You are on page 1of 18

Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres

Fakulteti I Edukimit

Viti akademik 2020-2021

Programi I studimit Bachelor ne

“Mesuesi Parashkollori”

Kursi:Edukim Gjitheperfshires

Detyre Kursi

Tema:Aftesia e kufizuar

Punoi:Lediana Mema Pranoi:Ambera Duka


Permbajtja
Hyrje……………………………………………………………………………….1

Qellimi dhe
objektivat…………………………………………………………………………..2

Metodologjia……………………………………………………………………….3

Nentemat:

- Cfare eshte Aftesia e kufizuar” ”……………………………………………….4

- Historiku i lindjes dhe klasifikimi i personave me aftësi të kufizuara ……...5

- LLojet e “Aftesive te Kufizuar”……………………….……….…………..……..6

-Modelet e diagnostifikimit të aftësive të kufizuar………………………...……7

- Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe efekti i tyre në familje.........................…..8

-Perfshirja e nxenesve me nevoja te vecanta ne procesin mesimor dhe e drejta


per arsimim……………………………………………………………………..9

-Keshilla per prinderit…….……………………………….………..…………..10


Hyrje

Nga pikëpamja etike, kujdesi për fëmijët në çdo shoqëri është ndër përgjegjësitë themelore të
prindërve dhe të vetë shoqërisë. Nga ana tjetër, edhe pikëpamjet pragmatike theksojnë se, kujdesi
për fëmijët me aftësi të kufizuara shton mundësitë që ata të jenë më të përgatitur dhe të marrin
pjesë në mënyrë aktive në jetën ekonomike të vendit kur të rriten.Asnje femije nuk perjashtohet
apo diskriminohet nga e drejta per tu shkolluar per shkak te gjinise rraces fese origjines apo
aftesise se kufiizuar,duhet te tregojme respekt per aftesinee e te gjithe femijve per te mesuar dhe
fituar. Sensibilizimi i shoqërisë në ambientet ku personat me aftësi të kufizuara kanë aktivitetin e
tyre të përditshëm është mjaft i rëndësishëm. Aktivitetet e përbashkëta me bashkëmoshatarët
kanë rol kryesor dhe ndikojnë në sensibilizimin e shoqërisë, e cila duhet ti pranojë këta persona
që të jenë pjesë aktive e shoqërisë. Është e pafalshme, që jo shumë larg metropolit, madje dhe
brenda në të, ka persona të cilët këta individë i konsiderojnë si pengesë e pakapërcyeshme për t’u
integruar së pari në familje e më tej në shoqëri. Paragjykime dhe steriotipizime të tilla duhet të
zhduken. Kjo është një ndër shumë arsyet e përzgjedhjes së kësaj teme: Sensibilizimi fillon nga
ne si personel infermieror në trajtimin, rehabilitimin dhe ndihmën që mund të japin për
integrimin e këtyre individëve në shoqëri. Sespe  Çdo fëmijë me aftësi të kufizuara ka të drejtë të
ketë akses në shërbime cilësore të cilat i ndihmojnë ata të zhvillohen, të arsimohen dhe të ecin
përpara njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.
Qellimi dhe objektivat
Qellimi I ketij materiali eshte qe tu sherbeje lexuesit,sidomos prinderve dhe mesuesve si nje

guide per njohjen me teper torikisht te personave me “Aftesi te Kufizuar”.Ky udhezues permban

linjat kryesore si dhe nje numer rregullash dhe sugjerimesh qe synojnne standartin akademik

ne pergatitjen e tezave si nga ana e forms,ashtu dhe permbajtjes

Objektivat:

~Te grumbulloje informacione persa I perket personavee me “Aftesi te Kufizuar”

~Te listoj temat dhe nentemat dhe ti shqyrtoje ato

~Te perpunoj me perpikmeri informacionin e mbledhur

Metodologjia
Ky punim është zhvilluar në formën përshkruese (deskriptive). Instrumentet bazë të cilat kanë
shërbyer për mbledhjen e informacioneve ishin burimet si: librat e autorëve të ndryshëm.Rol te
veçantë gjatë këtij hulumtimi kanë pasur punimet shkencore të kryera nga profesorët e nivelit
akademik, përkatësisht punimet e doktoraturës në institucione të ndryshme universitare.
Cfare eshte “Aftesia e kufizuar”
Aftësia e kufizuar është një koncept kompleks: faktorë të shumtë kulturorë, historikë, ligjorë,
shoqërorë dhe filozofikë ndikojnë mbi interpretimin e saj. Kuptimi i saj ndryshon sipas
kontekstit, në të cilën ajo trajtohet; për shembull, punonjësit dhe organizatat e ndryshme që
trajtojnë aftësinë e kufizuar, mund të kenë përkufizime të ndryshme mbi aftësinë e kufizuar

