You are on page 1of 1

Data 18 01 2024

Lenda :Gjeografi Klasa Xia+XIb Fusha Sh dhe mjedisi Shkalla V

Tema :Ekonomia bujqësore në Shqipëri

Rezultatet e të nxënit :Nxënësi/ja:

• përcakton faktorët shoqërorë që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë;

• krahason veçoritë e ekonomisë bujqësore midis viteve 1945– 1990 dhe pas 1990-s;

• vlerëson pasurinë natyrore të Shqipërisë për zhvillimin e ekonomisë bujqësore.

Situata e të nxënit: Në tiparet morfologjike të relievit të Shqipërisë bëjnë pjesë fushat, luginat, kodrat dhe malet e larta.
Mendoni, si ndikon shumëllojshmëria e relievit në ekonominë bujqësore?

Fjalë kyç: Bujqësia, Blegtoria, Pylltaria, Bletaria, Peshkimi, Ekonomi agrare, Bujqësi

Burimet: Teksti Gjeografia 11, harta e degëve të ekonomisë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi TIK

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Lëviz - ndalo - krijo dyshe Nxënësit orientohen të ngrihen nga vendet e të fillojnë të lëvizin nëpër klasë, derisa
mësuesi/ ja u bën shenjë të ndalojnë. Në momentin që ndalojnë, ata i japin dorën shokut që kanë më pranë dhe me të do të
bashkëpunojnë në fazën e parë të orës. Në këtë fazë ata do t’i përgjigjen pyetjeve që do të shtrohen për temën. Pyetjet mund
të jenë: ‒ Cili është sot zhvillimi që ka ekonomia bujqësore? ‒ Si mund të ndikojë relievi, klima, hidrografia në zhvillimin e
ekonomisë bujqësore? ‒ Si paraqitej zhvillimi i ekonomisë bujqësore në vitet 1945-1990? ‒ Pse zhvillimi i bujqësisë sot nuk
është në nivelet e duhura? Pasi u lihet kohë të punojnë, dysheve të nxënësve u kërkohet të diskutojnë përgjigjet para klasës.
Në fund të fazës, nxënësit kthehen në vendet e tyre.

Ndërtimi i njohurive: Diagram pyramidal Ndahet klasa në grupe dhe drejtohen pyetjet ku do të përqendrohen nxënësit gjatë
leximit të temës. ‒ Cilat janë kushtet natyrore që favorizojnë zhvillimin e rkonomisë bujqësore? ‒ Cila ka qenë ecuria e
zhvillimit të ekonomisë bujqësore gjatë etapave të ndryshme historike? ‒ Cilat janë degët kryesore të ekonomisë bujqësore?
Ndërkohë që nxënësit lexojnë e marrin informacionin për t’iu përgjigjur pyetjeve, ndërtohet në dërrasën e zezë diagrami
piramidal.

EKONOMIA BUJQËSORE

KUSHTET NATYRORE ECURIA E EKONOMISË BUJQËSORE DEGËT E EKONOMISË BUJQËSORE


GJATË ETAPAVE TË PARA

Përforcim: Plotësim tabele Nxënësit plotësojnë në këtë fazë tabelën e rubrikës Radha juaj te libri i nxënësit

Vlerësim Gjatë kësaj ore, nxënësit vlerësohen për: - kontributin që japin në punën në grup; - mënyrën si nxënësit përdorin
konceptet, faktet në diskutim; - aftësinë për të prezantuar punën në grup; - forcën dhe qartësinë e argumentit.

Detyra Shkruani një ese me temë: “Perspektiva e zhvillimit të ekonomisë bujqësore në Shqipëri, nisur nga mundësitë që
ofrojnë kushtet natyrore”

You might also like