You are on page 1of 21

Nocione dhe Institucione mbi te Drejten Penale

Nderkombetare
Prof.Dr.iur.Eqrem Zenelaj-Ekspert për të Drejtën Ndërkombëtare,Te Drejten Europjane
dhe te Drejten Gjermane/

E DREJTA PENALE NDËRKOMBËTARE-TRIBUNALI I HAGËS PËR ISH-


JUGOSLLAVINË DHE NDJEKJA PENALE E KRYESËVE TË VEPRAVE MAKABRE
NË TERRITORIN E ISH FEDERATËS-JUGOSLLAVE

I-Nocione dhe Institucione mbi te Drejten Penale Nderkombetare.

E Drejta Penale Ndërkombëtare (International Criminal Law / Droit International Penal),


është degë e veçantë e së Drejtës Ndërkombëtare Universale.
Të gjitha „Konfliktet e Armatosura“ dhe ngjarjet politiko-ushtarake,që u zhvilluan në
hapsirat e Ish-Jugosllavise, që nga viti 1990 e deri në qershor të viti 1999, duhet shiquar
si një hallkë e pandërprerë dhe zingjirore të një ndërmarrje të përbashkët të një ideologjije
hegjemoniste të politikës zyrtare- hegjemoniste dhe shoviniste të lidershipit politik,
akademik, shpirtëror,feratrë dhe ushtarak të Serbisë.
Për të gjitha këto luftëra të përgjakshme, të cilat patën pasoja të mëdha në humbjen e
qindra mijëra njerëzve dhe vuatjten e pafund të tyre si dhe që shkattëruan tërë ekonominë
në Gadishullin e Ilirisë, paraqesin shkelje(ndeshje) të rëndë të dispozitave të së Drejtës
Ndërkombëtare Univerzale,të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe njëhohësisht
janë edhe objekt i së Drejtës Penale-Materiale- Ndërkombëtare.
Ky „trekëndësh juridik“ i dispozitave dhe akteve juridike ndërkombëtare,të
përmendura,nëse shtjellohet në mënyrë interdisciplinare, i jep kuptim dhe peshë më të
qartë veprimtarisë kriminale të një shteti që quhej Jugosllavi e Millosheviqit dhe është
objekt i trajtimit dhe ndëshkimit nga ana e Gjykatave Penale Ndërkombëtare dhe në të
njëjtën kohë objekt i së Drejtës Penale Materiale-Ndërkombëtare.
E Drejta Materiale-Penale Ndërkombëtare është zhvillue edhe më tej me anë të formimit
dhe funksionimit të gjykatave penale ndërkombëtare të deritashme dhe veqanërisht me
formimin e Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavinë si një Gjykatë e Lartë Speziale AD-
HOC)-Penale- Ndërkombëtare, për territorin e Ish- Jugosllavisë Feredative,pastaj
formimi i Gjykatës së Lartë Penale për Ruandën (Arusha) dhe Gjëkatës së Lartë Penale
për Sierra Leone.
Me „Nocionin“- e Drejta Penale Ndërkomëtare, duhët nënkuptuar tërësinë e atyre
normave juridike dhe dispozitave të së Drejtës Ndërkombëtare, të cilat dispozita dhe akte,
formulojnë ,përcaktojnë dhe sanksionojnë anën materiale-juridike tek veprat e kryera
penale.
Prandaj burimi kryesor juridik i së Drejtës Penale Ndërkombëtare dhe së Drejtës
Materiale-Penale Ndërkombëtare është e Drejtë Ndërkombëtare Universale(Publike).
Të gjitha Institucionet Penale Ndërkombëtare të ngritura gjer më tani ,për përndjekjen e
veprave të kryera penale në luftërat e ndryshme apo sipas terminologjisë moderne të
cilësuara si: „konfliktet të armatosura“, apo jashtë „konflikteve të armatosura“(sulmet apo
aktet terroriste, pirateritë detare,kidnapimet e njerëzve në paqë, apo rrëmbimet e
personelit diplomatik, të mbrojtur me ligj ndërkombëtarë apo nacional etj), si në kohë të
paqës apo gjatë kohës së luftërave të ndryshme, e gjithë kjo materie apo të gjitha këto
institucione juridike materiale të ngritura deri më sot për këto qëllime, përbëjnë pjesën e
pandëshme të së Drejtës Penale-Ndërkombëtare që sot quhet si e Drejta Penale-Materiale-
Ndërkombëtare.
Pra me këto institucione dhe me këtë materje juridike, kemi të bëjmë me përndjekjen
penale të krimeve dhe akteve të ngjashme të kundërligjshme, nga ana e gjykatave penale
ndërkombëtare,qofshin të përhershme ose speciale të drejtuara ndaj individëve të veqantë,
për shkak të veprave të tyre që paraqesin“shkeljeve të rënda“,të së Drejtës
Ndërkombëtare,Të Drejtës Humanitare, apo normave juridike të ndryshme të shpallura
dhe të mbrojtura ndërkombëtarisht si psh; Konventat e Gjenevës, Konventa mbi
pengimin dhe ndëshkimin e Gjenocidit e vitit 1948, si dhe shkeljen e dhe marrëveshtjeve
apo konventave të tjera ndërkombëtare(Konventa mbi detrat, Konventa kundër
Terrorizmit,etj.)!..
Sipas së Drejtës Penale-Materiale-Ndërkombëtare,të dënushme konsiderohen të gjitha ato
vepra të cilat me dokumente apo konventa ndërkombëtare janë të klasifikuara si:
„Krime ndaj njerëzimit“,“piraterie dtare“, „terrorizëm“,“krime kundër paqës“,“krime
kundër luftës“,“vepra me përmasa gjenocidi“,
“krime në bazë të apartheidit“,“torturë“,e etj..
Ky klasifikim dhe të gjitha këto dispozita , për përndjekjet penale për shkak të veprave të
përmendura ka të bëjnë me ato vepra të cilat janë kryer si në kohë paqe ashtu edhe në
kohë luft,si për konflikte të armatosura ndërkombëtare ashtu edhe për konflikte të
ndryshme regjionale!.
E Drejta Penale-Materiale- Ndërkombëtare shërben për ti zbatuar në praktikë të gjitha
rregullat dhe normat e së Drejtës Ndërkombëtare Publike,sipas së cilës,këto veprime
përaqesin shkelje të rëndë të së Drejtës Ndërkombëtare.
Për veç qëllimit të parandalimit, synim thelbësorë tjetër i sajë është që të gjithë ata aktorë
dhe ato vepra penale , ti sjell parë drejtësisë ti përballë me ligjin si dhe për ti ndëshkuar
për shkak të përgjegjësisë së tyre dhe veprave të shkaktuara në mënyrë individuale
tërthorazi ose drejtëpërsedrejtë!
E Drejta- Penale-Materiale- Ndërkombëtare ka si synim primarë (parësor),karakterin e
natyrës preventive -për veprat e tilla penale.
E Drejta Penale Materiale- Ndërkombëtare, parashtronë kualifikimet e caktuara si „vepra
kriminale“ dhe njëkohësisht e formon rendin përkatës të institucionit juridik në rrafshin
ndërkombëtarë.

E Drejta Materiale-Penale -Ndërkombëtare gjen zbatim në dy forma:

a). Formën centraliste (qendrore) , dmth me anën e institucioneve ndërkombëtare dhe


