You are on page 1of 19

Fikri Mehmeti

PA IDENTITET?

2017
Disa fjalë nga autori

Ky libër iu kushtohet vendasëve të mi nga Bujanoci, Presheva e Medvegja, të cilët gjatë luftës së
vitit 1999-të, me 23 qershor të po atij viti, mbi dhjetëmijë familje janë dëbuar dhunshëm drejtë
Kosovës, respektivisht qytetit të Gjilanit, Dardanës, Ferizajit, Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Ashtu si unë edhe këta qytetarë, çdo ditë ballafaqohemi me shkelje të të drejtave elementare
të njeriut, si në Kosovë ashtu edhe në Sërbi.

Në Kosovë erdhëm në gjendje lufte, dhe e gjetëm vendin të shkatërruar, si çdo vend tjetër pas
lufte. Nuk kërkuam as edhe një thes miell, apo grosh. Vendasit e mi filluan të punojnë, të blejnë
tokë, të ndërtojnë shtëpi në mënyrë vetanake, të hapin biznese dhe të avancojnë në jetë.
Njihen si punëtorë, të zot, zotërues të shumë profesioneve. Sot e 18 vite, shteti i Kosovës, si
para pavarësisë ashtu edhe pas pavarësisë, nuk e ka realizuar as edhe një projekt të vetëm për
integrimin e luginasëve të dëbuar gjatë luftës, të cilët jetojnë në Kosovë.

Vendasit e mi, janë ballafaquar me represion në forma të ndryshme në vendlindje. Shteti Sërb
pasi që na kishte dëbuar nga vatrat tona, vendbanimet i kishte kthyer në zona ushtarake duke i
pozicionuar ushtrinë dhe xhandarmërinë Sërbe. Kjo për të frikësuar qytetarët të mos kthehen
në vatrat e tyre. Përveç shkatërrimit të shtëpiave, kanë shkatërruar malet, rrugët, si dhe nuk ka
asnjë nga kushtet elementare për të zhvilluar jetë normale si në ndonjë vend tjetër në territorin
e Serbisë. Kjo ka bërë që tani e tetëmbëdhjetë vite të mos kthehen familje shqiptare të jetojnë
në vatrat e shkatërruara, në një vend i cili nuk plotëson as kushtet elementare për jetesë.

Është e pamundur të mos flasësh për pjesën e historisë kur shkruan për këtë komunitet.
Prandaj, për të shuar shumë paragjykime dhe nënpyetje që do të mund të dilnin nga pjesët
tjera të librit, e pash të arsyeshme që në hyrje të ia kushtojë disa fjalë arsyes pse këta qytetarë
nuk kanë perspektivë në Sërbi, pse jetojnë tani e tetëmbëdhjetë vite në Kosovë,dhe pse nuk
janë kthyer në vatrat e tyre. Duke shpresuar të gjejmë mirëkuptim dhe joparagjykim. Ky libër
mëtonë të shfaqë një pjesë të realitetit të luginasëve që jetojnë në Kosovë, jo të atyre që
jetojnë në Sërbi. Për shkeljen e të drejtave të luginasëve që jetojnë në Sërbi, ka libra të cilët
trajtojnë këtë fenomen. Mungesa e një libri që do të sensibilizonte opinionin e gjërë për
gjendjen e luginasëve që jetojnë në Kosovë, ka qenë motivi kryesorë që të shkruaj këtë libër.
Në këtë libër do të gjeni edhe reagimet publike për këtë temë, të botuara në media.

*Arsya pse kam përdorur termin ‘’luginas’’ për tri komunat shqiptare, është për arsye se ky
term është më i njohuri në shoqëri, duke pasur parasysh se ky term do të duhej të ishte vetëm
për komunën e Preshevës, sepse Medvegja dhe Bujanoci nuk janë luginë, por të ndara.

3
Hyrje

E gjithë storia fillonë me datë 23 qershor, 1999-të, gjatë luftës në Kosovë. Sipas një regjistrimi
të organizuar nga ish shoqata ‘’Vatra’’, e përbërë nga anëtarë të zonave të shpërnguluara, të
cilët kanë kryer regjistrim në forma vullnetare, kanë arritur të evidentojnë se nga Bujanoci,
Presheva e Medvegja, janë dëbuar mbi dhjetëmijë familje. Këta qytetarë të dëbuar, vlenë të
theksohet se nuk kanë kaluar kufi administrativ por, kanë kaluar kufi në gjendje alarmante, aty
ku nuk kanë treguar kartë identiteti. Dihet se në luftë, sekuestrohen pasuria dhe dokumentet e
identifikimit. Kjo edhe kishte ndodhur tek qytetarët të cilët ishin dëbuar përmes represionit,
frikës, rrahjeve, dhe maltretimeve psiqike e fizike.

Në vitin 1999-të kur kanë arritur në Kosovë, respektivisht në qytetin e Gjilanit, Prishtinës,
Fushës Kosovës dhe Ferizajit, nuk kanë arritur të gjejnë mikëpritje me ndihma e ushqime, për
arsye se edhe vetë qytetarët dhe institucionet e vendit kanë qenë duke u marrë me problemet
e shkaktuara nga lufta. Dhe kjo është shumë e kuptueshme. Qytetarët e dëbuar filluan të e
gjejnë vetën e tyre përmes punës fizike, ndihmës nga mërgata, dhe aftësive profesionale.
Arritën të blejnë toka, të ndërtojnë shtëpi, sot lagje të mëdha në qytetin e Gjilanit, dominohen
nga qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit. Ashtu si në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Ferizaj.
Fëmijët e tyre filluan të vijojnë mësimet në Shkollat Fillore të komunave ku u pozicionuan. Sot
kemi shumë studentë të zellshëm, të talentuar, të cilët janë kuadro dhe shumë produktiv për
shoqërinë. Kemi fuqi punëtore të rrespektuar, dhe biznesmenë të njohur për sukseset e tyre.

