You are on page 1of 18

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo


Qeveria - Vlada - Government

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të Nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Miraton:

PROJEKTLIGJI PËR PAGAT

KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi dhe fusha e veprimit

1. Ky Ligj përcakton:

1.1. sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publikë , dhe

1.2. rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në


Kosovë.

Neni 2
Përkufizime

1. Në këtë Ligj shprehjet/fjalët kanë këtë kuptim:

1.1. “Paga bazë”, është komponenti kryesor apo i vetëm i pagës, që i përgjigjet
nivelit të kompleksitetit të funksionit, pozitës apo gradës dhe nivelit të kualifikimit të
kërkuar për atë funksion, pozitë apo gradë. Kompleksiteti është rezultat i kombinuar i
përgjegjësisë, rëndësisë dhe lirisë të vendimarrjes,vështirësisë dhe rrezikshmërisë në
kryerjen e detyrave në atë funksion, pozitë apo grade, si dhe kufizimeve që
shoqërojnë punën;
1.2.“Shpërblim”, është një pagesë për një punë të kryer nga anëtari i një organi
kolegjial me kohë jo të plotë;

1.3.“Grupi i pagës”, përbëhet nga grup funksionesh, pozitash apo gradash me nivel
të njëjtë apo pothuajse të njëjtë kompleksiteti, që përfitojnë të njëjtën pagë bazë;

1.4.Shprehjet “funksionar”, “funksionar me satus të posaçëm”, “zyrtar publik”


“nëpunës civil”, “nëpunës i shërbimit publik”, “nëpunës kabineti”, “nëpunës
administrativ-teknik”, në këtë Ligj kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në
Ligjin për Zyrtarin Publik në Republikën e Kosovës.

Neni 3
Parimet e sistemit të pagave

1. Pagat bazohen në parimet e përcaktuara me këtë Ligj, si vijon:

1.1. parimi i pagës së barabartë - nënkupton që secili përfitues i pagës merr pagë të
barabartë për punën në funksionin, pozitën apo gradën e njëjtë apo të krahasueshme;

1.2. parimi i transparencës - nënkupton që niveli i pagës është transparent;

1.3. parimi i ligjshmërisë - nënkupton që pagat e përfituesve përcaktohen në pajtim


me këtë Ligj;

1.4. parimi i mosdiskriminimit - nënkupton që asnjë përfitues i pagës nuk


diskriminohet në pagë, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për mbrojtjen nga
diskriminimi.

KAPITULLI II
PAGAT E FUNKSIONARËVE

Neni 4
Paga e funksionarit

1. Funksionari dhe funksionari me status të posaçëm (në vijim: funksionari) përfiton një pagë
fikse të barabartë me pagën bazë për funksionin apo gradën përkatëse.

2. Paga bazë për funksionarin përcaktohet për çdo funksion apo gradë sipas grupit të pagës në
pajtim me Shtojca nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

3. Funksionari nuk perfiton shtesa të tjera mbi pagën bazë. Përjashtimisht, paga fikse e disa
funksionarëve përbëhet nga paga baze dhe shtesa e posaçme, të përcaktuar në pajtim me
nenin 6 të këtij Ligji.

Neni 5
Shpërblimi i funksionarëve me kohë të pjesshme

1. Anëtarët e organeve drejtuese (këshilla, borde, komisione), të tipit kolegjial, të


institucioneve kushtetuese, të agjencive të pavarura dhe të institutioneve të sistemit të
drejtësisë, të krijuara me ligj, të cilët nuk e ushtrojnë mandatin me kohë të plotë dhe nuk
përmenden shprehimisht në Shtojcën nr.1, shpërblehen në masën 20 për qind të pagës së
kryetarit të organit kolegjial me kohë të plotë.

2. Në rastin kur edhe kryetari i organit drejtues është me kohë të pjesshme, atëherë shpërblimi
i tij, si dhe shpërblimi i anëtarëve të organit drejtues janë në masën 30 për qind për kryetarin
dhe 20 për qind për anëtarët, të pagës së Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit.

3. Shpërblimi i parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni përfitohet çdo muaj, me kusht
pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial, jo më pak se një herë në muaj, dhe për çdo
mbledhje të organit kolegjial, me kusht pjesëmarrje në mbledhje, në rastin kur ky organ
mblidhet më rrallë se një herë në muaj.

4. Kryetarët, anëtarët dhe punonjësit e tjerë të institucionit, në marrëdhënie pune me kohë të


plotë, nuk përfitojnë shpërblimin e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, për
pjesëmarrje në mbledhjet e organit kolegjial.