(gjykatave penale të larta ndërkombëtare qoftë të përhershme apo të përkohshme „ad hoc“
si Gjykatave Speciale –Penale-Ndërkombëtare dhe në
b).Formën e decentraliste (përmes gjykatave të shteteve të caktuara), që dmth me anë të
organeve dhe institucioneve penale nacionale (shtetërore).
Përderisa normat ndërkombëtare parashofin ndëshkimin e individëve të vaçantë,atëherë
pason edhe përndjekja penale ndaj kryesëve të këtyre veprave penale, që nënkuptonë
zbatimi i së Drejtës –Penale-Materiale-Ndërkombëtare me anë të këtyre gjykatave të
permendura si më lartë.
Përveq gjykatave të larta ndërkombëtare,të gjykatave të përhershme ndërkombëtare,
gjykatave të arbitrazhit(paqëtuese), Gjykatës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të
Individit, në praktikën e deritashme të gjëkëtëve ndërkombëtare janë formuar edhe
Gjykata të Larta Speciale Ndërkombëtare.
Ndër gjykatat speciale ndërkombëtare-penale deri më tëni mund ti numrojmë këto:
Gjykata Penale Ushtarake Ndërkomëtare e Nünbergut më 1945,
Gjykata Penale Ushtarake e Tokios më 1945 (International Military Tribunal for the Far
East më 3.05.1946-12.11.1948),
Gjykata Speciale e Lartë Penale Ndërkombëtare –“Tribunali i Hagës për Ish-
Jugosllavnië”,
Gjykata Penale Speciale për Ruandën (Arusha) si dhe ajo për Sierra Leone.
Sipas së Drejtës Penale Ndërkombëtare dhe traktateve të ndryshme ndërkombatare, si
parim dhe detyrë e shteteve nënshkruese të traktateve është, që kryesit e veprave penale,
që gjenden në territorin e tyre, të sillen sa më parë para drejtësisë,ndërkombëtare dhe
nacionale,apo nëse kërkohët nga ndonjë shtet i caktuar,organizatë apo institucion
ndërkombëtarë apo regjional edhe ekstradimi(dorëzimi) i domosdoshëm i kriminelëve ,
apo kryesëve të veprave ty ndrëshme penale.
Kjo qështje e dorëzimit të kriminelëve, në të Drejtën Penale Ndërkombëtare definohet si
parim:”aut dedere aut judicare”.
Parimi:”aut dedere aut judicare”, parafrazonë thënjet e“Babait të së Drejtës
Ndërkombëtare” (Hollandezit)- Hugo Grocius.
Hugo Grocius në veprën e tij :”Die jure belli ac pacis,Liber II ch,XXI,§§-III dhe IV,kishte
kërkue nga shtetet e ndryshme, për ndëshkimin e kryesëve të veprave penale në shtetet e
tyre, si dhe dorëzimin e kryesëve të veprave penale në ato shtete që kanë kryer vepra të
tilla, dhe që nga ato shtete aktorët e veprave të tilla kërkohen për tu përballur me
drejtësinë.
Këtë parim Grociusi në Librin e tij e kishte definue si:”aut dedere aut punire”.
Parimi juridik nga e Drejta Penale Ndërkombëtare si:”aut dedere aut judicare”,i cili
përkonë me parimin e Hugo Grociusit,e hasim edhe në shumë traktate të ndryshme
ndërkomëtare dhe në forma të ndryshme apo konventa mes shteteve, me karakter
ndërkombëtarë si për shembull në:
-Konventën e Tokios të vitit 1963(Convention on offences and Certain other Acts
Communitted on Board Air craft,1963,UNTS-704,
-Marrëveshtjen e Hagës të vitit 1970(Convention on the Suppression of Unlawful Seizure
of Aircraft 1970-UNTS-86.,
-Konventen e Montrealit të vitit 1971(Convention for the Suppression of Unlawful Acts
Agains the Safety of Civil Aviation-UNTS -974,Single Convention on Narotic Drugs
1961-UNTS-520,204.,
-Convention on Psychotropic Substance-të vitit 1971 (UNTS-1019,175 .),
- Konventën mbi shtypjen e terrorizmit të vitit 1977(Convention on the Suprresion of
Terrorism,1977-ETS No.90.
-Konventa Ndërkombëtare,që ka të bëjë me krimet kundër mbajtjes së personave të vitit
1972(Convention on the Prevention and Punishment of Crimes Agains Internationally
Protected Persons,Including Diplomatic Agents të vitit 1972
(ILM. 13(1974)-41).,
-Konventën kundër pengmarrjes së personave të vitit 1979(International Convention
Agains the Taking of Hostages 1979).,
-Konventën për Mbrojtjen nga materiali nuklear të vitit 1980( Convention on the
Physical Protection of Nuclear Material 1980;ILM 18 (1979),1519.,
-Konventa që ka të bëjë kundër tortures të vitit 1984(Convention Agains Torture and other
Cruel,Inhuman or Degrading Treatment or Punishment 1984;ILM 231984,1027,1465-
UNTS-85.,
Konventa e Romës e cila ka të bëjë mbi sigurimin e lundrimit të lirë të anijeve detare e
aprovuar në vitin 1988 si dhe
-Konventa Ndërkombëtare kundër angazhimit dhe pagesës së “Mercenarëve” të huaj, në
“ konflikte” apo “lufta të armatosura”- ndërkombëtare apo regjionale e vitit 1990
(International Convention Agains the Recruitment,Use, Financing and Training of
Mercenaries, 1990:ILM-29(1990),89.
E përbashkët e të gjitha këtyre traktateve apo konventave është që ç´do palë (shtet) i
interesuar,nga ndonjë shtet tjetër,i cili kërkonë dorëzimin e kryesëve të veprave penale
ose krimeve në territorin e shtetit tjetër dhe në dëm të shtetit qe e kërkonë kryesin e
veprës penale, shteti i interesuar(pala e dëmtuar), ka të drejtë që shtetit në të cilin
qëndronë kryesi i veprës individi os ata personat e tillë të sillën para drejtësisë
nacionale(shtetërore),shtetit që e kërkonë ose drejtësisë ndërkombëtare.
Në lidhje me ekstradimin apo dorëzimin e kryesëve të veprave të tilla,duhët përmendur
edhe -Nenin 49 të Konventës Nr. I të Gjenevës 1949, pastaj Nenin 50 të Konventës Nr.II
të Gjenevës 1949, Nenin 129 të Konventës Nr. III. Të Gjenevës 1949 dhe Nenin 146 të
Konventës së Gjenevës Nr. IV. të vitit 1949.
Projekt-Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së e datës 27 nëntor të vitit 1968 , e
cila u shëndërrue në “Konventë të veçantë”,përcakton poashtu në mënyrë decidive –edhe
“mosparashkrimin” (jovjetërsimin),e veprave të tilla penale.
Konventa Ndërkombëtare mbi mosparashkrimin(mosvjetërsimin) e veprave të tilla penale,
nënshkruese e së cilës në kuadër të 60 shteteve që e nënshkruan ishte edhe RSFJ-së,ka të
bëjë me mosvjetërsimin e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit.
Kjo Konventë u aprovue në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, më datën 26 Nëntor të vitit 1968 dhe si e tillë është edhe detyruese për të
gjitha shtetet të cilat janë nëshkruese të kësaj Konvente pra edhe per Ish-
Jugosllavinë,gjegjësisht për ish të ashtuquajturën Unioni Serbi-Mali i Zi, dhe
Serbine e sotme e cila pretendon te jete vazhdimësi e shtetit të ish RSFJ-së!..
Sipas Konventas së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (neni.1.),në fenomenin e
kohës se kur janë kryer ato krime,ato nuk vjetërsohen (parashkruhen), pa marrur parasysh
se a janë kryer në kohë lufte apo paqe dhe kur!

Të tilla vepra që nuk parashkruhen(vjetërsohen), me këtë Konventë janë:

a).Të gjitha ato krimet e luftës të definuara sipas Statutit të Gjykatës Penale Ushtarake
Ndërkombëtare të Nünbergut ( datë: 8.gusht 1945), e cilat përputhet edhe me Rezolutën e
Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Nr.3(I) të datës 13.II.1946,pastaj edhe me
Rezoluten e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me Nr.95(I) të datës 11.12.1946,që
potencon si të pavjetëruara të gjitha ato krime të cilat posaqërisht kane të bëjnë dhe
konsiderohen si shkelje e rëndë e të 4 Konventave të Gjenevës nga viti 1949 dhe të Dy
Protokolleve shtetsë të sajë I dhe II të vitit 1977 dhe

b).”Krimet kundër njerëzimit”-,pa marrur parsysh se a jane krijue në paqë apo gjatë kohës
së luftës së armatosur të numruara nën pikën „a“. etj.
Kur e kemi fjalën te ekstradimi(dorëzimi) i kryesëve të veprave penale këtu duhet dhëne
edhe një sqarim.
Shtetet e caktuara kanë të drejtë të kërkojnë akstradimin e individëve apo grupeve
terroriste apo kriminale të cilët i ndjek e Drejta Penale Ndërkombëtare gjë që parashifet
edhe me Konventën Europiane për luftimin e terrorizmit-Neni;3.Par.2 të Marrëveshjes
mbi Ekstradimin.
Eshtë për tu përmendur edhe Konventa për luftimin e terrorizmit ( hedhja e bombave që
quhet:”Bombing Convention”), me qëllim të vrasjes ose shkaktimit të lëndimeve të rënda
trupore të njerëzve ose dëmtime të pasurisë.
Kjo Konventë, obligonë shtetet kontraktuese qe të pengojnë luftojnë dhe ndëshkojnë
penalisht akteret e tillë të këtyre akteve terroriste.
E Drejta Penale Ndërkombëtare(sidomos në Statutin e ICC-së Neni 30-33),përmbanë dhe
përcaktonë një listë të caktuar mbi mënyrën dhe rrethënët në të cilat janë kryer këto
veprime të paligjshme që radhiten këto vepra penale:
a).Veprat penale të kryera sipas urdhërit më të lartë (“respondeat superior”),
b).Veprat penale të kryera në urgjencë,
c).Veprimet penale që kannë të bëjnë me përdhunime,
ç).Veprat penale të kryera në aktin e vetëmbrojtjes (neni.31.par.1,i ICC-së)
d).Veprat penale të kryera nga lajthitja,
e).Veprat penale të kryera sipas aftësisë ose pa aftësisë- mentale (“defence of diminished
or lack of mental responsibility ose sipas Nenit 31.Par 1. të Statutit ICC-së”Mental
disease or defect”), nga ana e kryesit të veprës në momentin e kryerjes së
veprës(Abnormality of mind),dhe
f).Veprat penale të kryera,ku pastaj pendimi-vetëdijësimi, i aktorit të veprës etj.

Tribunali i Hagës për Ish-Jugosllavinë dhe ai për Ruandën, nuk përmbajnë në statutet e
tyre “Bazën për përjashtim të ndëshkimit“.
Ndërsa Statuti i ICC-përkundrazi në materjen e vet,përmbanë-“bazën juridike për
përjashtim të ndëshkimit për vepër penële“ që nga Neni 30 e deri te Neni 33, i tij me një
katalog të numruar të „ bazave të përjashtimit të mundshëm nga përgjegjësia“ dmth.,të
përjashtimit të ndjekjës penale të aktorëve.
Statuti i ICC-së bazën për përjashtim të përgjegjësisë penale e bazonë në këto burimë
juridike:
a).Të Drejtën Zakonore(Tradicionale)- Ndërkombëtare,
b).Të Drejtën e Traktateve Ndërkombëtare, si dhe
c).Të Drejtën Penale Nacionale (shtetërore) të shteteve të caktuara.

