You are on page 1of 119

1

UNIVERSITETI ,,UKSHIN HOTI "


FAKULLTETI I EDUKIMIT- PRIZREN

Prof.Dr.sc. Meleq Bahtijari

BAZAT E SHKENCAVE NATYRORE


(PËR PROGRAMIN – PARAFILLORË DHE FILLORË )
(DISPENCË)

Prizren, 2017
2

Programi : Para Fillorë dhe Fillorë


Lënda:Bazat e shkencave natyrore
Viti II-të , semestri IV-të, 3+2 orë në javë
Prof.ass.dr.sc.Meleq Bahtijari
E-mail: mbahtijari@yahoo.com

Objektivat e lëndës. Që studentët të kuptojnë dukuritë natyrore,


lidhshmërin reciproke në mes dukurive ,të shpjegojnë në mënyrë shkencore
dukuritë natyrore ,ndërrimet në natyrë ,të fitojnë shprehi për ruajtjen e
natyrës.

Literatura:
Përmbajtja e lëndës :
HYRJE: Natyra dhe gjithësia
1.Trupat dhe vetitë e tyre
1.1.Trupat dhe lënda
1.2.Ndërtimi grimcor i lëndës
1.3.Lëndët e pastra dhe lëndët e përziera
1.4. Ndarja e lëndëve të përziera në lëndë të pastra
1.5.Shndërrimet e lëndës
1.6. Matja e madhësive fizike
(gjatësisë,sipërfaqës,vëllimit,masës,kohës).Gabimet gjatë matjes.Vlera
mesatare.

2.Lëvizjet e trupave
2.1.Lëvizja dhe qetësia
2.2.Llojet e lëvizjeve, Rruga dhe shpejtësia
2.3.Lëvizja lëkundëse
2.4.Valët.Llojet e valeve
2.5.Zëri. Pëhapja e zërit në mjedise.Jehona.

3.Veprimet ndërmjet trupave


3.1.Forca zhvendos trupat,deformon,ndryshon shpejtësin dhe drejtimin e
lëvizjes së trupave
3.2.Forca e fërkimit
4.Puna dhe energjia
4.1.Kur kryejmë punë?
4.2.Puna me makina të thjeshta
4.3. Energjia.Burimet dhe llojet e energjisë
4.4.Shndërrimet e energjisë
5.Dukuritë e nxehtësisë
5.1. Temeperatura e trupave.Termometrat
5.2. Burimet e nxehtësisë. Bymimi dhe tkurrja e trupave
5.3.Përhapja e nxehtësisë
3

6.Elektriciteti dhe magnetizmi


6.1.Elektrizimi i trupave
6.2.Burimet e rrymës elektrike.Qarku i rrymës elektrike
6.3.Zbatimi i rrymës elektrike në jetën e përditëshme.Mbrojtja nga rryma.
6.4.Elektriciteti atmosferik (vetëtima dhe rrufeja)
6.5.Magnetët natyror

7.Drita
7.1. Drita përhapët në mënyrë drejtvizore
7.2. Eklipset
7.3.Ligjet e reflektimit të dritës.

8.Toka dhe dukuritë atmosferike


8.1.Atmosfera - ajri
8.2.Shtypja atmosferike
8.3.Si formohet era
8.4.Uji në atmosferë
8.5.Reshjet. Moti
8.6.Sistemi diellor-Gjithësia

9.Uji është burim i jetës


9.1.Qarkullimi i ujit në natyrë
9.2. Toka si burim i të mirave materiale
9.3.Korrozioni dhe mbrojtja prej korrozionit
9.4. Lëndët e djegshme fosilore (thëngjilli, nafta dhe gazi natyror)
9.5. Materialet ndërtimore

10. Mbrojtja e mjedisit


10.1.Burimet e ndotjes së mjedisit dhe pasojat ( lokale dhe globale)
10.2.Ndotja e ambientit jetësor dhe qeniet e gjalla.
10.3.Efekti i ngrohjes globale ose “ efekti i serrës”
10.4. Ndotja e ujërave
10.5.Ndotja e tokës dhe mbrojtja e saj
10.6.Riciklimi i mbeturinave
4
5

BAZAT E SHKENCAVE NATYRORE


Janë disa lëndë mësimore në shkollën fillore, përmbajtja e të cilave nxirret vetëm
prej njërës disiplinë shkencore, por ka edhe lëndë të atilla, përmbajtja e të cilave nxirret
prej disa shkencave natyrore. P.sh., lënda “ Njeriu dhe natyra” është lëndë , përmbajtja e
së cilës nxirret nga disa lëndë të shkencave natyrore : fizika, kimia , biologjia,
astronomia etj.
Përmbajtja e mësimit të lëndës “ Njeriu dhe natyra” është një brum shumë i
rëndësishëm dhe i shëndëtshëm për zhvillimin e aftësive të nxënësve për të menduar dhe
për të dhënë mendim të rrjedhshëm dhe të drejtë. Prandaj edhe thuhet : “ logjika e natyrës
është logjika më e përshtatshme dhe më e dobishme për fëmijët” . Pra, përmbajtja e
mësimit të kësaj lëndë ndikon në zhvillimin e aftësive për të menduarit logjik.
Me anë të mësimit të lëndës “Bazat e shkencave natyrore” përkatësisht “Njeriu
dhe natyra” nxënësit do të mësojnë :
 të konceptojnë të vërtetën objektive
 të formojnë nocione dhe gjykime
 të konkludojnë drejt për dukuritë, fenomenet, proceset natyrore,
 të zotërojnë gradualisht format e të menduarit valid.
Prandaj mësuesi i lëndës “Njeriu dhe natyra”duhet të përpiqet të krijojë raporte të
shëndosha midis nxënësve, të bëhët pjekuria sociale dhe socializimi i nxënësve.
Të nxënit dhe mësimet e kësaj lëndë ka edhe bazat e veta psikologjike sepse mësimet
e kësaj lëndë sigurojnë informacione shumë të rëndësishme për ligjësit, parimet e edhe
për normat e zhvillimit psiko-fizik të nxënësve të moshave të ndryshme shkollore.
Meqë përmbajtja e kësaj lëndë mësimore nxirret prej disa lëndëve mësimore dhe
shkencave të veçanta( fizika, kimia, biologjia etj. ) rrjedh se qëllimi i kësaj lëndë është që
përmes përmbajtjeve mësimore nga kjo lëndë, nxënësit të përvetësojnë dituri bazë nga
lëndët natyrore, të cilat në klasat vijuese të shkollës fillore mësohen si lëndë të veçanta
mësimore.
Zbatimi i shkencave natyrore në jetën e përditshme është aq i përhapur sa që ato
bëhën baza jo vetëm e realitetit teknik , por edhe komponentë shumë e rendësishme e
kulturës së përgjithshme .
Të arriturat e shkencave natyrore dhe teknike ndërrojnë rrënjësisht mënyren e
prodhimtarisë e me këtë ndikojnë edhe në ndërrimin e marrdhënieve shoqërore. Prandaj
ka rëndësi të madhe se çfarë bazash do t’u japim nxënësve të shkollës fillore në mësimin
e lendës “Njeriu dhe natyra” , sa njohuri do të fitojnë ata dhe çfarë rruge do të ndiqet në
këtë , çfarë shprehish dhe botëkuptimesh do të formohen te ata në këtë shkallë të
zhvillimit të tyre.
Në mësimet e lëndës “ Njeriu dhe natyra” ka mjaftë detyra mësimore të ndërlikuara,
kuptimi i të cilave kërkon organizim të shumë vëzhgimeve ( vrojtimeve) të
njëpasnjëshme sepse vetëm ashtu do të arrihet për të kuptuar dukurinë në trajtë
komplekse.
6

Objektivat e mësimit të lëndës “Bazat e shkencave natyrore “ përkatësisht lëndës “


Njeriu dhe natyra” janë :
 T’i njohin nxënësit me jetën dhe dukuritë në natyrë, t’u tërheq vemendjen
mbi lidhshmërinë reciproke të atyre dukurive si dhe mbi ndërrimet e lëvizjet e
përhershme në natyrë.
 Të iu tregohet nxënësve lidhshmëria dhe vartësia reciproke në mes të natyrës
së gjallë dhen asaj jo të gjallë, si dhe vartësia nga ambienti ku jetojnë.
 Që me shpjegimet shkencore të dukurive natyrore dhe të ndërrimeve në
natyrë , të zgjojë te nxënësit interesim për njohuri të reja dhe të zhvillojë te
ata botëkuptime të drejta shkencore.
 T’u bëjë të ditur nxënësve se si njeriu me punën e vet ndikon në ndërrimet në
natyrë dhe se si i shfrytëzon begatitë natyrore.
 Që të kuptojnë se si njeriu duke e njohur natyrën , ka fituar përvojë , ka
përparuar ,ka zhvilluar teknikën, ka përparuar prodhimtarinë dhe ka krijuar
kushte më të mira të jetesës.
 Të zhvillojë të nxënësit dashurinë ndaj natyrës intreresimin për studimin e
natyrës dhe shprehi për të ruajtur natyrën.
 T’i aftësojë nxënësit që njohuritë e fituara mbi natyrën , me punën e tyre të
pavarur, t’i thellojnë dhe t’i zbatojnë në jetë.
 Të zhvillojë shkathtësitë dhe mundësitë që dituritë e arritura nga lëndët
shkencore mund t'i zbatojë në praktikë.
 Ngritja e kulturës së përgjithshme edukative
Njohuritë elemntare mbi natyrën, nxënësit i fitojnë qysh në fillim të shkollimit
fillor , madje edhe para se të vijnë në shkollë. Njohuritë themelore mbi natyrën të fituara
nëpërmjet përjetimit të përgjithsuar dhe të vrojtimit konkret në rrethin e tyre më të
ngushtë ,, paraqesin bazën” nga duhet nisur për të njohur dhe përvetësusr njohurit e reja
mbi natyrën
Në mësimet e lëndës “ Njeriu dhe natyra” ka mjaftë detyra mësimore të ndërlikuara,
kuptimi i të cilave kërkon organizim të shumë vëzhgimeve ( vrojtimeve) të
njëpasnjëshme sepse vetëm ashtu do të arrihet për të kuptuar dukurinë në trajtë
komplekse.

Ç’është natyra?
Qysh në fëmijërin e hershme njeriu e njeh rrethinën e vet të afërt dhe të largët
d.m.th.,njeh çdo gjë që e rrethon e këtë e quajmë natyrë.
Natyra është e shumëllojshme.Në natyrë gjendën edhe shumë yje dhe trupa të
tjerë qiellor në hapësira të largëta kozmike si p.sh. Dielli, Hëna, Toka dhe gjithëçka që
gjendët në të, si dhe vet ne. Njerëzit janë pjesë e natyrës që e ndryshojnë atë dhe e
pasurojnë.
Natyrën e përbëjnë edhe fusha e gravitetit të Tokës, fusha elektrike dhe
magnetike, drita, radiovalët etj.
Natyra rreth planetit tonë është e përbërë nga këto sfera : (Fig.1)
1.Litosfera ose Toka ku jetojmë
2.Hidrosfera e cila përbëhet prej lumenjve ,liqeneve dhe deteve.
3.Atmosfera e cila përëhet nga disa shtresa , që përbëjnë masën ajrore rreth Tokës
dhe rreth disa trupave të tjerë qiellor.
7

4. Biosfera e cila është zonë e rruzullit tokësor në të cilën zhvillohet jeta.Biosfera


paraqet tërësin e qenieve të gjalla në Tokë , në ujë dhe në ajër (atmosferë).
Në natyrë gjithnjë dhe çdokund mund të vërehen ndryshime në trupa p.sh.: të
lakuarit e degës së drurit kur
fryen era, shkrirja e akullit,
kalbja e mollave, djegia e
thëngjillit,drurit, vetëtima etj.
Prandaj të gjitha ndryshimet që
ndodhin në natyrë quhen
dukuri natyrore.
Natyrën dhe dukuritë
natyrore i hulumtojnë shkencat
natyrore: Fizika, Kimia,
Biologjia etj. Detyra e shkencave
natyrore është që të zbulojnë dhe
hulumtojnë ligjet e natyrës dhe të
tregojnë mundësitë e aplikimit
praktikë të tyre. Fig.1
Për çdo dukuri natyrore
përkatësisht ndryshim në natyrë ekziston shkaku që e shkakton atë. Pra, dukuritë
natyrore ndodhin sipas disa ligjeve, p.sh. guri bie në Tokë sepse Toka e tërheqë atë.
Fëmija në moshen 6-7 vjeçare është tejet kurreshtar dhe tejet i intresuar për të
njohur dukuritë natyrore.
Fëmijët e klasës I-V, botën e përjetojnë si tërësi. Ata interesohen për gjithçka nga
vendi i tyre por, atyre nuk iu intersojnë dallimet dhe ndryshimet që ekzistojnë mes
dukurive natyrore. Fëmijet e kësaj moshe janë disa kërkimtar në miniaturë. Ata
vazhdimisht intersohen për objekte e gjasende, për dukuri natyrore. Mirëpo, fëmijet nuk
janë në gjendje për t’i kuptuar dukuritë natyrore prandaj, edhe nuk vazhdojnë për të
hulumtuar të panjohurat. Mësuesi duhet të kultivojë shpirtin hulumtues – kërkimtar të
nxënësve duke zgjedhur materiale mësimore interesante që janë të përshtatshme për
shpjegimin e dukurive natyrore sipas parimit : “ Kur – Atëherë” p.sh., kur e ujisim
bimën , atëherë ajo rritet”. Kjo do t’ishte e mjaftueshme për kërkimtarin ( nxënësin)
fillestar. Më vonë ata do të kuptojnë se ujitja e bimës është shkak kurse rritja është
rrjedhim.
Shumë dukuri natyrore janë aq të lidhura ndërmjet veti sa që është e pa mundur t’i
ndajmë plotësisht njërën nga tjetra. P.sh., lëvizja e gurit ( apo letrës ) paraqet një dukuri të
përbërë kur merret parasysh rezistenca e ajrit, intensiteti i fryerjes së erës, forca tërheqëse
e gravitacionit të Tokës etj.
Njohja e natyrës dhe e dukurive natyrore arrihet nëpërmjetë vrojtimit –vëzhgimit
të dukurive natyrore dhe eksperimentit. Pra shkencat natyrore janë shkenca
eksperimentale.