Neni 6
Shtesa të posaçme për disa funksionarë

1.Përfitojnë shtesë të posaçme mbi pagën bazë, këta funksionarë dhe në këtë masë:

1.1. Deputetët, si anëtarë të komisioneve parlamentare. Shtesa e posaçme është deri


në masën 10% si kryetar i komisionit dhe deri në 8% për anëtarët e komisionit
parlamentar. Shtesa është e njëhershme, pavarsisht nëse deputetët janë kryetar ,
përkatësisht anëtarë në më shumë se dy komisione. Shtesa përfitohet çdo muaj, me
kusht pjesëmarrje në mbledhjet e komisionit, jo më pak se një herë në muaj, dhe për
çdo mbledhje të komisionit , me kusht pjesëmarrje në mbledhje, në rastin kur
komisionet mblidhen më rrallë se një herë në muaj.

KAPITULLI III
PAGA E NËPUNËSIT TË KABINETIT

Neni 7
Paga e nëpunësit të Kabinetit

1. Nëpunësi i Kabinetit përfiton një pagë fikse të barabartë me pagën bazë.

2. Paga bazë për çdo emërtesë të nëpunësit të Kabinetit përcaktohet sipas grupit të pagës në
pajtim me Shtojcën nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

3. Nëpunësi i Kabinetit nuk perfiton shtesa mbi pagën bazë.


KAPITULLI IV
PAGA E NËPUNËSIT CIVIL

Neni 8
Paga e nëpunësit civil

1. Paga e nëpunësit civil përbëhet nga:

1.1. paga bazë;

1.2. shtesa për kushte tregu;

1.3. shtesa e performancës;

1.4. shtesa të posaçme për pozita apo grup pozitash sipas Nenit 12 më poshte të
ketij Ligji;

1.5. shtesa për punë jashtë orarit/kohës normale të punës.

Neni 9
Paga bazë e nëpunësit civil

1. Paga bazë e nëpunësit civil është ajo pjesë e pagës që përfiton nëpunësi civil për punën e
kryer në një pozitë të caktuar apo për një gradë të caktuar.

2. Paga bazë e nëpunësit civil përcaktohet nga Grupi i Pagës të cilës i përket klasa përkatëse e
Shërbimit Civil sipas Shtojcës nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

3. Në rastin e nëpunësve civilë, për të cilët sipas Ligjit për zyrtarin publik zbatohet sistemi i
gradave personale, paga bazë e nëpunësit civil përcaktohet nga Grupi i Pagës të cilës i përket
grada, sipas Shtojcës nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij Ligji.

4. Klasifikimi i një pozite të caktuar pune sipas paragrafit 2 të këtij neni përcaktohet në
rregulloren e organizimit të brendshëm të institucionit të miratuar sipas Ligjit për
Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Publike, në bazë të rregullave të vlerësimit
dhe klasifikimit të pozitave të punës.

5. Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike, me akt


nënligjor, miraton :

5.1. përshkrimin e përgjithshëm të punës për çdo klasë të Shërbimit Civil;

5.2. emërtesat e pozitave, që mund të përdoren për secilën klasë;

5.3. rregullat dhe metodologjinë për vlerësimin dhe klasifikimin e një pozite të
caktuar të punës , dhe
5.4. ekuivalencën e pozitës me gradën në rastin e nëpunësve civilë, për të cilët sipas
ligjit zbatohet sistemi i gradave personale.

Neni 10
Shtesa për kushte tregu

1. Shtesa për kushte tregu përfitohet për profesione të caktuara të nevojshme në pozita kyçe
profesionale të Shërbimit Civil, për të cilat rekrutimi është objektivisht i pamundur për shkak
se tregu privat ofron paga të paktën 50% më të larta se sektori publik.

2. Vlera e shtesës për kushte tregu nuk mund të jetë më e lartë se 30% e pagës bazë.

3. Përfitimi i shtesës për kushtet e tregut zgjat sa zgjat objektivisht pamundësia e rekrutimit
sipas paragrafit 1 të këtij neni.

4. Përfitimi i shtesës për kushte tregu miratohet rast pas rasti nga ministria përgjegjëse për
administratën publike.

5. Profesionet përkatëse dhe pozitat për të cilat përfitohet shtesa për kushte të tregut, vlera
dhe procedura për përfitimin e saj miratohet me akt nënligjor të Qeverisë së Kosovës, me
propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike.

