët nga madhësia, format, ngjyrat, karakteristikat dhe
pozicioni që zënë në sistemin diellor.
 Praktikon fjalorin gjeografik.
Burimet dhe mjetet mësimore: Foto dhe tabela me të dhëna të sistemit Lidhja me fushat e tjera
diellor, bojëra, materiale për krijimin e planetëve në varësi të modelit të dhe/ose me temat
zgjedhur (plastelinë, fletë format A4, fruta etj.), shkopinj të gjatë, spango, ndërkurrikulare:
gërshërë, tela të hollë, bojra, furça për bojatisje, pinca, prerëse, ngjitëse etj. Matematika, Fizika, Biologjia
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Organizohen nxënësit në grupe me katër anëtarë.
Zgjidhet kryetari i grupit.

Veprimi 2 Vendoset për mënyrën e paraqitjes së miniprojektit:


a. me sfera të krijuara me plastelinë etj.,
b. me topa të madhësive jo të njëjta,
c. me fruta të llojeve të ndryshme.

Veprimi 3 Shkëmbehen materialet me të dhënat e grumbulluara më parë për planetët.


Llogariten largësitë e planetëve nga Dielli me shkallë zvogëlimi, si p. sh. për
Merkurin: 57.909.227 km = 0,72 cm; 80.000.227 km= 1 cm.
Përcaktohet madhësia, forma dhe ngjyrat e çdo planeti.
Mos harroni Diellin.
Planetët Largësia Largësia e zvogëluar
nga Dielli (km) 80.000.000 km = 1 cm
Dielli ------ -----
Merkuri 57.909.227 0.72 cm
Afërdita 108.209.475
Toka 149.598.262
Marsi 227.943.824
Jupiteri 778.340.821
Saturni 1.426.666.422
Urani 2.870.658.186
Neptuni 4.498.396.441

Veprimi 4 Zgjidhen topat, krijohen medelet e zvogëluara sferike (me plastelinë) ose të sheshta
(me letër) të Diellit e të planetëve sipas madhësisë së secilit, të treguara në figurë.
Ngjyrosen planetët me bojërat e tyre karakteristike dhe vendosen të thahen.
Mos harroni të krijoni unazën e Saturnit.
Renditen planetët sipas largësisë së tyre nga Dielli.
Veprimi 5 Ngjyrosen shkopinjtë me bojë të zezë dhe vendosen të thahen.
Priten shkopinjtë, për secilin planet, me gjatësi sipas largësisë së zvogëluar që keni
llogaritur në hapin e tretë. Mos harroni të jenë pak më të gjatë në të dy skajet (për
ngjitjen).
Vendoset Dielli në një platformë të lëvizshme.
Ngjitenshkopinjtë me planetët dhe, më pas, me Diellin.

Veprimi 6 Mos harroni të shkruani titullin e miniprojektit dhe emrat e anëtarëve të grupit.

Veprimi 7 Krahasohet puna e grupeve me njëri-tjetrin dhe shkëmbehen mendime


për përmirësime.

Veprimi 8 Paraqiten punimet para nxënësve dhe, nën drejtimin e mësuesit, diskutohet
dhe përcaktohen punimet më të suksesshme.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe punës së pavarur etj.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Ndërton, referuar një shembulli të dhënë, modelin e sistemit diellor.
 Identifikon disa prej planetëve në modelin e ndërtuar.
 Përdor me vështirësi fjalorin gjeografik për të prezantuar produktin e realizuar.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Ndërton me ndihmë modelin e sistemit diellor, duke vendosur planetët në të.
 Identifikon planetët nga pozicioni që zënë në sistemin diellor.
 Përdor fjalor të përshtatshëm gjeografik për të prezantuar produktin e realizuar.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Ndërton në mënyrë të pavarur modelin e sistemit diellor.
 Identifikon planetët nga madhësia, format, ngjyrat, karakteristikat dhe pozicioni që zënë në sistemin
diellor.
 Përdor me lehtësi fjalorin gjeografik për të prezantuar produktin e realizuar.
NËNTEMATIKA: PROCESET DHE DUKURITË NATYRORE NË TOKË
A. ATMOSFERA
Tema mësimore A.1: Atmosfera

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit:
Mbaje dorën përballë fytyrës dhe merr frymë thellë. Lëshoje
Tema mësimore A.1: Atmosfera
frymën me ngadalë në drejtim te gishtave. Çfarë do të
ndodhë? A e ndjen ajrin që godet dhe freskon gishtat?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Interpreton rolin dhe rëndësinë e atmosferës për jetën në Tokë. Atmosferë, Troposferë, Stratosferë,
 Prezanton në mënyrë skematike strukturën vertikale të atmosferës Mezosferë, Termosferë, Ekzosferë,
dhe përbërjen e saj. Ozoni, Efekti sere, Oksigjeni, Azoti.
 Shpjegon pasojat e veprimtarisë njerëzore në atmosferë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, globi Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
tokësor, tabela me të dhëna, skema, fotografi me ngjyra etj. ndërkurrikulare: Fizika, Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Njohuritë e nxënësve të klasës së shtatë për ajrin dhe për atmosferën janë të shumta. Për këtë arsye në hyrje
zhvillohet një eksperiment i thjeshtë me të gjithë klasën me qëllim nxitjen e të menduarit, rikujtimin e dijeve
të mësuara më parë, si dhe motivimin e tyre.
a. Udhëzohen nxënësit për veprimet që do të kryejnë;
b. Shfrytëzohen pyetjet e situatës përgatitore, por dhe pyetje të tjera;
c. Organizohet një bisedë e lirë në lidhje me përvojat e nxënësve;
d. Shënohen në tabelë përgjigjet më të mira.

Ndërtimi i njohurive të reja


Organizohet klasa në tre grupe dhe të gjithë anëtarëve u caktohet detyrë të lexojnë një nga çështjet e temës, të
vëzhgojnë figurat përkatëse, të mbajnë shënime dhe të shkruajnë të dhënat e reja që dinë:

1. Grupi i parë - Çfarë është atmosfera;


2. Grupi i dytë - Përbërja e atmosferës;
3. Grupi i tretë - Struktura e atmosferës.

Në tabelën e ndarë në tre kolona shënohen të gjitha përgjigjet.


Në kolonën e parë shkruhen njohuritë kryesore për kuptimin e atmosferës. Këto shoqërohen me shpjegime
dhe sqarime të hollësishme. Mësuesi bën kujdes të plotësojë dhe korrigjojë të dhënat e nxënësve për kuptimin
e atmosferës dhe origjinën e krijimit të saj, pa harruar të plotësohen informacionet në tabelë.

Vazhdohet me të njëjtën metodologji edhe për trajtimin e çështjes së dytë, duke u ndalur më shumë në
shpjegimin e shkaqeve dhe të pasojave të efektit serë për jetën në Tokë. Për çështjen e tretë, krahas plotësimit
të tabelës, përqendrohet vëmendja e të gjithë klasës në vëzhgimin e figurës 4. Rëndësi të veçantë ka shoqërimi
i shpjegimit duke plotësuar një hartë konceptesh (të përgatitur më parë) për atmosferën me aktivizimin e plotë
të nxënësve.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Zhvillohet një përsëritje e shkurtër e ideve kryesore të temës.
• Shpjegohet fjalori: “aurora borealis” dhe “aurora australis”.
• Nxënësve u jepet detyrë të shkruajnë një ese në mënyrë që të nxitet të menduarit e pavarur, kritik e krijues të
tyre bazuar në këto ide: Për shkak të “efektit serë” klima po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë. Çfarë pasojash
mund të ketë kjo dukuri për shoqërinë njerëzore? Çfarë masash duhet të marrim për ta mënjanuar atë?
Shënim: Për realizimin e suksesshëm të detyrës nxënësit paraprakisht duhen orientuar në lidhje me trajtimin e
esesë si të shpjegojnë shkurtimisht ato që mendojnë për shkaqet dhe pasojat kryesore të ngrohjes së klimës,
por dhe si të japin opinionet e tyre të pavarura në lidhje me masat urgjente që duhet të ndërmerren nga njerëzit
për mënjanimin e kësaj dukurie të rrezikshme.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe për trajtimin e esesë
etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Përshkruan kuptimin e tij për atmosferën.
 Identifikon në një skemë të dhënë shtresat e atmosferës.
 Përcakton një prej pasojave të veprimtarisë së njeriut në atmosferën e Tokës.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan atmosferën dhe rëndësinë e saj për jetën në Tokë.
 Përcakton shtresat e atmosferës dhe tiparet dalluese të tyre.
 Përshkruan ndikimin e njeriut në atmosferë.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Interpreton rolin dhe rëndësinë e atmosferës për jetën në Tokë.
 Prezanton në mënyrë skematike strukturën vertikale të atmosferës dhe përbërjen e saj.
 Shpjegon pasojat e veprimtarisë njerëzore në atmosferë.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë për grumbullimin nga TIK të të dhënave dhe pamjeve që lidhen me
atmosferën.
Tema mësimore A.2: Rezatimi diellor

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Në cilin drejtim të banesës
Tema mësimore A.2: Rezatimi diellor duhet të shikosh nga dritarja e dhomës tënde që të
kesh më ngrohtë në dimër?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan rolin e Diellit për jetën në Tokë. Diell, Energji, Rrezatim Diellor,
 Dallon llojet e ndryshme të rrezatimeve dhe veçoritë e tyre. Itensitet, Rrezatim i drejtpërdrejtë,
 Identifikon shkaqet dhe pasojat e shpërndarjes së ndryshme të Rrezatim i shpërndarë,
rrezatimit diellor në sipërfaqen e tokës. Rrezatim i reflektuar, Albedo, Vat
 Propozon mënyra alternative të përdorimit të energjisë diellore
në mjedisin lokal e më gjerë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, hartat Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
e shpërndarjes së energjisë diellore në botë e në vendin ndërkurrikulare:
tonë, skema, grafikë, tabela me të dhëna, fotografi me Fizika, Matematika
ngjyra etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Për të mundësuar lidhjen me njohuritë paraprake të nxënësve trajtohet situata e mëposhtme:
• Në çfarë drejtimi duhet të shikosh nga dritarja e dhomës tënde që të jesh më ngrohtë në dimër?
• Argumento mendimin tënd me anën e një skice të thjeshtë.
• Zhvillohet një diskutim i lirë me nxënësit dhe shkruahen disa nga përgjigjet e tyre në tabelë. Për të
mbështetur përgjigjet e sakta jepen disa shembuj konkretë nga orientimi i dritareve të shkollës. Kjo veprimtari
mund të shoqërohet përmes një vizatimi, ose me një tablo të përgatitur më parë.

Ndërtimi i njohurive të reja


a. Për çështjen “Çfarë është Dielli?” është e rekomandueshme të përdoret diskutimi i lirë me nxënësit në
lidhje me njohuritë kryesore mbi:
• Formën dhe përbërjen e Diellit;
• Temperaturën në brendësi dhe në sipërfaqe;
• Largësinë e Tokës nga Dielli (rikujto temën 1.6 të kreut I);
• Kuptimin dhe rëndësinë e rrezatimit diellor.
b. Konceptet e reja mbi “rrezatimin diellor” janë disi të vështira për tu kuptuar nga nxënësit për asye se nuk
kanë njohuritë e duhura paraprake. Prandaj mund të përdoren këto strategji:
1. Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë me kujdes figurën 2;
2. Shpjegohen ngadalë, qartë dhe me shembuj konceptet për rrezatimin e drejtpërdrejtë, të shpërndarë dhe të
reflektuar;
3. Sqarohen duke dhënë shembuj konkretë kuptimin për “albedon”;
4. Përdoren vizatime në tabelë ose në letër për llojet e rrezatimeve;
5. Kërkohet nga nxënësit të bëjnë të njëjtën gjë në fletoret e punës.
6. Organizohen në punën në grupe për zgjidhjen e detyrës: “Përcakto vendet dhe shkaqet e largimit të
rrezatimit ngaToka”.
c. Çështja e shpërndarjes së rrezatimit diellor në kohë e në hapësirë është tipike për objektin e studimit të
gjeografisë. Për këtë arsye udhëzohen nxënësit që, duke vazhduar punën në grupe, të hetojnë, të zbulojnë dhe
të nxjerrin përfundime të pavarura për faktorët dhe mënyrën e shfrytëzimit të rrezatimit diellor sipas kushteve
lokale në: Bujqësi (mbjelljen e vreshtave, drurëve frutorë etj.); Industri (pajisje, makineri etj.); Banesa
(ngrohje, ndriçim etj.). Në përfundim të veprimtarive të pavarura e kërkimore zhvillohet një bisedë e lirë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Organizohet një diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b. Krijohet një situatë problemore me pyetjen e rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”.
c. Demonstrohet përdorimi I fjalorit duke dhënë shembuj realë.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve
të reja dhe zgjidhjen e problemeve lokale.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Evidenton rëndësinë e Diellit për jetën në Tokë.
 Rendit llojet e rrezatimeve.
 Përcakton një ndër arsyet pse rrezatimi diellor nuk është i njëjtë në të gjitha vendet.
 Liston mënyra të përdorimit të energjisë diellore në mjedisin lokal e më gjerë.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan rolin e Diellit për jetën në Tokë.
 Dallon llojet e ndryshme të rrezatimeve.
 Identifikon shkaqet e shpërndarjes së ndryshme të rrezatimit diellor në sipërfaqen e tokës.
 Identifikon mënyra alternative të përdorimit të energjisë diellore në mjedisin lokal e më gjerë.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan me shembuj nga jeta reale rolin e Diellit për jetën në Tokë.
 Dallon llojet e ndryshme të rrezatimeve dhe veçoritë e tyre.
 Identifikon shkaqet dhe pasojat e shpërndarjes së ndryshme të rrezatimit diellor në sipërfaqen e tokës.
 Propozon mënyra alternative të përdorimit të energjisë diellore në mjedisin lokal e më gjerë.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore A.3: Temperatura e ajrit

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Ti ke vërejtur se temperaturat e ajrit, gjatë një
Tema mësimore A.3: Temperatura e ajrit ditë nate (24 orë) nuk janë të njëjta. Në cilët momente kjo
temperaturë është më e ulët? Po më e lartë? Pse ndodh kjo dukuri?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan me shembuj mënyrën e matjes së temperaturave të ajrit. Atmosferë, Termometër, Temperaturë
 Demonstron të kuptuarit e njohurive dhe shprehive që lidhen me e ajrit, Temperaturë mesatare,
temperaturat mesatare, maksimale dhe minimale. Temperaturë maksimale, Temperaturë
 Paraqet me një skemë të thjeshtë ndryshimin e temperaturës në minimale, Izoterma.
drejtim vertikal dhe shpjegon shkaqet e kësaj dukurie.
 Argumenton, me shembuj në hartën e botës, shkaqet e ndryshimit
horizontal të temperaturave.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e shpërndarjes Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
së tempetaturave të ajrit në botë e në Shqipëri, harta të izotermave, temat ndërkurrikulare:
tabela, skema, grafikë, termometër etj. Fizika, Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Përvoja jetësore e nxënësve është mjaft e rëndësishme në procesin e përvetësimit të njohurive dhe shprehive
gjeografike. Shfrytëzimi i kësaj përvoje mund të bëhet në të gjitha fazat e orës së mësimit, duke lidhur njohuritë
teorike me përfytyrimet dhe konceptet që fëmijët kanë krijuar gjatë vëzhgimeve të pavarura, lojërave,
ekskursioneve dhe shëtitjeve në natyrë etj.
- Organizohet veprimtaria në dyshe e nxënësve, duke i udhëzuar të shkruajnë në fletoret e punës mendimet e
tyre për ndryshimin e temperaturës së ajrit gjatë një ditënate. Pas disa minutash zhvillohet një diskutim i lirë dhe
evidentohen përgjigjet e sakta.

Ndërtimi i njohurive të reja


Meqenëse nxënësit nga vitet e kaluara, kanë disa kanë njohuri dhe shprehi për temperaturën e ajrit dhe matjen e
saj, zbatohet teknika e të mësuarit të ndërsjellë, të ndërthurur me metodën e shpjegimit dhe kërkim-zbulimit.
Formohen grupe me numër anëtarësh sa janë edhe çështjet e temës në libër. Jepen udhëzimet për mënyrën se si
do të punohet duke porositur që leximi i çështjeve nga çdo nxënës/e të shoqërohet me shënime të shkurtëra.
Porositen që leximi të realizohet me ndalesa në përfundim të çështjeve.
Një nga anëtarët e çdo grupi që luan rolin e mësuesit ka detyrë:
1. Të shpjegojë brendinë e çështjes së lexuar;
2. Të sqarojë pyetjet e mundshme nga anëtarët e tjerë;
3. Të formulojë pyetje të shkurtra për shoqet dhe shokët e grupit.
Udhëzohen nxënësit që me të njëjtën mënyrë të vazhdojnë punën për çështjen e dytë dhe të tretë. Duhet mbajtur
parasysh që roli i mësuesit është të sqarojë, të shpjegojë dhe të plotësojë informacionet gjeografike duke u
përqendruar te:
a) Mënyrat e matjes së temperaturës së ajrit me termometër;
b) Kuptimin për temperaturat mesatare, maksimale e minimale;
c) Ndryshimin vertikal të temperaturës duke zhvilluar një bisedë të lirë mbi bazën e vëzhgimt të figurës 2 dhe
pyetjeve: Çfarë ndodh me ajrin kur ngjitet lart? Sa bëhet temperatura në 1000 m? Po në 2000 m.? Sa ulet
temperatura për çdo 100 m.? Çfarë ndodh me ajrin kur zbret poshtë? (vizato një skemë në tabelë).
d) Shkaqet e ndryshimit horizontal duke vëzhguar hartën e botës (fig.3, libër).

Kujdesuni në mënyrë të veçantë për përvetësimin e njohurive dhe shprehive praktike që lidhen me izotermat
duke zhvilluar këto veprimtari:
• Vizatohet një skicë e thjeshtë në tabelë për të shpjeguar izotermat;
• Organizohet puna kërkimore e grupeve të nxënësve për të “lexuar” informacionet gjeografike që jepen në
figurën 4, si dhe për t’u dhënë përgjigje të sakta pyetjeve:
1. Sa është temperatura e ajrit në Kosovë? Po në veri të Shqipërisë?
2. Sa është temperatura në rajonet qendrore e jugore të vendit tonë?
3. Çfarë do të bëjnë nxënësit në këto rajone? Po prindërit?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Organizohet një bisedë e shkurtër me të gjithë klasën, për përforcimin e dijeve, duke përdorur pyetjet e rubrikës
“Rishqyrto idetë kryesore”.
Zhvillohet veprimtari plotësuese për sqarimin e fjalorit dhe ideve të paqarta.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë në dyshe dhe në grupe.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon mënyrën e matjes së temperaturave të ajrit.
 Tregon ndryshimin e temperaturës në drejtim vertikal dhe horizontal.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Bën dallimin ndërmjet temperaturës maksimale, minimale dhe mesatare dhe mënyrës së matjeve të tyre.
 Përshkruan ndryshimin e temperaturës në drejtim vertikal dhe horizontal dhe identifikon shkaqet e këtyre
ndryshimeve.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan me shembuj mënyrën e matjes së temperaturave të ajrit.
 Demonstron të kuptuarit e njohurive dhe shprehive që lidhen me temperaturat mesatare, maksimale dhe
minimale.
 Paraqet me një skemë të thjeshtë ndryshimin e temperaturës në drejtim vertikal dhe shpjegon shkaqet e
kësaj dukurie.
 Argumenton, me shembuj në hartën e botës, shkaqet e ndryshimit horizontal të temperaturave.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë që nxënësit të plotësojnë kërkesën e rubrikës: “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore A.4: Uji në atmosferë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Rendit dy ose tre kuriozitete që ti di
Tema mësimore A.4: Uji në atmosferë për llojet e reshjeve dhe format e rënies së tyre.
Cilat janë llojet e reshjeve që bien në vendbanimin tënd?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Bën dallimin ndërmjet lagështirës absolute dhe asaj relative. Lagështi, Lagështi absolute,
 Përshkruan mënyrat e formimit të reve dhe tipat kryesore të tyre. Lagështi relative, Vranësirë,
 Shpjegon me shembuj procesin e kondensimit dhe llojet e reshjeve. Tipa të reve, Kondensim,
 Dallon dhe tregon në hartë shpërndarjen gjeografike të reshjeve në Reshje.
rruzullin tokësor.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
shpërndarjes së reshjeve në botë e në Shqipëri, tabela, ndërkurrikulare:
grafikë me të dhëna për reshjet, pluviometër, borëmatës etj. Kimia, Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve

Verifikimi i njohurive paraprake të nxënësve, nxitja e të menduarit dhe e Retë


kureshtjes intelektuale të tyre për çëshjet themelore të kësaj teme mund të
realizohen me sukses duke përdorur teknikën e stuhisë së mendimeve.
• Organizohet veprimtari frontale me të gjithë klasën.
• Vizatohen në tabelë dy rrathë dhe shënohet brenda tyre: “Retë” dhe “Reshjet”.
• Kërkohet nga nxënësit të shprehin njohuritë e tyre për këto dukuri.
• Shënohen në tabelë të gjitha përgjigjet e mundshme.
• Zhvillohet një bisedë e shkurtër për retë dhe reshjet. Reshjet

Ndërtimi i njohurive të reja


Në këtë fazë mund të zhvillohen veprimtari, të përdoren teknika e metoda të ndryshme të zgjedhura këto në
vartësi të nivelit të nxënësve (njohurive paraprake), burimeve që disponon, mundësitë e përdorimit të TIK etj.
Nxënësit organizohen në grupe dhe zhvillohet veprimtari e pavarur.
Vizatohet në tabelë, me shkumësa me ngjyra të ndryshme, skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”.
Udhëzohen nxënësit të kopjojnë po këtë tabelë në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë çështjet e temës, si
dhe interpretojnë informacionet e paraqitura në ilustrimet, sidomos nga harta (fig.4) dhe grafiku.

Di Dua të di Mësoj

Kërkohet që, për të gjitha çështjet, çdo nxënës/e të plotësojë në tabelë:


1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
Në përfundim të çdo çështjeje është e domosdoshme të sqarohen, saktësohen dhe të plotësohen njohuritë
gjeografike, duke i shoqëruar këto me demonstrimin e mjeteve të parapërgatitura ose me vizatime të çastit në
tabelë.

Përqëndrohuni më tepër në shpjegimin e kuptimit të:


a) Lagështisë së ajrit, lagështisë absolute dhe lagështisë relative;
b) Tipat e ndryshme të reve;
c) Shkaqet e formimit të reshjeve dhe llojet e tyre;
d) Faktorët e shpërndarjes jo të njëjtë të reshjeve në botë

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohet një diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b) Krijohen dy situata të shkurtra problemore me pyetjet:
1. Lexohen dhe komentohet grafiku i reshjeve vjetore në Bajram Curri;
2. Shpesh, në një mëngjes pa re, barërat, lulet etj. janë të lagura. Si quhet dhe pse ndodh kjo dukuri?
Çfarë është mjegulla?
c) Sqarohet edhe një herë kuptimi i termit “kondensim”.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në punën e pavarur dhe atë në grup.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Tregon kuptimin e tij për lagështirën.
 Identifikon llojet kryesore të reve dhe reshjeve.
 Tregon për shpërndarjen gjeografike të reshjeve në botë.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Përshkruan kuptimin e tij për lagështirën absolute/relative.
 Përshkruan procesin e kondensimit dhe formimit të reve dhe reshjeve.
 Demonstron në hartë shpërndarjen gjeografike të reshjeve në botë.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Bën dallimin ndërmjet lagështirës absolute dhe asaj relative.
 Përshkruan mënyrat e formimit të reve dhe tipat kryesore të tyre.
 Shpjegon me shembuj procesin e kondensimit dhe llojet e reshjeve.
 Tregon në hartë shpërndarjen gjeografike të reshjeve në rruzullin tokësor dhe faktorët që ndikojnë.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë kërkesa e rubrikave: “Mendo në mënyrë kritike”, “Lokalizo vendet”, si
dhe hartimi i një përshkrimi për veçoritë (llojet, sasinë, shpërndarjen vjetore etj.) dhë rëndësinë e reshjeve në
mjedisin lokal.
Tema mësimore A.5: Trysnia atmosferike

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Ti me shqisat e tua i ndjen dukuritë e atmosferës:
Tema mësimore A.5: Trysnia
temperaturën e ajrit, erën si dhe lagështinë. Por nuk mund të thuhet e
atmosferike
njëjta gjë për trysninë atmosferike. Pse ndodh kjo gjë?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon kuptimin për trysninë atmosferike. Trysni atmosferike, Barometër,
 Tregon me shembuj mënyrën e matjes së trysnisë, si dhe paraqitjen e Milibar, Izobare, Lagështi,
saj. Trysni e lartë (L),
 Përshkruan faktorët kryesorë që ndikojnë për ndryshimin e trysnisë në Trysni e ulët (U).
kohë e në hapësirë dhe lokalizon qendrat barike në hartën e botës.
Burimet dhe mjete mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
qendrave barike në botë, harta të izobareve, termometër, ndërkurrikulare:
barometër, tabela, pamje, paraqitje grafike etj. Fizika, Kimia, Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Njohuritë gjeografike të nxënësve për trysninë atmosferike janë të pakta. Për këtë arsye, në këtë temë,
rekomandohet të zhvillohen ato veprimtari që synojnë të formojnë njohuritë dhe shkathtësitë përkatëse për
njohjen e kuptimit të trysnisë atmosferike, shkaqet e krijimit dhe faktorët kryesorë të ndryshimit të saj në stinë
dhe në rajone të ndryshme të botës. Është e rëndësishme që të sigurohet baza e nevojshme materiale me harta
të ndryshme, globe, tabela, grafikë etj. Kërkohet nga të gjithë nxënësit:
a. Të rendisin në një fletë gjithshka që dinë për trysninë atmosferike.
b. Të lexojnë e të shkruajnë përgjigjet për pyetjet që shtrohen në rubrikën “Situatë përgatitore".
Më pas zhvillohen diskutime të shkurtra.

Ndërtimi i njohurive të reja


Krijohet një situatë problemore me pyetjen: “Ç'është trysnia atmosferike?” Në vijim zhvillohen këto
veprimtari:
1. Shpjegohet me fjalë të thjeshta kuptimi për trysninë duke u ndalur te shkaqet e krijimit dhe mënyrën e
matjes së saj.
2. Organizohet punë në grupe, në varësi të barometrave që dispononi, duke dhënë udhëzime për njohjen dhe
përdorimin e këtij instrumenti.
3. Tregohet sa është trysnia në nivelin e detit dhe në temperaturën 0° C.
4. Shpjegohet me një anën e një vizatimi në tabelë kuptimin për izobaret
5. Kërkohet që nxënësit veçmas dhe në bazë grupi të analizojnë në mënyrë të pavarur hartën e izotermave të
Europës dhe t’i përgjigjen, me shkrim e me gojë, pyetjeve:
- Cilat rajone të Evropës kanë trysni të lartë? Po të ulët?
- Sa është trysnia në Shqipëri dhe në Kosovë?
Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohen njohurive dhe shkathtësive gjeografike që lidhen me faktorët e
ndryshimit në kohë e në hapësirë të trysnisë: lëvizja e ajrit, lagështia, temperatura dhe lartësia.
Udhëzohen grupet e punës të zhvillojnë veprimtari kërkimore, të zbulojnë informacione të reja (p., sh., si dhe
sa ndryshon trysnia me rritjen e lartësisë) dhe të nxjerrin përfundime të pavarura mbi bazën e hetimit të të
dhënave që përmbajnë figurat 3 dhe 5.
Kërkohet nga nxënësit të përqëndrohen për pak minuta në figurën 4 dhe të përgjigjen me shkrim e me gojë:
Pse trysnia në majën e shkëmbit zvogëlohet? Sa i lartë është shkëmbi pranë detit?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohet një diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b) Zhvillohet një konkurs i shpejtë ndërmjet rreshtave të nxënësve në klasë me pyetjet e rubrikës
“Mendo në mënyrë kritike”.
c) Shpjegohet kuptimi i fjalorit.
Vlerësimi i nxënësve:
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për zbulimin dhe
prezantimin e fakteve të reja.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Përshkruan me fjalët e tekstit konceptin për trysninë atmosferike;
 Tregon instrumentin që përdoret për të matur trysninë.
 Dallon ç'janë izobaret.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan trysninë atmosferike dhe mënyrën e matjes së saj;
 Përcakton faktorët që ndikojnë në ndryshimin e trysnisë në hapësirë dhe kohë.
 Dallon izobaret në një hartë sinoptike.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon kuptimin për trysninë atmosferike.
 Tregon me shembuj mënyrën e matjes së trysnisë, si dhe paraqitjen e saj.
 Përshkruan faktorët kryesorë që ndikojnë për ndryshimin e trysnisë në kohë e në hapësirë dhe lokalizon
qendrat barike në hartën e botës.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore A.6: Erërat

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Besoj të ka ndodhur që, në kohë me diell dhe me erë, ke
Tema mësimore A.6: Erërat dalë në natyrë për të ngritur balonën.
A të ka shkuar ndërment se: Pse lëviz ajri? Nga vjen dhe për ku shkon era?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon mënyrën e formimit të erës. Erë, Drejtim i erës, Shpejtësi e erës,
 Përdor instrumentet për matjen e elementëve të erës dhe Fluger, Anemometër, Erëra të
interpreton të dhënat e përftuara. përhershme, Erëra periodike, Puhia,
 Bën dallimin ndërmjet erërave të përhershme, periodike dhe Erëra lokale, Era e malit.
lokale.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e drejtimit të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose
erërave të përhershme në botë, fluger, anemometër, tabela, skica për me temat ndërkurrikulare:
erërat periodike e lokale, diagrama etj. Fizika, Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Të gjithë fëmijët, që në moshat më të vogla, e njohin shumë mirë erën si një nga dukuritë natyrore më të
zakonshme. Përfytyrimet e tyre lidhen ngushtë me balonat, elikat prej letre, varkat e vogla me vela etj. Por
nxënësit njohin, gjithashtu, erërat më të shpeshta që fryjnë në mjedisin lokal gjatë stinëve të ndryshme, si për
shembull, erërat e flohta që fryjnë në dimër nga malet; erërat e freskëta detare; erërat e nxehta, të verës që
vijnë nga jugu etj.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Në këtë fazë zhvillohen veprimtaritë e mëposhtme:
a. Organizohet një bisedë frontale me nxënësit për të kuptuar dijet dhe përvojat e tyre në lidhje me dukurinë e
erës me pyetje si: “Pse lëviz ajri?” etj.
b. Organizohet punë me grupe të mëdha nxënësish dhe, duke i nxitur të vëzhgojnë figurën e parë, kërkohet të
zbulojnë shkaqet e krijimit të erës dhe drejtimin e lëvizjes së saj.

c. Vizatohet në tabelë një skemë më e thjeshtë dhe hapet një diskutim i lirë ndërmjet grupeve duke ndërhyrë
herë pas here për saktësimin e ideve.