Ajo çfarë ka ndodhur deri në vitin 2008-të, pra deri në shpalljen e pavarësisë është se, këta
qytetarë nuk i kanë kërkuar të drejtat e tyre si komunitet, e as si refugjat lufte. Nuk kanë
kërkuar statut të refugjatit, sepse kjo do të i kushtonte shtetit të Kosovës. E kanë mirëkuptuar
ndërtimin e Institucioneve të vendit, si dhe sakrificën dhe përkushtimin për pavarësi. Mirëpo,
është e paimagjinueshme që edhe pas dhjetë viteve pas pavarësisë, këta qytetarë të
ballafaqohen me probleme sikur të ishin në vitin 2000. Pse po e them këtë? E them për arsye
se; tani e tetëmbëdhjetë vite në Kosovë, nuk janë paisur me dokumente identifikimi, nuk është
realizuar as edhe një projekt i vetëm për integrimin e tyre në shoqëri, si dhe janë ballafaquar
dhe vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të ndryshme të cilat rrjedhin si rezultat i
mungesës së dokumentit të identifikimit. Janë mijëra qytetarë të dëbuar të cilët nuk gëzojnë të
drejtën e shtetësisë në Kosovë, dhe iu është pasivizuar shtetësia në Sërbi, tasht e
tetëmbëdhjetë vite. Këta qytetarë me plotë kuptimin e fjalës kanë mbetur popull apatrid, sikur
që ishin Palestinezët të cilëve pastaj UE iu bëri zgjidhje, e tek ne vazhdojmë të ballafaqohemi
me këtë problem, duke mbetur komunitet pa identitet.

Qytetarët çdo ditë hasin në vështirësi nga mungesa e identifikimit. Sa herë që organet e rendit
publik e ndalin një qytetarë pa identitet, e kanë të vështirë të e kuptojnë se kush është dhe
çfarë biografie ka. Shumë kriminelë nga vendet tjera, mund të fshihen nën arsyen se janë nga
Presheva, Bujanoci ose Medvegja, të kryejn krime në Kosovë dhe të mos zbulohet kurrë
identiteti i tyre.
4
Ne e kemi njoftuar Drejtorinë e Shërbimit Policor të Kosovës nëpër komuna, si dhe Ministrinë e
Punëve të Brendshme, duke dërguar raporte dhe lista me emra të cilët janë lajmëruar në Zyrën
për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila ndodhet pranë zyrës së Kryetarit të komunës së
Gjilanit se, mund të hasni në qindëra qytetarë të cilët nuk kanë identitet, dhe janë të dëbuarit
gjatë luftës së vitit 1999-të, ose fëmijët e tyre, të cilët janë rritur, shkolluar por nuk mund të
ndjekin studimet pa kartë identiteti. Këta qytetarë nuk mund të punësohen dhe lidhin kontratë
pune sepse konsiderohen si punëtorë ilegal. Nga mungesa e shtetësisë, nuk mund të lidhin
kontratë pune. Nuk mund të iu paguajn trust penzional, dhe shërbimet tjera administrative.

Përveç problemeve në punësim, ata qytetarë që duan të ndjekin kurse për aftësim profesional
në entin për punësim, nuk munden të e realizojn një qëllim të tillë sepse nuk kanë identitet. E
pjesa dërmuese as nuk mund të regjistrohen në ent. Prindërit e qytetarëve të dëbuar, edhe pse
kanë dhënë kontribut të madh përmes ushtrimit të profesionit para luftës, nuk kanë mundësi të
marrin paga penzionale, sepse iu mungon identiteti. Nuk mund të marrin patent shofer. Nuk
mund të ndjekin studimet, e të diplomohen. Nuk mund të ndjekin trajnime profesionale.
Personat që vdesin, familjarët e tyre e kanë problem të i ç’lajmërojnë dhe njoftojnë organet
gjegjëse për vdekjen e tyre. Me pak fjalë, nuk mund të jetojnë si çdo qytetarë tjetër në këtë
vend.

Askush nuk mund të e mohon faktin se qytetarët nga lugina kanë dhënë kontribut të
jashtëzakonshëm për këtë vend. Duke filluar nga sensibilizimi me qytetarët e Kosovës, kur ata u
larguan nga vendet e punës si shenjë proteste ndaj represionit Sërb, edhe luginasit u larguan
nga puna. Kur qytetarët e Kosovës kishin nevojë për ndihma humanitare, luginasit dhanë
kontributin e tyre duke organizuar veshmbathje dhe ushqim,strehim. Kur u dashtë të
grumbullohen para apo siç njihet në popull 3 %-shi, luginasit e treguan vetën. Kur u dashtë të
organizohen qytetarët për çlirim me armë, luginasët masovikisht morrën pjesë në luftën për
çlirim. Kur u dashtë të ndërtohen Institucionet e vendit, luginasit dhanë kontributin e tyre. Dhe
si qytetarë të devotshëm duke ruajtur paqen dhe mos pengimin e proceseve të vendit, si në
nivel lokal ashtu edhe atë qëndror, nuk kemi bërë asnjë protestë të vetme për ti kërkur të
drejtat tona. Edhe në të burgosurit politik, lista e të burgosurve politik dominohet nga luginasit.
Kjo është vetëm për të e rifreskuar memorien e atyre të cilët mendojnë se jemi duke kërkuar
shumë atëherë kur neve kërkojmë IDENTITET!.

