You are on page 1of 29

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

Tema:|” Shkaqet e rënies se natalitetit në familjen bashkëkohore


kosovare”

Mentor: Studentet:

Prof.Dr. Besim GOLLOPENI Diellza Selani


Florë Ferizi
Mitrovice, 2018

1
PËRMBAJTJA

DEKLARATË
FALENDERIM
FJALORTH

I. HYRJE
II. TRANZICIONI, ANALIZA E SITUATËS NË KOSOVË
III. QELLIMI DHE OBJEKTIVAT E HULUMTIMIT
IV. TË DHËNAT DHE METODOLOGJIA E PUNËS
V. AGJENCIA E STATISTIKAVE TË KOSOVËS
VI. HIPOTEZA
VII. ANKETA DHE REZULTATET E SAJ
VIII. DISKUTIME
IX. KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET
X. REFERENCAT

2
Deklaratë

Në realizimin e ketij punimi hulumtues me temën “ Shkaqet e rënies së natalitetit në familjen


bashkëkohore kosovare”, për komunen e Vushtrrisë që ka përfshirë qytetarët e kësaj komune,
morën pjesë studentet Florë Ferizi dhe Diellza Selani. Ky punim është realizuar në përgjithësi në
mënyrë grupore.

Falenderim

Për realizimin e këtij punimi hulumtues, e falenderojmë mentorin e lëndes professor Besim
Gollopeni, që na ka udhëzuar gjatë procesit të realizimit, dhe qytetarët e Vushtrrisë që ndan kohe
të përgjigjen ne pyetjet tona për plotësimin e pyetesorit.

Fjalorth

Instrument-et e hulumtimit – mjetet/teknikat të cilat përdoren për të realizuar hulumtimin


(p.sh. anketa, intervista,mostra etj).

Intervista – është metodë e mbledhjes së të dhënave të hulumtimit përmes bisedës ndërmjetë dy


apo me shumë personave.

Metodologjia e hulumtimit – tërësia e metodave të cilat përdoren për të realizuar hulumtimin.

Rezultatet e hulumtimit- gjetjet, arritjet nga analizimi I të dhënave të mbledhura në terren


përmes instrumenteve/ teknikave të hulumtimit.

I. HYRJE

Rënia e natalitetit ne familjet kosovare është njëra ndër shqetësimet më të mëdha që na


preokupon në ditet e sotme. Në krahasim me periudhat e mëparshme kohore, kalimi nga familja

3
tradicionale ne familjen bashkekohore tregon dukshem rënien e natalitetit ne familjet kosovare.
Ne vitet e fundit koncepti I familjes, por edhe vetë familja kosovare është duke kaluar një krizë
të madhe. Një krizë, e cila ia ka ndryshuar pergjthmonë fytyrën tradicionale kosovare. E kaluar
është tashme familja me gjysh, gjyshe, kusherinjë e kusherira. Tashmë familja bashkëkohore
përbëhet nga prindërit dhe një ose dy fëmije.

Pyetja e hulumtimit:
Pyetja e ketij hulumtimi është: Pse nataliteti është në rënie e sipër, kush janë shkaktarët kryesor?

II. Tranzicioni, Analiza e situatës në Kosovë

Kosova ka kaluar periudha relativisht të gjata tranzicioni. Në këtë periudhë cdo aspektt I jetës
social-ekonomike-politike pësoi transformimin e saj. Ishte kriza ekonomike që ne e përjetuam e
cila solli shumë gjëra ndryshe tek ne. Familja ishte ajo e cila kishte pësuar më së shumti nga ky
tranzicion I cili ndodhi. Kështu familjet filluan të ishin pranë asaj qe koha moderne ofronte. Por
disa familje ia arritën që t’I qëndronin ballë këtij tranzicioni dhe te mbanin “në jetë” ende
familjen tradicionale. Të ndodhur nën trysninë e krizës së thellë ekonomike që shoqëron procesin
e tranzicionit një pjesë e familjeve shqiptare nuk kanë mundësitë ekonomike të plotësojnë
kërkesat e fëmijëve dhe kjo ka bëer që të bie edhe nataliteti në familjen bashkekohore.

III. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E HULUMTIMIT

4
Qëllimi i përgjithshëm i këtij hulumtimi është që të nxjerrim të dhëna të nevojshme lidhur me
shkaqet e rënies së natalitetit në familjen bashkëkohore kosovare, po ashtu edhe mendimet e
qytetarve lidhur me këtë çështje. Hulumtimi ëshë i fokusuar në disa objektiva, në faktor më të
rëndësishëm që ndikojnë në rënien e natalitetit, ku dallojmë: - Emancipimi i gruas; dhënia pas
karrierës; kosto e lartë e jetesës, jeta dinamike, migrimet e popullsisë e shumë faktorë të tjerë.

- Të bëhet identifikimi i shkaktarëve kryesore në rënien e natalitetit


- Të identifikohet numri i lindshmërisë në vitet e fundit në komunen e Vushtrrisë

IV. TË DHËNAT DHE METODOLOGJIA E PUNËS

5
Për realizimin e këtij hulumtimi, janë grumbulluar të dhënat statistikore për numrin e rënies
së natalitetit në Kosovë, nga burimet zyrtare përkatësisht Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Të dhënat e shfrytëzuara nga ASK, pasqyrojnë të dhënat numerike për rënien e natalitetit për
periudhen 2015/16/17. Për realizimin e këtij hulumtimi janë perdorur metoda demografike
dhe metoda kuantitative, ku ështe përfshirë instrumenti I pytësorit(me qytetar) për
mbledhjen e të dhënave adekuate.

Të dhënat statistikore të shfrytëzuara nga instititucioni i lartë përmendur janë të dhëna zyrtare
në nivel instuticioni. Këto të dhëna nga ASK-I, janë të dhëna numerike për rënien e
lindshmëris(natalitetit) ndërsa, të dhënat nga pyetësori për nga përmbajtja prezantojnë
karakteristikat e përgjithshme të respodentëve, si :profilin arsimor, moshën, gjininë,
venbanimin, statusin social etj. Të dhënat prezantojnë periudhën kohore të dy viteve të fundit
2015/16/17.

Të dhënat e nxjerra nga instrumenti matës pytësori, flasin për opinionin dhe qendrimin
qytetarve lidhur me rënien e natalitetit në familjen bashkëkohore. Hulumtimi planifikohet të
jetë i tipi prospektiv kuantitativ. Do të realizohet përmes pyetësorit. Pyetësori do të përmbajë
14 pyetje ku si mostër planifikohet të merren qytëtarët nga komuna e Vushtrrisë.

V. AGJENCIA E STATISTIKAVE TË KOSOVËS

6
Të dhënat në ketë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave
Administrative për vitin 2015/16/17, nga zyra e gjendjesë civile ne komunën e Vushtrrisë.

Sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga ASK, gjatë vitit 2015 në komunën e Vushtrrisë
kanë ndodhur gjithsej 964 lindje te gjalla, prej tyre 370 fëmijë të parë, 292 i dyti, 206 i treti,
70 i katërti, 18 i pesti, 6 i gjashti, 2 i shtati dhe tetë e me shumë 0.

7
Sa i përketë vitit 2016, gjithsejë kanë ndodhur 993 lindje të gjalla, prej tyre 394 fëmijë I parë,
302 i dyti, 186 i treti, 79 i katërti, 22 i pesti, 9 i gjashti, 1 i shtati dhe tetë e më shumë.

8
Gjatë vitit 2017, kanë ndodhur gjithsej 1.044 lindje të gjalla, prej tyre 432 fëmijë i parë, 307 I
dyti, 207 i treti, 75 i katërti, 17 i pesti, 6 i gjashti dhe shtatë e më shumë 0.

