You are on page 1of 23

Nr. VITI III Statusi Sem.

V Kredi
LËNDA Orët
1 Filozofia klasike gjermane O 2+2 8
2 Filozofi zgjedhore O 2+2 6
3 Filozofi politike O 2+2 6
4 Filozofi analitike O 2+2 6
5 Punim diplome O
6 Filozofi bashkëkohore O
7 Teoritë estetike / Teoritë etike O
8 Psikologji(sociale ose e personalitetit ose teori e psikoanalizës O
1 Teoritë dhe modelet e demokracisë Z 3+1 6
2 Struktura dhe ndryshimet sociale Z 3+1 6
3 Letërsi e përgjithshme III Z 2+1 5
4 Media dhe shoqëria Z
5 Teoritë bashkohore të sociologjisë Z
6 Letërsi e përgjithshmeIII në (Depart.e Letërsisë së përgjithshme) Z

Vërejtje: Studenti pë të diplomuar duhet të fitojë 180 kredi, përfshirë këtu edhe punimin e diplomës, me çka f

Fakulteti Filozofik/ Departmenti i Filozofisë


Titulli i lëndës mësimore: FILOZOFIA KLASIKE GJERMANE
Niveli dhe lloji i lëndës: Studimet Bachelor/ Lëndë obligative
Viti i studimeve: III, semestri i V
Kodi ose shifra e lëndës:
Vlera në kredi ECTS : 8
Koha: e mërkurë, 9.30- 11.00, salla 134
Mësimdhënësi i lëndës: Prof. As. Dr. Ramush Mavriqi, zyra: dekanat tl. 038-244650 ,
e-mail: rmavriqi@yahoo.com Konsultimet : e mërkurë 13-14.

Qëllimet e kursit(modulit):

Studentët të kuptojnë nocionet themelore mbi filozofinë e Kantit, Fihtes,


Shelingut, Hegelit, e cila paraqet një nga zhvillimet më të mëdha të mendimit filozofik
në tërë historinë e filozofisë.

Rezultatet e pritura të nxënies


Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti do të jetë në gjendje që:

1. Shpjegojnë nocionet themelore të filozofisë së Kantit dhe të filozofëve të tjerë të asaj


periudhe;

2. Analizojnë çështjet themelore të filozofisë trancendentale

3. Krahasojnë filozofinë e Kantit, Hegeli, Fihtes, Shelingut

4. Argumentojnë përparësitë e së cilës filozofi


Lloji i mësimdhënijes: ligjërata

Literatura bazë :
1.I.Kant: Kritika e mendjes së kulluar,Libri shkollor, Prishtinë,2002
-Kritika e Gjykimit, Plejad, Tiranë.
-R. Ludëig, Kritika e arsyes së pastër, tekste dhe komente, Ideart, Tiranë,
2005.
-Ndonjë libër ose studim për Kantin në silendo gjuhë .
2.J.G.Fichte:

-Ndonjë vepër të Fihtes apo studim për të në cilendo gjuhë të huaj

3.G.Ë.F.Hegel: Veprat kryesore të tij në ciendo gjuhë që mund ti lexoni:

-Ekzistojn shumë studime dhe libra në gjuhë të huaja të filozofve


dhe studiuesve të mëdhenjë që janë kushtuar Hegelit, si
janë:E.Bloch,G.Lukacs,H.Marcuse,A.Kojeve e tj.

5.L.Feuerbach: Mundësisht ndonjë vepër ose studim për te në cilendo gjuhë.

S T U D I M E P Ë R K Ë T A F I LO Z O F N Ë S H Q I P E

1. R.Garodi: Mendimi i Hegelit,Rilindje, 1983, Prishtinë


2. R.Ludëig: Fenomenologjia e shpirtit, Ideart , Tiranë, 2005.
3. R. Mavriqi: POIESIS E PRAXIS, Dukagjini, Prishtinë, 2005
Kapitulli i IV -për Kantin;
Kapitulli i V- për Fichte-n
Kapitulli VII, IX, XI, XII – për Hegelin
Shtojcën: Treguesi i nocioneve

Plani i detajizuar i mësimit për një semestër:

Java e parë : Jeta dhe vepra, Ndërtimi i pikpamjes kritike, Filozofia trascendentale
Literatura: Parathënia për botimin e parë dhe të dytë të “Kritikës së mendjes së pastër” ,
I. Kant: Kritika e mendjes së pastër, Prishtinë, 2002, fq. 7-27.

Java e dytë: Struktura e veprës “Kritika e mendjës së pastër”, Çështja e mundësive dhe
kufive të njohjes, Shkllët e njohes: senzualiteti, arsyja dhe mendja
Literatura: Hyrja e “Kritikës së mendjes së pastër” , I. Kant: Kritika e mendjes së pastër,
Prishtinë, 2002, fq. 7-27.
Java e tretë: Estetika transcendentale ( hapësira dhe koha), Kategorit dhe aplikimi i tyre
në senzualitet, Aprecepcioni trascendental.
Literatura: I. Kant, “Kritika e mendjes së pastër”, fq. 47- 111.; R. Mavriqi, Sajimi i
nocionit të subjektivitetit produktiv te Kanti”, në “Poiesis dhe Praxis”, fq.128-150.

Java e katërt: Dialektika trascendentale, Antinomit e Kantit.


Literatura: I. Kant, “Kritika e mendjes së pastër” fq. 236-265; R. Ludëig, Kritika e arsyes
së pastër, tekste dhe komente, Ideart, Tiranë, 2005,
fq.127-152.

Java e pestë: “Kritika e mendjes praktike” dhe vendi saj në sistemin e Kantit
Literatura: I. Kant: Kritik der praktischen Vernunft, Suhrkamp,Frankfurt/M (Kritika e
mendjes praktike - ekziston përkthimi në shumë gjuhë evropine).

Java e gjashtë: “Kritika e fuqisë së gjukuarit”


Literatura: -Erste Fassung der Einleitung in die Kritik derUrteilskraft(
Verzioni i parë i hyrjes në Kritikën e fuqisë së gjykimit- ekziston
përkthimi edhe në gjuhë të tjera evropiane).
-Kritika e Gjykimit, Plejad, Tiranë.

Vlerësimi i parë intermediar

Java e shtatë: Idealizmi trascendental dhe subjektiv i Fihtes.


Literatura: J.G.Fichte:Grundlage der gesamten Ëissenschaftslehre(Themelet e doktrinës
së përgjithshme mbi shkencën). Botim në cilndo gjuhë të huaj; R Mavriqi, Praktika
mendore te Fichte, në “Poiesis dhe Praxis”, fq.151-165.

Java e tetë: Filozofia praktike e Fihtes.


Literatura: R Mavriqi, Praktika mendore te Fichte, në “Poiesis dhe Praxis”, fq.151-165.