Me këtë nuk kam qëllim të sjellë urrejtje apo keqkuptime ndaj shtetit të Kosovës, për arsye se
këto sakrifica janë dëshmi e gjallë se neve këtë vend e shohim si shtëpi, dhe konsiderojm se
është vendi ynë. Qëllimi është shumë i pastërt; të drejtat tona të cilat i meritojmë dhe na
takojnë sipas çdo konvente të të drejtave të njeriut, që sot ekziston në Botë. Shumë qytetarë,
po edhe në ‘’Zyrën për të huaj’’, pranë MPB-së në Kosovë, më pyesin: ‘’Përse nuk i siguroni
dokumentet që ua kërkojmë ‘’pasaportën Sërbe’’, që të iu pajisim me shtetësi. Dhe ne ju them
se; ‘’Ne si qytetarë në këtë vend, nëse i lexojm kriteret nga ligji për shtetësi, i plotësojmë të
gjitha, përveç një kriteri, e ai është: ‘’pasaporta Sërbe’’. Shteti Sërb ka vendosur kriter të atillë, i
cili na e pamundëson neve qytetarëve të dëbuar nga Sërbia, të marrim kartë identiteti në Sërbi.

5
Dokumenti i vetëm që mund të e marrim atje është çertifikata e lindjes, sepse shteti Sërb as
nuk të jep pasaportë, e as nuk të ç’regjistron nga libri Amzë. Kriteri i shtetit Sërb për të na
pajisur neve me pasaportë Serbe është që ne të kthehemi dhe jetojmë në zonat ku kemi jetuar
më herët, respektivisht prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilat tani janë të shkatërruara, djegura, e
në të cilat qëndron ushtria dhe xhandarmëria Sërbe. Për shkatërrim e djegie, do të bënim
zgjidhje por, kush mund të jetonë i rrethuar me xhandarmërinë dhe ushtrinë Sërbe?’’Kush
mund të jetonë pa ujë, rrymë, rrugë, mbi 1995 mnb, mbi dhjetë kilometra largë qytezës? Është
e pamundur. Dhe fakti që është e pamundur shteti Sërb e ka vendosur si kriter, sepse po të
ishte e mundur, nuk do të e vendoste si kriter. Shteti i Kosovës nëse këtë punë nuk e rregullon
qoftëse edhe me një udhëzim administrativ, në të cilin krijon lehtësime për qytetarët e luginës
që jetojnë në Kosovë, të cilët në forma të ndryshme e dëshmojnë se janë duke jetuar tani e 18
vite në Kosovë, ky problem nuk do të shuhet por do të shkon duke u thelluar sepse, pjesa e
qytetarëve të cilët deri tani kanë jetuar pa dokumente të Kosovës por vetëm me dokumente të
shtetit Sërb, shteti Sërb ka filluar edhe atyre të ua pasivizon shtetësinë dhe brenda pak vitesh,
numri i personave pa shtetësi do të rritet nëse nuk intervenohet tani. Nuk është se ne nuk
duam të e plotësojmë këtë kriter, është shteti Sërb ai i cili na e pamundëson. Neglizhim për të
drejtat tona kemi hasur edhe në shtetin Shqiptarë, të cilin kushtetuta e vendit e obligon të
merret me Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit Amë. Edhe pse personalisht i kam dërguar
raport zyrtarë të detajuar Kryeministrit aktual z.Edi Rama, këshilltarëve të tij, ish Presidentit
z.Bujar Nishani si dhe Presidentit aktual z.Ilir Meta, nuk janë përgjigjur asnjëherë për këtë
problem. Dikush duhet të merret me këta qytetarë, nuk janë të huaj, edhe pse po të ishin
Aziatik a Afrikan, ky problem tashmë do të ishte harruar. Kemi punuar raporte me grup
ekspertësh, njohës të ligjit, të cilat i kemi dërguar nga Presidenca, Kryeministria,
Kryeparlamentari, Deputetët, MPB-ja dhe ‘’Zyra për të huajt’’ pranë MPB-së, në të cilat e kemi
ofruar zgjidhjen e këtij problemi mirëpo, deri tani nuk kemi parë të veprohet në praktikë.
Shpresojmë të reflektohet ndonjëherë dhe gjeneratave të reja, nga mungesa e një ‘’cope letre’’,
të mos shuhen ëndërrat e tyre në këtë vend.

Do të sjellë para jush disa nga reagimet publike përmes së cilave kemi synuar të e sensibilizojmë
opinionin e gjërë lidhur me këtë fenomen. Përveç se do të i publikojë në libër në formë të
fotografisë, për hirë të korrektësisë do të i sjellë edhe në formë të shkruar.
______________________________________________________________________________

Mehmeti: Asnjë projekt për integrimin e të dëbuarve nga


Malësia e Bujanocit PORTALI 2LONLINE1 MAJ, 2017 12:47

Kaluan 18 vite dhe edhe pse u dëbuan dhunshëm gjatë konfliktit të armatosur të vitit
1999-2001, dhe realisht ishin refugjatë lufte të cilët u dëbuan drejtë Kosovës,
juridikisht asnjëherë nuk e gëzuan këtë status. Kjo për arsye se 11.000 kryefamiljarëve,
do të duhej t’u jepej 250 € gjatë muajit dhe të iu sigurohet vendbanim,si dhe
beneficionet tjera që shteti ua jep refugjatëve.