Dorëzimi apo ekstradimi i kryesëve të veprave penale është i përjashtuar në ato raste
vetëm nëse aty kemi të bëjme me një ndjekje penale dhe ekstradimin të kërkuar e cila
kërkesë shtetërore bazohet në motive etnike, racore, fetare apo bindjes së tij politike.
Ky përcaktim juridik ndërkombëtarë, është i përfshirë edhe në Nenin 5 të Konventës
Europiane mbi Ekstradimin.
Një rregull të posaçme parashef Neni 2 për rastet e „Konflikteve të armatosura“,për derisa
në këto”Konflikte të armatosura”, janë të zbatueshme dispozitat e 4 Konventave të
Gjenevës së vitit 1949 dhe të dy protokolleve të tyre (Prot.Nr.I dhe të Prot.Nr.II.të vitit
1977).
Në këto materie të ndjekjes penale ekzistojnë edhe „masat e dënimit të zbutur“, kur në ato
raste kryesi i veprave mizore ka qenë i detyruar nën urdhëra të caktuara, apo kur ai pas
veprës edhe është i penduar („moral choice”).
Statuti i ICC-së parashef „zbutje të dënimit“, nëse i akuzuari sjell dëshmi para gjykatës,se
ai ka qenë i detyruar ti zbatoi urdhërat nga lartë (Neni 33)
Edhe Tribunali i Hagës për Ish-Jugosllavine parashef dhe lejonë mundësinë e
argumentimit se a ekzistojnë kushtet për zbutjen e denimit për shkaqe të përmendura(si
psh.rasti i pendimit të thellë dhe e ndjenjës së fajit si që ishte rasti me Biljana Pllavshiq e
cila u dënua vetëm me 7 vjet burgim,për shkak të pendimit dhe ndjenës së thellë të
përgjegjësisë ).
Në këtë „ndërmarrje penale “ individuale apo grupore,vendimtare është për tu definuar
dhe argumentuar se vepra e kryer është bërë në ndonjë situatë në emërgjencë, nga ana e të
paditurit,dhe se në këtë moment të kryerjes së vepës penale,nuk kemi të bëjme me nje
veprim në lajthitje nga ana e të paditurit.
Kjo përputhet edhe me praktikën juridike të Gjykatës Penale-Ushtarake të Nünbergut
(1945) dhe me nenin 33 të Statutit të ICC-së , që mundëson për ndonjë apelim të qështjes
për vepren e kyrer nga urdhëri,duke e kualifikuar këtë qështje edhe si “bazë për përjashtim
nga përgjegjësia”.
Së fundi si e domosdoshme për tu theksuar është se sipas Protokollit Shtesë të Konventës
Nr.I të Gjenevës 1977 Neni 129, sulmet ushtarake kundër popullsisë civile ose objekteve
civile, të cilat nuk përbëjnë nevojë të urgjencës janë të dënueshme.
Ndërkaq, nuk ekzistonë „baza për përjashtim nga pergjegjësia” penale për shkak të
gjendjes ushtarake në urgjencë!...
Parimisht dhe përgjithësisht tek veprat e kualifikuara si“ gjenocid“,“krime kundër
njerëzimit“ dhe „ krime të luftës „ tek ato nuk ka asnjë bazë juridike për përjashtim të
përgjegjësisë penale para gjykatave penale ndërkombëtare, kjo donë të thotë se aty në këto
raste nuk ka as apelim në imunitet politik, diplomatik apo ushtarak!...

II-Përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare për ta penguar dhe ndëshkuar „Krimet


ndaj Paqes“ „Krimet ndaj Njerëzimit“dhe „Gjenocidin“
E Drejta Penale-Ndërkomëtare deri në Luftën e Dëtë Botërore nuk i bënte përgjegjës
individët për veprat e kryera penale, por për to bëheshin përgjegjës shtetet nga të cilat
vinte kryesi i veprës penale.
Me të Drejtën Ndërkombëtare Universale,nuk ishte individi por shteti si subjekt i së
Drejtës Ndërkombëtare,kjo dmth. ,se ndividët nuk kishin të drejtë por as përgjegjësi në
rrafshin e së Drejtës Penale Ndërkombëtare, sepse përgjegjësia e tyre biente mbi shtetet e
tyre (Fillimi i Luftës së Parë Botërore 1914,ku Austro-Hungaria bënte përgjegjës Serbinë
për nxitje dhe realizim të Atentatit të Sarajevës 1914,kundër Franz Ferdinandit dhe
Princezës Sofije, etj.).
Kjo papërgjegjësi apo përjashtim i individëve nga veprat e tyre,nuk kishte të bëjë me
personat shtetëror të cilët udhëheqnin luftën.
Por zakonisht në rastet e përgjegjësisë individuale në shum raste këto ndjekje penale
përfundonin me ndonjë „amnesti të përgjithshme“ ose me ndonjë „amnesti individuale“ si
rezultat i së cilës ishte se shtetet e caktuara lidhnin mes veti traktate paqeje.
Për zhvillimin e së Drejtës Penale- Materiale-Ndërkombëtare,i një rëndësie të veçantë ka
të përmendet Kongresi i Vjenës i datës: 13.03. 1815.
Pasi nga forcat aleate,u mund ushtarakisht Napoleoni, ai u arrestua nga forcat aleate
fituese dhe u trajtue nga ato si „një rob lufte“.
Ky trajtim i dhe kjo burgosje e tij u bë sipas marrëveshtjes së fuqive aleate të
kohës(datë:2.9.1915) , pa ndonjë procedurë të veçantë penale-juridike,vetëm në bazë të
atij „traktati të tyre“, që ishte lidhur mes shteteve aleate.
Napoleoni me këtë marrëveshje (1815),ishte vënë si i „jashtëligjshëm“ dhe ishte
klasifikue me fjalët:“Armik dhe pengues i qetësisë botërore“,duke u internue përjetësisht
në Shën Helena.
Kjo Marrëveshtje për internimin e Napoleonit, më vonë edhe është „legjitimue“ me anë të
një akti juridik(ligji) të Parlamentit të Britanisë së Madhe në vitin 1816 (British Act of
Parliament 1816).
Pas Luftës së Parë Botërore në bazë të Traktatit të Versajës 1919, ishte formue një
„Tribunal Ndërkombëtarë“,i cili kishte për detyrë dhe u autorizue për përndjekjen penale
të Mbretit të Gjermanisë-Wilchelmit të II-të.
Wilchelmi i II-të, akuzohej për shkak të shkeljës së „ Ligjit- Ndërkombëtar- Zakonor dhe
për shkak të shkeljes së „Shejtërisë së Traktateve Ndërkombëtare“!
Kjo procedurë penale ndaj Mbretit të Gjermanisë Wilchelmit të II-të,u pengue pasi që
qeveria hollandeze,nuk pranoi dorëzimin e Mbretit të Gjermanisë Wilchelmit të II-të.

Neni 228 i „Traktatit të Versajës „,parashef përndjekjen penale ndaj krimeve të luftës me
anë të gjykatave ushtarake të aleatëve dhe shteteve asociative të tyre (aderuesëve).
Edhe ky hap dhe procedurë u ndërpre, pas kundërshtimit të qeverisë gjermane, dhe në
vend të kësaj procedure,pasoi përndjekja dhe përgjegjësia penale për kryesit e veprave
penale të luftës, nëpër gjykatat e ndryshme gjermane.
Sipas „Traktatit të SEVRES“ të vitit 1918 (Neni 230), ishte paraparë poashtu përndjekja
penale dhe dënimi i kriminelëve të luftës përmes të një „Gjykate Ndëraleate“,e cila i
dedikohej krimeve të bëra të Turqisë ndaj Popullit Armenë.
Traktati i tillë nuk u ratifikua,ndërsa me „Traktatin e Lozanës“ së vitit 1923, dispozitat e
asaj marrëveshtje më nuk figurojnë fare, sepse në ditën e hypjes në fuqi të Traktatit të
Lozanës 1923,nënshkruesit e „Traktatit të Lozanës“, nënshkruan një amnesti të
përgjithshme!..
Gjykata e Përhershme Ndërkombëtare,pastaj e ngarkoi një „Komitet të Juristëve“, për ta
ndërtuar dhe zhvilluar edhe më tej „Sistemin-Juridik“,të së Drejtës Penale
Ndërkombëtare.
Rezoluta e vitit 1920 “Descomps“ përmbante propozimet e ndryshme për ndëshkimin dhe
përndjekjen e veprave të krimeve kundër së Drejtës Ndërkombëtare nga ana e një të
ashtuquajture:“Haute Cour de Justice Internationale“.
Nga viti 1922 me këtë kodifikim dhe kët punë u mor pastaj „International law
Association“.
Pas një kohe-pauze të gjatë, vrasja e Mbretit të SKS-së-Aleksandër Karagjorgjeviqit në
Francë në vitin 1934, dha sërisht një shkas për një përpjekje të së rishme të Bashkësisë
Ndërkombëtare për zhvillimin dhe përsosjen e së Drejtës Penale Ndërkombëtare, që ky
rast pati për pasojë me datën 16.11.1937, edhe aprovimin e dy konventave në Gjenevë,
të cilat kishin të bëjnë për “pengimin dhe ndëshkimin e terrorizmit”,si dhe për ta ngritur
edhe një Gjykatë Penale Ndërkombëtare.
Edhe kjo përpjekje e bashkësisë Ndërkombëtare dështoi, pasi që Konventën e Parë të
Gjenevës e nënshkruan vetëm 24 shtete, ndërsa Konventën e Dytë të Gjenevës e
nënshkruan vetëm 13 shtete, dhe të dya ato konventa as që u ratifikuan.
Gjendja në këtë përpjekje ndryshoi pas Luftës së Dytë Botërore 1945, sepse që në fillim
të luftës “shtetet aleate”, deklaruan në mënyrë të vendosur se do të luftojnë që udhjeqjen
e Paktit Trepalësh(Romë-Bberlin- Tokjo) ,do ta vëjnë para drejtësisë penale
ndërkombëtare, dhe se akterët kryesor të luftës do ti ndëshkojnë për veprat e tyre të
kryera dhe për shkaktimin e luftës.