Java e nëntë: Idealizmi objektiv i Shelingut.


Literatura: 3.F.Ë.J.Schelling: System der transzendentalen Idealizmus, Meiner
Verlag,Hamburg. (Në cilendo gjuhë të huaj ). Ndonjë studim për Schellingun;
Ligjerata.

Java e dhjetë: Sistemi filozofik i Hagelit


Literatura: R. Garodi, Mendimi i Hegelit, Rilindje, 1983, fq. 22-50; S. E. Stumpf:
Fiozofia, Historia dhe problemet, Toena, Tiranë, fq. 310- 325; ose ndonjë libër për
sistemin filozofik të Hegelit, në cilëndo gjuhë.

Java e njëmbëdhjëtë: Vepra “Fenomenologjia e frymës” dhe struktura e saj.


Literatura: Parathënja e Hegalit për “Fenomenologjin e frymes”, në cilëndo gjuhë;
R.Garodi: Mendimi i Hegelit, fq.51- 123.

Vlerësimi i dytë intermedier


Java e dymbëdhjetë: Vepra “Shkenca e logjikës”, struktura dhe kategorit e saj themelore.
Literatura: R.Garodi: Mendimi i Hegelit, fq. 124-184.

Java e trembëdhjetë: “Filozofia e shtetit dhe së drejtës”


Literatura: Grundlinien der Philosophie des Rechts(Filozofia e drejtës), në ndonjë gjuhë
të huaj; Ligjerata.

Java e katërmbdhjetë: Filozofia e historisë. Rëndësia e filozofisë së Hegelit.


Literatura: Ligjerata, ose ndonjë shkrim për këtë çështje.

Java e pesëmbëdhjetë: L. Fojerbahu dhe kritika e filozofisë së Hegelit.


Literatura: Ligjerata, ose ndonjë shkrim për këtë.

Vërejtje: terminin e vlerësimeve intermediere e cakton mësimdhënësi sipas planifikimit të


lëndës që e ligjëron.

Metodat e vlerësimit:
Vlerësimi i parë: 15%
Vlerësimi i dytë 20%
Veprat e lexuara 10%
Vijimi i rregullt 5%
Provimi përfundimtar 50%

Litaratura shtesë dhe bibliografia:

1. I. Kant:
- Kritik der praktischen Vernunft, Suhrkamp,Frankfurt/M (Kritika e mendjes
praktike - ekziston përkthimi në edhe në shumë gjuhë tjera evropine).
- Kant:Erste Fassung der Einleitung in die Kritik derUrteilskraft( Verzioni i parë i
hyrjes në Kritikën e fuqisë së gjykimit- ekziston përkthimi edhe në gjuhë të tjera
evropiane).

2. 2.J.G.Fichte:
- Grundlage der gesamten Ëissenschaftslehre(Themelet e doktrinës së përgji-
thshme mbi shkencën). Botim në cilndo gjuhë të huaj.

3. F.Ë.J.Schelling:
System der transzendentalen Idealizmus, Meiner Verlag,Hamburg.
(Në cilendo gjuhë të huaj që gjindet). Ndonjë studim për
Schellingun.

4. G.Ë.F.Hegel: Veprat kryesore të tij në ciendo gjuhë që mund ti lexoni:


-Phänomenologie des Geistes(Fenomenologia e frymës)
-Ëissenschaft der Logik( Shkenca e logjikës)
-Enzyklopädie der philosophishen Ëissenschaften(Encikl.e
shkenc.filoz.)
-Grundlinien der Philosophie des Rechts(Filozofia e drejtës)
-Vorlsungen über die Philosophie der Geschichte(Ligjerat.e
filoz.së histo.

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË
KURSI: Filozofi politike
Niveli: Bachelor / Obligative
Viti i tretë- Semestri i pestë
Orët: 2+2
Kodi 54 ; ECTS 6 ; Koha: E martë 11-13,30, salla 114
Mësimdhënësi :Prof. Dr. Kadri Metaj;e-mail: kmetaj@yahoo.com
Terminet e konsultimeve : e hënë. 10-11; e martë 10-11; e mërkurë 11-12

Qëllimet e kursit:

• Kursi i filozofisë politike ka për qëllim ti motivojë dhe ti aftësojë studentët e


filozofisë dhe të shkencave politike (zgjedhore) ta mendojnë politikën përmes
kategorive filozofike, përkatësisht te pyeten për politiken në kuptimin Aristotelian
të fjalës, për politiken si mundësi e jetës në bashkësi. Kursi synon tu mësojë
studentëve politikën si atribut njerëzor dhe si veprim të menduar, e cila përmes
diskutimit dhe dialogut arrin konsensusin për çështjet kapitale të shoqërisë.
• Kursi po ashtu ka për qellim ta arrijë edukimin për të gjykuar politikisht në
mënyrë të pavarur dhe për tu edukuar për një qytetari aktive, për kulturën e
debatit, te dialogut dhe konsensusit, si instrumente njerëzore, emancipuese dhe
civilizuese.

REZULTATET E PRITURA TE NXËNIES:

Pas përfundimit te kursit studenti do te jetë në gjendje:


1. Ta mendojë politiken me kategori filozofike
2. Te krahasojë arritjet shoqërore në planin politik nëpër periudhat kryesore te
zhvillimit shoqëror
3. Ta përdor shkathtësinë e te menduarit racional në jetën e bashkësisë,
4. Ta zhvillojë diskutimin dhe dialogun si vlerë shoqërore politike, te ndryshme nga
dhuna dhe fuçia fizike.

METODOLOGJIA :

Kursi do të realizohet përmes ligjëratave, seminareve dhe diskutimit apo punës inter
aktive me studentë gjatë gjithë semestrit.

Literatura bazë:
Studentët janë të obliguar të lexojnë nga ndonjë tekst burimor të autorëve të përfshirë në
program si: Aristoteli, Politika, Hobsi, Leviatani, Karl Poper, Shoqëria e hapur dhe
armiqtë e saj, Hannah Arendt, Konditat humane, Tetë ese për politiken dhe Origjinat e
totalitarizmit.
Eric Ëeil, Filozofia Politike, Patrice Canivez, Të edukohet qytetari, si dhe veprën
monumentale te A. De Tokvilë, Demokracia në Amerikë.