Neni 11
Shtesa e performancës

1. Nëpunësi civil përfiton shtesë vjetore për performancë bazuar në rezultatet vjetore të
vlerësimit të punës.

2. Shtesa për performancë përfitohet nga nëpunësi civil që është vlerësuar “shumë mirë” dhe
“shkëlqyeshëm” në vitin përkatës.

3. Shtesa për performancë përfitohet në fund të çdo viti dhe nuk mund të kalojë pagën bazë
mujore në pajtim me nivelin e performancës.

4. Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për administratën publike,


miraton, me akt nënligjor, masën dhe procedurën për përfitimin e shtesës për performancë.

Neni 12
Shtesa të posaçme

1. Mund të përfitojnë shtesë të posaçme mbi pagën bazë:

1.1. zyrtarët policorë, që kryejnë detyra në sektorë apo operacione të posaçme me


rrezikshmëri të lartë për jetën;

1.2. zyrtarët doganorë, që kryejnë detyra në sektorë apo operacione të posaçme me


rrezikshmëri të lartë për jetën.
2. Shtesa e posaçme, sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se 20 % e
pagës bazë.

3. Lista e pozitave apo grup pozitave që përfitojnë shtesën e posacme, rregullat për përfitimin
dhe vlera e shtesës përcaktohet me akt nënligjor të Qeversë të Kosovës, me propozim të
ministrit përgjegjës për administratën publike.

4. Shtesa të posaçme nuk përfitojnë pozitat menaxheriale të çdo niveli dhe nëpunsit
administrativo-teknik dhe mbështetës.

Neni 13
Shtesa apo kompensimi për punë jashtë orarit/kohës normale të punës

1. Nëpunësi civil përfiton shtesë pagë dhe kompensim me pushim, për punën jashtë orarit të
punës, për kujdestari, për punën në fundjavë, për punën në ditët e festave zyrtare dhe për
punën gjatë natës.

2. Puna jashtë orarit/kohës normale të punës kompensohet në masën 50% me kohë pushimi
dhe në masën 50% me shtesë page.

3. Me kërkesë të nëpunësit, ai përfiton kompensim me kohë pushimi më shume se në masën


50%.

4. Kompensimi monetar apo me kohë pushimi, për punë jashtë orarit/kohës normale të punës
llogaritet në pajtim me dispozitat e Ligjit të Punës.

5. Qeveria miraton, me akt nënligjor, kushtet e detajtuara për kompensimin me kohë pushimi
të punës jashtë orarit/kohës normale të punës sipas këtij neni.

KAPITULLI V
PAGA E NËPUNËSIT TË SHËRBIMIT PUBLIK DHE NËPUNËSIT
ADMINISTRATIV-TEKNIK

Neni 14
Struktura e pagës për nëpunësin e shërbimit publik dhe nëpunësin administrativ-teknik

1. Paga e nëpunësit të shërbimit publik dhe nëpunësit administrativ-teknik përbëhet nga:

1.1. paga bazë;

1.2. shtesa për kushte të vështira/të dëmshme të punës;

1.3. shtesa të posaçme për pozita apo grup pozitash sipas neneve 16 dhe 17 më poshtë
të këtij Ligji;
1.4. shtesa për punë jashtë orarit/kohës normale të punës.

1.5. shtesa për kushtet e tregut.

2. Paga bazë për nëpunësit e shërbimit public dhe nëpunësin administrativ-teknik përcaktohet
sipas Grupit të Pagës në pajtim me Shtojcën nr. 1 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e këtij
Ligji.

3. Për shtesën për punë jashtë kohës/orarit normal të punës zbatohen dispozitat e Nenit 13 të
këtij Ligji.

4. Shtesën për kushtet e tregut mund ta përfitojnë nëpunsit e shërbimit public të sistemit
shëndetësor, ku do të zbatohen përshtatshmërisht dipspozitat e nenit 10 të këtij ligji.

5. Profesionet përkatëse dhe pozitat për të cilat përfitohet shtesa për kushte të tregut, vlera
dhe procedura për përfitimin e saj miratohet me akt nënligjor të Qeverisë së Kosovës, me
propozim të ministrit përgjegjës për shëndetësi dhe administratë publike.