9
Sa i përket të dhënave të lindjeve në bazë të komunës së Vushtrrisë, vitit dhe grup-
mosha/mosha mesatare të nënës janë si në vijim:

Në vitin 2015, në komunen e Vushtrrisë ndodhen gjithsej 964 lindje, nga grup-mosha 14 e më
pak 0, 21 lindje nga grup-mosha 15-19 , 244 lindje nga grup-mosha 20-24, 312 lindje nga grup-
mosha 25-29, 238 lindje nga grup-mosha 30-34, 119 lindje nga grup-mosha 35-39, 28 lindje nga
grup-mosha 40-44, 2 lindje nga grup-mosha 45-50 dhe 0 lindje nga grup-mosha 50 e më shumë.

10
Mosha mesatare e nënës 29

Në vitin 2016, në komunen e Vushtrrisë ndodhen gjithsej 993 lindje, prej tyre 0 nga mosha 14 e
më pak, 25 nga grup-mosha 15-19, 239 nga grup-mosha 20-24, 344 nga grup-mosha 25-29, 249

11
nga grup-mosha 30-34, 116 nga grup-mosha 35-39, 19 nga grup-mosha 40-44, 1 nga grup-mosha
45-49, 0 lindje nga grup-mosha 50 e më shumë. Mosha mesatare e nënës 28.

12
Në vitin 2017, në komunen e Vushtrrisë ndodhen gjithsej 1,044 lindje, nga grup-mosha 14 e më
pak 0, 24 lindje nga grup-mosha 15-19 , 232 lindje nga grup-mosha 20-24, 391 lindje nga grup-
mosha 25-29, 244 lindje nga grup-mosha 30-34, 128 lindje nga grup-mosha 35-39, 22 lindje nga
grup-mosha 40-44, 3 lindje nga grup-mosha 45-49 dhe 0 lindje nga grup-mosha 50 e më shumë.

13
Mosha mesatare e nënës 28.

14
VI. Hipoteza

- Qytetarët mendojn që në rënien e natalitetit ka ndikuar mjaft shumë emancipimi I gruas;


- Koncepti i familjes ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara
- Kultura e vendeve europiane për lindjen e fëmijëve po praktikohet tek ne;
- Shteti duhet të bëjë politika sociale që shkojnë në drejtim të ruajtjes dhe zhvillimit të
familjës.

15
VII. ANKETA DHE REZULTATET E SAJ

Hulumtimi është bërë në komunën e Vushtrrisë .Gjithsejt janë anketuar 30 qytetar.Ku


shpërndarja e anketës është bërë në mënyrë të barabartë .Përmes grafikoneve dhe tabelave do të
paraqiten rezultatet e pyetjeve të parashtruara në anketë.

Në grafikun 1, janë paraqitur gjinia e të anketuarve gjithësej janë anketuar 30 qytetar ku prej tyre
50 ishin meshkuj dhe 50 femra.

16
Grafiku 2. Paraqitja e moshës së qytetarve

Në grafiku.2. Shohim se nga 30 qytetar të anketuar 40% ishin të moshës 20-25 vjec, 26.7% të
moshës 26-30 vjec, 16,7% të moshës 31-40 vjec dhe 16.7% të moshës mbi 40 vjec.

17
Grafiku 3. Tregon vendbanimin e qytetarve

3. Vendbanimi?

Në grafikun 3, është paraqitur përqindja e vendbanimit nga anketimi I qytetarve, ku numri më I


madh ishte nga ai urban me 66.7%, ndërsa vetëm 33.3% nga rural.

18
Grafiku 4. Tregon statusin marëtsor të qytetarve

Grafiku 4. Nga 30 të anketuarit 56.7% prej tyre ishin të martuar, ndërsa 43.3% të pamartuar,

Grafiku 5. Paraqitja e arsmimit të qytetarve

5. Arsimi ?

Grafiku 5. Nga 30 të anketuar, 63.3% e qytëtarve ishin me arsim të lartë, ndërsa 36.7% me arsim
të mesëm.