Ndërtimi i njohurive të reja


Rekomandohet të zhvillohet në oborrin e shkollës ku nxënësit nëpërmjet lojës dhe veprimeve praktike
zgjerojnë, saktësojnë dhe thellojnë njohuritë dhe shprehitë gjeografike.
a) Zhvillohet një lojë mësimore për të qartësuar krijimin dhe lëvizjen e erës. Nxënësit ndahen në çifte, ku njëri
përfaqëson ajrin në vendin e trysnisë së lartë dhe tjetri ajrin në trysninë e ulët. Jepen udhëzime të qarta për
veprimet që do të kryejnë.
c) Evidentohet se cili nga grupet lëviz në drejtimin e duhur të erës.
d) Organizohen nxënësit në grupe të reja në vartësi të instrumentave (fluger dhe anemometër) që janë në
dispozicion.
Në mungesë të instrumenteve origjinalë mund të përdoren me sukses mjete më të thjeshta, por që e realizojnë
qëllimin mësimor, si për shembull, erëtregues dhe elika ere të krijuara nga nxënësit. Udhëzohen nxënësit që
gjithësecili të veprojë dhe/ose të korrigjojë të tjerët për mënyrën e matjes së drejtimit e të shpejtësisë së erës.
Në përfundim verifikohet saktësia e veprimeve të nxënësve duke korrigjuar gabimet e mundshme.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Pas kthimit përsëri në klasë dhe krijimit të një pauze çlodhëse e qetësuese (2-3 minuta), vazhdohet po të
njëjtën ndarje në grupe pune duke u përqëndruar në hetimin dhe zbulimin e shkaqeve të krijimit dhe drejtimin
e llojeve të ndryshme të erërave, sipas kësaj radhe:
1. Erërat e përhershme, figura 4, ku nxënësi hetojnë e zbulojnë:
• Shkaqet e krijimit
• Llojet dhe drejtimet e lëvizjeve
2. Erërat periodike, figura 5, ku nxënësit udhëzohen të përqëndrohen te:
• Puhia detare (musonet do të shqyrtohen në temat e ardhshme)
3. Erërat lokale, figura 6, ku nxënësi hetojnë dhe u përgjigjen pyetjeve:
• Çfarë ndodh me erën kur ngjitet në shpatet e malit?
• Po kur zbret në anën tjetër të malit?
Në përfundim të kësaj faze, zhvillohet një veprimtari plotësuese me të gjithë klasën duke u mbështetur te
kërkesat e rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.
1. Cilat janë erërat që kanë ndihmuar, për shekuj me radhë, lëvizjet e njerëzve, mallrave dhe ideve ndërmjet
Evropës dhe Amerikës? Argumento mendimin tënd.
2. Pse puhia ditën fryn nga deti në drejtim të tokës? Pse gjatë natës ajo e ndryshon drejtimin?
Vlerësimi i nxënësve:
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë në çifte, për zbulimin e fakteve dhe
argumentimin e mendimit.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Tregon kuptimin e tij për erën.
 Identifikon elementët e erës dhe instrumentet për matjen e tyre.
 Përcakton tri llojet e erërave.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan mënyrën e formimit të erës.
 Përdor instrumentet për matjen e elementëve të erës.
 Bën dallimin ndërmjet erërave të përhershme, periodike dhe lokale.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon mënyrën e formimit të erës.
 Përdor instrumentet për matjen e elementëve të erës dhe interpreton të dhënat e përftuara.
 Bën dallimin ndërmjet erërave të përhershme, periodike dhe lokale.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë shtëpie dhënia e përgjigjeve për pyetjet e rubrikës “Mendo në mënyrë
kritike” dhe/ose kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore A.7: Veprimtaria e erës

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Besoj se ke parë, në natyrë ose në fotografi,
Tema mësimore A.7: Veprimtaria e shkëmbinj të gërryer e me forma të çuditshme (kërpudhë, hark
erës etj.). Si janë krijuar dhe pse në disa pjesë gërryerja është më e
madhe?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon veprimtarinë e erës, format e krijuara dhe pasojat e saj, Erë, Veprimtari e erës,
shoqëruar me shembuj nga vendi dhe bota. Shkatërrim, Transportim,
 Prezanton në formë skematike lëvizjen e dunave. Depozitim, Shkretëtirë,
 Vlerëson shfrytëzimin e energjisë së erës si një ndër burimet e Duna, Centrale me erë.
rinovueshme të energjisë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
botës, harta e Shqipërisë, skica, tabela, grafikë, fotografi me ndërkurrikulare:
ngjyra etj. Fizika, Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Shfaqet më të dukshme të pasojave të veprimtarisë së erës janë karakteristikë kryesisht e mjediseve të largëta,
si për shembull, shkretëtirat ranore, hapësirat shkëmbore dhe të zhveshura nga bimësia, rajonet ku
mbizotërojnë erëra të fuqishme e të vazhdueshme etj. Prandaj për të patur sukses në përmbushjen e
rezultatetev të të nxënit, veprimtaritë e përbashkëta mësues-nxënës duhet të mbështeten në burime të shumta e
të larmishme si: pamje dhe fotografi me ngjyra, skica e vizatime, materiale filmike etj.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Për të nxitur të menduarit kritik dhe krijues, përfytyrimet dhe kuriozitetin e nxënësve mund të zhvillohen me
të gjithë klasën këto veprimtari:
a) Krijohet një situatë problemore me kërkesën që, pasi nxënësit të kenë vëzhguar pamje të ngjashme me fig.
1, të japin mendime e të diskutojnë për mënyrën se si janë formuar këto forma shkëmbinjsh.
b) Zhvillohet një stuhi mendimesh duke shkruar në tabelë brenda një rrethi: “era vepron”. Kërkohet nga
nxënësit të thonë çdo gjë që dinë për vendet dhe format e krijuara nga veprimtaria e erës. Shënohen të gjitha
përgjigjet.

Era vepron

Ndërtimi i njohurive të reja


Udhëzohen nxënësit të lexojnë me radhë tre çështjet e para, të vrojtojnë figurat dhe të vendosin në fund të
fjalive ose paragrafeve disa shenja me kuptim të caktuar si më poshtë:
“V”: vendoset për informacionet e njohura;
“-“: vendoset për infromacionet që ndryshojnë me ato që dinë;
“+” vendoset për informacionet që janë të reja për nxënësit;
“?” vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
Shenjat e vendosura krahasohen ndërmjet nxënësve që bisedojnë, pyesin njëri-tjetrin ose mësuesin dhe, më
pas, secili në mënyrë individuale plotëson tabelën:

“V” “+” “-“ “?”

Në përfundim mësuesi sqaron njohuritë dhe termat e paqartë, plotëson dijet e nxënësve për kuptimin e fjalëve
kyçe etj.

Rëndësi të veçantë ka të shpjeguarit, me shembuj të:


1. Mënyrave/etapave të veprimtarisë së erës, që do t’u shërbejë nxënësve për të kuptuar më lehtë, në të
ardhmen, veprimtarinë e lumenjve e të akujve.
2. Shkaqeve të krijimit dhe lëvizjet e dunave të rërës
Në përfundim të kësaj faze është e këshillueshme të ndaleni për disa minuta te format e krijuara nga
veprimtaria e erës në vendin tonë duke zhvilluar një bisedë të lirë e frontale me klasën. Mendimet e shprehura
plotësohen dhe sqarohen më tej.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Organizohen nxënësit në grupe (3-4 veta) duke i udhëzuar të përzgjedhin materialet (foto, pamje të printuara
etj.) që kanë sjellë nga shtëpia dhe ku paraqiten forma të krijuara nga era, por dhe objekte të ndryshme të
shndërruara nga veprimtaria e erës. Materialet e çdo grupi ekspozohen në muret e klasës, ndërsa grupet
lëvizin përreth duke shqyrtuar fotografitë dhe pamjet. Kërkohet nga nxënësit të mbajnë shënime, të bëjnë
vërejtje dhe të diskutojnë ndërmjet tyre për çështjet që lidhen me veprimtarinë e erës.
Vlerësimi i nxënësve:
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë në grupe, për pjesëmarrjen në diskutime,
zbulimin e fakteve dhe argumentimin e mendimit.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Tregon kuptimin e tij për veprimtarinë e erës.
 Identifikon format që krijon veprimtaria e erës.
 Dallon energjinë e erës si një ndër format alternative të prodhimit të energjisë.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan format kryesore të veprimtarisë së erës dhe pasojat.
 Përshkruan dunat dhe lëvizjen e tyre.
 Argumenton rëndësinë e përdorimit të centraleve të erës për prodhimin e energjisë elektrike.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon veprimtarinë e erës, format e krijuara dhe pasojat e saj, shoqëruar me shembuj nga vendi dhe
bota.
 Prezanton në formë skematike lëvizjen e dunave.
 Vlerëson shfrytëzimin e energjisë së erës si një ndër burimet e rinovueshme të energjisë.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë kërkesa e rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.
Tema mësimore A.8: Veprimtari praktike 2. Temperaturat, reshjet dhe trysnitë në botë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore A.8: Veprimtari praktike 2.
Temperaturat, reshjet dhe trysnitë në botë
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe: Trysni
 Lexon dhe interpreton vlerat e temperaturave, reshjeve atmosferike, qendra
 dhe të trysnisë atmosferike në rajone dhe vende të ndryshme të botës. barike, izoterma,
 Përcakton shpërndarjen e temperaturave, reshjeve dhe qendrave barike në botë. izobare, temperaturë
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës e ajrit, reshje
letrare.
Burimet dhe mjetet mësimore: harta murale të shpërndarjes së Lidhja me fushat e tjera dhe/ose
temperaturave, reshjeve dhe qendrave barike në botë, globe tokësore, me temat ndërkurrikulare:
atlase, harta skicë të botës, fletore pune, lapsa me ngjyra, goma etj. Fizika, Matematika, TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Nxënësit organizohen në grupe me tre anëtarë.
Zgjidhet kryetarin e grupit.

Veprimi 2
Caktohet për çdo anëtar si detyrë plotësimi i një harte:
Anëtari 1: harta e shpërndarjes së temperaturave në botë.
Anëtari 2: harta e shpërndarjes së reshjeve në botë.
Anëtari 3: harta e shpërndarjes së qendrave barike në botë.

Veprimi 3 Lexohen dhe interpretohen në hartë (murale, atlas, libër) vlerat e temperaturave, të reshjeve
ose të qendrave barike.

Veprimi 4 Plotësohet në hartën skicë të botës, në përputhje me detyrën që nxënësit kanë, vijat e
izotermave dhe vlerat e tyre, vijat e izobareve dhe qendrat barike ose vlerat e
temperaturave sipas shpërndarjes së tyre gjeografike.

Veprimi 5 Krijohet legjenda përkatëse e hartës skicë të botës në shembullin e hartës murale, atlasit ose
hartës së librit.

Veprimi 6 Ngjyroset harta skicë duke pasur kujdes që bojërat ose shenjat të jenë të njëjta me të
legjendës, si dhe shkruaj emërtimet gjeografike.

Veprimi 7 Shkëmbehen hartat e plotësuara ndërmjet anëtarëve të tjerë të grupit.


Verifikohet puna e kryer dhe jepen mendime për përmirësime.

Veprimi 8 Krahasohet puna ndërmjet grupeve dhe jepen ose merren mendime për përmirësime.
Demonstrohen punimet para nxënësve dhe nën drejtimin e mësuesit, diskutohet dhe
caktohen grupet më të suksesshme.

Vlerësimi i nxënësve:
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë në grupe, për pjesëmarrjen në diskutime,
zbulimin e fakteve dhe argumentimin e mendimit.

Niveli 2
Nxënësi:
 Lexon në hartën e botës vlerat e temperaturave, reshjeve dhe qendrave barike.
 Plotëson në hartë izotermat dhe izobaret.

Niveli 3
Nxënësi:
 Lexon vlerat e temperaturave, reshjeve dhe të trysnisë atmosferike në rajone dhe vende të ndryshme të
botës.
 Përcakton shpërndarjen e temperaturave, reshjeve dhe qendrave barike në botë.
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.

Niveli 4
Nxënësi:
 Lexon dhe interpreton vlerat e temperaturave, reshjeve dhe të trysnisë atmosferike në rajone dhe vende të
ndryshme të botës.
 Përcakton shpërndarjen e temperaturave, reshjeve dhe qendrave barike në botë.
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.
Tema mësimore A.9: Moti

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Çfarë kupton me shprehjet: “mot i mirë” dhe “mot i
Tema mësimore A.9: Moti keq”?
A mund të përcaktosh gjendjen e motit në këtë moment?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan elementet e ndryshme të motit dhe instrumentet Mot, Element i motit, Temperaturë e
matës. ajrit, Elemente të erës, Sasia e
 Interpreton dhe skicon harta sinoptike të thjeshta. reshjeve, Ndryshim i motit,
 Shpjegon, me shembuj nga jeta e përditshme, rëndësinë e Meteorologji, Hartë meteorologjike,
parashikimit të motit. Stacion meteorologjik.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta sinoptike të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose
Evropës e të Shqipërisë, instrumenta matës të elementëve të motit, tabela me temat ndërkurrikulare:
me parashikime ditore e javore të motit, pamje e fotografi me ngjyra etj. Matematika, Fizika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Brendia lëndore e kësaj teme nuk është e vështirë për t’u përvetësuar nga nxënësit për arsye se ata kanë
njohuri dhe përvoja jetësorë të shumta në lidhje me motin, parashikimin e motit etj. Por në të njëjtën kohë
zgjerimi, thellimi dhe formini i koncepteve të sakta për motin është i rëndësishëm për kuptimin, në të
ardhmen, të njohurive teorike dhe shprehive gjeografike mbi klimën, faktorët e formimit të saj dhe zonat
klimatike.
Rekomandojmë që format, metodat dhe teknikat mësimore të mbështeten në pjesën më të madhe te
veprimtaritë e pavarura kërkimore të nxënësve. Kjo temë mundësisht të zhvillohet në oborrin e shkollës, në
sheshin e gjeografisë.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Pasi është organizuar klasa në grupe të vogla pune, kërkohet që për pak minuta të
shkruajnë në një letër se çfarë kuptojnë me termat: “mot i mirë” dhe “mot i keq”. Era vepron
Mbi bazën e përgjigjeve të nxënësve zhvillohet një diskutim i lirë duke evidentuar
mendimet më të sakta.

Ndërtimi i njohurive të reja


Kalohet menjëherë në çështjen e parë për të qartësuar kuptimin për motin:
a) Krijohet një situatë problemore konkrete me pyetjet: Si është temperatura e ajrit A bien reshje? A fryn erë?
A ka re apo qielli është i kthjellët?
b) Zbulohet nëpërmjet nxënëve kuptimin për motin dhe elementet kryesore dhe vizatohet në tabelë një skemë
e thjeshtë për t’i konkretizuar ato.
c) Shpjegohet me shembuj lidhja e ndërsjellë e elementeve të motit, si dhe ndryshimi i tyre në kohë e në
hapësirë.
d) Kërkohet nga grupet e punës të vëzhgojnë hartën e librit (ose harta të ngjashme) e të krahasojnë motin në
Shqipëri më motin në vende të ndryshme që gjenden më lehtë, p. sh, në Norvegji, Mbretërinë e Bashkuar,
Spanjë, Itali etj.
Për tre çështjet e tjera të temës organizohet puna në grupe më të mëdha nxënësish duke i udhëzuar të lexojnë,
të zbulojnë informacione e të gjykojnë në mënyrë të pavarur e krijuese mbi:
1. Matjen e elementeve të motit dhe përdorimin e instrumenteve përkatës.
2. Njohjen dhe interpretimin e hartave meteorologjike (fig. 3) duke iu përgjigjur me shkrim e me gojë
pyetjeve: Çfarë paraqet kjo hartë? Si është gjendja e motit në rajonet: veriore, qendrore dhe jugore të vendit
tonë? Po në rajonet pranë brigjeve detare? Ku gjenden këto rajone në hartën e Shqipërisë?
3. Rëndësinë e parashikimit të motit dhe analizën e të dhënave (Fig. 4) duke zhvilluar një bisedë të lirë me
ndihmën e pyetjeve: Si do të jetë moti gjatë pesë ditëve? Kur është temperatura më e lartë? Po era më e
shpejtë? Çfarë veshjesh e ushqimesh do përdorësh më shumë këto ditë?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


 Zhvillohet një përsëritje e shkurtër e ideve kryesore të temës.
 Organizohet një diskutim i lirë me nxënësit për ato që dinë mbi rëndësinë që ka parashikimi i motit duke
dhënë edhe shembuj nga përvoja e tyre.
 Zhvillohen veprimtari plotësuese sipas rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.
 Sqarohet kuptimi i termit “Meteorologji”.
Vlerësimi i nxënësve:
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë në grupe, për pjesëmarrjen në diskutime,
zbulimin e fakteve dhe argumentimin e mendimit.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon elementët e motit dhe instrumentet matës.
 Dallon shenjat konvenciale në një hartë sinoptike.
 Tregon shembuj të parashikimit të motit.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan elementet e ndryshme të motit dhe instrumentet matës.
 Lexon dhe skicon harta sinoptike të thjeshta.
 Shpjegon rëndësinë e parashikimit të motit.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan elementet e ndryshme të motit dhe diferencon instrumentet matës.
 Interpreton dhe skicon harta sinoptike të thjeshta.
 Shpjegon, me shembuj nga jeta e përditshme, rëndësinë e parashikimit të motit.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore A.10: Klima

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Thuaj disa veçori që di për klimën e Tokës
Tema mësimore A.10: Klima në përgjithësi dhe për klimën e qytetit/fshatit ku ti jeton, në
veçanti. Si është klima në dimër dhe në verë?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon rëndësinë e klimës për jetën dhe proceset në Tokë. Mot, Klimë, Faktorë klimatikë,
 Identifikon faktorët e formimit të klimës së një vendi. Veprimtari njerëzore, Gjerësi
 Interpreton rolin e veprimtarisë njerëzore mbi ndryshimet gjeografike, Lartësi absolute, Masa
klimatike. ajrore, Largësi nga deti, Musone.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, globi Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
tokësor, harta e botës dhe e Shqipërisë, skema, tabela, ndërkurrikulare:
grafikë, pamje e fotografi me ngjyra etj. Biologjia, Fizika, Zhvillimi i qëndrueshëm,
Mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Kjo temë është mjaft e rëndësishme për arsye se shtjellon konceptet bazë për faktorët kryesorë që ndikojnë në
formimin e klimës së vendeve dhe rajoneve të botës. Njohja e këtyre faktorëve nga nxënësit do të ndikojë për
kuptimin më të shpejtë e më të saktë të veçorive të zonave klimatike dhe shpërndarjen e tyre hapësinore.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet një punë frontale me klasën duke i udhëzuar nxënësit
që të shkruajnë: “Tri gjëra që dinë për klimën e Tokës në
përgjithësi dhe/ose për klimën e qytetit/fshatit ku jetojnë, në
veçanti”. Organizohet një diskutim I lirë mbi bazën e përgjigjeve
të nxënësve.

Ndërtimi i njohurive të reja


Për të nxitur të menduarit kritik dhe kuriozitetin e nxënësve në funksion të përvetësimit
të saktë të konceptit për klimën krijohet një situatë problemore me pyetjet:
“Çfarë është klima? “Ku ndryshon klima me motin?
a) Udhëzohen të gjithë nxënësit të vëzhgojnë figurën 1, si dhe grafikë ose skema të vizatuara më parë në
tabelë.
b) Shpjegohet me shembuj kuptimin për klimën.
c) Kërkohet nga nxënësit që të bëjnë dallimin ndërmjet motit dhe klimës, duke përdorur diagramën e Venit.
MOTI KLIMA

d) Shpjegohen me shembuj faktorët e formimit të klimës së një vendi.


Për përvetësimin e njohurive mbi faktorët kryesorë të formimit të klimës së një vendi mbështetuni në
veprimtaritë e pavarura kërkimore të nxënësve duke e organizuar punën e tyre në katër grupe:
• Udhëzohet që secili grup të lexojë të gjitha çështjet, të vëzhgojë figurat përkatëse e të nxjerrë përfundime
duke i shkruar ato.
• Caktohet çdo grup si specialist I njërës prej çështjeve.
Gjatë këtyre veprimtarive lejohen nxënësit të lëvizin lirshëm në klasë për të vëzhguar harta murale, skema
dhe burime të tjera informacionesh, të bisedojnë e të shkëmbejnë mendime me njëri tjetrin, por gjithnjë duke
ruajtur qetësinë dhe rregullin. Në përfundim secili grup trajton çështjen e caktuar:
a. Gjerësia gjeografike
 Cilat janë zonat e nxehtësisë në Tokë?
 Ç’veçori ka klima në secilën zonë?
b. Lartësia mbi nivelin e detit
 Si dhe sa ndryshon temperatura e ajrit me rritjen e lartësisë?
c. Masat ajrore
 Pse e ndryshojnë drejtimin musonet?
 Pse ne verë (qershor-shtator) bien shira?
 Pse në dimër klima e rajoneve të Azisë J e JL, është e thatë?
d. Largësia nga deti
 Çfarë veçorish ka klima e rajoneve pranë detit?
 Si dhe pse ndryshon klima në rajonet që ndodhen larg ujërave të deteve dhe liqeneve të mëdhenj?
 Si ndikon largësia nga detet Adriatik e Jon në klimën e qytetit/fshatit tënd?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Kërkohet nga të gjithë nxënësit të lokalizojnë në hartë vendet e përmendura.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për punënë e pavarur dhe zbulimin e fakteve, argumentimin e përgjigjeve, punën në
grup.

Niveli 2
Nxënësi:
 Identifikon rëndësinë e klimës për jetën dhe proceset në Tokë, si dhe ndikimin e veprimtarisë së njeriut në
ndryshimet klimatike.
 Dallon një prej faktorëve të formimit të klimës së një vendi.

Niveli 3
Nxënësi:
 Përshkruan rëndësinë e klimës për jetën dhe proceset në Tokë, si dhe ndikimin e veprimtarisë së njeriut në
ndryshimet klimatike.
 Evidenton dy prej faktorëve të formimit të klimës së një vendi.

Niveli 4
Nxënësi:
 Shpjegon rëndësinë e klimës për jetën dhe proceset në Tokë.
 Identifikon faktorët e formimit të klimës së një vendi.
 Interpreton rolin e veprimtarisë njerëzore mbi ndryshimet klimatike.
Detyrë/Punë e pavarur: Nxënësit shkruajnë një ese mbi shkaqet dhe pasojat e ndryshimit të klimës në botë,
rolin e veprimtarisë së njeriut në këto ndryshime dhe anasjelltas.
Tema mësimore A.11: Zonat klimatike

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Në cilën zonë klimatike të pëlqen më
Tema mësimore A.11: Zonat klimatike
tepër të jetosh dhe anasjelltas? Argumento mendimin tënd?
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:
Nxënësi: Zona klimatike, Faktorë klimformues,
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë veçoritë e klimës ekuatoriale. Zonë e klimave të nxehta, Zonë e
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë veçoritë e klimës tropikale. klimave mesatare, Zonë e klimave
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë tiparet e veçanta të klimës të ftohta, Klimë malore, Tip i klimës
shkretinore. ekuatoriale, Tip i klimës tropikale,
Tip i klimës shkretinore.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
klimatike e botës, harta e klimës së Shqipërisë, tabela, ndërkurrikulare:
grafikë, pamje e fotografi me ngjyra etj. Biologji, Histori, Matematikë, TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Hapet ora e mësimit me një veprimtari frontale duke i kërkuar nxënësve të renditin dy ose tre arsye për
klimën në të cilën u pëlqen më tepër të jetojnë dhe anasjelltas. Pas, jo më shumë se pesë minutash,
organizohet një diskutim i lirë e i shkurtër mes nxënësve. Përmes kësaj veprimtarie mësuesi mund të kuptojë
se çfarë njohurish paraprake kanë nxënësit për klimën, në përgjithësi, dhe për veçoritë e llojet e ndryshme të
klimave, në veçanti. Mbi këtë bazë përzgjidhen metodat, teknikat dhe format e përshtatshme të organizimit
për shtjellimin e temave dhe çështjeve që lidhen me tiparet dhe shtrirjen hapësinore të zonave klimatike.

Ndërtimi i njohurive të reja


Kjo temë përbëhet nga dy çështje që mund të trajtohen me strategjii të ndryshme mësimore.
Çështja e parë: Zonat e klimës
a) Zbatohet metoda e kërkim-zbulimit të pavarur duke e organizuar klasën në grupe dyshe.
b) Udhëzohen nxënësit, që në bashkëpunim e konsultim me njëri tjetrin të shkruajnë në një fletë faktorët e
formimit të klimës.
c) Grupeve të punës u jepet detyrë të vëzhgojnë me kujdes figurën 1 dhe të përcaktojnë me një skemë:
 Cilat janë zonat klimatike?
 Çfarë tipa klime ka çdo zonë?
d) U jepet detyrë grupeve të punës të vëzhgojnë me kujdes hartën (figura 2) dhe, duke u bazuar te legjenda e
saj, të gjejnë dhe të shkruajnë në hapësirat e ngjyrosura:
1. Tipat e klimës së zonës së nxehtë:
- Ekuatoriale, Tropikale e lagësht, Tropikale e thatë, Shkretinore
2. Tipat e klimës së zonës mesatare:
- Mesdhetare, Suptropikale, Oqeanike, Kontinentale
3. Tipat e klimës së zonës së ftohtë:
- Polare, Malore
Çështja e dytë: Tipat e klimave në zonën e nxehtë
- Vizatohet në tabelë skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”.
- Udhëzohen nxënësit të krijojnë këtë tabelë në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë me kujdes nënçështjet
të ndara sipas tipave të klimës së nxehtë.

Di Dua të di Mësoj

Gjatë leximit plotësojnë tabelën:


1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarim dhe plotësim informacionesh;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
c) Në përfundim të çdo nënçështjeje sqarohet, saktësohet dhe plotëso informacionët gjeografike për veçoritë
dhe shpërndarjen hapësinore të tipave të klimës së zonës së nxehtë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Organizohet një diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b. Zhvillohet një konkurs ndërmjet rreshtave të nxënësve me pyetjet e rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”.
(Përgjigja e saktë është: Stina e thatë Qershor-Tetor; stina e lagët Nëntor-Maj).
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për punënë e pavarur dhe zbulimin e fakteve, argumentimin e përgjigjeve, punën në
grup.

Niveli 2
Nxënësi:
 Identifikon veçoritë e klimës ekuatoriale.
 Identifikon në hartë veçoritë e klimës tropikale.
 Identifikon në hartë tiparet e veçanta të klimës shkretinore.

Niveli 3
Nxënësi:
 Identifikon dhe lokalizon në hartë veçoritë e klimës ekuatoriale.
 Identifikon dhe lokalizon në hartë veçoritë e klimës tropikale.
 Identifikon dhe lokalizon në hartë tiparet e veçanta të klimës shkretinore.

Niveli 4
Nxënësi:
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë veçoritë e klimës ekuatoriale.
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë veçoritë e klimës tropikale.
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë tiparet e veçanta të klimës shkretinore.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Kërkohet nga nxënësit gjetja e materialeve figurative për temën e ardhshme.
Tema mësimore A.12: Zona mesatare

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Çfarë di për veçoritë e klimës në
Tema mësimore A.12: Zona mesatare qytetin/fshatin tënd. Si quhet dhe cilat janë karakteristikat e
stinëve, temperaturave, reshjeve etj.?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përcakton tipet e klimës mesatare dhe lokalizon shtrirjen e tyre në Zonë mesatare, Klimë
hartë. mesdhetare, Klimë subtropikale,
 Përshkruan me shembuj veçoritë kryesore të klimës mesdhetare dhe Klimë oqeanike, Klimë
subtropikale të lagët, të klimës oqeanike dhe kontinentale. kontinentale, Gjerësi mesatare,
 Interpreton grafikë dhe të dhëna për tipet e ndryshme të klimës Tropikë, Rrathë Polarë.
mesatare.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta klimatike Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
e botës, harta e klimës së Shqipërisë, tabela, grafikë, pamje e temat ndërkurrikulare:
fotografi me ngjyra etj. Biologji, TIK, Matematikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Udhëzohen nxënësit të shkruajnë çfarë njohurish kanë për tiparet e klimës në mjedisin lokal. Pas disa
minutash zhvillohet një veprimtari e lirë (bisedë, diskutim etj.) duke shkruar në tabelë përgjigjet më të mira.
Në këtë mënyrë nxënësit do të zhvillojnë aftësi të përshkrimit të dukurive gjeografike dhe më specifikisht të
klimës në rajonin ku banojnë. Kujdesuni që në këtë fazë diskutimet e nxënësve të mos fokusohen në detaje
mbi tiparet dhe zonalitetin e klimës së Shqipërisë, për arsye se këto njohuri do të shtjellohen në vitet e
ardhshme.

Ndërtimi i njohurive të reja


Renditen fillimisht tipat e klimave të zonës mesatare duke vizatuar edhe një skemë në tabelë. Kërkohet nga të
gjithë nxënësit të vizatojnë skemën në fletoret e tyre. Tregohet në hartë (figura 1) shtrirja e të gjithë tipave të
klimës mesatare.
Zona mesatare
Subtropikale

Oqeanike Kontinentale

Mesdhetare
Subtropikale

e largët
Zhvillohet një veprimtari kërkimore për zbulimin nga vetë nxënësit të veçorive dhe shpërndarjes hapësinore të
tipave të klimave të zonës mesatare:
1. Subtropikale (mesatare dhe subtropikale e lagët);
2. Oqeanike;
3. Kontinentale
Organizohet puna duke i ndarë nxënësit në grupe katërshe, ku secili prej grupeve do të ketë për detyrë:
a) Të lexojë dhe të vëzhgojë hartën në kërkim të informacioneve për të gjitha çështjet (tipat e klimës
mesatare);
b) Të raportojë me shkrim, me gojë dhe me figura vetëm për një nga tipat e klimave ku është caktuar të jetë
specialist;
c) Të dëgjojë raportimet e grupeve për çështjet e tjera dhe të bëjë
vërejtje e sugjerime për raportimet e tyre.

Në përfundim të kësaj veprimtarie zhvillohet një bisedë e lirë më të gjithë nxënësit duke u fokusuar te tiparet
e klimës mesdhetare të vendit tonë. Mund të krijohet edhe një minisituatë problemore me materialin e
rubrikës “Planeti ynë: “Klima mesdhetare është shumë e përshtatshme për jetën e njerëzve dhe botës së gjallë.
Tregohen arsyet duke gjetur më parë cili qytet është në fig.3 (Saranda). Në këtë rast merren përgjigje vetëm
nga disa nxënës. Në qoftë se ka kohë në dispozicion, zhvillohet një veprimtari plotësuese me kërkesën e
rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”: Vëzhgohen me kujdes të dhënat që paraqiten në diagramat e mësipërme
dhe përcaktohen ngjashmëritë dhe ndryshimet e temperaturave të ajrit e të reshjeve ndërmjet tipave të klimës
oqeanike, mesdhetare dhe kontinentale. (Në se nuk ka kohë, kjo veprimtari zhvillohet si detyrë shtëpie).

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Paraqitet një përmbledhje e shkurtër e të gjitha çështjeve;
b. Zhvillohet një tur galerie me materialet figurative të sjella nga nxënësit;
c. Sqarohet fjalorin dhe ndonjë term i paqartë për nxënësit.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për punën në grup, si dhe për kontributin e dhënë në veprimtarinë e pavarur.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon tipet e klimës mesatare.
 Dallon tipare të klimës mesdhetare dhe subtropikale të lagët, të klimës oqeanike dhe kontinentale.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përcakton tipet e klimës mesatare.
 Përshkruan veçoritë kryesore të klimës mesdhetare dhe subtropikale të lagët, të klimës oqeanike dhe
kontinentale.
 Lexon grafikë për tipet e ndryshme të klimës mesatare.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përcakton tipet e klimës mesatare dhe lokalizon shtrirjen e tyre në hartë.
 Përshkruan me shembuj veçoritë kryesore të klimës mesdhetare dhe subtropikale të lagët, të klimës
oqeanike dhe kontinentale.
 Interpreton grafikë dhe të dhëna për tipet e ndryshme të klimës mesatare.

Detyrë/Punë e pavarur:
Përcaktohen si detyrë rubrikat ”Mendo në mënyrë kritike” dhe “Lokalizo vendet”.
Udhëzohen nxënësit të sjellin materiale për temën e ardhshme.
Tema mësimore A.13: Zona e ftohtë dhe malore

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Çfarë di për anijet akullthyese: Pse
Tema mësimore A.13: Zona e ftohtë dhe quhen kështu? Në cilat dete/oqeane lundrojnë ato?
malore Si vishen marinarët e këtyre anijeve kur punojnë në
kuvertë?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan veçoritë kryesore të klimave polare dhe Zonë e ftohtë, Klimë polare, Rajone
lokalizon në hartë shpërndarjen hapësinore të tyre. malore, Kate klimatikë, Gjerësi
 Shpjegon me një skemë të thjeshtë shkaqet e formimit të gjeografike, Zonalitet horizontal,
zonalitetit vertikal (katet e klimës) në rajonet malore. Lartësi absolute, Zonalitet vertikal.
 Përshkruan veçoritë kryesore te klimës malore dhe lokalizon
në hartë shpërndarjen hapësinore të tyre.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, globi Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
tokësor, Harta klimatike e botës, harta e klimës së ndërkurrikulare:
Shqipërisë, tabela, grafikë, pamje e fotografi me ngjyra Biologji, TIK, Matematikë.
etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Kjo fazë e orës mësimore fillon me zhvillimin e një bisede të lirë me të gjithë klasën, duke u mbështetur në
kërkesat e situatës përgatitore ose në pyetje të ngjashme me to: Çfarë di për anijet akullthyese: Pse quhen
kështu? Në cilat dete lundrojnë ato? Si vishen marinarët e këtyre anijeve kur punojnë në kuvertë?
Gjatë bisedës përpiquni që përgjigjet e nxënësve të orientohen e të përqëndrohen më shumë tek elementet që
lidhen me motin dhe klimën në rajonet e ftohta e malore. Nxënësit plotësojnë e saktësojnë njëri – tjetrin.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Udhëzohen nxënësit të lexojnë dy çështjet e para të mësimit:
1. Zona e ftohtë
2. Klima në zonat malore
b) Gjatë leximit të vendosin në fund të fjalive ose paragrafeve disa shenja me kuptim të caktuar si më poshtë:
“V”: vendoset për informacionet e njohura;
“-“: vendoset për infromacionet që ndryshojnë me ato që dinë;
“+” vendoset për informacionet që janë të reja për nxënësit;
“?” vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
c) Shenjat e vendosura krahasohen ndërmjet nxënësve që bisedojnë, pyesin njëri
tjetrin ose mësuesin dhe, më pas, secili në mënyrë individuale plotëson
tabelën “Insert”

“V” “+” “-“ “?”