Ç’është vrojtimi?
Vrojtimi i dukurive natyrore që ndodhin në natyrë pa ndihmën e njeriut quhet
vrojtim.Vrojtimi i drejtëpërdrejtë i dukurive natyrore dhe përshkrimi i tyre pa kurrfar
matje dhe krahasimi quhet hulumtim kualitativ.
8

Metoda e vrojtimit ka ekzistuar qysh në kohrat e lashta p.sh.njeriu i lashtë ka


vërejt ditën dhe natën, stinët e vitit, të zënunit e Diellit dhe Hënës dhe këto dukuri
natyrore nuk ka ditur që t’i shpjegojë.
Vrojtimi në mësimin e lendës “Njeriu dhe natyra” i ka dy qëllime të veta: së pari
të vërejturit ( vëzhgimi) është element i procesit së të njohurit të së vërtetës. Së dyti
vrojtimi ka qëllim formal ( nxënësi duhet të aftosohet për të vërjetur pavarsisht të
vërteten objektive). Prandaj të vërejturit është pjesë përbërse e procesit edukativo-
arsimor , është veprimtari psikike aktive. Të vërejturit nuk mbështetët vetëm në
përceptime shqisore ,por krahas kësaj , ai duhet të mbështetët edhe në aktivitetin mendor
të nxënësve.
Qëllimi i çdo vrojtimi është që nxënësit t’ia mundësojnë për të vërejtur cilësitë më
kualitative të dukurive, të cilat me atë rast vërehen. Gjatë çdo vrojtimi dallojmë objektin
e të vërejturit ( çka vërejmë), qëllimin e të vërejturit ( atë për çka vërejmë) dhe
rezultatin e të vërejturit ( çka arrijmë me të vërejturit) . Të vërejturit varet nga shumë
faktorë subjektiv dhe objektiv.
Faktorët subjektivë të të vërejturit janë : shqisat, kujtesa, të menduarit intereset,
vëmendja, imagjinata, emocionet, përvoja etj.
Faktorët objektiv të vrojtimit : dukuria të cilën dëshirojmë për ta vëzhguar duhet të jetë
e afërt dhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në shqisat tona. Disa dukuri, për arsye të rrezikut që
paraqesin nuk ka mundësi të vëzhgohen por, ato dukuri do të vërehen në kushte të
veçanta apo indirekte.

Llojet e vrojtimit
Për nga koha e zgjatjes dallojmë: të vërejturit e shkurtër dhe të vërejturit afatgjatë,
kurse për nga mënyrat : të vërejturit direkt (e drejtpërdrejtë) dhe të vërjturit indirekt ( të
zhdrejtë).
Të vërejturit e shkurtër zgjatë zakonisht një kohë të shkurtër. Përmes këtij lloji
të të vërejturit nxënësve iu mundësohet për të vërejtur vetëm ato elemente, të cilat vetë
mësuesi i ka përcaktuar si detyra edukativo-arsimore. Të vërejturit e shkurtër më shumti
përdoret me rastin e demonstrimit si p.sh., demonstrimi i disa bimëve me qëllim që
nxënësit të bëjnë dallimin e tyre përmes gjetheve.
Të vërejturit afatgjatë zgjatë një kohë të gjatë dhe ka nevojë që të aplikohet një
kohë më të gjatë p.sh.,të vërejturit e elementeve të klimës ( temperatura e ajrit, era,
lagështia e ajrit, të reshurat etj.). Për të mos ndodhur që nxënësit të harrojnë elementet e
të vërjeturit duhet përdorur mbajtjen e ditarit p.sh.
9

Ditari
Lënda: Njeriu dhe natyra

Dita Tempera Era Moti Të Si jetojnë Si jetojnë Si jetojnë


tura (fryma) reshurat bimët kafshët njerëzit
1
2
3
4
5
6
Etj.

Nxënësit me ndihmen dhe me mbikqyrjen e mësuesit, dukuritë e vërejtura


rregullisht i shënojnë në kalendar dhe pas një kohe të caktuar, në bazë të shenimeve në
ditar arrijnë për t’i nxjerrë edhe përfundimet e caktuara.

Të vërejturit direkt është ai që kryhet drejtpërsëdrejti përmes shqisave.


Të vërejturit indirekt – përdoret për të vërejtur cilësit e dukurive në natyrë , të cilat nuk
është e mundur të vërehen drejtëpërsëdrejti p.sh., mikroorganizmat i vërejmë përmes
mikroskopit. Po ashtu shumicën e dukurive të rrezikshme i vërejmë vetëm përmes
vizatimeve apo fotografive. Të vërejturit indirekt i realitetit bëhet me anën e mjeteve
mësimore. Për t’u realizuar ky lloj i të vërejturit mësuesi duhet që nxënësit t’i mësojë
edhe për përdorimin e mjeteve, instrumenteve vëzhguese.
Kryesisht mësuesi duhet gjithnjë të punojë me nxënës. Nxënësit individualisht
duhet ta dinë qëllimin e aktivitetit të vet perceptiv, rrugët , metodat , procedimet dhe
procesin e atij aktiviteti si dhe duhet t’i njohin mjetet ( instrumentet) të cilat do t’i
shfrytëzojnë gjatë aktivitetit vëzhgues e perceptiv.
Përvoja ka treguar se hulumtimi kualitaiv për shkencë nuk është i mjaftueshëm.
Prandaj është e nevojshme të kryhen matjet e dukurive natyrore dhe të bëhen krahasime
( hulumtimi kuantitativ)

Ç’është eksperimenti?
Eksperimenti është reprodukim i dukurive që ndodhin në natyrë në kushte dhe
rrethana të veçanta p.sh.: fletët biejnë nga pemët, rënja e fletës së fletorës , rënja e
shkumsit etj.
Në shkencat natyrore, eksperimenti ka përparsi të dukshme ndaj metodës së
vrojtimit të drejtpërdrejtë të dukurive natyrore:
1.Së pari nëpërmjetë eksperimentit, dukuria natyrore mund të reprodukohet
gjithnjë dhe në çdo vend p.sh., shkarkimi elektrik në atmosferë ( vetëtima) për të duhet të
presim kohën kurë formohën retë , por mund ta bëjmë edhe në laborator.
2.Së dyti mund t’i ndërrojmë kushtet dhe rrethanat në të cilat ndodhin dukuritë
natyrore.p.sh., shkarkimi elektrik në laborator edhe kur nuk ka re, shi etj.
Çdo eksperiment përcillet me matje. Për të bërë eksperimente dhe matje nevoitet
aparatura ( mjetet) dhe mjetët e matjes p.sh., matja e gjatësisë, temperaturës shtypjes,
masës, vëllimit, kohës etj.
10

Pra, vrojtimi dhe eksperimenti janë burimet e diturisë në shkencat natyrore.

Krahasimi i rezultateve të matjes


Duke bërë krahasime ne vërejmë se disa trupa janë të lehtë e disa më të rëndë,
disa më të nxehtë e disa më të ftohtë, disa më të gjatë e disa më të shkurtër.
Çdo gjë që mund të matet dhe të krahasohet quhet madhësi. Madhësitë që
karakterizojnë vetitë e caktuara fizike të trupit quhen madhësi fizike si p.sh gjatësia,
masa, koha, temperatura etj.

1.TRUPAT DHE VETITË E TYRE


Çdo gjë që na rrethon është pjesë përbërse e natyrës. Njerzit, qytetët ,fshatrat
,shkollat makinat ,shtazet,bimet,ajri,uji,trupat qiellor etj.,janë pjesë e natyres. Në natyrë
ndodhin dukuri të ndryshme si psh.,rrotullimi i Tokës reth boshtit të vet shkakton
ndërrimin e ditës dhe natës, ndërrimet e stineve gjatë vitit ,avullimi i ujit, ngrirja e ujit,
lëvizja e njerzëve ,makinave ,zëri ,drita ,dukuri elektrike etj. Këto quhen dukuri natyrore .
Dukuritë natyrore gjithmon iu kanë interesue njerzve. Njeriu i ka vërejt këto
dukuri dhe është përpjek që ti shpjegoj ato. Kështu kanë lind njohuri prej të cilave është
zhvilluar shkenca mbi natyrën - fizika ( greqisht “ fizis” do të thot natyrë ). Kontakti i
njeriut me dukuritë ntyrore shprehet me anë të vrojtimit. Vrojtimi është mjeti më i
thjeshtë i njohjës së dukurive natyrore.

1.1.Trupat dhe lënda


Trupat
Në natyrë gjendet një numër i madh trupash , siç janë banka, karriga, tavolina,
lapsi , fletorja , shkumsi, qelqi, automobili etj. Objektet që na rrethojnë si p.sh., uji
,shtëpia,pemët, ajri, fabrikat, makinat etj., janë pjesë përbërse e natyrës. Shikoni figurën
1.1 dhe numëroni disa prej tyre .

Fig.1.1
11

Çdo send që zënë vend në ntyrë quhet trup


Shikoni figuren 1.2 dhe tregoni se çfarë trupa ndodhen në te . Po ashtu tregoni se a njihni
edhe trupa të tjerë përveç atyre që janë paraqit në figurë?
Trupat fizikë janë : trupi i njeriut, banka ,libri, tavolina ,guri ,ajri ,uji etj. Truapt
fizikë dallohen në mes veti sipas formës . Libri ka formë tjetër ndaj karrigës apo lapsit.
Trupat mund të dallohen edhe sipas madhësisë së tyre apo vëllimit.Lapsi është
më i vogël se libri kurse libri është më i vogël se banga. Trupat dallohen edhe për kah
ngjyra, temperatura etj. Pra, trupat dallohen sipas madhësisë, formës dhe sipas ngjyrës së
tyre. Çdo trup zënë një vend të caktuar në hapësirë.
2.Lënda
Uji, qelqi, kripa, sheqeri, ari, alumini, plastika etj.,janë lëndë të llojeve të
ndryshme . Pjata është trup që është e ndërtuar nga
lënda e porcelanit (pjata është trup kurse porcelani
është lënda), luga është trup që është ndërtuar nga
alumini,gota e qelqit është trup që është e ndërtuar
nga lënda e qelqit, etj. ( Fig.1.2).
Trupat në natyrë përbëhen nga lënda .
Ekzistojnë edhe raste të tilla ku me të
njëjten fjalë tregojmë edhe trupin edhe lëndën prej
së cilës është i ndërtuar ai trup. Si p.sh., me fjalen
ujë kuptojmë një trup por njëherit tregojmë edhe
lëndën prej së cilës është i përbërë ai.
Po ashtu edhe trupat e ndryshem mund të Fig.1.2
përbëhen nga e njëjta lendë. Kështu p.sh.,pjata,
gota, luga, piruni, thika që janë paraqit në figurën 1.3
janë trupa të ndryshem por përbëhen prej lëndës së
njëjtë- plastike.Tregoni edhe shembuj të tjerë për
trupa të ndryshëm që përbëhen prej lëndës së njëjtë.
Gjithçka që na rrethon është e përbërë nga
lënda( materia).
Shkenctari Isak Njutoni ka theksuar se veqori
themelore e lëndës është masa. Lënda është çdo gjë
që ka masë dhe zë vend në hapësirë.
Lënda në natyrë është në lëvizje të pandërprerë.
Gjatë lëvizjes, në lëndë ndodhin ndryshime fizike Fig.1.3
dhe kimike.
Në Fig.1.4., është paraqit sfera e drurit dhe sfera e hekurit.

Çdo lëndë ka veti të caktuara p.sh., forma ,ngjyra, fortësia etj.


Lëvizja e lëndës është e përhershme .Masa e kësaj lëvizjeje është energjia
e cila është e pandashme nga lënda. Si rezultat i këtyre lëvizjeve të lëndës ,
ndodhin dukuritë dhe shndërrimet e lëndës.

Fig.1.4
12

Gjendjet e lëndës
Gjatë dimrit uji ngrihet dhe bëhët akull. Kur një enë me ujë e vendosim në pllakën
e shporetit elektrik,uji nxehet ,fillon të vlojë dhe nga ena shofim se si del avulli i ujit.
Pra, lënda e njëjtë ( uji ) gjatë ftojes kalon në akull kurse gjatë nxemjes ,kalon në
avull. Uji, akulli dhe avulli janë tre gjendje të ndryshme të lëndës së njëjtë. Këto tri
gjendje të ujit ndryshe quhen gjendje agregate: uji – gjendja e lëngët,avulli--gjendja e
gaztë dhe akulli –gjendja e ngurtë.Ajri është gaz. Me ftohjen e ajrit ,ai kalon në gjendje të
lëngët,me ftohjen e metejshme,ajri kalon në gjendje të ngurtë.
1.2.Ndërtimi grimcor i lëndës
Nëse kokrrën e sheqerit e ndajmë në dy pjesë, atëherë themi se kemi ndryshuar
vetëm formën e saj, kurse lënda ka mbet e njëjtë. Vazhdojmë të coptojmë kokrrën
e sheqerit deri sa të fitohet pluhuri i bardhë.Këtë pluhur
të sheqerit e hedhim në një gotë me ujë.Tani grimcat
shumë të vogëla të sheqerit shpërndahen në tërë ujin e
gotës. Uji bëhet i ëmbël, sheqeri nuk e ka humbur
shijen e tij. Edhe lëndët tjera si p.sh.,kokrra e kafes,
misrit, grurit ,pluhuri i drurit të prerë me sharrë, etj.
mund të coptohen në grimca shumë të vogëla.
Në (fig.1.5.) është paraqitur guri i kripës, i cili
edhe ai mund të coptohet në grimca të vogla deri sa të
bëhet pluhur. Me këtë rast, lënda e kripës nuk është
ndërrue, ajo vetëm e ka ndërrue formën e saj. Po të
hudhet në ujë, kripa do të tretet dhe kështu shndërrohet
në grimca edhe më të vogëla.
Duke vazhduar kështu përfundojmë se të gjitha
lëndet përbëhen prej grimcave shumë të vogëla. Këto
grimca nuk shihen me sy, por shihen me mikroskop.
Prandaj themi:
Grimcat më të vogëla të lëndës, të cilat i
ruajnë vetitë e tyre quhen molekula .
Pra, lënda e çdo trupi mund të ndahet apo të Fig.1.5
grimcohet në pjesë shumë të vogla deri në molekula.
Molekulat janë në lëvizje të përhershme . Këtë mund ta vërejmë me një shembull shumë
të thjeshtë. Nëse në klasë e hapim shishen e parfumit,aroma e tij do të përhapet në tërë
klasën. Kjo ndodhë, sepse molekulat e parfumit lëvizin shumë shpejtë nëpër ajër prandaj
shpejtë shpërndahen nëpër tërë hapsirën e klasës. Pra, lënda nuk është e tërë ashtu si na
duket neve por, përbëhet prej grimcave të vogëla.
Edhe uji dhe ajri përbëhen gjithashtu prej molekulave. Mirëpo, të gjitha molekulat
e ujit janë të njejta dhe nuk dallohen ndërmjet tyre. Kjo do të thotë se molekulat e lëndës
së njejtë janë të njejta ndërmjet tyre. Kurse, molekulat e lendëve të ndryshme janë të
ndryshme për nga forma dhe madhësia. Kështu p.sh. molekulat e ajrit nuk janë të njëjta
për nga madhësia dhe forma.
13