Neni 15
Shtesa për kushte të vështira/të dëmshme të punës

1. Shtesa për kushte të vështira/të dëmshme, shpërblen punën në kushte të dëmshme për
shëndetin.

2. Kriteret, të cilat duhen përmbushur për përfitimin e shtesës për kushte të vështira/të
dëmshme të punës, janë:

2.1. kryerja normale e punës përfshin rrezikun e shkaktimit të plagëve, sëmundje ose
probleme shëndetësore të menjëhershme apo të mëvonshme, si pasojë e ekspozimit
në ambientin e punës ku paraqiten elemente të dëmshme kimike, fizike, biologjike, si
dhe dëmtime nga përdorimi i mjeteve të punës, dhe

2.2. rreziku për shëndetin është i vazhdueshëm, i mundshëm dhe serioz, me gjithë
faktin se institucioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e gjendjes në
vazhdimësi.

3. Shtesa për kushte të vështira/të dëmshme nuk mund të jetë më e lartë se 15% të pages
bazë.

4. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e ministrit përgjegjës për adminsitartën


publike, miraton, me akt nënligjor, pozitat dhe grup pozitat, të cilat përfitojnë shtesën për
rrezikshmëri, kushtet e detajuara për përfitimin dhe vlerën e saj.

Neni 16
Shtesa e posaçme për nëpunësin e sistemit të arsimit parauniversitar
1. Përveç sa parashikohet në Nenin 14 të këtij Ligji, nëpunësit profesionalë të sistemit të
arsimit parauniversitar përfitojnë një shtese për performancën.

2. Qeveria e Republikës së Kosovës, miraton, me akt nënligjor, rregullat për shtesën sipas
paragrafit 1 të këtij neni, kushtet e detajuara për përfitimin dhe masën e saj.

Neni 17
Shtesa e posaçme për nëpunësin e arsimit universitar

1. Përveç sa parashikohet në Nenin 14 të këtij Ligji, profesorët universitarë, që kryejnë


funksionet e rektorit, proerektorit, dekanit dhe prodekanit, përfitojnë një shtëse për ushtrimin
e funksionit përkatës.

2. Profesorët univeristarë përfitojnë një shtesë të posaçme si mentor të temave të diplomës


për të gjitha nivelet e studimeve (baçelor, master dhe doktoratë).

3. Qeveria e Republikës së Kosovës miraton, me akt nënligjor, rregullat për shtesën sipas
paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, kushtet e detajuara për përfitimin dhe masën e saj.

KAPITULLI VI
LLOGARITJA DHE PAGESA E PAGËS

Neni 18
Llogaritja e pagës bazë

1. Paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë në një
funksion apo pozitë të caktuar.

2. Punë me orar të plotë konsiderohet puna me kohëzgjatje javore prej 40 orësh. Për efekt të
llogaritjes të pages, 1 muaj llogaritet të ketë174 orë pune.

3. Vlera e pagës bazë, për punën e kryer me orar të plotë, llogaritet duke shumëzuar
koeficientin e pagës për grupin e pages me vlerën monetare të koeficientit.

4. Koeficienti i pagës përcaktohet për cdo “grup page” sipas Shtojces nr. 1 bashkëngjitur dhe
pjesë përbërëse e këtij Ligji.

5. Vlera monetare e koeficientit miratohet në ligjin vjetor të buxhetit.

6. Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masën 0.5% për çdo vit të plotë pune.

7. Shtesat mbi pagë llogariten në raport me kohën efektive të punës.

8. Qeveria e Republikës së Kosovës miraton, me akt nënligjor, me propozim të ministrit


përgjegjës për administartën publike, rregullat për llogaritjen e përvojës në punë, sipas
paragrafit 6 të këtij neni.
Neni 19
Llogaritja e shtesave dhe pagesa

1. Paga (paga bazë dhe shtesat) llogaritet, çdo muaj, nga institucioni përkatës, në raport me
kohën efektive të punës dhe rregullat e këtij Ligji.

2. Paga paguhet për çdo muaj.

3. Paga paguhet nëpërmjet listës së pagave dhe transferimit të mjeteve në llogaritë


personale/individuale bankare deri në datën 28 të muajit përkatës.

4. Pagesat e pagave bëhen përmes sistemit të menaxhuar nga Qeveria e Republikës së


Kosovës, të administruar sipas sistemit të proceduar të pagave, duke shfrytëzuar kodin
ekonomik të buxhetit të institucionit.

KAPITULLI VII
KOMPENSIMET

Neni 20
Kompensimi për udhëtime dhe qëndrim jashtë vendit normal të punës

1. Zyrtarët dhe funksionarët publikë kanë të drejtë të kompensohen për shpenzimet e kryera
për udhëtime dhe qëndrimin zyrtar jashtë vendit normal të punës, qoftë brenda apo jashtë
vendit.