Qëllimi kryesor i forcave aleate, ishte ndëshkimi i akterëve(kriminelëve) dhe krimeve të


luftës.

Në vitin 1942 erdhi deri te shpallja e një: “Inter Allied Decraration”(St.James-


Declaration), ndërkaq në të njëjtin vit u formua edhe:”United Nations War Crimes
Commission”, cili u ngarkue për përgaditjen e punës së ardhshme për ti gjykua krimet dhe
kriminelët e luftës lidhur me përgjegjësit e tyre..
Më 1.11.1943 në “ Konferencën e Moskës”,në mes të fuqive të mëdha:Sh.B.A-së, Rusisë,
Anglisë dhe Francës, u dakordue poashtu për një program të përbashkët të aleateve për
ndjekjen penale të krimineleve të luftës dhe formalisht u paralajmërua publikisht qeveria
gjermane.
Pas Luftës së Dytë Botërore me datën 8.8.1945, Aleatët lidhën një marrëveshje mes vedi
në Londër, e cila kishte të bëjë mbi përndjekjen dhe ndëshkimin penal të kriminelëve
kryesor të luftës së Dytë Botërore të “Boshtit Tre Palësh”.
Kësajë marreveshje pak para përfundimit të “Procesit të Nynbergut”,iu bashkangjitën edhe
19 shtete të tjera të botës.
Pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje si një “shtojce e veçantë”,iu është bashkangjitur
edhe Statuti i Gjykatës së Nynbergut (”Charter of the International Military Tribunal”).
Seancat gjyqësore ndaj kriminelëve të luftës filluan me datën 20.11.1945 Qytetin
Nynberg.
Tribunali I Nünbergut, përbëhej nga gjyqëtarë të katër fuqive aleate të luftës (neni.2.i
statutit).
Aktgjykimet ndaj të akutzuarëvet u shpallën me datën 30.09. dhe 1.10.1946, prej të cilave
aktgjykime u shpallën 12 dënime me vdekje, 2 dënime me burgim të përjetshëme, 5 veta
u gjykuan me denime te përkohshme dhe 3 veta u liruan në mungesë të provave.
Ky Tribunal Ushtarak i Nynbergut ishte autorizuar,në bazë të nenit 6.të Statutit të
Gjykatës Ushtarake të Nynbergut,sipas të cilit ndjekja dhe ndëshkimi i kryesëve te
krimeve penale kishte të bënin me veprat e kualifikuara si;
„Krimet kundër paqës“,
„Krimet e luftës“dhe
„Krimet kundër njerëzimit“.
Për kriminelët e luftës , u përdor nocioni juridik penal si:“shkelës të zakoneve dhe të
ligjeve të luftës”.
Në këtë kategori radhiteshin këto vepra të ndëshkueshme penale:
Vrasjet,
Keqpërdorimet,
Deportimet për ti skllavëruar njerëzit,ose keqpërdorimi i popullatës civile në teritoret e
okupuara,
Vrasjet dhe keqtrajtimi itë zënurvet rob lufte,vrasja e personave të marrur peng,plaqkitjet e
pasurisë private dhe publike,shkatërrimi i qyteteve,tregjeve, fshatrave etj..
Ndërsa me nocionin: „Krime kundër Njerëzimit“, kuptohej dhe përcaktohej trajtimi i
personave dhe popullatës civile si përpara ashtu edhe gjatë kohës së luftës.
Në të njëjtën masë dhe procedura juridike penale u veprue edhe në Gjykatën Penale
Ndërkombëtare për Japoninë.
Kjo gjykatë mbi Japoninë dhe puna e sajë u përcaktua me deklaratën e Forcave Aleate në
Postdam të lëshuar me datën 26.07.1945, e cila deklaratë i bënte përgjegjëse të gjithë
personat udhëheqës politik e ushtarak në Japoni,për krimet e shkaktuara gjatë Luftës së
Dytë Botërore.
Kjo Klauzolë është futur edhe në Deklaratën e datës 10. dhe 14.08.1945 dhe në
Dokumentin Zyrtarë të Kapitullimit Japonez të datës 1.09.1945.
Parë Gjykatës së Tokjos u paditën dhe u gjykuan 28 veta të gjithë të rangut ta lartë politik
e ushtarak..
Me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nr.95(I) të datës 11.12.1946,u
vërtetuan principet dhe dispozitat e Statutit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare-Ushtarake
të Nynbergut.
Me anë të Rezolutës nr.177(II),të datës 21.11.1947 Asamblea e Përgjithshme e OKB-së
autorizoi ILC(International Law Commission,to
(a),formulare the principles of international law recognized in the Charakter of the
Nünberg tribunal and in the judgment of the Tribunal,and
(b).prepare a draft code of offences agains the peace and security of
mankind,indicating,clearly the place accorded to the principle mentioned in sub-
paragraph(a),above(Ga.Res.95(I),11.12.1946).në vitin 1951 Asambleja e Përgjithshme e
OKB-së formoi një komision të posaçëm për zhvillimin e statutit të një gjykate të lartë
penale ndërkombëtare.
Në vitin 1952 u formue një komision tjetër për formulimin e Statutit të Gjykatës penale
Ndërkombëtare(GA.Res.687(VII) of December 1951), që detyre e tij do të ishte hartimi i
Statutit i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, cili do të merej nga shtetet e ndryshme anëtare
të OKB-së dhe do të aprovohej.
ILC ia parashtroi Asamblesë së përgjithshme të OKB-së projektin e nje kodeksi të
krimeve kundër paqës dhe sigurisë së njerëzimit I cili në vitin 1954 u revidue.
Në atë Projekt u futën disa principe si:”principi i përgjegjësisë personale,
“principi i së përparësisë së të Drejtës Penale Ndërkombëtare ndaj asaj
shtetërore(nacionale),”principi që nuk njeh imunitet të personave në baz të doktrines”-Act
of State,”principi i mos njohjes se imunitetit për shkakt të urdhërit nga lartë”,”principi i
njohjes dhe aplikimit të procedurave te drejta dhe “fer”,
“principi lidhur me definimin e krimeve kundër paqës, krimeve të luftës dhe krimeve
kundër njerëzimit”, si dhe ndihma ose mbështetja e kriminelëve gjatë kryerjes së
krimeve.Komisioni prënoi Projektin e ILC-së me gjashtë vota pro,pa asnjë votë kundër .
ILC e emroi ata draft si”Dondou Thiam Senegali”- në raportin e tij
special.UN.Doc.A/37/10 të datës 3.05.1982.
Këshillimet për një kodeks mbi “krimet kundër paqës” dhe sigurisë së njerëzve u pranuan
përsëri nga ILC-ja më 1981.
Ndërsa këshillimet e atij komisioni lidhur me definimin e “agresorit” u mbëllën në vitin
1984,por megjithatë Asambleja e Përgjithsme e OKB-së Kodeksin e Krimeve e pranoi në
vitin 1978.(UN.Doc.A/CN.4/377-1978). Dhe në vitin 1996 u parashtrue projekti
përfundimtar(Report of the International law Commission,yaer book –
ILC,1996,Vol.II,Part Two.15 ff.
Në bazë të Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme të OKB-së nr. 45/41 të datës
28.11.1990., e cila e ngarkon ILC-në për të -vazhdouar këshillimet e veta mbi ngritjen e
një Gjykate të Lartë Penale Ndërkombëtare.
Me dëshirën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së punët rreth kesaj qështje u
intensifikuan në vitin 1993 për ta përpunuar edhe me tej një projekt të tillë.
Grupi I punës u ftua më 1994 që detyrë e tj ishte që të gjitha ato pozicionime dhe
direktiva të shteteve te caktuara të vitit 1993 ti përpunoi.
Në vitin 1995 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së formoi një komision përgaditor,detyre
e të cilit ishte që të përpunoi Statutin e Gjykatës sipas projektit të parashtruar.
Kjo qështje ishte edhe bazë për tu mbajtur Konferenca e Romës për përpunimin e Statutit
të Gjykatës së lartë penale Ndërkombëtare.
Drafti”Code of Crimes agains the peace and Security of Mankind,ndahet në dy pjesë:
Hyrje në parimet themelore juridike dhe garancite procedurale si dhe
Pjesa e dyte përmbane njehsimin –rradhitjen e krimeve.
E rëndësishme këtu eshte futja e qeshtjes së përgjegjësise personale të individëve për
veprat e kryera të tyre, pa marrur parasysh statusin e tyre në hierarkinë qeverisëse.
Statuti përmban bazat e permbarimit dhe bazat e shfajesimit (Rechtsfertigungs gründe
und Entschuldigungsgründe).
Pjesa e dytë e „Draft of Crimes agains the Peace and the Security of Mankind,rregullonë
qështjet të cilat kanë të bëjne me krimet kundër paqës dhe sigurisë se njerëzve.