Plani i dizajnuar për një semestër:

Java e parë: Nocioni i politikës, lexime te Politikes së Aristotelit, kap I- III, f.35- 108
Java e dytë: Politika si veprim i menduar, lexime nga Eric Ëeil, Kap. i parë. F. 29- 75
Java e tretë: Eric Ëeil, Morali dhe politika, individi dhe shoqëria, f. 75- 121
Java e Katërt: Konceptime te ndryshme te politikes, Erhard Epler, Rikthimi i politikës.
Java e pestë : Rekomandimet e Karl Poper për politiken, Ligjëratë autoriale, e publikuar
dhe lexime nga Poperi, Shoqëria e hapur..Libri II, f. 255 dhe tutje...
Java e gjashtë: Poper, Mjerimi i historicizmit (në gjuhen shqipe)

Vlerësimi i parë intermediar:

Bëhet me pjesëmarrjen në diskutim për temat e zhvilluara dhe me një ese të cilin
studentët duhet ta shkruajnë për 60 minuta ku do te vlerësohen për: 1. Përmbajtjen; 2.
Strukturën dhe 3. Stilin(maksimumi i poevave për këto elemente është 15 dhe pjesëmarrja
aktive 10 pikë: gjithsej 25 pikë
Java e shtatë: Jeta dhe politika te Hannah Arendt, lexime te tetë eseve për mendimin
politik.Gjithsej 8 ese, nga f. 10- 233.
Java e tetë : H. Arendt:Çfarë është autoriteti, faqe 83- 125
Java e nëntë, H. Arendt, Ç është liria?, f. 124- 145
Java e dhjetë:H. Arendt, Kuptimi politik dhe shoqëror i kulturës
Java e njëmbëdhjetë, H. Arendt, Origjinat e Totalitarizmit:kap. I- Antisemitizmi

Vlerësimi i dytë intermediar, merr parasysh leximet dhe rezultatin e arritur, të përcjellë
me evidencë dhe me një ese në temen: Demokracia dhe totalitarizmi.

Java e dymbëdhjetë: H. Arendt, Origjinat e totalitarizmit, kap. V, Rënja e shtetit komb


dhe fundi i te drejtave te njeriut. F.351- 395
Java e trembëdhjetë: H. Arendt, Mbi Revolucionin, prapavija historike Nga f. 15- 96
Java e katërmbëdhjetë, Xh. Stjuart Mill, Mbi lirinë, tërë librin

Vlerësimi: Studentët do të vlerësohen gjatë gjithë semestrit si vijon:

Rregullsia me 5%; eseja me 5+5+5=15%; (5 përmbajtja; 5 struktura dhe 5 stili)


seminari me 20%, Detyra dhe angazhime shtesë 10% qe gjithsej janë 50 poenë kurse 50
poenët tjerë merren në provimin final me test dhe me gojë qe gjithsej bëjnë 100 pikë
Literatura shtesë dhe bibliografia:

1.Platoni, Shteti, Rilindja, Prishtinë


2. Rusoi, Kontrata shoqërore
3.Leo Straus&Joseph Cropsey, History of political philosophy, ed. University of Chicago
Pres 1987 ose ndonjë botim tjetër.
4. Janos Kis, Filozofia politike bashkëkohore, CEU pres Onufri
5.Claude Lefort “ Esais sur le politique XIX- XX siecles
6. Kadri Metaj, Filozofia Politike, ËUS& MASHT, Prishtinë 2004
7. M. Kullashi, Mendimi politik modern, ASHAK, Prishtinë 20005

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË
KURSI: Filozofi e artit
Niveli: Bachelor / Obligative
Viti i dytë, sem. IV
Orët: 2+2
Kodi 54 ; ECTS 6 ; Koha: E hënë 11-13,30, salla 135
Mësimdhënësi :Prof. Dr. Kadri Metaj; e-mail: kmetaj@yahoo.com

Qëllimet e kursit:
• Kursi nga filozofia e artit synon ti mësojë studentët ta mendojnë artin me kategori
filozofike, p.sh. Pse arti? Natyrisht filozofia e artit nuk ka për detyrë të shkollojë
artistë, por ata duhet te jenë ne gjendje ta kuptojnë psenë e artit në raport me
prodhimin, me te menduarit dhe me aktivitetet tjera te njeriut dhe shoqërisë. Kursi
synon edhe edukimin estetik, përkatësisht ndjeshmërinë estetike
• Kursi po kështu ka për qellim të ofrojë një panoramë estetike, apo estetikash gjatë
zhvillimit historik të artit dhe shoqërisë (pra të jetë një histori e estetikës në
miniaturë), për të parë fundamentimin filozofik te estetikës apo për te kuptuar
veçorinë e fenomenit estetik.

REZULTATET E PRITURA TE NXËNIES:

Pas përfundimit te kursit, studentet duhet te jenë në gjendje:


1. Të dinë dallimin midis qasjes qe i bën historia e artit, në njërën anë dhe filozofia
e artit ne anën tjetër, fenomenit te artit,
2. Te njohin periudhat dhe drejtimet kryesore te estetikës,
3. Të krahasojnë dhe kuptojnë veprat e artit qe u takojnë shkollave dhe drejtimeve te
ndryshme,
4. Te njohin veçoritë e fenomenit estetik dhe të shkruajnë tekste për veprat e artit,
5. Ta mendojnë artin me nocione dhe kategori filozofike

METODOLOGJIA :

Kursi do të realizohet përmes ligjëratave, seminareve dhe diskutimit apo punës inter
aktive me studentë gjatë gjithë semestrit, duke mbajt evidencë për detyrat e
realizuara,shkrimet dhe duke e ilustruar me monografi të ndryshme, sidomos fenomenet e
arteve vizuale dhe duke aplikuar por edhe vizituar shfaqje të video artit.

Literatura bazë:
Studentët duhet te lexojnë dhe studiojnë tekste bazë nga trashëgimia e filozofisë së artit,
si më poshtë:
Aristoteli, Poetika, Platoni, Shteti- libri i X; Dialogët; Kanti, Kritika e fuçisë së gjykimit,
Hegeli, Estetika (pjesë të zgjedhura); Kroçe, Estetika si shk. E shprehjes...
Ndonjë nga Historitë e estetikës: Katerina dhe G. H. Kun, Historia e estetikës; Lyk Ferri,
Homo Aestheticus; Danko Grliq, Estetika, Hippolyte A. Taine, Filozofia e artit; Stefan
Çapaliku, Estetika moderne, Kadri Metaj, Teoria estetike e Llukaçit, Nikollaj Hartman,
Estetika, Max Bense, Estetika.Osvald Hanfling, Estetika filozofike.

Plani i dizajnuar për një semestër:

Java e parë: Hyrje në sfondin historik te estetikës, Platoni- Aristoteli. Ligjeratë autoriale
dhe lexime: Aristoteli- Poetika, f. 20- 55
Java e dytë:Arti si “tehne” (shkathtësi) Platoni, libri i dhjetë i shteti.
Java e tretë:Platoni, Dialogjet
Java e Katërt: E bukura dhe arti në mesjetë. Lexime: Umberto Eko, Arti dhe e bukura në
mesjetë, f. 5- 33; Danko Grliq, Estetika, Rilindja Prishtinë, nga f. 203- 266.
Java e pestë : Estetika e Renesanses. Lex. Danko Grliq, Estetika, f. 120- 198.
Java e gjashtë: Estetika e shek XVII dhe neoklasicizmi. Ligjëratë e shkruar aut.