2. Kushtet, mënyra, masa e kompensimit dhe procedura për përfitimin e kompensimit,


miratohen me akt nënligjor të Qeverisë së Kosovës, me propozim të ministrit përgjegjës për
administratën publike.

Neni21
Kompensimi për punonjësit e shërbimit diplomatic, që ushtrojnë detyrën jashtë vendit

1. Punonjësit e shërbimit diplomatic, që ushtrojnë detyrën jashtë vendit, përfitojnë këto


kompensime:

1.1. kompensim për koston e jetesës sipas vendit ku ushtrohet veprimtaria;

1.2. kompensim për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve;

1.3. kompensim për zhvendosje të sendeve familjare;

1.4. kompensim për udhëtime në atdhe.

2. Kushtet, mënyra dhe procedura për përfitimin e kompensimit, sipas paragrafit 1 të këtij
neni, miratohen me akt nënligjor të Qeverisë, me propozim të ministrit përgjegjës për punët e
jashtme.
KAPITULLI VIII
DISPOZITA PËR PAGAT E NDËRMARRJEVE PUBLIKE

Neni 22
Kompetenca për caktimin e pagave në ndërmarrjet publike/shoqëritë tregtare

1. Organet kolegjiale drejtuese të ndërmarrjeve publike apo të shoqërive tregtare, me kapital


mbi 50 për qind shtetëror, miratojnë:

1.1. nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda kufirit minimal e maksimal të


caktuar nga Qeveria, në varësi të mundësive të tyre financiare dhe pas miratimit nga
ministri përkatës i linjës;

1.2. masën e shtesës për performancë, por jo më shumë se një pagë mujore në vit, pas
daljes së rezultatit pozitiv financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga ministri përkatës.

2. Për ndërmarrjet publike apo shoqëritë tregtare, veprimtaria e të cilave është me humbje,
ose që subvencionohen nga shteti, Qeveria e Kosovës, me propozimin e ministrit përkatës të
linjës dhe të ministrit të financave, miraton, me akte të veçanta, nivelin e pagave dhe të
shtesave për performancën e punonjësve të tyre.

3. Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 zbatohen, duke u përshtatur edhe për ndërmarrjet publike
apo shoqëritë tregtare, me kapital mbi 50 për qind të zotëruar nga komunat. Kompetencat e
parashikuara për Qeverinë kryhen nga kuvendi i komunës, ndërsa kompetencat e
parashikuara për ministrin e linjës kryhen nga kryetari i komunës.

KAPITULLI IX
DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT

Neni 23
Dispozita transitore

1. Niveli i pagës të individëve brenda fushës së veprimit të këtij Ligji do të përshtatet me


dispozitat e këtij ligji, duke filluar nga përfundimi i një periudhe 1- vjeçare nga hyrja e tij në
fuqi, me akt nënligjor të Qeverisë së Kosovës.

2. Nëse një individ, zyrtar apo funksionar publik, përfitonte përpara hyrjes në fuqi të këtij
Ligji, një pagë të plotë (paga bazë me të gjitha llojet e shtesave, duke përjashtuar ato të
rregullta), që është më e madhe se paga e plotë e parashikuar me këtë Ligj, ai do të përfitojë
pagën e re sipas dispozitave të këtij Ligji dhe një shtesë transitore të posaçme të barabartë me
diferencën ndërmjet pagës së vjetër dhe pagës së re.
3. Zyrtari apo funksionari publik, që përfiton shtesën transitore të posaçme sipas paragrafit 2,
nuk do të përfitojë asnjë shtesë tjetër mbi pagë dhe asnjë rritje page, deri në momentin e
barazimit të pagës së vjetër me pagën e re sipas këtij Ligji.

4. Për funksionarët publik dhe nëpunsit e kabineteve që janë me mandate të kufizuara ruajtja
e pages bëhet deri në përfundimin e mandatit.

5. Nëpunsit civil, nëpunsit e shërbimeve publike dhe nëpunsit adiministrativ-tenik dhe


mbështetës që rekrutohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji marrin pagën në pajtim me shtojcën
1 të këtij ligj.

Neni 24
Rishikimi i shtesave aktuale

Të shtesat ose llojet e shtesave që kanë të bëjnë me kushtet e tregut dhe rrezikshmërinë
rishikohen në afat prej 1 vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji

Neni 25
Aktet nënligjore

Qeveria e Kosovë miraton aktet nënligjore në zbatim të këtij Ligji brenda gjashtë (6) muajve
nga hyrja në fuqi e këtij Ligji.