III- Nga Gjykata Ushtarake e Nünbergut 1945 e deri tek Tribunali i Hagës- për Ish-
Jugosllavinë

/ International Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY) /

Në mes të Gjykatës Penale-Ushtarake Ndërkombëtare të Nünberg-ut dhe Gjykatës Penale


Speziale për Ish –Jugosllavine ,për veq dallimeve mund të tërhiqen edhe disa parallele te
ngjashme në mes tyre.
Në të dya rastet kemi fenomenin e paralajmërimit të kriminelëve dhe urdhërdhënësëve nga
Bashkësia Ndërkombëtare se krimet e kryera do të ndëshkohën dhe të gjithë kryesit e
këtyre veprave do të sillen para Drejtësisë Ndërkombëtare!..
Qështje kryesore e cila mund të jetë e diskutueshme për Gjykatën Ushtarake të Nünbergut
ishte struktura e gjykatësve e cila vinte nga radhet e gjykatësve të cilët ishin caktuar nga
forcat e koalicionit në luftë me fashizmin dhe nuk ishte bërë kjo përzgjedhje nga OKB-së
apo shtetet neutrale për të tregue paanshmërinë!
Në të kundërtën Gjykata e Lartë Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë me seli
në Hagë është e formuar sipas parimeve të pranuara të së Drejtës Ndërkombëtare,
sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe si pas përfaqësimit të gjyqësisë
ndërkombëtare me rregulla dhe procedura të dalura nga OKB-së,që do të thotë kjo
nënkuptonë edhe një procedurë penale të drejtë dhe të paanëshme ku nuk ngelë
asgjë e diskutueshme si që pretendonte sa ishte gjalle para Gjykates se Hages- aktori
kryesor i kasaphanes ballkanike Sllobodan Millosheviqi dhe ithtarët e tij në Serbi
dhe jashtë sajë.
Formimi i Gjykatës Speziale në Hagë për Ish-Jugosllavinë u bë me vendimet e Këshillit të
Sigurimit të OBS-së,ndërkaq Gjykata Ushtarake Penale Ndërkombëtare e Nünbergut dhe
Tribunali i Tokjos mbështeten dhe janë të formuara në bazë të një Traktati(Kontrate) mes
të shteteve të caktuara.
Problemi i Gjykatave të formuar me traktat në mes të shteteve , është i obligueshëm për
shtetet kontraktuese,ndërsa Gjykatat penale Ndërkombëtare si që është ajo për Ish-
Jugosllavinë, Ruandën dhe Sierra Leone kannë një karakter universal si që është OKB-së
dhe Këshilli i Sigurimit i cili edhe ka aprovuar rezoluta përkatëse për formimin e këtyre
gjykatave penale“Ad-Hoc“,duke u thirrur dhe duke u bazuar në Kartën e Kombeve të
Bashkuara-Kapitullin e VII-të,i cili ka të bëjë me konstatimin e krijimit të rrethanave të
cilat kërcënojnë paqën dhe sigurinë botërore,duke i dhënë të drejtë Këshillit të Sigurimit
që ti merr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe rikthimin e paqës dhe sigurisë
botërore!..
Me Rezolutën Nr.764 të datës 13.07.1992, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka deklarue dhe
ka prforcue se të gjithë personat përgjegjës ,për krimet e kryera të Ish-Jugosllavisë janë të
lidhura dhe janë të obliguara sipas rregullave të së Drejtës Humanitare
Ndërkombëtare,prandaj përsonat përgjegjës,kryerësit apo urdherdhënësit e krimeve dhe
shkeljeve te rënda të së Drejtës Humanitare(sidomos ato veprime që përaqesin shkeljen e
rëndë të Konventave të Gjenevës së datës 12.08.1949), do të bëhen përgjegjës dhe do të
përndjeken penalisht për tu përballë me drejtësinë ndërkombëtare për të dhënë llogarinë..
Me Rezolutën Nr.771 të datës 13.08. 1992,Këshilli i Sigurimit duke vërtetuar Rezolutën e
tij paraprake Nr.764,ka kërkuar nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e
njeriut,që ato të mbledhin informacione lidhur me shkeljen e së Drejtës Humanitare
Ndërkombëtare dhe të gjitha këto informacione tia kalojnë si dëshmi këshillit të sigurimit
të OKB-së për disponim.
Përveq tjerash,Këshilli i Sigurimit i OKB-së me anë të Rezolutës nr.771 është mbështetur
në Kapitullin e VII-të të Kartës së OKB-së,duke ritheksuar se të gjitha palët në konflikt të
armatosur janë të lidhur dhe të detyruar në këtë rezolute dhe se K.S në shkeljet e mëtejme
të Parimeve Themelore të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare,do të ndërmarr masa të
reja plotësuese.
Kjo Rezolutë e K.S.të OKB-së dëshmonë një paralelizëm të qartë të Rezolutës nr.674
datë 29.10.1990,në të cilën resolute qysh atëherë(1990),iu është kërkuar shteteve të
ndryshme informacione lidhur me shkeljet e rënda të parimeve të së Drejtës Humanitare
Ndërkombëtare nga ana e Irakut të bëra në Kuvajt.
Me Rezolutën nr.771 , K.S. shkonë dukshëm më tej në këtë drejtim duke shënuar dhe
përpiluar edhe listen e pare të krimeve të cilat krime K.S. të OKB-së i ka kualifikuar
si:”Violations of International Humanitarian Law”.
Pjesa e dyte e kësaj resolute(Preambulla),shtroi një paralajmërim të vendosur të
bashkësisë ndërkombëtare ndaj të gjithë forcave udhëheqëse-politike dhe ushtarake të Ish-
Jugosllavisë.
Në bazë të Rezolutës nr.808 datë 22.02.1993, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, vendosi mbi
formimin e një gjykate ad hoc-penale ndërkombëtare për përndjekjen e krimeve të bëra
gjatë luftës në teritorin e Ish-Jugosllavisë.
Statuti i Gjykatës së Hagës për Ish-Jugosllavninë u pranue me anë të Rezolutës së K.S.
nr.827 të dates 25.05.1993.
Kjo Rezolutë është pjesë përbërëse e Raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-
së,”Report of the Secretary-general Pursuant to Paragraph 2 of Security Council
Resolution 808(1993)-UN Doc.S/25704.Corr.1 dhe Add.1.”
Pra rezoluta Nr. 808 e K.S te OKB-se, është pjesë përbërëse e Raportit të Sekretarit të
përgjithshëm të OKB-së, e cila mbështetet në anën tjetër në dispozitat e së Drejtës
Humanitare Ndërkombëtare.
Në atë debat për hartimin e Rezolutës u parashtruan një numër i madh i propozimeve te
ndryshme si psh.:
Propozimi i Komitetit te Juristëve të Francës(UN.Doc.S/25266 datë 10.02.1993),
Propozimi i Komisionit Italian (UN.Doc.S/25300 datë 17.02.1993),
Propozimi i-International -Center for Criminal law Reform në Criminal Justice Policy me
rastin e një takimi VANCUVER me datën 22-26.03.1993,
Materiali i Misionit- Corell/Thune/Türk,që përmban një raport të OSBE-së,
Punët e ILC-së (International Law Commission),për krijimin e një gjykate të lartë penale
ndërkombëtare etj…
Në mes të këtyre propozimeve te shumta të bëra nga shtetet dhe komisionet e
ndryshme,kishte edhe dallime të caktuara në mes tyre.
Një numër propozimesh kishte të bënte me atë që Gjykata “Ad Hoc” për Ish-
Jugosllavninë të formohet me anë të një Traktati (Kontrate) mes shteteve, ndërsa pjesa më
e mëdhe e propozimeve kishte të bëjë me formimin e një “Gjykate Ad Hoc “-Speciale,e
cila do të mbështetej në Këshillin e Sigurimit të OKB-së(Rezolutë), duke u bazuar në
parimin universal për tu thirrë dhe mbështetur në Kartën e OKB-së- Kapitullin e VII-të
sajë që ka të bëjë me rrezikimin e paqës dhe sigurisë botërore.
Sipas shumicës së propozimeve dhe propozuesëve kishte të bëjë me kompetencat e
gjykatës që do të formohet të cilat kompetenca i garantojnë asaj punën dhe angazhimin në
përndjekjet penale ndaj të gjithë aktorëve, të cilët kanë kryer vepra ose kanë urdhëruar për
krime në hapsirate e Ish-Jugosllavisë.
Në kuadër të këtyre propozimeve kishte edhe aso propozime të cilat kërkonin që për
krimet e kryera në Hapsirat e Ish-Jugosllavisë të jetë Kompetent si Gjykata Penale
Ndërkombëtare ashtu edhe Gjykatat Penale –Speciale për Ish- Jugosllavisë.
Ato propozime së fundi u unifikuan lidhur me veprat që kanë të bëjnë me ndjekjen
penale për krime të gjenocidit,krimeve kundër njerëzimit,të cilat krime paraqesin dhe
definohen si “shkelje të rënda” të 4 Konventave të Gjenevës së vitit 1949 dhe të Dy
Protokolleve shtesë të Konventave te Gjeneves Nr. I dhe Nr.II., të vitit 1977.
Dallimet kryesore ngelën kryesisht mbi raportin në mes të gjykatëve
nacionale(shtetërore) dhe Gjykatës së Lartë Penal Ndërkombëtare..
Rezoluta e K.S.të OKB-së ,e cila ka të bëjë me formimin e Tribunalit të së Hagës për Ish-
Jugosllavinë,është madje në përputhje dhe bazohet në nenin 41 të Kartës së OKB-së.
IV.Statuti i Tribunalit të Hagës-Sllobodan Millosheviqi”Krimet kundër njerëzimit”
dhe “Gjenocidi”

