You are on page 1of 6

Fusha: 

Shoqëria dhe Mjedisi  Lënda: Histori 10  Shkalla: 4  Klasa: 10 

Tematika: V ‐ Periudha e tronditjeve të mëdha (1914‐  Situata e të nxënit: 
1945) 
Reflektim i nxënësve: Nxënësit paraprakisht janë 

udhëzuar të sjellin në klasë foto me pamje nga Lufta 
Tema mësimore: Fillimet e krizave të shek. XX. Lufta e 
e parë Botërore; diskutojnë mbi fotot duke bërë një 
Parë Botërore 
panoramë të zhvillimit të kësaj lufte. 

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe: 
Nxënësi/ja: 
1. zhvillon dhe vlerëson ngjarjen historike duke përdorur disa prej burimeve historike dhe të informacionit; 
2. argumenton vlerat e trashëgimisë historike duke vlerësuar këtë trashëgimi si pjesë të identitetit të 
një populli; 
3. përcakton lidhjet shkak‐ pasojë ndërmjet ngjarjeve; 
4. përdor konceptet kryesore që lidhen me ngjarjen historike. 

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës  Fjalë kyç: 
sipas temës mësimore:  Antanta; Aleanca Trepalëshe; Princi Franc Ferdinand; 
Nxënësi/‐ja:  plani Shlifen; beteja e Verdunit. 
• përcakton shkaqet e shpërthimit të Luftës së Parë 
Botërore; 
• argumenton arsyet pse fitoi Blloku i Antantës; 
• gjykon mbi rolin e SHBA‐së në Luftën e Parë 
Botërore. 

Burimet: teksti ‘’Historia botërore dhe qytetërimi” V‐  Lidhja me fushat e tjera ose me temat 
11.(Karl Grimberg)  ndërkurrikulare:Gjuhët dhe komunikimi, Gjeografi; 
Sociologji, TIK 

Organizimi i orës së mësimit 

Parashikimi: Përvijim i të menduarit 

U bëj një paraqitje të shkurtër të temës dhe njëkohësisht nxënësit diskutojnë mbi rrethanat e situatat 
konfliktuale mes shteteve europiane që nxitën krijimin e aleancave mes tyre. Pas diskutimit, nxënësit 
ndahen në grupe e ju lihet të lexojnë pjesën e tekstit “Shkaqet e Luftës së Parë Botërore”. Nxënësit në 
bashkëpunim me njëri – tjetrin mbajnë shënimet përkatëse. Në përfundim të leximit të pjesës, nxënësit 
diskutojnë mbi shkaqet e fillimit të Luftës së Parë Botërore duke përcaktuar: 
Lufta e Parë Botërore 
Shkaqet: 
Krijimi i blloqeve politiko‐ushtarake(Antanta‐Blloku qendror) 

Fryma e nacionalizmit të skajshëm e imperializmit 
Preteksti ‐ Vrasja e 
princit austriak Franc 
Ferdinant në Sarajevë 

0Përfundime të cilat i shënoj në dërrasë të zezë. 
b. Ndërtimi i njohurive: Rrjeti i diskutimit 

Nxënësit udhëzohen të lexojnë pjesën “Përgatitja për luftë e plani gjerman i luftës”e caktohen për të 
punuar në dyshe. 

Pyetja: 

‐ Argumentoni se cilat ishin përparësitë dhe mospërparësitë e secilit bllok ushtarak? 
Pasi nxirren përparësitë e mospërparësitë e secilit bllok nxënësit japin idetë e tyre të diskutuara më parë 
me  njëri‐  tjetrin  duke  pranuar  vërejtjet  apo  sugjerimet  e  të  tjerëve.  Diskutohet  për  të  arritur  në  një 
përfundim të përbashkët. Përfundimet shënohen në dërrasë nga mësuesi. 
Përparësitë: a)Zotëronte burime të mëdha ekonomike e 
detet: b)Kishte epërsi numerike në raport 
me kundërshtarin 
Antanta    Mospërparësitë: a) Nuk ishte e përgatitur ushtarakisht 
sa kundërshtari; b) nuk siguronte dot një mobilizim të 
menjëhershëm 

Përparësitë: a) Kjo aleancë kishte një ushtri të fuqishme 
Blloku Qendror  të armatosur të aftë e me përvojë; b)Sulmi i befasishëm 

Mospërparësitë: Mungesa e aftësisë për të përballuar 
luftën për një kohë të gjatë. 

