You are on page 1of 2

Tema mësimore : Individi dhe e vërteta individuale – Soren Kirkegard

Objektivat e orës mësimore:


 Arsyeton se liria është zgjedhje dhe zgjedhja është përgjegjësi.

 Argumenton me fakte se pse njeriu kalon në gjendje ankthi kur është i lirë.

Fjalet kyçe: Individi, ankthi, liria, zgjedhja

Ekzistenca është thelbi i qënies njerëzore

Soren Kirkegard lindi në 1813 në Kopenhagen . Kirkegard një njeri i thellë, mendjehollë e zemërmadh spikati
në rrethet intelektuale të shoqërisë së lartë daneze, vdiq në një moshë shumë të re (37vjec) pas përjetimit të
një situate shtypëse në familje, depresive që coi dhe në fundin e jetës së tij.

S. Kirkekard ishte teolog, filozof, shkrimtar.

Askush në botë nuk thotë dot përse ti ekziston. Por me që je këtu, puno për t’i dhënë një kuptim ekzistencës
tënde.”

Filozofia e shekullit XIX u përfshi në një sërë problematikash, e tillë ishte dhe filozofia e Kirkegardit që u përfshi
në këto problematika. Ajo dha një alternativë të re në mendimin filozofik: individualizmin.

Si arsyetonte Kirkegard?

Individi është ekzistenca e vetë qenies njerëzore. Nëpërmjet individit ekziston shoqëria dhe jo e kundërta. Kur
fliste për individin, ai kishte parasysh individin si të tillë, pra një ekzistencë konkrete me një përcaktim të qartë.
Individi ishte ai që përcaktonte llojin dhe jo lloji individin, sepse tek kafshët nuk ekziston individi. Zgjedhet që
bën individi janë përcaktuese në jetën e tij dhe të vështira. Vendosja e individit përballë zgjedhjeve e vendos
atë në gjendje ankthi. Në konceptin e ankthit Kirkegard do të thotë të humbasësh siguri filozofike, teologjike
apo politike.

“Sa më shpirt të vogël të kesh, aq më pak ankthe ke”.

Si mund të gjejmë kuptim në një botë ku nuk ka zot, dhe ku çdo veprim është zgjedhje?

Frika se mund të bëjmë zgjedhje të gabuara është çështje e ekzistencës së individit.

Për këtë Kirkegard ju rikthye idesë së Zotit. Sipas tij Zoti ishte i nevojshëm për të mos e futur individin në
gjendjen e ankthit. Liria është mundësi zgjedhjesh. Nëse i bëjmë vetë zgjedhjet do të mbajmë edhe përgjegjësi
për to. Ndaj, sa më shumë liri aq më shumë përgjegjësi. Kjo shkakton gjendje ankthi.

Sipas Kierkegardit, ekzistenca e njeriut kalon në tre stade.


Stadet e ekzistencës:

-stadi estetik (drejtohet nga nevoja si bukuria, kënaqësia, shkelen rregullat morale për hir të kënaqësisë).

-stadi etik (i angazhimit, i besnikerisë, i martesës përballet me vuajtjet e jetës, i nënshtrohet jetës).

-stadi fetar (njeriu vendos vetë besimin e tij).

You might also like