Gjykata penale Speciale Ndërkombëtare ose Tribunali i Hagës për Ish-Jugosllavinë është
formuar në bëza ta Rezolutës nr.827 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së së datës
25.05.1993.
Ky Tribunal Ndërkombëtarë është cilësuar si “Gjykatë Speciale( AD HOC ), dhe se është
kompetent për përndjekjen dhe ndëshkimin e të gjitha krimeve të kryera në teritorin e Ish-
Jugosllavisë, duke filluar që nga viti 1991 e deri në qershor të vitit 1999.
Mandati Juridik i këtij Tribunaliu është që ti ndjek penalisht dhe ti vëjë përballë
drejtësisë ndërkombëtare të gjithë individët të cilët në këtë periudhë kanë bërë
shkeljet e rënda të 4 Konventave të Gjenevës së vitit 1949,shkelje të rënda të ligjeve dhe
zakoneve të Luftës,kanë tentuar ose kanë kryer “Gjenocid” ndaj grupeve etnike në Ish-
Jugosllavi, si dhe të gjithë ata persona të cilët kanë bërë “krimet kundër njerëzimit”.
Gjykata Penale Ndërkombëtare Speciale e Hagës për Ish Jugosllavinë,ka kompetencë që
në bazë të fakteve-argumenteve që ti shpallë fajtorë dhe ti ndëshkoi me ligj individët e
tillë.
Procesi penal para Gjykatës mund të zhvillohet vetëm në prezencën e personit të akuzuar
nga Gjykata.
Të akuzuarit nga Tribunali i Hagës mund të marrin dënimin më të madh deri në “dënimin
me burgim të përjetshëm”.
I ndëshkuari, dënimin mund ta vuaj në ndonjë shtet i cili së pari është nënshkrues i
marrëveshtjeve të tilla ndërkombëtare me OKB-në dhe i cili shtet shprehet i gatshëm që ta
merr personin e ndëshkuar në vendin e tij që ta kryej vuajtjen e dënimit.
Tribunali i Hagës për Ish-Jugosllavinë përbëhet nga 16 gjyqtarë të rregullt dhe prej 9
gjyqtarëve të tjerë ndihmës të cilët gjithsejtë bëjnë 27 gjyqtarë.
Ata janë të emëruar nga Asambleja e OKB-së, me propozimin e shteteve të ndryshme,
anëtare të OKB-së.
Kjo tregonë se Tribunali I Hagës është një gjykatë ndërkombëtare e jo gjykatë e palëve në
konflikt si që ishte rasti me Gjykatën Ushtarake të Nünbergut më 1945 dhe se struktura e
gjykatësve dhe përbërja tregonë një palë neutrale-paanshmërinë në procesin penal ndaj të
akuzuarëvet.
Që nga fillimi i punës së Tribunalit të Hagës për Jugosllavinë-Dhjetor 1994 e këndej deri
më sot janë publikue gjithësejt 161 aktakuza, për përsona të dyshuar, prej të cilëve 162 të
akuzar janë paraqitur (vullnetarë ose janë arrestuar),para Tribunalit të Hagës,ndërkaq dhe
9 persona të tjerë janë në arrati.
Ndër personat kryesor të dyshuar nga Tribunali I Hagës nuk janë dorëzuar akoma akteret
kryesor te tragjedise ne Bosnje e Hercegovine e gjetiu:Radovan Karaxhiq dhe Ratko-
Mladiq.
Gjykata e Hagës punon sipas kompetencave dhe dispozitave që dalin nga Statuti i
Tribunalit të Hagës.
Statuti i Tribunalit të Hagës, është përpiluar, në harmoni me aktet e ndryshme
ndërkombëtare,në harmoni me të 4 Konventat e Gjenevës 1949,në harmoni me të Dy
Protokollet Shtesë të Konventëve së Gjenevës 1949 të në fuqi prej vitit 1977,në harmoni
me Konventën Mbi Pengimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit të vitit 1948 si dhe në
harmoni me rezolutat e ndryshme të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, të cilat
rezoluta definojnë,përcaktojnë dhe dënojnë,veprat e tilla penale që kanë të bëjnë me
“krimet kundër njerëzimit”,me “shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës” si dhe me
tentimin ose kryerjen e” gjenocidin”.
Statuti i Tribunalit të Hagës është si rezultat i Rezolutës së Këshillit të Sigurimit nr.827 të
datës 25.05.1993(teksti:në S/25704) , e ndryshuar me anë të Rezolutës së këshillit të
Sigurimit të OKB-së nr.1166 të datës 13.maj 1998 dhe I ndryshuar prapë me anë të
Rezolutës së këshillit të Sigurimit të OKB-së nr.1329 të datës 30 nëntor të vitit 2000.

A.Shkelja e rëndë e Konventave të Gjenevës së vitit 1949

Individët sipas këtyre konventave janë përgjegjës për shkeljen e këtyre Konventave në
territorin e Ish-Jugosllavisë për:

a).Vrasja me paramendim,
b).Torturë,ose trajtim jonjerëzor duke përfshire edhe provokimet apo veprimet biologjike,
c).Shkaktim të qëllimshëm të vuajtjeve trupore apo shpirtërore ndaj individëve,
d).Shkatërrim të pasurisë e cila nuk ka qenë e nevojshme për nevojat ushtarake jetësore
për ushtrinë dhe forcat e armatosura.
e) Përdhunim të një të zënuri rob lufte ose personi civil për ta detyrue të sherbejë në
forcat ushtarake apo në luftë kundër palës armiqësore,
f).Privimi me paramendim i së drejtës për një procedure të rregullt dhe fer gjyqësore, ndaj
individëve të palës tjetër,
g).Kidnapimi i kundërligjshëm ose dërgimi në vendqëndrime(burgje) të mbajtës së
paligjshme të personave, etj

B.Shkelje e rëndë e Statutit të Tribunalit të Hagës-për Ish-Jugosllavinë

Neni.1.

Neni 1 i Statutit të Tribunalit të Hagës, thirret në Kreun e VII-të të Kartës së OKB-së,dhe


ka të bëjë me ndjekjen penale të të gjitha krimeve të kryera në territorin e Ish-Jugosllavisë
që nga viti 1991 e deri në vitin 1999.
Në nenin 1 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për Ish-
Jugosllavinë,përshkruhet në mënyrë të përgjithshme veprimtarinë e Gjykatës së Hagës
si:”Serious Violations of International Humanitarian Law” dhe se me këtë definim
dhe përcaktim bëhet e qartë që me këtë gjykatë është përfshirë diçka më tepër se sa
përcaktimi:”Grave Breaches” të 4 Konventave të Gjenevës së vitit 1949.

Neni.2.

Neni 2,i Statutit të Tribunalit të Hagës e autorizon Gjykatën Penale,duke i dhënë asajë
kompetenca të plota, që ti sjellë para sajë të gjithë ata persona përgjegjës të cilët me
veprimet e tyre kanë bërë shkelje të rënda të konventave të Gjenevës nga viti 12.gusht
1949.
Neni 3 bënë të përgjegjshem dhe i ngarkon me përgjegjësi penale të gjithë ata persona të
cilët kanë shkelur ligjet dhe zakonet e luftës.
Neni-4 i Satutit ka të bëjë me Gjenocidin
Neni 5. ka të bëjë me krime kundër njerëzimit dhe neni 7 përcaktonë përgjegjësinë
individuale të të gjithë atyre që kanë shkelë dispozitat dhe konventat e permendura
ndërkombëtare që kanë të bëjnë në paqë dhe gjatë kohës së luftës.
Është me rëdësi të përmendet rregulla:”Ne bis in dem” që është futur në nenin 10 të
Statutit e cila ka të bëjë me mosndjekjen penale të kryesëve të ndryshëm për veprat e tyre
nga ndonjë Gjykatë nacionale(shtetërore të shteteve të veqantë), përderisa me ta merret-i
gjykon ose janë të vënë ne ndjekje penale para Tribunalit të Hagës.
Neni.3.

Neni 3,i Statutit të Hagës – ka të bëjë me “Shkeljën e Ligjeve dhe Zakoneve të Luftës”.

Shkelja e Ligjeve ose Zakoneve të Luftës përfshinë:


a)përdorimin e armëve helmuese, ose armëve të tjera të cilat janë në kundërshtim me
ligjet dhe zakonet e luftës, dhe që shkaktojnë vuajtje të mëdha dhe të panevojshme tek
njerezit e palës kundërshtare,
b).Shkatërrimi arbitrarë I qyteteve, fshatrave, që nuk paraqesin rëndësi dhe rrezik për
ushtrinë dhe forcat tjerë,
c).Sulmi dhe granatimi I qyteteve të pambrojtura,ose bombardimi I vendbanimeve me
popullsi civile dhe godinave tjera të banueshme.
d).marrja ,ose shkatërrimi i institucioneve fetare, atëre shkollore-edukative,institucioneve
fetare,permendoreve dhe objekteve të kultit,atyre artistike, shkencore,apo të mirëqenjes
sociale të popullsisë.
e).Plaqkitja e pasurisë publike dhe private.

Neni.4.

Neni 4. i Statutit të Hagës përfshinë “Gjenocidin”

Neni 4 i Statutit të Tribunalit të Hagës në Par.2., përcaktonë dhe ndëshkon veprat e


ndryshme të ndaluara, të cilat kanë karakter,përmasa dhe qëllime gjenocidi.
Në kuadër të „Gjenicidit“ janë përfshirë këto veprime:
a).vrasja e anëtarëve të grupit etnik,
b).shkaktim i lëndimeve të rënda trupore për pjesëtarët e grupit,
c).rrezikimi i kushteve lementare, jetësore të grupit,të cilat kushte janë të nevojshme dhe
domosdoshme për jetën e tyre,si dhe shkatërrimi i tërësishëm ose i pjesshëm trupor i
anëtarëve të grupit,
d).vënja e masave penguese për të penguar lindjen e anëtarëve të grupit,
e).ndarja e dhunshme e fëmijëve nga grupi i tyre dhe shpërndarja në grupe të tjera.