1.3. Lëndët e pastra dhe lëndët e përziera


Lëndët e pastra
Në natyrë gjendën shumë lloje trupash. Në klasë ndodhen karrika, banka, tabela,
shkumsi , libri, vizorja etj. Këta trupa janë të ndërtuar prej lëndëve të ndryshme. P.sh.,
banka është e ndërtuar nga druri dhe metali, dritarja është e ndërtuar nga druri dhe qelqi,
libri dhe fletorja përbëhen nga letra, trëkendëshi dhe vizorja përbëhen nga plastika etj.
Themi se të gjitha këto janë të ndërtuara prej lëndës. Druri, qelqi, hekuri, plastika etj.,
karakterizohen me përbërje dhe veti të caktuara dhe ndryshe i quajmë edhe substanca.
Pra, secila lëndë ose substancë ka vetitë e saja karakteristike. P.sh. letra ka ngjyrë
të bardhë dhe mund të grimcohet lehtë. Qelqi është i tejdukshëm, është më i fortë se letra
dhe me goditje mund të thyhet. Nëse provojmë ti ndezim, atëherë shohim se letra ndezet
lehtë, ndërsa qelqi nuk ndezet. Në qoftë se e thyejmë një shkumës dhe e vërejmë
përbërjen e tijë, shohim se ai ka përbërje të njëjtë në të gjitha pjeset e tijë. Nëse e prejmë
shiritin e magnezit ose një tel të hekurit, vërejmë se përbërja e tijë është e njëjtë në të
gjitha pjeset përbërse të tijë. Pra, shkumsi, hekuri dhe magnezi janë lëndë ose substanca
të pastra.
Lëndët të cilat kanë përbërje të njëjtë në të gjitha pjeset e tyre quhen lëndë të
pastra. Lëndët në natyrë mund të jenë të pastra por edhe të përziera njëra me tjetren. Në
qoftëse e vërejmë tokën shohim se ajo përbëhet nga përzierja e përbërseve të ndryshëm.
Përbërsit e tokës mund të dallohen me sy. P.sh. gurët, rëra, lymi etj. Pra Toka është
përzierje e shumë lëndëve ose substancave të pastëra.
Gjithkund rreth nesh dhe në gjithësi gjenden trupa të ndryshëm . Këta trupa midis
veti dallohen sipas formës, madhësisë së përbërjës. Siç është përmendur edhe më parë,
këta trupa përbëhen prej lëndëve( substancave). Nëse e grimcojmë kokrren e sheqerit ,
vërejmë se ka veti të njëjta në të gjitha pjeset e saj . Për shembull, çdo pjesë e saj ka
ngjyrë të bardhë. Nëse këto pjesë i shijojmë, vërejmë se çdo pjesë e saj ka shije të ëmbël.
Në mënyrë të ngjashme mund të analizojmë vetitë e kripës së gjellës. Përbërja e
kripës , në të gjitha pjeset e saj, është e njëjtë. Nëse vërejmë përbërjen e një teli bakri,
shohim se përbërja e tij është e njëjtë në të gjitha pjeset e tij. Përbërje të njëjtë kanë edhe
metalet e tjera , si ari, argjendi, hekuri, plumbi etj.
Të gjitha këto lëndë (substanca) që i përmendem janë lëndë të pastra.
Nëse kripën e gjellës e zbërthejmë me procesin e elektrolizës, prej saj do të përfitohen dy
substanca të reja : natriumi i cili është metal dhe klori i cili është gaz.
Po të provojmë që natriumin dhe klorin t’i zbërthejmë më tutje me metoda kimike, nuk
do të kemi sukses..
Lëndët (substancat) e pastra të cilat me metoda kimike nuk mund të zbërthehen
më tej, quhen substanca të thjeshta ose elemente kimike.
Substanca, përkatësisht elemente kimike, përveç natriumit dhe klorit janë edhe
hidrogjeni, oksigjeni, azoti, bakri, plumbi, hekuri, ari, argjendi etj.

Përzirjet
Substancat në natyrë , në shumicë të rasteve , gjenden në formë të përzirjeve .
Përzirjet përbëhen prej dy ose më shumë substancave të pastra. Për shembull graniti
përdoret si material ndërtimor . Nëse e vërejmë një copëz graniti, do të shohim se ai
përbëhet prej disa lloje grimcash. Disa grimca kanë ngjyrë të bardhë, disa kanë ngjyrë të
14

zezë dhe disa ngjyrë të përhimtë. Pra, graniti përbëhet prej disa substancave të pastra të
cilat janë të përziera njëra me tjetren. Graniti është përzierje.
Në natyrë ekzistojnë shumë përzierje. P.sh. uji në natyrë është përzierje e ujit dhe
kriprave të tretura. Njeriu për nevoja të vogla përgatit përzierje të ndryshme. P.sh., për
gatimin e bukës përgatitet përzierja e miellit, ujit dhe kripës së gjellës e cila mandej piqet.
Për ndërtimtari përgatitet përzierja e rerës gëlqeres dhe e ujit. Kjo përzierje përdoret për
murim dhe suvatim.
Përzierjet janë të përbëra prej dy ose më shumë substancave(lëndëve) të pastra.
Në jetën e përditëshme, njeriu për nevoja jetësore përdorë shumë përzierje. P.sh. uji i
pijshëm, qaji, kafeja, pijet freskuese, uji i gazuar, gjellërat e shumë të tjera.
Ajri gjithashtu është përzierje e gazave të ndryshëm. Në vendet e ndryshme ajri ka
përbërje të ndryshme. Në vendet malore ajri përmban oksigjen, azot dhe dioksid të
karbonit, kurse në vendet urbane përveç tyre përmban edhe ndotës të ndryshëm ( tymi i
automjeteve, tymi i oxhaqeve, grimca pluhuri etj.)
Një got qelqi e mbushim me uj dhe në të shtojmë një sasi sheqeri. Pas përzierjes
vërejmë se kjo përzierje ka shije të ëmbël. Nëse gotën me këtë përzierje e vërejmë me sy,
nuk mund ti dallojmë përbërsit e sajë. Në këtë rast është formuar përzierje homogjene.

Fig.1.6

Përzierjet homogjene janë ato përzierje, te të cilat pjeset përbërse nuk mund të
dallohen me sy.. Përzierje homogjene janë: çaji, kafeja, uthulla, vera e rrushit, uji natyror,
uji mineral, ajri, benzina, vajguri etj.
Në një got qelqi të mbushur me ujë, shtojmë pak pluhur dheu dhe e përziejmë
mirë. Pas qëndrimit të shkurtër, përzierjen e vërejmë me sy. Në këtë përzierje përbërësit e
sajë dallohen me sy. Grimcat e dheut shihen duke notuar nëpër tretësirë. Kjo përzierje
është përzierje heterogjene. Përzierjet heterogjene janë ato përzierje, te të cilat pjesët
përbërëse mund të dallohen me syrin e njeriut ose me mikroskop. Pas qëndrimit të kësaj
përzierje grimcat e ngurta të dheut do të fundërohen në gotë, ndërsa uji i kthjellët mbetet
largë. Në natyrë ekzistojnë shumë përzierje heterogjene (uji i lumit pas shiut, përzierja e
rerës dhe çimentos, qumështit, lëngu i portokallit, retë etj).
15

1.4. Ndarja e lëndëve të përziera në lëndë të pastra


Ndarja e përbërësve të përzirjes bëhët në bazë të dallimeve të vetive të tyre. Për
këtë qëllim shfrytëzohen këto veti : gjendja agregate e përbërësve, madhësia e grimcave,
temperatura e vlimit ,tretshmëria etj.
Metodat më të njohura të cilat përdoren për ndarjen e përzirjeve janë : dekantimi,
filtrimi, distilimi, kristalizimi, sublimimi, ndarja me magnet etj.
Dekantimi.Nëse një gotë e mbushim me ujë të lumit pas shiut ,vërejmë se ai është i
turbullt. Në të janë të trtura shumë grimca të dheut, rërës, copëza të vogla të drurit etj.
Këto substanca nuk treten mirë në ujë. Ato kanë dendësinë më të madhe se uji. Nëse
gotën e lëmë që të qëndrojë, përbërsit e tretur do të fundërrohen ndërsa lartë do të ndahet
uji i kthjellët. Nëse ujin e derdhim ngadalë në një enë, në fund të gotës do të mbetet
fundërrina e ndarë. Kjo metodë e ndarjes quhet dekantim.
Filtrimi Në një gotë të mbushur me ujë shtojmë pakë shkumës të shtypur. Pas
përzierjes formohet përzierje e substancës së ngurt në lëng. Përbërsit e kësaj përzierje
mund ti ndajmë përsëri. Fillimisht e përgatisim letrën filtruese. Atë e palosim dy herë dhe
e prejmë në formë konike. Letra filtruese laget me pakë ujë dhe vendoset në një hinkë të
thjeshtë. Tretësirën e kalojmë përmes letrës filtruese të vendosur mbi hink. Mbi letrën
filtruese mbetet shkumësi, kurse në gotë kalon uji i pastër. Kjo metodë e ndarjes quhet
filtrim. Substanca e ndarë mbi letër filtruese quhet precipitat, kurse lëngu i cili kalon
nëpër poret e letrës filtruese quhet filtrat. Për filtrim të thjesht në laborator përdoret
hinka e thjeshtë mbi të cilën vendoset letra filtruese dhe gota kimike.

Fig.1.7

Distilimi. Në një balon të mbushur përgjysmë me ujë shtojmë disa kristale të gurkalit.
Gurkali tretet në ujë dhe formohet përzierje homogjene me ngjyrë të kaltër. Përbërsit e
kësaj përzierje mund ti ndajmë nëse e avullojmë ujin. Balonën e lidhim për një ftohës
(kondensator), në të cilin është i vendosur një termometër. Ftohja e kondensatorit bëhet
16

me qarkullimin e ujit të ftohtë përmes gypave të gomës. Në fund të ftohësit vendoset një
elenmajer (gotë qelqi) fig.1.8. Balonen me përzierje e ngrohim me flakëshënës, përmes
rrjetës së
azbestit. Uji
nga përzierja
do të
avullohet. Në
termometër
lexohet
temperatura e
avujve. Avujt
kalojn nëpër Fig.1.8
ftohës. Në
kontakt me
muret e ftohura të ftohësit, avujt kondensohen (lëngëzohen). Lëngu rrjedh deri në
elenmajer. Pra, në elenmajer ndahet uji i pastër, kurse në balon mbetet gurkali i cili ka
qen i tretur në ujë. Kjo metodë e ndarjes quhet distilim kurse uji i ndarë në këtë mënyrë
quhet uji i distiluar.
Distilimi është metodë e ndarjes së një lëngu nga përzierja e cila bazohet në ndryshimin
e pikës së vlimit të lëngut që ndahet.

Kjo metodë bazohet në avullimin e lëngut me ngrohje dhe në kondensimin


(lëngëzimin) e avujve. Lëngu i ndarë me distilim quhet distilat. Distilimi i cili zhvillohet
në laborator është analogji me qarkullimin e ujit në natyrë. Uji në balon, me ngrohje
avullohet, ngjashëm me avullimin e ujit të detit nga rrezet e diellit. Avujt e formuar
lëngëzohen në kondensator ngjashëm me formimin e reve. Lëngu i formuar rrjedhë pika
pika në gotë, ngjashëm me te reshurat atmosferike.
Me metoden e distilimit mund të ndahen edhe dy apo më shumë lëngje të cilat
midis vete formojnë përzierje homogjene. P.sh. nga përzierja e ujit me alkool mund të
ndahet alkooli. Kjo metodë quhet distilim fraksional. Distilimi fraksional bazohet në
ndryshimin midis pikave të vlimit të përbërësve në tretësirë.

Kristalizimi. Në një got të mbushur me ujë të nxehtë, shtojmë një sasi më të


madhe gurkali dhe e përziejmë. Në këtë rast do të formohet përzierje homogjene.
Përzierjen e lëmë të ftohet për një kohë (disa orë ose disa ditë). Në fund të gotës do të
ndahet gurkali i ngurtë. Copëzt e ngurta të gurkalit të cilat janë formuar quhen kristale.
Procesi i formimit të kristaleve quhet kristalizim. Kristalet nga përzierja ndahen me
metodën e filtrimit.
Me këtë veprim ndahet substanca e ngurtë nga lëngu. Si tretës për kristalizim më
së shpeshti përdoret uji. Me këtë metod ndahet kripa e gjellës nga uji i detit. Gjatë verës,
uji i detit vendoset në pishina të cekëta. Me ngrohje nga rrezet e diellit, një pjesë e ujit
avullohet. Kripa e gjellës e cila është tretur në ujë, do të kristalizojë. Në fund kripa ndahet
nga uji dhe përpunohet.

Ndarja me magnet. Në një qelq ore e përziejmë pak pluhur sulfuri me ashkala
hekuri. Do të formohet një përzierje heterogjene. Përbërsit e kësaj përzierje mund ti
17

ndajmë përsëri. Mbi përzierje e afrojmë një magnet, ndërsa sulfuri do të mbetet në qelq të
orës. Kjo metodë e ndarjes së përbërsëve quhet ndarje me magnet. Me këtë metodë mund
të ndahen vetëm përbërsit të cilët i tërheq magneti. Kjo metodë përdoret në industri, për
ndarjen e hekurit dhe substancave të tjera që kanë veti magnetike nga përbërsit e tjerë nga
të cilët nuk i tërheq magneti.