19
Grafikiu 6. Paraqitja e statusit të punësimit

Grafiku 6. Nga ky grafikon shohim se 63% e qytetarve ishin të punësuar, kurse 37% të
papunësuar.
Grafiku 7. Tregon vitet në martesë

7. Sa vite keni që jeni martuar?

Grafiku 7. Nga
grafiku nr.7 shihet se nga pyetja e parashtruar se sa vite keni që jeni martuar 26.67% prej tyre
kanë treguar që kanë 0-3 vite, 16.67% kanë 4-9 vite, 13.33% kanë 10 vite e më shumë.

20
Grafiku 8. Tregon numrin e fëmijëve që kanë qytetarët

8. Sa fëmijë keni?

Grafiku 9. Paraqet numrin e fëmijëve që qytetarët planifkojnë t’i keni?

8. Sa fëmijë planifikoni t’i keni?

Grafiku 9. Tregon numrin e fëmijëve që qytetarët kanë planifikuar t’i kenë, nga 30 të anketuar
56.67% prej tyre kanë treguar që 1-2 fëmijë, 33.33% kanë trëgar që 3-4 fëmijë dhe 10% kanë
treguar 5 e më shumë fëmijë.

21
Grafiku 10. Tregon për mendimin e qytetarve lidhur me ndryshimin e konceptit të familjës

10, A mendoni se ka ndryshuar koncepti I familjes në


krahasim me vitet e kaluara?

Grafiku 10. Në pytjen e parashtruar se a mendoni se ka ndryshuar koncepti I familjës në


krahasim me vitet e kaluara, 70% e qytetarve janë pajtuar me këtë, 16.67% nuk pajtohen dhe
13.33% janë pajtuar pjesërisht.

11. Cfarë mendoni, pse në të kaluaren lindnin fëmijë më shumë?

Në pyetjen se cfarë mendoni, pse në të kaluren lindnin fëmijë më shumë, një numër i madh i
qytetarve kanë pohuar që mungesa e edukatës seksuale ka qenë njëra ndër arsyet kryesore që në

22
të kaluren kanë lindur më shumë fëmijë. Ndërsa disa nga mendimet më interesante ishin këto nv
vazhdim

I anketuari1: “ Për më pas ma shumë djem’, për shkakë pasuris, edhe me ju ndihmu në punime
bujqësore”.

I anketuari 2: “ Koha u kanë qashtu, që me pas ma shumë fëmijë”

12.Cfare mendoni, pse në këtë kohë lindin fëmijë më pak?

Në pytjen, pse në të kaluren në këtë kohë lindin fëmijë më pak, më shumë se 60% e qytetarve
kanë menduar që emancipimi i gruas ka ndikuar mjaft shumë në rënien e natalitetit, ndërsa një
numër i vogel kanë thënë që kosto e lartë e jetesës dhe jeta dinamike ka bërë që të bie nataliteti.

Grafiku 11. Paraqet arsyet e rënies së natalitetit në familjen bashkëkohore

Grafiku11. Tregon se cilat janë arsyet e rënies së natalitetit, 53.33% kanë thënë që arsyje kryesor
është emancipimi I gruass, 20% kosto e lartë e jetesës, 13.33% dhënia pas karrierës, 6.67% jeta
dinamike, 3.33% planfikimi familjar dhe 3.33% migrimet e popullsisë.

14. Cili është dallimi I mënyres së rritjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve në të kaluaren dhe sot
sipas juve?