Poashtu ky nen(4.),Par.3. i Statutit të Tribunalit të Hagës –ka të bëjë me:


a).gjenocidin,
b).betimi për të kryer gjenocid,
c).nxitjen e drejtëpërsëdrejtë dhe publikisht të veprave të gjenocidit,
d).tentimi apo përpjekja për të krye gjenocid,
e).pjesëmarrja në gjenocid.

Neni 5.

Neni 5, i Statutit të Tribunalit- të Hagës përcaktonë “Krimet Kundër Njerëzimit”.

Me krime kundër njerëzimit sipas nenit 5 të Statutit të Tribunalit të Hagës përfshihen:


a).vrasjet,
b).ausrotung,
c).skllavërimin,
d).deportimin,
e).marrjen e lirisë,
f).torturën,
g).përdhunimet,
h).përndjekjet me motive politike,racore,fetare
i).dhe vepra të tjera jonjerëzore..

C.Shkelje e rëndë e Konventës Mbi Parandalimin dhe Dënimin e Gjenocidit të


vitit1948
/ Udheheqja e Beogradit dhe Sllobodan Millosheviqi në Kosovë kanë kryer jo vetem
“Krime Kundër Njerëzimit apo ”Krime Kundër Paqës” ,por me nje fjale ata kane krye
vepra penale qe ne te Drejten Nderkombetare cilesohen dhe shenohen me terma
si:“Gjenocid”,“Democid“,Ethnocid“,“Kulturocid“,“Religiocid“,“Ekonomocid“ etj.
Akteri kryesor i këtyre veprave ishte Sllobodan Millosheviqi dhe udheheqja e
Serbisë të cilët janë të akuzuar si akterët kryesor të 4 luftërave të përgjekshme në
hapsirat e Ish-Jugosllavisë.
Sllobodan Milosheviqi (IT-02-54-T),akuzohej, për dëmet dhe krimet e shkaktuara në
Luftën e kroacisë dhe Bosnjë e Herzegovinës dhe për Luftën dhe dëmet e krimet e kryera
në Kosovë(Case No.IT-99-37-PT), sipas të gjitha atyre pikave të Statutit të Hagës dhe
sipas dispozitave të Konventave të Gjenevës të cilat paraqesin si shkelje të rëndë të së
Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe sipas Konventës mbi Gjenocidin.
Në Kroaci Millosheviqi direkt apo indirekt konsiderohej fajtor se ka shkaktuar mija të
vrarë dhe 170.000 të dëbuar,të arrestuar.
Për Kroaci Millosheviqi kishte 10 akuza të cilat cilësoheshin:si vepra penale ”për krime
kundër njerëzimit”, 13 akuza të cilësuara si:”shkeljen e rregullave dhe zakoneve të luftës”
dhe 10 akuza të cilat kanë të bëjnë me shkelje të rëndë të 4 konventave të Gjenevës.
Për Bosnjë dhe Herzegovinë ,Millosheviqi akuzohej për gjenocid ( në dy akuza), ndërsa
në 10 akuza të tjera ai akuzohej:”për krime kundër njerëzimit”, pastaj në 8 akuza ai
akuzohej :”për shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës” dhe në 9 akuza të tjera ai
akuzohej :”për shkeljen e rregullave dhe zakoneve të luftës”.
Për Kosovë;Millosheviqi ishte i akuzuar për vitin 1999, lidhur me dëbimin e 80.000
njerëzve, nga trojet e tyre dhe akuzohet vetëm për vrasjen e 500 shqiptarëve që përmendet
Fshati Izbicë dhe Fshati Reçak.
Pra për Kosovë Millosheviqi dhe suita e tij akuzohej për veprët penale të cilësuara si:
“ krime kundër njerëzimit”( në 4 pika ),dhe për:”shkelje të rregullave dhe ligjeve të
luftës”!..
Së bashku me Sllobodan Millosheviqin si bashkëfajtorë për viktimat dhe veprat në
Kosovë,janë të akuzuar edhe udhëheqësit e tjerë shtetërore të Sërbisë:
Dragolub Ojdaniq,Vllajko Stojkoviq,Millan Millutinoviq,Nikolla Shainoviq etj..
Pra,Ish- Republika Federative e Jugosllavisë, ka qenë nënshkruese e këtyre 4 Konventave
të Gjenevës (1949) dhe të dy Protokolleve Shtesë nr.I dhe Protokolli nr. II(1977) dhe si e
tillë ajo ka pasur edhe obligim për rrespektimin e ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe të
këtyre konventave të përmendura!.
Të gjitha palët e përfshira në “konfliktet e amatosura”- në hapsirat e Ish-Jugosllavisë,kanë
qenë të obliguara që tu përmbahen jo vetëm dispozitave të 4 Konventave të Gjenevës
1949 dhe të dy protokolleve shtese të saj të vitit 1977,por edhe Konventës mbi Gjenocidin
1948 dhe konventëve të tjera si ajo që ka të bëjë me dorëzimin (ekstradimin) e
kriminelëve të luftës, ose Konventën që ka të bëjë me mos vjetërsimin e krimeve të luftës.
RSFJ-a ishte edhe nënshkruese e Marrëveshtjes mbi ekstradimin e personave të kërkuar
për veprime e krime të vendeve të ndryshme dhe Konventës së OKB-së mbi mos
parashkrimin (vjetërsimin) e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njërëzimit të datës
27 nëntor të vitit 1968.
Sipas Konventës OKB-së së vitit 1968(neni 1), nuk vjetërsohen(parashkruhen) këto
vepra penale:
a).Krimet e luftës sipas definimit të Statutit të Gjykatës Penale Ushtarake Ndërkombëtarë
të Nünbergut të datës 8 gusht 1945 dhe në përputhje me Rezolutën nr 3(I) të Asamblesë së
Përgjithsme të OKB-së së datës 13.02.1946,si dhe Rezolutës nr 95(I) të datës 11.dhjetor
të vitit 1946-të Asamblesë së përgjithsme të OKB-së e në mënyrë të veqantë me shkeljet e
rënda të 4 Konventave të Gjenevës së vitit 1949 të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e
viktimave të luftës dhe
b).Krimet kundër njërëzimit,pamarrur parasysh se ato krime a janë krijuar në paqë apo në
luftë , në përputhje me Statutin e Gjykatës Ushtarake Penale Ndërkombëtare të
Nünbergut të datës 8 gushti- 1945, dhe sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithsme të
OKB-së nr.3(I) të datës 13.II.1946 dhe sipas Rezolutës së Asamblesë së përgjithsme të
OKB-së nr.95(I) të datës 11.dhjetor të vitit 1946 , që ka të bëjë mbi dëbimin e popullsisë
civile me anët të sulmit të armatosur dhe me anë të okupimit, si dhe akteve të tjera të
kryera jonjerëzore, pastaj edhe për “Krimet ndaj Gjenocidit”,të paraparë sipas “Konventës
Mbi Pengimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit”, të vitit 1948(Genocide Convention).
Këto vepra janë të dënushme dhe nuk parashkruhen edhe nëse këto akte apo veprime nuk
janë të parapara dhe nuk janë si akte apo vepra të dënueshme sipas së drejtës nacionale
të shteteve të ndryshme në të cilat janë kryer ato vepra.
Sllobodan Millosheviqi ishte i akuzuar nga Tribunali për “krime kundër njerëzimit” dhe
për ushtrim të “gjenocidit,por vetëm për Bosnjë e Hercegovinë.
Edhe Tribunali i Hagës lidhur me Kosovën është dashur që veprimet e Beogradit në
raport me Shqiptarët e Kosovës ti kualifikoi si “gjenocid”.
Se në Kosovë është tentue dhe është kryer “gjenocid” nuk ka asfarë dileme, por Bashkësia
Ndërkombëtare-Tribunali i Hagës me këtë akuzë që ka të bëjë me Popullsinë Shqiptare ka
bërë një “taktizim politik” duke iu ka shmangur ”me qëllime politike” termit dhe akuzës
ndaj Serbisë se në Kosovë ka bërë gjenocid!
Pra veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës kanë të bëjën me nenin 2 të
Konventës Mbi Gjenocidin të vitit 1948,nenin 3,nenin 4,nenin,6.
Prandaj venjë para drejtësisë e personave përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njeriut
të kryera në Kosovë nuk konsiderohen si vepra politike dhe bienë në nenin 7 të Konventës
mbi gjenocidin.
Shumica e autorëve të njohur të së Drejtës Ndërkombëtare, kanë shkruar dhe kanë
mbrojtur pikëpamjet e tyre se nëse një “grup etnik” apo”popull” iu nënshtrohet veprimeve
dhe shkeljeve të rënda me përmasa “gjenocidi”, ai popull, automatikishtl ka të drejtë të
vetëvendos vetë dhe të caktoi fatin e tij dhe se shkëputjë e tij nga vuajtja dhe gjenocidi
janë të përligjshëm sipas së Drejtës Ndërkombëtare!
Nëse i referohemi vuajtjeve të mëdha të Popullit Shqiptarë sidomos më 1998/99,të cilat i
shkaktoi Rexhimi i Millosheviqit(Shteti) ndaj Shqiptarëve të Kosovës,pastaj dhe
dëshmive ekzakte, përjetimeve dhe rrëfimeve të vetë qytetareve të Kosovës të deponuara
para ,mjeteve të informimit, reportereve të luftës, organizmave dhe organeve vendore apo
ndërkombëtare gjatë vitit 1999,pastaj Librit I Autorit Gjerman- Tilman Zülch me
titull:”Gjenocidi në Kosovë”,botuar ne qytetin Götingen te Gjermanise me 1999,pastaj
