You are on page 1of 4

Departamenti i Sociologjisë, Artan Krasniqi dhe studentët e vitit të dytë, 2022/2023

Hulumtimi:
Liberalizimi i vizave: Pritje dhe izolim, shanse dhe shpresë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS - FAKULTETI FILOZOFIK


DEPARTAMENTI I SOCIOLOGJISË
Praktikumi sociologjik, 2022/2023
/__/__/__/
HULUMTIMI:
Liberalizimi i vizave: Pritje dhe izolim, shanse dhe shpresë

I/e nderuar,
Ne studentët e Departamentit të Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës jemi duke bërë
hulumtimin “Liberalizimi i vizave: Pritje dhe izolim, shanse dhe shpresë”. Hulumtimi bëhet në kuadër të
lëndës Praktikumi sociologjik, të cilën e ligjëron profesor Artan Krasniqi, dhe ka qëllim për të mbledhur
mendimet dhe vlerësimet e qytetarëve me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ju lusim të na ndihmoni të
realizojmë hulumtimin tonë duke u përgjigjur në pyetjet e këtij pyetësori. Ju sigurojmë se përgjigjet do të mbesin
konfidenciale dhe anonimiteti juaj garantohet.
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Vendi i intervistimit: ___________________________ Studenti/ja:______________________________________


Data e intervistimit:____________________________ Respondenti/ja:___________________________________

I. SHËNIMET DEMOGRAFIKE
1. Gjinia 1. Mashkull 2. Femër 3. Tjetër:_________ 4. Preferoj mos të përgjigjem
2. Mosha 1. Shëno vjetët: ____________
3. Gjendja martesore 1. I/e pamartuar 2. I/e martuar 3. I/e vejë 4. I/e shkurorëzuar
4. Shkollimi 1. Pa shkollë 2. Fillore 3. E mesme 4. Fakulteti 5. MA/PhD
5. Tipi i vendbanimit 1. Urban 2. Rural
6. Statusi social 1. I/e punësuar 2. I/e papunë 3. Pensionist/e 4. Bujk/amvise 5.Student/e
7. Profesioni (Puna që ushtroni ose që keni ushtruar)_____________________
8. Përkatësia etnike: _________________________
9. Të ardhurat mesatare në familje: 1. Deri në 500 € 2. 501 – 1000 € 3. 1001 – 2000 € 4. Mbi 2000 €
10. A jeni anëtar i ndonjë partie politike (Nëse po, cilës): ____________________________
11. A jeni anëtar i ndonjë organizate joqeveritare (Nëse po, cilës): ____________________

II. PËRVOJAT ME MIGRIMIN DHE MËRGIMTARËT


12. A keni ndonjë familjarë të ngushtë që jeton jashtë shtetit? (Nëse jo, kalo në pyetjen e radhës!)
Relacioni me mërgimtarin: _____________________
Ku ndodhen: _________________________________
Kur kanë shkuar: _____________________________
Arsyeja e migrimit:____________________________

13. A keni emigruar ndonjëherë:


Kur: ________________________________________
Në cilin vend:________________________________
Për çfarë arsye: ______________________________
Sa keni qëndruar: ____________________________

FILLO INQIZIMIN E INTERVISTËS KËTU


Departamenti i Sociologjisë, Artan Krasniqi dhe studentët e vitit të dytë, 2022/2023
Hulumtimi:
Liberalizimi i vizave: Pritje dhe izolim, shanse dhe shpresë

III. PRITJE DHE IZOLIM

1. Sipas jush, pse është me rëndësi liberalizimi i vizave për Kosovën? ▪ Çka do të thotë për ju
lëvizja e lirë?

2. Kush është fajtori kryesor pse Kosova s’ka ende liberalizim të vizave?

3. Si e vlerësoni angazhimin e Kosovës për të plotësuar kriteret për liberalizim? A mendoni se


ka diçka që është bërë gabim nga klasa politike në Kosovë? (Nëse po, çka konkretisht?)

4. Po angazhimin e BE-së, si e vlerësoni? Pse mendoni që BE-ja e ka vonuar kaq gjatë këtë
proces?

5. Cila mendoni se është sfida më e madhe e Kosovës për të marrë liberalizimin e vizave?

6. A ju kujtohet, kur ka qenë momenti kur keni pasur pritshmëritë më të mëdha se do të


ndodhë liberalizimi i vizave? ▪ Çfarë zhgënjimi keni përjetuar kur as atëherë nuk ka
ndodhur?