Vlerësimi i parë intermediar:


Bëhet me pjesëmarrjen në diskutim për temat e zhvilluara dhe me një ese të cilin
studentët duhet ta shkruajnë për 60 minuta ku do te vlerësohen për: 1. Përmbajtjen; 2.
Strukturën dhe 3. Stilin(maksimumi i poevave për këto elemente është 15 dhe pjesëmarrja
aktive 10 pikë: gjithsej 25 pikë
Studentët raportojnë edhe për frekuentimin e ekspozitave dhe aktiviteteve tjera artistike
në Prishtine dhe gjetiu dhe shkruajnë nga një tekst ku vlerësojnë një artist dhe veprën e
tij.
Java e shtatë: Emerimi i estetikës dhe raporti i filozofisë së artit me estetikën .Lexime:
Aleksander Baumgarten, Pagëzimi i estetikes, Camaj, Shkoder 2001, f. 1-55.
Java e tetë: Rëndësia e gjykimit estetik te Kanti; Kanti Fuçia e gjykimit; P. kanivez, Te
edukohet qytetari, Dukagjini Pejë 2004, nga f. 159-165
Java e nëntë: E bukura artistike dhe Estetika: Hegeli; Arti si fenomen historik.
Lexime, Rozhe Garodi, Mendimi i Hegelit, Rilindja, Prishtinë 1983, nga faqe 198- 213.
Java e dhjetë: Ontologjia e artit. Lexime: Osvald Hanfling, Estetika filozofike, f.92-133
K. Metaj, Teoria estetike e Gj. Llukaçit, kap. Fenomenologjia e procesit krijues, f. 59- 80.
Java e njëmbëdhjetë: Estetika simbolike; Simboli si objekt qendror i kulturës
bashkëkohore. S. Çapaliku, Estetika moderne, f. 185- 195; Umberto Eko, Gjashtë
udhëtime neper pyjet narrative, f. 5-83

Vlerësimi i dytë intermediar, merr parasysh leximet dhe rezultatin e arritur, të përcjellë
me evidencë dhe me një ese në temën: E bukura dhe ndjenja. Ky shkrim vlerësohet
përnda përmbajtja, stili dhe struktura 5+5+5= 15 pikë.

Java e dymbëdhjetë: Teoritë shkakësore për te bukuren; O. Hanfling, Estetika filozofike,


f. 53- 90
Java e trembëdhjetë: Arti dhe angazhimi, Lexime nga Sartri dhe A. Kamy; Muri
Java e katërmbëdhjetë, Tejkalimi i absurdit përmes artit; Albert Kamy, I huaji, pjesa e
dytë, f. 53-94.

Vlerësimi: Studentët do të vlerësohen gjatë gjithë semestrit si vijon:

Rregullsia me 5%; eseja me 5+5+5=15%; (5 përmbajtja; 5 struktura dhe 5 stili)


seminari me 20%, Detyra dhe angazhime shtesë 10% qe gjithsej janë 50 poenë kurse 50
poenët tjerë merren në provimin final me test dhe me gojë qe gjithsej bëjnë 100 pikë

Literatura shtesë dhe bibliografia:

1.F.D.E Schleiermacher, Esthetique, CERF, Paris 2004


2. G.M Taljabue, L’Esthetique Contemporaine, disa botime
3. Danko Grliq, Estetika I-II-III- IV

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË
KURSI: Filozofi ekzistencialiste
Niveli: Bachelor / Obligative
Viti i pare, sem i parë
Orët: 2+2
Kodi 54 ; ECTS 6 ; Koha: E hënë 11-13,30, salla 135
Mësimdhënësi :Prof. Dr. Kadri Metaj;e-mail: kmetaj@yahoo.com

Qëllimet e kursit:
• Kursi nga filozofia ekzistencialiste ka për qellim tu ofrojë studentëve njohuri për
një filozofi karakteristike e cila është filozofi konkrete e subjektit, e shfaqur dhe e
diskutuar në kohë krizash shoqërore (si ajo pas luftës së dytë botërore), me temat
dhe nocionet përkatëse për subjektivitetin, ankthin, pasigurinë, absurdin,
angazhimin.
• Pas përfundimit te kursit, studentët duhet të aftësohen ta kuptojnë, por edhe ta
ndiejnë atë lloj filozofie, duke zotëruar nocione dhe literaturë përkatëse, por edhe
të dinë te shkruajnë ese, ditar dhe forma tjera shkrimi nga filozofia
ekzistencialiste.
• Një qellim ne vete është bërja evidente e dallimit te kësaj filozofie nga filozofit
tjera “te mëdha” siç është ajo e Hegelit, te cilën studentet do ta mësojnë në vitet
në vijim, si modul tjetër.

REZULTATET E PRITURA TE NXËNIES:

Pas përfundimit te kursit, studentet do te jenë në gjendje:

1. Te njohin veçoritë themelore te ekzistencializmit, ne raport me filozofit tjera,


2. Te dinë te operojnë me nocione dhe kategori ekzistencialiste,
3. Te njohin koncepte themelore, si ankthi, frika, liria, brenga,
4. Të shkruajnë ese dhe forma tjera shkrimi, ne tema ekzistencialiste, ku do të
rrëfejnë veten e tyre me terma dhe shprehje përkatëse.

METODOLOGJIA :

Kursi do të realizohet përmes ligjëratave, seminareve dhe diskutimit apo punës inter
aktive me studentë gjatë gjithë semestrit, duke mbajte evidencë për detyrat e realizuara.
shkrimet dhe ditar personal.

Literatura bazë:

Studentët janë të obliguar të lexojnë nga ndonjë tekst burimor, në gj. Shqipe, por kur ato
mungojnë, edhe në ndonjë tjetër, si më poshtë:
S. Kierkegaard, Koncepti i ankthit, Plejad, bot. i parë; Thermi filozofike (nuk ka
përkthim, apo edhe ndonjë vepër tjetër, përfshirë edhe krye veprën Ose- Ose;
Sartri, Ekzistencializmi është humanizëm, botues Phoenix 1997; Çështje te metodës;
Novelat me titull “Muri”, bot. Koha ditore, Prishtinë, 2005; si dhe ndonjë roman apo
dramë.
Albert Camus (Kamy), I huaji, Bot. Koha ditore, Prishtinë, 2005 dhe “Miti i Sizifit”dhe
“njeriu i revoltuar” (nuk ka përkthim në gj. Shqipe).
Martin Heideger, Leksione dhe konferenca, Plejad, Tiranë, 2003.
Grup autoresh, Dilemat e ekzistencializmit, Tafaj, 2004.

