You are on page 1of 2

Libër mësuesi për tekstin “Filozofi 11”

Planifikimi i orës Fusha: Mjedisi dhe Lënda: Filozofi Klasa: XI Shkalla: V


mësimore shoqëria
Tema mësimore: Përsëritje: Filozofia në shekullin Situata e të nxënit: Ju tashmë keni marrë
XIX përgjigje rreth shumë pyetjeve të shtruara në
këtë kapitull. Provoni sa të qëndrueshme i keni
njohuritë.
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore/lëndës Fjalët kyç:
sipas kompetencave kyç:
Nxënësi/ja: Sistemin filozofik dhe dialektika e Hegelit, drejtimet
• analizon sistemin filozofik dhe dialektikën e e reja të filozofisë, filozofia bashkëkohore.
Hegelit;
• evidenton drejtimet e reja të filozofisë;
• analizon mendimin bashkëkohor dhe
filozofinë bashkëkohore.
Burimet / Mjetet / Materialet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
Teksti mësimor i historisë, Historia e Shqipërisë,
interneti, mjete didaktike, postera, power point, video TIK-u, historia, letërsia, shkencat shoqërore
projektor.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Koha


Faza I Parashikim (Stuhi Diskutim idesh 5’
mendimesh)
Faza II Pyetje vetëvlerësuese Pyetje vetëvlerësuese 30’
Faza III Diskutim Diskutim përfundimesh 10’


Organizimi i orës së mësimit
Faza I
Ora fillon me prezantimin e çështjeve për diskutim, të sugjeruara nga nxënësit. Pas kësaj mësuesi u
propozon të punojnë rubrikën e përsëritjes në tekst.

Faza II

Test vetëvlerësimi
1. Shënoni e Vërtetë (V) ose e Gabuar (G).
a. Romantizmi përpunoi konceptin e një Uni absolut. V-G
b. Shelingu futi në filozofi idenë e “shpirtin e botës”. V-G
c. Hegeli e ndërtoi idealizmin e tij metafizik duke vënë në qendër idenë absolute. V-G
d. Struktura filozofike e Hegelit përbëhet nga triada:tezë, antitezë, sintezë. V-G
e. Pozitivizmi është filozofia e zhvillimit shkencor. V-G
f. Utilitarizmi shpreh pikëpamjen se dobishmëria nuk është kriter për vlerësimin e sjelljes dhe të
moralit. V-G

2. Rrethoni përgjigjen e saktë.


• Filozofia konsiderohet nga Hegel si forma më e lartë e arsyes sepse:
a. është e para ku shpirti i botës takon vetveten;

96
Libër mësuesi për tekstin “Filozofi 11

b. është pasqyrë e shpirtit të botës;


c. reflekton shpirtin e botës;
d. të tria së bashku.
• Procesi dialektik i Hegelit shfaqet përmes:
a. lëvizjes,
b. ndryshimit,
c. zhvillimit,
d. të tria së bashku.
• Metoda dialektike materialiste e Marksit dallohet nga pranimi se:
a. çdo gjë në realitet është në lëvizje dhe në ndryshim të pareshtur;
b. në thelbin e gjërave nuk ekziston kontradikta;
c. gjërat nuk lidhen në mënyrë shkakësore.

3. Shpjegoni kuptimin e termave:


a. Romantizëm
b. ide absolute
c. dialektikë
d. pozitivizëm
e. utilitarizëm
f. bazë dhe superstrukturë
g. humanizëm

4. Shpjegoni dhe argumentoni.


a. Pse filozofia u referohej në mënyrë kritike ngjarjeve revolucionare të kohës?

b. Sa ndikoi te romantikët adhurimi për natyrën?


c. Jepni mendimin tuaj mbi idenë e Shelingut: “Natyra, shpirti, i dukshëm, shpirti natyra e padukshme”.
d. Përshkruan pikëpamjen mbi të kundërtat në dialektikën e Hegelit.
e. Sipas Hegelit, cilat janë tri fazat në të cilat kalon mendimi filozofik.
f. Si e argumenton Hegeli idenë ose arsyen dinamike në zhvillim?
g. Cila është lidhja e pozitivimit me shkencën?
h. Analizoni idenë e Marksit: “Filozofët vetëm e kanë shpjeguar botën...çështja është ta ndryshosh
atë”.

Faza III
Diskutim rreth përgjigjeve të testit vetëvlerësues.

Vlerësimi
Vetëvlerësim, vlerësim i përgjigjeve me gojë, vlerësim i aftësisë për të punuar individualisht.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nuk parashikohen.

97

You might also like