Përforcimi i njohurive: Shkrim i lirë 

Gjatë përforcimit nxënësit reflektojnë mbi idetë e tyre. Mësuesi shkruan në dërrasë çështjen rreth së cilës 
nxënësit në grupe do të japin idetë e tyre me shkrim të lirë. 

‐ Cili ishte roli i SHBA në Luftën e Parë Botërore e çfarë ndikimi pati hyrja e SHBA në anën e bllokut të 
Antantës? 

Grupet e nxënësve diskutojnë e ndajnë idetë e tyre me njëri‐tjetrin. 

Vlerësimi 

N2: Pershkruan situaten ne Evrope ne prag te luftes. 
N3: Percakton dhe shpjegon shkaqet dhe pasojat e luftes. 
N4: Analizon shkaqet dhe pasojat e luftes. 
Fusha: Shoqëria dhe Lënda: Histori 10 Shkalla: 4 Klasa:
Mjedisi
Tematika V. Periudha e tronditjeve të mëdha (1914- Situata e të nxënit: Lexohet pjesa: Në politikën e
1945) jashtme qeveritë franceze ndoqën një parim: një
Gjermani e dobët një Francë e fortë...Anglezët dhe
gjykonin traktatin për Gjermaninë si të padrejtë e ata
Tema mësimore: Përfundim i Luftës së Parë preferonin më mirë një Gjermani të ringritur se një
Botërore dhe Konferenca e Paqes Gjermani që paguan dëmshpërblimet.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:


1. nxënësi zhvillon dhe vlerëson ngjarjen historike duke përdorur disa prej burimeve historike dhe të
informacionit;
2. argumenton vlerat e trashëgimisë historike duke vlerësuar këtë trashëgimi si pjesë të identitetit të një populli;
3. përcakton lidhjet shkak- pasojë ndërmjet ngjarjeve;
4. përdor konceptet kryesore që lidhen me ngjarjen historike.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës Fjalë kyç:


sipas temës mësimore: Pasojat e luftës; Konferenca e Paqes së Parisit; Lidhja e
Nxënësi/-ja: Kombeve.
1. rendit pasojat e Luftës së Parë Botërore;
2. analizon vendimet e Konferencës së Paqes në Paris;
3. gjykon mbi rolin e Lidhjes së Kombeve në ruajtjen e
Paqes pas Luftës së Parë Botërore.

Burimet: teksti;” Historia Botërore dhe Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Qytetërimi” V-11.(Karl Grimberg) ndërkurrikulare:
Gjuhët dhe komunikimi, Sociologji, Gjeografi; TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e Organizimi i nxënësve
nxënësve
Parashikimi Diskutim për njohuritë Nxitje e diskutimit Punë me gjithë klasën
paraprake

Ndërtimi i përmbajtjes Pyetja sjell pyetjen Diskutim i ideve Punë me grupe

Përforcimi i njohurive
Ditari i të nxënit Ndërtim i shprehive Punë në grup
studimore
Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Diskutim për njohuritë paraprake


Në këtë fazë pasi prezantoj temën që do të zhvillohet në këtë orë mësimi, i fton nxënësit të thonë çfarë
dinë rreth temës.
Pyetja:
- Çfarë dini rreth pasojave të Luftës së Parë Botërore?
- Pasi punojnë në fletët e tyre, nxënësit organizojnë përgjigjet e tyre duke ndërtuar një hartë koncepti të një
modeli të tillë.