Plani i dizajnuar për një semestër:

Java e parë:Kierkegaardi, Nocioni i ankthit kap I-rë , f.11- 54.


Java e dytë: Kierkegaard, Ankthi dhe mëkati origjinal, Kap. II, f.54- 87.
Java e tretë: Kierkegaard, Koncepti i ankthit, f. 87-106
Java e Katërt: Kierkegaard...kap. IV, f. 106- 135
Java e pestë : Po aty, kap. V nga f. 149, deri në fund, përfshirë edhe ditarin...
Java e gjashtë: Sartri, Ekzistencializmi është humanizëm, Kritikat qe i bëhen
ekzistencializmit, f. 7-40

Vlerësimi i parë intermediar:

Bëhet me pjesëmarrjen në diskutim për temat e zhvilluara dhe me një ese të cilin
studentët duhet ta shkruajnë për 60 minuta ku do te vlerësohen për: 1. Përmbajtjen; 2.
Strukturën dhe 3. Stilin(maksimumi i poenëve për këto elemente është 15 dhe pjesëmarrja
aktive 10 pikë: gjithsej 25 pikë
Java e shtatë: Sartri, Ekzistencializmi... f. 40- 94.
Java e tetë :Sartri, Nga përmbledhje Muri, pjesa e parë f. 9- 32
Java e nëntë, Sartri, Novela Dhoma (Muri, f. 35- 66.
Java e dhjetë:Sartri, Muri, Herostrati, f.69- 87.
Java e njëmbëdhjetë, Sartri, Nga Muri, Intimitet, f. 91- 132

Vlerësimi i dytë intermediar, merr parasysh leximet dhe rezultatin e arritur, të përcjellë
me evidencë dhe me një ese në temën: Kush jam unë?

Java e dymbëdhjetë: Sartri, Nga Muri, Fëmijëria e një padroni, f. 133- 220.
Java e trembëdhjetë: Albert Kamy, i huaji, Pjesa e parë, f. 5- 50.
Java e katërmbëdhjetë, Albert Kamy, i huaji, pjesa e dytë, f. 53-94.

Vlerësimi: Studentët do të vlerësohen gjatë gjithë semestrit si vijon:

Rregullsia me 5%; eseja me 5+5+5=15%; (5 përmbajtja; 5 struktura dhe 5 stili)


seminari me 20%, Detyra dhe angazhime shtesë 10% qe gjithsej janë 50 poenë kurse 50
poenët tjerë merren në provimin final me test dhe me gojë qe gjithsej bëjnë 100 pikë

Literatura shtesë dhe bibliografia:

1.Kierkegaard, Friga dhe dridhja, nuk ka përkthim në gj. shqipe


2. Sartri, Çështje te metodes, Rilindja, Prishtinë, 1979.
3 Samuel. E Stumpf, Filozofia, Toena
4.A. Macintyre,S. Hampshire,Burkle, Dilemat e ekzistencializmit,Tafaj, 2004
5.A. Kamy, Njeriu i revoltuar, (nuk ka përkthim në gj. Shqipe)

DEPARTAMENTI I FILOZOFISË
KURSI: Filozofi bashkëkohore
Niveli: Bachelor / Obligative
Viti i tretë- Semestri i gjashtë
Orët: 2+2
Kodi 54 ; ECTS 8 ; Koha: E martë 11-13,30, salla 134
Mësimdhënësi :Prof. Dr. Kadri Metaj;e-mail: kmetaj@yahoo.com

Qëllimet e kursit:
• Kursi ka për qellim të ofrojë një panoramë intelektuale te zhvillimit te mendimit
filozofik te shek. XX, në vija të trasha,në aspektin problemor, për të kaluar më
pastaj në thellimin e kursit nga semestri i parë mbi ekzistencializmin(edhe me
literaturë në anglisht dhe frëngjisht, sipas mundësive)duke iu referuar dy
autorëve, Sartrit dhe Kierkegaardit, si autoret me reprezentativ te filozofisë se
subjektit.
• Kështu kursi synon ti aftësojë studentet ta përdorin literaturën, ta kuptojnë atë, në
funksion te filozofisë së subjektit dhe te përgjegjës në pyetjet qe shtron ajo.
• Studentet duhet ta situojnë atë dije te arritur në lidhmëni me lirinë e mendimit, te
shprehjes, të aftësohen të studiojnë dhe shkruajnë në mënyrë të pavarur për
problemet e lartpërmendura.

REZULTATET E PRITURA TE NXËNIES:

Pas përfundimit te kursit, studentët do te jenë në gjendje:


1. Te dinë cilat janë temat dhe preokupimet kryesore te filozofisë bashkëkohore
2. Te krahasojnë pikëpamjet dhe gjetjet themelore midis mendimtarëve kryesor;
3. Të analizojnë tekste filozofike dhe nocione bazë duke përdorë metodën
hermeneutike
4. Te shkruajnë ese dhe forma tjera shkrimi mbi problemet e njeriut bashkëkohor,
nga aspekti i filozofisë, si liria, tjetërsimi etj.

METODOLOGJIA :

Kursi do të realizohet përmes ligjëratave, seminareve dhe diskutimit apo punës inter -
aktive me studentë gjatë gjithë semestrit, duke mbajt evidencë për detyrat e realizuara.
Literatura bazë:
Studentët janë të obliguar të lexojnë nga ndonjë tekst burimor, në gj. Shqipe, por kur ato
mungojnë, edhe në ndonjë tjetër, si më poshtë: Sartri, Qenja dhe hiçi; Kierkegaardi, Ose-
ose; Niçe,Lindja e tragjedisë nga fryma e muzikës; Agu i mëngjesit; Njerëzor, teper
njerëzor; Shndërrimi i të gjitha vlerave; Ecce homo, Ashtu foli Zarathustra; Vullneti për
fuçi
Heidegeri, Leksione dhe Konferenca; Letrat mbi humanizmin
Ëilliam James, Pragmatizmi
E. Huserli, Ideja e fenomenologjisë.

Plani i dizajnuar për një semestër:

Java e parë: Ontologjia fenomenologjike e Sartrit, Ligjeratë autoriale K.M dhe lexime
nga kap. i parë “Qenja dhe hiçi, nga f.1- 37 (ideja e fenomenit)
Java e dytë: Modalitetet e negacionit (hulumtimi) Pjesa e parë, kap. I dhe II f. 57- 106
Java e tretë: Qenja për vete, strukturat imediate të “për vetes” nga f. 111 dhe tutje
Java e katërt: Metfizika artistike e Niçes, nga Lindja e tragjedisë (Lexime nga f. 5- 55.)
Java e pestë: “Filozofia e paradreke”, nga vepra Agu i mëngjesit, libri i parë, faqe 5- 81.
Java e gjashtë: Zarathustra i Niçes, libri i parë, f.15- 89

Vlerësimi i parë intermediar

Bëhet duke analizuar tekste filozofike dhe shkoqitur nocione të filozofisë së autorëve të
përfshirë në program, si “qenja në veti”, “Qenja për veti” “ankthi”, “Vetmashtrimi”me
qellim qe të konstatohet vëllimi i punës dhe informimi por edhe aftësia e operimit me
nocione te filozofisë bashkëkohore. Këtu përfshihet edhe një ese me tematikë përkatëse:
pikët: 20% nga totali 100.(5 stili, 5 përmbajtja dhe 5 strukturadhe 5 angazhimi e
rregullësia).