Preambula e Konventës për të Drejtat e Njerëzve me Aftësi të Kufizuara (KDNJAK)


thekson se: Aftësia e kufizuar është një koncept lëvizës dhe […] rezultat i bashkëveprimit midis
individëve me dëmtime dhe pengesa komportamentale dhe mjedisore, të cilat pengojnë
pjesëmarrjen e tyre efektive në shoqëri, mbi baza të barabarta me të tjerët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) jep përkufizimin e mëposhtëm: Aftësia e


kufizuar është një term ombrellë, i cili mbulon dëmtimet, kufizimet e veprimtarisë dhe kufizimet
e pjesëmarrjes. Një dëmtim përbën problem në funksionin ose strukturën trupore; kufizimi i
veprimtarisë përbën vështirësinë me të cilën ndeshet një individ i caktuar në kryerjen e një detyre
ose veprimi; ndërsa një kufizim i pjesëmarrjes është problemi i përjetuar nga një individ, lidhur
me angazhimin e tij në situatat e jetës. Kësisoj, aftësia e kufizuar nuk është thjesht një problem
shëndetësor. Ajo përbën një dukuri komplekse, që pasqyron ndërveprimin midis tipareve të trupit
të një individi me tiparet e shoqërisë, ku ai ose ajo jeton. Tejkalimi I këtyre vështirësive nga ana
e njerëzve me aftësi të kufizuara, kërkon heqjen e pengesave mjedisore dhe shoqërore.

Aftësia e kufizuar është jashtëzakonisht e larmishme, ajo nuk është vetëm një problem
shëndetësor. Njerëzit me aftësi të kufizuar kanë të njëjtat nevoja shëndetësore si dhe personat jo
me aftësi të kufizuara, kanë nevojë për imunizim, depistim shëndetësor, si për shkak të varfërisë,
për shkak të përjashtimit social gjithashtu edhe për shkak se ata mund të jenë më të prekshëm
nga sëmundjet sekondare të tilla si: plagë apo infeksione të traktit urinar. Aftësitë e kufizuara me
të zakonshme janë të lidhur me sëmundje kronike si: sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet
kronike të rrugëve respiratore, kanceri dhe diabeti mellitus, lëndime të tilla si ato për shkak të
trafikut rrugor, rrëzimet, minat tokësore dhe dhuna, sëmundjet mendore, kequshqyerja,
HIV/AIDS  dhe sëmundjeve të tjera infektive.
Historiku i lindjes dhe klasifikimi i personave me aftësi të
kufizuara
Niveli i zhvillimit dhe kulturës së një shteti apo të një shoqërie matet ndër të tjera edhe nga
treguesit dhe mënyra sesi shteti apo shoqëria trajton personat me aftësi të kufizuara. Në vende të
ndryshme trajtimi i personave me aftësi të kufizuara është i ndryshëm ose ka qenë i ndryshëm
nëse i referohemi historikut të zhvillimit të këtij procesi.Mënyrat e trajtimit të këtyre individëve
kanë ndryshuar nga një periudhë në tjetrën, kanë ardhur duke u zhvilluar e
perfeksionuar.Historiku i aftësisë së kufizuar daton që nga periudha e antikitetit, ku aftësia e
kufizuar trajtohej si një sëmundje.Në shekullin e XIX-të, aftësia e kufizuar filloi të trajtohej si
një problem social. Trajtimi i aftësisë së kufizuar ka kaluar përmes disa fazave nëse i referohemi
periudhës së antikitetit deri në shekullin e XIX-të:

Stadi teologjik (stadi fetar)