Në pytjen cili është dallimi i mënyrës së ritjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve në të kaluren dhe sot
sipas juve, këto ishin disa nga përgjigjet e qytetarve:

23
I anketuari 1: “Unë mendoj që në të kaluren prindërit nuk i kanë kushtuar shumë kohë fëmijëve,
ndërsa sot prindërit kalojnë një kohë të gjatë me fëmijët, po ashtu në të kaluren nuk i kanë pasur
kushtet sikurse sot”

I anketuari 2: “Unë mendoj që në të kaluren fëmijët janë edukuar më shumë, kanë pasur respekt
për të gjithë njerëzit, ndërsa fëmijët e sotit nuk e respektojnë askënd”

I anketuari 3: “ Në të kaluren nuk ka pasur telefona e sende tjera, kushte të rënda me do tesha i
kena rritë krejt fëmijët, tash nuk don’ kerkush njejtë”

VIII. Diskutime

Në vitin 2000, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë kishte


mesatarisht 40 mijë lindje, ndërsa në vitin 2016, në Kosovë janë regjistruar 23 mijë e
494 foshnje të lindura, që i bie rreth gjysmë më pak.

Sipas psikologut Dashamir Bërxulli, rënia e natalitet është rezultat i ndërrimit të modelit
shoqëror, i cili edhe imponon mënyrën e funksionimit të familjes, raporton KTV.

Ai thotë se shumë shpesh është zgjedhje e imponuar e prindërve që të mos kenë më shumë se 2
fëmijë, pasi mungon asistenca sociale, e cila në të shumtën e rasteve është determinuese për
lindjen e sa më shumë fëmijëve.

Sipas Bërxullit, nataliteti ka rënë po ashtu, pasi nënat janë më të vëmendshme sa i përket
zhvillimit të karrierës së tyre dhe kështu mundohen që të mos i lënë keq as fëmijët por as veten.

Sociologu Artan Krasniqi thotë se rrethana të ndryshme shoqërore e diktojnë numrin e lindjeve të
fëmijëve dhe më e rëndësishmja është mënyra se si tash jetojnë njerëzit.

Sipas tij, është për keqardhje që gratë nuk marrin kurrfarë stimulimi që ua lehtëson atyre krijimin
e lirshëm të familjes në aspektin social.

Ndonëse ka pasur premtime të shumta, sidomos nëpër fushata zgjedhore, se do të ndihmohen


nënat dhe ekonomitë familjare, një gjë e tillë nuk është vërejtur në realitet, gjë që natyrshëm
shihet edhe si faktor që determinon planifikimin familjar.

24
Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, Rifat Blaku, profesor i ekonomisë dhe
demografisë, nënvizoi se sot shqiptarët lindin përgjysmë më pak se para 40 vjetësh .“Sa
më i zhvilluar të jetë shteti, sa më shumë të ketë të punësuara femra, shtimi natyror vjen duke
rënë, duke u qetësuar dhe duke u stabilizuar. Kurse në periudhën e përparme ishte situatë shumë
e rëndë në aspektin social dhe normat ishin si në shtetet e prapambetura të Azisë, Afrikës e
Amerikës Latine. Aktualisht popullsia e Kosovës dhe përgjithësisht e kombit shqiptar ka arritur
në një fazë e cila njihet si fazë e pjekurisë demografike”, theksoi ai. “Ka rënë më dukshëm edhe
mortaliteti si shkak i rregullimit të standardit shëndetësor”, shtoi ai.

IX, Konkluzionet dhe rekomandime

Qëllimi i këtij hulumtimi është të nxjerr të dhëna kuantitative rreth rënies së natalitetit dhe
faktorëve që po ndikojnë në rënien e natalitetit. Në anën tjetër të indentifikoj sfidat me të cilat
do përballemi ne si shoqëri. Ky hulumtim u realizua përmes instrumentit të anketës(pyetësorit)
me rreth 30 qytetar.

Rezultatet e hulutmimit tregojnë se rreth 36.67% e qytetarve kanë 1-2 fëmijë dhe 20% e tyre
kanë 3-4 fëmijë, ndërsa nga pyetja se sa fëmijë panfikojnë t’i kenë tregojnë që 56.67% e
qytetarve planifkojnë 1-2 fëmijë, 33.33% planifikojnë 3-4 fëmijë dhe një numër I vogël prej 10%
planifikojnë 5 e më shumë fëmijë.