6
Kështu shprehet Fikri Mehmeti zëdhënësi i Lëvizjes Qytetare “Vatra’ me seli në Gjilan,
sipas të cilit, kaluan 18 vite dhe nuk kemi asnjë projekt për integrimin e të dëbuarve nga
Malësia e Bujanocit.
“Përveç që nuk e diskutuan asnjëherë në dialogun Beograd-Prishtinë, çështjen e 11.000
familjeve të dëbuar nga Lugina, nuk u kërkua pasuria e tyre e konfiskuar nga
paramilitarët serb, dokumentet e dëmtuara nga policia serbe, dëmshpërblim për
shkatërrimin e shtëpive dhe pronave të shqiptarëve të dëbuar, si dhe l argimin e
xhandarmërisë serbe nga malet dhe tokat e shqiptarëve të dëbuar”, thotë Mehmeti
shkruan 2LONLINE.

Sipas tij, përveç se nuk u interesuan të zgjidhet problemi i dokumenteve të identifikimit


në Kosovë, si dhe pasivizimi i shtetësisë që ju bëhet në s erbi, harruan se këta qytetarë
ekzistojnë diku. Nuk punuan asnjë ‘projekt’ të vetëm për zgjidhjen e problemeve
elementare të shqiptarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e
veçanërisht nga ‘’Malësia e Bujanocit’’ nga e cila kemi më së shumti të dëbuar, dhe është
më e dëmtuara materialisht.

Tash e 18 vite këta qytetarë e rehatuan vetveten, askush nuk u interesua për ta.
Ndërtuan shtëpi, filluan biznese, punuan dhe u vetë-zhvilluan.

“Po të prisnin nga shteti i Kosovës ndonjë ndihmesë, do të prisnin gjithë jetën. Qytetarët
e dëbuar nga ‘’Malësia e Bujanocit’’ janë shumë të zot e punëtorë. Kanë arritur që
brenda pak viteve të e gjejnë vetën dhe të arrijnë suksese të mëdha në këtë vend. Ashtu
si edhe sot, askush nuk interesohet për këta qytetarë, ose interesohen vetëm gjatë
fushatës elektorale kur ju duhet vota e tyre, premtojnë gjëra absurde për të cilat sot
qytetarët qeshin dhe janë të bindur se vetëm po i gënjejnë”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, Malësia e Bujanocit, ka nevojë për subvencione nga organizatat e huaja të cilat
veprojnë në Kosovë, të cilat me qeverinë e shtetit bashkëpunojnë.

“Qytetarët e ‘’Malësisë së Bujanocit’’ të cilët jetojnë në Kosovë, kanë nevojë nga qeveria
e Kosovës të investon drejtë tyre. Është turp dhe padrejtësi që tash e 18 vite të
konsiderohemi sikur nuk ekzistojmë. Kur bëhet fjalë për serbët asgjë nuk kurseheni,
trajtohen sikur të jenë pronarët e këtij vendi”, thotë Fikri Mehmeti /2lonline.com
_________________________________________________________________________

7
Malësia e Bujanocit ka nevojë për ndihmë nga qeveria e
Kosovës
PORTALI 2LONLINE26 PRILL, 2017 08:53

Malësia e Bujanocit ka nevojë për përmirësimin e kushteve elementare për të e rikthyer


jetën atje. Ata që duan të investojnë në Bujqësi, duke pas parasysh se është tokë me
vlerat më të pasura në Luginë, dhe me ujë natyral që është vlerësuar më i pastërti në
nivel të shtetit Serb, për arsye se minierat janë shumë larg burimeve të ujit, kanë nevojë
për përmirësimin e disa kushteve si rruga, rryma dhe riparimi i ujësjellësit.
Fikri MEHMETI

Pastaj mirëmbajtja e rrugëve për shkak se dukuritë natyrore mund ta bllokojnë atë gjatë
verës dhe dimrit, si dhe mjeku familjar ta ketë një shtëpi të shëndetit në fshati n Zarbicë,
ku mund të vizitohen banorët 2 herë gjatë javës.