sipas dukumentacionit të Këshillit të Lirive dhe të Drejtëve të Njeriut me seli në
Prishtinë,sipas Librit të autorit: Gunnar Heisohn:”Lexikon der Völkermorde”(Leksikon I
Gjenocideve), Botimi II I vitit 1999, Librit (dokumentit të zbuluar) nga Ish-Ministrit i
Mbrojtjes së Gjermanisë- Rudolf Scharping:”Haufeisen”(Patkoi), 1999 si dhe shumë
autorëve dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare(jashtë Kosovës),dëshmohet qërtë se
Rexhimi i Millosheviqit- Shteti i vetëshpallur Jugosllavi (Serbija dhe Mali I Zi) në
Kosovë kanë provue dhe kanë krye me 1999 nje ”Gjenocid” ,ndaj Popullit Shqiptarë, të
cilat veprime makabre edhe i plotësojnë të gjitha kushtet bazuar ne dispozitat e se Drejtes
Nderkombetare sipas se cilave shtetet e caktuara jane te obliguara ne parandalimin dhe
ndëshkimin e gjenocidit bazuar ne Konventës mbi Gjenocidin te vitit 1948.
Pra vrasja në masë e shqiptareve, deportimi i popullsisë civile, vrasja e udhëheqësve
politik shqiptare, kidnapimi i njerëzve,krijimi i kampeve të përqendrimit, ndarja e burrave
nga grate dhe vrasja e tyre, përdhunimi dhe vrasja e femrave, apo përdorja e tyre për
nevoja të luftës, vënjë e popullsisë civile si mjet mbrojtje ndaj aeroplanëve bombardues të
NATOS- për lëvizje të sigurte te ushtrisë dhe makinerisë ushtarake Serbe, granatimi i
vendbanimeve civile, fetare, kulturore, shkatërrimi i ekonomikse, kulturës monumenteve
fetare dhe veprat tjera më mizore nuk mund të quhen ndryshe pos “gjenocid”.
Neni 2a i Konventës mbi parandalimin dhe dënimin e gjenocidit të vitit 1948 ka të bëjë
me ngjashmërinë e veprimeve të Serbisë që ka të bëjë me vrasjen e udhëheqësve
shqiptarë(Akadmik Fehmi Aganit,Prof.Dr.Bardhyl Qaushit,Avokat Bajram Kelmendit,etj).
Neni 2(b) dhe 2 (c) i Konventës mbi Gjenocidin e vitit 1948,ka të bëjë poashtu lidhur me
deportimet e dhunshme të popullsisë civile.
Prandaj në bazë të nenit 5 të kësajë konvente shtetet anëtare kanë qenë të obliguara që tu
ofrojnë ndihme Udhëheqjes dhe Popullit Shqiptarë të Kosovës-që intervenimi i Forcave të
NATOS ishte plotësisht i ligjshëm,përkundër interpretimit të disa teorikëve majtist dhe
anëtarëve të disa partive të gjelbërta apo antiglobalizëm që predikojnë popitikë Anti-
Amerikanizëm dhe Anti NATO, duke quajtur inervenimin e NTOS kundër Serbisë si “Jo
Legjitime!..
Si nënshkruese të Konventës mbi Gjenocidin të gjitha shtetet aleate të Forvace të NATO-
s kanë qenë të obliguara dhe ty detyruara, që të veprojnë në përputhje të nenit 1 të
Konventës Mbi Pengimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit të vitit 1948.
Një autor i njohur gjeramnofon-Gunnar Heinsohn,në Librin e tij Leksikoni i
Gjenocideve”, shkruan duke shkruar direkt për Millosheviqin ndër të tjera ai shkruan:
“Ky recidivist i luftës (Millosheviqi), duhët të vëhet para drejtësisë, i cili deri dje nuk u
shpall fajtorë nga Bashkësia Ndërkombëtare për shkak të taktizimit dhe maskimit të
veprave të tija para Bashkësisë Ndërkombëtare“.
Sipas këtij autori, u vërtetue se Serbisë iu ka nevojit gjenocidi dhe se këtë kërcënim me
gjenocid Serbija e kë bërë 15 vjet përpara me anë të politikës nacionaliste shoveniste të
hapur (Genocide Watch), pastaj me anë të planifikimit të detajuar për rrethim të Kosovës
që quhet “Patkoi” dhe që ishte për botën e civilizuar si një “Read-alert”, sinjal i një
shkalle, më të lartë të alarmimit për këtë qështje.
Si qe shkruajtem me heret,të gjitha këto vepra te kryera ne Kosove nga ana e Serbise dhe
Millosheviqit,në të Drejtën Ndërkombëtare klasifikohen si”Gjenocid”(vrasje e popullit),
kulturocid (shkatërrimi kulturës së një populli apo etnie) religiocid (shkatërrim i
monumenteve dhe trashëgimisë fetare të një populli apo etnie), etnocid( vrasje e etnisë)
ekonomocid(shkatërrim i ekonomisë së një populli) dhe demozid (mega vrasje) apo vrasje
në masë e një populli apo grupi të caktuar njerëzish.
Sipas autorëve gjermanofonë (Klaus Jürgen Gantzel dhe Torsten Schwinghammer) nga
periudha e vtit 1945 e deri më 1992 ,në botë ka pasur 209 lufta qytetare, apo kpnflikte të
armatosura.
Tmerret që kanë shkaktue udhëheqësit komunist në vendet e ndryshme janë të
llahtarshme si psh:
Vietnami Komunist ka shkaktue nga viti 1945 e deri më 1987 gjithësejt 1.678.000
viktima,
Korea Komuniste(e Veriut) ka shkaktue nga viti 1948 e dri në vitin 1987, 1.663.000
viktimë,
Polonia Komuniste ka shkaktue nga viti 1945 e deri më 1948 1.4000.000 viktima
Rusia Cariste ka shkaktue nga viti 1900 e deri më 1917 gjithësejt 1.066.000 viktima,
Hitleri ka shkaktue nga viti 1933 e deri në vitin 1945 gjithësejt 20.946.000 viktima,
Rusia Komuniste ka shkaktue nga viti 1917 e deri më 1987 gjithësejt 61.911.000 viktimë
prej tyre;
V.I.Lenini prej vitit 1917 e deri në vitin 1924 ka shkaktuar 4.017.000 viktima.
Stalini ka shkaktue nga viti 1929 e deri në vitin 1953 42.672.000 viktima,
Mao Ce Dungu ka shkaktue nga viti 1949 e deri në vitin 1976 37.828 viktima,
Sadam Hyseini ka shkaktue nga viti 1979 e këndej gjithësejtë 240.000 viktima,
Jugosllavia e Titos ka shkatue nga viti 1941 e deri më 1987, 1.172.000 viktima dhe
Sllobodan Millosheviqi ka shkatue nga viti 1990 e këndej mbi 300.000 viktima në njerëz,
pa cekur këtu humbjet materiale, të plagosurit, të traumatizuarit dhe pasojat tjera
ekonomike, sociale, kulturore dhe armiqësitë fetare.
Shqiptarëve të Kosovës dhe Shtetit të Ardhshëm të Kosovës i ngel hapur dhe e ka
mundësinë e tij për ta shfrytëzuar të drejtën e tij te patjetersuar si shtet sovran dhe
demokratik,si viktime e gjenocidit,që ta padisë Serbinë si shtet para Gjykatës së Hagës për
Gjenocid dhe te kerkoje edhe „kompenzim material“ dhe „kompenzim moral“ per demet
e luftes te shkaktuara ne Kosove nga Serbia me 1999.
Të njëjtën të drejtë e kanë dhe duhët që ta shfrytëzijnë edhe institucionet e tjera fetare,
kulturore ekonomike,administrative e politike të Kosovës, pastaj edhe individët dhe
familjet e vecanta të cilat kanë pesuar dhe kane humbur në luftë anëtarët e tyre familjare
ose që janë dëmtuar materialisht (me pasuri) dhe moralisht gjatë luftës më 1998/99.
Shteti dhe qytetarët e Kosovës kanë të drejtë dhe duhët që sa më parë që të kërkojnë të
drejtat e tyre legjitime dhe që ta padisin Serbinë para gjykatave penale të ndryshme
ndërkombëtare dhe gjykatave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe te drejtat e njeriut
me seli ne Strassburg.
Ne Kosoven e pavarur dhe sovrane per veq nevojes se rindertimit dhe te perparimit te
vendit shtrohet si e domosdoshme edhe krijimit i maredhenjeve te mira fqinjesore dhe te
besueshme me te gjithe fqinjet pra edhe me Serbine,por ne te njejten kohe shteti i
Kosoves, institucionet e saja dhe lidershipi i saje duhet te kerkojne me me ngulm nga
mekanizmat dhe organizatat nderkombetare qe te behet presion diplomatik dhe politik mbi
Serbine qe ajo jo vetem te ndihet fajtore dhe te kerkoje falje per krimet ne Kosove por
edhe qe te jete e gatshme qe ti marr persiper edhe kompenzimin e demeve materiale e
morale te shkaktuara ne Kosove nga lufta e pakuptimt te cilen e kane bere Serbija dhe
Rexhimi i Beogradit me 1998/99.
Aty ka vend dhe hapsire qe ne menyre zyrtare Kosova si shtet sovran edhe ti perfaqesoje
ne menyre te denje vuajtjet dhe interesat e qytatareve te saje, pa dallim ne te gjitha
mekanizmat relevante nderkombetare,institucionet nderkombetare dhe te kerkoje edhe
permes rrugeve diplomatike,ligjore dhe demokratike ndeshkimin e Serbise per shkretimet
vuajtjet pastrimet etnike dhe gjenocid te kryer ne Kosove me 1999.
(fund).

You might also like