Në anën tjetër ky hulumtim nxjerr në pah se emancipimi I gruas dhe kosto e lartë e jetesës janë
ndër shkaktarët kryesor të rënies së natalitet.

Për të pasur një rritje më të madhe të natalitetit kërkohet të plotësohen këto kushtë:

- Përkrahja nga shteti për nënat lehona;


- Kosto më e ulët e jetesës
- Të ardhura shtesë nga shteti për fëmijët
- Hapja e më shumë të vendeve të punës

Vetëm atëherë kur të arrihen rekomandimet e lartëpermendura, rritja e natalitetit do ketë një rritje
më të madhe dhe do shënoj përmisim në zhvillimin e shoqërisë.

25
X, Referencat

http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-
neës/statistikat-e-lindjeve-2017

https://www.albinfo.ch/ne-kosove-po-bie-nataliteti/

https://www.gazetaexpress.com/lajme/ja-si-po-bie-nataliteti-ne-kosove-
2790/?archive=1

https://gazetainfokus.com/cilat-jane-arsyet-e-renies-se-lindshmerise-ne-
kosove/

http://www.opoja.net/ne-shtate-vitet-e-fundit-ka-renie-te-natalitetit-ne-
kosove/

26
PYETËSOR
Hulumtim për Studime Bachelor, Fakulteti I Edukimit, UMIB

Tema: Shkaqet e rënies së natalitetit në familjen bashkëkohore

Hulumtimi me temë “ Shkaqet e rënies së natalitetit në familjen bashkëkohore” është pjesë e


studimeve themelore (bachelor), I cili zhvillohet për nevoja të studimeve nën udhëheqjen e
Pro.Dr. Besim Gollopeni. Ky hulumtim ka për qëllim identifikimin e shkaqeve dhe pasojave të
rënies së nataliitetit në familjen bashkëkohore . Hulumtimi është anonim, pra nuk publikohet
emër e mbiemër.

27
1.Pyetje të përgjithshme
1. Gjinia?
a) Femër b) Mashkull
2. Mosha?
a) 20-25 b) 26-30 c) 31-40 d) 40 e më shumë
3. Vendbanimi?
a) Rural b) Urban
4. Statusi juaj?
a) I/e martuar b) I/e pamartuar c) I/e divorcuar
5. Arsimi ?
a) Fillor b) Të Mesmen c) Të lartë
6. Statusi i punësimit?
a) I/e punësuar b)I /e papunësuar c) Të tjera__________.

7. Sa vite keni që jeni martuar?

8. a) 0-3 vite b) 4-9 vite c) 10 vite e më shumë

8. Sa fëmijë keni?
a) 1-2 b) 3-4 c) 5 e më shumë
9. Sa fëmijë planifikoni ti keni?
a) 1-2 b) 3-4 c) 5 e më shumë
10. A mendoni se ka ndryshuar koncepti I familjes në krahasim me vitet e kaluara?
Pajtohem Nuk pajtohem Pjeserisht pajtohem

11. Cfare mendoni, pse në të kaluaren lindnin fëmijë më shumë?

12. Cfare mendoni, pse në këtë kohë lindin fëmijë më pak?

13. Cilat janë arsyet e rënies së natalitetit në familjen bashkëkohore?


a) Emancipimi I gruas
b) Dhënia pas karrierës
c) Kosto e lartë e jetesës
d) Jeta dinamike
e) Migrimet e popullsisë
f) Planifikimi familjar
g) Tjeter_____________.
14. Cili eshte dallimi I mënyres së rritjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve në të kaluaren dhe sot
sipas juve?
a) ….
b) ….
c) ….

28
Ju falenderojmë për kohën dhe përgjigjet tuaja për këtë anketë!

P.S Nëse keni për të shtuar diqka, ju lutem shënoni në vazhdim.

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________.

29

You might also like