Fig.1.9

1.5.Shndërrimet (ndryshimet) e lëndës


Në natyrë zhvillohet numër i madh i lëvizjeve të lëndës ose ndryshime kimike me
ç’rast lënda kalon prej një forme në tjetren. Për shembull gjatë djegies së shiritit të
magnezit në ajër, bëhët shndërrimi i lëvizjes kimike të lëndës në formë të dritës dhe të
nxehtësisë.Si pasojë e kësaj formohet një lloj i lëndës , oksidi i magnezit . Në këtë rast
lirimi i nxehtësisë dhe i dritës janë dukuri , ndërsa formimi i pluhurit të bardhë i cili
lirohet me djegie të shiritit të magnezit , është ndryshim i lëndës (materies). Kimia
hulumton përbërjen e trupave. Pra, trupat janë të ndërtuar nga lënda . Lënda në natyrë
shfaqet në shumë forma konkrete. Format konkrete të lëndës , të cilat kanë përbërje
dhe veti të caktuara quhen substanca.
Substanca është pjesë themelore e lëndës prej së cilës përbëhën trupat fizikë dhe
çdo send që ka masë dhe zë vend në hapësirë. Druri, letra, xhami, kripa , uji etj., janë
lloje të ndryshme të substancave(lëndëve). Sot janë të njohura disa milionë
(lëndë)substanca të ndryshme.
Lëndët në natyrë dallohen midis veti në bazë të vetive të tyre. Të vërejmë dallimet
midis sheqerit dhe qelqit e ata dallohen për nga ngjyra, për nga shija, tretshmëria në ujë,
shkrirja etj. Pra, ngjyra, shija, tretshmëria në ujë, shkrirja janë veti të lëndëve –
substancave. Përveç këtyre vetive lëndët karakterizohen edhe me veti të tjera siç janë;
masa, vëllimi, fortësia, ngjyra, shkëlqimi, aroma etj. Trupat dallohen midis veti edhe në
bazë të vetive të tyre. Në qoftëse e djegim një copë druri, do të formohet hiri dhe tymi.
Në këtë rast do të lirohet nxehtësia. Nëse ujin e vendosim në një enë të hapur, uji do të
avullohet. Në qoftëse një kokërr fasule e vendosim në dheun e lagësht dhe të ngrohtë ajo
do të mbijë. Ndryshimet e lëndës si dijegja, avullimi, mbirja e bimeve etj quhen dukuri
natyrore. Përveç këtyre dukurive në natyrë zhvillohen edhe shum dukuri të tjera siç janë:
frymëmarrja, ndriçimi, rënia e shiut, ndryshkja e metaleve, kalbja e bimeve, lindja,
vdekja e tj.
Në qoftëse uji ftohet deri në temperaturën 00C, ai shndërrohet në akull. Nëse
akulli nxehet, ai kalon përsëri në gjendje të lëngët. Nëse uji nxehet ai kalon në avull. Me
18

ftohjen e avullit të ujit ai kalon në gjendje të lëngët. Në këto raste ka ndryshuar gjendja
agregate e ujit, por përbërja e tijë nuk ka ndryshuar.
Në qoftëse një tel bakri e lakojmë, në këtë rast ka ndryshuar forma, kurse bakri
mbetet i pa ndryshuar në përbërje.
Në rastin e bakrit dhe të ujit ka ndryshuar vetëm forma e tyre kurse përbërja ka
mbetur e njëjtë. Ndryshimet e tilla quhen ndryshime fizike.
Ndryshimet gjatë të cilave lënda ose substanca ndryshon formën por
përbërja e sajë mbetet e njëjtë quhen ndryshime fizike.
Në qoftëse e vërejmë një fije shkrepse ajo ka formë të zgjatur. Në majen e sajë
gjendet një substancë me ngjyrë të kuqe. Nëse fijen e shkrepsës e ndezim me fërkim, ajo
do të liroj flakë dhe nxehtësi. Pas djegjes së tërësishme, do të formohet mbetja e cila ka
ngjyrë të zezë. Ajo ka fortësi ma të vogël se fija e shkrepses para ndezjes. Në këtë rast,
fija e shkrepses është shndërruar në një lëndë të re e cila ka veti të tjera nga ato të fijes së
shkrepsës. Pra, me ndezjen e fijes së shkrepsës është bërë ndryshimi kimik.
Ndryshimet gjatë të cilave lëndët ose substancat ndryshojnë thellësisht në
përbërje, duke u krijuar lëndë të reja quhen ndryshime kimike.
Në natyrë ndodhin shumë ndryshime kimike të lëndës. Të tilla janë: djegja e
drurit, formimi i kosit nga qumështi, zierja e vezeve, ndryshkja (korrozioni i hekurit),
kalbja e bimeve, frymëmarrja e shumë të tjera.

1.6. Matja e madhësive fizike .Gabimet gjatë matjes.Vlera mesatare.


Me rastin e vrojtimit të dukurive fizike ,në mënyrë të domosdoshme ,paraqitet
nevoja për matjen e madhësive të ndryshme fizike . Në përgjithsi matja ka rëndësi të
madhe në jetën e përditshme.Që në kohet e hershme, njerzit i ka shtyrë nevoja që të
mësojnë me matë. Edhe pse matja ka filluar të bëhet në kohra të hershme, do të shohim se
nuk është aq lehtë të bëjmë matje të saktë. Se si bëhët matja do të mësojmë në vazhdim .
Vetitë fizike të cilat mund t’i krahasojmë dhe t’i shprehim me numër quhen
madhësi fizike. Madhësi fizike janë : gjatësia, masa ,koha, forca, temperatura,drita,zëri
etj. Ecuria apo mënyra që tregon se si përcaktohet vlera numerike e madhësisë
fizike quhet matje. Pra, për të përcaktuar madhësin fizike duhet patjetër ta matim ate.
P.sh., kur udhëtojmë me makinë,e matim shpejtësin e lëvizjes së makines,kur njeriu
është i sëmurë mjeku ia matë temperaturen të sëmurit,kur shkojmë në shitore për të blerë
gjëra ushqimore shitësi bënë matjen e tyre etj.
Me matë një madhësi fizike do të thot të krahasosh atë me një madhësi tjetër të
llojit të njëjtë e cila është marrë si njësi për matje . Pra ,matja është krahasimi i asaj që
matim me njësin e caktuar të matjes.Si rezultat i matjës është numri i cili fitohet gjatë
matjës. Madhësia fizike përcaktohet me dy të dhëna :vleren numerike dhe njësinë e
saj.
Matja e gjatësisë.
Përmasat e trupit në figuren 1.10, janë : gjatësia, gjërësia dhe lartësia. Për
gjatësinë e rrugës ndërmjet dy qyteteve përdorim shprehjen largësi,për një lis themi se
është i gjatë apo dimensioni më i vogël i librit është trashësia e tij . Të gjitha këto
madhësi: largësia,lartësia dhe trashësia kanë dimensione të gjatësisë dhe shprehen me
njësi të njëjtë.Pra,gjatësia,gjërsia dhe lartësia janë dimensionet ose përmasat e trupit.
Gjatësia e trupit është madhësi kryesore fizike dhe zakonisht shenohet me .
19

Për matjen e përmasave të trupit në figuren 1.10, përdorim vizoren .Përmasat


(dimensionet) e trupit maten me metër. Metri është i ndërtuar në formë të shkopit,në
formë të shiritit metalik ose në formë të metrit të paluar (fig 1.11 ). Çdo rezultat i matjës
shprehet me një numër të caktuar dhe njësi përkatëse.

b=3cm

a=4cm c=2cm

Fig.1.10 Fig.1.11

Njësia për gjatësi është metri ( m ) .


Kurt hemi se gjatësia e klasës është 10 metra ,kjo do të thot se gjatësin e klasës e
kemi krahasue me gjatësin e një metri . Pra, gjatësia e klasës është dhjetë herë më e
gjatë se një metër . Edhe gjërësinë dhe latësinë e trupave e matim me njësi të njëjtë,me
meter.
Në jeten e përditëshme për matjen e gjatësisë, përveq metrit përdoren edhe njësit
më të mëdha dhe njësitë më të vogla se metri.Njësia më e madhe se metri e që shpesh
përdoret është kilometri dhe shenohet me ( km ) .
Shumfishat e metrit janë:
Dekametri = 1dam  10m (që do të thot dhjet herë më i madh se metri)
Hektometri = 1hm  100m (që do të thot njëqind herë më i madh se metri)
Kilometri = 1km  1000m (që do të thot njëmijë herë më i madh se metri)
Për matjen e gjatësive të vogëla përdoren nënfishat e metrit :
1
Decimetri = 1dm = m = 0,1m (që do të thot dhjet herë më i vogël se metri)
10
1
Centimetri = 1cm = m  0, 01m (që do të thot njëqind herë më i vogël se metri)
100
1
Milimetri = 1mm = m = 0, 001m (që do të thot njëmij herë më i vogël se metri)
1000
Mjetët të cilat i përdorim për matje quhen mjete ose instrumente matëse.Në çdo mjet ose
instrument matës gjendët shkalla me njësi përkatëse .Gjatë matjes duhet të kemi kujdes
se si e vendosim trupin dhe instrumentin matës.Po ashtu duhet të kemi kujdes në leximin
e drejtë të rezultateve të matjës.

Matje e sipërfaqës

Sipërfaqja e një katërkëndshi (Fig.1.12 ) caktohet


në këtë mënyrë : Fig.1.12
Sipërfaqja = gjatësia x gjërsia
ose
S = a  b
20

Pra, matja e sipërfaqës është e lidhur me matjen


e gjatësive.
Njësia për matjen e siperfaqës është metri katror ( m 2 ).
Shumfishat e metrit kartror janë:
Dekametri katror = 1dam 2  100m 2 (që do të thot 100 herë më i madh se metri katror )
Ndryshe dekametri katror quhet ari ku 1 ari = dam 2 = 100m 2 . Fig.1.13
Hektometri katror = 1hm 2  10000m 2 (që do të thot 10000 herë më
i madh se metri katror)
Kilometri katror = 1km 2  1000000m 2 (që do të thot 1000000 herë
më i madh se metri katror)
Nënfishat e metrit katror janë :
1 2
Decimetri katror = 1dm 2  m  0, 01m 2 (që do të thot 100 herë
100
më i vogël se metri katror (Fig.1.14 ).
1 Fig.1.14
Centrimetri katror = 1cm 2  m 2  0, 0001m 2 (që do të thot
10000
1000 herë mi vogël se metri katror)
1
Milimetri katror = 1mm 2  m 2  0, 00000m 2 (që do të thot
1000000
1000000. herë më i vogël se metri katror)

Matja e vëllimit
Vëllimi i trupave me formë të caktuar gjeometrike
p.sh.,kubit,sferës,katërkëndshit etj.,njehsohet nëpërmjet formulave
matematike.Në këtë rast së pari i matim dimensionet e tyre si p.sh., Fig.1.15
te kubi matet brinja e tij kurse te sfera matët diametri i saj .
Njësia për vëllimin e trupave është metri kub ( m 3 ).
Njësit më të vogla se metri kub janë:
1
decimetri kub = 1dm3  m3  0, 001m3 (fig.1.24).
1000
1
centimetri kub = 1cm3  m3  0, 000001m3 .
1000000
Për matjen e vëllimit të lëngjeve përdoret njësia e quajtur
litër( )
dhe mililitër ( ml ).
Një decimeter kub( 1dm3 ) e ka vëllimin e njëjtë sikurse një litër (1
). Fig.1.15, d.m.th.: Fig.1.16
1  1dm 3

Lehtë përfundojmë se një millilitër (1 m ) është i barabart me një centimetër kub


(1 cm3 )d.m.th.: 1ml  1cm 3
Vëllimi i lëngjeve matët drejtpërsëdrejti me menzurë . (fig1.16.).
Menzura është një enë cilindrike që në murin e saj gjendët shkalla me ndarje në
centimetër kub( cm 3 ) ose milliliter ( ml ). Me rastin e leximit të vlerave të matjes duhet të
21

kemi kujdes që ato vlera ti lexojmë në mënyrë të rregulltë .Për të


qenë matja e vëllimit të lëngut sa më e saktë ,duhet që ta lexoni
vëllimin e lëngut duke e vënë syrin në nivel të sipërfaqës së lëngut
(Fig.1.17).
Edhe vëllimet e trupave me formë të parregullt po ashtu maten me
menzurë .
Plotëso:
1m 3 = dm3  cm3
2.Vëllimi i ujit që gjëndet në menzurë të shprehet në
millilitër( ml ) (Fig.1.28)
a) Matja e vëllimit të trupave të rregullt gjeometrik
Vëllimi i trupit të ngurtë që ka formë të rregullt gjeometrike mund të Fig.1.17
përcaktohet me ndihmen e formulave matematike n’atë mënyrë që së
pari i matim dimensionet e tij.Kjo do të thot se caktimi i vëllimit të trupit me formë të
rregullt gjeometrike bazohet në matjen e gjatësisë. Kjo quhet matje indirekte (jo e
drejtëpërdrejtë).
Matim vëllimin e paralelopipedit ( fig1.18).
V = a b h
Vëllimi i paralelopipedit është :
b=3cm a= 4cm
b= 3cm
a=4cm h=2cm h= 2cm
V= 4cm  3 cm  2 cm = 24 cm 3
Fig.1.18

Çdo trup ka masë


Tre kubet e paraqitur në figuren 1.19, kanë përmasa të njëjta. I mbajmë në dorë
me rend njërin pas tjetrit.Çka vërejmë? Cili është dallimi në mes tyre! Do të vërejmë se
kubi i drurit është mëi rëndë se kubi i letrës kurse kubi i hekurit është më i rëndë se kubi i
drurit . Pra të gjithë trupat kanë veti që të rëndojnë. Për trupat që rëndojnë më shumë
themi se e kanë masën më të madhe, kurse trupat që rëndojnë më pak,
themi se e kanë masën më të vogël.

Masa paraqet vetinë e përhershme të trupave.


