You are on page 1of 2

Libër mësuesi për tekstin “Filozofi 11

Burimet / Mjetet / Materialet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare:
Teksti mësimor i historisë, Historia e Shqipërisë,
interneti, mjete didaktike, postera, power point, video TIK-u, historia, letërsia, shkencat shoqërore
projektor.

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Koha


Faza I Parashikim (Stuhi mendimesh) Diskutim idesh 5’
Faza II Pyetje vetëvlerësuese Pyetje vetëvlerësuese 30’
Faza III Diskutim Diskutim përfundimesh 10’
Organizimi i orës së mësimit

Faza I
Ora fillon me prezantimin e çështjeve për diskutim, të sugjeruara nga nxënësit. Pas kësaj mësuesi/ja jep si
detyrë klase që të punohet rubrika e përsëritjes, dhënë në tekst.

Faza II
Test vetëvlerësimi
1. Shënoni e Vërtetë (V) ose e Gabuar (G).
a. Dija është fuqi, është pushtet i njeriut mbi natyrën dhe vetveten (Bejkon). V-G
b. Njeriu është makinë që jeton dhe vepron sipas ligjeve natyrore të mekanikës. V-G
c. Sipas idealizmit: ideja, mendja,vetëdija janë parësore, baza dhe burimi i gjithçkaje. V-G
d. Shumicën e gjërave i njohim përmes përvojës, dhe pak nga këto i njohim përmes arsyetimit jashtë
përvojës (Lajnici). V-G
e. Ndërgjegjja është një tabelë e pashkruar (tabula rasa) (Loku). V-G

2. Rrethoni përgjigjen e saktë.


• Thelbi i revolucionit shkencor është në:
a. ndryshimin e mendësive mbi botën;
b. vendosjen e autoritetit kufizues;
c. ndikimin negativ në shoqëri.
• Hosi renditet si idealist kur pranon se:
a. të gjitha sendet dhe fenomenet përbëhen nga pjesëza materiale;
b. çdo gjë që ekziston vjen nga një substancë;
c. gjithçka në univers është mendore.
• Dyshimi metodik i Dekartit është:
a. dyshim për gjithçka;
b. siguria për njohjen;
c. dyshim relativ.

3. Shpjegoni kuptimin e termave:


a. filozofi moderne
b. empirizëm
c. racionalizëm
d. dualizëm
e. domosdoshmëri

73
Libër mësuesi për tekstin “Filozofi 11”

f. monadë
g. tabula rasa

4. Shpjegoni dhe argumentoni.


a. Cila është ndërvarësia në lidhjen filozofi-shkencë?
b. Shpjegoni metodën e induksionit të Bejkonit, si kalim nga përvoja e thjeshtë tek arsyetimi mbi
ligjësitë.
c. Përshkruani kundërshtitë në mendimin filozofik midis empirizmit dhe racionalizmit.
d. Metoda karteziane në studimin e filozofisë. Arritja tek e Vërteta.
e. Analizoni si e trajton Spinoza raportin pavarësi e mendimit dhe domosdoshmëri e arsyetimit.
f. Bëni dallimin midis monadave të Lajbnicit dhe atomeve të Demokritit.
g. Loku bëri një dallim mes ideve të thjeshta dhe të përbëra. Renditini ato.

Faza III
Diskutim rreth përgjigjeve të testit vetëvlerësues.

Vlerësimi
Vlerësim i përgjigjeve me gojë; vlerësim i aftësisë për të punuar individualisht.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nuk parashikohen.

Planifikimi i orës Fusha: Mjedisi dhe Lënda: Filozofi Klasa: XI Shkalla: V


mësimore shoqëria
Tema mësimore: Filozofia në shekullin XVIII Situata e të nxënit: Shekulli XVIII shënoi epokën e
revolucioneve. Paralel me të ndodhi dhe zhvillimi i filozofisë
në Angli, Francë, Gjermani në vitet 1700. Filozofia në këtë
periudhë kundërshtoi autoritetin e kishës dhe respektoi
besimin e individit në ndërgjegjen e tij. Si mendoni ju, pse
pikërisht në këtë periudhë u vendosën këto raporte mes
besimit fetar dhe filozofisë?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore/ Fjalët kyç:
lëndës sipas kompetencave kyç: filozofi e shek XVIII, Iluminizëm, empirizëm, konsekuent,
Nxënësi/ja: demokraci, laicitet, humanizëm, estetikë, perceptim,
• përshkruan veçoritë e lëvizjes politike materie, ndërgjegje.
dhe shoqërore të kohës;
• rendit disa nga idetë e rëndësishme
të mendimit filozofik në raport me
lëvizjen intelektuale të kohës;
• argumenton idetë e Berklit si filozof
empirist.

Burimet / Mjetet / Materialet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:


Teksti mësimor Filozofia 11, fletoret, tabela, TIK-u, shkencat shoqërore.
interneti
74

You might also like