You are on page 1of 1

Data 18 01 2024

Lenda :Gjeografi Klasa Xia+XIb Fusha Sh dhe mjedisi Shkalla V

Tema: Ekonomia e Shqiperise

Rezultatet e të nxënit Nxënësi/ja:

• vlerëson burimet natyrore si bazë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë;

• krahason veçoritë e ekonomisë së Shqipërisë midis viteve 1945–1990 dhe pas vitit 1990;

• gjykon mbi gjendjen e ekonomisë sot.

Situata e të nxënit: Keni mësuar për ekonominë e centralizuar dhe ekonominë e tregut. Cilat janë dallimet midis tyre?

Fjalë kyç: Agraro-industrial Sektori i parë, i dytë, i tretë Import, Eksport

Burimet: Teksti Gjeografia 11, harta e ekonomisë

Lidhja me fushat e tjera: Histori, Gjuhët dhe komunikimi,Ekonomi

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh Fillon ora duke lexuar situatën e të nxënit dhe nxënësit nxiten të reflektojnë rreth pyetjes: ‒
Cilat janë dallimet mes ekonomisë së centralizuar e asaj të tregut? Në dërrasën e zezë ndërtohet tabela me përgjigjet e tyre.

Ekonomi e centralizuar Ekonomi tregu

Ndërtimi i njohurive: Role të specializuara në diskutim

Klasa ndahet në grupe me nga 4 anëtarë. Brenda grupit nxënësit caktojnë numra nga një deri në katër. Secilit numër i jepet
një rol i caktuar. Nr. 1 do të jetë Gjeografi, që do të analizojë faktorët natyrorë që ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Nr. 2 do të
jetë Historiani që do të japë informacion mbi etapat historike të zhvillimit të ekonomisë. Nr. 3 do jetë Ekonomisti, që do të
paraqesë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në periudha të ndryshme. Nr. 4 do jetë Gjeologu, që do të paraqesë ndërtimin
gjeologjik të Shqipërisë dhe si ndikon ai në zhvillimin ekonomik.

Përforcimi: Diagram Veni Nxënësit nxiten të gjejnë të përbashkëta e ndryshime mes ekonomisë shqiptare të viteve 1945-
1990 me atë të pas viteve 1990.

Ekonomia 1945-1990 Te perbashketa Ekonomia pas 1990

Vlerësimi : Gjatë kësaj ore, nxënësit vlerësohen për: - aftësinë e prezantimit të punë së tyre; - forcën dhe qartësinë e
argumentit; - aftësinë e përvetësimit të temës së re

Detyra : Perspektiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë mbështetur në mundësitë që ofrojnë burimet e saj natyrore.

You might also like