Rrjedhoja politike ‐ U shpërbënë  Humbje të mëdha njerëzore ‐ Pati 
shumë perandori  mbi 10 milionë të vrarë 
Ndryshoi harta politike e botës  Mbi 21 milionë të plagosur 

Pasojat e Luftës I 
Botërore 

Rrjedhoja ideologjike e politike ‐ U  Pasoja të rënda ekonomike 
vunë në dyshim vlerat e sistemit të  Shkatërrim të rajoneve të tëra 
demokracisë  bujqësore e industriale 

Ndërtimi i njohurive: Pyetja sjell pyetjen


Në këtë fazë nxënësit udhëzohen të lexojnë pjesët “Konferenca e Paqes e Parisit”dhe “Krijimi i Lidhjes së
Kombeve”. Pasi nxënësit kanë lexuar për disa minuta organizohen pyetje që të nxisin të menduarit në
mënyrë kritike:

Pyetja :
Përcaktoni çfarë qëllimi kishte organizimi i Konferencës së Paqes së Parisit?

Përcaktonte dëmshpërblimet Nënshkruante traktatet e paqes me humbësit


për humbësit
Konferenca e Paqes 
synonte të: 

Siguronte paqen për të ardhmen Krijonte hartën e re politike të botës


U plotësoj skemën duke u bazuar në përfundimet e nxënësve dhe u krijon mundësi diskutimi

Pyetje:
- Cili ishte qëndrimi që mbajtën shtetet fituese në raport me Gjermaninë humbëse?
Nxënësit organizojnë përgjigjet duke përcaktuar qëndrimet e fituesve ndaj Gjermanisë.

Britania e Madhe kërkonte dobësimin ushtarak të saj

Gjermania Franca kërkonte ndëshkimin e saj e dobësimin ekonomik

SHBA përkrahu qëndrimet franko-britanike

CITIMI KOMENTI

Pyetje:
- A i zgjidhi Konferenca e Paqes problemet e paraluftës? Pse paqja e vendosur u quajt “paqe e imponuar dhe
ndëshkuese”?

Përgjigje:

Me vendimet e saj, Konferenca e Paqes në Paris jo vetëm nuk i zgjidhi problemet e paraluftës por, i thelloi dhe më
tej ato. Ndodhën ndryshime të mëdha territoriale në favor të shteteve fituese dhe në dëm të shteteve humbëse, çka
rriti pakënaqësinë e tyre. Veç kësaj shtetet humbëse u detyruan të paguajnë shuma të konsiderueshme
dëmshpërblimesh. Për këtë arsye paqja e vendosur në Paris u quajt “paqe e imponuar dhe ndëshkuese”.

Duke iu referuar edhe materialit të paraqitur në fillim të orës së mësimit nxënësit bëjnë interpretimet duke nxitur të
menduarin kritik ne lidhje me qëndrimet e shteteve fituese mbi ato humbëse e kryesisht Gjermaninë.

Përforcimi i njohurive: Ditari i të nxënit


Në këtë fazë i ftoj nxënësit të ndajnë fletën e punës në dy pjesë, ku në anën e majtë të shënojnë cilat fragmente
ju kanë bërë më shumë përshtypje nga leximi i informacionit të ri e në anën e djathtë të shënojnë komentet për
pjesët e zgjedhura.
a - Cilat shtete nuk morën pjesë në Lidhjen e - Gjermania e quajti Lidhjen “organizatë
Kombeve? e fitimtareve”
b - Si e garantonte Lidhja autoritetin e saj? - Rusia e quajti “organizatë borgjeze”
- Senati i SHBA nuk pranoi ndërhyrjen në punët
e brendshme të Europës.
- Lidhja dënonte veprimet e një shteti kur ato
binin ndesh me parimet e saj
- vendoste sanksione ekonomike për atë shtet
- parashikonte përdorimin e forcës ushtarake

Vlerësimi
N2: Percakton pasojat e Luftes se Pare Boterore
N3: Shpjegon vendimet e Konferences se Paqes
N4: Analizon vendimet e Konferences se Paqes dhe pasojat e Luftes se Pare Boterore

You might also like