Detyra e mësuesit është të shpjegojë shkurtimisht të gjitha njohuritë e paraqitura, të sqarojë nxënësit për
kuptimin e fjalëve kyçe si dhe të kërkojë lokalizimin në hartë të vendeve të përmendura në mësim.
Është e rëndësishme të shpjegohet, me shembuj:
1. Shtrirja e klimës së zonës së ftohtë në hartën e botës;
2. Ndryshimi i temperaturës me rritjen e lartësisë (me një skemë);
3. Shtrirja e klimës së rajoneve malore në hartën e botës;
Në përfundim të kësaj faze është e rekomandueshme të zhvillohet një veprimtari krejtësisht e pavarur dhe me
grupe dyshe nxënësish për të zbuluar, mbi bazën e informacioneve në figurat 4 dhe 5, edhe në hartën e botës
se:
 Në ç’gjerësi gjeografike ndodhet ky mal (larg apo afër ekuatorit)?
 Pse ndryshojnë zonat klimatike (katet) me rritjen e lartësisë?
 Ndërmjet cilave lartësi shtrihet çdo kat klime?
 Çfarë veçorish kryesore kanë klimat e ndryshme në rajonet malore (zonaliteti vertikal), duke filluar nga
kati i nxehtë?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohet një diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b) Kërkohen përgjigje me gojë e me shkrim (skicë) mbi ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet klimës polare
dhe klimës në rajonet malore.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në punët e pavarura e krijuese, për zbulimin dhe prezantimin e
fakteve të reja etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon veçoritë kryesore të klimave polare.
 Përshkruan formimin e zonalitetit vertikal (katet e klimës) në rajonet malore.
 Evidenton veçoritë kryesore te klimës malore.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan veçoritë kryesore të klimave polare.
 Ndërton skemën e zonalitetit vertikal (katet e klimës) në rajonet malore.
 Dallon veçoritë kryesore te klimës malore.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan veçoritë kryesore të klimave polare dhe lokalizon në hartë shpërndarjen hapësinore të tyre.
 Shpjegon me një skemë të thjeshtë shkaqet e formimit të zonalitetit vertikal (katet e klimës) në rajonet
malore.
 Përshkruan veçoritë kryesore te klimës malore dhe lokalizon në hartë shpërndarjen hapësinore të tyre.
Tema mësimore A.14: Veprimtari praktike 3. Zonat klimatike në botë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore A.14: Veprimtari praktike 3. Zonat klimatike në botë
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Zbaton mënyrat dhe radhën e punës për plotësimin e elementeve të ndryshme Klimë, zonë klimatike,
të hartave në përgjithësi dhe të hartave klimatike të botës në veçanti. zona e nxehtë, mesatare,
 Përcakton shpërndarjen e zonave klimatike në botë, si dhe përdor teknikat e e ftohtë dhe malore.
hedhjes së ngjyrave në hartë e në legjendën e saj.
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës.
Burimet dhe mjetet mësimore: harta murale e zonave Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
klimatike të botës e të kontinenteve, globe tokësore, atlase, ndërkurrikulare:
harta skicë të botës, fletore pune, lapsa me ngjyra, goma etj. Matematika, TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Nxënësit organizohen në grupe me katër anëtarë.
Zgjidhet kryetari i grupit.
Veprimi 2 Caktohet për çdo anëtar që të marrë përsipër rolin e “ekspertit” për një nga zonat klimatike:
zona e nxehtë, mesatare, e ftohtë dhe malore.
Veprimi 3 Vizatohet harta konture e botës ose përdoren shablone të gatshme, fotokopje dhe printime të
marra nga interneti.
Veprimi 4 Krijohet legjenda përkatëse e hartës skicë të botës në shembullin e hartës murale, atlasit ose
hartës së librit.
Veprimi 5 Plotësohen, në hartën skicë të botës, kufijtë e zonës klimatike për të cilën nxënësi është
caktuar si “ekspert”, më pas zonat e tjera duke u konsultuar me anëtarët “ekspertë” të grupit.
Veprimi 6 Ngjyroset harta skicë duke pasur kujdes që bojërat të jenë të njëjta me të legjendës, si dhe
shënohen emërtimet gjeografike sipas rregullave të veçanta dhe normave të gjuhës letrare.
Veprimi 7 Nxënësit shkëmbejnë hartat e plotësuara brenda anëtarëve të grupit.
Verifikohet puna e kryer dhe jepen mendime për përmirësime.
Veprimi 8 Krahasohet puna ndërmjet grupeve dhe jepen mendime për përmirësim.
Demonstrohen punimet para nxënësve dhe, nën drejtimin e mësuesit, diskutohen dhe
caktohen grupet më të suksesshme.
Vlerësimi i nxënësve
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon zonat klimatike në botë.
 Plotëson me ndihmë hartat klimatike të botës.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përcakton shpërndarjen e zonave klimatike në botë.
 Potëson hartat duke shkruar emërtimet gjeografike dhe duke përdorur teknikat e hedhjes së ngjyrave sipas
legjendës.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Zbaton mënyrat dhe radhën e punës për plotësimin e elementeve të ndryshme të hartave në përgjithësi dhe
të hartave klimatike të botës në veçanti.
 Përcakton shpërndarjen e zonave klimatike në botë, si dhe përdor teknikat e hedhjes së ngjyrave në hartë
e në legjendën e saj.
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës.
B. HIDROSFERA
Tema mësimore B.1: Qarkullimi i ujit në natyrë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Çfarë di për ujërat e lumenjve? Si janë
Tema mësimore B.1: Qarkullimi i ujit në
krijuar, nga vijnë, ku shkojnë dhe pse nuk shterojnë kurrë?
natyrë
Përcakto lumenjtë që rrjedhin në mjedisin ku banon.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Argumenton rëndësinë që ka uji për jetën në Tokë. Hidrosferë, Atmosferë, Qarkullim i ujit,
 Shpjegon qarkullimin e ujit në natyrë. Avullim, Re, Kondensim, Reshje, Filtrim,
 Heton të dhënat faktike dhe nxjerr përfundime vetiake Depozitim.
mbi rolin e njeriut në qarkullimin e ujit në natyrë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
harta e botës, skema, tabela, pamje me ngjyra etj. ndërkurrikulare: Kimia, Art figurativ, TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Njohuritë gjeografike të nxënësve për qarkullimin e ujit më natyrë, si dhe ndikimin e shoqërisë njerëzore në
këtë proces, supozohet të jenë të shumta. Prandaj, gjatë trajtimit të çështjeve, rekomandohet të zhvilloni
veprimtari që synojnë të zgjerojnë dhe të sistemojnë njohuritë, si dhe të formojnë shkathtësitë përkatëse.
Mjaft e rëndësishme është puna me mjetet ilustruese, si për shembull, vizatimet në tabelë të skemave ku
paraqiten fazat e ndryshme të qarkullimit, pamjet e tablotë e përgatitura që më parë, printimet etj. që mund të
sillen edhe nga nxënësit.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
a) Udhëzohen nxënësit/et të punojnë në mënyrë të pavarur duke shënuar në një fletë gjithçka që dinë për
qarkullimin e ujit në natyrë, fazat e veçanta nëpër të cilat kalon ky proces, si dhe fakte të ndryshme të gjetura
me anën e përdorimit të TIK.
b) Zhvillohet një diskutim i lirë rreth asaj që nxënësit kanë evidentuar, si dhe paraqitjeve me gojë ose në
tabelë të punëve më të mira.

Ndërtimi i njohurive të reja


1. Punë në grupe (lojë me role)
a) Organizohet punë në grupe me katër nxënës.
b) Udhëzohen grupet si të zhvillojnë një lojë, ku secili nga anëtarët,
pasi njihet me përmbajtjen, zgjedh të luajë një nga rolet: avullimi;
kondensimi; reshjet; depozitimi.
2. Vëzhgim (Ndërmjet tokës, detit dhe qiellit)

a) Organizohet një veprimtari e pavarur dhe krijuese, me po ato grupe pune, për vëzhgimin e figurës 4, si dhe
të pamjeve të tjera të ngjashme të vizatuara në tabelë ose të përgatitura më parë.
b) Udhëzohen grupet që, mbi bazën e informacioneve të pamjeve dhe të njohurive që kanë nga vitet e
mëparshme, të përcaktojnë me gojë e me shkrim:
• Çfarë formule ka uji dhe ku gjinden ujërat në planetin tonë?
• Pse dhe ku bëhet avullimi i ujit, si krijohen retë dhe si ndodh kondensimi?
• Çfarë janë reshjet, si formohen dhe ku bien ato?
• Ku depozitohet uji kur kthehet përsëri në sipërfaqen e Tokës?
3. Kërkim - zbulim

a) Krijohet një minisituatë problemore në klasë me pyetjen: Pse dhe si ndryshojnë parametrat e qarkullimit të
ujit në dy pamjet (figurat 5a dhe 5b)?
b) Organizohet një bisedë e lirë mbi bazën e përfundimeve të nxënësve
c) Shpjegohet, duke vizatuar një skicë të thjeshtë në tabelë, qarkullimi I ujit në një qendër të banuar.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


• Zhvillohet një përsëritje e shkurtër e ideve kryesore.
• Vizatohet në tabelë një hartë konceptesh e cila plotësohet në bashkëpunim me nxënësit.
• Zhvillohet veprimtaria plotësuese “Lokalizo vendet”.
• Sqarohet kuptimi i termit “Hidrosferë”.
Vlerësimi i nxënësve

Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve
të reja dhe për zgjidhjen e problemeve.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Tregon për rëndësinë që ka uji për jetën në Tokë.
 Identifikon fazat e qarkullimit të ujit në natyrë.
 Përshkruan rolin e njeriut në qarkullimin e ujit në natyrë.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Përshkruan rëndësinë që ka uji për jetën në Tokë.
 Përshkruan secilën fazë të qarkullimit të ujit në natyrë.
 Vlerëson me shembuj rolin e njeriut në qarkullimin e ujit në natyrë.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Argumenton rëndësinë që ka uji për jetën në Tokë.
 Shpjegon qarkullimin e ujit në natyrë.
 Heton të dhënat faktike dhe nxjerr përfundime vetiake mbi rolin e njeriut në qarkullimin e ujit në natyrë.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.
Tema mësimore B.2: Ujërat nëntokësorë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Pranë një burimi, në mes të parkut të një
Tema mësimore B.2: Ujërat nëntokësorë qyteti të madh, është vendosur një tabelë ku shkruhet:”Dhuratë
e nënës natyrë”. Çfarë kupton me këtë shprehje?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan krijimin e ujërave nëntokësorë. Qarkullim i ujit, Ujë nëntokësor,
 Argumenton, duke paraqitur të dhëna, rëndësinë e ujërave Dhera, Shkëmbinj, Shtresë e
nëntokësorë. përshkueshme, Shtresë e
 Lokalizon në hartën e Shqipërisë disa nga burimet dhe ujërat termale. papërshkueshme, Akuifer,
 Propozon rrugë të mbrojtjes dhe përdorimit të ujërave nëntokësorë. Ujë i pijshëm, Pus, Burim.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
harta e botës, harta e Shqipërisë, tabela, skica grafikë, ndërkurrikulare:
fotografi me ngjyra etj. Kimia, Fizika, Zhvillimi i qëndrueshëm.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Fokus i kësaj teme mësimore duhet të jetë jo vetëm kuptimi, rëndësia dhe shpërndarja gjeografike e ujërave
nëntokësore, por edhe te ndërgjegjësimi i fëmijve për rëndësinë që ka ruajtja dhe përdorimi i kujdesshëm i
këtyre ujërave në mjedisin lokal.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Nxitet me të gjithë nxënësit diskutimi në lidhje me situatën e të nxënit: “Pranë një burimi, në mes të parkut të
një qyteti të madh, është vendosur një tabelë ku shkruhet: ”Dhuratë e nënës natyrë”. Çfarë kuptoni me këtë
shprehje?
• Udhëzohen nxënësit që në mënyrë të pavarur dhe me një kohë të përcaktuar (jo më shumë se 5’) të
përgatiten për t'u përgjigjur me shkrim e me gojë.
• Parashtrohen disa pyetje ndihmëse për të nxitur të menduarit e pavarur, si për shembull: Çfarë është një
burim, po një pus?. Nga vjen uji në qytetin/fshatin tuaj? Pse është i rëndësishëm dhe për çfarë e përdorim
ujin? Etj.
• Zhvillohet një bisedë e lirë.

Ndërtimi i njohurive të reja


Ndiqen dy hapa të njëpasnjëshëm për trajtimin e çështjeve.
Hapi i parë:
- Vizatohet në tabelë skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”.
- Udhëzohen nxënësit të kopjojnë po këtë tabelë në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë çështjet e temës:
Çfarë është uji nëntokësor? Rëndësia. Puset. Burimet.

Di Dua të di Mësoj

Për secilën nga ato të plotësojnë tabelën:


1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
Hapi i dytë:
- Në përfundim të çdo çështjeje plotësohen, saktësohen dhe sqarohen njohuritë gjeografike për ujërat
nëntokësorë.
- Përqëndrohuni më tepër në shpjegimin e detajuar të kuptimit të koncepteve që lidhen me ujërat nëntokësorë,
duke i udhëzuar nxënësit të vëzhgojnë figurën 1, tabela të parapërgatitura ose skema të thjeshta që vizatohen
në tabelë (p., sh., si funksionon një pus artesian bazuar në ligjin e enëve komunikuese etj.).

Renditen fakte të ndryshme për rëndësinë e ujërave nëntokësorë.


- Zhvillohet një bisedë e lirë duke e drejtuar vëmendjen e nxënësve te informacionet që japin figurat 2, 3, 4,
dhe 5 dhe mbi këtë bazë, kërkohet të sjellin shembuj të ngjashëm nga mjedisi lokal.
Faza e tretë
a) Paraqitet një përmbledhje e njohurive, shprehive dhe vlerave të temës.
b) Zhvillohet një veprimtari plotësuese sipas kërkesës së rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike” Në qoftë se në
një qytet pranë detit ujërat nëntokësorë, për shkak të përdorimit të madh, shterrojnë. Çfarë do të ndodhë në
shtresën ujëmbajtëse dhe me ç’pasoja do të përballen banorët? (Përgjigja: Në këtë shtresë do të depërtojnë
ujëra të kripura nga deti duke sjellë probleme për banorët).
Vlerësimi i nxënësve

Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve
të reja dhe për dhënien e zgjidhjeve për problemet reale.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Demonstron kuptimin e tij për ujërat nënëtokësorë.
 Identifikon rëndësinë e ujërave nëntokësorë dhe mbrojtjes së tyre.
 Tregon vendndodhjen e disa prej burimeve dhe ujërave termalë në Shqipëri..

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan krijimin e ujërave nëntokësorë.
 Përshkruan rëndësinë e ujërave nëntokësorë dhe rrugë të mbrojtjes së tyre.
 Tregon me ndihmë në hartën e Shqipërisë disa nga burimet dhe ujërat termale.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan, duke përdorur skemën, krijimin e ujërave nëntokësorë.
 Argumenton, duke paraqitur të dhëna, rëndësinë e ujërave nëntokësorë.
 Lokalizon në hartën e Shqipërisë disa nga burimet dhe ujërat termale.
 Propozon rrugë të mbrojtjes dhe përdorimit të ujërave nëntokësorë.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë lokalizimi i vendeve dhe plotësimi i hartës skicë të Shqipërisë.
Tema mësimore B.3: Lumenjtë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Në gjeografi, por dhe në lëndë të tjera, gjatë
Tema mësimore B.3: Lumenjtë
klasave të mëparshme, ke mësuar shumë gjëra për lumenjtë.
Paraqit disa nga ato që të duken më kryesore.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Identifikon, bazuar në vëzhgimet dhe në modele të ndryshëm, Lum, Përrua, Degë lumi, Pellg lumor,
elementët përbërës të lumit dhe llojet e lumenjve. Vijë ujëndarëse, Grykëderdhje,
 Përcakton drejtimet kryesore të shtrirjes së disa lumenjve në Luginë, Taracë lumore, Shtrat lumi,
hartën e botës dhe Shqipërisë. Lum malor, Lum fushor
 Përshkruan veçoritë e lumenjve fushorë e malorë.
 Vlerëson rëndësinë e lumenjve të vendit tonë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
harta e botës, harta e Shqipërisë, harta të lumenjve, ndërkurrikulare:
skema, grafikë, pamje e fotografi me ngjyra etj. Qytetaria, zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Lumenjtë përfaqësojnë një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme në botë,
por dhe në vendin tonë. Gjatë viteve të shkollimit, si dhe nga përvoja
jetësore apo nga informacionet e fituara nga mjetet e komunikimit masiv,
nxënësit kanë njohuri të shumta për lumenjtë. Për këto arsye gjatë
shtjellimit të kësaj teme veprimtaritë mësimore duhet të mbështeten te
njohuritë paraprake duke u përqëndruar tek veçoritë dhe shpërndarja
gjeografike e lumenjve, rëndësia, shfrytëzimi me kriter dhe mbrojtja e tyre.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Veprimtaritë frontale me të gjithë klasën japin rezultate më të larta në këtë fazë.
Hapet mësimi duke krijuar një stuhi mendimesh me pyetjen: Çfarë dini për lumenjtë? Vizatohet skema në
tabelë dhe shënohen të gjitha përgjigjet e nxënësve, pavarësisht saktësisë së tyre. Më pas organizohet një
diskutim i lirë duke evidentuar me këtë rast edhe përgjigjet e sakta e të qarta.
Ndërtimi i njohurive të reja
Përdorni metodologji, forma e teknika të larmishme që nxisin vetveprimin dhe të menduarit e nxënësve.
1. Për çështjen “Lumenjtë në botë”
Udhëzohen nxënësit që në grupe dyshe të lexojnë dhe të vrojtojnë hartën e lumenjve (fig. 1).
Përshkruhet, duke kërkuar vëmendje të lartë, mënyra e formimit të lumenjve.
Tregohen në hartën e botës disa nga lumenjtë më të gjatë në botë: Misisipi, Nili, Amazona, Obi, Danubi etj
2. Për çështjet “Pellgjet dhe luginat lumore”
a) Organizohet punë e pavarur me grupe duke i orientuar nxënësit, në fillim, të
vëzhgojnë figurën 2 dhe tablo të gatshme, më pas, të përcaktojnë pjesët e
lumenjve, luginat, pellgjet dhe vijat ujëndarëse etj.
b) Shpjegohen dhe sqarohen njohuritë më kryesore duke vizatuar skica të
thjeshta.
c) Organizohet vetëkontrolli i brendshëm i grupeve të punës për të verifikuar
përvetësimin e saktë të njohurive nga secili nsënës.
3. Për çështjen “Lumenjtë fushorë e malorë” kërkohet nga nxënësit që, në mënyrë të
pavarur dhe pasi të kenë parë me vëmendje fig. 3 dhe 4, të shkruajnë në fletoret e punës
ngjashmëritë e ndryshimet në: rrjedhjen ujore; gërryerjen ose depozitimet; luginën dhe
shtratin e lumit; veprimtaritë e njeriut etj.
4. Organizohet një minikonkurs mësimor në bazë rreshtash duke u kërkuar nxënësve që
për një kohë të shpejtë të shkruajnë emrat e lumenjve të Shqipërisë që njohin.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Organizohet një bisedë e shkurtër me të gjithë klasën për përforcimin e dijeve.
b. Zhvillohet veprimtari plotësuese për sqarimin e fjalorit dhe lokalizimin e vendeve.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve
të reja.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Identifikon elementët përbërës të lumit, llojet e lumenjve dhe veçoritë e lumenjve fushorë e malorë.
 Evidenton rëndësinë e lumenjve të vendit tonë.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Identifikon, në një model të dhënë, elementët përbërës të lumit dhe llojet e lumenjve.
 Përcakton drejtimet kryesore të shtrirjes së disa lumenjve, pa e shoqëruara me demonstrime në hartë.
 Identifikon veçoritë e lumenjve fushorë e malorë.
 Përshkruan rëndësinë e lumenjve të vendit tonë.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Identifikon, bazuar në vëzhgimet dhe në modele të ndryshëm, elementët përbërës të lumit dhe llojet e
lumenjve.
 Përcakton drejtimet kryesore të shtrirjes së disa lumenjve në hartën e botës dhe Shqipërisë.
 Përshkruan veçoritë e lumenjve fushorë e malorë.
 Vlerëson rëndësinë e lumenjve të vendit tonë.

Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë sipas pyetjeve të rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.
Tema mësimore B.4: Veprimtaria e ujërave rrjedhës

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Çfarë di për kanionet në botë? Si janë
Tema mësimore B.4: Veprimtaria e ujërave
formuar ato? A ke vizituar apo dëgjuar për kanione në
rrjedhës
lumenjtë e Shqipërisë? Ku ndodhen dhe si është pamja e tyre?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan mënyrat kryesore të veprimtarisë së ujërave. Ujëra rrjedhës, Përrenj,
 Përshkruan format kryesore të krijuara për shkak të veprimit të lumenjve. Lumenj, Gërryerje,
 Lokalizon në harta vendndodhjet e luginave lumore, ujëvarave dhe Transportim, Depozitim,
kanioneve kryesore në botë e në vendin tonë. Ujëvarë, Luginë, Kanion.
 Interpreton rrugët për menaxhimin e erozionit (gërryerjes) të tokave si
pasojë e veprimtarisë së lumenjve.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
e botës, harta e Shqipërisë, tabela me të dhëna, fotografi ndërkurrikulare:
me ngjyra, grafikë etj. Kimia, Zhvillimi i qëndrueshëm, Mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Një sërë teknikash mund të përdoren me sukses me qëllim që të verifikohen njohuritë paraprake të nxënësve,
si dhe të nxitet interesi, të menduarit dhe kurioziteti intelektual i tyre. Rekomandohet që në fazën fillestare të
kësaj teme të përdoret teknika e shkrimit të lirë duke vepruar si më poshtë:
a) Udhëzohen nxënësit/et të shkruajnë në një fletë gjithshka që dinë për veprimtarinë e ujërave rrjedhës, në
përgjithësi, si dhe veprimtarinë e lumenjve, në veçanti, duke dhënë mundësisht shembuj nga mjedisi lokal.
b) Kërkohet nga nxënësit të prezantojnë shënimet e tyre duke u përpjekur që komentet për to të jenë të
shkurtëra se koha është e kufizuar.
c) Zhvillohet një bisedë e lirë me pyetjet e situatës përgaditore.

Ndërtimi i njohurive të reja


1. Udhëzohen nxënësit të lexojnë çështjet e mësimit: “Si dhe ku veprojnë ujërat rrjedhës?”, “Ujëvarat”,
“Luginat, grykat dhe kanionet” dhe të vendosin në fund të fjalive ose paragrafeve disa shenja me kuptim të
caktuar si më poshtë:
“V”: vendoset për informacionet e njohura;
“-“: vendoset për infromacionet që ndryshojnë me ato që dinë;
“+” vendoset për informacionet që janë të reja për nxënësit;
“?” vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
Shenjat e vendosura krahasohen ndërmjet nxënësve që bisedojnë, pyesin njëri tjetrin ose mësuesin dhe, më
pas, secili në plotëson tabelën “Insert”.

“V” “+” “-“ “?”

2. Gjatë plotësimit të detyrës kontrollohen dhe sqarohen të gjitha njohuritë e paraqitura, duke plotësuar dhe
thelluar dijet e nxënësve për kuptimin e koncepteve kryesore dhe fazat e veprimtarisë së ujërave rrjedhës
(gërryerja, transportimi dhe depozitimi), si dhe të, ujëvarat, luginat, grykat, kanionet etj.)
3. Në përfundim të kësaj faze shpjegohet me shembuj (figura me ngjyra, pamje filmike të shkurtëra etj.)
origjina, pamja dhe vendndodhja e disa prej ujëvarave, kanioneve, grykave dhe luginave më të veçanta të
botës e të vendit tonë.
4. Parashtrohen probleme reale nga mjedisi lokal dhe diskutohet për zgjidhjet.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohet një diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b) Krijohet një situatë e shkurtër problemore me pyetjet: Për shkak të gërryerjeve të lumenjve sipërfaqja e
tokave bujqësore pakësohet. Ç’pasoja mund të sjellë kjo dukuri për njerëzit? Çfarë duhet të bëjmë për ta
parandaluar atë?
c) Shkruhen përgjigjet në tabelë sipas një skeme të krijuar në bazë të rreshtave të bankave ose grupeve të
mëdha.
d) Kontrollohen, plotësohen dhe saktësohen përgjigjet e nxënësve.
e) Zhvillohet veprimtari plotësuese duke u mbështetur në rubrikën “Lokalizo vendet” dhe në pikën 3 të
rubrikës “Rishqyrto idetë kryesore “
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe punës së pavarur etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon mënyrat kryesore të veprimtarisë së ujërave rrjedhës dhe format e krijuara prej tyre.
 Dallon disa prej luginave lumore, ujëvarave dhe kanioneve kryesore në botë dhe në vendin tonë.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan mënyrat kryesore të veprimtarisë së ujërave, format kryesore të krijuara për shkak të veprimit
të lumenjve, rrugët për menaxhimin e gërryerjes së tokave si pasojë e veprimtarisë së lumenjve.
 Lokalizon në hartën e Shqipërisë vendndodhjet e luginave lumore, ujëvarave dhe kanioneve kryesore.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan mënyrat kryesore të veprimtarisë së ujërave.
 Përshkruan format kryesore të krijuara për shkak të veprimit të lumenjve.
 Lokalizon në harta vendndodhjet e luginave lumore, ujëvarave dhe kanioneve kryesore në botë e në
vendin tonë.
 Interpreton rrugët për menaxhimin e erozionit (gërryerjes) të tokave si pasojë e veprimtarisë së lumenjve.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë për të kërkuar informacione nga TIK, revistat, gazetat etj. për dukuritë dhe objektet gjeografike të
krijuara nga veprimtaria e lumenjve.
Tema mësimore B.5: Liqenet

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Kur shikon një liqen të lindin vetvetiu pyetjet: Cilat
Tema mësimore B.5: Liqenet janë shkaqet e formimit të tij? Në ç’mënyrë është formuar gropa e liqenit
dhe si është mbushur ajo me ujë? Si mendon ti?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon me shembuj origjinën e krijimit të liqeneve. Liqen, Natyror, Artificial,
 Përshkruan etapat e krijimit e të tharjes së një liqeni. Tektonik, Karstik, Vullkanik,
 Përcakton në hartë vendndodhjet e liqeneve në botë e në vendin tonë. Akullnajor, Lagunë, Kënetë.
 Vlerëson rëndësinë e liqeneve për jetën e njerëzve dhe rolin e
veprimtarisë njerëzore për mbrojtjen e tyre.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
fizike e botës, harta e Europës, harta e Shqipërisë, ndërkurrikulare:
tabela, grafikë, pamje e fotografi me ngjyra etj. Biologjia, Qytetaria, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
a) Krijohet një situatë problemore përmes pyetjeve: Cilat janë shkaqet e formimit të tij? Në ç’mënyrë është
formuar gropa e liqenit dhe si është mbushur ajo me ujë? Si mendon ju?
b) Zhvillohet një bisedë e lirë me të gjithë klasën duke bërë edhe pyetje të tjera që lidhen me pamjen, veçoritë
natyrore etj. duke kërkuar nga nxënësit të japin shembuj konkretë nga përvoja e tyre jetësore.

Ndërtimi i njohurive të reja


1. Ndahet klasa në tre grupe dhe secili grup merr një çështje për shqyrtim:
• Grupi i parë – Ç’janë liqenet;
• Grupi i dytë – Origjina e liqeneve;
• Grupi i tretë – Zhvillimi i liqeneve.
2. Nxënësve u kërkohet të evidentojnë fakte të ndryshme për liqenet, nisur nga njohuritë paraprake që ata
kanë të përftuara përmes vëzhgimeve të drejtpërdrejta, informacioneve në media të ndryshme etj.
3. Shkruhen në tabelën e ndarë në tre kolona të gjitha përgjigjet. Në kolonën e parë tiparet e jashtme (pamja e
liqeneve); në kolonën e dytë mënyra e formimit të liqeneve (origjinën) dhe në kolonën e tretë zhvillimi i
liqeneve.
4. Shpjegohen dhe sqarohen edhe një herë të gjitha njohuritë që përmban kjo temë duke u ndalur më shumë te
origjina, shpërndarja gjeografike dhe rëndësia e liqeneve natyrorë, por edhe te ato artificialë.
5. Demonstrohen materiale ilustruese (harta, fotografi, skica, vizatime etj.), si dhe lokalizohen të gjitha vendet
e përmendura në mësim në hartën e botës dhe të Shqipërisë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Teknika e rekomanduar në këtë fazë të orës së mësimit është kllasteri. Shkruhet përsëri në tabelë, por këtë
radhë në të djathtë të saj:
“Liqenet – Origjina”
a) Krijohet një situatë “Kllaster” për konceptin e liqenit dhe plotësohen me përgjigje të lira nga nxënësit katër
tipet e liqeneve natyrorë sipas origjinës së formimit.
b) Pyeten nxënësit për liqenet artificialë, si dhe pse janë krijuar duke i shtuar edhe ato në skemën e
përgjithshme.
c) Në përfundim të kësaj faze zhvillohet veprimtari plotësuese me kërkesën e rubrikës: “Mendo në mënyrë
kritike”, si dhe sqarohet fjalori: “Lëvizje tektonike” dhe “Trajta karstike”.

LIQENET -ORIGJINA

Bregdetarë Tektonikë Akullnajorë Vullkanikë

_______________ _______________ _______________ _______________

_______________ _______________ _______________ _______________

_______________ _______________ _______________ _______________


Vlerësimi i nxënësve
_______________ _______________ _______________ _______________
Vlerësohen grupet e punës, si dhe nxënës të veçantë që kanë shprehur mendime origjinale për çështje të
ndryshme të temës.
_______________ _______________ _______________ _______________
Niveli 2:
Nxënësi:
 Identifikon liqenet sipas origjinës së formimit.
 Përshkruan etapat e krijimit e të tharjes së një liqeni.
 Përcakton vendndodhjet e liqeneve në vendin tonë, pa shoqëruar me demonstrime në hartë.
 Evidenton rëndësinë e liqeneve për jetën e njerëzve dhe rolin e veprimtarisë njerëzore për mbrojtjen e
tyre.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Përshkruan origjinën e krijimit të liqeneve.
 Identifikon etapat e krijimit e të tharjes së një liqeni.
 Përcakton në hartë vendndodhjet e liqeneve në vendin tonë.
 Përshkruan rëndësinë e liqeneve për jetën e njerëzve dhe rolin e veprimtarisë njerëzore për mbrojtjen e
tyre.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Shpjegon me shembuj origjinën e krijimit të liqeneve.
 Përshkruan etapat e krijimit e të tharjes së një liqeni.
 Përcakton në hartë vendndodhjet e liqeneve në botë e në vendin tonë.
 Vlerëson rëndësinë e liqeneve për jetën e njerëzve dhe rolin e veprimtarisë njerëzore për mbrojtjen e tyre.

Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë përgatitja e mjeteve të nevojshme për realizimin e punës praktike:
“Lumenjtë dhe liqenet në botë e në vendin tonë” që do të zhvillohet mësimin e ardhshëm.

Tema mësimore B.6: Veprimtari praktike 4. Lumenjtë dhe liqenet në botë e në vendin tonë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore B.6: Veprimtari praktike 4. Lumenjtë dhe liqenet në botë e në vendin tonë
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe: Lum, Përrua,
 Zbaton mënyrat dhe radhën e punës për plotësimin e elementeve të Degë lumi, Pellg lumor, Vijë
ndryshme të hartave në përgjithësi dhe të hartave të ujërave sipërfaqësore ujëndarëse, Grykëderdhje,
të botës e të Shqipërisë në veçanti. Luginë, Taracë lumore, Shtrat
 Përcakton shpërndarjen e lumenjve dhe të liqeneve në botë e në Shqipëri, lumi, Lum malor, Lum
si dhe përdor teknikat e hedhjes së ngjyrave në hartë e në legjendën e saj. fushor, Liqen, Natyror,
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës. Artificial, Tektonik, Karstik,
Vullkanik, Akullnajor,
Lagunë, Kënetë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Harta murale të shpërndarjes Lidhja me fushat e tjera dhe/ose
gjeografike të lumenjve dhe liqeneve të botës e të kontinenteve, harta me temat ndërkurrikulare:
fizike e Shqipërisë, globe tokësore, atlase, harta skicë të botës, fletore Biologjia, Qytetaria
pune, lapsa me ngjyra, goma etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Nxënësit organizohen në grupe me katër anëtarë.
Zgjidhet kryetari i grupit.

Veprimi 2 Caktohet për çdo dy anëtarë plotësimi i një harte:

Anëtari 1 dhe 2: harta e shpërndarjes së lumenjve e liqeneve në botë.


Anëtari 3 dhe 4: harta e lumenjve dhe liqeneve në vendin tonë.

Veprimi 3 Lexohet dhe interpretohet në hartë (murale, atlas, libër) shpërndarja gjeografike e lumenjve
dhe liqeneve në botë ose në Shqipëri.
Veprimi 4 Plotësohen në hartën skicë të botës ose të Shqipërisë (në përputhje me detyrën individuale)
lumenjtë, liqenet natyrore e artificiale, si dhe lagunat bregdetare sipas shpërndarjes së tyre
gjeografike.

