You are on page 1of 2

LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA IX

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Shkalla: lV Klasa: XI


Tema mësimore: Pier e Mari Kyri Situata e të nxënit: Një orë krejt ndryshe , ju
Kompetenca: Të lexuarit dhe mësuesja e kimisë realizoni eksperimente të
thjeshta kimie brenda orës së letërsisë. Tregoni si
komunikojnë gjuha e shkencës me atë të artit.
Rezultatet e të nxënit: Fjalë kyç:
Nxënësi/ja:  radium
 lexon për të gjetur idetë kryesore, hollësitë,  Pier
lidhjet midis ideve dhe tekstit;
 Mari
 përcakton karakteristikat dalluese mes një
 burim energjie
biografie dhe një monografie;
 ëndërr
 analizon kuptimin dhe funksionin e fjalëve
brenda tekstit.  lodhje
 hangar
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
 Teksti mësimor; ndërkurrikulare:
 Materiale të ndryshme lidhur me temën.  Letërsi
 Kimi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Marrëdhënia e ndërsjellë, Punë e pavarur, Punë në grup, Hartë koncepti
Organizimi i orës mësimore
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Punë në grup
Nxënësit, të ndarë në grupe dhe në bashkëpunim me mësuesen e kimisë, realizojnë eksperimente të thjeshta kimike.
U kërkohet të flasin për emocionet e tyre para, gjatë dhe pas realizimit të eksperimentit.

Ndërtimi i njohurive të reja: Marrëdhënia e ndërsjellë


Klasa ndahet në grupe 4-she. Me radhë ata do të bëhen mësues të grupit. Mësuesi:
1. lexon paragrafin ngadalë, duke theksuar fjalët e rëndësishme;
2. përmbledh informacionet që janë thënë;
3. shpjegon veprimet, gjendjen e personazheve brenda paragrafit;
4. formuloni dhe bën pyetje për të.
Paragrafi I
 Për cilin zakon të familjes flitet në këtë paragraf?
 Si shfaqet si nënë Maria?
 Në ç’fakte e mbështet përgjigjen tënde?
 Cilat tipare strukturore e gjuhësore e bëjnë këtë paragraf rrëfyes?
 Në ç’vetë rrëfehet?
Paragrafi II
 Ç’lloj fjalie pyetëse është kjo?
 Ç’informacion arrin të marrësh?
Paragrafi III
 Pse biografja thekson se lutja është e tepërt?
 Çfarë provash sjell ajo?
LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA IX
 Në ç’kuptim është përdorur folja digjet?
 Ç’figurë të stilistikës ndërton ajo?
 A mund të ndërtoni raste të ngjashme me këtë përdorim të fjalës digjet?
 Cilit grup të sistemit periodik i përket radiumi?
 Cilat mjete stilistikore shprehëse përdoren për të?
 Sipas jush, pse e shpirtëzon radiumin rrëfimtarja?

Paragrafi IV
 Cilat fjali të këtij paragrafi portretizojnë tiparet e karakterit të dy shkencëtarëve?
 Për cilën fjalë kyç të këtij paragrafi lidhet parashikimi i veprimeve të tyre?
 Si do t’i përshkruanit marrëdhëniet Pier-Mari, si burrë-grua dhe si shkencëtarë?
Paragrafi V
 Çfarë e magjeps së tepërmi Pierin?
 Çfarë vunë re të dy shkencëtarët kur hynë në hangar?
 Gjeni fjalët të cilat lidhen me shkak-pasojën e gjendjes së tyre.
 Cilin burim rrezatues zbuluan dy shkencëtarët?
 Ku përdoret ai sot?
 A mendoni se Maria ka të njëjtin përkushtim dhe si nënë, dhe si shkencëtare? Argumentoni përgjigjet
përmes ilustrimeve nga teksti.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Hartë koncepti


Mësimi vazhdon me përcaktimin e llojit të tekstit. Nxënësit plotësojnë karakteristikat e tekstit biografik.
Harta e konceptit D - D – M: Biografia
D (di) D (dua të di) M (mësojmë)
- Është lloj letrar
- Trajton tema të lidhura me
jetën, veprimtarinë

Kategoritë e informacionit që nevojiten:


1. lloji i tekstit;
2. tema, çështjet që trajtohen;
3. referenti;
4. teknika e rrëfimit.

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës
mësimore.

Niveli II:
 dallon idetë kryesore, hollësitë, lidhjet midis ideve dhe tekstit;
Niveli III:
 përcakton karakteristikat dalluese mes një biografie dhe një monografie;
Niveli IV:
 analizon kuptimin dhe funksionin e fjalëve brenda tekstit.
Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like