Malësia e Bujanocit, nga ekspert të natyrës dhe bujqësisë, është vlerësuar si tokë me
vlera të pasura ku produktet e saj janë 100 % bionatyralë. Produktet e malësisë së
Bujanocit nuk i ekspozohen gazrave të ndotur dhe ka një klimë me ajër të pastër e ujë
burimorë. Vendet e ndryshme të rajonit, firmat e prodhimit të lëngjeve, kanë nevojë për
produkte bio, të cilat lehtë mund të i sigurojnë nga malësia e Bujanocit. Dhe qytetarët e
dëbuar nga malësia e Bujanocit, duke pasur parasysh se shtëpitë i kanë të shkatërruara
dhe nuk ekzistojnë as kushtet elementare për të jetuar atje, nuk do ta kenë problem të
investojnë në Bujqësi dhe gjatë vikendit të udhëtojnë drejtë kampshtëpizave të cilat lehtë
mund t’i ndërtojnë, dhe të mbjellin pemë, perime, ta punojnë tokën dhe produktet e tyre
ti sjellin drejtë Kosovës.Kjo mund të arrihet nëse qeveria e Kosovës në bisedimet
Beograd-Prishtinë kërkon që pikëkalimi kufitar në Muhoc , të kalon në kompetenca të
plota dhe kthehet në pikëkalim kufitar me kompetenca të njëjta sikur pikëkalimi kufitar
në dheun e bardhë. Kështu qytetarët nga malësia e Bujanocit nuk do të kenë më nevojë
të kalojnë përmes dheut të bardhë për mallrat e tyre, dhe të sillen rreth e rrotull por, do
të mund të kalojnë përmes pikëkalimit kufitar në Muhoc. Komuna e Bujanocit ndanë
subvencione për Bujqësi, të cilat mund të shfrytëzohen për mbjelljen e tokës, kultivimin e
produkteve dhe me ndihmën e shtetit të Kosovës, mund ti sjellin në Kosovë dhe të shiten
në tregun kosovarë. Komuna e Bujanocit është duke ndërtuar rrugë 1 milionëshe në
malësinë e Bujanocit, dhe besojmë se kjo është një ndihmesë shumë e madhe, historike
për malësinë e Bujanocit. Mirëpo, prapë ka me pas nevojë ende për shtrirjen e rrugëve
dytësore të cilat i lidhin fshatrat me rrugën që po e financon komuna, dhe kjo sigurisht
që donë investim. Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmon fshatrat e malësisë së Bujanocit
që ti finalizojnë rrugët dhe ta kenë të lehtë kthimin dhe investimin në tokat e tyr e, në
mënyrë që tokat e tyre të mos shpallen si ‘shtetërore’ ose ‘park nacional’ nga shteti serb,
gjë që kanë paralajmëruar politikanë shqiptarë në Serbi.

8
Qeveria e Kosovës nuk duhet të lejon humbjen e tokave ku shqiptarët i kanë vatrat dhe
varret e prindërve, e as të mos e lejon shtetin serb që ato toka të shpallen ‘zonë manovre
ushtarake’ siç kanë kërkuar serbët, por me një strategji financiare të ju mundësohet
shqiptarëve nga malësia e Bujanocit, të kthehen dhe të investojnë në Bujqësi edhe nëse
nuk do të jetojnë atje.

Kjo do ta sjellte një lehtësim për ata persona që kanë problem me dokumente identifikimi
ku do të anulohej udhëzimi administrative nga Ministria e Punëve të Brendshme e
Serbisë, me të cilën ju pasivizohet shtetësia shqiptarëve që nuk jetojnë në malësi. Kështu
do të kthehej jeta atje dhe qeveria serbe nuk do të mund ti përdorë ato troje për qëllime
ushtarake. E as të ua mohon shtetësinë Shqiptarëve.
_________________________________________________________________________

Mehmeti: Të rinjtë e Luginës pa perspektivë, fajtor edhe


Prishtina e Tirana PORTALI 2LONLINE25 PRILL, 2017 11:22

Fikri Mehmeti, zëdhënësi i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, me seli në Gjilan, thotë për Portalin
2LONLINE, se të rinjtë e Luginës janë shumë të zot e të suksesshëm në Universitetet ku
studiojnë, mirëpo momentin që diplomojnë duhet të interesohen për ndon jë vend pune
në vende jashtë Luginës sepse nuk shohin perspektivë për të ushtruar profesionin e tyre
në Luginë.
“Për të gjithë ata që kanë diplomuar në Universitetet e Kosovës, pa perspektiva vije edhe
për arsye se diplomat e tyre nuk nostrifikohen. Vitin e kaluar nga 708 aplikantë për
nostrifikim diplome, vetëm 7 janë nostrifikuar nga shteti serb, e 701 personave ju është
mohuar”, ka thënë Mehmeti, për të shtuar se po ashtu edhe ata që diplomojnë në
Universitetin e Beogradit ose Nishit, nuk shohin perspektivë të punojnë në Preshevë ose
Bujanoc, por menjëherë marrin rrugë drejtë vendeve tjera. Mehmeti thotë tutje se përveç
që nuk mund të punojnë në profesionin e tyre, papunësia e madhe në Luginë ku 78 % e
qytetarëve janë të papunë, i bënë që edhe më shumë të iu shuhen shpresat për ndonjë
avancim profesional në Luginë.
“Çdonjëri prej tyre ka dëshirë që kontributin profesional ta jep në vendin e tij, mirëpo nuk
ju mundësohet kjo”, thotë Mehmeti i Vatrës.Sipas tij, për këtë gjendje fajin e kanë edhe
Prishtina dhe Tirana zyrtare.
“Në dialogun Beograd-Prishtinë, njerëz që asnjëherë këmba e tyre nuk ka shkelur në
Luginë, nuk e njohin gjendjen me të cilën ballafaqohen mbi 70.000 qytetarë atje, nuk e
kanë pjesë të diskutimit ngritjen e nivelit arsimorë, zhvillimin ekonomik, temën e
nostrifikimit të diplomave – njohjen e diplomave nga Kosova, e shumë probleme tjera.
Askund deri tani nuk e kemi parë të bisedohet për diplomat në dialogun Beograd -
Prishtinë”, thotë Mehmeti. Sipas tij, Vatra mendon se në këtë drejtim mungon presioni
politik nga Tirana zyrtare, e cila mban një pjesë të fajit për këtë problem.

9
Mehmeti – Në Kosovë jetojn 3000 qytetarë pa identitet, askujt
nuk i pengon ky fakt PLUS INFO/22.04.2017

“U dëbuam dhunshëm gjatë konfliktit të armatosur më 23 Qershor 1999-të, mbi 11.000


kryefamiljarë nga fshatrat e malësisë së Bujanocit. Nuk u mirëpritëm nga qeveria e
përkohshme as me një kilogram miell si refugjatë që ishim. Qeveria e Kosovës i kishte
problemet e sapodala nga lufta”.