Veprimi 5 Krijohet legjenda përkatëse e hartës skicë të botës ose të Shqipërisë në shembullin e hartës
murale, atlasit ose të hartës së librit.

Veprimi 6 Ngjyroset harta skicë duke pasur kujdes që bojërat ose shenjat të jenë të njëjta me të
legjendës, si dhe shënohen emërtimet gjeografike.

Veprimi 7 Anëtarët e grupeve shkëmbejnë hartat midis tyre.


Verifikohet puna e kryer dhe jepen mendime për përmirësime.

Veprimi 8 Grupet krahasojnë punët midis tyre dhe japin mendime për përmirësime.
Demonstrohen punimet para nxënësve dhe, nën drejtimin e mësuesit, diskutohen dhe
caktohen grupet më të suksesshme.

Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe punës së pavarur etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon lumenjtë dhe liqenet kryesore në Shqipëri dhe i plotëson ato në hartë duke përdorur emërtimet
gjeografike.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përcakton shpërndarjen e lumenjve dhe të liqeneve në botë e në Shqipëri, si dhe përdor teknikat e hedhjes
së ngjyrave në hartë e në legjendën e saj.
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Zbaton mënyrat dhe radhën e punës për plotësimin e elementeve të ndryshme të hartave në përgjithësi dhe
të hartave të ujërave sipërfaqësore të botës e të Shqipërisë në veçanti.
 Përcakton shpërndarjen e lumenjve dhe të liqeneve në botë e në Shqipëri, si dhe përdor teknikat e hedhjes
së ngjyrave në hartë e në legjendën e saj.
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës.
Tema mësimore B.7: Oqeanet dhe detet

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Provoni të gjeni kontinentet dhe oqeanet në
Tema mësimore B.7: Oqeanet dhe detet hartën e kontinenteve. Cilët kontinente lagen nga ujrat e oqeanin
Atlantik dhe Indian?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përcakton dallimin ndërmjet oqeaneve dhe deteve. Oqean, Det, Platformë
 Shpjegon me shembuj tipet e deteve dhe lokalizon në hartë vendndodhjen e detare, Shpat
tyre. kontinental, Gropë
 Përshkruan me shembuj trajtat kryesore të relievit nënujor. oqeanike, Kreshtë
 Përshkruan veçoritë e ujërave të oqeaneve dhe deteve. nënujore, Temperaturë e
ujit, Kripësi e ujit
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e botës, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
globi tokësor, harta e Shqipërisë, tabela me të dhëna, pamje, skica, temat ndërkurrikulare:
fotografi me ngjyra etj. Kimia, Mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Tema për oqeanet dhe detet është shumë interesante për nxënësit, të cilët kanë njohuri të
mjaftueshme paraprake për të kuptuar konceptet e reja. Prandaj si hyrje rekomandohen Oqeanet
veprimtaritë frontale që motivojnë dhe nxisin të mësuarit aktiv dhe pjesëmarrjen e
nxënësve në mësim. Kështu, për shembull, mund të zhvillohet punë frontale duke krijuar
një stuhi mendimesh në klasë.

Ndërtimi i njohurive të reja


Në këtë fazë mund të zbatohen teknika e metoda të ndryshme të zgjedhura këto në vartësi të nivelit të
nxënësve, mjeteve e teknologjive mësimore etj.
a) Organizohet puna e pavarur e nxënësve në grupe sipas bankave.
b) Vizatohet në tabelë skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”. Udhëzohen nxënësit të krijojnë këtë skemë
në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë çështjet e temës, si dhe të interpretojnë informacionet e paraqitura
në ilustrimet, duke u ndalur më tepër te figura ku paraqitet pamja e fundit të oqeaneve.

Di Dua të di Mësoj

c) Kërkohet që, për të gjitha çështjet, çdo nxënës të plotësojë në tabelë:


1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
d) Në përfundim të çdo çështjeje shpjegohen, sqarohen, saktësohen dhe plotësohen njohuritë gjeografike,
duke i shoqëruar këto me demonstrimin e mjeteve të parapërgatitura ose me vizatime të çastit në tabelë.
Përqëndrohuni më tepër në shpjegimin e kuptimit të:
a) Koncepteve që lidhen me oqeanet;
b) Trajtat e ndryshme të relievit të fundit të oqeaneve;
c) Tipat e deteve (anësorë, tipit mesdhetar e të brendshëm);
d) Detet e vendit tonë, të parë si pjesë e territorit të RSH;
e) Veçoritë e ujërave të oqeaneve dhe deteve (temperatura, kripësia).

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohet një diskutim me të gjithë nxënësit rreth ideve kryesore të temës.
b) Zhvillohet një konkurs i shpejtë ndërmjet rreshtave të nxënësve në klasë me pyetjet e rubrikës “Mendo në
mënyrë kritike” (përgjigjet të dorëzohen me shkrim).
c) Shpjegohet me shembuj kuptimi I fjalorit: “Oqeani Botëror”.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për zbulimin dhe
prezantimin e fakteve të reja.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon detet dhe oqeanet.
 Bën dallimin ndërmjet tipeve të deteve, pa e shoqëruar me lokalizimin e tyre në hartë.
 Evidenton trajtat kryesore të relievit nënujor.
 Identifikon veçoritë e ujërave të oqeaneve dhe deteve.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Tregon dallimin ndërmjet oqeaneve dhe deteve.
 Evidenton tipet e deteve dhe lokalizon në hartë vendndodhjen e tyre.
 Përcakton trajtat kryesore të relievit nënujor.
 Përshkruan veçoritë e ujërave të oqeaneve dhe deteve.

Niveli 4 -Nxënësi:
 Përcakton dallimin ndërmjet oqeaneve dhe deteve.
 Shpjegon me shembuj tipet e deteve dhe lokalizon në hartë vendndodhjen e tyre.
 Përshkruan me shembuj trajtat kryesore të relievit nënujor.
 Përshkruan veçoritë e ujërave të oqeaneve dhe deteve.
Tema mësimore B.8: Lëvizja e ujit të oqeaneve

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Oisin, një djalë nga Irlanda, në tetor të vitit 2012,
gjen një shishe, në bregun e detit pranë shtëpisë. Në shishe gjen një
Tema mësimore B.8: Lëvizja e ujit
mesazh nga dy nxënëse që jetonin në Kanada, ku shkruhej se shishja u
të oqeaneve
hodh në det në gusht të vitit 2004. Si ka arritur ky mesash pas tetë
vitesh e nga 5100 km larg?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan lëvizjet kryesore të ujërave oqeanike. Valë detare, Tsunami, Lartësi e vales,
 Shpjegon veçoritë e valëve detare dhe shkaqet e formimit të tyre. Kreshtë e vales, Gjatësi e valës,
 Demonstron të kuptuarit e koncepteve për baticat dhe zbaticat. Shpejtësi e valës, Baticë, Zbaticë,
 Përshkuan duke treguar në hartë rrymat oqeanike. Rrymë e ngrohtë, Rrymë e ftohtë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
rrymave oqeanike në botë, skica, pamje, fotografi etj. ndërkurrikulare: Historia, Fizika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përmbajtja e kësaj teme përmban njohuri mjaft interesante e me plot të njohura e të panjohura për nxënësit.
Për këtë arsye krahas evidentimit të shkaqeve e të pasojave të valëve dhe rrymave detare, të baticave e
zbaticave dhe shpërndarjes gjeografike të tyre, duhet të nxitet imagjinata dhe kurioziteti intelektual i fëmijëve
me fakte e ngjarje interesante që lidhen me këto dukuri natyrore.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Prezantohet situata e të nxënit: “Oisin, një djalë i vogël nga Irlanda, në muajin tetor të vitit 2012, gjen papritur
një shishe të mbyllur mirë, në bregun e detit pranë shtëpisë së tij. Në këtë shishe ishte vendosur një mesazh
nga dy nxënëse që jetonin në brigjet kanadeze, ku shkruhej se shishja u hodh në det në gusht të vitit 2004” Si
ka arritur ky mesash pas tetë vitesh e nga 5100 km larg?
Udhëzohet që përgjigjet të jenë të lira, të nxisin diskutimet, por duke treguar kujdes të stimulohen nxënësit që
mendimet e tyre t'i mbështesin me fakte të reja dhe/ose me informacionet e hartave.

Ndërtimi i njohurive të reja


Në përputhje me përmbajtjen dhe mjetet ilustruese organizohen veprimtari të larmishme duke ndërthurur forma,
teknika e metoda të ndryshme, si: bisedën, punën në grupe, vëzhgimin dhe zbulimin e pavarur etj.
1. Shënohen në tabelë llojet e lëvizjes së ujërave oqeanike: valët detare, baticat e zbaticat, rrymat oqeanike.
2. Pas pyetjeve se si krijohen dhe cilat janë pjesët dhe përmasat e valëve detare, organizohet punë në çifte.
a) Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë me kujdes figurën 2.
b) Kërkohet nga grupet që përgjigjet me shkrim dhe skicat të jenë më të thjeshta, pra ndryshe nga të librit.
c) Organizohet një diskutim i lirë duke sqaruar dhe plotësuar njohuritë.
d) Zhvillohet një bisedë me të gjithë nxënësit për njohuritë që kanë mbi valët “tsunami”, duke u përqëndruar
te shkaqet dhe pasojat e kësaj dukurie. Stimulohen nxënësit që sjellin më shumë fakte dhe i lokalizojnë më
mirë këto dukuri në kohë e në hapësirë.
3. Për çështjen “Baticat dhe zbaticat” meqenëse nxënësit, në përgjithësi, supozohet që nuk kanë njohuri të
plota e të qarta, rekomandohet përdorimi I metodës së shpjegimit të shoqëruar me demonstrimin (fig.4),
vëzhgimin e pavarur dhe bisedën.
4. Rrymat oqeanike njihen në mënyrë të pavarur duke organizuar përsëri punën në grupe, por këtë radhë me 3
- 4 nxënës.
a) Udhëzohen grupet të kërkojnë e të zbulojnë informacionet nga hartat e shpërndarjes së rrymave oqeanike
në botë, si dhe nga burime të tjera.
b) Kërkohet që secili nxënës të plotësojë hartën skicë në fletoren e punës.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohet diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b) Zhvillohet veprimtari plotësuese me kerkesën e rubrikës: “Lokalizo vendet”.
c) Shpjegohet, duke dhënë shembuj, kuptimi i fjalorit: “Tsunami”.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese dhe për prezantimin e
fakteve të reja.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon lëvizjet kryesore të ujërave oqeanike, veçoritë e valëve detare, rrymave oqeanike dhe
baticë/zbaticave.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan lëvizjet kryesore të ujërave oqeanike.
 Përshkruan veçoritë e rrymave oqeanike, valëve detare dhe shkaqet e formimit të tyre.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan lëvizjet kryesore të ujërave oqeanike.
 Shpjegon veçoritë e valëve detare dhe shkaqet e formimit të tyre.
 Demonstron të kuptuarit e koncepteve për baticat dhe zbaticat.
 Përshkuan duke treguar në hartë rrymat oqeanike.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë që nxënësit të kërkojnë dhe grumbullojnë informacione për shkaqet e formimit të baticave dhe
zbaticave (në internet, libra, revista etj.) dhe t'i paraqitin ato përmes një skeme.
Tema mësimore B.9: Mjedisi jetësor detar dhe bregdetar

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Shiko një hartë të rruzullit tokësor. Gjej hapësirat
Tema mësimore B.9: Mjedisi jetësor
që zihen nga kontinentet dhe oqeanet. Përcakto vijat, shpesh me
detar dhe bregdetar
zigzake, ku bashkohen dy “botë”: toka me ujin. Si quhen këto vija?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan me shembuj tipat kryesore të bregdeteve. Vijë bregdetare, Bregdet,
 Shpjegon faktorët e ndryshimit të peizazheve bregdetare. Bregdet ranor, Bregdet
 Identifikon veçoritë e mjediseve jetësore detare dhe bregdetare. shkëmbor, Veprimtari e
 Dallon disa prej problematikave të bregdeteve të vendit tonë të krijuara valëve, Plazh, Mjedis jetësor,
si pasojë e veprimtarisë së njeriut. Zonë peshkimi, Plankton.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
e botës, harta e Shqipërisë, skica, fotografi, grafikë etj. ndërkurrikulare:
Biologjia, Qytetaria, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Ekspozohen në vende të përshtatshme hartat, figurat, si dhe materialet më të mira që kanë sjellë nxënësit
(pamje, fotografi me ngjyra, printime etj.).

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Organizohet një veprimtari praktike me të gjithë klasën sipas kërkesës së rubrikës situatë përgatitore:
“Shikoni një hartë të rruzullit tokësor që ndodhet në klasë ose në atlasin tuaj. Gjeni hapësirat që zihen nga
kontinentet dhe ato që zihen nga oqeanet. Përcaktoni vijat, shpesh me zigzake, ku bashkohen dy “botë”: toka
me ujin. Si quhen këto vija? Tregoni ku gjenden ato në vendin tonë duke vizatuar edhe një skicë të thjeshtë”.
Menjëherë pas përfundimit të kësaj veprimtarie zhvillohet një diskutim i lirë duke u përqëndruar në bregdetin
e Shqipërisë të paraqitur në harta dhe pamje të ndryshme. Kujdesuni që këto veprimtari të zgjasin jo më
shumë se dhjetë minuta.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Udhëzohen nxënësit të lexojnë çështjet e mësimit: Bregdeti, pikëtakimi ndërmjet dy botëve; Ndryshimi i
peizazhve bregdetare; Mjedisi jetësor bregdetar; Mjedisi jetësor në dete dhe oqeane dhe të vendosin në fund të
fjalive ose paragrafeve disa shenja me kuptim të caktuar si më poshtë:

“V”: vendoset për informacionet e njohura;


“-“: vendoset për infromacionet që ndryshojnë me ato që dinë;
“+” vendoset për informacionet që janë të reja për nxënësit;
“?” vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
Shenjat e vendosura të krahasohen ndërmjet nxënësve të cilët janë të lirë të bisedojnë, pyesin njëri tjetrin
ose mësuesin, të vëzhgojnë hartat, skicat, pamjet etj. dhe, më pas, secili në mënyrë individuale plotëson
tabelën “Insert”.
“V” “+” “-“ “?”

b) Kontrollohet puna e kryer nga secili nxënës duke sqaruar dhe plotësuar njohuritë e paqarta, sidomos të
fjalëvë kyçe.
c) Shpjegohen me shembuj nga Shqipëria (fig. 1 dhe 2), veçoritë e tipave të bregdeteve te ulët (ranorë) e të
lartë (shkëmborë). Stimulohen nxënësit të sjellin informacione gjeografike të reja për këto bregdete.
Vizatohen në tabelë skema të thjeshta për ilustrimin e njohurive.
d) Organizohet punë në grupe për të vrojtuar dhe zbuluar në figurën 3, si dhe në pamje të tjera të ngjashme,
shkaqet e ndryshimit të vazhdueshëm të brigjeve detare dhe trajtat mbizotëruese.

e) Krijohet, në përfundim të kësaj faze, një situatë problemore e shkurtër duke drejtuar pyetjen: Pse janë të
ndryshëm mjediset jetësore bregdetare dhe detare nga ato tokësore? Mendimet e shprehura plotësohen dhe
sqarohen më tej nga nxënësit. Zhvillohet, gjithashtu një diskutim I shkurtër bazuar në informacionet e
zbuluara, nga çdo grup, në hartën e shpërndarjes së peshkimit në botë dhe problemet e mprehta që lidhen me
mbrojtjen e florës dhe të faunës detare.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Përforcohen idetë kryesore të temës dhe shpjegohet kuptimi I fjalorit.
b) Zhvillohet veprimtari plotësuese me pyetjen e rubrikës mendo në mënyrë kritike: “Rajonet pranë brigjeve
detare janë më të populluarat në botë. Këtu mbizotërojnë qytetet e mëdhenj, portet detare, impiantet
industriale, magazinat e mallrave të ndryshme etj. Mendoni dhe renditni dy ose tre arsye pse njerëzit dhe
veprimtaritë e tyre janë përqëndruar në këto vende”.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerëso nxënësit më të aktivizuar në veprimtaritë e pavarura e krijuese, si dhe për prezantimin e fakteve të
reja dhe zgjidhjen e problemeve.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon tipet kryesore të bregdeteve, veçoritë e mjediseve jetësore detare dhe bregdetare.
 Evidenton faktorët e ndryshimit të peizazheve bregdetare.
 Identifikon në një situatë të dhënë, një problematikë të bregdeteve të vendit tonë të krijuara si pasojë e
veprimtarisë së njeriut.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan tipet kryesore të bregdeteve.
 Liston faktorët e ndryshimit të peizazheve bregdetare.
 Identifikon veçoritë e mjediseve jetësore detare dhe bregdetare.
 Tregon për disa problematika të bregdeteve të vendit tonë të krijuara si pasojë e veprimtarisë së njeriut.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan me shembuj tipat kryesore të bregdeteve.
 Shpjegon faktorët e ndryshimit të peizazheve bregdetare.
 Identifikon veçoritë e mjediseve jetësore detare dhe bregdetare.
 Dallon disa prej problematikave të bregdeteve të vendit tonë të krijuara si pasojë e veprimtarisë së njeriut.
Tema mësimore B.10: Bora dhe akujt

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Antarktida, në hartat fizike të botës paraqitet
Tema mësimore B.10: Bora dhe akujt gjithnjë me ngjyrë të bardhë. Çfarë tregon kjo ngjyrë? A është
Antarktida një kontinent apo një akullnajë gjigante?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan formimin e borës së përhershme. Borë e përhershme, Ortek,
 Përshkruan me shembuj veçoritë dhe përhapjen e akullnajave Akullnajë, Ajzberg, Akullnajë
kontinentale malore, Luginë akullnajore,
 Dallon përmes shembujve akullnajat malore dhe formate krijuara prej Morenë, Cirk akullnajor,
tyre. Liqen akullnajor.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
botës, harta e Shqipërisë, skica, fotografi me ngjyra etj. ndërkurrikulare: Fizika, Kimia
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Ndryshe nga bora, kuptimi për akujt kontinentalë dhe akullnajat është pak i vështirë për nxënësit për arsye se
këto dukuri natyrore shfaqen në hapësira tepër të largëta e të panjohura. Prandaj për të formuar koncepte të
qarta për to duhet të mbështeteni te përfytyrimet e imagjinatës që krijohen me ndihmën e përshkrimeve
krahasuese, pamjeve me ngjyra, skicave, filmave mësimorë etj.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet me klasën një stuhi mendimesh (brainstorming).
Kërkohet nga nxënësit të shprehin njohuritë që kanë për kontinentin e Antarktidës. Vizatohet skema në tabelë
dhe shkruhen përgjigjet e nxënësve. Për të patur larmi mendimesh mund të përdoren pyetje shtesë, si për
shembull: Ku ndodhet Antarktida? Çfarë pamje ka?; Çfarë mjetesh duhet të përdorësh për të udhëtuar atje?;
Pse është e pabanuar?; Çfarë klime ka?. Etj.

Antarktida

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Përdoret metoda e përshkrimit për të trajtuar çështjen: “Ç’është bora e përhershme?” Shoqërohet
përshkrimi me fotografi. Në rast se keni në dispozicion pamje filmike, shfaqja e tyre nuk duhet të zgjasë më
shumë se 3-5 minuta.
b) Shpjegohet, duke vizatuar me një skemë të thjeshtë në tabelë, shkaqet dhe pasojat e shkarjeve dhe orteqeve
të borës në male. Tregohet se çfarë kujdesi duhet treguar kur udhëton gjatë dimrit në rajonet malore të vendit
tonë.
c) Organizohet klasa në grupe të mëdha dhe u caktohet nxënësve detyrë të lexojnë një nga çështjet e tjera të
temës, të vëzhgojnë figurat përkatëse, të mbajnë shënime dhe të shkruajnë të dhënat e reja që dinë:
1. Grupi i parë – Akullnajat kontinentale (figura 2);
2. Grupi i dytë – Ajzbergët (figura 3);
3. Grupi i tretë – Akullnajat malore (figura 4-5).
d) Pas përfundimit të detyrës, kur të bindeni që nxënësit e kanë realizuar atë, shënohen në tabelën e ndarë në
tre kolona të gjitha përgjigjet.
Në kolonën e parë shënohen njohuritë kryesore për kuptimin e akullnajave kontinentale. Plotësohen dhe
saktësohen njohuritë duke shpjeguar se: “….Antarktida, Groenlanda dhe shumë ishuj në skajet veriore të
kontinenteve, kanë akullnaja shekullore, që zenë një sipërfaqe mbi 15 milionë km2. Këto quhen akullnaja
kontinentale. Trashësia mesatare e akullit në to është më e madhe se 2000 m…”
Tregohet vendndodhja e akullnajave kontinentale në hartën e botës.
Vazhdohet leksioni duke shpjeguar mënyrën e krijimit të ajzbergëve, pamjet dhe lëvizjet e tyre nëpër oqeane
e dete. Renditen disa fakte interesante për to.
Për çështjen tjetër kërkohet nga nxënësit ta përqëndrojnë vëmendjen në figurën 4, në vizatime të ndryshme në
tabelë ose të bëra në fletoret e tyre të punës, për të kuptuar më mirë se si janë formuar akullnajat malore,
ç’janë gjuha e akullnajës dhe morenat, si janë krijuar dhe ç’pamje kanë luginat, cirqet dhe liqenet akullnajore.
Paraqiten shembuj dhe pamje reale nga vendi ynë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Përforcohen idetë kryesore të temës dhe shpjegohet kuptimi i fjalorit.
b) Krijohet një situatë problemore me pyetjen e rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Jep kuptimin e tij për borën e përhershme.
 Rendit llojet kryesore të akujve.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Dallon formimin e borës së përhershme.
 Identifikon me shembuj veçoritë e akullnajave kontinentale dhe akullnajave malore.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan formimin e borës së përhershme.
 Përshkruan me shembuj veçoritë dhe përhapjen e akullnajave kontinentale
 Dallon përmes shembujve akullnajat malore dhe formate krijuara prej tyre.

Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore B.11: Veprimtari praktike 5. Oqeanet, detet dhe rrymat detare në botë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore B.11: Veprimtari praktike 5. Oqeanet, detet dhe rrymat detare në botë
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Zbaton mënyrat dhe radhën e punës për plotësimin e elementeve të Oqean, Det, Platformë
ndryshme të hartave në përgjithësi dhe të hartave të oqeaneve, deteve dhe detare, Temperaturë e ujit,
rrymave detare të botës në veçanti. Kripësi e ujit, Valë detare,
 Përcakton shpërndarjen e oqeaneve, deteve dhe rrymave detare në botë, si Tsunami, Baticë, Zbaticë,
dhe përdor teknikat e hedhjes së ngjyrave në hartë e në legjendën e saj. Rrymë e ngrohtë, Rrymë e
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës. ftohtë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Harta murale fizike të botës e të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
kontinenteve, harta e rrymave detare në botë, globe tokësore, temat ndërkurrikulare:
atlase, harta skicë të botës, fletore pune, lapsa me ngjyra, goma etj. Biologjia, Historia, Matematika, TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Nxënësit organizohen në grupe me tre anëtarë. Zgjidhet kryetari i grupit.
Veprimi 2 Caktohet për çdo anëtar detyra e specialistit që ndihmon të tjerët:
Anëtari 1: Shpërndarja e oqeaneve në botë.
Anëtari 2: Shpërndarja e deteve në botë
Anëtari 3: Shpërndarja e rrymave oqeanike në botë.
Veprimi 3 Lexohet dhe interpretohet në hartë (murale, atlas, libër) shpërndarja e oqeaneve, deteve, si dhe
të rrymave të ndryshme oqeanike.
Veprimi 4 Plotësohen në hartën skicë të botës oqeanet, detet e brendshme e të jashtme, rrymat oqeanike të
ngrohta e të ftohta sipas drejtimit dhe shpërndarjes së tyre gjeografike.
Veprimi 5 Krijohet legjenda përkatëse e hartës skicë të botës në shembullin e hartës murale, atlasit ose
hartës së librit.
Veprimi 6 Ngjyroset harta skicë duke patur kujdes që bojrat ose shenjat të jenë të njëjta me të legjendës, si
dhe shënohen emërtimet gjeografike.
Veprimi 7 Anëtarët e një grupi shkëmbejnë hartën e plotësuar midis tyre e japin mendime për përmirësim.
Veprimi 8 Krahasohet puna midis grupeve dhe jepen mendime për përmirësim. Demonstrohen punimet
para nxënësve dhe nën drejtimin e mësuesit diskutohet dhe caktohen grupet më të suksesshme.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe punës së pavarur etj.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon oqeanet, rrymat dhe disa prej deteve më të mëdhenj në botë dhe Shqipëri, dhe i plotëson ato
në hartë duke përdorur emërtimet gjeografike.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përcakton shpërndarjen e oqeaneve dhe rrymave në botë, deteve në Shqipëri, si dhe përdor teknikat e
hedhjes së ngjyrave në hartë e në legjendën e saj.
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Zbaton mënyrat dhe radhën e punës për plotësimin e elementeve të ndryshme të hartave në përgjithësi dhe
të hartave të oqeaneve, deteve dhe rrymave detare të botës në veçanti.
 Përcakton shpërndarjen e oqeaneve, deteve dhe rrymave detare në botë, si dhe përdor teknikat e hedhjes
së ngjyrave në hartë e në legjendën e saj.
 Shkruan emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës.
C. LITOSFERA
Tema mësimore C.1: Ndërtimi i brendshëm i Tokës

Fusha: Shoqëria dhe


Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7
mjedisi
Situata e të nxënit: Çfarë mendimi ke për ngjarjet në romanin
Tema mësimore C.1: Ndërtimi i
fantastiko - shkencor “Udhëtim në qendër të Tokës” të shkruar
brendshëm i Tokës
rreth 150 vite më parë nga shkrimtari francez Zhyl Vern?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Modelon ndërtimin e brendshëm të Tokës duke përshkruar Shtresa të brendshme të Tokës, Korja
veçoritë kryesore për secilën shtresë. oqeanike, Korja kontinentale, Manteli,
 Shpjegon rëndësinë që ka për atmosferën dhe jetën e Bërthama e jashtme, Bërthama e
gjallesave fusha magnetike e Tokës. brendshme, Magnet, Fushë magnetike.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, globi, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
modeli i ndërtimit të brendshëm të Tokës, grafikë, pamje etj. ndërkurrikulare: Kimia, Fizika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Tema e parë e litosferës trajton ndërtimin e brendshëm të rruzullit tokësor, ndërtim, që nuk mund të njihet
drejtpërdrejt. Prandaj për formimin e koncepteve më të qarta duhet të mbështeteni në krijimin e përfytyrimeve
të imagjinatës duke përdorur mjete të shumta ilustrative (pamje, prerje, skica me ngjyra, filma etj.)

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Për të nxitur interesin, imagjinatën dhe të menduarit kritik e të pavarur të nxënësve kjo temë mund të hapet
me një veprimtari frontale duke inkurajuar të gjithë nxënësit të japin përgjigje të lira për pyetjen e situatës
përgatitore: “Çfarë mendimi keni për ngjarjet në romanin fantastiko - shkencor “Udhëtim në qendër të Tokës”
të shkruar rreth 150 vite më parë nga shkrimtari francez Zhyl Vern? Në rast se në një klasë me numër të vogël
nxënësish rezulton se nuk është lexuar ky libër, atëhere mësuesi bën një përshkrim të shkurtër mbi ngjarjet që
zhvillohen në atë roman.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Për studimin e strukturës së brendshme dhe shtresat e Tokës rekomandojmë të përdoret teknika e
mësimdhënies së ndërsjellë.
• Formohen grupe me numër anëtarësh në përputhje me çështjet e temës në libër: 1. Struktura Brenda Tokës;
2. Bërthama; 3. Manteli; 4. Korja.
• Jepen udhëzime për mënyrën se si do të punohet duke porositur që leximi i çështjeve nga çdo nxënës të
shoqërohet me shënime të shkurtëra. Leximi të realizohet me ndalesa në përfundim të çështjeve.
• Sqarohen nxënësit se një nga anëtarët (që luan rolin e mësuesit) ka detyrë:
- Të shpjegojë brendinë e çështjes së lexuar;
- Të japë përgjigje për pyetjet e mundshme nga anëtarët e tjerë;
- Të formulojë pyetje të shkurtëra për shoqet dhe shokët e grupit.
• Në përfundim organizohet një bisedë e lirë duke u kujdesur që të shpjegojet dhe të plotësohen informacionet
gjeografike.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Synimi i kësaj faze është përforcimi, thellimi dhe zgjerimi i njohurive të fituara. Mund të përdoret teknika e
diagramit të Venit duke vizatuar më parë rrathët dhe, më pas, tabelën si në figurën e mëposhtme.

Shtresat Tiparet dalluese Veçoritë e përbashkëta


Korja
Manteli
Bërthama e jashtme
Bërthama e brendshme

Korja

Bërthama e Bërthama
brendshme
Manteli e jashtme

Vlerësimi i nxënësve
Vlerëso nxënësit për kontributin e dhënë gjatë punës në grupe, veprimtaritë e pavarura e krijuese etj.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon shtresat kryesore të ndërtimit të brendshëm të Tokës.
 Dallon veçori të bërthamës, mantelit dhe kores së Tokës.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan veçoritë kryesore të secilës shtresë të Tokës.
 Tregon rëndësinë që ka për atmosferën dhe jetën e gjallesave fusha magnetike e Tokës.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Modelon ndërtimin e brendshëm të Tokës duke përshkruar veçoritë kryesore për secilën shtresë.
 Shpjegon rëndësinë që ka për atmosferën dhe jetën e gjallesave fusha magnetike e Tokës.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore C.2: Formimi i kontinenteve

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Rendit disa fakte ose kuriozitete
Tema mësimore C.2: Formimi i kontinenteve që di për kontinentet dhe oqeanet e rruzullit tokësor
duke u përqendruar më tepër te kontinenti i Europës.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan, duke treguar në hartë, kontinentet e rruzullit tokësor. Rruzull tokësor, Kontinent, Lëvizje e
 Shpjegon me shembuj çfarë janë pllakat tektonike, si lëvizin kontinenteve, Oqean, Det, Pangea,
kontinentet dhe me ç’pasoja shoqërohen ato. Pllaka tektonike, Fosile.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, globi tokësor, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
harta e botës, harta e pllakave kontinentale, skema e historisë së temat ndërkurrikulare:
lëvizjes dhe forminit të kontinenteve, grafikë, fotografi etj. Histori, Fizikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Njohuritë gjeografike të nxënësve për kontinentet janë të shumta. Duke u mbështetur në njohuritë paraprake
të nxënësve, duhet të zhvillohen ato veprimtari që synojnë të zgjerojnë dhe të sistemojnë njohuritë, si dhe të
formojnë shkathtësitë përkatëse. Është e rëndësishme që të sigurohet baza e nevojshme materiale me harta të
kontinenteve dhe pllakave kontinentale, skica dhe pamje të kontinenteve në periudha të ndryshme historike
etj., që mund të sillen edhe nga nxënësit.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Prezantohet tema dhe çështjet kryesore, ekspozohen në vende të përshtatshme mjetet ilustruese dhe, pa
humbur kohë, organizohen veprimtari frontale me të gjithë klasën. Përdoren teknika të efektshme dhe
bashkëvepruese me qëllim që të realizohet sa më mirë verifikimi e njohurive paraprake të nxënësve, si dhe
nxitja e interesit, të menduarit dhe kuriozitetit intelektual të tyre.
Udhëzohen nxënësit/et të shkruajnë në një fletë, në mënyrë të lirë, gjithshka që dinë për kontinentet dhe
oqeanet e rruzullit tokësor duke u përqendruar më tepër te Europa. Pas përfundimit të detyrës organizohet
leximi I disa prej shkrimeve.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Organizohet klasa në tre grupe nxënësish:
• Grupi i parë – Kontinentet;
• Grupi i dytë – Madhësia dhe lëvizja e kontinenteve;
• Grupi i tretë – Pllakat e Tokës.
Nxënësit diskutojnë mbi njohuritë, faktët dh të dhënatqë kanë për secilën prej tematikave të grupit.
b) Pas pëfundimit të detyrës, shkruhen në tabelën e ndarë në tre kolona të gjitha përgjigjet.
1. Në kolonën e parë: Sa kontinente janë?; Ku ndodhen?Nga cilët oqeane lagen?
2. Në kolonën e dytë: Madhësia e kontinenteve. Këtu mësuesi duhet të ndalet më tepër për të shpjeguar dhe
demonstruar pozicionin dhe lëvizjet e kontinenteve para 200 dhe 100 milionë vitesh (fig. 3), shkaqet e këtyre
lëvizjeve, si dhe disa nga faktet që vërtetojnë këto dukuri (fig.4). Në të njëjtën kohë është e rëndësishme të
evidentohen pasojat gjeografike të këtyre lëvizjejeve: tërmetet, vullkanet, formimi i maleve e humnerave
oqeanike etj.
3. Në kolonën e tretë: Pllakat e Tokës duke shpjeguar shkurtimisht teorinë e ekzistencës së pllakave tektonike
të zbuluar nga A. Ëegener më 1912.
C. Zhvillohet një veprimtari praktike me qëllim vëzhgim-zbulimin e informacioneve në hartën e kontinenteve
(pllakave). Udhëzohen nxënësit që në mënyrë të pavarur dhe në një kohë të caktuar të përcaktojnë pa gabime:
Cilat janë pllakat kryesore; Çfarë kontinentesh, oqeanesh dhe detesh përfshihen në to?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Përforcimi dhe thellimi i njohurive e shkathtësive, si dhe nxitja e të menduarit kritik e krijues duhet të jenë
synimet themelore në këtë fazë.
a. Zhvillohet një bisedë frontale me pyetjet: Shpjegoni me shembuj çfarë janë pllakat tektonike, si lëvizin
kontinentet dhe me ç’pasoja shoqërohen ato.
b. Realizohet një veprimtari plotësuese me rubrikat: Mendo në mënyrë kritike (vëzhgohen fig. 2 dhe 5);
Lokalizo vendet; Fjalor (Pangea).
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe për punën e pavarur
etj.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Liston kontinentet e rruzullit tokësor.
 Përshkruan lëvizjen e kontinenteve.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Identifikon në hartë kontinentet e rruzullit tokësor.
 Përshkruan çfarë janë pllakat tektonike, si lëvizin kontinentet dhe me ç’pasoja shoqërohen ato.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Përshkruan, duke treguar në hartë, kontinentet e rruzullit tokësor.
 Shpjegon me shembuj çfarë janë pllakat tektonike, si lëvizin kontinentet dhe me ç’pasoja shoqërohen ato.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë: Grumbulloni, duke përdorur TIK, revista etj., informacione të ndryshme mbi teorinë e pllakave
tektonike dhe dukuritë që lidhen me të.
Tema mësimore C.3: Relievi i kontinenteve

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Çfarë trajta (forma) kryesore
Tema mësimore C.3: Relievi i kontinenteve ndodhen në hapësirën përreth mjedisit të afërt ku
banon ose ku ndodhet shkolla jote?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe: Trajta, Reliev, Peizazh
 Shpjegon me shembuj peizazhet gjeografike. gjeografik, Peizazh natyror, Peizazh
 Interpreton dallimin ndërmjet peizazheve natyrore dhe njerëzore. njerëzor (human), Zonë e mbrojtur,
 Përshkruan dhe llogarit lartësinë absolute dhe relative. Park kombëtar, Nivel i detit, Lartësi
absolute, Lartësi relative.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta fizike e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
botës, harta fizike e Shqipërisë, skema, grafikë, pamje e fotografi temat ndërkurrikulare:
me ngjyra etj. Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përvoja jetësore e nxënësve është mjaft e rëndësishme në procesin e përvetësimit të njohurive dhe shprehive
gjeografike. Shfrytëzimi i kësaj përvoje mund të bëhet në të gjitha fazat e orës së mësimit, duke lidhur
njohuritë teorike me përfytyrimet dhe konceptet që nxënësit kanë krijuar gjatë vëzhgimeve të pavarura,
lojërave, ekskursioneve dhe shëtitjeve në natyrë etj.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Verifikimi i njohurive paraprake të nxënësve, nxitja e të menduarit dhe e vëmendjes së tyre, në këtë fazë të
parë të mësimit, realizohen me sukses duke përdorur teknikën e stuhisë së mendimeve.
- Pyeten të gjithë nxënësit se çfarë trajta (forma) kryesore ndodhen në hapësirën përreth mjedisit të afërt ku
banon ose ku ndodhet shkolla?
- Shënohen në skemën e vizatuar në tabelë: “Trajtat në natyrën përreth nesh”.
- Kërkohet nga nxënësit të shënojnë në tabelë të gjitha përgjigjet e mundshme dhe, në përfundim, zhvillohet
një diskutim i shkurtër.