Neni 26
Ndalime

1. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo
nivelet aktuale të pagave.

2.Me rastin e krijimit të pozitave të reja, institucioni në cilin krijohet pozita kërkon nga
ministria përgjegjëse për administrate publike dhe ministria përgjegjëse e finacave
ndryshimin dhe plotësimin e shtojcën 1 të këtij ligji.

3. Pas shqyrtimit të kërkesën nëse vlerësohet se ka arsye për përfshirjen në shtojcë të poztës
së re sipas paragarafit 2 të këtij neni, ministria përgjegjëse për administrate publike dhe
ministria përgjegjëse e finacave miratojnë kërkesën përkatëse duke propozuar edhe
koeficientin përmes plotësimit dhe ndryshimit të këtij ligji.

Neni 27
Shfuqizime

Çdo dispozitë ligjore dhe nënligjore në kundështim me këtë Ligj shfuqizohet.

Neni 27
Hyrja në fuqi

Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të
Republikës së Kosovës.

Kadri Veseli
__________________
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Korniza e Pozitave në Administratën Publike

Nëngrupi
Grupi i Koeficien
Titulli i Pozitës i Institucioni/Fusha e zbatimit
Pozitave ti
Pozitave

President i Kosovës A1 12.00


Kryetar i Kuvendit të Kosovës
Kryeministër i Kosovës A2 10.00
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Kryetar i Gjykatës Supreme
Kryeprokuror i Shtetit
A3 9.00
Kryetar i Këshillit Gjyqësor
Kryetari Këshillit Prokurorial
Avokat i Popullit
Nënkryetar i Kuvendit
Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale A4 8.00
A
Zëvendëskryeministër
Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës
Deputet
Drejtor i Agjencisë se Inteligjencës
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit
Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese A5 7.50
Gjyqtar i Gjykatës Supreme
Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit
Kryetar i Dhomës së Posaçme
Kryetar i Gjykatës së Apelit
Ministër
Prokuror në Prokurorin Speciale
Prokuror në Prokurorinë e Shtetit
Zëvendës Kryeprokuror Special
Komandat i FSK-së/Gjeneral Lejtnant
A6 7.00
Kryetar i Kryeqytetit
Gjyqtarë i Gjykatës së Apelit
Gjeneral Major në FSK
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore A7 6.50
Kryetar i Gjykatës Themelore
Prokuror në Prokurorinë e Apelit
Gjyqtar i Gjykatës Themelore për Krime të
Rënda
Gjyqtarë Mbikëqyrës në Dege e Gjykatës
Themelore
Prokuror i Prokurorisë Themelore për Krime A8 6.00
të Rënda
Në Komuna me 41, 35,31
Kryetar i Komunës 1
Këshilltar Komunal
Zëvendësministër
Në Institucione të Pavarura,
Kushtetuese dhe Agjenci të
Kryetar i Organit Kolegjial Pavarura që kanë organe kolegjiale
dhe i përgjigjen Kuvendit të
Kosovës.
Prokuror i Prokurorisë Themelore
Gjyqtar i Gjykatës Themelore
Gjeneral Brigade në FSK
Në Komuna me nën 31 Këshilltar
Kryetar i Komunës 2
A9 5.50 Komunal
Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë së
Inteligjencës
Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media
Në Kuvend, Presidencë dhe Zyra e
Shef i Stafit të Kabinetit
Kryeministrit
Në Kuvend, Presidencë dhe Zyra e
Këshilltar i Lartë Politik 1
Kryeministrit
Kryetar/Anëtar i Rregullt i Akademisë së
Shkencave
Në Institucione të Pavarura,
Kushtetuese dhe Agjenci të
Anëtarë i Organeve Kolegjiale Pavarura që kanë organe kolegjiale
A10 5.00 dhe i përgjigjen Kuvendit të
Kosovës.
Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Zëvendës Avokat i Popullit
Ambasador Në Diplomaci
Këshilltar Juridik Në Gjykatën Kushtetuese
Kolonel në FSK
Në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e
Zëvendësshef i Kabinetit
Kryeministrit
Gjyqtar për Kundërvajtje
Anëtar me Korrespodencë i Akademisë së
Shkencave
Në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e
Këshilltar Politik 1 A11 4.50 Kryeministrit
Këshilltar i Lartë Politik 2 Në Ministri
Nënkolonel në FSK
Major në FSK A12 4.20
Në Ministri dhe Institucione
Këshilltar Politik 2 A13 4.00
Kushtetuese
Drejtor i Drejtorisë Komunale
Kapiten në FSK
Rreshter i parë në FSK A14 3.65
Nënkryetar i Komunës
Kryesues i Kuvendit Komunal
Rreshter Major në FSK
A15 3.30
Toger në FSK
Zëvendës Kryesues i Kuvendit Komunal
Kapter në FSK A16 3.00
Nëntoger në FSK
Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës Në Komuna
A17 2.00
Rreshter në FSK
Tetar në FSK A18 1.90
Anëtar i Kuvendit Komunal A19 1.70 Në Komuna
Ushtar në FSK A20 1.60
Rekrut në FSK A21 1.00
Drejtues i Lartë 1 B1 6.00 Në Shërbimin Civil
Drejtues i Lartë 2 Në Shërbimin Civil
B2 5.70
Drejtues i Lartë në Shëndetësi 1 Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së
Në Shërbimin Civil dhe
B Drejtues i Lartë 3
Administratën e Shërbimve Publike
Drejtor i Drejtoratit në MFSK B3 5.30
Zëvendësdrejtor i AKI-së
Zëvendës Auditor i Përgjithshëm
Kolonel në PK B4 5.00 Polici
Drejtor QKUSK; Drejtor QKUK;
Drejtues i Lartë në Shëndetësi 2 B5 4.70 Drejtor i IKSHP; Drejtor i QKTGJ;
Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm.
Ndihmës i Auditorit të Përgjithshëm Zyra e Auditorit të Përgjithshëm
B6 4.50 Në Shërbimin Civil dhe
Drejtues i Lartë 5
Administratën e Shërbimve Publike