Kështu shprehet Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra, me seli në Gjilan, sipas të
cilit Serbia ua mohoi shtetësinë, ua pasivizoi dokumentet e identifikimit, dhe edhe sot ndodh
një gjë e tillë, mirëpo, sipas tij në Kosovë, tani e 18 vite nuk u jepet madje as leje-qëndrim.

“Dhe jo pse ne nuk duam apo nuk i plotësojnë kushtet, por ne si qytetarë nga qeveria e Kosovës
jemi lënë popull pa identitet. Ishin vetëm palestinezët sikur ne, por edhe atyre ju bëri zgjidhje
UE-ni”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, arsyeja e vetme është se nga 10 kriteret që kërkohen për tu pajisur në Kosovë me
shtetësi, 9 prej tyre i plotësojnë e vetëm një nuk munden, e ajo është ‘’pasaporta legale’’ nga
Serbia. Serbia nuk ua jep këtë, madje kanë fakte-vërtetime nga gjykata e policia Serbisë, me të
cilat dëshmojnë se shteti serb, nuk ua jep dokumente dhe nuk kanë letërnjoftim ose pasaportë.
Nuk ua jep shtetësinë refugjatëve të dëbuar, e as atyre që sot nuk jetojnë në Serbi.

“Se çka vepron Serbia nuk është për çudi. Madje nuk habitemi aspak me këtë, jemi mësuar me
diktaturën politike të saj. Mirëpo, të trajtohemi njëjtë si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, kjo nuk
na duket normale. Jo pse ligjin nuk mund ta rregullojnë në Kosovë, ngase për interesa shumë të
ulëta po e ndryshojnë kur po donë, por na vije keq se ky vend është mosmirënjohës ndaj nesh
dhe na trajton njëjtë si shteti serb”, thotë Mehmeti i Vatrës. Sipas tij, serbët në Kosovë kanë më
shumë të drejta se sa në Serbi. “Ne nuk kemi të drejta as në Kosovë e as në Serbi. Kinezët dhe
Afrikanët kanë të drejta më shumë se ne. Atyre brenda një viti iu sigurohen krejt dokumentet
pasaporta dhe letërnjoftimi, ne kemi qindra dëshmi për ekzistimin tonë 18 vjeçar këtu, e shteti
nuk na jep asnjë dokument. Në Gjermani e Sh.B.A. fitohet shtetësia më lehtë se në Kosovë,
thotë tutje Mehmeti.
10
Si luginas, kanë mbetur të huaj në Kosovë e të huaj në Serbi. Nuk janë duke kërkuar investim
ekonomik e jetë më të mirë. Janë duke kërkuar tani e 18 vite vetëm identitet!

“Policia kur na ndalon në rrugë, nuk kemi me çka ta dëshmojmë identitetin tonë, askund nuk
ekziston informatë për ne. Dikush nga ne edhe nëse kryen krim nuk mund të zbulohet se kush
është. Ne kemi investuar në këtë vend qe 18 vite. Shteti na rrjep pare për taksa e tatime por, ne
nuk mund të shkollohemi, mjekohemi, e të zhvillohemi pa një letërnjoftim ose pasaportë”,
thotë Mehmeit.

Sipas tij, prindërit e tyre kanë punuar 20-30 vite dhe sot nuk mund të marrin pension. Shumë
veteran të UÇK-së nuk kanë mundur të regjistrohen pa letërnjoftim, atyre ju kërkohet nga ‘’zyra
për të huajt’’ dëshmi se nuk janë të përndjekur në Serbi, imagjino?!

Njerëzit vdesin e nuk mund t’i varrosin pa dëshmuar së paku 2 persona për identitetin e tij. Nuk
kanë si të regjistrohen në entin për punësim. Studentët nuk mund të diplomojnë. Ata që
martohen nuk mund të lidhin kurorë. Gjyshërit e gjyshet e tyre nuk mund të marrin pension.
Nuk mund ta bëjnë një jetë normale si çdo qytetarë tjetër në Kosovë.

Krejt kjo si rezultat i politikës refuzuese që e bënë qeveria aktuale dhe qeveritë e më hershme
në këtë vend. Duke premtuar gjatë fushatave elektorale e asnjëherë duke mos e zgjidhur këtë
problem.

“Nuk mund të presim më, qytetarët tanë çdo ditë janë duke shprehur pakënaqësinë dhe
gatishmërinë për protestë, por jo çfarëdo proteste, protestë që nuk do të ndalet me 1 orë, javë
apo muaj. Nëse shteti nuk reagon ta zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, do të bëhet pengesë
për liberalizimin e vizave dhe integrimin në Evropë”, thotë zëdhënësi i Vatrës.

Mehmeti thotë se kanë kontribuar si në kohë lufte, ashtu edhe sot për lirinë, pavarësinë dhe
ndërtimin e këtij vendi, nuk janë të huaj dhe nuk meritojnë të trajtohen si të tillë.
______________________________________________________________________________

11
12
Reagime në Televizionin ‘’Vali’’ në Gjilan.