Në këtë periudhë aftësia e kufizuar konsiderohej si një dënim dhe mallkim nga Zoti dhe shoqëria
i përçmonte, i denigronte individët me aftësi të kufizuar, madje dhe i dënonte ato përmes
formave të ndryshme të dënimit.Në disa vende këta persona mbaheshin të mbyllur në bodrume të
errëta, të izoluara, lidheshin me zinxhirë e nuk lejoheshin të dilnin jashtë.Në vende të tjera
individët me aftësi të kufizuar konsideroheshin si njerëz të pushtuar nga djalli dhe
ekzekutoheshin.Hipokrati ishte i pari që filloi të interesohej pNë fillimet e Mesjetës, trajtimi i
këtyre individëve fillimisht udhëhiqej nga mëshira dhe keqardhja.Kisha pati një rol të
rëndësishëm në shfaqjen e këtij lloj qëndrimi.Në një periudhë më vonë, kur në Evropën
Perëndimore pati shumë luftëra, epidemi dhe uri, personat me aftësi të kufizuar filluan të
konsideroheshin dhe të trajtoheshin si njerëz të padobishëm, pa asnjë vlerë apo rëndësi dhe si një
barrë për shoqërinë. ër prejardhjen e aftësisë së kufizuar dhe e shpjegoi ekzistencën e saj përmes
shkaqeve natyrore.

Stadi metafizik (arsyeja)

Në shekullin e XVI-të, në Evropë fryn një erë e re në drejtim të trajtimit dhe vlerësimit të
personave me aftësi të kufizuara.Arsyeja filloi të udhëhiqte procesin e trajtimit dhe vlerësimit të
tyre.Në këtë periudhë njerëzit me aftësi të kufizuar filluan të trajtohen si njerëz të sëmurë 10 dhe
aftësia e kufizuar filloi të trajtohej si sëmundje, duke bërë që dhe trajtimi e vlerësimi i tyre të
ishte më njerëzor ose i bazuar në ndjenjat humane.

Stadi pozitivist (shkencor)

Ëills në vitin 1672 studion dhe analizon problemet e aftësisë së kufizuara duke bërë
diagnostikime, emërtime dhe klasifikime të ndryshme për personat me aftësi të kufizuar.Kjo
shënoi një kthesë të rëndësishme për kohën.Megjithatë nga njëra anë këta persona
diagnostikoheshin dhe nga ana tjetër përjashtoheshin si anëtarë të shoqërisë apo komunitetit.Ata
u ndanë në grupe të mëdha dhe trajtoheshin thjesht për nevojat jetike të tyre, ato utilitare, duke
qenë kështu të përjashtuar nga jeta sociale dhe nga gjiri i shoqërisë.Kjo situatë vazhdoi deri në
shekullin XVIII-të.Revolucioni Francez i shekullit XIX-të dhe filozofia e tij “Liri dhe barazi”
ngjallën shpresën e madhe se të gjithë pa asnjë dallim duhet të gëzojnë të drejta të barabarta. Kjo
periudhë shënoi edhe periudhën e parë kur individët me aftësi të kufizuara filluan të trajtoheshin
si njerëz me të drejta të barabarta, për të jetuar si gjithë të tjerët. Në këtë kohë nuk munguan as
eksperiencat pozitive në trajtimin e individëve me aftësi të kufizuara, psh.Pinell De Hard në vitin
1830 ka dhënë filozofinë më të mirë për trajtimin e këtyre individëve bazuar në eksperiencën e
trajtimit të një fëmije të rritur në ambient të egër, eksperiencë të cilën e transferoi në aftësi të
kufizuara. U hodh idea se kushtet dhe mjedisi social kanë ndikim të madh në rehabilitimin dhe
trajtimin e personave me aftësi të kufizuara.

Stadi i institucionalizimit

Midis viteve 1950-1960 filluan të ngriheshin institucionet, të cilat merrnin në ngarkim fëmijët
me aftësi të kufizuar dhe përgjigjeshin për trajtimin e tyre.Këto institucione u ngritën larg
qyteteve në zona të largëta.