Nënkolonel në PK B7 4.30 Polici


Drejtor i Klinikave; Drejtor I QKMF;
Drejtor i Q. M. Punës; Drejtor i Q.
Drejtues në Shëndetësi 1 C1 4.20 M. Sportive; Drejtor i Q.
Telemjekësisë; Drejtor i Qendrës
Shtime; Instituteve Shëndetësore.
Udhëheqës në Qendrat (Qendra e
Ortoprotetikës) QKUK; Barnatore
Qendrore QKUK; Reparte dhe
Drejtues në Shëndetësi 2 C2 4.10 Shërbime tjera Shëndetësore në
QKUK; Udhëheqës i qendrave
regjionale, Departamenteve në
IKSHP.
Instituti Albanologjik; Instituti i
Historisë; Instituti Bujqësor i
Drejtor i Instituteve Hulumtuese - Shkencore Kosovës; Instituti i Shëndetit
Publik; Instituti Pedagogjik i
C3 3.65 Kosovës; etj.
Major në PK Polici
Drejtor i Departamentit në
Drejtues i Mesëm 1
Shërbimin Civil
Në Shërbimin Civil dhe
Drejtues i Mesëm 2 C4 3.40
c Administratën e Shërbimve Publike

Udhëheqës i sektorit/njësisë Në Shërbimin Civil dhe


C5 2.70
Administratën e Shërbimve Publike
Drejtues i Ulët 1

Drejtor i Shkollës së Mesme


Në Shërbimin Civil dhe
C6 2.50
Drejtues i Ulët 2 Administratën e Shërbimve Publike