Ndërtimi i njohurive të reja


Në këtë fazë mund të zhvillohen veprimtari, teknika e metoda të ndryshme të zgjedhura këto në vartësi të
nivelit të nxënësve, kushteve të të mësuarit, burimeve që dispononi, mundësive të përdorimit të TIK etj.
a) Për çështjen “Peizazhet gjeografike?” mund të përdoren me sukses metodat e përshkrimit dhe kërkim–
zbulimit të pavarur të nxënësve:
1. Përshkruhen, me fjalë të zgjedhura, trajtat e mjedisit lokal;
2. Kërkohet nga të gjithë nxënësit të vëzhgojnë figurat 1 dhe 2 dhe të shkruajnë në fletoret e punës se:
Çfarë paraqitet në të dyja pamjet? Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet? Çfarë janë peizazhet natyrore?
Çfarë janë peizazhet njerëzore? Pse peizazhet natyrore cilësohen si të “pastra”? Pse parqet kombëtare dhe
peizazhet natyrore mbrohen me ligj?
3. Organizohet bisedë e lirë për të shprehur mendimet dhe plotësimet e tyre.
b) Konceptet e reja mbi “relievin” nuk janë të vështira për tu kuptuar nga nxënësit për asye se kanë njohuritë
e duhura paraprake.
 Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë me kujdes figurën 3;
 Shpjegohet qartë e me shembuj se për kuptimin e të gjitha trajtave të sipërfaqes së një vendi ose
kontinenti gjeografët përdorin fjalën “reliev”.
 Sqarohet duke dhënë shembuj konkretë kuptimin për “relievin”;
 Vizatohet në tabelë skica me ngjyra për treguar trajtat e ndryshme;
 Kërkohet nga nxënësit të bëjnë të njëjtën gjë në fletoret e punës.
 Mësuesi bën kujdes që nxënësit të mos përdorin shprehje të gabuara e çoroditëse si: “fushë pa reliev” etj.

c) Organizohet punë në grupe dyshe e nxënësve duke i udhëzuar të vëzhgojnë me kujdes për 2-3 minuta
figurën 4 dhe të përcaktojnë lartësitë absolute dhe relative. Në përfundim zhvillohet një bisedë e lirë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Përforcohen idetë kryesore të temës me sqarime të shkurtra.
b) Zhvillohet një veprimtari plotësuese me kërkesën e rubrikës “lokalizo vendet”.
c) Shpjegohet kuptimi i fjalorit duke dhënë shembuj realë.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe për punën e pavarur.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Demonstron kuptimin e tij për peizazhet gjeografike.
 Evidenton tipare të peizazheve natyrore dhe njerëzore.
 Identifikon lartësinë absolute dhe relative.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan me shembuj peizazhet gjeografike.
 Tregon dallimin ndërmjet peizazheve natyrore dhe njerëzore.
 Përshkruan dhe llogarit lartësinë absolute dhe relative.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon me shembuj peizazhet gjeografike.
 Interpreton dallimin ndërmjet peizazheve natyrore dhe njerëzore.
 Përshkruan dhe llogarit lartësinë absolute dhe relative.
 Identifikon në hartë vendet me lartësi absolute të ndryshme.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”. Zgjidhjet të jenë sipas dy metodave
(për shembull: 1. me legjendën e hartës; 2. me barometër).
Tema mësimore C.4: Fushat dhe kodrat

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Thuaj çfarë di për fushat dhe kodrat: të
Tema mësimore C.4: Fushat dhe kodrat dhëna gjeografike dhe historike, kuriozitete, emra fushash,
kodrash etj.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan fushat, pllajat e rrafshnaltat dhe mënyrën e paraqitjes së tyre Fushë, Lartësi absolute,
në hartat fizike. izohipse, Kodër, Ultësirë,
 Paraqet me një skemë të thjeshtë pjesët e kodrave. Pllajë, Rrafshnaltë, Tarraca.
 Shpjegon me shembuj kuptimin dhe përdorimin e izohipseve.
 Lokalizon në harta fizike fushat, kodrat, pllajat e rrafshnaltat.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
fizike e botës, harta fizike e Shqipërisë, skema, grafikë, ndërkurrikulare:
pamje e fotografi me ngjyra etj. Art figurativ, Matematikë
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përfytyrimet e fëmijëve për fushat dhe kodrat janë të shumta. Pamjet reale të këtyre trajtave të relievit
shumica e nxënësve i ndeshin çdo ditë në mjedisin e afërt e të mesëm ku ata jetojnë e mësojnë. Gjatë
shtjellimit të temës është i domosdoshëm ekspozimi i hartave të ndryshme fizike dhe mjeteve të shumta
figurative e ilustrative, që janë siguruar edhe me ndihmën e nxënësve.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Organizohet një veprimtari frontale duke përdorur kërkesën e rubrikës “Situatë përgatitore”: Përmend tri fakte
që di për fushat dhe kodrat: të dhëna gjeografike dhe historike, kuriozitete, emra fushash etj. Kërkohet nga të
gjithë nxënësit të shënojnëë në një fletë, në mënyrë të lirë e të pavarur dhe në një kohë të caktuar (5 minuta),
të dhëna që dinë për fushat dhe kodrat, duke dhënë shembuj konkretë nga mjedisi lokal. Pas përfundimit të
detyrës organizohet dhe drejtohet leximi i një pjese të këtyre shkrimeve. Përpiquni për ruajtjen e qetësisë në
klasë, si dhe për mbajtjen nga nxënësit të qëndrimeve të drejta dhe respektit për mendimet e të tjerëve.
Sqarohen, plotësohen dhe saktësohen gabimet e mundshme duke nxitur vazhdimisht pjesëmarrjen aktive të
nxënësve.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Zbatohet teknika “Insert” për çëshjet: Fushat; Lartësia e fushave; Kodrat dhe rrafshnaltat
1. Udhëzohen nxënësit të lexojnë me radhë këto çështje dhe të vendosin në fund të fjalive ose paragrafeve
disa shenja me kuptim të caktuar si më poshtë:
“V”: vendoset për informacionet e njohura;
“-“: vendoset për infromacionet që ndryshojnë me ato që dinë;
“+” vendoset për informacionet që janë të reja për nxënësit;
“?” vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
Shenjat e vendosura krahasohen ndërmjet nxënësve dhe secili plotëson tabelën e njohur “Insert”.
2. Shpjegohen dhe sqarohen të gjitha njohuritë e paraqitura, duke plotësuar dijet e nxënësve për kuptimin e
fushave (pamjeve, origjinës, pjerrësisë etj.); ultësirave dhe paraqitjes së tyre në hartat fizike; kodrave dhe
pjesëve të tyre (rrëza, shpatet dhe maja); pllajat dhe rrafshnaltat sipas lartësive përkatëse.
b) Për kuptimin më të qartë të izohipseve, si dhe për krijimin e shkathtësive të punës me to, organizohet klasa
në grupe pune dyshe.
• Udhëzohen nxënësit të vrojtojnë fillimisht figurën 5 dhe më pas hartat fizike.
• Kërkohet të përcaktojnë vijat e izohipseve në harta e në skica.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Për të realizuar sa më mirë synimet e kësaj ore rekomandojmë zbatimin e teknikës së njohur si “Turi i
galerisë”.
1. Organizohen nxënësit në grupe dhe udhëzohen të përzgjedhin materialet (foto, pamje etj.) e fushave,
kodrave, rrafshnaltave etj. që kanë sjellë nga shtëpia.
2. Kërkohet që materialet e ҫdo grupi të ekspozohen në muret e klasës.
3. Udhëzohen grupet të lëvizin përreth dhe të shqyrtojnë fotografitë dhe pamjet, të mbajnë shënime, të bëjnë
vërejtje dhe të diskutojnë ndërmjet tyre.
4. Në përfundim të kësaj veprimtarie interesante, kërkohet nga nxënësit të lokalizojnë vendet në hartën fizike
të Shqipërisë e të botës. Mësuesi bën kujdes të qartësosjë me shembuj kuptimin dhe përdorimin e izohipseve.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe për punën e pavarur
etj.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Dallon fushat, pllajat e rrafshnaltat.
 Rendit pjesët përbërëse të kodrave.
 Përcakton kuptimin e izohipseve.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Identifikon fushat, pllajat e rrafshnaltat dhe mënyrën e paraqitjes së tyre në hartat fizike.
 Evidenton në një skemë të dhënë pjesët e kodrave.
 Tregon me shembuj kuptimin dhe përdorimin e izohipseve.
 Lokalizon me ndihmë në harta fizike fushat, kodrat, pllajat e rrafshnaltat.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Përshkruan fushat, pllajat e rrafshnaltat dhe mënyrën e paraqitjes së tyre në hartat fizike.
 Paraqet me një skemë të thjeshtë pjesët e kodrave.
 Shpjegon me shembuj kuptimin dhe përdorimin e izohipseve.
 Lokalizon në harta fizike fushat, kodrat, pllajat e rrafshnaltat.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë sipas kërkesës së rubrikës:” Mendo në mënyrë kritike”.
Tema mësimore C.5: Malet dhe luginat

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Përshkruaj me pak fjalë pamjen e maleve e të
Tema mësimore C.5: Malet dhe luginat luginave që ndodhen pranë mjedisit lokal ose që të kanë bërë më
tepër përshtypje gjatë një udhëtimi në Shqipëri.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan, shoqëruar me demonstrime në hartë, malet, luginat dhe Mal, Luginë, Shpat, Majë,
mënyrën e formimit. Kreshtë, Grumbull malor,
 Përshkruan me shembuj pjesët dhe format e ndryshme të maleve. Vargmal, Male të reja, Male
 Interpreton rëndësinë e maleve për jetën në Tokë. të vjetra.
 Shpjegon ndryshimin e maleve të reja me ato të vjetra.
 Lokalizon në hartën e botës e të Shqipërisë malet kryesore.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
fizike e botës, globi tokësor, harta fizike e europës, harta ndërkurrikulare: Biologjia, Qytetaria
fizike e Shqipërisë, skema, pamje e fotografi me ngjyra etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Nxënësit kanë shumë njohuri për malet dhe luginat, për pamjet e tyre të jashtme, për klimën, florën, faunën, si
dhe për njerëzit dhe veprimtaritë e tyre jetësore në këto zona. Kjo ndodh për arsyen e thjeshtë se ¾ e territorit
të Shqipërisë përbëhet nga malet, të cilët rrethojnë nga të gjitha anët fushat e ultësirës perëndimore. Prandaj,
në përputhje me njohuritë paraprake të nxënësve, përpiquni të zgjeroni dhe thelloni informacionet gjeografike
dhe të kaloni në formimin e koncepteve duke dhënë shkaqet (origjinën) e krijimit të maleve dhe luginave
ndërmalore.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Harta e të pyeturit mund të përdoret me mjaft sukses në etapën hyrëse të kësaj teme mësimore. Me këtë
teknikë duhet të synohet nxitja e të menduarit dhe interesit të nxënësve për çështjet që do të shtjellohen në
vazhdim.
Shënohet në tabelë tema/çështjet kryesore dhe vizatohet harta e të pyeturit.

Kërkohen përgjigjet, në fillim nxënësit/et e niveleve më të ulta dhe shkallë-shkallë, kalohet në nivelet më të
larta, për të plotësuar dhe njohuritë. Mund të lihen pa përgjigje pyetjet e vështira (si janë krijuar? etj.) të cilat
do të plotësohen gjatë fazave të tjera të mësimit.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Organizohet veprimtari me tre grupe nxënësish dhe të gjithë anëtarëve u jepet detyrë të shkruajnë ato që
dinë për çështjet e mësimit:
• Grupi i parë – Grumbujt dhe vargjet malore;
• Grupi i dytë – Luginat;
• Grupi i tretë – Formimi i maleve.
b) Shënohen në tabelë, në tre kolona, të gjitha përgjigjet.
c) Shpjegohen, plotësohen dhe thellohen njohuritë dhe shkathtësitë që lidhen me malet dhe luginat duke i
shoqëruar ato me materiale ilustruese (harta, fotografi, skica, etj.). Përqëndrohuni më shumë në:
1. Evidentimin e shkaqeve të krijimit të maleve dhe luginave (fig. 4 dhe 5). Mos harroni të shpjegoni
gjithashtu kuptimin për malet e reja dhe malet e vjetra, si dhe të sqaroni nxënësit se ka edhe shkaqe të tjera që
do të studiohen në temën “Lëvizjet tektonike”.
2. Përshkrimin me shembuj të pjesëve e formave të ndryshme të maleve.
3. Demonstrimin, në harta e skica (fig. 1) të ndarjes sipas lartësisë.
4. Kuptimin për vargjet dhe grumbujt malore duke organizuar vëzhgimin e figurave 2a-2b dhe 3a-3b dhe
nxjerrjen e përfundimeve të pavarura nga nxënësit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Përforcohen dhe thellohen njohuritë dhe shkathtësitë e mësuara.
b) Realizohet veprimtari plotësuese me rubrikat:

• Mendo në mënyrë kritike (kërko përgjigje vetiake dhe me shkrim).


• Lokalizo vendet (në hartën fizike të botës dhe të Shqipërisë.
• Sqaro me shembuj termin: “Origjinë”.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen, për kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe për punën e pavarur.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon malet, luginat dhe mënyrën e formimit.
 Tregon format e ndryshme të maleve.
 Lokalizon malet kryesore në hartën e Shqipërisë.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan malet, luginat dhe mënyrën e formimit.
 Përshkruan me shembuj pjesët dhe format e ndryshme të maleve.
 Evidenton rëndësinë e maleve për jetën në Tokë.
 Lokalizon në hartën e botës e të Shqipërisë malet kryesore.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan, shoqëruar me demonstrime në hartë, malet, luginat dhe mënyrën e formimit.
 Përshkruan me shembuj pjesët dhe format e ndryshme të maleve.
 Interpreton rëndësinë e maleve për jetën në Tokë.
 Lokalizon në hartën e botës e të Shqipërisë malet kryesore.

Tema mësimore C.6: Veprimtari praktike 6. Plotësimi i hartës fizike të botës

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore C.6: Veprimtari praktike 6. Plotësimi i hartës fizike të botës
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Lexon dhe interpreton informacionet gjeografike në hartat fizike dhe në glob, për male, grumbuj dhe
trajtat e ndryshme të relievit të sipërfaqes së tokës. vargje malore
 Përcakton shpërndarjen e maleve, fushave, kodrave, pllajave, rrafshnaltave dhe fusha, kodra,
luginave ndërmalore në rajone dhe vende të ndryshme të botës. pllaja, rrafshnalta,
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës lugina ndërmalore
letrare.
Burimet dhe mjetet mësimore: harta murale fizike të botës, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
globe tokësore, atlase, harta skicë të botës, fletore pune, ndërkurrikulare: Biologjia, Historia,
lapsa me ngjyra, goma etj. Qytetaria
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Organizohen nxënësit në grupe me tre anëtarë. Zgjidhet kryetari i grupit.
Veprimi 2 Punohet duke shkëmbyer mendime me anëtarët e tjerë të grupit:
1. Caktohen elementet kryesore që do paraqiten: malet, fushat etj.
2. Vizatohet harta me konture të botës ose përdoren printime e fotokopje.
3: Veçohen ngjyrat që do përdoren dhe mënyra e shkrimit të emrave.

Veprimi 3 Lexohen dhe interpretohen të dhënat fiziko-gjeografike në hartë (murale, atlas, libër) të
maleve, fushave etj. dhe gjej vendndodhjet e tyre.

Veprimi 4 Plotësohen në hartën skicë të botës, në përputhje me detyrën, malet, grumbujt dhe vargjet
malore më kryesore të botës, fushat, pllajat dhe rrafshnaltat më të mëdha, si dhe disa nga
luginat lumore, sipas shpërndarjes së tyre gjeografike në të gjitha kontinentet.

Veprimi 5 Krijohet legjenda përkatëse e hartës skicë të botës në shembullin e hartës murale, atlasit ose
hartës së librit.

Veprimi 6 Ngjyros harta skicë duke patur kujdes që bojërat ose shenjat të jenë të njëjta me të legjendës, si
dhe shënohen emërtimet gjeografike.

Veprimi 7 Anëtarët Brenda grupeve shkëmbejnë hartat me njëri-tjetrin. Verifikohet puna e kryer dhe
jepen mendime për përmirësime.

Veprimi 8 Grupet krahasojnë punët midis tyre.


Grupet demosntrojnë punimet dhe, nën drejtimin e mësuesit, diskutohet dhe caktohen grupet
më të suksesshme.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë gjatë punës në grup dhe për punën individuale
etj.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Lexon me ndihmë informacionet gjeografike për trajtat e ndryshme të relievit të sipërfaqes së tokës në
hartat fizike dhe në glob.
 Identifikon male, fusha, kodra, në Shqipëri dhe mjedisin e afërt.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Lexon informacionet gjeografike në hartat fizike dhe në glob, për trajtat e ndryshme të relievit të
sipërfaqes së tokës.
 Identifikon male, fusha, kodra, pllaja, rrafshnalta dhe lugina ndërmalore në Shqipëri dhe mjedisin e afërt.
 Shkruan me ndihmë në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Lexon dhe interpreton informacionet gjeografike në hartat fizike dhe në glob, për trajtat e ndryshme të
relievit të sipërfaqes së tokës
 Përcakton shpërndarjen e maleve, fushave, kodrave, pllajave, rrafshnaltave dhe luginave ndërmalore në
rajone dhe vende të ndryshme të botës
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.
Tema mësimore C.8: Shkëmbinjtë dhe fosilet

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit:
Tema mësimore C.8: Shkëmbinjtë dhe fosilet Çfarë di për shkëmbinjtë? Po për fosilet?
Për çfarë je i interesuar të dish më tepër rreth tyre?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Interpreton formimin e shkëmbinjve dhe rëndësinë e tyre. Korja e Tokës, Shkëmbinj,
 Bëjnë dallimin ndërmjet shkëmbinjve sedimentarë, magmatikë dhe Sedimente, Shkëmbinj
metamorfikë dhe mënyrës së formimit të secilit prej këtyre llojeve sedimentarë, Shkëmbinj
shkëmbinjsh. magmatikë, Shkëmbinj
 Përshkruan fosilet dhe rëndësinë e studimit të tyre. metamorfikë, Fosil.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, globi Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
tokësor, skema, tabela, grafikë, fotografi me ngjyra etj. ndërkurrikulare: Biologjia, Kimia, Historia
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Kjo është një temë mjaft interesante për nxënësit e kësaj moshe, të cilët janë të prirur të mësojnë sa më shumë
gjëra për objektet dhe dukuritë natyrore. Metodat ndërvepruese, teknikat dhe strategjitë e të mësuarit duhet
medoemos të ndërthuren me demonstrimin e figurave, skicave, pamjeve, si dhe të objekteve reale (copa
shkëmbinjsh etj.) Rekomandojmë, që ashtu si për dy temat paraardhëse, ora e mësimit në se janë kushtet, të
zhvillohet në natyrën pranë shkollës, ku mund të përdorni shprehje më të thjeshta për ato që shikohen.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Krijohet një minisituatë problemore me pyetje të thjeshta në lidhje me shkëmbinjtë e fosilet dhe, mbi këtë
bazë, zhvillohet bisedë e lirë me të gjithë nxënësit. Përpiquni që pyetjet të jenë të qarta dhe të nxisin të
menduarit kritik të fëmijëve, si për shembull: Çfarë dini për shkëmbinjtë? Po për fosilet? Çfarë jeni i
interesuar të dini më tepër rreth tyre? Pse shkëmbinjtë gjenden kryesisht në male, lugina lumenjsh etj.?

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Vizatohet në tabelë, me shkumësa me ngjyra të ndryshme, skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”.
b) Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë një skemë të tillë në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë çështjet e
temës:
• Shkëmbinjtë; • Origjina e krijimit; • Shkëmbinjtë sedimentarë, vullkanikë dhe metamorfikë.
c) Kërkohet nga nxënësit që për çdo çështje të plotësojnë tabelën:
1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
d) Në përfundim shpjegohet dhe plotësohen njohuritë gjeografike duke u përqëndruar veçanërisht në:
- Dukuritë që kanë ndodhur në planetin tonë miliona vite më parë.
- Shkaqet e krijimit të shkëmbinjve (fig. 1 dhe 2), duke hedhur kështu hapat e para të formimit të koncepteve
shkencore për to në mëndjet e nxënësve.
- Mënyrën e krijimit të shkëmbinjve sedimentarë (figura 3).
- Origjinën e shkëmbinjve vullkanikë e magmatikë (zgjerohet dhe thellohet koncepti shkencor për
shkëmbinjtë).

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Pas një pauze të shkurtër vazhdohet me dy veprimtari:
1. Përforcohen njohuritë duke prezantuar shkurtimisht, dhe në bashkëpunim me nxënësit, idetë kryesore të
temës: kuptimin për shkëmbinjtë dhe tregohet historia e krijimit të tyre; etapat e formimit të shkëmbinjve
sedimentarë; mënyrat e krijimit të shkëmbinjve magmatikë dhe metamorfikë.
2. Organizohet klasa në tre ose katër grupe të mëdha. Kërkohet nga secili grup të vëzhgojnë objektet reale
(shkëmbinj me fosile) ose pamje (figura me ngjyra të tyre) dhe t’u përgjigjen me shkrim e me gojë pyetjeve të
ndryshme si:
• Ku është gjetur ky objekt?
• Çfarë formë ka dhe nga se përbëhet?
• Si është krijuar?
• Në ç’mjedis ka jetuar (bima ose kafsha)? Si ka qenë klima?
• Ç’ndryshime kanë ndodhur gjatë miliona vjetëve?
• Cilat kanë qenë shkaqet e këtyre ndryshimeve?
• Çfarë vlerash ka në këndvështrimin gjeografik, historik etj.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen në mësim dhe plotësimin e shpejtë dhe të saktë të detyrave praktike.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Tregon kuptimin e tij për shkëmbinjtë dhe origjinën e formimit të tyre.
 Identifikon tre llojet e shkëmbinjve: sedimentarë, magmatikë dhe metamorfikë.
 Tregon si krijohen fosilet.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan formimin e shkëmbinjve.
 Bëjnë dallimin ndërmjet shkëmbinjve sedimentarë, magmatikë dhe metamorfikë.
 Dallon fosilet dhe rëndësinë e studimit të tyre.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Interpreton formimin e shkëmbinjve dhe rëndësinë e tyre.
 Bëjnë dallimin ndërmjet shkëmbinjve sedimentarë, magmatikë dhe metamorfikë dhe mënyrës së formimit
të secilit prej tyre.
 Përshkruan fosilet dhe rëndësinë e studimit të tyre.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë shtëpie plotësimi i kërkesave të rubrikave “Mendo në mënyrë kritike” dhe “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore C.9: Dherat

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Nga përvoja jote jetësore paraqit dy ose tre
Tema mësimore C.9: Dherat të dhëna në lidhje me përbërjen dhe rëndësinë e dherave për
jetën e gjallesave dhe të njerëzve.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Interpreton mënyrën e krijimit të dherave dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë Dhera, Humus,
njerëzore. Pjellor, Porozitet,
 Përshkruan shtresat e dheut dhe ndryshimin ndërmjet tyre. Rërë, Argjil,
 Identifikon ndryshimin ndërmjet llojeve të dherave dhe faktorët që ndikojnë. Dekompozim,
Minerale.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
fizike e Shqipërisë, grafikë, skica, fotografi me ngjyra etj. ndërkurrikulare: Biologjia, qytetaria
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mësimi për dherat është mjaft i rëndësishëm për arsye se trajton, në këndvështrimin gjeografik, një nga
burimet natyrore më të rëndësishme për shoqërinë njerëzore. Në TV dhe shtypin e përditshëm jepen të dhëna
gjithnjë e më alarmuese për dëmtimin dhe pakësimin e dherave në sipërfaqet bujqësore të vendit tonë.
Prandaj, krahas rezultateteve të të nxënit për formimin e njohurive e shkathtësive gjeografike që lidhen më
dherat, në këtë orë duhet të synohet formimi te nxënësit i vlerave dhe qëndrimeve që aspirojnë mbrojtjen e
kësaj pasurie të çmuar nga dëmtimet dhe keqpërdorimet.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet një veprimtari frontale me të gjithë klasën duke zbatuar metodën e bisedës së lirë. Në fillim
udhëzohen nxënësit që, në mënyrë të pavarur dhe për një kohë të caktuar (2-3 minuta) të shkruajnë në fletoret
e tyre ato që dinë në lidhje me përbërjen dhe rëndësinë e dherave për jetën e gjallesave dhe të njerëzve. Më
pas bashkëbisedohet më nxënësit duke përdorur pyetje të tilla si: Ç’është dheu? Çfarë ka nën shtresën e
dheut? Pse është i rëndësishëm? Si e përdorni në mjedisin tuaj të afërt? Etj.

Ndërtimi i njohurive të reja


a. Formohen grupe me katër anëtarë, pra nga një grup për secilën prej këtyre çështjeve:
1. Çfarë janë dherat?
2. Si janë krijuar?
3. Shtresat dhe llojet e dherave
4. Dherat në vendin tonë
b. Jepen udhëzime për mënyrën se si do të punohet duke porositur që leximi i çështjeve nga çdo nxënës/e të
shoqërohet me shënime të shkurtëra.
Një nga anëtarët e çdo grupi që luan rolin e mësuesit ka detyrë:
• Të shpjegojë brendinë e çështjes së lexuar;
• Të sqarojë pyetjet e mundshme nga anëtarët e tjerë;
• Të formulojë pyetje të shkurtra për shoqet dhe shokët e grupit.
c. Shpjegohet dhe plotësohen informacionet gjeografike duke u përqendruar te:
 Kuptimi dhe klasifikimi i dherave në ranore, argjilore dhe të përziera, që janë më të përshtatshme për
rritjen e bimëve (fig. 1).
 Shkaqet dhe etapat e formmit të dherave (fig. 2).
 Vëzhgimi dhe përcaktimi, në figurën 3 ose në pamje të ngjashme të siguruara më parë, të shtresave të
dherave dhe rëndësinë që ka humusi për pjellorinë e tyre.
 Shpërndarja hapësinore e dherave në rruzullin tokësor e ndryshueshmëria e tyre sipas zonave klimatike
etj.
 Përshkrimi i dherave të vendit tonë dhe llojet kryesore të klasifikuara sipas zonalitetit vertikal (mbi 1600-
1800 m., dherat livadhore dhe më poshtë dherat e murrmë pyjorë dhe dherat e kafenjtë, që pasohen nga
dherat e hirta kafe në rajonet fushore e kodrinore.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Organizohet një bisedë e shkurtër me të gjithë klasën, për përforcimin e dijeve, duke përdorur pyetjet e
rubrikës “Rishqyrto idetë kryesore”.
b. Zhvillohet veprimtari plotësuese për sqarimin e fjalorit dhe lokalizimin e vendeve.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve
të reja dhe zgjidhjen e problemeve lokale.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Përcakton kuptimin e tij për dherat dhe rëndësinë e tyre për botën e gjallë dhe njerëzit.
 Rendit shtresat e dheut.
 Identifikon ndryshimin ndërmjet llojeve të dherave dhe faktorët që ndikojnë.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan mënyrën e krijimit të dherave dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë njerëzore.
 Përshkruan shtresat e dheut.
 Identifikon ndryshimin ndërmjet llojeve të dherave.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Interpreton mënyrën e krijimit të dherave dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë njerëzore.
 Përshkruan shtresat e dheut dhe ndryshimin ndërmjet tyre.
 Identifikon ndryshimin ndërmjet llojeve të dherave dhe faktorët që ndikojnë.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë shtëpie plotësimi i kërkesave të rubrikave “Mendo në mënyrë kritike” dhe “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore C.10: Vullkanet

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit:
Kujto nga lënda e historisë klasa VI, çfarë di për shkaqet e
Tema mësimore C.10: Vullkanet
shkatërrimit dhe të zhdukjes së qytetit të Pompeit në vitin 79 pas
l.K.?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon ndryshimet në Tokë si pasojë e veprimit të forcave të Forca të brendshme,
brendshme. Vullkan, Vullkan aktiv, Kon
 Përshkruan vullkanet dhe pjesët e tyre kryesore. vullkanik, Krater, Oxhak,
 Lokalizon në hartën e botës tri zonat më të mëdha të vullkaneve. Vatër, Magmë, Llavë.
 Interpreton pasojat e shkaktuara nga veprimtaria e vullkaneve në botë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit,harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
e vullkaneve në botë, skema, grafikë, fotografi me ndërkurrikulare: Historia, Zhvillimi i
ngjyra. qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Dukuritë vullkanike janë shfaqje të qarta të zhvillimit të planetit në kohë e në hapësirë. Për nxënësit ato janë
të njohura nëpërmjet lajmeve dhe emisioneve televizive, filmave, gazetave etj. Por këto njohuri nuk e kalojnë
cakun e përfytyrimeve, pra të pamjeve të jashtme. Prandaj synimi i orës së mësimit duhet të jetë formimi i
koncepteve shkencore nëpërmjet evidentimit të shkaqeve dhe pasojave të këtyre dukurive natyrore. Nëse janë
kushtet e përshtatshme, eksperimentimi i shpërthimit të një “vullkani” në klasë do të ndikonte në krijimin e
koncepteve më të qarta te nxënësit.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Për të nxitur kuriozitetin dhe interesin e fëmijëve, në këtë etapë hyrëse të orës së mësimit, mund të zhvillohen
këto veprimtari:
• Bisedë e lirë referuar situatës së të nxënit: Kujtoni nga lënda e historisë çfarë dini për shkaqet e shkatërrimit
dhe të zhdukjes së qytetit të Pompeit në vitin 79 pas l.K.?
• Stuhi mendimesh me pyetjen: Cilat janë forcat e natyrës?