Stadi i integrimit

Në 16Dhjetor 1976 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpall vitin 1981 si vitin
ndërkombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) duke shpallur se ky vit do t’i dedikohej
integrimit të plotë të tyre në shoqëri. Deklarata e të Drejtave të Njerëzve Me Aftësi të Kufizuar
shpallur në Dhjetor 1975 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, bën thirrje që të gjitha vendet të
mbrojnë të drejtat e kësaj kategorie sociale. Në këtë dokument përcaktohet se personat me aftësi
të kufizuara totale ose të pjesshme, të pamundur për të plotësuar nevojat e tyre për një jetë
normale individuale ose sociale, si pasojë e aftësisë së kufizuar fizike ose mendore, kanë të
drejtën e mosdiskriminimit, e respektimit të dinjitetit human. Pavarësisht nga origjina, natyra dhe
graviteti i aftësisë së kufizuar këta persona kanë të njëjtat të drejta themelore si qytetarët e tjerë
të së njëjtës moshë, për jetë të denjë e normale, të ushtrojnë të drejtat civile dhe politike, të
mbështeten me shërbime mjekësore, psikologjike dhe funksionale, që të bëjnë të mundur
integrimin, riintegrimin dhe të përfitojnë mbështetje ekonomike ose punësim sipas aftësive të
tyre. Trajtimi i aftësisë së kufizuar jo vetëm brenda kontureve mjekësore u kthye në një
domosdoshmëri.3 Pas viteve 1990 pesë konferencat më të fundit të UN nënvizojnë idenë “e një
shoqërie për të gjithë”.Përfshirja sociale e tyre dhe parimet e shanseve të barabarta u bënë pjesë e
politikave të BE-së.Karta e të drejtave themelore të BE-së në Artikullin 26 njohu të drejtën e
personave me aftësi të kufizuar dhe përcaktoi masa që garantojnë pavarësinë e tyre, integrimin
social dhe një pjesëmarrje aktive të personave me aftësi të kufizuara në komunitet. Në lidhje me
terminologjinë e personave me aftësi të kufizuara OBSH (1980) përcakton se “Handicap” është
një kusht i disfavorshëm social që kufizon ose pengon funksionimin normal për një individ në
marrëdhënie me persona të tjerë të moshës dhe gjinisë së vet, në rrethana dhe kushte socio-
kulturore të caktuara. “Aftësi e kufizuar është humbja ose kufizimi i shanseve për të marrë pjesë
në jetën normale në komunitet në nivele të barabarta me të tjerët si rezultat i barrierave fizike dhe
sociale”. Më pas në 2001 OBSH rivlerëson dhe njëherë klasifikimin e aftësisë së kufizuar duke
synuar integrimin e modelit mjekësor të aftësisë së kufizuar si një problem personal, modelin
social që e konsideron aftësinë e kufizuar të trashëguar nga ambienti, i cili nuk lejon përfshirjen e
personave me aftësi të kufizuar në të gjitha hapësirat e jetës shoqërore. Sipas këtij përkufizimi:
“Personat me aftësi të kufizuar janë ata individë për të cilët funksionet fizike, kapaciteti mendor
ose gjendja psikologjike kanë prirje të shmangen për më shumë së gjashtë muaj nga gjendja
tipike për moshën përkatëse, e cila pasohet me kufizime të pjesëmarrjes së tyre në jetën
shoqërore”. Kështu OBSH e etiketon aftësinë e kufizuar jo si karakteristikë personale të individit
por si një ndërthurje midis dëmtimit apo funksionimit të kufizuar dhe impakteve negative të
mjedisit.
Llojet e “Aftesis se Kufizuar”
Aftësia e kufizuar fizike - Çdo dëmtim që kufizon funksionimin fizik të gjymtyrëve, ose të
motorikes fine dhe asaj globale konsiderohet paaftësi fizike.Paaftësi të tjera fizike kanë të bëjnë
me dëmtime që limitojnë aspekte të tjera të jetës së përditshme.(Organizata Botërore e
Shëndetësisë).