Njësia e masës së trupave është kilogrami ( kg ) .
Masat e mëdha si p.sh. ngarkesat që transportohen me kamion,tren
anije etj.,i shprehim në njësi të posaçme që quhet tonelat. Pra njësia
më e madhe se kilogrami është tonelata dhe shenohet me t .
Një tonelat = 1t  1000kg
Ndryshe themi se çdo trup ka masë, pa marrë parasysh se në çfarë
gjendje agregate është : të ngurtë,të lëngët apo të gaztë.
Masa është madhësia kryesore fizike e çdo trupi dhe shenohet
me shkronjën m .
Shpesh herë përdorim nënfishin e kilogramit që quhet gram ,shkurt g
1kg  1000 g .
22

Përdorim edhe nënfishin tjetër të quajtur milligram, shkurt ( mg )


1g  1000mg .
Masa e trupit matët me peshore (Fig.1.20). Ekzistojnë peshore të
Fig.1.19
ndryshme. Për matje më të sakta përdoret peshorja analitike apo
peshorja elektronike (fig.1.21. )

1.7. Fig.1.21
Fig.1.20
Gabimet gjatë matjes
Me anë të matjes përcaktohet vlera numerike e madhësisë fizike dhe ajo vlerë
shprehet në njësi përkatëse.Vlerat e fituara gjatë matjes së madhësive fizike nuk janë
absolutisht të sakta. Kjo shpejgohet duke u nisur nga fakti se instrumentet matëse nuk
janë të përsosura e po ashtu edhe gjatë matjes ne gabojmë.
Punë praktike. Një nxënës le të matë gjatësinë e bankës dhe ate le ta shpreh në
centimetra por në këtë rast gjatësia të matët deri në pjesë të centimetrit d.m.th. në
milimetra. Mandej matjen e njëjtë le ta përsërisin edhe tre nxënës tjerë . Do të shofim se
gadi secili prej tyre do të fitojë rezultate të ndryshme .Tani secili prej tyre mund të thot
se matja e tyre është e saktë. Për të gjetur vlerën ma të saktë tani duhet që rezultatet e
fitura nga matjet e katër nxënësve të mblidhen dhe të pjestohen me numrin e matjes
dm.th. me katër. Rezultati i fituar quhet vlerë mesatare e matjes dhe është përafërsisht
matje e saktë. Pra për të qenë matja sa ma e saktë duhet që të njëjten madhësi ta matim
disa herë dhe vlerat e fituara me i pjestuar me numrin e matjeve.
Nga kjo që u tha më lartë shofim se gjatë matjes ne gabojmë.
Detyrë praktike . Të matim gjatësinë e fletorës së fizikës. Gjatë matjes duhet të
kemi kujdes se si po e vendosim instrumentin matës dhe si po shikojmë ( fig.1.23. )
Matja e parë është 15.4 cm .
Matja e dytë është 15.3 cm .
Matja e tretë është 15.5 cm dhe
matja e katërtë është 15.2 cm .
Tani e gjejmë vlerën mesatare të matjes në këtë mënyrë:
15.4cm  15.3cm  15.5cm  15.2cm
 15.35cm
4

Nga matjet që i kemi bërë më lartë shohim se gjatë matjes kemi gabuar. Tregoni disa
shkaqe që na bëjnë të gabojmë.
Matja e përmasave të trupave.
Për matjen e madhësive fizike përdorim mjete të ndryshme,instrumente dhe
veglëri. Në figurën 1.22. , përdorim vizoren për matjen e gjatësisë së lapsit. Matja e
23

gjatësisë së lapsit është bërë mirë nëse vija e shikimit vendoset pingul me vizoren. Sa
milimetra gabojmë në matjen e gjatësisë së lapsit kur vija e shikimit nuk vendoset pingul
me vizoren?
Shikoni figurën 1.23., dhe tregoni se a është vendosur mirë vizorja për matjen e gjatësisë
së trupit .Si duhet të vendoset vizorja dhe si duhet të jetë shikimi për të lexuar vizorën ?

mirë
keq keq

mire keq

Fig.1.23
Fig.1.22
24

2.LËVIZJET E TRUPAVE
2.1.Lëvizja dhe qetësia
Në natyrë vërejmë lëvizjen e njerzëve, makinave,shtazve, shpezve etj. Pra në
natyrë vërejmë lëvizjen e trupave. Shikoni figuren 2.1 dhe tregoni se cilët trupa janë në
lëvizje dhe cilët trupa nuk janë në lëvizje.
Pra, trupi lëviz atëherë kur, gjatë kohës, e ndërron vendndodhjen e vet në
krahasim me ndonjë trup tjetër.
Kur ulemi në autobus i cili lëviz dhe
nuk shikojmë anash ,na duket se nuk po
lëvizim .Por nëse shikojmë ,nga dritartja e
autobusit,ndërtesat ,drunjët apo objektet
tjera, atëherë bindemi se ne ndaj autobusit
nuk lëvizim por lëvizim ndaj drunjeve apo
ndërtesave që ndodhen pranë rrugës. Pra,
autobusi lëviz kurse ndërtesat dhe drujt janë
në qetësi.Dukuria e lëvizjes mirret ndaj
Tokës .Trupat në Tokë si shtepiat,drujt
etj.,themi se janë në qetësi (prehje). Athua Fig.2.1
këto objekte në Tokë janë në qetësi ? Edhe
këto objekte dhe trupa janë në lëvizje sepse Toka lëviz rreth diellit dhe rreth boshtit të
vet. Pra të gjithë trupat në natyrë janë në lëvizje. Nuk ekziston qetësi absolute. Çdo
lëvizje është relative dhe çdo qetësi është relative .
Në jetën e përditëshme vërejmë lëvizjen e trupave të ndryshëm : lëvizja e
nxënësve për të shkuar në shkollë, lëvizja e punëtorëve për në punë, lëvizja e automejteve
të ndryshme, lëvizja e zogjëve etj. Për një trup themi se lëvizë në qoftë se e ndërron
poziten e tij në krahasim me trupat tjerë. Këshu p.sh., uji në lum e ndërron poziten në
krahasim me bregun e lumit, automobili e ndërron poziten në krahasim me shtëpiat, lisat
përreth, arat, malet etj. Toka lëvizë rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit , po ashtu edhe të
gjithë trupat qiellor janë në lëvizje.
Ndërrimi i pozitës së trupit në krahasim me trupat tjerë quhet lëvizje mekanike.
Trupi , ndaj të cilit vërehet lëvizja e trupit tjetër quhet trup krahasues ose trup
referent. P.sh si trupa referent te lëvizja e autobusit nëpër qytet merren shtepiat, dyqanet
, lisat për skaj rrugës etj.
Në klasë kemi karrika, banga, tavolina, dritare, libra në bangë etj. Këta trupat nuk
e ndërrojnë pozitën e tyre në krahasim me trupat tjerë dhe themi se janë në qetësi
relative.
Të gjitha lëvizjet e trupave janë relative e po ashtu edhe qetësia është relative. Në natyrë
nuk ka qetësi absolute dhe lëvizje absolute. P.sh., kur autobusi lëvizë nëpër rrugë të
qytetit atëherë udhëtaret që janë të ulur në autobus, janë në qetësi relative ndaj autobusit
.Por, gjatë lëvizjës së autobusit, udhëtaret e njëjtë e ndërrojnë pozitёn e tyre në krahasim
me rrugën ,që do të thotë se edhe ata lëvizin. Prandaj themi se udhëtaret në krahasim me
autobusin janë në qetësi relative por në krahasim me rrugën janë në lëvizje relative.
Shikoni me kujdes figurёn 1.1 dhe tregoni se cilёt trupa janё krahasues; cilёt trupa janё nё
qetёsi relative e cilёt bёjnё lёvizje relative
25

Të diskutojmë në klasë
1.Dy autobusë qëndrojnë, në stacion, paralel njëri ndaj tjetrit. Nëse udhëtari nga
njëri autobus shikon kah autobusi tjetër( e nuk sheh trupa tjerë perreth)dhe autobusi tjetër
niset, atij(udhëtarit në autobusin e parë) i duket sikur është nisur autobusi i tij dhe në
kahje të kundërt nga autobusi tjetër. Të shpjegohet kjo dukuri?
2. Udhëtari është i ulur në ulësen e autobusit i cili lëviz. Të trgohen disa trupa
ndaj të cilëve udhëtari lëviz dhe disa trupa ndaj të cilëve ai rrin në qetësi.

2.2. Çfarë quajmë trajektore e qfarë quajmë rrugë.


Duke shkruar me laps në fletore ,lapsin e lëvizim poshtë-lartë dhe në këtë rast lpasi
lëviz sipas një vije të lakuar.
Shikoni figurën 2.2. Në figurën 2.2.a
shohim një fëmijë duke lëvizur sipas një vije
të drejtë, nga pika A deri në pikën B. Në
figuren 2.2.b fëmiu lëviz sipas një vije të
lakuar duke filluar nga pika A kah pika B
dhe vazhdon më tutje deri në pikën C .Në
figuren 2.2.c fëmijtë lëvizin sipas një rrethi.
Nëse pozitat e njëpasnjëshme të lëvizjes së
fëmiut si p.sh.pikat A,B dhe C i bashkojmë
me një vijë të pandërprerë atëherë fitojmë
trajektoren e lëvizjes.
Vija e vërtet ose e paramenduar sipas
së cilës lëviz trupi quhet trajektore .
Pra, trajektorja e lëvizjes së trupit mund të
jetë vijë e drejtë ose e lakuar .
Kur trupi lëviz nëpër trajektore të drejtë Fig.2.2
atëherë lëvizja e tillë quhet lëvizje drejtvizore.
Kur trupi lëviz nëpër trajektorën e lakuar apo
rrethore atëherë lëvizja e tillë është lëvizje e lakuar.
Rruga e përshkuar është gjatësia e pjesës së trajektores të cilën trupi e përshkon
për kohë të caktuar.Kjo largësi prej pikes A deri në B është rruga e përshkuar. Jo vetëm
pjesa AB e trajektorës por çfardo pjesë e trajektorës quhet rrugë. Rruga shkurtë shenohet
me shkronjën s .
Mbani mend :
Trupi lëviz atëherë kur, gjatë kohës, e ndërron vendndodhjen e vet në
krahasim me ndonjë trup tjetër.
Vija e vërtet ose e paramenduar sipas së cilës lëviz trupi quhet trajektore.
Gjatësia e trajektorës .të cilën trupi e përshkon për kohë të caktuar quhet
rrugë.
26

Të matim kohën
Çdo dukuri e ka fillimin dhe përfundimin e zgjatjes së saj. Disa dukuri zgjatin për
një kohë më të shkurtë e disa për një kohë më të gjetë . P.sh.,
ora e fizikës fillon n’ora 8 15 dhe përfundon n’ora 9 00 d.m.th.,
ora e fizikës ka zgjatë 45 minuta.
Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet bëhët në
mënyrë të rregulllt . Një rrotullim i Tokës rreth boshtit të vetë
bëhët për një kohë e cila quhet ditë.Zgjatja e një dite është
ndarë në 24 pjesë të barabarta . E njëzetekatërta pjesë e ditës
quhet orë dhe shkurtimisht shenohet me h . Një orë është e
barabart me 60 minuta (min ) kurse një minut është i barabart
me 60 sekonda (s). Koha është madhësi kryesore fizike dhe
Fig.2.3
shenohet me t .
Njësia përmatjen e kohës është sekonda.Shënohet me s
Njësit më të mëdha se sekonda janë :
minuti 1min  60s
ora 1h  60min  60  60s  3600s
dita
1ditë  24h  24  60min  24  60  60s  86400s
Pra, sekonda është e 86400 pjesë e ditës.
Në jetën e përditshme koha matet me orë .Ekzistojnë orë të
ndryshme(fig.2.3.) .Për matjen e saktë të kohës së zgjatjes
së dukurive fizike përdorët kronometri ( fig.2.4.). Treguesi
i vogël në kronometër shërben për leximin e minutave
kurse treguesi i madh sherben për leximin e sekondave dhe Fig.2.4
pjesëve të
sekondave. Kronometri vëhet në lëvizje duke e shtyp sustën S (susta e mesme).Kur e
shtypim përsëri susten S, atëherë kronometri ndalet dhe me shtypjen e tretë të sustës S
,kronometri këthehet në pozicionin fillestar.
Madhësit tani më të njohura : gjatësia , masa dhe koha si dhe njësitë e tyre :
metri(m), kilogrami (kg) dhe sekonda (s ) përbëjnë një pjesë të sistemit ndërkombëtar të
njësive që shkurtimisht shenohet me SI.

2.2.Llojet e lëvizjeve
Ndarja e lëvizjeve sipas shpejtësisë
Kur trupi lëvizë pa e ndryshuar shpejtësinë d.m.th., kur pjesë të njëta të rrugës i
kalon me shpejtësi të njëjtë, atëherë lëvizja e tillë quhet e e njëtrajtshme (fig.2.5 ).

Fig.2.5
27

Në fig.2.5, është treguar lëvizja e një biçiklisti i cili për një sekondë e përshkon
rrugën prej 5 m , pë dy sekonda përshkon rrugën prej 10 m dhe për tre sekonda përshkon
rrugën prej 15 m. Nga ky shembull mësojmë se biçiklisti për kohë të njëjtë ka përshkuar
gjatësi të njëjtë të rrugës, prandaj themi se lëvizja e tillë quhet e e njëtrajtshme.

Fig.2.6

Në fig.2.6, është treguar një automobil i


cili së në intervale kohore të njëjta,
lëvizë me shpejtësi 100 km/h e mandej
90 km/h e më vonë 80 km/h. d.m.th. e
ndërron shpejtësinë e lëvizjës. Lëvizja e
këtillë e trupave quhet lëvizje e
ndryshueshme.
Pra, sipas shpejtësisë lëvizjet
ndahen në lëvizje të njëtrajtshme dhe
lëvizje të ndryshueshme. Fig.2.7

Ndarja e lëvizjeve sipas trajektorës


Kur një trup lëvizë , ai zenë pozita të ndryshme. Vija e vizatuar që i lidhё të gjitha
pozitat e lëvizjes së trupit quhet trajektore. Trajektorja është një vijë e drejt ose e lakuar
sipas së cilës lëvizë trupi.
Në fig.2.7.a, është treguar lëvizja e automobilit sipas një vije të drejtë (trajektorës
së drejtë) kurse në fig. 2.7.b , automobili lëvizë sipas trajektorës së
lakuar.

a) b) c) d)
Fig.2.8

Shikoni me kujdes figurën 2.8.a, b, c, d dhe tregoni se qfarë është trajektorja e


lëvizjes , kush lëvizë më shpejtë, si e kuptoni ju këtë ? Nga figurat 2.7.a,b dhe
28

2.8.a,b,c,d, mësojmë se sipas formës së trajektorës, dallojmë lëvizje drejtvizore dhe


lëvizje të lakuara.
Lëvizja e ndryshueshme
Në fig.2.9, është treguar lëvizja e një biçiklisti i cili për një sekondë e përshkon
rrugën prej 4 m ndërsa në sekondën e dytë 6 m dhe në sekondën e tretë, 5 m. Nga ky
shembull mësojmë se
biçiklisti për kohë të njëjtë
ka përshkuar gjatësi të
ndryshme të rrugës

Lëvizja gjatë së Fig.1.9


cilës trupi për kohë të
njëjtë përshkruan rrugë Fig.2.9
të ndryshme quhet lëvizje e
ndryshueshme.
Kur autobusi niset nga stacioni gradualisht e rrit shpejtësinë , kurse kur të hyjë
në stacion ,shpejtësia e tij gjithnjë zvogëlohet. Në të dy rastet autobusi bënë lëvizje të
ndryshueshme.
Po ashtu , ne duke lëvizë nëpër rrugën kryesore të qytetit , nuk mund të lëvizim në
mënyrë të njëtrajtshme , por në disa pjesë të rrugës lëvizim më
shpejtë e diku më ngadal e diku edhe duhet të ndalemi si p.sh. në
dritën e kuqe të semaforit.
Në natyrë shumë rrallë ka lëvizje të njëtrajtëshme por
zakonisht trupat bëjnë lëvizje të ndryshueshme.
Lëvizja e sferës nëpër dërrasë të pjerrët, lëvizja e vrapuesit
(Fig.2.10), nga fillimi i garës deri në përfundim etj., janë lëvizje të
ndryshueshme. Kështu lëvizë automobili, biçiklisti, anija, shpendi
aeroplani etj., Fig.2.10
Nëse trupi në intervale të barabarta të kohës kalon rrugë të
ndryshme atëherë themi se trupi lëvizë me lëvizje të ndryshueshme.