7. Si e përshkruani ndjenjen e të qenit qytetari i vetëm në Evropë që nuk mund të lëvizë pa


vizë?

8. Ju personalisht, a keni vizituar ndonjëherë ndonjë vend të Evropës dhe botës? Nëse po, kur
keni shkuar dhe si e kujtoni atë eksperiencë?

9. Duke u ndalur veç e veç te secili nga këta hapa, si do ta komentoje procesin e aplikimit për
vizë (*Mund të përshkruhen detaje nga përvoja personale, por edhe e të afërmve):
a. Pritja e gjatë për termin;
b. Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar;
c. Shpenzimet monetare (a ju kujtohet sa para keni shpenzuar);
ç. Trajtimi në Ambasada gjatë aplikimit;
d. Ankthi i pritjes së përgjigjes.

10. A ju është refuzuar viza ndonjëherë? (Nëse po, si e keni përjetuar atë moment) ▪ Po ndonjë
familjarit apo mikut tuaj?

11. A ju ka ndodhur që të humbni ndonjë mundësi apo ka diçka që ju ka mbetur peng pa e


realizuar si mungesë e lirisë së lëvizjes? (Komento në detaje) ▪ Po ndonjë anëtari të familjes apo
ndonjë miku të afërt, a i ka ndodhur kjo? ▪ Po rrethit, shoqërisë? Nëse po, si e keni përjetuar
këtë?
Departamenti i Sociologjisë, Artan Krasniqi dhe studentët e vitit të dytë, 2022/2023
Hulumtimi:
Liberalizimi i vizave: Pritje dhe izolim, shanse dhe shpresë

12. A ka diçka gjatë kësaj kohe që ju ka ndihmuar që sadopak të ndjeheni të integruar në


botën perëndimore? (Ndonjë personalitet; vizitat familjare; mediat...)

13. Si e keni parë raportimin e mediave lidhur me liberalizimin e vizave? Sa informues ka


qenë për ju? ▪ Po humorin që bëhet rreth kësaj teme?

14. A jeni optimist se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti? ▪ Çka nëse nuk ndodhë?

IV. SHANSE DHE SHPRESË

15. Cili do të jetë vendi i parë që do ta vizitoni kur të hiqen vizat dhe pse?

16. Çfarë perspektive dhe çfarë mundësish do të ofronte për ju liberalizimi i vizave?

17. Po për qytetarët e Kosovës në përgjithësi, çfarë perspektive do të hapej? (Vizitat turistike,
vizitat familjare, kontaktet kulturore, shembuj dhe vlera pozitive, ndërgjegjësim, mundësi punësimi...)

18. Kush mendoni se do të përfitonte më së shumti nga liberalizimi i vizave, dhe pse:
a. Djemtë apo vajzat;
b. Të rinjtë apo të moshuarit;
c. Të pasurit apo të varfrit;
d. Të punësuarit apo të papunësuarit;

19. A mendoni se liberalizimi i vizave dhe lëvizja e lirë i shtyn qytetarët e Kosovës të
punojnë dhe ta duan më shumë apo më pak atdheun?

20. A shihni ndonjë gjë negative për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës nëse liberalizohen
vizat?

21. A mendoni se qytetarët e Kosovës e kuptojnë drejt se çka nënkupton liberalizimi i


vizave?

22. Ju personalisht a do të shkonit për të jetuar në ndonjë vend tjetër (Edhe nëse po edhe nëse
jo, pse)? ▪ Po qytetarët e Kosovës, çka po i shtyn të largohen?

23. Si i mbani kontaktet me familjarët tuaj në mërgim? Sa shpesh flisni me ta, dhe në çfarë
metodash? ▪ Si i komentoni ndryshimet që kanë ndodhur në mënyrat e komunikimit? ▪ Si
mendoni se do ta presin ata liberalizimin?

24. Krejt në fund, kur prisni se Kosova do të bëhet anëtare e BE-së?


Departamenti i Sociologjisë, Artan Krasniqi dhe studentët e vitit të dytë, 2022/2023
Hulumtimi:
Liberalizimi i vizave: Pritje dhe izolim, shanse dhe shpresë

POROSIA: Cili është mesazh i juaj për qytetarët e Kosovës në raport me liberalizimin e vizave? ▪
E për politikanët? ▪ Po për ndërkombëtarët (BE-në)?

KOMENTI: A keni ndonjë koment për pyetjet dhe hulumtimin tonë?


Ju faleminderit për bashkëpunim!

You might also like