Aftësia e kufizuar sensoriale - Ka të bëjë me dëmtimin e një shqise.Këtu përfshihen dëmtime të


shikimit, dëmtime të dëgjimit, dëmtime të shijimit ose nuhatjes, dëmtime somatosensoriale (të
lidhura me prekjen, të ftohtin, nxehtësinë ose dhimbjen) ose çrregullimin e ekuilibrit.
(Organizata Botërore e Shëndetësisë)

Aftësia e kufizuar intelektuale - Përfshin vonesën mendore, çrregullimet në të nxënë, si dhe


dëmtime të trurit ose sëmundje neurodegjenerative siç është demenca. Termi “aftësi e kufizuar
intelektuale” ka filluar të preferohet pasi konsiderohet si më pak paragjykuese se sa termi
“prapambetje mendore” (Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Aftësia e kufizuar emocionale dhe e shëndetit mendor - Përfshihen çrregullimet mendore dhe
emocionale.(Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Aftësia e kufizuar zhvillimore - Kjo aftësi e kufizuar rezulton si pasojë e problemeve të rritjes
dhe zhvillimit.Megjithëse termi përdoret shpesh si një sinonim për aftësinë e kufizuar
intelektuale, ai përmban edhe shumë gjendje mjekësore të lindura që nuk kanë komponentë
intelektualë ose mendorë si p.sh.spina bifida. (Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Demtim Vizioni paraqe humbjen e vizionit.Per nje shkalle te tille sa te kualifikohet sin je nevoje
per mbeshtetje shtese perms nje kufizimi te rendesishem te aftesive vizuale

Demtim Degjimi I referohet kushtevee ne te cilat individi eshte plotsisht ose pjeserisht ne
gjendje per te zbuluar ose perceptoje te pakten disa frekuencave te shendosha te cilat mund te
degjohen nga shumica e njerzve

Demtim te nuhajtjes do te thote Zhvlersim I kuptimit te eres dhe sijes zakonisht jane te lidhura
me plakjen,por mund ten dodge dhe ne njerez te rinj per shkak ten je shumllojshmerie te gjere te
shkaqeve
Demtim te koncepteve abstrakte Pandjeshmeria ndaj stimujve te tilla sit e ngrohtit,te ftohtit
dhe dhimbje jane nje zevendesues per nje demtim te pergjithshem fizik qe perfshin rruget
nervore dhe qe zakonisht eshte I lidhur me paralizen.

Crregullime ne ekuilber eshte nje shqetsim qe shkaktohet tek nje individ te ndjehet I pasigurt
pshm kur eshte ne kembe.Ajo shoqerohet me simtoma te qenurit mendjelehte,I mjegulluar ose
kane nje ndjesi te levizjes ,tjerrje ose lundruese.
Modelet e diagnostifikimit të aftësive të kufizuar

Modeli Mjekësor e konsideron aftësinë e kufizuar si karakteristikë të personit, të shkaktuar në


mënyrë të drejtpërdrejtë nga sëmundje, traumë apo gjendje shëndetësore. Në këtë rast aftësia
ekufizuar kërkon trajtim mjekësor apo trajtim/ ndërhyrje tjetër për ta zgjidhur problemin në
kuadrin e individit.Ky model fokusohet në aspektet fizike të problemeve shëndetësore. Ai e vë
theksin në sëmundjen fizike ose mendore të individit, duke u fokusuar në barrierat në
pjesëmarrje, të cilat burojnë nga vetë individi.Sipas këtij modeli aktivitetet “rregullojnë”
personin me aftësi të kufi zuara, i cili është i “sëmurë”, dhe në këtë mënyrë ai mund të bashkohet
me pjesën “normale të shoqërisë”. Parë nga ky këndvështrim: • aftësia e kufizuar është një
problem personal;

• mënyra tradicionale e të kuptuarit të aftësisë së kufizuar fokusohet në dëmtimin e personit dhe


pengesat që rrjedhin prej tij;

• ky model tenton të “kurojë” apo “përmirësojë” individin, në mënyrë që ai të “përshtatet në


shoqëri” E drejta e fëmijëve me aftësi të kufizuara për arsim gjithpërfshirës;

• ai e përcakton personin me aftësi të kufi zuara vetëm si një pacient me nevoja mjekësore;

• e ndan personin me aftësi të kufizuara nga gjithpërfshirja;

• ofron vetëm ndihmë mjekësore nga specialistët;

• ka kosto dhe përfitimi rezulton të jetë relativisht i vogël.

