You are on page 1of 3

Të mësuarit me projekte

Matematikë, të ndërtojmë mjete mësimore

Tema “Të ndërtojmë mjete mësimore” në lëndën e matematikës në klasën e 8-të është
organizuar për t’u zhvilluar me anë të projektit. Kjo është një metodë mësimore efikase e cila
bashkon treshen e suksesit mësues-nxënës-prindër.

PROJEKT

Tema: Të ndërtojmë mjete mësimore

Lënda: Matematikë

Klasa: VIII

Kohëzgjatja e projektit: 3 orë

Ideja e projektit: Ideja e këtij projekti lidhet me aftësimin e nxënësve për të përdorur mjetet
rrethanore dhe shndërrimin e tyre në mjete mësimore didaktike. Nxënësit bashkëpunojnë,
diskutojnë, punojnë dhe krijojnë mjete konkrete: postera, fjalëkryqe, kuice, kalendarë
matematikorë ose aplikacione të ndryshme me ndihmën e kompjuterit.

Ngjarjet hyrëse që frymëzojnë projektin: Shpeshherë në orë të ndryshme mësimi përdoren


ndërmjet të tjera, si: mjete mësimore të bëra nga duart e nxënësve ndër vite, shihen punime të
tyre të dokumentuara në CD ose demonstrohen materiale të shkarkuara nga interneti.

Partnerët në projekt:

• Nxënësit e klasës VIII

• Mësuesi/ja

• Prindërit

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit

Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra, bën pyetje, jep propozime.

Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.

Kompetenca e të nxënit

Përzgjedh materialet, si p.sh., letrën, për kryerjen e detyrës dhe arsyeton zgjedhjen që ka bërë.

Parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për detyrën e dhënë në njërën nga format e të
shprehurit.

Mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, veprimtari, duke përdor
teknika të ndryshme për gjetjen e gabimeve dhe i korrigjon ato.
Grumbullon dhe klasifikon objektet e krijuara.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Bashkëvepron me moshatarët (pavarësisht statusit social) dhe të tjerë për realizimin e


projektit.

Kompetenca qytetare dhe kompetenca personale

Tregon vetëbesim, kujdes dhe përpikëri gjatë kryerjes së detyrave.

Bashkëpunon me të tjerët për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë.

Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat për realizimin e detyrës
në grup.

Metodat: Hulumtim i përbashkët, punë individuale, punë në grup, punë në dyshe, diskutim,
prezantim.

Burimet e nevojshme: Teksti, mjete vizatimi, karton me ngjyra të ndryshme, letra me ngjyra,
letër adeziv

me ngjyra, ngjitës, gërshërë, aparat fotosh, materiale nga interneti, laptop, videoprojektor,
skica, fotografi etj.

Pyetja kërkimore: A mund të bëjmë mjete të ndryshme mësimore duke përdorur mjete
rrethanore?

Veprimtaritë:

Ora I

Gjatë kësaj ore bëhet një prezantim i shkurtër i temës së projektit. Klasa ndahet në grupe,
nxënësit diskutojnë duke shfrytëzuar informacione të trajtuara në tekst, në internet, si dhe
idetë e tyre. Ata hedhin në letër idetë e tyre caktojnë mjetet që u duhen, caktojnë rolin dhe
detyrën e secilit anëtar të grupit. Në fund të orës secili grup paraqet përpara klasës projekt-
idetë. Të gjithë nxënësit marrin pjesë në këtë diskutim duke bërë edhe vërejtje e sugjerime
për mënyrën e realizimit të mjeteve të përzgjedhura për t’u realizuar.

Ora II

Nxënësit punojnë në grupe. Ballafaqojnë edhe njëherë projekt-idenë. Kontrollojnë mjetet e


nevojshme dhe vazhdojnë punën për realizimin e projektit. Ata bashkëveprojnë me njëri-
tjetrin, shkëmbejnë mendime duke dhënë ndihmë konkrete.

Mësuesi/-ja vëzhgon punën e nxënësve gjatë gjithë orës. Mban shënimet e nevojshme, jep
ndihmesën e tij/saj për pyetjet që nxënësit mund të kenë, jep sugjerime, nëse e shikon të
nevojshme.

Ora III
Gjatë kësaj ore nxënësit do të prezantojnë sipas grupeve mjetet e krijuara. Nxënësit e tjerë
mund të bëjnë pyetje të ndryshme për mënyrën se si ato e kanë realizuar atë dhe rëndësinë e
tij në orën e mësimit.

Pas përfundimit të prezantimeve, nxënësit votojnë në mënyrë anonime për mjetet që ka


krijuar secili grup.

Pasi numërohen votat, shpallet grupi fitues.

Nxënësit plotësojnë një fletë, ku u përgjigjen pyetjeve:

‒ Çfarë ndihme u ofroi ky projekt në matematikë?

‒ Çfarë u pëlqeu më shumë?

‒ Çfarë vështirësish kishit gjatë zhvillimit të tij?

‒ A doni ta vazhdoni këtë projekt më tej?

Vlerësimi i nxënësve:

Duke u bazuar në vlerësimet formuese gjatë projektit (diskutimet, tabelat, vëzhgimin, planet
paraprake dhe vazhdimësia e tyre) në dosjet personale dhe në produktin e realizuar, aftësinë
për të demonstruar ato që dinë, aftësinë e bashkëpunimit në grup dhe prezantimin, mësuesi/ja
bën vlerësimin përmbledhës të nxënësve.

Shënim. Mësuesi/ja mund të diskutojë me nxënësit dhe ata ta zgjedhin vetë temën e projektit
që duan të realizojnë, mund t’u sugjerojë nxënësve një projekt që ai/ ajo mendon më të
arsyeshëm për grupin e nxënësve që ka.

Ky projekt i propozuar shërben si një ide për mësuesin/en.

You might also like