Java e shtatë: Zarathustra... libri i dytë, f. 91- 156


Java e tetë : Zarathustra, pjesa e tretë, nga f. 161- 242
Java e nëntë: Zarathustra..pjesa e katërt dhe e fundit, f. 247-337
Java e dhjetë:Pragmatizmi, emer i ri për filozofinë e vjetër...Leksioni I dhe II
Lexime nga Ë. James, dilema e sotme në filozofi f. 14- 41 dhe nga 41 deri 69
Java e njëmbëdhjetë: leksionet III dhe IV nga f. 69- 97

Vlerësimi i dytë intermediar,


Bëhet duke testuar dhe diskutuar leksionet e kaluara nga dy autorët (Sartri-
Kierkegaardi); duke aplikuar hermeneutikën filozofike (analizë tekstesh) dhe operim me
nocione, si dhe një ese. Pikët 25%.

Java e dymbëdhjetë:Ë. James, Pragmatizmi dhe sensi praktik& e vërteta sipas


pragmatizmit (leksionet V dhe VI) nga f. 121- 173
Java e trembëdhjetë: Leksionet VII dhe VIII, nga f. 173 -215.
Java e katërmbëdhjetë: Michel Foucault, Vullneti për dije, lexime nga “Historia e
seksualitetit, “La volontee de savoir” Përkthim i profesorit KM

Vlerësimi: Studentët do të vlerësohen gjatë gjithë semestrit si vijon:

Rregullsia me 5%; eseja me 5+5+5=15%; (5 përmbajtja; 5 struktura dhe 5 stili)


seminari me 20%, Detyra dhe angazhime shtesë 10% qe gjithsej janë 50 poenë kurse 50
poenët tjerë merren në provimin final me test dhe me gojë qe gjithsej bëjnë 100 pikë

Literatura shtesë dhe bibliografia:

1.Sartri, Çështje te metodes, Rilindja, Prishtinë 1990


2.Heideger, Qenja dhe koha, nuk është i përkthyer
2.Foucault, Les mots et les choses, Gallimard, 1966
3.Izajah Berlin, Idetë filozofike te shek XX , Onufri
4. Samuel Enoch Stumpf, Filozofia, Historia & Problemet, Toena
6. Merleau- Ponty, Phenomenologie de la percepton, Gallimard

Departamenti i Filozofisë
Semestri dimror 2006/2007

Empirizmi dhe racionalizmi

ECTS Kredite: 7.0


Orë në javë: 2+2
E Mërkurë 10:00-11:30
Koha:
E Premte 10:00 -11:30
Salla: 20

Fillimi dhe mbarimi: 01. Tetor, 2006 – 15. Janar, 2007

Mësimdhënëse: M.Sc Hasnije Ilazi


hasnije.ilazi@filozofik.uni-pr.edu
E-mail:
hasnijai@hotmail.com

Përshkrimi i kursit
Qëllimet dhe objektivat e kursit
Materialet dhe librat
Specifikat e kursit
Vlerësimi dhe notat
PËRSHKRIMI I KURSIT

Ky kurs është i dizajnuar të ofrojë njohje teorike nga një pjesë e historisë së filozofisë,
respektivisht nga periudha e shekullit 17. dhe 18. Materiali përfshin temat kryesore nga
filozofia empiriste angleze dhe filozofia racionaliste. Gjatë kursit do të diskutohet rreth
ideve bazike të filozofisë së F.Bacon, T.Hobbes, J.Locke, G.Berkeley, D.Hume,
R.Descartes, B.Spinoza dhe G.Ë.Liebniz.

QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E KURSIT

QËLLIMI I KURSIT

Kursi është i dizajnuar të ngrisë nivelin e njohurive të studentëve në lëminë e filozofisë.

OBJEKTIVAT E KURSIT

• T`u ofrohen studentëve përmbajtje bazike të teorive më tipike filozofike të


periudhës së empirizmit dhe racionalizmit
• Të njoftohen studentët me kategoritë dhe nocionet themelore të cilat i përkasin
orientimeve gnoseologjike, ontologjike, etike dhe politike të kësaj periudhe të
filozofisë moderne
• Të udhëzohen studentët në shfrytëzimin e literatures nga periudhat përkatëse të
historisë së filozofisë
• Të angazhohen studentët që në mënyrë më interaktive dhe aktive t`i
përvetësojnëdhe aplikojnë temat dhe materialet e parapara me këtë kurs
DATAT ME RËNDËSI

Shikoni dokumentet zyrtare aktuale të Universitetit të Prishtinës, rrespektivisht Fakultetit


Filozofik, për tu siguruar për datat dhe terminet me rëndësi.

Prezentime 20,27 Tetor/3,10,17,24 Nëntor/1,8,15,22 Dhjetor 2006/5,12


Janar 2007
Kolokuiumi 29 Dhjetor 2006

ORARI I KURSIT

Muaji Tema
F.Bacon
Java e I
Përcaktimi i qëllimit të njohjes dhe metodës së re induktive;
çlirimi i njeriut nga idolet tribus, specus, fori, theartri;
Java e II
Format si ligje të përgjithshme dhe themelore të natyrës;
Atlantida e re si ideal shoqëror.
Tetor T.Hobbes
Java e III
Përcaktimi i filozofisë si njohje e pasojave përmes shkaqeve të
njohura dhe anasjelltas; Sistemi filozofik: 1. filozofia e natyrës
2. filozofia e shtetit 3. shkenca mbi njeriun; Nominalizmi logjik;
Java e VI
Teoria empirike e njohjes; Pikëpamjet shoqëroro-politike.

J.Locke
Java e V
Themelimi i teorisë së njohjes:teoria reprezentative e
ideve;Prejardhja empirike dhe llojet e ideve:idetë e thjeshta dhe
idetë e përbëra;
Java e VI
Nëntor Llojet dhe shkallët e njohjes; Arsyeja, mendja dhe besimi.
G.Berkeley
Java e VII
Kritika e ideve abstrakte; Nisma empirike e idealizmit subjektiv;
Java e VIII
Objektësia si shumë e ideve shqisore; Esse est percipi ngase
solus ipse si solipsizëm.