Modeli Social e konsideron aftësinë e kufizuar si një problem të krijuar nga shoqëria duke mos
ja atribuar atë individit. Sipas modelit social, aftësia e kufizuar kërkon adresim përmes politikash
sociale, pasi problemi është krijuar si pasojë e një ambienti fizik të papërshtatshëm të krijuar nga
qëndrime dhe karakteristika të tjera të ambientit social.Ai fokusohet në barrierat që ekzistojnë në
këndvështrimin e shoqërisë ndaj njerëzve me aftësi.Sipas këtij modeli aktivitetet fokusohen në
përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara që të shihen si pjesë e shoqërisë. Parë nga ky
këndvështrim:

• aftësia e kufizuar fokusohet te shoqëria, jo te personat me aftësi të kufi zuara si problem i tyre;
• njerëzit janë me aftësi të kufizuara, pasi shoqëria mohon të drejtat dhe mundësitë e tyre;

• ai e sheh aftësinë e kufizuar si një rrjedhojë sociale e dëmtimit;

• sipas këtij modeli të drejtat e nevojat e personave me aftësi të kufi zuara janë të njëjta me ato të
personave pa aftësi të kufizuara - p.sh. arsimi, kujdesi, punësimi;

• aktivitetet fokusohen në identifikimin dhe eliminimin e barrierave mjedisore, institucionale


dhe në qëndrime, të cilat bllokojnë përfshirjen.

Duke i analizuar të dy këto modele të ndarë nga njëri - tjetri, ata mund të konsiderohen të
pamjaftueshëm, ndonëse të dy janë pjesërisht te vlefshëm. Aftësia e kufizuar është një fenomen
kompleks, ajo është gjithmonë një ndërveprim midis karakteristikave te individit dhe kontekstit
ne tërësi ku jeton individi, por disa aspekte të saj janë tërësisht të brendshme, personale, ose dhe
të jashtme. Me fjalë të tjera, të dy modelet, ai mjekësor dhe ai social kanë rëndësinë e tyre nëse
aplikohen të ndërthurur me njëri - tjetrin. Ata janë të përshtatshëm përsa i përket problemeve që
kanë lidhje me aftësinë e kufizuar dhe asnjëherë nuk mund të kundërshtohet njëri ose tjetri.