Drejtor i Shkollës Speciale


C7 2.35
Drejtor i Shkollës Fillore
Shkollës së Mesme, Fillore,
Zëvendësdrejtor i Shkollës
Parashkollor
Drejtor i Institucioneve Parashkollore
Shef Sektori/Njësisë C8 2.30 Polici, Doganë, ATK
Kapiten në PK Në Polici
Komandant i Zjarrfikësve
Shëndetësi dhe institucioneve te
Kryepunëtor
C9 2.15 tjera
Toger në PK Në Polici
Udhëheqës i stafit Administrativ Teknik C10 2.00
Ushtrimi i pozitave si Rektor,
Profesor i Rregullt, Profesor Emeritus, Prorektor, Dekan, Prodekan
D1 5.50
Këshilltar Shkencor kompensohen me shtesë
funksionale
Profesor i Asocuar D2 5.00
Profesor Asistent, Bashkëpunëtor Shkencor D3 4.50
Ligjërues në Universitet D4 4.20
Ekspert i mjekësisë ligjore dhe
pozita ngjashme në shëndetësi, në
Mjek Specialist D5 4.00 institucionet Shëndetësore dhe
institucionet tjera ku ushtrohet
profesioni përkatës.
Ministër Këshilltar D6 3.70 Në Diplomaci
Lektor në Universitet
Asistent në Universitet
Hulumtues i Pavarur D7 3.30 Hulumtues në Institute Shkencore
Në institucionet shëndetësore dhe
Mjek në Specializim institucionet tjera ku ushtrohet
profesioni përkatës
Asistent i Ri në Universitet
Këshilltar Diplomatik Në Diplomaci
Ne institucionet shëndetësore dhe
D Mjek i Përgjithshëm institucionet tjera ku ushtrohet
D8 3.00
profesioni përkatës
Farmacist i diplomuar, në
institucionet Shëndetësore dhe
Farmacist
institucionet tjera ku ushtrohet
profesioni përkatës
Pozitat profesionale të veçanta në
Ekzekutiv Profesional 1 D9 2.70 Institucionet Kushtetuese dhe të
Agjencitë e Pavarura
Pozitat profesionale të veçanta në
Institucionet Kushtetuese,
Ekzekutiv Profesional 2
Agjencitë e Pavarura dhe
Administratën Shtetërore
D10 2.55
Konsull Në Diplomaci
Sekretar i parë i Ambasadës Në Diplomaci
Sekretar i dytë i Ambasadës Në Diplomaci
Zëvendës Konsull Në Diplomaci
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe D11 2.50
Në Institucionet Kulturore-Artistike
Artit 1
Doganier 1 D12 2.30
Pozitat profesionale në shërbimin
Ekzekutiv Profesional 3 civil dhe pozitat profesionale të
D13 2.15 nëpunësve të shërbimeve publike
Sekretar i tretë i Ambasadës Në Diplomaci
Atashe në Ambasadë Në Diplomaci
Mësimdhënës në Shkollë të Mesme
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe
Në Institucionet Kulturore-Artistike
Artit 2
Ne institucionet shëndetësore dhe
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 1 institucionet tjera ku ushtrohet
profesioni përkatës
Doganier 2
Pozitat profesionale në shërbimin
Ekzekutiv Profesional 4 civil dhe pozitat profesionale të
nëpunësve të shërbimeve publike
Mësimdhënës në Shkollë Fillore
D14 1.95 Ne institucionet Shëndetësore dhe
institucionet tjera ku ushtrohet
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 2
profesioni përkatës;Teknik i
Autopsisë
Pedagog/Psikolog Në arsimin parauniversitar
Rreshter në PK Ne polici
Edukator 3
Sekretar i Shkollës Në shkollat e mesme dhe fillore
D15 1.90
Ne institucionet shëndetësore dhe
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 3 institucionet tjera ku ushtrohet
profesioni përkatës
Instruktor në Qendrat e Kompetencës
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Në Institucionet Kulturore-
Artit 3 D16 1.80 Artistike
Mësimdhënës në Institucionet Parashkollore
Pozitat profesionale në shërbimin
Ekzekutiv Profesional 5 civil dhe pozitat profesionale të
nëpunësve të shërbimeve publike
Edukator 2
D17 1.70 Ne institucionet shëndetësore dhe
institucionet tjera ku ushtrohet
Infermier/Mami/Teknik Medicinal 4
profesioni përkatës,Teknik i
Farmacisë
Zjarrfikës 1
Pozitat profesionale në shërbimin
Ekzekutiv Profesional 5 civil dhe pozitat profesionale të
D18 1.65 nëpunësve të shërbimeve publike
Polic i Lartë në PK Në Polici
Edukator 1
Teknik i Farmacist
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe D19 1.60 Në Institucionet Kulturore-
Artit 4 Artistike
Zjarrfikës 2
Pozitat profesionale në shërbimin
Ekzekutiv Profesional 6 civil dhe pozitat profesionale të
nëpunësve të shërbimeve publike
D20 1.45
Asistent i infermierisë
Zjarrfikës 3
Krijuesit dhe Përformuesit e Kulturës dhe Në Institucionet Kulturore-
D21 1.40
Artit 5 Artistike

Zjarrfikës 4
D22 1.35
Polic i Ri Në Polici

Administrativ Teknik 1 E1 1.60 Në kabinetet politike

Administrativ Teknik 2 Në të gjitha institucionet e


E2 1.40
Stafi Teknik 1 administratës publike
E
Në të gjitha institucionet e
Stafi Teknik 2 E3 1.25
administratës publike
Në të gjitha institucionet e
Stafi Teknik 3 E4 1.00
administratës publike

You might also like