2.3. Lëvizjet periodike


Lëvizje të ndryshme ndodhin në natyrë dhe përreth
nesh. Lëvizjet që shpesh i ndeshim, janë lëvizjet që
përsëriten në kohë të caktuar dhe në mënyrë të njëjtë.
Kështu p.sh., kur luhatësen e shtyejmë me një
forcë dhe mandej e lëshojmë, ajo do të lëviz herë
andej e herë këndej (fig. 2.11). Kjo lëvizje përsëritet
disa herë në mënyrë të njëjtë.
Po këtë lëvizje do ta bëjë edhe një sferë metalike e
varur për një fije peri (fig. 2.12), ose një peshë e lidhur
për fundin e një suste të çeliktë (fig. 2.13). Susta
tërhiqet me një forcë dhe lëshohet, ajo do të lëviz
poshtë-lartë sipas një vije të drejtë.
29

Edhe akrepat e orës bëjnë lëvizje që përsëriten në kohë, pasi të jetë kurdisur ora.
Secila prej këtyre lëvizjeve
përsëriten në kohë të caktuar. Edhe
rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet Fig. 2.11
dhe rreth Diellit, është një lëvizje që
përsëritet në kohë. Poashtu edhe
rrahjet e zemrës dhe telat e
instrumenteve muzikorë, janë lëvizje
që përsëriten në kohë. Koha pas së
cilës përsëritet lëvizja quhet periodë.

Shikoni tani me kujdes këto figura (fig. Fig. 2.12 Fig. 2.13
2.14), dhe tregoni se çka shihni për secilën
veç e veç.
Atëherë, të gjitha
këto lëvizje që
përsëriten në kohë i
quajmë me një emër
të përbashkët lëvizje
periodike.
Këtë lloj të
lëvizjeve shpeshë e
ndeshim në natyrë
dhe në
teknikë.

Fig. 2.14
Disa trupa bëjnë lëvizje periodike sipas një rruge të drejtë. Këto lëvizje quhen
lëkundje ose oshilime. Kurse, trupat ose grimcat që i bëjnë këto lloje të lëvizjeve, quhen
oshilatorë ose lëkundsa.

Çdo lëvizje që përsëritet pas një kohe të caktuar dhe në të njëjtën


mënyrë, quhet lëvizje periodike.

Lëvizjet periodike që kryhen herë nga njëra anë, e herë nga ana tjetër ndaj një pozite të
caktuar quhen lëvizje lëkundëse.

Dukuria e rezonancës
Nga jeta e përditëshme dihet, kur një trup kryen lëkundje periodike, këto lëkundje
në kushte të posaçme mund të përcillen në trupat e tjerë që gjenden në afërsi. Mirëpo,
përcjellja e plotë e lëkundjeve mekanike nga njëri trup në tjetrin bëhet vetëm atëherë kur
te trupi i dytë lajmërohen lëkundjet me periodë të njëjtë me atë të trupit të parë nga i cili
përcillet lëkundja. Pra, kur lëkundjet në trupin e parë dhe të dytë kanë frekuencë të njëjtë.
30

Kjo, në të vërtetë, paraqetë një formë të posaçme të përcjelljes së energjisë nga një trup
në tjetër.
Meqënse kjo dukuri së pari është konstatuar te zëri, kjo është quajtur rezonancë ( lat. re =
sërishëm, sonare = zërim), zërim i sërishëm
Dukuria e rezonancës haset në shumë raste në jetën e përditshme. P.sh., në shtypshkronjë,
ku gjendet numër i madh makinash që kryejnë lëkundje periodike, po qe se nuk kemi
kujdes që ato të kenë frekuencë të ndryshme të lëkundjeve, për shkak të rezonancës,
mund të shkaktohet lëkundja, madje dhe rrënimi i tërë ndërtesës. Ushtarët, duke kaluar
mbi urë, nuk guxojnë të ecin me hapë të rreptë, sepse me goditjen periodike të këmbëve
të tyre mbi urë ajo mund të krijojë lëkundje të tilla që e tëra të rrënohet.
Rezonancë quhet procesi i përcjelljes së lëkundjeve nga njëri trup në trupin
tjetër. Rezonanca krijohet vetëm atëherë kur trupat lëkunden me frekuenca të
barabarta.

2.4.Valët.Llojet e valeve
Si formohet vala
Kushedi sa e sa herë keni hedhur gurë në ujin e qetë të lumit
ose liqenit. Me këtë rast ju jeni zbavitur duke i shikuar se si
formohen dhe përhapen disa rrudhje në sipërfaqen e ujit. Vendi
ku ka ra guri bëhet burim i këtyre rrudhjeve të sipërfaqes së ujit
njëra pas tjetrës. Këto rrudhje të sipërfaqes së ujit kanë formën e
Fig. 2.15
rrathëve, (fig. 2.15). Poashtu, disa prej jush kanë pasur mundësi
t’i shikojnë fushat me grurë. Duke i shikuar këto fusha
kur fryen era, do të vërejmë se përgjatë arës me grurë
bëhen disa luhatje ose zhvendosje andej-këndej. Çka
zhvendoset në të vërtetë këtu? Trungu i grurit është i
mbjellur në tokë, kurse kalliri vetëm lakohet herë në
njërën anë e herë në tjetrën, për shkak të forcës së erës.
Kështu, kalliri i grurit bën lëvizje lëkundëse. Kjo lëvizje e

të gjithë kallinjëve ne e quajmë valë. Kjo do të thotë se, kur


Fig. 2.16
fryen era gruri si tërësi valvitet, duke u shfaqur në formë të
valës.
Bëjmë tani një eksperiment, si në fig. 2.16. Marrim një litar ose gajtan të lidhur për
njërin skaj, kurse skajin tjetër e lëkundim me dorë. lëkundjet që prodhohen në litarë,
përhapen në tërë gjatësinë e tij deri në skajin tjetër. Edhe në këtë rast themi se në litar
përhapet vala.
I njëjti eksperiment është paraqitur në figurën 2.17, por pakë më ndryshe. Trupi në
formë të kubit, lëkundet poshtë-lartë dhe krijon valë në
litarë.

Përhapja e deformimeve ose e


lëkundjeve nëpër një mjedis
lëndor, quhet valë.

Vendi ose pika ku prodhohen këto lëkundje, quhet

Fig. 2.17
31

burim i valëve. Të gjitha mjediset lëndore (uji, ajri, trupat e ngurtë, litari, etj), përbëhen
prej grimcave të vogla (atomeve ose molekulave) të cilat bashkëveprojnë me forca të
ndryshme ndërmjet vete. Dhe pikërishtë, në saje të këtij bashkëveprimi lëkundja ose
deformimi përhapet në mjedisin lëndor në formë të valëve.

Këto mjedise lëndore nëpër të cilat përhapet vala janë të


vazhduara ose të pandërprera.

Si mendoni, këto mjedise lëndore nëpër të cilat përhapet vala janë të këputura apo të
vazhduara? Vala nuk mund të përhapet në mjedise lëndore të këputura.
Shpeshë ndodhë që ndonjë send ose trup të dridhet duke lëshuar tingull ose zë.
Kështu, p.sh. po të dridhet, me fjalë të tjera të ngacmohet teli i ndonjë vegle muzikore, si
i kitarës ose violinës, do të dëgjojmë një tingull. Teli që dridhet, vë në lëvizje lëkundëse
ajrin përreth dhe në ajër përhapet vala zanore.
Ka raste, kur burimi i valëve lëkundet për një kohë të
shkurtër, p.sh. teli bën dy-tri lëkundje dhe ndalet. Në këto
raste themi se përhapet një impuls i valës ose një valë e
ndërprerë (fig. 2.18). Mirëpo, ka edhe aso rastesh, kur
burimi lëshon valë për një kohë shumë të gjatë duke bërë
kështu një numër shumë të madh të lëkundjeve. Vala që
prodhohet me këtë rast është e vazhduar ose e Fig. 2.18
pandërprerë (shiko fig. 2.16).
Pjeset e ngritura të valës i quajmë kreshta ndërsa pjeset e ulura i quajmë gropa të
valës( fig.2.19). Prej vendit ku ka rënë guri përhapen kreshtat dhe gropat rrethore.

Fig.2.19

Lëvizja e tillë quhet valë. Kreshta e valës është pika në të cilën vala shkakton zhvendosje
pozitive maksimale të lendës. Gropa e vales është pika në të cilën vala shkakton
zhvendosje maksimale negative të lendës Vendi prej ku fillon vala të përhapet quhet
burim i valës.
Kur udhëtojmë me trajekt në kohën kur ka erëra d.m.th., kur sipërfaqja e detit është
valë –valë, në trajekt mundet me pasë shumë udhëtar dhe shumë automjete por valët e
detit e ngritin trajektin me gjithë atë barrë që e ka. Bregu u detit të cilin e godasin
vazhdimisht valët e ndërron edhe pamjen e vetë ( fig.2.20).
32

Valët bartin energji nga një vend në vendin tjetër. Këtë e bëjnë valët e ujit,
valët e zërit, sinjalet e RTV , valët e dritës, dridhjet e
Tokës po ashtu e bartin energjinë me anë të lëvizjes së
valeve. Të gjitha valet e përmendura përhapen me mjete
të ndryshme. Mirëpo radiovalet dhe valët e dritës
përhapen edhe në ato vende ku nuk ka ajër si valë
elektromagnetike.
A e dini : Në vendet që janë të përfshira me valë
oqeanike , energjia e tyre shfrtytëzohet për të vu në
lëvizje gjeneratorët elektrik të cilët e shndërrojnë
energjinë e valeve në energji elektrike.
Fig.2.20
Valet transversale dhe
longitudinale
Në vartësi prej drejtimit të
përhapjës së valës dallojmë dy lloje të
valëve: valët transversale ( tërthore)
dhe longitudinale(gjatësore).
Valët longitudinale .Të këto valë drejtimi
i lëvizjës së grimcave të mjedisit është Fig.2.21
paralel me drejtimin e përhapjës së valës
( fig. 2.21). Valët e zërit janë valë longitudinale.
Valë transversale. Njëri skaj i litarit është i përforcuar kurse skajin tjetër e lëvizim lartë
– poshtë (fig.2.23) .Kjo lëvizje bartet përgjatë litarit si valë . Pjeset e litarit që nuk
lëkunden quhen nyja. Në kët rast
grimcat e litarit lëkunden lartë –
poshtë kurse val përhapet në
drejtim horizontal ( fig.2.22).
Pra, valë transversale ose
tërthore i quajmë ato valë ku
drejtimi i lëvizjës së grimcave të
mjedisit që prodhojnë valë është Fig.2.22
normal mbi drejtimin e
përhapëjes së valës ( fig.2.22 dhe fig.2.23). Valët transversale përhapen vetëm nëpër
trupa të ngurtë . P.sh kur ndodh ndonjë termet atëherë valët transversale përhapen nëpër
brendin e Tokës.
Me një litarë shumë të gjatë prej gomës të lidhur
për njërin skaj, bëjmë eksperimentin si tregohet në fig.
2.23. Në skajin e lirë të litarit të gomës, me dorë
shkaktojmë një impuls të valës (ose një dridhje të
shpejtë). Ai do të përhapet deri në skajin tjetër të
litarit.
Le të jetë l gjatësia e litarit të gomës dhe t koha Fig.2.23
brenda së cilës impulsi i valës kalon nga një skaj në
33

tjetrin. Udhëtimi i impulsit valor nëpër litar i ngjanë lëvizjes drejtëvizore me shpejtësi të
njëjtë. Kjo shpejtësi le të jetë v, kurse koha për të cilën vala kalon rrugën s le të jetë t.
Formula e rrugës për këto lëvizje është s=v•t. Atëherë, derisa grimca (që i takon valës)
bënë një lëkundje të plotë për periodën T, vala e kalon largësinë e barabartë me gjatësinë
e valës . Në formulën e rrugës zëvëndsojmë s= dhe t=T, prandaj gjatësia valore është.
  v T
Duke ditur se, perioda T dhe frekuenca f lidhen me shprehjen T  1 / f , atëherë për
shpejtësi të valës kemi
v f
Kjo shprehje quhet formula e valës. Kjo formulë vlenë për të gjitha llojet e valëve,
qofshin ato mekanike, elektrike ose të dritës.

2.5.Zëri. Përhapja e zërit në mjedise. Jehona.


Ç’është zëri dhe si prodhohet?
Bëjmë një eksperiment të thjeshtë. Merrni një vizore pakë më
të gjatë ose një fletëz të hollë çeliku dhe
shtrëngoni në njërin skaj (fig. 2.24). Skajin tjetër
të lirë bëjeni të dridhet me dorë. Do të dëgjoni
zërin (tingullin) që lëshon vizorja ose fletëza e
çelikut. Për të pasur një zë më të lartë përdorim
pirunin akustik të vendosur mbi një kuti
kumbuese (fig. 2.25). Kur krahun e pirunit e
godasim me një çekiç prej gomës, piruni do të
dridhet duke lëshuar një tingull kumbues. Pse Fig. 2.24 Fig. 2.25
këta dy trupa (vizorja dhe fletëza e çelikut)
lëshojnë zë? Sepse, gjatë dridhjeve fletëza e çelikut, vizorja ose piruni vënë në lëkundje
shtresat e ajrit që ndodhen afër tyre. Këto lëkundje përhapen në ajër prej një vendi në
tjetrin. Kështu fitohet zëri, i cili përhapet në formë valësh.