Një model më i mirë për të trajtuar aftësinë e kufizuar, është ai model i cili sintetizon atë që
është e vërtetë në modelin mjekësor dhe në atë social, pa bërë gabimin që gjithkush mund të bëjë
duke e reduktuar nocionin e plotë dhe kompleks të aftësisë së kufizuar si një problem të vetë
personit. Ky model, më i dobishmi për aftësinë e kufizuar është quajtur “modeli biopsikosocial”.
Ky model promovon idenë se kushtet fizike, psikologjike dhe kushtet mjedisore sociale priren të
influencojnë njëri- tjetrin dhe duhen të merren në konsideratë me qëllim që të kuptohet dhe të
ndihmohet individi me aftësi të kufizuara. Modeli biopsikosocial i është përshtatur shkaqeve
mjedisore, sociale dhe efekteve që ato sjellin tek individët me AK.
Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe efekti i tyre në familje
Fëmijët me aftësi të kufizuara në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në anëtarë të ndryshëm dhe
në marrëdhëniet në familje. Duhet të kihet parasysh se ky kusht do të shkaktojë vështirësi të
ndryshme në fazat e ndryshme të ciklit jetësor të një personi, gjë që mund të rezultojë në tensione
midis anëtarëve të familjes. Nëse këto tensione nuk kuptohen dhe menaxhohen, është normale që
të lindin konflikte të ndryshme. Nga njëra anë, prindërit mund të fillojnë të largohen dhe të mos
komunikojnë në mënyrë efektive, gjë që i bën ata të hyjnë në një rreth vicioz të keqtrajtimit që
është shumë vështirë të ndalet. Nga ana tjetër, mund të lindin konflikte me fëmijën, pasi prindërit
tentojnë ta mbrojnë atë shumë dhe ta kufizojnë autonominë e tij duke mos pranuar se ka aftësi të
caktuara autonome dhe mund të gëzojnë një shkallë më të lartë pavarësie. Po kështu, mund të
lindin probleme mes vëllezërve, të cilëve zakonisht u jepet më shumë përgjegjësi. Ajo gjithashtu
mund të ushqejë një ndjenjë refuzimi ose turpi për situatën që ata duhet të jetojnë. Megjithatë,
kjo situatë nuk shkakton vetëm shqetësime dhe tensione, por gjithashtu mund të ketë një ndikim
pozitiv mbi familjen. Në të vërtetë, aftësia e kufizuar mund të forcojë lidhjet familjare, duke
nxitur kohezionin dhe afërsinë mes anëtarëve të ndryshëm. Me fjalë të tjera, ajo mund të
përmirësojë elasticitetin e gjithsecilit..
Megjithëse shoqëria vazhdon të përparojë pa u ndalur, ende ka shumë keqkuptime rreth
personave me aftësi të kufizuara, kështu që refuzimi mbetet rendi i ditës. Kjo mund të
nënkuptojë që familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara janë gjithnjë e më të izoluara duke ulur
numrin e marrëdhënieve shoqërore dhe cilësinë e tyre si aktivitete të kohës së lirë. Mund të
ndodh një përkeqësim në sferën sociale, por gjithashtu një përkeqësim mund të ndodhë edhe në
vendin e punës Nëse anëtarët e familjes mendojnë se nuk do të jetë e mundur të përshtatin këtë
situatë me punën e tyre, ata e braktisin. Edhe nëse ky vendim merret në mënyrë që të kujdeset më
mirë për familjen, mund të bëhet edhe një burim tjetër i tensionit, sepse përveç ndikimit në
mirëqenien e atyre që kujdesen për personin me aftësi të kufizuara, ajo gjithashtu ka një ndikim
ekonomik. Siç është e lehtë të imagjinohet, kjo gjendje familjare, sociale, pune dhe ekonomike
mund të ndikojë në shëndetin e të gjithë anëtarëve të familjes, por mbi të gjitha shëndetin e
personit (ose njerëzve) që kujdesen për anëtarin me aftësi të kufizuara. Përgjegjësia e tepërt që
vjen nga kujdesi mund të çojë në shfaqjen e shqetësimit të madh emocional. Është normale që
ndjenjat e trishtimit, zemërimit, ankthit apo fajit të lindin për shkak të situatës së përjetuar dhe
për emocionet e tyre negative.
Perfshirja e nxenesve me nevoja te vecanta ne procesin
mesimor dhe e drejta per arsimim
E drejta për arsim e fëmijëve me aftësi të kufizuara është një e drejtë themelore e tyre, e cila
sanksionohet në aktet ndërkombëtare dhe kombëtare. Konventa më e re e Kombeve të
Bashkuara, “Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, thekson detyrimin e
shteteve palë për të njohur të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për edukim dhe për ta
realizuar këtë të drejtë pa diskriminim, dhe në bazë të mundësive të barabarta. Shtetet palë
detyrohen të sigurojnë një sistem edukimi gjithpërfshirës në të gjitha nivelet, të orientuar drejt:

a). zhvillimit të plotë të potencialit njerëzor, dinjitetit dhe vetvlerësimit; fuqizimit të respektit për
të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe diversitetit njerëzor;

b). zhvillimit të personalitetit, talenteve dhe krijimtarisë së personave me aftësi të kufizuara, si


dhe aftësive të tyre mendore dhe fizike, deri në potencialin e tyre të plotë;

c). pjesëmarrjes efektive të personave me aftësi të kufizuara në një shoqëri të lire

Edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin tonë arsimor është i lidhur ngushtë dhe
mund të shihet nga këndvështrimi i nismës ligjvënëse të shtetit, gjë që në thelb shpreh detyrimin
e shtetit për kujdesin ndaj këtyre fëmijëve në nivelin më të lartë ligjor. Kushtetuta e Republikës
së Shqipërisë siguron “mbrojtjen nga diskriminimi mbi bazën e gjinisë, racës, fesë, etnisë,
gjuhës, bindjeve politike, fetare e filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose
përkatësisë prindërore” dhe përcakton se mbrojtja e personave me aftësi të kufizuara nga
diskriminimi bëhet për shkak të gjendjes së tyre sociale. Kjo Kushtetutë sanksionon arsimimin
dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve:

e). përkujdesjen dhe ndihmën për personat me aftësi të kufizuara;

f). riaftësimin shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të njerëzve me


aftësi të kufizuara, si dhe përmirësimin në vazhdimësi të kushteve të tyre të jetesës