Në deklaratat e dhëna për televizione lokale, rajonale e kombëtare, kemi raportuar gjendjen reale
të luginasëve në Kosovë,mos investimet e komunës dhe shtetit drejtë tyre. Përveç problemit të
shtetësisë, luginasit në Kosovë ballafaqohen edhe me shumë probleme tjera, ku shumica e tyre
janë zingjir i mungesës së shtetësisë, si dhe ka lagje të shumëta në qytetin e Gjilanit të cilat janë
të dominuara me luginas, dhe iu mungon ujësjellësi, kanalizimi, ndriqimi publik dhe asfaltimi.
Ballafaqohen me qenë endacak, zhurma dhe elemente tjera të cilat i shqetësojnë dhe pengojnë
qytetarët gjatë ditës dhe natës. Fëmijët e tyre rrezikohen nga qentë endacak, mungesa e
transportit publik për të udhëtuar në Shkollë, dhe për të i kryer nevojat tjera familjare. Njëherit
kemi raportuar arsyet përse qytetarët e dëbuar nuk mund të kthehen në vatrat e tyre.

13
Në cilindo shtet të Europës që do të jetonin, apo edhe shtetet tjera të Botës, këtyre qytetarëve së
paku do të iu jipej një dokument identifikimi, siç është lejeqëndrimi në Kosovë, dokument i cili
nuk jipet pa poseduar pasaportë Sërbe, gjë që ky kriter pamundëson që këta qytetarë të mos kenë
mundësi as lejeqëndrim të posedojnë. Edhe pse shumë prej tyre kanë siguruar dëshmi me shkrim
nga MPB-ja e shtetit Sërb përmes së cilave dëshmojnë se nuk posedojn kartë identiteti në Sërbi,
as kjo nuk kryen punë në Kosovë sepse nuk duan të dëgjojnë për fakte e dëshmi, duan vetëm
pasaportën Sërbe, mund të e sigurosh apo jo, askush nuk interesohet për këtë. Sipas ligjit në fuqi,
personi që merrë lejeqëndrim në Kosovë, duhet të jetonë 5 vite me lejeqëndrim, pastaj të i njihet
e drejta për shtetësi. Mirëpo, fatkeqësisht as lejeqëndrim nuk mund të marrin, sepse nuk kanë
pasaportë Sërbe. Kjo mund të jetë gjithëçka por, jo drejtësi për një qytetarë i cili ka paguar taksa
mbi 18 vite në këtë vend, dhe ka ndërtuar jetë këtu.

14
…..

15
16
Për arsye se ka shumë reagime, kam zgjedhur të i publikoj vetëm disa prej tyre.
Deri kur do të mbesin këta qytetarë pa identitet, nuk e di. Por një gjë e di; Institucionet e vendit,
si dhe organet tjera gjegjëse, me sjelljen e tyre dhe padrejtësinë që e bëjnë karshi vllezërve të tyre
Shqiptarë, do të mbetën në histori, në librat që do ti shkruajn këta qytetarë, nëse edhe këtë vit
nuk do të ketë zgjidhje të këtij problemi. Shpresojë që ky libër të shërben për reflektim dhe
përmirësim.

17
MEHMETI - kemi proceduar kërkesë për ndryshimin e ligjit
për shtetësi tek Ministria e Punëve tè Brendshme.
Zèdhènèsi i Lëvizjes ‘’Vatra’’, Fikri Mehmeti ka bërë me dije se gjatè takimit me zv.kryeministrin
Behgjet Pacolli dhe me Ministrin e Punëve tè Brendshme, Flamur Sefaj, “Vatra” ngriti kërkesën
për përmirësimin e ligjit për shtetësi. Ligj ky i cili është diskriminues për shqiptarè e dëbuar gjatè
luftës sè fundit nè Kosovè.

Mehmeti bëri të ditur se Lëvizja Qytetare “Vatra” dhe deputeti popullorè nga parlamenti i
Serbisë Fatmir Hasani u pajtuan qè bashkërisht tè marrin obligimet e mëtutjeshme tè cilat kanè
tè bëjnë me ndryshimin e ligjit për shtetësi.

“Ne do tè vazhdojmë takimet dhe aktivitetet e përbashkëta me Ministrin e Punëve tè


Brendshme, deputetin Hasanin dhe me tè gjitha instancat relevante derisa tè pajisen tè gjithë
shqiptarèt e dëbuar nga Serbia nè gjendje lufte, tè cilët padrejtèsisht lasht e 18 vite vazhdojnë tè
mbeten pa identitet nè Kosovè, dhe me pasivizim tè identitetit nè Serbi”, thotë
Mehmeti./Konceptt.w.com/Titulli.com/21.09.2017
______________________________________________________________________________

RAPORT I SHKURTËR PËR GJENDJEN E LUGINASËVE NË


KOSOVË
Këto janë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e luginës së Preshevës, Bujanocit dhe
Medvegjës që jetojnë në Republikën e Kosovës:

- Nuk mund të pajisen me dokumente identifikimi në republikën e Sërbisë (vendlindje).


- Kriterë për me u pajisë me dokumentacion nga shteti Sërb është të kthehen në shtëpi të
shkatërruara të cilat janë duke u shfrytëzuar nga xhandarmëria Sërbe si kazerma ushtarake.
- Në republikën e Sërbisë, ç’regjistrohen nga librat AMZË-s çdo ditë qytetarët e dëbuar që jetojnë
në Kosovë. Edhe pse dyshtetësia është e garantuar me ligj në shtetin Sërb.
- Në republikën e Sërbisë arrestohen dhe maltretohen ish ushtarët e UÇPMB-së dhe UÇK-së.
Këta nuk mund të pajisen as me çertifikatë të lindjes nga shteti Sërbisë. Edhe pse janë
amnestuar në marrëveshjen e Konçulit, para NATO-së, shtetit Sërb dhe faktorit ndërkombëtarë.
- Për me u pajisë me dokumentacion të përkohshëm në Republikën e Kosovës, kushti i parë është
me posedu letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme nga shteti Sërb, gjë që asnjë i dëbuar nuk
mund të e siguron. Përveç që nuk mund të e sigurojnë pasaportën ose letërnjoftimin, personat
që kanë marrë pjesë në UÇPMB dhe UÇK, nuk mund të pajisen as me dokumenta nga gjykata
ose policia e shtetit Serb, të cilat kërkohen në Republikën e Kosovës, si kriter kur aplikohet për
lejeqëndrim ose shtetësi.