Zëri është valë.

Nga shembujt e mësipërm kuptojmë se,


çdo trup që dridhet, bëhet burim i zërit.
Burimet e zërit janë të ndryshme.
Dallojmë burimet e tingujve muzikorë
(fig. 2.26) që zakonishtë janë tela të lidhur
për të dy skajet ose shtyllat e ajrit, të cilat
duke i dridhur prodhojnë zë.
Kur vala zanore arrinë deri te veshi i
njeriut, aty ngacmohet timpani i veshit dhe
kështu lind të dëgjuarit. Dukuria e të dëgjuarit
është shumë e ndërlikuar, ashtu si edhe ta Fig. 2.26
pamurit. në të dy këto dukuri merr pjesë edhe
truri i njeriut.
34

Si përhapet zëri?
Meqë zëri është valë, ai përhapet vetëm në mjedise lëndore, sepse vetëm aty
formohen valët zanore. Në zbrazëti (vakuum) zëri
nuk përhapet. Kjo tregohet shumë lehtë me këtë
eksperiment, (fig. 2.27). Brënda enës në formë
këmbane prej qelqi, vendosim zilen elektrike (ose
ora). Kur brenda këmbanës ndodhet ajri, zilja (ose
ora) tingëllon normalisht.
Po të rrallojmë ajrin brenda këmbanës me anën e
një pompe, tingulli dobësohet derisa nuk dëgjohet
më. Dridhjet e ziles (orës) nuk mund të përhapen
deri te faqet e këmbanës, e prej andej deri te veshi
ynë. Pse? Sepse brenda këmbanës mungon ajri, i cili
është bartës i valëve zanore. Fig. 2.27
Vala zanore përhapet në çdo lloj mjedisi lëndor:
në gaze, në lëngje dhe në trupa të
ngurtë.
Dy nxënës kanë marrë një gyp të
plastikës dhe në njërin skaj të saj kanë
vendosur orën, kurse në skajin tjetër
veshin. Tik-taket e orës dëgjohen më
mirë se sa ajo të ishte në ajër, (fig.
2.28).
Po të godasim me çekan të gomës
njërin skaj të pirunit akustik (fig. 2.29)
ai fillon të dridhet dhe rreth vetes Fig. 2.28
krijon rrallimin dhe shpeshtimin e ajrit. Kjo bëhet në mënyrë
të njëpasnjëshme. Dhe ne, pikërishtë këtë rrallim dhe
shpeshtim të ajrit e quajmë zë ose tingull.
Në mjedise të ndryshme zëri përhapet me shpejtësi të
ndryshme. Në shpejtësinë e zërit ndikon edhe temperatura e
mjedisit (ajrit, ujit ose trupit të ngurtë). Po e japim një tabelë
të shpejtësive të zërit në disa mjedise (Tab.8).

Tabela Nr. 8. Shpejtësia e zërit në temperaturë 200C Fig. 2.29


Mjedisi Shpejtësia e
zërit në m/s
Ajër 331
Ujë 1500
Qelq 5300
Hekur 5130
Bakër 3560
Dru 5000
Beton 2200
35

Disa karakteristika të zërit


Në mësimet e mëparshme thamë se zëri është valë. Prandaj, duke qenë valë, zëri
gëzon të gjitha vetitë e valëve. Ai reflektohet, kur ndesh në ndonjë pengesë, thyhet kur
kalon nga ajri në ujë. Zëri mund të ndërroj edhe drejtimin e përhapjes së tij etj. Dy veti
karakteristike të zërit që i ndeshim shpesh në jetën e përditshme janë jehona dhe efekti
Dopler.
a) Jehona. Me dukurinë e reflektimit të valëve të zërit lidhet fenomeni i quajtur
jehonë (zerinë). Kur vala zanore ndeshet në një mur ose shkëmb të lartë, ajo kthehet
mbrapshtë (reflektohet) dhe të dëgjuarit e zërit përsëritet pas disa çastesh prej dëgjimit të
parë. Në këto raste themi se zëri jehon (fig. 2.30)
Jehona është të dëgjuarit e përsëritur të zërit pasi të jetë reflektuar nga ndonjë
pengesë. Është tepër kumbuese kur ndodhemi në fushë të hapur dhe kemi përpara
pengesën në largësi (50 dei 200m).
Në dukurinë e jehonës bazohet
metoda e përcaktimit të largësive të
objekteve dhe zbulimin e tyre.
Nga burimi përhapet zëri dhe
regjistrohet koha e emetimit të tij. Zëri
ndeshet në ndonjë pengesë, reflektohet
nga ajo, këthehet mbrapa dhe përsëri
regjistrohet në marrës. Gjatë kohës t zëri
ka kaluar dy herë të njëjtën rrugë, pra 2s,
ku s është largësia deri te pengesa.
Fig. 2.30
Shpejtësia e zërit është v, atëherë kemi
2s 1
t ose s  vt
v 2

Me këtë formulë përcaktohet largësia e objektit nga i cili zëri është reflektuar.

b) Efekti Dopler
Shikoni figurat 2.31. Në fillim burimi i zërit nuk lëviz në lidhje me vajzën. Mirëpo,
nëse vetura fillon të lëviz në drejtim të vajzës
(fig. 2.31.a) ajo do të dëgjoj zërin me
frekuencë më të lartë.
Kur burimi i largohet vajzës (fig. 2.31.b),
zërin që e dëgjon vajza do të jetë me frekuencë
më të vogël. E njëjta vlenë edhe anasjelltas.
Ky fenomen njihet me emrin efekti Dopler.
Ky efekt ka zbatim të madh në mjekësi gjatë
përcaktimit të sasisë së gjakut që rrjedh nëpër
enët e (gjakut) në trupit e njeriut, në teknikë
Fig. 2.31
etj.
36

Ultrazëri dhe infrazëri


Valët e zërit janë valë mekanike longitudinale dhe përhapën nëpër trupa të ngurtë,
të lëngët dhe të gaztë .Valët që kanë frekuencë
prej 20 Hz dri 20 000 Hz në veshin e njeriut
shkaktojnë ndjenjen e zërit prandaj edhe i
dëgjojmë.
Valët me frekuencë mbi 20.000 Hz njeriu
nuk i dëgjon. Valët e tilla quhen valë të
ultrazërit ( ultrazë) . Në dallim nga njerëzit,
disa shtazë e dëgjojnë këtë zë si p.sh., delfini
dhe lakuriqi i natës.
Valët e zërit me frekuencë nën 20 Hz po
ashtu njreriu nuk i dëgjon dhe quhen infrazë.
Shkalla e dëgjueshmërisë është treguar në
figurën 2.32.

Fig.2.32
Aplikimi i ultrazërit për përcaktimin e
largësisë
Duke e shfrytëzuar vetin e valeve që reflektohen kur hasin në ndonjë pengesë , me
anë të ultrazërit mund të përcaktohet pozita dhe
largësia e ndonjë trupi.
Në këtë mënyrë përcaktohet thellësia e detit. Nga
anija (fig.2.33) dërgohen valët e ultrazërit vertikalisht
teposhtë kah thellsia e detit . Ultrazëri përhapet deri
në fundin e detit dhe reflektohet mbrapa kah anija (
fig.2.37 ). Matet koha t prej momentit kur janë
dërguar ( emetuar) valet e ultrazërit deri kur janë
kthyar në anije . Duke e dijtë shpejtësin v të valeve Fig.2.33
në ujë , e përcaktojmë thellësinë e detit h :
vt
h
2
Në mënyrë të njëjtë
përcaktohet edhe pozita e
nëndetëseve si dhe hulumtimi
i reljefit të fundit të detit ,
hulumtimi i kores së Tokës (
për zbulimin e mineraleve-
xeheve të ndryshme,
rezervave të naftës, Fig.2.34
boshlleqeve në brendi të Tokës
etj.
37

Aplikimi i ultrazërit në mjekësi


Këto valë aplikohen në mjekësi për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme si dhe
për mjekimin e sëmundjeve ( terapia me ultrazë).
Në mjekësi me anë të ultrazërit përcaktohen kufijt
ndërmjet llojeve të ndryshme të indeve. Ultrazëri kalon
nëpër inde edhe kur has në kufirin ndërmjet dy llojeve të
ndryshme të indeve të cilët kanë dendësi të ndryshme .
Në këtë mënyrë me ndihmen e ultrazërit të reflektuar
fitohet fotografia e organeve të brendshme p.sh.,
fotografia e frytit në barkun e nënës,pas shtatë jave të
shtatzanisë ( fig.2.34 ).
Ultrazëri kur has në kufirin ndërmjet indit dhe ajrit
atëherë ultrazëri reflektohet plotësisht dhe nuk depërton
më thell në trup. Prandaj ultrazëri nuk është i
përshtatshëm për shiqimin e organeve të brendshme në Fig.2.35
të cilat ka ajër si psh., mushkrit dhe zorrët.
Si shërbehet delfini me ultrazë . Reflektimin e ultrazërit e shfrytëzojnë disa shtazë
të detit si p.sh., delfini. Ai emeton valë të ultrazërit të cilat përhapën në ujë . Kur ultrazëri
bie në peshk atëherë reflektohet nga peshku –
reflektohet nga fluska e ajrit në peshk. Me
ndihmen e valës së reflektuar të cilën valë e kap
delfini e përcakton pozitën e peshkut (fig.2.35 ) .

Aplikimet tjera të ultrazërit


Ultrazëri përdoret në makineri për
kontrollimin e materialeve, zbulimin e çarjeve në
brendi të konstruksioneve ( kjo metodë quhet Fig.2.36
defektoskopi fig.2.36). Vetia e ultrazërit që të
orientohet dhe fokusohet me energji mjaftë të madhe shfrytëzohet për shpuarje. Ultrazëri
përdorët në industrin ushqimore për mbytjen e
mikroorganizmave, për sterilizimin e qumështit dhe të
frutave të tjera ,për shpejtimin e reaksioneve kimike
etj.
Valët me frekuencë nën kufirin e poshtëm të
dëgjimit të veshit të njeriut d.m.th., nën 20 Hz quhen
valë të infrazët ose shkurtë infrazë. Deri tani këto vale
nuk kanë pasë ndonjë aplikim të madh sepse te njerëzit
shkaktojnë ndjenja jo të mira . Këto valë janë të
dëmshme për njeriun.

Fig.2.37
38

3.VEPRIMET NDËRMJET TRUPAVE


3.1.Forca zhvendos trupat, deformon, ndryshon shpejtësin dhe
drejtimin e lëvizjes së trupave
a).Forca zhvendos trupat.
Deri më tani mësuam se, disa trupa lëvizin e disa të tjerë jo.Keta
trupa qe nuk levizin, themi se janë në qetësi.Poashtu, disa trupa lëvizin
më shpejtë, e disa më ngadalë. Duke lëvizur, trupat dhe objektet i
ndërrojnë vendet e tyre. Ky ndërrim i vendit të ndodhjes së trupave, në
fizikë quhet zhvendosje. Po, pse trupat zhvendosen, d.m.th,pse e
ndërrojnë vendin e tyre?
Shikoni me kujdes këto figura (fig 3.1.) dhe tregoni se çfarë shihni.
a)

b) c) d) e)

Fig.3.1
Në figurën e parë a) nxënësi vepron mbi bankë dhe me ndihmen e muskujve të
krahëve të tij, ai e zhvendose atë. Edhe në figurat b) dhe c) përdoret veprimi i muskujve
të krahëve të sportistëve, për të ngritur pesha ose për të tërhequr harkun e shigjetës.
Kurse, në figurën (Fig.3.1.d) tregohet shtyerja dhe tërheqja e magnetëve. Të gjitha këto
veprime të trupave në njëri-tjtrin, në fizikë i quajmë forcë. Edhe magnetët tërhiqen
ndërmjet veti, por me forca magnetike.
Çfarë mendoni për nxënësin dhe sportistët, a e përdorin edhe ata forcën?
Prej këtyre dhe shume shembujve të tjerë, që mund t’i sillni ju vetë, arrijmë në një
përfundim shumë të rendësishëm:
Në natyrë të gjithë trupat veprojnë ndërmjet veti me forca të ndryshme

Nga kjo rrjedh se, kur në një trup vepron forca, ai trup do ta ndrroj vendin e tij, d.m.th,
trupi zhvendoset. Mirëpo, duke u zhvendosur, trupi e ndërron shpejtësinë e tij, sepse ai
mund të lëvizë më shpejtë, ose më ngadalë, ose ndalet krejt. Tani mund të themi se, trupat
zhvendosen vetëm atëherë, kur në ta vepron një forcë e jashtme. Pa veprimin e kësaj
force trupat nuk do ta ndërrojnë vendin dhe lëvizjen e tyre, por do të qëndrojnë në qetësi.
Edhe forca matet, por me njësi të veçantë. Njësia për matjen e forces quhet njuton dhe
shënohet me N.
Forca matet me dinamometër ndërsa njësia është Njuton (N)
39

b). Forca deformon trupat


Tani më ne e dimë se, trupat e ngurtë kanë formë të caktuar dhe e ruajnë atë. Kurse,
trupat e lëngët dhe të gaztë nuk e ruajnë formën e tyre , por e marrin formën e enës ku
ndodhen.
Mirëpo, shpeshë ndodhë që një
trup të ndërroj formën dhe
madhësinë e tij, atëherë themi se,
trupi defermohet. Gazet dhe lëngjet
deformohen shumë lehtë, kurse
trupat e ngurtë me vështirësi
(Fig.3.2).
a) b)
Çfarë mendoni, cilët trupa të ngurtë
Fig.3.2.
defermohen më me lehtësi, e cilët më
me vështirësi: goma, copa e drurit, susta e çelikut, plastika, fleta e letrës, pllakë e trashë
hekuri, guri, teli i hollë i bakrit, etj.
Kur deformohet një trup i ngurtë ?
Merrni një sustë dhe tërhiqeni ose ngjeshni me forcën e duarve tuaja. Kur pushon
veprimi i forcës, susta merr gjatësinë e saj të fillimit dhe e ruan formën e vet. Edhe harku
i shigjetës së sportistit në fig.3.1.c. këthehet në formën e mëparshme, pasi ta ketë lëshuar
shigjetën. Këto forca quhen elastike. Në jetën e përditshme hasim deformime të
ndryshme të trupave të ngurtë.
Bëni ju vetë një eksperiment të këtillë. Merrni një top prej gome dhe ngjeshni atë me
duarë. Forca e duarve tuaja, që ushtroni mbi topin, do ta deformojnë atë. Këta shembuj
tregojnë se:

Trupat deformohen, kur mbi ta veprojnë forcat

C. Forca ndryshon shpejtësinë e trupave dhe drejtimin e lëvizjes.


Forca e zmadhon ose e zvogëlon shpejtësinë
Ju të gjithë keni udhëtuar me autobus ose me veturë me prindërit tuaj. Gjatë këtij
udhëtimi, shoferi i autobusit ose prindi juaj, e ka zmadhuar ose
zvogëluar shpejtësinë e automjetit me ndihmën e motorit të
automjetit. Me këtë rast, shpejtësia e automjetit është ndërrue.
Ose, merrni një top dhe hidheni lartë. Ai do të ngjitet lartë. Nga
ana tjetër, Toka e tërheqë trupin, me forcën e saj tërheqëse, duke e
penguar atë të ngjitet lartë. Me këtë rast shpejtësia e tij do të
zvogëlohet. Në një moment topi ndalet. Pas këtij momenti, topi e
ndërron drejtimin e lëvizjes së tij dhe fillon të bjerë poshtë. Shikoni
fig. 3.3. Si mendoni,çfarë duhet të përfundojmë?
A do të jetë i drejtë ky mendim:
Kur trupat bienë poshtë, për shkak të tërheqjes së Tokës, ata do ta
zmadhojnë shpejtësinë e tyre dhe zvogëlojnë kur ngjiten lartë.