Ndërtimi i njohurive të reja


Rekomandojmë që në këtë fazë të përdoren, të ndërthurura, teknika INSERT me veprimtaritë kërkimore të
nxënësve, si dhe shpjegimin e detajuar të koncepteve të reja e të panjohura. Përdorimi i mjeteve të shumta
illustrative, krahas figurave të librit, është kusht i nevojshëm për të arritur suksesin.
a) Udhëzohen nxënësit të lexojnë çështjet: “Pse ndryshon sipërfaqja e Tokës?”, “Vullkanet”, “
Shpërndarja gjeografike”, “Pasojat”.
Gjatë leximit, duhet të vendosin shenjat përkatëse (në fund të fjalive ose paragrafëve):
“v”: vendoset për informacionet e njohura;
“ - “: vendoset për informacionet që ndryshojnë me ato që dinë;
“+”: vendoset për informacionet që janë të reja;
“?”: vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
Pas leximit shenjat e vendosura hidhen në tabelën “insert”.

b) Organizohet veprimtari e pavarur me grupe katërshe për të zbuluar dhe skicuar pjesët e vullkanit (fig. 2), si
dhe shpërndarjen hapësinore të vullkaneve aktivë në rruzullin tokësor (fig. 3).
c) Shpjegohen shkaqet e krijimit të vullkaneve duke e konkretizuar me vizatime në tabelë, mundësisht me
shkumsa me ngjyra.
d) Tregohet në hartën e botës shpërndarja gjeografike të vullkaneve, duke përmendur disa nga vullkanet
kryesore, si dhe të dhëna e kuriozitete të ndryshme rreth tyre. Shpjegohet, gjithashtu, lidhja e dukurive
vullkanike me pllakat tektonike të Tokës.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


1. Udhëzohen nxënësit/et që të lexojnë çështjen e fundit të temës: “Pasojat e vullkaneve” duke përdorur
përsëri teknikën “insert”. Më pas kërkohet të shkruajnë lirshëm për çdo gjë që dinë në lidhje me shpërthimet
vullkanike, në të kaluarën ose në ditët e sotme, duke dhënë edhe shembuj konkrete.
2. Zhvillohet veprimtari plotësuese me kërkesat e rubrikave “Mendo në mënyrë kritike” dhe “Lokalizo
vendet”.
3. Shpjegohet koncepti “Forca të jashtme”.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve
të reja dhe pjesëmarrjen në diskutime.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Dallon veprimin e forcave të brendshme si një ndër faktorët e ndryshimeve në Tokë.
 Identifikon pjesët kryesore të një vullkani.
 Rendit tri zonat më të mëdha të vullkaneve në botë.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan ndryshimin e Tokës si pasojë e veprimtarisë së forcave të brendshme.
 Përshkruan ndërtimin e vullkanit.
 Lokalizon në hartën e botës tri zonat më të mëdha të vullkaneve.
 Identifikon pasojat e shkaktuara nga veprimtaria e vullkaneve në botë.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon ndryshimet në Tokë si pasojë e veprimit të forcave të brendshme.
 Përshkruan vullkanet dhe pjesët e tyre kryesore.
 lokalizon në hartën e botës tri zonat më të mëdha të vullkaneve.
 Interpreton pasojat e shkaktuara nga veprimtaria e vullkaneve në botë.

Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë: “Plotësoni hartën skicë të shpërndarjes së vullkaneve”.

Tema mësimore C.11: Tërmetet

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: A të ka ndodhur të përjetosh çaste të frikshme
Tema mësimore C.11: Tërmetet gjatë rënies së një tërmeti? Çfarë ke ndjerë dhe si ke vepruar për të
shpëtuar veten, familjen apo shoqet/shokët e tu?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon tërmetet dhe shkaqet e krijimit të tyre. Tërmet, Lëkundje, Valë
 Lokalizon në hartën e botës brezat kryesorë të tërmeteve. sizmike, Epiqendër, Vatër,
 Interpreton pasojat e shkaktuara nga veprimtaria e tërmeteve në vendin tonë Shkallë Rihter, Sizmograf,
dhe në botë. Tërmet tektonik, Tërmet
 Përshkruan masat që duhet të merren për t'u mbrojtur nga tërmetet. vullkanik.

Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
e shpërndarjes së tërmeteve në botë, skema, fotografi ndërkurrikulare: Historia, Zhvillimi i
etj. qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Shfaqjet më të njohura të veprimit të forcave të brendshme, krahas vullkaneve, janë edhe tërmetet. Këto
dukuri të frikshme e me pasoja të rrezikshme, në përgjithësi, njihen nga nxënësit sepse ndodhin edhe në
hapësirat e vendit tonë. Për këtë arsye, në këtë orë mësimore, vëmendja duhet të përqëndrohet, jo vetëm te
dhënia dhe përvetësimi i dijeve shkencore, të trajtuara kryesisht në këndvështrimin hapësinor gjeografik, por
edhe te formimi i vlerave dhe qëndrimeve pozitive që duhet të mbahen në rastet e situatave emergjente gjatë
dhe pas rënies së tërmeteve.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Organizohet një veprimtari frontale me të gjithë klasën duke zhvilluar, sipas rastit e në përputhje me njohuritë
paraprake të nxënësve, biseda e diskutime të lira, të mbështetura në pyetjet e situatës përgatitore: “A të ka
ndodhur të përjetosh çaste të frikshme gjatë rënies së një tërmeti në mjedisin tënd lokal? Çfarë ke ndjerë dhe
si ke vepruar për të shpëtuar veten, familjen apo shoqet dhe shokët e tu? Në rast se vetëm një pjesë e vogël e
nxënësve kanë përvoja vetiake e reale të përjetuara gjatë tërmeteve, biseda duhet të shoqërohet me
demonstrimin e mjeteve të shumta ilustrative dhe, mundësisht me shfaqjen e pjesëve të shkurtra filmike.
Përzgjidhni me kujdes pamjet në mënyrë që të mos shkaktojnë panik te nxënësit.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Vizatohet në tabelë, me shkumësa me ngjyra të ndryshme (në se ka mundësi), skema e teknikës “Di, dua
të di, mësoj”. Udhëzohen nxënësit të krijojnë këtë skemë në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë
çështjet e temës: “Ç’janë tërmetet?, “Shkaqet e krijimit”, “Shpërndarja gjeografike” dhe “Pasojat e
tërmeteve”. Kjo veprimtari mund të organizohet edhe në grupe dyshe.
Di Dua të di Mësoj
Për çdo çështje nxënësi/ja plotëson tabelën:
1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.

b) Në përfundim të çdo çështjeje sqarohen, saktësohen dhe plotësohen njohuritë gjeografike për kuptimin e
koncepteve që lidhen me tërmetet dhe shpërndarjen e tyre hapësinore në botë e në vendin tonë.
c) Përqëndrohuni më tepër në shpjegimin e lidhjes së shkaqeve dhe të shpërndarjes së tërmeteve me dukuritë
vullkanike, si dhe me konfiguracionin e pllakave tektonike të rruzullit tokësor.
d) Tregoni në hartën e botës

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Objektivi i kësaj etape është përforcimi, thellimi dhe zgjerimi i njohurive të fituara, si dhe shkathtësive të
punës me hartat, vizatimin e skicave etj.
a) Zhvillohet një diskutim i lirë, por i kufizuar në kohë, duke përdorur pyetjen e rubrikës mendo në mënyrë
kritike: “Dihet se tërmetet janë dukuri natyrore që deri tani nuk mund të ndalohen nga njerëzit. Çfarë duhet të
bëjmë për të minimizuar sa më shumë dëmet që mund të shkaktojnë ato?”
b) Kujdesuni, gjithashtu, për:
1. Shpjegimin e termave: “Sizmograf” dhe “Rrëshqitje”.
2. Lokalizimin e vendeve të përmendura në këtë temë.
3. Shpjegimin e shkaqeve të krijimit të valëve “tsunami” në oqeane.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit më të aktivizuar, si dhe ata/ato që sjellin fakte të reja në lidhje me dukuritë e tërmeteve,
me shkaqet e pasojat e tyre etj.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Tregon si krijohen tërmetet.
 Identifikon brezat kryesorë të tërmeteve.
 Identifikon disa nga tërmetet në vendin tonë dhe pasojat e shkaktuara nga to.
 Liston masat që duhet të merren për t'u mbrojtur nga tërmetet.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan tërmetet dhe shkaqet e krijimit të tyre.
 Lokalizon me ndihmë në hartën e botës brezat kryesorë të tërmeteve.
 Evidenton pasojat e shkaktuara nga veprimtaria e tërmeteve në vendin tonë dhe në botë.
 Përshkruan masat që duhet të merren për t'u mbrojtur nga tërmetet.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon tërmetet dhe shkaqet e krijimit të tyre.
 Lokalizon në hartën e botës brezat kryesorë të tërmeteve.
 Interpreton pasojat e shkaktuara nga veprimtaria e tërmeteve në vendin tonë dhe në botë.
 Përshkruan masat që duhet të merren për t'u mbrojtur nga tërmetet.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë: Plotësoni hartën memece të shpërndarjes së tërmeteve në botë sipas dy brezave kryesore.
Tema mësimore C.12: Lëvizjet tektonike

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Qyteti antik i Apollonisë, para 2500 vitesh, ka
Tema mësimore C.12: Lëvizjet patur një port në lumin Aoos (Vjosa) që e lidhte me detin
tektonike Adriatik. Sot Apollonia ndodhet larg detit. Çfarë mund të ketë
ndodhur?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon lëvizjet tektonike të Tokës dhe tipet kryesore të Lëvizje tektonike, Lëvizje luhatëse,
tyre. Lëvizje malformuese, Deformim
 Interpreton pasojat e lëvizjeve luhatëse, shkëputëse dhe shkëputës, Fundosje tektonike, Graben,
rrudhosëse. Horst, Rrudhosje.

Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
harta e botës, harta e Shqipërisë, skema, fotografi ndërkurrikulare:
me ngjyra etj. Historia, Zhvillimi i qëndrueshëm.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Njohuritë që lidhen me lëvizjet tektonike (luhatëse dhe malformuese) janë pothuajse të panjohura për nxënësit
e klasës së shtatë. Kjo ndodh për arsye se ato janë dukuri natyrore që zhvillohen në mënyrë tepër të ngadaltë
në kohë dhe kryesisht në hapësira të gjera. Prandaj rekomandojmë që të përdoret demonstrimi i ndërthurur, në
disa raste, me metodat problemore e kërkimore, për të aktivizuar kështu të menduarit kritik të nxënësve, si
dhe për të nxitur vëmendjen dhe interesin e tyre.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Organizohet veprimtari frontale me të gjithë nxënësit duke krijuar një minisituatë problemore me pyetjen:
“Qyteti antik i Apollonisë, para 2500 vitesh, ka patur një port në lumin Aoos (Vjosa) qe e lidhte me detin
Adriatik, i cili ishte fare pranë. Sot Apollonia ndodhet larg detit (Fig. 1). Çfarë mund të ketë ndodhur?”
Meqënëse nxënësit nuk kanë njohuritë e mjaftueshme për ta zgjidhur këtë situatë ndiqni këto hapa:
1. Zhvilloni një diskutim të lirë duke i udhëzuar nxënësit të shfaqin mendimet të pavarura, pa u shqetësuar për
saktësinë e tyre.
2. Shpjegoni, por pa harxhuar shumë kohë, shkaqet e kësaj dukurie (lëvizjet e ngadalta ngritëse) duke vizatuar
edhe një skicë të thjeshtë në tabelë.

Ndërtimi i njohurive të reja


Përdorni, të ndërthurura, metoda, strategji, teknika dhe forma organizimi të ndryshme dhe në përputhje me
përmbajtjen dhe ndërtimin medodologjik të njohurive për çdo çështje të mësimit.
a) Për çështjen e parë: “Ç’janë lëvizjet tektonike?” qartësoni nxënësit se lëvizjet e ngadalëshme të shtresave të
kores së Tokës, që krijojnë çarje, ulje e ngritje me përmasa të ndryshme duke formuar mbi sipërfaqen e
planetit trajta të larmishme të relievit (male etj.) quhen lëvizje tektonike, të cilat ndahen në lëvizje luhatëse
dhe lëvizje malformuese.
b) Për çështjen e dytë: “Lëvizjet luhatëse” vazhdoni diskutimin për kuptimin e tyre duke dhënë raste të
shfaqjeve reale të dukurive të ngjashme në hapësirat e vendit tonë dhe në botë. Për të përmbushur rezultatet e
të nxënit përdorni mjete të larmishme konkretizimi, si për shembull:
1. Hartën fizike të shqipërisë, skica e fotografi me ngjyra, si dhe figurat 1, 2 dhe 3 të librit.
2. Shembuj realë nga mjedisi lokal (tarraca malore e lumore).
3. Hartën fizike të botës dhe pamje me ngjyra për të treguar pasojat e lëvizjeve luhatëse në vende të ndryshme
(Holandë, Skandinavi etj.).

c) Për çështjen e tretë: “Lëvizjet malformuese”, shpjegoni më parë kuptimin e tyre dhe, më pas, organizoni
veprimtari të pavarura kërkimore duke i udhëzuar nxënësit:
1. Të zbulojnë deformimet shkëputëse në figurën 4, duke iu përgjigjur pyetjeve, “Çfarë ka ndodhur me
shkëmbinjtë?”; “Pse janë çarë dhe shkëputur ato?”; “Si quhet pjesa e ulur (fundosja tektonike)?”; “Si quhet
pjesa e ngritur?”.
2. Të zbulojnë deformimet rrudhosëse (figurën 5), duke iu përgjigjur pyetjeve, “A ke parë pamje të ngjashme
gjatë një udhëtimi në rajonet malore?”; “Çfarë ka ndodhur me shkëmbinjtë në krahasim me shkëputjet?”; “Si
quhen këto forma.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


- Përforconi dhe thelloni njohuritë me një përmbledhje të shkurtër të çështjeve.
- Zhvilloni veprimtari plotësuese me kërkesën e rubrikës:”Mendo në mënyrë kritike”: Çfarë duhet të ketë
parasysh një qytetar para se të fillojë të ndërtojë shtëpinë fare pranë detit Adriatik dhe Jon? Gjeni të paktën tre
nga gjërat më të rëndësishme.
- Lokalizoni në hartë, me nxënësit, vendet e përmendura dhe sqaroni fjalorin.
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura, për angazhimin në diskutime.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Tregon kuptimin e tij për lëvizjet tektonike të Tokës dhe tipet kryesore të tyre.
 Identifikon llojet kryesore të lëvizjeve tektonike.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan lëvizjet tektonike të Tokës dhe tipet kryesore të tyre.
 Përshkruan pasojat e lëvizjeve luhatëse, shkëputëse dhe rrudhosëse.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon lëvizjet tektonike të Tokës dhe tipet kryesore të tyre.
 Interpreton pasojat e lëvizjeve luhatëse, shkëputëse dhe rrudhosëse.

Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë grumbullimi i materialeve për veprimtarinë praktike.
Tema mësimore C.13: Veprimtari praktike 7. Plotësimi i hartës së shpërndarjes gjeografike të
vullkaneve e tërmeteve

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore C.13: Veprimtari praktike 7. Plotësimi i hartës së shpërndarjes gjeografike të vullkaneve
e tërmeteve
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Lexon dhe interpreton të dhënat e legjendës për vullkanet dhe tërmetet Forca të brendshme, Vullkan,
në rajone dhe vende të ndryshme të botës. Vullkan aktiv, Tërmet,
 Përcakton shpërndarjen gjeografike të vullkaneve e të tërmeteve në botë Sizmograf, Tërmet tektonik,
në përputhje me brezat kryesorë. Tërmet vullkanik.
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të
gjuhës letrare.
Burimet dhe mjetet mësimore: harta murale të shpërndarjes Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
së vullkaneve dhe tërmeteve në botë, globe tokësore, atlase, ndërkurrikulare:
harta skicë të botës, fletore pune, lapsa me ngjyra, goma etj. Biologjia, Historia, Qytetaria, Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Nxënësit bashkohen në grupe me katër anëtarë.
Zgjidhet kryetari i grupit.
Veprimi 2 Caktohet për çdo anëtar si detyrë plotësimi i një harte të vetme, ku të pasqyrohet me shenja të
veçanta e të dallueshme:
1: shpërndarja gjeografike e vullkaneve në botë,
2: shpërndarja gjeografike e tërmeteve në botë.
Veprimi 3 Lexohen dhe interpretohen, në legjendën e hartave të botës (murale, atlas, libër) të dhënat për
vullkanet e tërmetet, si dhe për vendndodhjet e tyre.
Veprimi 4 Plotësohen në hartën skicë të botës, hap pas hapi dhe sipas detyrës që ke, brezat kryesore të
vullkaneve dhe emrat e vullkaneve më të mëdha, si dhe shtrirja e dy brezave të tërmeteve në
përputhje me shpërndarjen e tyre gjeografike.
Veprimi 5 Krijohen legjendat përkatëse (për vullkanet dhe tërmetet) të hartës skicë të botës në shembullin
e hartave murale, atlasit ose të hartave të librit.
Veprimi 6 Ngjyroset harta skicë duke pasur kujdes që bojërat ose shenjat të jenë të njëjta me të legjendës,
si dhe shënohen emërtimet gjeografike.
Veprimi 7 Anëtarët e një grupi shkëmbejnë hartat e plotësuara ndërmjet tyre.
Verifikohet puna e kryer dhe jepen mendime për përmirësim.
Veprimi 8 Grupet krahasojnë punën midis tyre de japi mendime për përmirësim.

Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura dhe punën në grup.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Lexon me ndihmë të dhënat e legjendës për vullkanet dhe tërmetet në rajone dhe vende të ndryshme të
botës.
 Identifikon disa prej vullkaneve dhe zonave të tërmeteve në botë.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Lexon të dhënat e legjendës për vullkanet dhe tërmetet në rajone dhe vende të ndryshme të botës.
 Përcakton shpërndarjen gjeografike të vullkaneve e të tërmeteve në botë.
 Shkruan me ndihmë në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Lexon dhe interpreton të dhënat e legjendës për vullkanet dhe tërmetet në rajone dhe vende të ndryshme
të botës.
 Përcakton shpërndarjen gjeografike të vullkaneve e të tërmeteve në botë në përputhje me brezat kryesorë.
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.
D.BIOSFERA
Tema mësimore D.1: Përhapja e gjallesave në Tokë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Thuaj çfarë di për jetën e bimëve
Tema mësimore D.1: Përhapja e gjallesave në
dhe të kafshëve në vendin tonë ose në vende të tjera të
Tokë
botës.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon mjediset jetësore dhe rolin e faktorëve kryesorë në Mjedis jetësor, Specie, Kushte klimatike,
përhapjen e bimëve e të kafshëve. Temperaturë e ajrit, Dritë, Lagështi, Erë.
 Identifikon shkaqet e ndryshimit të mjediseve në male.
 Argumenton rëndësinë e mbrojtjes së florës dhe faunës.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
zonave të bimësisë në botë, harta e kafshëve në botë, globi temat ndërkurrikulare: Biologjia,
tokësor, harta e florës dhe faunës së Shqipërisë, fotografi me Zhvillimi i qëndrueshëm
ngjyra etj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Për të realizuar rezultatet e të nxënit të kësaj ore mësimore rekomandojmë zbatimin e metodave, teknikave
dhe formave të organizimit që nxisin të menduarit kritik e të pavarur të nxënësve dhe i motivojnë në procesin
e veprimtarive kërkimore.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
a. Zhvillohet një bisedë e lirë në lidhje me situatën e të nxënit.
c. Përdorni teknikën “turi i galerisë” për motivimin dhe nxitjen e interesit.
1. Organizohen nxënësit/et në grupe dhe udhëzoni të përzgjedhin materialet (foto, pamje etj.) për bimët dhe
kafshët në vendin tonë e në botë.
2. Kujdesuni që materialet e çdo grupi të ekspozohen në muret e klasës.
3. Udhëzohen grupet të lëvizin përreth dhe të shqyrtojnë fotografitë dhe pamjet, të mbajnë shënime, të bëjnë
vërejtje dhe të diskutojnë ndërmjet tyre.

Ndërtimi i njohurive të reja


Njohuritë për faktorët kryesorë që ndikojnë në shumëllojshmërinë dhe shpërndarjen e bimëve dhe të kafshëve
në rruzullin tokësor janë disi të kufizuara për nxënësit.
a. Pyetni nxënësit: Pse ndryshon flora dhe fauna në Tokë?
b. Filloni të shpjegoni, hap-pas-hapi, faktorët që ndikojnë në përhapjen hapësinore të bimëve dhe të kafshëve
në planetin tonë.
c. Udhëzohen të gjithë nxënësit të shikojnë fig. 1, 2 3 dhe 4 si dhe harta e pamje të tjera të ngjashme.
Përfytyrimet e kujtesës së nxënësve do ju ndihmojnë shumë.
d. Sqarohen faktorët kryesorë të klimës: temperatura e ajrit, drita, lagështia dhe era.
1. Shpjegohen me shembuj konkretë mënyrën se si janë përshtatur bimët dhe kafshën në kushtet e
temperaturave të ndryshme të ajrit.
2. Udhëzohen nxënësit që në grupe dyshe të vëzhgojnë figurat 2 dhe 4 dhe të zbulojnë se, ashtu si bimët, edhe
kafshët jetojnë në përshtatje me ndryshimet e temperaturave. Kështu, për shembull, kafshët e rajoneve
shkretinore të zonës së nxehtë qëndrojnë gjatë ditës të fshehura nën tokë, kurse kafshët e rajoneve të ftohta
jetojnë në sajë të qimeve të dendura dhe shtresës së dhjamit që kanë nën lëkurë.
3. Shpjegoni me shembuj rolin e dritës si faktor në shpërndarjen e gjallesave.
4. Kërkohet nga nxënësit të vëzhgojnë figurën 3 dhe zbuloni së bashku pse lagështia, që varet kryesisht nga
sasia vjetore e reshjeve, është një tjetër faktor i rëndësishëm për jetën e gjallesave.
5. Krijoni një minisituatë problemore me pyetjen: Pse disa pemë i kanë degët të shformuara, si për shembull,
pisha flamur në Llogara etj. Demonstroni figura që tregojnë veprimin e erërave te bimët.
6. Sqarohen faktorët e tjerë që ndikojnë në përhapjen e gjallesave në rruzullin tokësor: dherat, relievi etj.
Ndaluni veçanërisht te ndikimi i shoqërisë njerëzore duke dhënë shembuj nga mjedisi lokal.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Përforconi dhe thelloni njohuritë dhe shkathtësitë e fituara.
b. Organizohet një veprimtari frontale me të gjithë klasën duke u dhënë detyrë të shkruajnë një ese sipas
kërkesës së rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”. Për të patur sukses duhet t’u shpjegohet më parë nxënësve
se çfarë është një ese, si të shprehin shkurtimisht ato që mendojnë për mbrojtjen e florës dhe faunës së
mjedisit lokal në të ardhmen.
c. Organizohet veprimtari plotësuese me kërkesën e rubrikës “Lokalizo vendet”
d. Sqarohet fjalori dhe termat e vështira.
Vlerësimi i nxënësve
a. Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në etapën e parë, si dhe për veprimtaritë e kryera, frymën e
bashkëpunimit e të respektit për të tjerët gjatë punës në grupe.
b. Vlerësohen nxënësit për esenë më të mirë.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Përshkruan kuptimin për mjediset jetësore.
 Evidenton faktorët që ndikojnë në përhapjen e bimëve dhe kafshëve në botë.
 Identifikon rëndësinë e mbrojtjes së florës dhe faunës.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan mjediset jetësore dhe rolin e faktorëve kryesorë në përhapjen e bimëve e të kafshëve.
 Evidenton ndryshimin e mjediseve në male.
 Përshkruan rëndësinë e mbrojtjes së florës dhe faunës.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon mjediset jetësore dhe rolin e faktorëve kryesorë në përhapjen e bimëve e të kafshëve.
 Identifikon shkaqet e ndryshimit të mjediseve në male.
 Argumenton rëndësinë e mbrojtjes së florës dhe faunës.

Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë për grumbullimin përmes përdorimit të TIK, të të dhënave dhe pamjeve që lidhen me
shpërndarjen e florës dhe faunës në rruzullin tokësor.
Tema mësimore D.2: Mjediset jetësore – Zona e nxehtë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Ashtu si të gjithë fëmijët, patjetër që e ke parë
Tema mësimore D.2: Mjediset jetësore – edhe ti filmin “Tarzani – mbreti i xhunglës”.
Zona e nxehtë Përshkruaj me pak fjalë mjedisin natyror ku zhvillohen ngjarjet,
motin, bimët, kafshët etj.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan veçoritë kryesore të pyjeve ekuatoriale. Pyll ekuatorial, Xhungël, Savanë,
 Shpjegon pse dhe si ndryshojnë pamjet e savanave gjatë dy stinëve, Shkretëtirë, Oaze.
si dhe përshkruan kafshët që rriten atje.
 Përshkruan mjedisin jetësor të shkretëtirës.
 Lokalizon në hartën e botës mjediset e zonës së nxehtë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
mjediseve jetësore të zonës së nxehtë, harta e kafshëve në ndërkurrikulare:
botë, globi tokësor, fotografi me ngjyra etj. Biologjia, Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Njohuritë gjeografike të nxënësve për mjediset jetësore të zonës së nxehtë: pyjet ekuatoriale, savanat dhe
shkretëtirat, janë të ndryshme. Për këtë arsye, në këtë temë, rekomandohet të zhvillohen ato veprimtari që
synojnë të formojnë njohuritë dhe shkathtësitë përkatëse për njohjen e faktorëve kryesorë të krijimit të veçorive
të florës e të faunës të këtyre mjediseve, si dhe të ndryshimeve të tyre në stinë dhe në rajone të ndryshme të
botës. Është e rëndësishme që të sigurohet baza e nevojshme materiale me harta të ndryshme, pamje etj.
Kërkohet nga të gjithë nxënësit:
a. Të rendisin në një fletë ato që dinë për mjediset e zonës së nxehtë.
b. Të lexojnë e të shkruajnë përgjigjet për pyetjet që shtrohen në rubrikën situatë përgatitore: “Ashtu si të gjithë
fëmijët, patjetër që e ke parë edhe ti filmin “Tarzani – mbreti i xhunglës”. Përshkruaj me pak fjalë mjedisin
natyror ku zhvillohen ngjarjet, motin, bimët, kafshët etj.”.
c. Të plotësojnë informacionet gjeografike të të tjerëve.

Ndërtimi i njohurive të reja


Në këtë fazë mund të zhvillohen veprimtari, teknika e metoda të ndryshme të zgjedhura këto në vartësi të nivelit
të nxënësve (njohurive paraprake), burimeve që disponon, mundësitë e përdorimit të TIK etj. Organizohet puna
e pavarur të nxënësve në grupe sipas bankave. Jepen udhëzime të veçanta për ndihmën, bashkëpunimin dhe
ruajtjen e qetësisë.
Vizatohet në tabelë, me shkumësa me ngjyra të ndryshme, skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”. Udhëzohen
nxënësit të krijojnë skemën në fletoren e punës dhe, më pas, të interpretojnë informacionet e paraqitura në
ilustrimet, sidomos nga hartën e botës (fig. 1).
Di Dua të di Mësoj

Kërkohet që, për të gjitha çështjet, çdo nxënës/e të plotësojë në tabelë:


1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
Në përfundim të çdo çështjeje është e domosdoshme të shpjegohet, sqarohen, saktësohen dhe të plotësohen
njohuritë gjeografike, duke i shoqëruar këto me demonstrimin e mjeteve të parapërgatitura ose me vizatime të
çastit në tabelë.

Përqëndrohuni më tepër në shpjegimin e veçorive të:


a. Pyjeve ekuatoriale, përhapjes dhe rëndësisë së tyre për jetën në Tokë.
b. Savanave, shtrirjen e gjerë të tyre, si dhe përshtatjen e bimësisë barishtore të këtyre mjediseve me kushtet
klimatike të veçanta, ku dallohen dy stinë: stina e thatë (6 – 9 muaj) dhe stina e lagët.
c. Shkretëtirave, të quajtura ndryshe dhe “perandoritë e thatësirës”, duke treguar në hartën e botës hapësirat e
mëdha të tyre.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a. Organizohet një diskutim frontal për të përforcuar idetë kryesore të temës.
b. Zhvillohen veprimtari plotësuese duke kërkuar nga të gjithë nxënësit të shprehen me gojë e me shkrim për
problemin e shtruar në rubrikën: “Mendo në mënyrë kritike”: Një personalitet brazilian ka deklaruar para shumë
viteve “…ne po sillemi me pyjet e Amazonës sikur të jemi brezi i fundit që do të jetojmë në Tokë”. Pse e ka
thënë këtë shprehje dhe cila është domethënia e këtyre fjalëve?
c. Sqarohet kuptimi i termit “Oaze”.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve të
reja etj.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon mjediset jetësore të zonës së nxehtë.
 Lokalizon me ndihmë në hartën e botës mjediset e zonës së nxehtë.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Identifikon veçoritë kryesore të pyjeve ekuatoriale.
 Dallon pamjet e savanave gjatë dy stinëve, si dhe përshkruan kafshët që rriten atje.
 Evidenton tipare të mjedisit jetësor të shkretëtirës.
 Lokalizon në hartën e botës mjediset e zonës së nxehtë.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan veçoritë kryesore të pyjeve tropikale.
 Shpjegon pse dhe si ndryshojnë pamjet e savanave gjatë dy stinëve, si dhe përshkruan kafshët që rriten atje.
 Përshkruan mjedisin jetësor të shkretëtirës.
 Lokalizon në hartën e botës mjediset e zonës së nxehtë.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës: “Lokalizo vendet”, si dhe kërkimi dhe grumbullimi i materialeve figurative për
temën e ardhshme.
Tema mësimore D.3: Mjediset jetësore – Zona mesatare

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Çfarë di për drurin e pishës, pamjen, gjethet,
Tema mësimore D.3: Mjediset jetësore
frutat, vlerat bimore e shëndetësore etj. Në cilat mjedise jetësore
– Zona mesatare
është përhapur druri i pishës?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Shpjegon ndryshimin e pamjes së pyjeve fletëgjera dhe shkaqet. Pyje fletëgjera, Pyje
 Përshkruan pyjet konifere dhe lokalizon përhapjen e tyre në botë. konifere, Klimë
 Përshkruan veçoritë e mjediseve barishtore e shkretinore. oqeanike, Tajga, Preri,
 Tregon në hartë përhapjen gjeografike të mjediseve të zonës mesatare. Pampa, Stepa.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
zonave të bimësisë në botë, harta e kafshëve në botë, globi ndërkurrikulare:
tokësor, fotografi me ngjyra etj. Biologjia, Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Për të patur sukses në përmbushjen e rezultateve të të nxënit, veprimtaritë e përbashkëta mësues-nxënës duhet
të mbështeten në burime të shumta e të larmishme si: pamje dhe fotografi me ngjyra, skica e vizatime,
materiale filmike etj.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
a) Shkruhet tema dhe çështjet kryesore në tabelë, si dhe ekspozohen materialet ilustrative: harta dhe foto nga
dosja e mësuesit dhe ato të sjella nga nxënësit. Për të nxitur të menduarit, përfytyrimet e kujtesës dhe
kuriozitetin e nxënësve mund të zhvillohen me të gjithë klasën këto veprimtari:
b) Krijohet një situatë problemore me kërkesën që, pasi nxënësit të kenë vëzhguar pamje të ngjashme me fig.
2, 3 dhe 4, të japin mendime e të diskutojnë për veçoritë e peizazheve natyrore të paraqitura.
c) Zhvillohet një stuhi mendimesh duke shkruar në tabelë brenda një rrethi: “Druri i pishës”. Kërkohet nga
nxënësit të thonë çdo gjë që dinë për këtë dru: pamjen, trungun, lartësinë, gjethet, vendet ku rritet etj.
Shënohen të gjitha përgjigjet.