Konventa e të drejtave të fëmijëve (1990) mbron tërësisht të drejtat e fëmijëve me aftësi të


kufizuar, kryesisht të drejtën e fëmijëve për të mos qënë preh dhe e të drejtës për të qënë të
barabartë me fëmijët e tjerë, të drejtën e mosdiskriminimit etj. Duke u bazuar në Konventat
Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, çdo nxënës ka të drejtë të shkollohet në një sistem të
caktuar arsimor. Në zbatim të këtij parimi, çdo sistem arsimor është i detyruar të përfshijë të
gjithë nxënësit në ndjekjen e arsimit të detyruar. Arsimi në Republikën e Shqipërisë është
përparësi kombëtare. Shtetasit e Republikës së Shqipërisë gëzojnë të drejta të barabarta për t’u
arsimuar në të gjitha nivelet e arsimit që përcakton ligji, pavarësisht nga gjëndja shoqërore,
kombësia, gjuha, seksi, feja, raca, bindjet politike, gjëndja shëndetësore dhe niveli ekonomik.

E drejta për arsim, e fëmijëve me aftësi të kufizuar është një e drejtë themelore e tyre, e cila
sanksionohet në aktet ndërkombëtare dhe kombëtare. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të
Drejtat e Fëmijës sanksionon detyrimin e shtetit për të njohur të drejtën për arsim me synimin për
arritjen e kesaj të drejtë mbi baza barazie për të gjithe femijët duke e bërë arsimin bazë të
detyruar, të arritshëm dhe të çliruar nga detyrimet financiare për të gjithë. Ky ligj detyron shtetet
nënshkruese të sigurojnë që arsimimi i femijëve të orientohet pëkrundrejt zhvillimit të
personalitetit të fëmijës, talenteve dhe aftësive mendore e fizike për të arritur potencialin e tyre të
plotë. Në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijes theksohet e drejta e
fëmijëve me aftësi të kufizuara për t’u arsimuar si të gjithë fëmijët e tjerë dhe në përputhje me
kapacitetet e tyre mendore e fizike.
Keshilla per prinderit

•Meso rreth "Aftesise se Kufizuar".Sa me shume te dish,aq me shum ti mund t ndihmosh femijen
dhe tend

• Puno me skuadren(mesues,psikolog,mjek) per t kuptuar ndryshimet qe peson femija

•Mos ki turp te pyesh,Tregoju atyre cfare mendon ose cfare di

•Hidh hipoteza

•Ndiq trajnimin e femijes tend

•Fol me prinder qe kane femije me nevoja te vecanta

•Prinderit mund t ndajne keshilla praktike dhe suport emocional

•Kerkoi shkolles ta testoje femijen ne menyre te vazhdusshme dhe periodike,per te pare arritjet.
Referencat

1.ICF => Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksionimit, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit.


http://wvi.org/sites/default/files/Raport_Rajonal_1_Alb_Web.pdf

2.Convention on the Rights of Persons with Disabilities: http://www.un.org/disabilities/default.asp?


navid=12&pid=150

3.Bejtullahu,Emrush: Njohuri mbi aftësinë e kufizuar dhe rehabilitimi, Prishtinë,2007

4.Turku Ardian: Hyrje në edukimin special, Sejko, 2002

5.Kulla,P.,L.Remaçka, m.Ndrio: “Jammes jush, i ngjajshëm, i ndryshëm, i barabartë…” ,Tiranë,2014

6.Convention on the Rights of Persons with Disabilities: http://www.un.org/disabilities/default.asp?


navid=12&pid=150

7.Analiza e situatës së shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara, Save the Children, Tiranë 2016,
Shqipëri

8.Situata e zbatimit të shërbimeve për fëmijët me aftësi të kufizuar në nivel lokal: Dokument orientues i
ndërhyrjeve, në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shërbimeve shoqërore dhe shëndetësore për
komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, FSHDPAK&World Vision, Maj 2018.

9.Guideline Paper on interventions for improvement of the situation in the field of education for
children with disabilities, FSHDPAK&World Vision, January 2018

10.KAP Survey Baseline Report of the Project “Community Based Services for Children ëith Disabilities”,
Save the Children, Tirane 2017, Albania.

11. Deklarata e Salamankës mbi Parimet, Politikat dhe Praktikat mbi Nevojat e Veçanta të Edukimit

12. . Studim dhe Vleresim i Legjislacionit mbi Aftesine e Kufizuar ne Shqiperi. Tirane

You might also like