You are on page 1of 2

1

Plani i orës mësimore


ShFMU “Shkëndija” Suharekë Data: 27.11.2017

ASPEKTET E PRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulare: GJUHËT DHE KOMUNIKIMI Lënda: GJUHË ANGLEZE

Shkalla e kurrikulës: 1 Klasa: I

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Literary and non-literary texts

Tema: Rooms in the house Njësia mësimore: My rooms

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën 3:


I. Komunikues efektiv: 6, 9
II. Mendimtar kreativ: 1
III. Nxënës i suksesshëm: 1, 2, 4, 5
IV. Kontribues produktiv: 1, 2, 4, 6
V. Individ i shëndoshë: 1, 2, 3, 4, 5
VI. Qytetar i përgjegjshëm: 1, 2, 3, 4, 5, 6
Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën 1:
- SHKATHTËSITË E KOMUNIKIMIT: Të dëgjuarit dhe të folurit: Identifikon elementet
kryesore dhe konceptet nga tregimet e thjeshta (ngjarjen, personazhet, etj.), dallon gjuhën
figurative nga ajo jofigurative; Të lexuarit: Përdor strategji për të lexuar me kënaqësi tekste të
thjeshta, mëson fjalë të reja, dallon fjalën, fjalinë si dhe elementet e përdorimit të gjuhës; Të
shkruarit: Vizaton diçka të thjeshtë mbi bazë imagjinare dhe shkruan disa fjali për përmbajtjen e
figurës që ka vizatuar, Shkruan fjalët duke parë figura;

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: kitchen, bathroom, living room, bedroom, etj.

Rezultatet e të nxënit të lëndës:


- Dallon dhomat në shtëpi
- Identifikon dhomat në shtëpi

Kriteret e suksesit:
- Dallimi i dhomave në shtëpi
- Identifikimi i dhomave në shtëpi

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: lapsi, fletorja, tabela, shkumësi,
kompjuteri, interneti, video, fletëza, etj. Linku: https://www.youtube.com/watch?v=qsmlxP8T720

Përdorimi i TIK-ut: - Kompjuteri përdoret për të dëgjuar dhe parë videon që lidhet me mësimin dhe për
hulumtime në internet.
Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni):
Njësia mësimore ndërlidhet me gjuhën shqipe, edukatën qytetare, artet, etj.
2

Çështjet ndërkurrikulare:
Kjo njësi mësimore lidhet me:
- Edukimin për qytetari demokratike
- Edukimin medial
- Edukimin për zhvillim të qëndrueshëm
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: (10 min)
STUHI MENDIMESH: Në fillim nxënësit dëgjojnë videon e përgatitur më parë, ku njoftohen me disa
dhoma të shtëpisë. Gjatë këndimit nx. përsërisn emrat e dhomave: kitchen, bathroom, living room,
bedroom, etj.
Pjesa kryesore: (25 min)
PUNË E DREJTUAR:
Pas përsëritjes së fjalëve nga ana e arsimtarit, nxënësit bëjnë shqiptimin e tyre. Këtë e bëjnë
vazhdimisht me ndihmën e arsimtarit gjatë këndimit të këngës, dhe në forma të ndryshme. Në vazhdim
arsimtari i udhëzon/drejton nxënësit që të identifikojnë dhomat përmes vizatimeve/figurave të gatshme.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: (10 min)


PUNË NË DYSHE: Nxënësit bëjnë bashkimin/lidhjen e emrave të pjesëve të shtëpisë me figura, në
fletëzën e gatshme të punuar nga arsimtari..

Detyrë: Të bashkojnë fjalët me figura.


METODOLOGJIA E VLERËSIMIT: Vlerësimi – nxënësit vlerësohen me detyra/vizatime.

You might also like