Druri i pishës

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Organizohet një veprimtari në grupe dyshe për të vëzhguar dhe përcaktuar në hartë (figura 1) shtrirjen
hapësinore të mjediseve jetësore mesatare (pyjeve fletëgjera, pyjeve konifere, shkretëtirat dhe preritë).
b) Udhëzohen nxënësit të lexojnë me radhë katër çështjet e tjera, të vrojtojnë figurat dhe të vendosin në fund
të fjalive ose paragrafeve disa shenja:
“V”: vendoset për informacionet e njohura;
“-“: vendoset për infromacionet që ndryshojnë me ato që dinë;
“+” vendoset për informacionet që janë të reja për nxënësit;
“?” vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
Shenjat e vendosura krahasohen ndërmjet nxënësve që bisedojnë, pyesin njëri tjetrin ose mësuesin dhe, më
pas, secili në mënyrë individuale plotëson tabelën. Në përfundim përpiquni të sqaroni njohuritë dhe termat e
paqarta, të plotësoni dijet e nxënësve për kuptimin
e fjalëve kyçe etj.
Rëndësi të veçantë ka të shpjeguarit, me shembuj të:
1. Veçorive të pamjes së pyjeve fetëgjera, sidomos në stinën e vjeshtës.
2. Shtrirjes së madhe të pyjeve konifere dhe kafshët që jetojnë atje.
3. Pamjes dhe vendndodhjes së rajoneve barishtore: preri, pampa, stepa.
4. Tipareve dhe shtrirjes së shkretëtirave të zonës mesatare.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohet një bisedë e shkurtër me të gjithë klasën për përforcimin e dijeve.
b) Organizohet punë frontale ose me grupe dyshe për të realizuar detyrën e dhënë në rubrikën: “Mendo në
mënyrë kritike”: Krahasohen veçoritë dhe shpërndarjen gjeografike të pyjeve fletëgjera, pyjeve konifere dhe
prerive. Renditen në kolona ngjashmëritë dhe ndryshimet.
b) Zhvillohet një veprimtari plotësuese për sqarimin e fjalorit dhe lokalizimin e vendeve.

Mjedisi mesdhetar Tiparet dalluese Tiparet e përbashkëta


Pyjet fletëgjerë
Pyjet konifere
Preritë
Shkretëtirat
Vlerësimi i nxënësve:
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura e krijuese, për prezantimin e fakteve
të reja dhe zgjidhjen e problemeve lokale.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon mjediset jetësore të zonës mesatare.
 Tregon me ndihmë në hartë përhapjen gjeografike të mjediseve të zonës mesatare.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan ndryshimin e pamjes së pyjeve fletëgjera dhe shkaqet.
 Përshkruan pyjet konifere.
 Dallon veçoritë e mjediseve barishtore e shkretinore.
 Tregon në hartë përhapjen gjeografike të mjediseve të zonës mesatare.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Shpjegon ndryshimin e pamjes së pyjeve fletëgjera dhe shkaqet.
 Përshkruan pyjet konifere dhe lokalizon përhapjen e tyre në botë.
 Përshkruan veçoritë e mjediseve barishtore e shkretinore.
 Tregon në hartë përhapjen gjeografike të mjediseve të zonës mesatare.
Tema mësimore D.4: Veprimtari praktike 8. Plotësimi i hartës së mjediseve jetësore të zonës së nxehtë
dhe mesatare

Fusha: Shoqëria dhe


Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7
mjedisi
Tema mësimore D.4: Veprimtari praktike 8.
Plotësimi i hartës së mjediseve jetësore të zonës së nxehtë dhe mesatare
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe: Mjedise të
 Lexon dhe interpreton informacionet gjeografike: në hartat tematike, fizike nxehta, Pyje tropikale,
dhe në glob, për përhapjen e mjediseve jetësore në sipërfaqen e tokës. Savana, Shkretëtira, Mjedise
 Përcakton shpërndarjen e mjediseve të nxehta (pyjet tropikale, savanat dhe mesatare, Pyje fletëgjera,
shkretëtirat), si dhe ato mesatare (pyjet fletëgjera, preritë, pyjet konifere Preri, Pyje konifere,
dhe shkretëtirat mesatare) në kontinentet e ndryshme të botës. Shkretëtira mesatare
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të
gjuhës letrare.
Burimet dhe mjetet mësimore: harta murale të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
mjediseve natyrore të botës, globe tokësore, atlase, harta ndërkurrikulare:
skicë të botës, fletore pune, lapsa me ngjyra, goma etj. Biologjia, Qytetaria, TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Bashkohen nxënësit në grupe me tre anëtarë.
Zgjidhet kryetari i grupit.
Veprimi 2 Punohet duke shkëmbyer mendime me anëtarët e tjerë të grupit:
1. Përcaktohen mjediset jetësore që do të paraqiten: të nxehta dhe mesatare.
2. Vizatohet harta me konture të botës ose përdoren printime e fotokopje.
Veprimi 3 1. Lexohet dhe interpretohet përhapja hapësinore-gjeografike në harta (murale, atlas, libër) të
mjediseve të nxehta e mesatare.
2. Veçohen ngjyrat që do të përdoren, dhe mënyra e shkrimit të emrave.
Veprimi 4 1. Vijëzohen me kujdes hapësirat ku shtrihet çdo mjedis sipas shembullit të hartave në libër ose
të hartës murale të mjediseve natyrore.
2. Ngjyroset në hartën skicë, me kujdes që bojërat të jenë të njëjta me të legjendës, këto
mjedise: pyjet tropikale, savanat, shkretëtirat (tropikale e mesatare), pyjet fletëgjera, preritë,
pyjet konifere.
Veprimi 5 Krijohet legjenda përkatëse e hartës skicë të mjediseve jetësore të botës në shembullin e
hartave të librit, hartës murale ose atlasit.
Veprimi 6 Shënohen në vendin e duhur emërtimet gjeografike: polet (V, J), Tropikun e Veriut, Tropikun e
Jugut, ekuatorin, oqeanet etj.
Veprimi 7 Nxënësit shkëmbejnë hartat e plotësuara me anëtarët e tjerë të grupit.
Verifikohet puna e kryer dhe jepen mendime për përmirësime.
Veprimi 8 Secili grup krahason punën e tij me ato të grupeve të tjera dhe jep ose merr mendime për
përmirësime.
Demonstrohen për secilin grup punimet para nxënësve dhe, nën drejtimin e mësueses/it,
diskutohet dhe vlerësohen grupet më të suksesshme.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë në veprimtaritë e pavarura dhe në grup.

Niveli 2:
Nxënësi:
 Lexon me ndihmë informacionet gjeografike: në hartat tematike, fizike dhe në glob, për përhapjen e
mjediseve jetësore në sipërfaqen e tokës.
 Identifikon mjediset e nxehta (pyjet tropikale, savanat dhe shkretëtirat), si dhe ato mesatare (pyjet
fletëgjera, preritë, pyjet konifere dhe shkretëtirat mesatare) në kontinentet e ndryshme të botës.
 Shkruan me ndihmë në hartë emërtimet gjeografike.

Niveli 3:
Nxënësi:
 Lexon informacionet gjeografike: në hartat tematike, fizike dhe në glob, për përhapjen e mjediseve
jetësore në sipërfaqen e tokës.
 Dallon shpërndarjen e mjediseve të nxehta (pyjet tropikale, savanat dhe shkretëtirat), si dhe ato mesatare
(pyjet fletëgjera, preritë, pyjet konifere dhe shkretëtirat mesatare) në kontinentet e ndryshme të botës.
 Shkruan me ndihmë në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Lexon dhe interpreton informacionet gjeografike: në hartat tematike, fizike dhe në glob, për përhapjen e
mjediseve jetësore në sipërfaqen e tokës.
 Përcakton shpërndarjen e mjediseve të nxehta (pyjet tropikale, savanat dhe shkretëtirat), si dhe ato
mesatare (pyjet fletëgjera, preritë, pyjet konifere dhe shkretëtirat mesatare) në kontinentet e ndryshme të
botës.
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.
Tema mësimore D.5: Mjedisi i veçantë mesdhetar

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore D.5: Mjedisi i veçantë Situata e të nxënit: Rendit të gjitha bimët dhe kafshët që jetojnë në
mesdhetar rajonet bregdetare, fushore e kodrinore të Shqipërisë që ti njeh.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan dhe lokalizon në hartën e botës shtrirjen e mjediseve jetësore Mjedis mesdhetar,
mesdhetare. Peizazh, Flora,
 Përshkruan veçoritë dhe pasuritë bimore dhe shtazore të rajonit të Mesdheut, me Makje, Fauna,
fokus të veçantë Shqipërinë. Ujëmbledhës,
 Shpjegon arsyet e ndryshimit të mjedisit natyror mesdhetar. Arkeologji, Turistë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e zonave të Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me
bimësisë në botë, harta e kafshëve në botë, globi tokësor, harta e temat ndërkurrikulare: Biologjia,
florës dhe faunës së Shqipërisë, fotografi me ngjyra etj. Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Njohuritë e nxënësve për mjediset jetësore mesdhetare janë të shumta e të shumëllojshme për arsye se, jo
vetëm jetojnë në këto mjedise, por edhe i kanë eksploruar gjatë ekskursioneve, udhëtimeve etj. Prandaj, në të
gjitha fazat e kësaj ore mësimore mbështetuni te njohuritë paraprake të nxënësve, te përfytyrimet e tyre, në
përvojën jetësore, si dhe të kërkim - zbulimi i pavarur i informacioneve dhe koncepteve gjeografike.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
a. Kërkohet nga të gjithë nxënësit të shkruajnë gjithshka dinë për bimët dhe kafshët që jetojnë në rajonet
bregdetare, fushore e kodrinore të Shqipërisë.
b. Zhvillohet një konkurs për të parë se sa e njohin florën dhe faunën e mjediseve mesdhetare, si dhe për të
nxitur interesin dhe motivimin e tyre.

Ndërtimi i njohurive të reja


1. Organizohet klasa në katër grupe dhe të gjithë anëtarëve u jepet detyrë të shkruajnë ato që dinë:
• Grupi i parë – Përhapja gjeografike e mjediseve mesdhetare në botë dhe në Evropë;
• Grupi i dytë – Flora e mjediseve mesdhetare (makjet, pyjet etj.);
• Grupi i tretë – Fauna me llojet kryesore të kafshëve;
• Grupi i katërt – Shndërrimi i peizazheve mesdhetare dhe vlerat ekonomike.
2. Porositen nxënësit të evidentojnë fakte të ndryshme për bimët dhe kafshët e mjediseve mesdhetare që i
kanë zbuluar gjatë punës kërkimore me mjetet e informacionit masiv.
3. Shkruhet në tabelën e ndarë në katër kolona të gjitha përgjigjet.
4. Shpjegohen dhe sqarohen edhe një herë njohuritë që përmban kjo temë duke u ndalur më shumë te veçoritë,
shpërndarja gjeografike dhe rëndësia e mjediseve jetësore mesdhetare, si dhe duke dhënë shembuj konkretë
nga vendi ynë, por dhe nga Evropa Jugore.
5. Demonstrohen, gjatë leksionit, materiale ilustruese (harta, fotografi, skica, vizatime etj.), si dhe lokalizohen
të gjitha vendet e përmendura në mësim në hartën e botës dhe të Shqipërisë.
Në vazhdim, për të realizuar sa më mirë objektivat e kësaj ore rekomandojmë zbatimin e teknikës së njohur si
“turi i galerisë”.
1. Organizohen nxënësit/et në grupe dhe udhëzohen të përzgjedhin materialet (foto, pamje etj.) të peizazheve
natyrore, të bimëve e të kafshëve etj. që kanë sjellë nga shtëpia.
2. Kërkohet që materialet e çdo grupi të ekspozohen në muret e klasës.
3. Udhëzohen grupet të lëvizin përreth dhe të shqyrtojnë fotografitë dhe pamjet, të mbajnë shënime, të bëjnë
vërejtje dhe të diskutojnë ndërmjet tyre.
Në përfundim të kësaj veprimtarie interesante, në se të premton koha, kërkohet nga nxënësit të lokalizojnë
vendet në hartën fizike të Shqipërisë e të botës.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Shpjegohen shkurtimisht idetë kryesore të temës.
b) Zhvillohet një veprimtari plotësuese me kërkesat e rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”. Disa bimë
mjekësore, por dhe kafshë të rralla në Shqipëri, si për shembull, derri dhe lepuri i egër, kaprolli, pelikani
dalmat etj, janë në rrezik zhdukjeje. Pse rrezikohen këto bimë dhe kafshë. Cili është roli i veprimtarisë
njerëzore? Çfarë mendon se duhet bërë më tepër për ruajtjen dhe shtimin e tyre?
c) Shpjegohet kuptimi i fjalorit: “Arkeologji”, është shkenca që zbulon dhe studion objektet e ndërtuara e të
krijuara nga njerëzit, si dhe kulturat e qytetërimeve të lashta.

Mjedisi mesdhetar Tiparet dalluese Tiparet e përbashkëta


Pyjet fletëgjerë
Pyjet konifere
Preritë
Shkretëtirat
Vlerësimi i nxënësve
a) Vlerësohen nxënësit për kontributin e dhënë gjatë punës në grupe, veprimtaritë e pavarura e krijuese, për
respektimin e regullave dhe mendimeve alternative etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Dallon shtrirjen e mjediseve jetësore mesdhetare.
 Evidenton veçoritë dhe pasuritë bimore dhe shtazore të rajonit të Mesdheut, me fokus të veçantë
Shqipërinë.
 Identifikon arsyet e ndryshimit të mjedisit natyror mesdhetar.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan shtrirjen e mjediseve jetësore mesdhetare.
 Identifikon veçoritë dhe pasuritë bimore dhe shtazore të rajonit të Mesdheut, me fokus të veçantë
Shqipërinë.
 Përshkruan arsyet e ndryshimit të mjedisit natyror mesdhetar.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan dhe lokalizon në hartën e botës shtrirjen e mjediseve jetësore mesdhetare.
 Përshkruan veçoritë dhe pasuritë bimore dhe shtazore të rajonit të Mesdheut, me fokus të veçantë
Shqipërinë.
 Shpjegon arsyet e ndryshimit të mjedisit natyror mesdhetar.

Detyrë/Punë e pavarur:
b) Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore D.6: Mjediset jetësore – Zona e ftohtë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore D.6: Mjediset Situata e të nxënit: Përshkruaj mënyrën e jetesës së popullsisë që jeton në
jetësore – Zona e ftohtë rajonet e akullta veriore: veprimtaritë, veshjet, ushqimet, transportin etj.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan dhe lokalizon në hartën e botës përhapjen gjeografike të Zona e ftohtë, Tundra, Akujt
mjediseve jetësore të zonës së ftohtë. polarë, Shkretëtirë e akullt,
 Përshkruan veçoritë kryesore të tundrës. Eskimezë, Jakutë, Laponë.
 Shpjegon pse rajonet përreth Polit të Veriut dhe Antarktida cilësohen
si shkretëtira polare.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
harta e mjediseve të zonës së ftohtë, globi, fotografi ndërkurrikulare:
me ngjyra etj. Biologjia, Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përmbajtja e kësaj teme mësimore nuk është e vështirë për t’u përvetësuar nga nxënësit. Vështirësia qëndron
në faktin se shfaqjet më të dukshme të mjediseve jetësore të zonës së ftohtë janë karakteristikë kryesisht e
hapësirave të largëta dhe pak të njohura nga fëmijët, si për shembull, shkretëtirat e akullta polare, hapësirat e
ftohta dhe të zhveshura nga bimësia, rajonet ku mbizotërojnë erëra të fuqishme e të vazhdueshme etj. Prandaj
për të patur sukses në përmbushjen e rezultateve të të nxënit, veprimtaritë e përbashkëta mësues-nxënës duhet
të mbështeten në burime të shumta e të larmishme si: pamje dhe fotografi me ngjyra, skica e vizatime,
materiale filmike etj.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Nxënësit:
a. Rendisin në një fletë gjithshka që dinë për mjediset e ftohta.
b. Lexojnë dhe shkruajnë përgjigjet për pyetjet që shtrohen në rubrikën “Situatë përgatitore”: Përshkruajnë
njohuritë që kanë për mënyrën e jetesës së popullsisë që jeton në rajonet e akullta veriore: veshjet, ushqimet,
transportin etj.
c. Diskutojnë dhe plotësojnë përgjigjet e dhëna nga shokët dhe shoqet e klasës. Më pas, mund të organizohet
edhe një konkurs i shkurtër mësimor duke e ndarë klasën në tri grupe. Konkursi duhet të fokusohet në
përcaktimin e shkallës së njohurive paraprake të nxënësve, por edhe në evidentimin e materialeve figurative
që kanë grumbulluar (fotografi me ngjyra, tabela me të dhëna, harta etj.).

Ndërtimi i njohurive të reja


Njohuritë për zonën e ftohtë dhe veçoritë e florës e të faunës të mjediseve jetësore, në përgithësi, janë të
kufizuara për nxënësit. Për këtë arsye përdoret metoda e shpjegimit duke e ndërthurur me vëzhgimin,
demonstrimin dhe kërkim – zbulimin e nxënësve.
a. Pyeten nxënësit: Ku shtrihen mjediset e zonës së ftohtë?
b. Fillohet të zbulohet, së bashku me nxënësit, përhapja gjeografike e këtyre mjediseve në hartën e botës
(figura 1).
c. Kërkohet nga nxënësit të shprehen qartë dhe të tregojnë në hartën e botës se: “…. mjediset jetësore të ftohta
të botës përfshijnë Oqeanin e Ngrirë të Veriut dhe rajonet veriore të kontinenteve të Azisë, Europës dhe
Amerikës Veriore. Në hemisferën e jugut ato zënë të gjithë hapësirën e kontinentit të Antarktidës, si dhe
ujërat e ngrira oqeanike që e rrethojnë atë. Mjediset jetësore të zonës së ftohtë janë: “tundra” dhe “shkretëtira
e akullt” polare”.

d. Udhëzohen të gjithë fëmijët të shikojnë fig. 2, si dhe pamje të tjera të ngjashme ku paraqiten të njëjtat
mjedise. Përfytyrimet e imagjinatës së nxënësve do ju ndihmojnë shumë për të krijuar koncepte të qarta për
bimësinë e paktë të tundrës, që përbëhet nga myshqet, likenet dhe barërat etj. të cilat janë përshtatur me
kushtet e klimës së ftohtë,
e. Udhëzohen nxënësit të shikojnë fig. 3 dhe 4, si dhe pamje të tjera të ngjashme ku paraqiten të njëjtat
mjedise. Shpjegohet me pak fjalë se bimësia në këto mjedise natyrore mungon, kurse nga kafshët jetojnë fokat
dhe arinjtë e bardhë, në rajonet e Polit të Veriut, dhe pinguinët në Antarktidë. Përshkruhet jeta e banorëve të
këtyre rajoneve të ftohta.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Synimi i kësaj etape është përforcimi, thellimi dhe zgjerimi i njohurive të fituara. Mund të përdoret teknika e
diagramit të Venit duke vizatuar më parë tabelën si në figurën e mëposhtme.

Zona e ftohtë Tiparet dalluese Tiparet e përbashkëta


Tundra
Shkretëtira polare
Vlerësimi i nxënësit
Nxënësit vlerësohen për kontributin e dhënë gjatë punës në grupe, veprimtaritë e pavarura e krijuese, për
respektimin e regullave dhe mendimeve alternative etj.

Niveli 2 - Nxënësi:
 Dallon përhapjen gjeografike të mjediseve jetësore të zonës së ftohtë.
 Identifikon veçoritë kryesore të tundrës.
 Evidenton rajonet përreth Polit të Veriut dhe Antarktida si shkretëtira polare.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan përhapjen gjeografike të mjediseve jetësore të zonës së ftohtë.
 Përshkruan veçoritë kryesore të tundrës.
 Tregon pse rajonet përreth Polit të Veriut dhe Antarktida cilësohen si shkretëtira polare.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan dhe lokalizon në hartën e botës përhapjen gjeografike të mjediseve jetësore të zonës së ftohtë.
 Përshkruan veçoritë kryesore të tundrës.
 Shpjegon pse rajonet përreth Polit të Veriut dhe Antarktida cilësohen si shkretëtira polare.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore D.7: Mjediset jetësore në zonat malore

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore D.7: Mjediset Situata e të nxënit: Ku të pëlqen më tepër të jetosh: në një mjedis
jetësore në zonat malore fushor apo malor? Argumento zgjedhjen tënde.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë vendndodhjen e mjediseve Mal, Rajon malor, Lartësi absolute,
malore. Kati i shkurreve, Kati i dushqeve,
 Shpjegon ndryshimin e mjediseve jetësore në rajonet malore me Kati i ahut, Kullotat alpine.
rritjen e lartësisë.
 Përshkruan me shembuj katëzimin e mjediseve në vendin tonë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
fizike e botës, harta e florës dhe faunës së Shqipërisë, skica, ndërkurrikulare:
diagrama, pamje e fotografi me ngjyra etj. Biologjia, Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Mësuesi duhet të shfrytëzojë njohuritë paraprake të nxënësve në lidhje me zonat malore.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Hapja e mësimit, pas shkrimit të temës dhe çështjeve kryesore në tabelë, mund të fillojë me krijimin e një
situate problemore duke ju drejtuar klasës: Ku të pëlqen më tepër të jetosh: në një mjedis fushor apo malor?
Argumento zgjedhjen tënde. Për zgjidhjen e kësaj situate nxënësit i kanë kompetencat e duhura gjeografike të
formuara edhe nga vitet e mëparshme.
Për përmbushjen e rezultateve të të nxënit:
a. Organizohet puna në dyshe të nxënësve;
b. Porositen nxënësit të vëzhgojnë me kujdes fotografitë me ngjyra, të sjella prej tyre ose të ofruara nga
mësuesi;
c. Kërkohet që nxënësit të tregojnë edhe arsyet e përfundimeve të tyre;
d. Zhvillohet një diskutim i lirë dhe evidentohen përgjigjet e sakta.

Ndërtimi i njohurive të reja


Ndërthurja e vazhdueshme e metodës së shpjegimit, bisedës, kërkim - zbulimit etj., me teknika e forma të
ndryshme organizimi, është kusht i domosdoshëm për të formuar te nxënësit njohuritë që përmban kjo temë
mësimore (konceptet, lidhjet shkakësore, faktet dhe përfytyrimet), si dhe shkathtësitë dhe vlerat përkatëse.
Duke patur parasysh të gjitha këto zhvillohen këto veprimtari:
 Organizohet puna e pavarur e nxënësve në grupe sipas bankave.
 Jepen, sipas rastit, edhe udhëzime të veçanta.
 Vizatohet në tabelë, skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”.
 Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë skemën në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë çështjet e temës, si
dhe interpretojnë informacionet e paraqitura në ilustrimet, sidomos nga hartën e botës (fig. 1).
Kërkohet që, për të gjitha çështjet, çdo nxënës/e të plotësojë në tabelë:
1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
Në përfundim të çdo çështjeje është e domosdoshme të shpjegohen, sqarohen, saktësohen dhe të plotësohen
njohuritë gjeografike, duke i shoqëruar këto me demonstrimin e mjeteve të parapërgatitura. Përqendrohen në
shpjegimin e veçorive të zonalitetit vertikal në vendin tonë:
• Kati i shkurreve mesdhetare, deri 700 m.
• Kati i dushqeve, deri 1000 m.
• Kati i ahut, deri 1800-2000 m.
• Kati i livadheve (kullotave alpine), në shpatet më të larta të maleve.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Në këtë fazë rekomandohet që, për të realizuar sa më mirë rezultatet e të nxënit të kësaj teme mësimore, të
zbatohet teknika e njohur si “Turi i galerisë”.
1. Organizohen nxënësit/et në grupe dhe udhëzohen të përzgjedhin materialet (foto, pamje etj.) të maleve,
rrafshnaltave etj. që kanë sjellë nga shtëpia.
2. Kërkohet që materialet e çdo grupi të ekspozohen në muret e klasës.
3. Udhëzohen grupet të lëvizin përreth dhe të shqyrtojnë fotografitë dhe pamjet, të mbajnë shënime, të bëjnë
vërejtje dhe të diskutojnë ndërmjet tyre.
4. Zhvillohen veprimtari plotësuese me kërkesat e rubrikës “Mendo në mënyrë kritike”: Nxënësit shikojnë
me vëmendje figurat dhe përpiqen të gjejnë:
a. Pse livadhet në njërin shpat të malit zënë sipërfaqe të mëdha dhe shtrihen më lart në krahasim me
shpatin tjetër?
b. Në cilin mal gjenden me kate (vertikalisht) pothuajse të gjitha mjediset jetësore që shtrihen nga
ekuatori në pole?
Vlerësimi i nxënësve

Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen në mësim dhe plotësimin e shpejtë dhe të saktë të detyrave praktike.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon vendndodhjen e mjediseve malore.
 Dallon ndryshimin e mjediseve jetësore në rajonet malore me rritjen e lartësisë.
 Evidenton katezimin e mjediseve jetësore në vendin tonë.

Niveli 3 - Nxënësi:
 Përshkruan vendndodhjen e mjediseve malore.
 Tregonndryshimin e mjediseve jetësore në rajonet malore me rritjen e lartësisë.
 Përshkruan katëzimin e mjediseve jetësore në vendin tonë.

Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan dhe lokalizon në hartë vendndodhjen e mjediseve malore.
 Shpjegon ndryshimin e mjediseve jetësore në rajonet malore me rritjen e lartësisë.
 Përshkruan me shembuj katëzimin e mjediseve në vendin tonë.
Tema mësimore D.8: Veprimtari praktike 8.
Plotësimi i hartës së mjediseve mesdhetare, të ftohta dhe malore

Fusha: Shoqëria dhe


Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7
mjedisi
Tema mësimore D.8: Veprimtari praktike 8. Plotësimi i hartës së mjediseve mesdhetare, të ftohta dhe
malore
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Lexon dhe interpreton informacionet gjeografike, në hartat tematike, fizike dhe në Mjedise
glob, për përhapjen e mjediseve mesdhetare,
 jetësore në sipërfaqen e tokës. Mjedise të ftohta,
 Përcakton shpërndarjen e mjediseve mesdhetare, të ftohta (tundra dhe shkretëtirat e Tundra,
akujve), si dhe të mjediseve malore në kontinentet e ndryshme të botës. Shkretëtirat e
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës akujve, Mjedise
letrare. malore
Burimet dhe mjetet mësimore: Harta murale të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
mjediseve natyrore të botës, globe tokësore, atlase, harta ndërkurrikulare:
skicë të botës, fletore pune, lapsa me ngjyra, goma etj. Biologjia, Qytetaria, TIK
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimi 1 Nxënësit organizohen në grupe me tre anëtarë.
Zgjidhet kryetari i grupit.
Veprimi 2 Punohet duke shkëmbyer mendime me anëtarët e tjerë të grupit:
1. Caktohen mjediset që do të paraqiten: mesdhetare, të ftohta, malore.
2. Vizatohet harta me konture të botës ose përdoren printime dhe fotokopje.
Veprimi 3 1. Lexohet dhe interpretohet përhapja hapësinore-gjeografike në harta (murale, atlas, libër) e
mjediseve mesdhetare, të ftohta e malore.
2. Veçohen ngjyrat që do të përdoren dhe mënyra e shkrimit të emrave.
Veprimi 4 1. Vijëzohen me kujdes hapësirat ku shtrihet çdo mjedis sipas shembullit të hartave në libër ose
të hartës murale të mjediseve natyrore.
2. Ngjyroset në hartën skicë, me kujdes që bojërat të jenë të njëjta me të legjendës, këto
mjedise: mesdhetare, tundrën, akujt, malore.
3. Shkruhen, në skicat e librit, emrat e mjediseve sipas ndarjes horizontale (nga ekuatori në
pole) e vertikale (nga rrëza në majë të malit).

Veprimi 5 Krijohet legjenda përkatëse e hartës skicë të botës në shembullin e hartës së librit, hartës
murale ose atlasit.
Veprimi 6 Shënohen emërtimet gjeografike: polet (V, J), Tropikun e Veriut, Tropikun e Jugut, ekuatorin,
oqeanet etj.
Veprimi 7 Nxënësit shkëmbejnë hartat e plotësuara brenda anëtarëve të grupit.
Vlerësohet puna e kryer dhe jepen mendime për përmirësime.
Veprimi 8 Demonstrohen punimet enxënësve dhe, nën drejtimin e mësueses/it, diskutohet dhe dallohen
grupet më të suksesshme.

Vlerësimi i nxënësit:
Nxënësit vlerësohen për punën individuale dhe angazhimin në grup.

Niveli 2
Nxënësi:
 Lexon me ndihmë informacionet gjeografike, në hartat tematike, fizike dhe në glob, për përhapjen e
mjediseve jetësore në sipërfaqen e tokës.
 Identifikon shpërndarjen e mjediseve mesdhetare, të ftohta (tundra dhe shkretëtirat e akujve), si dhe të
mjediseve malore në kontinentet e ndryshme të botës.
 Shkruan me ndihmë në hartë emërtimet gjeografike.

Niveli 3
Nxënësi:
 Lexon informacionet gjeografike, në hartat tematike, fizike dhe në glob, për përhapjen e mjediseve
jetësore në sipërfaqen e tokës.
 Përcakton shpërndarjen e mjediseve mesdhetare, të ftohta (tundra dhe shkretëtirat e akujve), si dhe të
mjediseve malore në kontinentet e ndryshme të botës.
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike.

Niveli 4
Nxënësi:
 Lexon me ndihmë informacionet gjeografike, në hartat tematike, fizike dhe në glob, për përhapjen e
mjediseve
 jetësore në sipërfaqen e tokës.
 Përcakton shpërndarjen e mjediseve mesdhetare, të ftohta (tundra dhe shkretëtirat e akujve), si dhe të
mjediseve malore në kontinentet e ndryshme të botës.
 Shkruan në hartë emërtimet gjeografike sipas rregullave dhe normave të gjuhës letrare.
EKSKURSION MËSIMOR

Tema: Të njohim mjediset jetësore natyrore përreth qytetit/fshatit tonë


Koha: 1 ose 2 orë1
Vendi: Mjedisi lokal

Rezultatet e të nxënit
Nxënësi:
 Hulumton (mbledh të dhëna, i përpunon dhe prezanton) mbi veçoritë e mjediseve jetësore natyrorë në
qytetin/fshatin e tij.
 Përcakton rrugë për zgjidhje të mundshme të problemeve të identifikuara prej tij në mjediset jetësore të afërta.
 Tregon bashkëpunim dhe etikë përgjatë hulumtimit dhe veprimtarive në grup.

Zhvillimi i ekskursionit
Ekskursioni mësimor, i planifikuar për të realizuar vëzhgimet e drejtpërdrejta të dukurive e proceseve gjeografike
natyrore e humane të mjedisit local, është një formë organizimi mjaft e efektshme dhe e pëlqyer kurdoherë nga
nxënësit. Këshillohet që mësuesit të planifikojnë paraprakisht dhe të informojnë nxënësit në lidhje me procedurat
dhe masat e nevojshme për realizimin me sukses të ekskursionit.

- Për përmbushjen e rezultateve të të nxënit të ekskursionit mësimor, mësuesi organizon klasën në grupe.
- Nxënësit në grupe kryejnë vëzhgime dhe mbledhin të dhëna për dherat, bimësinë, botën shtazore etj., në
mjedisin e afërt.
- Të dhënat e grumbulluara nxënësit i prezantojnë në fazën përmbyllëse të ekskursionit.

Udhëzime të përgjithshme në lidhje me zhvillimin e ekskursionit:


 Planifikohet data dhe vendi i ekskursionit;
 Përcaktohen rezultatet e pritshme të ekskursionit.
 Miratohet leja e ekskursionit nga drejtoria;
 Sigurohet miratimi i prindërve për pjesëmarrjen e fëmijëve në ekskursion;
 Përcaktohet vendi dhe ora e nisjes dhe kthimit;
 Merren masa për ruajtjen e shëndetit të nxënësve gjatë ekskursionit (infermiere, kuti e ndihmës së shpejtë
etj.);
 Kërkohet ndihma e drejtorisë që shoqërimi i nxënësve të bëhet nga dy mësues;
 Sigurohet pjesëmarrja në ekskursion e prindërve, sidomos për shoqërimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara;
 Nxënësit orientohen në mënyrë të vazhduar nga mësuesi përgjatë veprimtarisë hulumtuese. Një pjesë e të
dhënave që nxënësit grumbullojnë mund të përdoren dhe në mbështetje të realizimit të projektit kurrikular.
 Vlerësohen nxënësit mbi bazën e cilësisë së kryerjes së vëzhgimeve, përgatitjes së materialeve origjinale
(përshkrime, vizatime, harta, skicë, foto etj.), si dhe të zbulimit të problemeve reale.