Dhjetor D.Hume
Java e IX
Njohja e përvojës; Dy llojet e percepcionit (impresionet dhe
idetë); Karakteri i lidhjes shkak-pasojë; Njohja intuitive dhe
demonstrative.

R.Descartes
Java e X
Dyshimi në përmbajtjen e tërsishme të vetëdijes; Cogito ergo
sum si “fillim i pastër”; Substanca si res extensa dhe res cogitans;
Java e XI
Katër rregullat e metodës; Argumenti ontologjik të ekzistencës
së zotit
B.Spinoza
Java e XII
Tejkalimi i dualizmit të Descares-it; Determinizmi monist;
Substanca si causa sui; Natura naturans dhe natura naturata;
B.Spinoza
Java e XIII
Amor Dei intellectualis; Metoda gjeometrike.
G.Ë.Leibniz
Janar Java e XIV
Aktiviteti i substancës ; Monadat :pikat amëshueshme dhe reale
metafizike ; Zoti si akt i pastër ; ...nisi intellectus ipse, si shtojcë e
thënies së Locke-ut.

MATERIALET DHE LIBRAT

Leximi i obliguar

1. S.E.Stumpf “Filozofia: Libri i parë, faqe 212-280/Libri i dytë, faqe 112-136, 256-
274, 312-329
2. G.Ë.F.Hegel “Historia e filozofisë III”, faqe 251-386
3. Ë. Ëindelband “Historia e filozofisë I-II”, Libri i parë, faqe 438-480/ Libri i dytë,
faqe, 24-51
4. Koplston “Historia e filozofisë (Nga Dekarti deri te Lajbnici)”, faqe 97-352
5. F.Bacon “Atlantida e re” (komplet)
6. J.Locke “Letër për tolerimin” (komplet)
7. G.Berkeley “Traktati mbi parimet e njohjes njerëzore” (komplet)
8. D.Hume “Traktat për pasionet” (komplet)
9. R.Descartes “Përsiatje metafizike” (komplet)
10. R.Descartes “Ligjeratë mbi metodën” (komplet)
11. B.Spinoza “Traktat për intelektin” (komplet)

Leximi i rekomanduar
1. F.Bacon “Organon i ri”
2. J.Locke “Vështrim mbi arsyen njerëzore”
3. B.Spinoza “Etika”
4. G.Ë.Leibniz “Monadologjia”

SPECIFIKAT E KURSIT

Prania në klasë
Nga studentët pritet që të jenë prezentë në secilën orë. Pjesëmarrja në ushtrime është e
obliguar. Ardhja jo e rregulltë dhe mosaktiviteti gjatë mësimit janë faktorët kryesorë që
identifikojnë punën e dobët të studentit/ës. Studentët mund të përjashtohen nga e drejta
për të marrë nënshkrimin në rast të mos ardhjes së rregulltë dhe moskryerjes së
obligimeve të parapara me këtë dokument. Një pjesë e notës përfundimtare (10% e notës
përfundimtare) do të krijohet gjatë pjesëmarrjes dhe aktivitetit të studentëve gjatë orëve të
mësimit.

DETYRAT
Detyrat e kësaj lënde përfshihen si në vijim:

Leximi
Detyra e leximit të materialeve duhet të kryhet para se studentët të vinë në klasë. Shumica
e studentëve do të kalojnë mesatarisht nga dhjetë orë në javë duke lexuar materialin. Disa
kapituj mund të kërkojnë për tu lexuar më shumë se një herë që të kuptohen.

Prezentimi
Prezentimi i materiqalit të lexuar do të bëhet në grupe. çdo student/e është i/e obliguar çë
të bënë prezentimin e materialit të paraparë, pyetjet në lidhje me materialin e prezentuar
dhe vlerësimin e punës individuale brenda grupit dhe punën e grupit në tërësi.

Këto prezentime shërbejnë për të dhënë informata se si është duke përparuar studenti/ja
dhe ku duhet përforcuar njohuritë e kaluara gjatë secilit kapitull veq e veq. Në fund të
semestrit do të mbahet provimi final i cili do të përmbledhë disa prej pyetjeve nga
prezentimi i materialeve.

Detyrat me shkrim
Diku nga fundi i këti semestri (Dhjetor, 2005) do të organizohet provim me shkrim
(kolokuium). Provimi me shkrim do të bëhët në formë të eseut mbi temën e cila do të
përcaktohet një muaj më parë. Brenda periudhes kohore një mujore, që nga përcaktimi i
temes së kolokuiumit deri në datën e mbajtjes së provimit me shkrim studentët janë të
obliguar që ta sigurojnë literaturën relevante. Përdorimi i literaturës gjatë provimit më
shkrim (shkruarjes së eseut) është i lejuar dhe i prferuar.
VLERËSIMI DHE NOTAT

Vlerësimi në këtë kurs është dizajnuar në atë mënyrë që tu japë studentëve vazhdimisht
informata se si janë duke përparuar dhe se ku duhet përforcuar konceptet.

Nota finale do të përllogaritet si më poshtë:


Prezentimi 30%
Detyrat me shkrim 30%
Provimi final me gojë 30%
Pjesëmarrja dhe aktiviteti në
10%
klasë
TOTAL 100%

Nota finale do të përcaktohet si në tabelë:

Nota %
10 100 – 91
9 90 – 81
8 80 – 71
7 70 – 61
6 60 – 51
50 dhe më
5
poshtë

INTEGRITETI AKADEMIK

Ky kurs kërkon angazhim dhe punë individuale në mënyrë që të ketë çfarëdo dobie prej
saj. Në këtë kurs mashtrimi definohet si paraqitje e punës së tjetërkujt (pa marrë parasysh
burimin) si punë tuaj. Secili/a student/e duhet të punojë në mënyrë të pavarur në detyrat e
tija/ saja. Gjatë punës në grupe studenti duhet të përgadisë pjesën e tij në mënyrë të
pavarur në mënyrë që të kontribuojë në punën e grupit.
Shkelja e rregullave të integritetit akademik nuk do të injorohet. Dënimet do të përfshijnë
zvogëlimin e poenave ose humbjen e tyre, notën jokaluese 5 dhe vërejtjen në indeks,
certifikata dhe transkriptin tuaj zyrtar që tregon se ju jeni dënuar për mashtrim e deri te
suspendimi, hudhja poshtë, revokimi i titujve, diplomave dhe certifikatave tanimë të
dhëna.
Ky kurs kërkon përmbajtje ndaj të gjitha rregullave dhe politikave të shfrytëzimit në fuqi
në Universitetin e Prishtinës por edhe ndaj rregullave specifike që imponohen nga ky
dokument. Për më shumë informata, konsultoni dokumentet përkatëse në dekanat dhe
mësimdhënësen tuaj.