18
- Qytetarët e luginës së Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës që jetojnë në Republikën e Kosovës,
nuk mund të përfitojn lejeqëndrim të përkohshëm, as letërnjoftim të përhershëm (edhe pse
posedojnë dëshmi që jetojnë mbi 18 vite në Kosovë), sepse nuk mund të i plotësojn kriteret e
vështira të cilat parashihen me ligjin në fuqi.
- Qytetarët e luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që jetojnë në Kosovë, janë të
ndryshëm në paisje me dokumente; nëna posedon, fëmijëve nuk u jipet shtetësia. Burri posedon,
gruja nuk posedon. Vëllau posedon, motra nuk posedon. Fëmijët posedojn, prindërit nuk
posedojnë. Ligji në Kosovë ka nevojë për ndërhyrje ose tolerim sepse brenda një familjes nuk
duhet të ketë dallime.
- Në Republikën e Kosovës kemi kërkuar të nxjerret një udhëzim administrativ vetëm për
qytetarët e dëbuar në gjendje lufte dhe përmes udhëzimit administrativ të pajisen me
dokumente identifikimi. Problem ky tasht e 18 vite. Qindëra qytetarë nuk posedojn dokumente
në Kosovë e as në Sërbi. E ata të cilët i posedojn vetëm të Sërbisë, së shpejti ju del afati –
pasivizohen – dhe nuk mund të i vazhdojnë-legalizojnë në Sërbi. Ky problem vetëm do të rritet
nëse nuk zgjidhet.
- Si mungesë e lejeqëndrimit ose letërnjoftimit në Kosovë, qytetarët e dëbuar nga lugina
ballafaqohen me probleme të ndryshme. Problemet janë; pamundësia për punësim-kontratë
pune. Mos identifikimi para organeve të rendit – Policisë, Ushtrisë, Sigurimeve dhe organeve
tjera të rendit dhe ligjit. Pamundësia e vijimit të studimeve në Universitet. Pamundësia e marrjes
së diplomës në Universitete Private. Pamundësia e kërkimit të ndihmës për varreza dhe
varrosjen e të vdekurit si mungesë e dokumentit të identifikimit. Pamundësia e regjistrimit në
entin për punësim, dhe ndjekjes së trajnimeve për aftësim profesional. Pamundësia për udhëtim
tek familjarët në Sërbi. Nuk mund të hapin xhirollogari, të marrin patent shofer si dhe të ndjekin
kurse të ndryshme profesionale. Probleme të shumëta si mungesë e dokumentit të identifikimit
ose lejeqëndrimit në Kosovë.

Qytetarët e luginës së Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës që jetojnë në Republikën e Kosovës,


çdo ditë ballafaqohen edhe me probleme tjera të shumëta por ajo që më së shumëti kanë nevojë
momentale,esenciale për ta zhvilluar një jetë normale është karta e identitetit – letërnjoftimit
ose lejeqëndrimi. Shpresojmë se do të merren parasysh këto probleme me të cilat ballafaqohemi
ne si qytetarë dhe të na ndihmoni të ofrohet një zgjidhje e përhershme. Këta qytetarë janë
refugjatët e dëbuar në vitin 1999-2000. Kosovës i kanë ofruar jetën,familjen, pasurinë dhe
gjithëçka kanë poseduar. Tasht e 18 vite kanë mbetur të huaj në Kosovë dhe të huaj në Sërbi.
Presim nga ju të na ofroni zgjidhje dhe të na ndihmoni që fëmijët tanë, qytetarët, familjarët, të
pajisen me dokumente identifikimi dhe të zhvillojnë një jetë normale si çdo qytetarë tjetër në
Republikën e Kosovës.

Ky raport i është dërguar Kryeministrisë, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Presidencës,


Kryesuesve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës,në mandatin 2014-2017-të, zyrës së
Avokatit të popullit në Gjilan, Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Drejtorit të Drejtorisë së Policisë
në Gjilan, disa Organizatave për të drejtat e njeriut në Kosovë, UNHCR-së, Ministrit të Punëve të
Brendshme, ish zv.Kryeministrit, ish zv.Ministrit të MPB-së, etj.

19
3 -------------Përshkrim i përgjithshëm
4 -------------Hyrje
5 ------------ Përshkrim i problemeve elementare të Luginasëve në Kosovë
6 ------------Analiza dhe Reagime të publikuara në media
19 -----------Raport i shkurtër i dërguar në Institucione,ojq,media

Copyright
______________________________________________________________________________

Autori trajton tema të ndryshme nga këndi i


analistit të pavarur. Është nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Muhaxhirve – shoqatë
joqeveritare e cila merret me kauzën e Shqiptarëve të dëbuar nga Sanxhaku i Nishit. Redaktor
dhe Lektor i disa librave si romane, poezi, dhe tregime nga autor të ndryshëm. Qytetarë aktiv
dhe i zëshëm për të drejtat e qytetarëve pa dallime racore, etnike, fetare e kombëtare. Jeton
dhe vepron në qytetin e Gjilanit.

2017

You might also like