1
Ekskursioni, si një metodë përmes së cilës nxënësit kryejnë hulumtime në mjedisin lokal, mund të zhvillohet në 1 ose 2 orë
mësimore, në varësi të kushteve dhe mundësive konkrete të klasës/shkollës, në funksion të planit vjetor dhe të periudhës që
ndërton mësuesi.
NËNTEMATIKA: SHOQËRIA DHE NDËRVEPRIMI ME MJEDISIN

Tema mësimore 3.1: Burimet në botë

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore 3.1: Burimet Situata e të nxënit: Rendit disa nga resurset (burimet) natyrore që përdoren
në botë më tepër në mjedisin lokal dhe në zonën përreth vendbanimit tënd.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Dallon kategoritë kryesore të burimeve. Burime njerëzore, burime
 Shpjegon tiparet e përbashkëta të llojeve të ndryshme të burimeve kapitale, burime natyrore,
natyrore. Energjia diellore, Energjia
 Interpreton rëndësinë e përdorimit të formave të ndryshme të energjisë bërthamore, Energjia e erës,
alternative në botë dhe në vendin tonë. Energjia e ujërave.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
botës, harta e Shqipërisë, tabela, skica, grafikë dhe pamje të ndërkurrikulare:
burimeve natyrore etj. Fizika, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përmbajtja e këtij kapitulli përmban njohuri, shprehi dhe vlera që lidhen me njohjen e resurseve natyrore,
përdorimin me efektivitet të tyre, si dhe me mbrojtjen e mjedisit natyror nga ndotja dhe degradimi. Për këtë
arsye gjatë trajtimit të temave mësimore duhet të keni kujdes që veprimtaritë e përbashkëta me nxënësit t’i
orientoni në dy drejtime kryesore:
 Së pari, të mbështeteni në kujtesën vizuale të fëmijëve, që në këtë moshë e kanë shumë të zhvilluar, për
të formuar koncepte të qarta e të sakta për resurset natyrore, si dhe për problemet mjedisore në shkallë
globale. Për të arritur këtë është mirë të përdoren skema me zbërthime konceptesh, tabela, pamje, harta të
ndryshme etj.
 Së dyti, të prezantoni në çdo temë problemet reale të mjedisit dhe mënyrat e përdorimit të resurseve në
hapësirën pranë ose përreth vendit ku ndodhet shkolla. Por ka rëndësi që përveç paraqitjes së problemeve,
të kërkohet nga nxënësit edhe gjetja e rrugëve të zgjidhjes për të mirën e natyrës dhe komunitetit. Në këtë
rast nuk ka shumë rëndësi se sa të efektshme do të jenë propozimet e fëmijëve, sepse ata nuk janë
specialistë të mirëfilltë. Qëllimi duhet të jëtë përfshirja e nxënësve në veprimtari kërkimore e krijuese dhe
nxitja e të menduarit të pavarur e kritik për problemet mjedisore, duke i ndërgjegjësuar si qytetarë të
ardhshëm.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Në hapje të temës organizohet një stuhi mendimesh me pyetjen: “Renditni disa nga burimet natyrore që
përdoren më tepër në mjedisin lokal”.

Ndërtimi i njohurive të reja


Në përputhje me nivelin e nxënësve, brendinë e temës, si dhe me gjendjen e mjeteve illustrative që disponon,
përdoren këto strategji mësimore:
1. Për çështjen: Toka dhe pasuritë e saj natyrore.
a) Vizatohet në tabelë skema e përgjithshme të burimeve.

Burimet
Burimet natyrore
Burimet njerëzore
Burimet kapitale (dielli, ajri, bimët, uji, mineralet, etj.)

(monedhat, makineritë)

b) Përqëndrohet diskutimi kryesisht në burimet natyrore.


c) Përshkruhet zhvillimi i burimeve në këndvështrimin historik.
d) Evidentohen tiparet e përbashkëta të burimeve natyrore: “Nuk i ka krijuar njeriu”, “Kanë dobishmëri e
vlera”.
2. Për çështjen: “Burimet natyrore, energjia botërore”
a) Organizohet një bisedë e lirë me të gjithë klasën duke u përqëndruar më tepër te rëndësia e burimeve për
sigurimin e energjisë në botë.
b) Shoqërohet biseda me ilustrime të gatshme ose të sjella nga nxënësit.

3. Për çështjen: “Përdorimi i energjisë bërthamore”, rekomandohet të zhvillohet shpjegim i kujdesshëm të


koncepteve.
4. Për çështjen: “Energjia alternative”, rekomandohet të zhvillohet një bisedë e lirë duke i fokusuar pyetjet
te burimet kryesore alternative.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


• Zhvillohet një përsëritje e shkurtër e ideve kryesore të temës.
• Organizohet një diskutim i lirë me nxënësit për njohuritë që kanë mbi rëndësinë e përdorimit të burimeve
alternative duke dhënë edhe shembuj nga mjedisi lokal.
• Zhvillohet veprimtari plotësuese sipas rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.
Vlerësimi i nxënësit:
Nxënësit vlerësohen për punën individuale dhe angazhimin në grup.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Rendit kategoritë kryesore të burimeve.
 Evidenton llojet e ndryshme të burimeve natyrore.
 Identifikon rëndësinë e përdorimit të formave të ndryshme të energjisë alternative në botë e në vendin
tonë.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Dallon kategoritë kryesore të burimeve.
 Identifikon tiparet e përbashkëta të llojeve të ndryshme të burimeve natyrore.
 Përshkruan rëndësinë e përdorimit të formave të ndryshme të energjisë alternative në botë e në vendin
tonë.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Dallon kategoritë kryesore të burimeve.
 Shpjegon tiparet e përbashkëta të llojeve të ndryshme të burimeve natyrore.
 Interpreton rëndësinë e përdorimit të formave të ndryshme të energjisë alternative në botë e në vendin
tonë.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë kërkesa e rubrikës “Lokalizo vendet”.
Tema mësimore 3.2: Burimet e përtëritshme

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Paraqit fakte nga dëmtimet e dherave
Tema mësimore 3.2: Burimet e përtëritshme ose ndotjet e ujit e të ajrit në mjedisin lokal.
Çfarë propozon për përmirësimin e gjendjes?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Dallon llojet kryesore të burimeve të përtëritshme dhe rëndësinë e tyre. Burime të përtëritshme, Dhera,
 Shpjegon me argumente rëndësinë e dherave dhe ujit për jetën në Tokë. Ujëra, Atmosferë, Erosion,
 Vlerëson rëndësinë dhe propozon rrugë për mbrojtjen e ujit dhe të ajrit Ndotës natyrorë, Ndotës
dhe eleminimin e ndotjes. njerëzorë, Smog.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
botës, harta e Shqipërisë, tabela me të dhëna, skica, ndërkurrikulare:
fotografi e pamje me ngjyra etj. Fizika, Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Kjo temë është shumë e rëndësishme sepse lidhet me njohjen, përdorimin dhe sidomos me mbrojtjen e
burimeve të përtëritshme më kryesore (dherat, ujërat dhe ajri), si në rrafshin botëror ashtu edhe në atë
kombëtar e lokal.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Burimet e përtëritshme, mënyrat e përdorimin dhe ruajtjes së tyre janë probleme aktuale në vendin tonë dhe
në botë. Nxënësve u nevojiten jo vetëm njohuritë e domosdoshme për këto burime, por në mënyrë të veçantë
është e rëndësishme zhvillimi i qëndrimeve dhe vlerave për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre, ashtu sikurse është
po aq e rëndësishme zhvillimi i aftësive për përdorimin e tyre me kujdes.
Në këtë fazë të temës mësimore përdoret teknika “Turi i galerisë”.
a) Organizohen nxënësit në grupe (3-4 veta).
b) Udhëzohen grupet e punës të përzgjedhin materialet (foto, pamje të printuara etj.) që kanë sjellë nga
shtëpia, ku paraqiten fakte nga dëmtimet e dherave ose ndotjet e ujit e të ajrit në mjedisin lokal.
c) Caktohen për çdo grup, hapësirat në mure ku do të ekspozojnë materialet figurative.
d) Udhëzohen grupet të lëvizin përreth klasës, duke shqyrtuar fotografitë dhe pamjet, të mbajnë shënime, të
bëjnë vërejtje dhe të diskutojnë ndërmjet tyre.

Ndërtimi i njohurive të reja


Vizatohet tabela e teknikës “Insert” dhe u caktohet si detyrë nxënësve që të lexojnë temën e mësimit duke
vendosur në fund të fjalive ose të paragrafëve të ndryshëm shenjat përkatëse:
“V”: vendoset për inormacionet e njohura; “-“ për informacionet që ndryshojnë me ato që dinë; “+” për
informacionet e reja dhe “?” për informacionet e paqarta. Pas leximit secili nxënës/e plotëson tabelën.
“V” “+” “-“ “?”

Pas përfundimit të kësaj veprimtarie të pavarur është e nevojshme:


a) Të zhvillohet një bisedë e shkurtër më nxënësit për problemet e paqarta që kanë në lidhje me dherat, ujërat,
ajrin dhe shkaqet e ndotjes së tyre.
b) Të shpjegohet kuptimi për resurset e përtëritshme, rëndësinë e dherave, të ujit e të ajrit për jetën në Tokë.
c) Të evidentohen shkaqet e ndotjes së ujit dhe të ajrit, si dhe rrugët për mbrojtjen e tyre. Është e
domosdoshme që shpjegimi të kombinohet me pyetje e përgjigje të shkurtra që tërheqin vëmendjet e
nxënësve, si dhe me ilustrime (foto etj.) të librit ose me ato që kanë sjellë vetë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
1. Organizohet një veprimtari frontale me të gjithë klasën duke u dhënë nxënësve detyrë të shkruajnë një ese
për problemet reale të burimeve në mjedisin lokal dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre. Për të patur sukses u
shpjegohet më parë nxënësve se çfarë është një ese, si të shprehin shkurtimisht ato që mendojnë për burimet,
por dhe si të japin opinionet e tyre të pavarura në lidhje me mbrojtjen e burimeve për sot e për të ardhmen.
2. Realizohet veprimtari plotësuese me rubrikat:
• Mendo në mënyrë kritike (mund të jepet edhe si detyrë shtëpie);
• Fjalor Termi: “Drenazhim” (vizato një skemë të thjeshtë);
• Lokalizo vendet: Amerikë e Jugut, Brazil, Afrikë, Indi, Kinë.

Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen në etapën e parë, si dhe për veprimtaritë e kryera, frymën e
bashkëpunimit e të respektit për të tjerët gjatë punës në grupe, për esenë më të mirë.

Niveli 2
Nxënësi:
 Liston llojet kryesore të burimeve të përtëritshme.
 Identifikon rëndësinë e dherave dhe ujit për jetën në Tokë.
 Përcakton shkaqet e ndotjes së ujit dhe ajrit.

Niveli 3
Nxënësi:
 Dallon llojet kryesore të burimeve të përtëritshme.
 Përshkruan rëndësinë e dherave dhe ujit për jetën në Tokë.
 Vlerëson rëndësinë e mbrojtjes së ujit dhe të ajrit dhe eleminimin e ndotjes.

Niveli 4
Nxënësi:
 Dallon llojet kryesore të burimeve të përtëritshme dhe rëndësinë e tyre.
 Shpjegon me argumente rëndësinë e dherave dhe ujit për jetën në Tokë.
 Vlerëson rëndësinë dhe propozon rrugë për mbrojtjen e ujit dhe të ajrit dhe eleminimin e ndotjes.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë për grumbullimin nga TIK të të dhënave dhe pamjeve që lidhen me burimet e përtëritshme.
Tema mësimore 3.3: Burimet e papërtëritshme

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore 3.3: Situata e të nxënit: Rendit disa nga mineralet e vendit tonë dhe përpiqu të
Burimet e papërtëritshme tregosh në hartën e Shqipërisë vendet ku nxirren ato.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan llojet kryesore të burimeve të papërtëritshme dhe rëndësinë e tyre. Burime të papërtëritshme,
 Shpjegon në hartën e Shqipërisë dhe të botës përhapjen dhe prodhuesit më të Minerale metalike,
mëdhenj të burimeve minerare dhe lëndëve djegëse. Minerale jometalike,
 Vlerëson rëndësinë dhe propozon rrugë për mbrojtjen e burimeve të Krom, Bakër, Hekur,
papërtëritshme. Lëndë djegëse, Naftë
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
ekonomike e botës, harta e Shqiperisë, tabela me të ndërkurrikulare:
dhëna, materiale të printuara për resurset natyrore etj. Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohen me nxënësit dy veprimtari të njëpasnjëshme me qëllim që:
• të sigurohet lidhja e temës mësimore me temën e mëparshme;
• të zbulohet çfarë njohurish paraprake kanë nxënësit;
• të sigurohet angazhimi dhe motivimi i të gjithë nxënësve.
a) Prezantohet një ekspoze e shkurtër e çështjeve të trajtuara në temat e kaluara për klasifikimin e burimeve,
në përgjithësi dhe për burimet e përtëritshme, në veçanti. Shoqërohet kjo ekspoze me vizatime në tabelë ose
skema të gatshme, por duke patur kujdes që të mos shpenzohet shumë kohë.
b) Organizohet një stuhi mendimesh me pyetjet: “Cilët janë mineralet kryesore të vendit tonë”? Ku ndodhen
ato? Vizatohet në tabelë skema dhe shënohen të gjitha përgjigjet e nxënësve, pavarësisht saktësisë. Në
përfundim evidentohen përgjigjet më të sakta dhe lokalizohen në hartën e Shqipërisë disa nga vendburimet e
mineraleve në shkallë kombëtare, por dhe në atë lokale.

Mineralet

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Çështja e parë: “Kuptimi për burimet e papërtëritshme” mund të trajtohet duke përshkruar fillimisht
zhvillimin e resurseve të papërtëritshme përgjatë historisë së shoqërisë njerëzore dhe pasojat e shfrytëzimit të
vazhdueshëm të tyre.
Me pas kalohet në shpjegimin shkallë-shkallë të konceptit të burimeve të papërtëritshme. Për të formuar
njohuri të qarta e të qëndrueshme, përdoret teknika e hartës së koncepteve. Paraqitja grafike mund ta vizatohet
pjesë-pjesë në tabelë (ose mund të paraqitet një skemë e gatshme para klasës), duke bërë dhe sqarime,
komente dhe biseda të shkurtra me nxënësit.
b) Për çështjet: “Mineralet” dhe “Lëndët djegëse” rekomandojmë të zhvillohen këto veprimtari:
1. Organizohet klasa në grupe dyshe nxënësish;
2. Udhëzohen grupet të lexojnë me kujdes çështjet, të mbajnë shënime për informacionet që i konsiderojnë më
të rëndësishme dhe të lokalizojnë vendndodhjen e mineraleve dhe lëndëve djegëse në hartën e botës;
3. Zhvillohet një diskutim i lirë ndërmjet grupeve të punës dhe sqarohen pasaktësitë e paqartësitë e
mundshme.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Shpjegohet me pak fjalë dhe me shembuj kuptimi për burimet e papërtëritshme.
b) Krijohet një minisituatë problemore me pyetjen: “Si mund t’i ruajmë këto burime”?
c) Shënohen në tabelë me pika të gjitha rekomandimet e studiuesve (të shtjelluara në çështjen e fundit), si dhe
mendime të shprehura nga nxënësit. Kujdesuni që të mënjanohen hollësirat sepse këto probleme do të
rimerren në temat e ardhshme.
d) Sqarohet fjalori dhe zhvillohet veprimtari plotësuese: rubrika, "Lokalizo vendet”.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen grupet e punës dhe nxënës të veçantë për përgjigjet e sakta dhe dhënien e gjykimeve të pavarura e
origjinale në lidhje me burimet natyrore.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon llojet kryesore të burimeve të papërtëritshme.
 Tregon, pa shoqëruar me demonstrime në hartë, përhapjen dhe prodhuesit më të mëdhenj të burimeve
minerare dhe lëndëve djegëse.
 Evidenton rëndësinë e mbrojtjes së burimeve të papërtëritshme.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Evidenton llojet kryesore të burimeve të papërtëritshme dhe rëndësinë e tyre.
 Përshkruan në hartën e Shqipërisë dhe të botës përhapjen dhe prodhuesit më të mëdhenj të burimeve
minerare dhe lëndëve djegëse.
 Vlerëson rëndësinë e mbrojtjes së burimeve të papërtëritshme.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Përshkruan llojet kryesore të burimeve të papërtëritshme dhe rëndësinë e tyre.
 Shpjegon në hartën e Shqipërisë dhe të botës përhapjen dhe prodhuesit më të mëdhenj të burimeve
minerare dhe lëndëve djegëse.
 Vlerëson rëndësinë dhe propozon rrugë për mbrojtjen e burimeve të papërtëritshme.

Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet për detyrë kërkesa e rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”
Tema mësimore 3.4: Popullsia dhe burimet – planeti në rrezik

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Trego me fakte ndonjë rast të dëmtimit të
Tema mësimore 3.4: Popullsia dhe burimet
mjedisit natyror në zonën pranë vendbanimit tënd. Argumento
– planeti në rrezik
rreziqet që mund të ndodhin.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Përshkruan mënyrën e përdorimit të burimeve natyrore në të kaluarën. Veprimtari njerëzore,
 Shpjegon përmes të dhënave dhe fakteve konkrete arsyet pse rruzulli Mbeturina urbane, Mbetje
tokësor në ditët e sotme gjendet përballë rreziqeve të mëdha. radioaktive, Zona rurale, Shira
 Vlerëson shkaqet dhe pasojat kryesore të shiut acid, të shpyllëzimeve acidë, Shpyllëzim, Erozion,
dhe të ndotjes së oqeaneve. Supë plastike.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta e Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
botës, harta fizike e Shqipërisë, tabela me të dhëna, skica e ndërkurrikulare: Historia, Biologjia, Mjedisi,
fotografi me ngjyra, materiale të printuara etj. Zhvillimi i qëndrueshëm.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Popullsia dhe burimet është një temë shumë e rëndësishme që lidhet me rolin tepër të madh të shoqërisë
njerëzore për gjendjen e mjedisit në ditët e sotme dhe problemet alarmante të dëmtimit të florës, faunës,
ndotjes së ujërave, ajrit, sipërfaqeve tokësore etj. Synimet e të mësuarit dhe veprimtaritë e përbashkëta me
nxënësit duhet të orientohen, jo vetëm te paraqitja e fakteve për rreziqet që e kërcënojnë planetin tonë, por
edhe te rrugët dhe masat urgjente për mënjanimin e tyre.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zbatohen në fillim metoda, forma ose teknika që janë më të përshtatshme për të kuptuar nivelin e njohurive
paraprake të nxënësve, si dhe për të nxitur interesin, të menduarit dhe kuriozitetin intelektual të tyre.
a) Udhëzohen nxënësit/et të shkruajnë në një fletë gjithshka që dinë për rastet konkrete të dëmtimit të mjedisit
natyror në zonën pranë vendbanimit, duke shprehur mendimet e tyre.
b) Caktohen disa nxënës të lexojnë këto shkrime duke u përpjekur që komentet të jenë të pakta meqenëse
edhe koha është e kufizuar.
c) Renditen, duke përdorur grafikun në libër, problemet kryesore mjedisore.

Ndërtimi i njohurive të reja


a) Vizatohet në tabelë, me shkumësa me ngjyra të ndryshme, skema e teknikës “Di, dua të di, mësoj”.
b) Udhëzohen nxënësit të ndërtojnë skemën në fletoren e punës dhe, më pas, të lexojnë çështjet e temës:
popullsia dhe burimet; planeti në rrezik; shiu acid; shpyllëzimet dhe ndotja e oqeaneve

Di Dua të di Mësoj

Për çdo çështje nxënësi plotëson tabelën:


1. Në kolonën “Di” informacionet e njohura;
2. Në kolonën “Dua të di” pyetjet për sqarimin dhe plotësimin e informacioneve;
3. Në kolonën “Mësoj” përgjigjet e pyetjeve dhe informacionet e reja.
Në përfundim të kësaj veprimtarie të pavarur kujdesuni, që për
çdo çështje të sqarohen, saktësohen dhe të plotësohen njohuritë
gjeografike, duke u ndalur më shumë te:
• Vëzhgimi dhe zbulimi i informacioneve për shiun acid (fig.
1);
• Shkaqet, përmasat, vendet dhe pasojat e shpyllëzimeve (fig.
2);
• Shkaqet, pasojat dhe përhapja gjeografike e ndotjes së oqeaneve.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Zhvillohet një diskutim i lirë me nxënësit duke përdorur informacionin dhe kërkesën e rubrikës “Mendo në
mënyrë kritike”.
b) Shënohen mendimet më të mira në tabelë sipas grupeve të mëdha të nxënësve (2-3 grupe).
c) Saktësohen dhe përgjithësohen mendimet e shprehura.
Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në diskutime, punën e pavarur dhe në grup.
Niveli 2
Nxënësi:
 Identifikon mënyrën e përdorimit në të kaluarën të burimeve natyrore.
 Dallon arsyet pse rruzulli tokësor në ditët e sotme gjendet përballë rreziqeve të mëdha.
 Rendit shkaqet dhe pasojat kryesore të shiut acid, të shpyllëzimeve dhe të ndotjes së oqeaneve.

Niveli 3
Nxënësi:
 Përshkruan mënyrën e përdorimit në të kaluarën të burimeve natyrore.
 Tregon me shembuj arsyet pse rruzulli tokësor në ditët e sotme gjendet përballë rreziqeve të mëdha.
 Përshkruan shkaqet dhe pasojat kryesore të shiut acid, të shpyllëzimeve dhe të ndotjes së oqeaneve.

Niveli 4
Nxënësi:
 Përshkruan mënyrën e përdorimit në të kaluarën të burimeve natyrore.
 Shpjegon përmes të dhënave dhe fakteve konkrete arsyet pse rruzulli tokësor në ditët e sotme gjendet
përballë rreziqeve të mëdha.
 Vlerëson shkaqet dhe pasojat kryesore të shiut acid, të shpyllëzimeve dhe të ndotjes së oqeaneve.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë për të kërkuar informacione nga TIK, revistat, gazetat etj. për problemet që lidhen me mjedisin
natyror dhe mbrojtjen e tij.

Tema mësimore 3.5: Asgjësimi dhe riciklimi i mbeturinave

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Tema mësimore 3.5: Asgjësimi dhe Situata e të nxënit: Rendit disa fakte që di në lidhje me gjendjen
riciklimi i mbeturinave dhe trajtimin e mbeturinave në mjedisin lokal, në bashkinë tënde.
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Interpreton domethënien e shprehjes “shoqëria e hedhurinave”. Mbeturina, Vende
 Përcakton dëmet kryesore që shkaktojnë mbeturinat në botë. industriale, Ndotje,
 Përshkruan me shembuj procesin e riciklimit të mbetjeve dhe përparësitë e këtij Pesticide,
procesi. Detergjentë,
 Propozon mënyra origjinale dhe të efektshme për asgjësimin dhe riciklimin e Riciklim, Plastikë,
mbetjeve në mjedisin lokal. Ambjentalistë.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
e botës, harta e Shqipërisë, postera, fotografi me ngjyra ndërkurrikulare:
etj. Qytetaria, Mjedisi, Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përmbajtja e kësaj temë ndërthur njohuri, shprehi e qëndrime për probleme reale, aktuale, të afërta dhe mjaft
të njohura për nxënësit. Për këtë arsye ato duhet të trajtohen me kujdes dhe vëmendje të veçantë.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Vendosen, në vende të dukshme, hartat dhe mjetet ilustruese që disponohen, si dhe fotografitë e posterat e
sjella nga nxënësit. Për të nxitur të menduarit kritik e krijues zhvillohen këto veprimtari:
a. Organizohet puna në grupe dyshe e nxënësve;
b) Parashtrohet detyra që secili grup, brenda pesë minutash, të përgatitet për të raportuar me gojë e me
shkrim, dy ose tre fakte reale në lidhje me gjendjen dhe trajtimin e mbeturinave në mjedisin lokal.
c) Zhvillohet një diskutim i lirë për faktet e paraqitura nga grupet e punës dhe shënohen në tabelë disa nga
raportimet më të plota.

Ndërtimi i njohurive të reja


Në përputhje me përmbajtjen, mjetet ilustruese dhe nivelin e përgatitjes së nxënësve përcaktohen edhe
strategjitë mësimore që do të përdoren. Për një klasë me nxënës të përgatitur e të motivuar, si dhe mjete të
shumta për kryerjen e vëzhgimeve të pavarura, rekomandohen këto veprimtari.
1. Për trajtimin e çështjeve: Rast studimi” dhe “Një problem aktual”
a) Krijohet një situatë problemore duke lexuar paragrafin: ”Përfytyro një varg me kamionë plehrash 100
tonësh, të rreshtuar njëri pas tjetrit në një vijë të gjatë prej 233 000 kilometra, që është më shumë se gjysma e
rrugës për të shkuar nga Toka në Hënë. Sipas agjensisë së mbrojtjes së mjedisit, këto janë mbeturinat që
hedhin familjet amerikane gjatë një viti. E njëjta gjë, por me përmasa më të vogla, ndodh edhe në vendin tonë.
Kështu, për shembull, në Tiranë gjatë gjithë vitit, për çdo natë, qindra kamionë mbledhin plehrat që hedhin në
kazane familjet kryeqytetase.
b) Udhëzohen nxënësit, që duke punuar sipas grupeve të krijuara më parë, të lexojnë, të mbajnë shënime, të
vëzhgojnë hartat dhe mjetet ilustruese dhe të seleksionojnë të dhënat e grumbulluara prej tyre.
c) Zgjidhet situata problemore, hap pas hapi, dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me nxënësit, duke bërë
pyetje që kërkojnë përgjigje logjike, si për shembull: “Pse asgjësimi i mbeturinave është një problem global?
Si paraqitet gjendja e mbeturinave në hapësirën e afërt (shtëpi, shkollë, lagje etj.)? Cilat janë dëmet që
shkaktojnë mbeturinat në mjedisin natyror e human? Etj.
2. Për trajtimin e ideve që lidhen me strategjitë e riciklimit të mbetjeve:
a) Organizohet një bisedë e lirë dhe frontale me të gjithë nxënësit (pasi të jenë njohur më parë me materialin
teorik).

b) Paraqiten sa më shumë skica, pamje e postera për kuptimin e konceptit të riciklimit dhe mënyrat si duhet të
veprohet në praktikë me mbeturinat.
c) Shënohen në tabelë mendimet dhe propozimet origjinale të nxënësve.
3. Për çështjen “Të vështrosh përpara”, meqenë se nxënësit në përgjithësi mendohet të kenë njohuri të
pakta, parashtrohen problemet duke shpjeguar qartë dhe shkurtimisht strategjitë e sotme për asgjësimin,
riciklimin dhe pakësimin e mbeturinave në botë e në vendin tonë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


• Zhvillohet një përsëritje e shkurtër e ideve kryesore të temës.
• Sqarohet kuptimin i termit “Riciklim”.
• Kërkohet nga nxënësit të lokalizojnë në hartë vendet e përmendura në mësim.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit/et për dhënien e mendimeve origjinale për zgjidhjen e problemeve lokale që lidhen me
mbeturinat.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Përshkruan domethënien e shprehjes “shoqëria e hedhurinave”.
 Identifikon një prej dëmeve kryesore që shkaktojnë mbeturinat në botë.
 Tregon procesin e riciklimit të mbetjeve.
 Liston rrugë për asgjësimin dhe riciklimin e mbetjeve në mjedisin lokal.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Shpjegon domethënien e shprehjes “shoqëria e hedhurinave”.
 Liston dëmet kryesore që shkaktojnë mbeturinat në botë.
 Tregon procesin e riciklimit të mbetjeve dhe përparësitë e këtij procesi.
 Përshkruan mënyra për asgjësimin dhe riciklimin e mbetjeve në mjedisin lokal.
Niveli 4 - Nxënësi:
 Interpreton domethënien e shprehjes “shoqëria e hedhurinave”.
 Përcakton dëmet kryesore që shkaktojnë mbeturinat në botë.
 Përshkruan me shembuj procesin e riciklimit të mbetjeve dhe përparësitë e këtij procesi.
 Propozon mënyra origjinale dhe të efektshme për asgjësimin dhe riciklimin e mbetjeve në mjedisin lokal.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyrë shtëpie rubrika “Mendo në mënyrë kritike”.
Tema mësimore 3.6: Ta duam e të mbrojmë bregdetin

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: 3 Klasa: 7


Situata e të nxënit: Pse dhe çfarë të pëlqen më
shumë nga qëndrimi në mjediset natyrore
Tema mësimore 3.6: Ta duam e të mbrojmë bregdetin
bregdetare?
Çfarë u propozon shoqeve/shokëve të tu?
Rezultatet e të nxënit. Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Argumenton rëndësinë e brigjeve detare. Bregdet, Rajon bregdetar,
 Përshkruan veçoritë kryesore të rajoneve bregdetare shqiptare. Resurse, Peshkim, Port
 Identifikon shkaqet dhe pasojat kryesore të dëmtimit të zonave bregdetare në detar, Ngrohje globale,
botë e në Shqipëri dhe propozon disa nga rrugët për mbrojtjen e tyre. Investim, Plazh.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta Lidhja me fushat e tjera dhe/ose me temat
fizike e botës, harta fizike e Shqipërisë, tabela e grafikë, ndërkurrikulare: Qytetaria, TIK, Mjedisi,
pamje e fotografi me ngjyra etj. Zhvillimi i qëndrueshëm
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hapësirat gjeografike bregdetare botërore, por dhe ato shqiptare përbëjnë objektin e studimit në këtë temë.
Trajtimi, në këndvështrimin gjeografik, i rëndësisë, veçorive dhe sidomos i domosdoshmërisë së mbrojtjes së
rajoneve bregdetare të vendit tonë duhet të jetë synimi i të gjitha veprimtarive mësimore.

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Organizohet veprimtari me të gjithë klasën, si për shembull:
1. Krijohet një stuhi mendimesh me pyetjen: Pse më pëlqen qëndrimi në mjediset natyrore bregdetare?
2. Shënohen në tabelë mendimet e lira të nxënësve. Të gjitha mendimet konsiderohen të drejta.
3. Veçohen mendimet dhe përvojat më të mira.

Ndërtimi i njohurive të reja


Përdoren, të ndërthurura, metoda dhe teknika që nxitin punën e pavarur dhe në grup të nxënësve për
vëzhgimin dhe zbulimin e informacioneve nga burimet e ndryshme (pamje, grafikë etj.)
a) Vizatohet tabela e teknikës “INSERT” dhe udhëzohen nxënësit që të lexojnë temën e mësimit duke
vendosur në fund të fjalive ose të paragrafëve të ndryshëm shenjat përkatëse:
“V”: vendoset për inormacionet e njohura; “-“për informacionet që ndryshojnë me ato që dinë; “+” për
informacionet e reja dhe “?” për informacionet e paqarta. Pas leximit secili nxënës/e plotëson tabelën.
“V” “+” “-“ “?”

B) Shpjegohen ato pjesë që mendon se janë të paqarta për nxënësit, p., sh.:
1. Rëndësia ekonomike dhe popullimi i rajoneve bregdetetare;
2. Roli dhe vendndodhja e porteve detare në botë e në vendin tonë;
3. Problemet e sotme mjedisore të bregdetit etj.
Shpjegimi kombinohet me pyetje e përgjigjje të shkurtra që tërheqin vëmendjet e nxënësve, si dhe me
ilustrime (foto etj.) të librit ose me ato që kanë sjellë nxënësit.

Tregohet kujdes i veçantë për mënyrën e vëzhgimit dhe zbulimit të informacioneve të duhura nga pamjet me
ngjyra. Kështu, për shembull, në figurën 2, porositen nxënësit që ta përqëndrojnë vëmendjen jo te hotelet,
pishina, rreshtat e çadrave, por të zbulojnë dëmtimin e vijës bregdetare nga hedhja në mënyrë të paligjshme
në ujë e gurëve për krijimin e “gjireve private” etj.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


a) Organizohen nxënësit/et në grupe (3-4 veta);
b) Udhëzohen të përzgjedhin materialet (foto, pamje të printuara etj.) që kanë sjellë nga shtëpia dhe ku
paraqiten mjedise bregdetare të ndryshme dhe t’i ekspozojnë ato në muret e klasës.
c) Kërkohet nga nxënësit të shqyrtojnë pamjet, të mbajnë shënime, të bëjnë vërejtje dhe të diskutojnë: Çfarë
paraqitet në këto pamje? Cila nga fotot u pëlqen më shumë dhe pse? Cilët janë shkaktarët e dukurive
negative? Si mund të parandalohen ato? Çfarë propozojnë për mbrojtjen e bregdetit? Etj.
d) Shpjegohet kuptimi i fjalorit duke dhënë edhe shembuj realë.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit për kontributin dhe arritjet në veprimtaritë e pavarura dhe angazhimin në grup.
Niveli 2
Nxënësi:
 Dallon rëndësinë e brigjeve detare.
 Identifikon veçoritë kryesore të një rajoni bregdetar shqiptare.
 Identifikon shkaqet dhe pasojat kryesore të dëmtimit të zonave bregdetare në Shqipëri.

Niveli 3
Nxënësi:
 Përshkruan rëndësinë e brigjeve detare.
 Identifikon veçoritë kryesore të rajoneve bregdetare shqiptare.
 Identifikon shkaqet dhe pasojat kryesore të dëmtimit të zonave bregdetare në botë e në Shqipëri dhe disa
nga rrugët për mbrojtjen e tyre.

Niveli 4
Nxënësi:
 Argumenton rëndësinë e brigjeve detare.
 Përshkruan veçoritë kryesore të rajoneve bregdetare shqiptare.
 Identifikon shkaqet dhe pasojat kryesore të dëmtimit të zonave bregdetare në botë e në Shqipëri dhe
propozon disa nga rrugët për mbrojtjen e tyre.
Detyrë/Punë e pavarur:
Jepet detyrë kërkesa e rubrikës: “Mendo në mënyrë kritike”.

You might also like