You are on page 1of 2

1

Plani i orës mësimore


ShFMU “Shkëndija” Suharekë Data: 06.11.2017

ASPEKTET E PRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: GJUHËT DHE KOMUNIKIMI Lënda: GJUHË ANGLEZE

Shkalla e kurrikulës: 1 Klasa: I

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Literary and non-literary texts

Tema: Clothes Njësia mësimore: My clothes

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën 3:


I. Komunikues efektiv: 6, 9
II. Mendimtar kreativ: 1
III. Nxënës i suksesshëm: 1, 2, 4, 5
IV. Kontribues produktiv: 1, 2, 4, 6
V. Individ i shëndoshë: 1, 2, 3, 4, 5
VI. Qytetar i përgjegjshëm: 1, 2, 3, 4, 5, 6
Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën 1:
- SHKATHTËSITË E KOMUNIKIMIT: Të dëgjuarit dhe të folurit: Identifikon elementet
kryesore dhe konceptet nga tregimet e thjeshta (ngjarjen, personazhet, etj.), dallon gjuhën
figurative nga ajo jofigurative; Të lexuarit: Përdor strategji për të lexuar me kënaqësi tekste të
thjeshta, mëson fjalë të reja, dallon fjalën, fjalinë si dhe elementet e përdorimit të gjuhës; Të
shkruarit: Vizaton diçka të thjeshtë mbi bazë imagjinare dhe shkruan disa fjali për përmbajtjen e
figurës që ka vizatuar, Shkruan fjalët duke parë figura;

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: skirt, coat, trousers, shoes, dress, shirt, T-shirt, scarf, cap, etj.

Rezultatet e të nxënit të lëndës:


- Dallon disa veshje
- Shqipton disa veshje

Kriteret e suksesit:
- Dallimi i disa veshjeve
- Shqiptimi i disa veshjeve

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: lapsi, fletorja, tabela, shkumësi,
kompjuteri, interneti, video, fletëza, etj. Linku: https://www.youtube.com/watch?v=taoCF1cKZSY

https://www.youtube.com/watch?v=p4X1BSPsqvg

Përdorimi i TIK-ut: - Kompjuteri përdoret për të dëgjuar dhe parë videon që lidhet me mësimin dhe për
hulumtime në internet.
Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni):
2

Njësia mësimore ndërlidhet me gjuhën shqipe, edukatën qytetare, artet, etj.


Çështjet ndërkurrikulare:
Kjo njësi mësimore lidhet me:
- Edukimin për qytetari demokratike
- Edukimin medial
- Edukimin për zhvillim të qëndrueshëm
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: (10 min)
STUHI MENDIMESH: Në fillim nxënësit dëgjojnë videon e përgatitur më parë, ku njoftohen me disa
veshje të trupit. Gjatë këndimit nx. përsërisn emrat e veshjeve bejnë lëvizje trupore: skirt, coat,
trousers, shoes, dress, shirt, T-shirt, scarf, cap, etj.
Pjesa kryesore: (25 min)
INTERPRETIMI
Pas përsëritjes së fjalëve nga ana e arsimtarit, nxënësit bëjnë shqiptimin e tyre. Këtë e bëjnë
vazhdimisht me ndihmën e arsimtarit gjatë këndimit të këngës, dhe në forma të ndryshme. Më pas
arsimtari me anë të shqiptimit dhe lëvizjeve kërkon nga nxënësit që ata t’i përsërisin fjalët. Në vazhdim
arsimtari prek veshjet e ndryshme dhe kërkon nga nx. që t’i shqiptojnë ato.

- Skirt – nx. e shqiptojnë fjalën skirt


- Sweater - nx. -----------
- Coat – nx. -----------
- Shoes – nx. ---------- etj -

Pastaj vazhdohet përmes fletëzës dhe fotografisë dhe shqiptohen vazhdimisht veshjet.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: (10 min)


SHKRIM I LIRË: Nxënësit në formë grupore bëjnë veprime të ndryshme duke përdor dhe shqiptuar
veshjet. Dhe në fund bëjnë identifikimin/bashkimin e fjalëve me figurat.

Cap T-shirt Dress Shirt

Detyrë: Të vizatojnë/ngjyrosin disa veshje dhe t’i vendosin fjalët pranë figurave.
METODOLOGJIA E VLERËSIMIT: Vlerësimi – nxënësit vlerësohen me punime.

You might also like