Departamenti i Filozofisë

Titulli i kursit: Psikoanalizë

Niveli dhe lloji i kursit: Baçelor, E detyrueshme

Viti i studimeve dhe semestri: III, semestri VI

Numri i orëve në javë: 2 orë ligjërata, 2 orë ushtrime

Kodi ose shifra e lëndës:

Vlera në kredi ECTS: 4

Koha/lokacioni: E premte, 12:00, salla 27, Fakulteti Filozofik

Mësimdhënësi i kursit: MSc. Dashamir Bërxulli, kabineti # 06; # i celularit:


044 180 092; adresa elektronike: dashamirberxulli@filozofik.uni-pr.edu; Konsultimet:
Çdo të premte, ora 15:00.

Qëllimet e kursit(modulit):

Psikoanaliza është një lëndë e detyrueshme për studentët e vitit të III të Degës së
Filozofisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Lënda është e destinuar të
mbahet për një semestër, në fund të të cilit studentët do të vlerësohen për punën e tyre
gjatë semestrit si dhe nga rezultatet që do të marrin në të gjitha hallkat e vlerësimit të
caktuara për këtë lëndë.

Teoria psikoanalitike përbëhet nga një komplet kategorish të mendimit të bazuara


kryesisht në koncepte biologjike dhe praktikë klinike. Sidoqoftë, të gjitha konceptet e
psikoanalizës janë konstrukte teorike dhe çdo kategorizim i tyre në plane anatomike dhe
fiziologjike është joadekuate. Objekti i dijeve psikoanalitike është psikika, e cila është
gjithashtu një konstrukt teorik. Në këtë kuptim, qëllimi i kësaj lënde është që t’u sigurojë
studentëve të degës së filozofisë një instrument teorik me qëllim ndërlidhjen e njohurive
të kësaj fushe me degë relevante të filozofisë. Në këtë kuptim, elementët klinikë të
psikoanalizës vetëm do të preken sipërfaqësisht gjatë semestrit; kjo mund të bëhet vetëm
nëse studentët janë të interesuar dhe kërkojnë që të futen më shumë elementë klinikë në
planprogram.

Rezultatet e pritura të nxënies


Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti do të jetë në gjendje që:

1. të njohë teorinë e psikoanalizës, historikun e saj dhe disa nga teoritë kryesore të
dala prej saj
2. të njohë historikun e ideve të psikoanalizës në trojet shqiptare
3. të zbërthejë idetë kryesore të psikoanalizës dhe të bëjë lidhjen me teoritë e
filozofisë
4. të jenë aftësuar në shprehjen akademike të reflektimeve personale mbi idetë e
psikoanalizës

Metodologjia e mësimdhënies:

Metodologjia bazë e punës në lëndën Psikoanalizë do të jetë:

- ligjërata ndërvepruese
- diskutime/debate
- prezantime

Literatura bazë: Peter Gay (1995), The Freud Reader, Vintage, USA

Plani i detajizuar i mësimit për një semestër:

Java e parë Hyrje në psikoanalizë: Historia e psikoanalizës dhe e ideve psikoanalitike.


Peter Gay (1995), The Freud Reader, f. 429 – 541

Java e dytë Zigmund Frojdi, themeluesi i psikoanalizës, jeta dhe vepra.


Peter Gay (1995), The Freud Reader, f. 429 – 541

Java e tretë Koncepte themelore të psikoanalizës.


Peter Gay (1995), The Freud Reader, f. 429 – 541

Java e katërt
Peter Gay (1995), The Freud Reader, f. 429 – 541

Java e pestë Koncepte themelore të psikoanalizës II.


Peter Gay (1995), The Freud Reader, f. 429 – 541

Java e gjashtë Stadet psikoseksuale dhe zhvillimi i psikologjisë së egos


Peter Gay (1995), The Freud Reader, f. 429 – 541

Java e shtatë Interpretimi i ëndrrave I


Zigmund Freud, Interpretation of Dreams

Java e tetë Interpretimi i ëndrrave II


Zigmund Freud, Interpretation of Dreams
Java e nëntë Narcisizmi dhe fetishizmi
Zigmund Frojd, Totem dhe tabu,

Java e dhjetë Psikoanaliza dhe letërsia


Zigmund Frojd, Psikoanaliza e artit dhe letërsisë

Java e dhjetë Psikoanaliza dhe kultura


Zigmund Frojd, Psikoanaliza e artit dhe letërsisë

Java e njëmbëdhjëtë Psikoanaliza dhe religjioni


Zigmund Frojd, Totem dhe tabu,

Java e dymbëdhjetë Psikologjia e turmave


Sigmund Freud, Group Psychology and the Analysis of Ego

Java e trembëdhjetë Mendimi psikoanalitik në botën shqiptare

Java e katërmbëdhjetëPsikoanaliza: Ç’e ardhme e pret?


Ditë të qeta në Klishi

Java e pesëmbëdhjetë Përmbledhje e lëndës

Metodat e vlerësimit:

Testi: 40%
Eseja: 40%
Pjesëmarrja: 10 %
Aktivizimi: 10%
Total: 100%

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes:

Ligjëruesi i kësaj lënde e konsideron shumë të rëndësishme ndershmërinë akademike. Në


përputhje me këtë konsideratë, ai/ajo student/e që mashtron/kopjon në provim ose në
përgatitjen dhe shkrimin e një detyre lënde, do të vlerësohet me minimumin e mundshëm
të notës për detyrën në fjalë. Gjithashtu, instruktori i lëndës bazuar në Statusin e
Përkohshëm të Universitetit të Prishtinës mund t’i rekomandojë departamentit dhe
Këshillit të Fakultetit që studenti/ja të pezullohet nga ndjekja e studimeve ose të
përjashtohet përgjithmonë nga universiteti.

Mashtrimi/kopjimi përfshin plagjiaturën, e cila përkufizohet si procesi i marrjes së ideve,


koncepteve ose të vetë fjalëve të një personi tjetër dhe paraqitjes së tyre si punë origjinale
dhe vetjake. Ky proces përfshin edhe të gjitha format e tjera të kopjimit. Ligjëruesi i
lëndës do t’i orientojë studentët për përdorimin e rregullt të materialeve. Ky shënim duhet
konsideruar nga ana juaj si paralajmërim zyrtar.

Literatura shtesë dhe bibliografia:

1. ‘Shakaja dhe lidhja e saj me të pavetëdijshmen’, Zigmund Frojd, SHP ‘Fan Noli’,
Tiranë,
2. ‘Psikoanaliza e artit dhe letërsisë’, Zigmund Frojd, SHP ‘Dituria’, Tiranë, 2000
3. ‘Totem dhe tabu’, Zigmund Frojd, SHP ‘Dituria’, Tiranë, 2003
5. ‘Group Psychology and the Analysis of Ego’, Sigmund Freud, Ë.Ë.Norton &
Company, Neë York, USA

You might also like