Fig.3.3
40

Forca ndryshon drejtimin e lëvizjes


Ju të gjithë e dini se, kur gurin e lidhim për një fije të spangos dhe e rrotullojmë me
dorë, ai do të përshkruaj një trajektore rrethore. Forca e dorës tonë F nëpërmjet spangos
vepron në gurë dhe kështu atij vazhdimisht i ndryshohet drejtimi dhe bënë që guri të
rrotullohet (Fig. 3.4).

Fig. 3.4 Fig. 3.5

Topin e njëjtë e hidhni, jo vertikalisht lartë, por pjerrëtazi me horizontin, ashtu si


tregohet në figurën 3.5.
Ju do të shihni se, trupi nuk do të lëvizë më sipas një vije të drejtë, por sipas një vije të
lakuar. Pse ndodhë kjo kështu? Në këtë rast themi se forca tërheqëse e Tokës e ndërron
edhe drejtimin e lëvizjes së trupit. Kjo vlenë për çdo trup tjetër, jo vetëm për topin.
Kështu, arrijmë më një përfundim shumë të rendësishëm:
Forca që vepron në një trup, atij i ndryshon shpejtësinë dhe drejtimin e lëvizjes.

Veprimi dhe kundërveprimi i forcave


Derisa nxënësi shtyente bankën e shkollës me forcën e krahëve të tij, ai këtë e
bënte me vështirësi, sepse banka do të kundërshtojë këtë lëvizje, sepse ajo
vepron mbi duartë e nxënësit. Ose, po të tërheqim
sustën për dorë të lidhur për mur, do të ndjejmë se si edhe
susta do të tërheq dorën tonë (fig. 3.6.) Sa më shumë e
tërheqim sustën, aq më shumë edhe susta do të veproj në
Fig.3.6
dorën tone dhe atë me një forcë të kundërt. Edhe ngritësi i
peshave i cili, duke ngritur peshën me forcën e muskujve të
krahëve, ai e mbizotëron forcën tërheqëse të Tokës. Kjo forcë
bënë që, çdo trup të ketë peshë (këtë do ta mësoni më
poshtë).Shembuj të këtillë kemi mjaft nga jeta e përditshme. Po,
si ecim ne? Çfarë mendoni ju? Cila forcë na mundëson të ecim?
Shikoni fig.3.7., e cila do të na ndihmoj të përgjigjemi në këtë
pyetje. Kur ecim, me njërën këmbë mbahemi për tokë, e cila
nuk duhet të rrëshqet, sepse përndryshe do të rrëzohemi. Në
këtë moment paraqitet një forcë e re, të cilën ne e quajmë forcë
e fërkimit. Kjo forcë pengon që këmba jonë të mos rrëshqas.
Në të njëjtën kohë, edhe Toka vepron në këmbën tonë me forcë të Fig.3.7
41

njëjtë, por me kah të kundërt dhe e shtynë këmbën tonë përpara. Dhe kështu ne ecim. Po
mos të ishte kjo forcë, ne nuk do të mundë të ecnim Shpesh forcën e veprimit e quajm
aksion kurse forcën e kundërveprimit reaksion. Këto dy forca kanë madhësi dhe drejtim
të njëjtë, por janë me kah të kundërt. Ato veprojnë në trupa të ndryshëm. Prandaj edhe
kurrë nuk ekuilibrohen ndërmjet veti. Kur zhduket njëra, zhduket edhe tjetra.

3.2.Forca e fërkimit
a) Ç’është fërkimi?
Fërkimi është një dukuri që shpesh e
takojmë në jetën tonë të përditëshme. Por, ç’është
fërkimi? A keni menduar, pse është aq vështirë të
zhvendosim trupat kur ata rrëshqasin mbi njëri
tjetrin (fig.3.8)?
Që të marrim përgjigjet në këto dhe shumë pyetje
tjera, do ti drejtohemi eksperimenteve.
E bëjmë një eksperiment të këtillë. E lëvizni nga
vendi një objekt të rëndë, duke e shyrë ose tërhequr
atë, p.sh. tryezën e punës (fig.3,9.). Për t’a bërë këtë,
duhet të ushtrojmë forca të mëdha mbi tryezë.
Ky eksperiment tregon se, ekziston një forcë Fig.3.8
penguese që pengon lëvizjen e tyezës. Që të lëvizë tryeza nga vendi, duhet të mposhtet
kjo forcë penguese, duke vepruar me një forcë tjetër.
Bëni tani edhe një eksperiment tjetër: Kuadrin e drurit e hudhim me shpejtësi mbi
dysheme. Ajo do të rrëshqasë, si tregohet në figurën 3.10., edhe pas pak ai ndalet.
Si mendoni, pse ndalet kuadri i drurit;
a) A e pengon lëvizjen e kuadrit ndonjë forcë?
b) Nga vjen kjo forcë penguese mbi kuadrin?
Shikoni edhe një herë fig.3.10. dhe do të gjeni
përgjigjen e saktë:

Forca, që pengon lëvizjen e


trupit, quhet forcë e fërkimit.
Sillni disa shembuj, ku vihet në dukje veprimi Fig.3.9
penguse i forcës së fërkimit që i shkakton lëvizjes së
trupave.
Diskutoni në klasë këtë problem:
Pse vetura gjatë lëvizjes mund të ndalet edhe
pa përdorimin e frenjëve?

b) Fërkimi në jetën e përditshme


Dukurinë e fërkimit i takojmë kudo
rreth neshë. Po të mos ekzistonin forcat e
fërkimit, ne nuk mund të ushqeheshim
(ushqimi nuk do të qëndronte në lugë). Pa
këto forca nuk do të mund t’a mbanin lapsin,
Fig.3.10
42

fletoren ose karrigen. Nuk do të mund të ecnim, sepse këmbet tona të rrëshitnin, etj. Jeta
në Tokë do të ishte e pamundur pa forcat e fërkmit.
Diskutoni këto probleme:
1. Si mendoni , pse është më vështirë t’a luajmë nga vendi makinën e larjes së rrobave se
sa një bankë?
A do të paraqiten edhe këtu forcat e fërkimi?
2. Kur makina lëvizë shpejtë, ne themi se ajo “çan ajrin”.
Si mendoni, a pengon ajri makinën me forca të fërkimit?
3. Provoni t’a lëvizni gomën, në mënyrë që ajo të rrëshqasë mbi tryezë, duke e goditur
atë me gisht. Goma, pas pak kohe ndalet. Pse?
Si shëndrrohet puna në nxehtësi?
Nga jeta jonë e përditëshme dijm se,
dimrit kur kemi të ftoftë i fërkojmë duartë.
Këso shembuj tjerë, nga jeta jonë mund të
gjeni mjaftë. Nga këta shembuj përfundojmë
se gjatë fërkimit trupat nxehen. Pra, në të
gjitha rastet kur forca e fërkimit pengon
lëvizjen e trupave, shlirohet nxehtësi. Kështu,
fërkimi dhe nxehtësia lidhen ngushtë Fig.3.11
ndërmjet tyre. Ky përfundim buron nga
përvoja dhe është shumë i rëndësishëm.
Këtë nuk duhet harruar. Edhe njërëzit
primitivë ndiznin zjarrin duke i fërkuar
dy copa druri ndërmjet tyre. Shkrepsën,
edhe sot e ndezim duke e fërkuar për
faqet e kutisë. Në të gjitha këto raste Fig.3.12
fitohet nxhehtësia, por duke kryer punë.

Si mund t`i zvogëlojmë forcat e fërkimit?


Forcat e fërkimit mund të jenë të mëdha, por edhe të
vogëla. Të shohim tani, nga se varen këto forca. Bëjmë një
eksperiment kësisoji. Marrim kuadrin e drunjtë, e vendosim
mbi tryezë dhe e tërheqim me dinamometer (fig.3.11). Mbi
tryezë ngjesim një letër zmerile. Dinamometri tregon se forca
që vë në lëvizje kuadrin, është F, dhe kjo është forca jonë me
të cilën ne tërheqim kuadrin. Kurse, forca e fërkimit është f
dhe kjo forcë në këtë rast është e madhe.
Për të lëvizur trupin, forca F duhet t’a
mposhtë forcën e fërkimit f , dmth., forca F Fig.3.13
duhet të jetë më e madhe se forca f, ose së
paku e barabartë me f. Kështuqë, për të lëvizur kuadri duhet të plotësohet ky kusht.
f =F
Kështu përcaktohet forca e fërkimit. Bëjmë tani një eksperiment tjetër. Ndryshojmë
ashpërsinë e sipërfaqeve të takimit. Marrim një copë qelqi dhe e vendosimmbi tavolinë
kurse në njërën faqe të kuadrit të drurit, ngjesim një fletë të hollë prej alumimit (fig.3.12)
Duke tërhequr me dinamometer kuadrin, përcaktojmë forcën e fërkimit.
43

Këto dy eksperimente tregojnë se, forcat e fërkimit varen nga ashpërsia e


sipërfaqeve të takimit Atëherë, themi:
Sa më të ashpra të jenë sipërfaqet e takimit , aq më të mëdha janë forcat e fërkimit.
Po, si mendoni: a mund të zvoglohen forcat e fërkimit? Natyrishtë, se po. Por, si?
Eksperimentin e mësipërm e zhvillojmë tani pak më ndryshe. Vendosni kuadrin e
drurit mbi tre-katër lapsa të rrumbullakët (fig.3.12.) dhe veni në lëvizje.
Kuadri do të lëvizë shumë lehtë, kurse dinamometri do të tregojë një forcë shumë më të
vogë se në provat e para. Kjo tregon se:
Fërkimi i rrokullisjes është shumë më i vogël se fërkimi i rrëshqitjes
Për të zvogëluar akoma më tepër fërkimin, përdoren rrota për të lëvizur më lehtë
mjete të ndryshme. Po të lyhen rrotët me vajëra të ndryshme, fërkimi do të zvogëlohet
akoma më shumë. Në disa raste kemi nevojë të zmadhojmë fërkimin. Kështu, p.sh. gjatë
dimrit rrotët e automobilit i lidhim me zingjirë (Fig.3.13). Në këto raste fërkimi është i
dobishëm.
Sillni disa shembuj nga jeta e përditshme, ku shihet se fërkimi është i dobishëm.

Detyra për përsëritje (diskutoni në klasë)


1. Në cilin rast djali mposhtë forca më të mëdha të fërkimit, kur zhvendos një libër apo
një çantë plotë me libra?
2. Kush e shkakton forcën e fërkimit?
3. Sillni disa shembuj, ku fërkimi ëshët i dobishëm dhe i dëmshëm.
44

4.PUNA DHE ENERGJIA


4.1. Kur kryejmë punë?
Të gjithë ne kryejmë ndonjë punë në shtepi ,shkollë ose duke luajtur. Mirëpo për
t`i kryer disa punë kërkohet ushqim , lëndë djegëse ose makina dhe vegla të ndryshme. Si
mendoni ,cilat prej këtyre punëve kërkojnë ushqim, e cilat jo?
Futbollisti duke luajtur me top, duke fryerë një tullumbace, i ulur në bankë dhe duke e
shikuar se kur do të pëlcasë tullumbacja, duke u ngjitur një mali përpjetë, duke e ngritur
një tullë (fig.4.1)., duke lexuar librin,duke e shikuar orën, etj. Punë kryen era, kur vë në
lëvizje barkën, avulli i ujit kur vë në lëvizje pistonin ose rrotullën me fletëza, etj.

Fig.3.29
Fig.4.1 Fig.4.2

Le të bëjmë një
eksperiment. Shikoni figurën 4.2, aty tregohet një rrotull,ku në njërin skaj të litarit është
varur një trup.Me anën e litarit tërheqim trupin duke e ngritë atë deri në njëfarë lartësie.
Forca F, që ushtrohet mbi trupin përcillet nëpërmjet litarit, dhe kështu trupi ngritet. Këtë
eksperiment mund t`a bëni në klasë, dhe diskutoni me shokët tuaj rreth pyetjes: A bëjmë
punë kur e ngremë trupin?
Mirëpo, ne të gjithë e dimë se, trupi nuk ngritet
vetëvëtiu nga toka. Për të ngritur një gurë, duhet
të mbizotërohet pesha e tij. Këtë e bëjmë me
forcën tonë F. Forca jonë duhet të jetë e
barabartë me peshën e trupit G (Fig. 4.3).
Atëherë, themi:
Kur trupin e ngremë në njëfarë lartësie, ne
kryejmë punë.
Në fizikë fjala punë ka kuptim tjetër prej punës
që e bëjmë në jetën e përditshme , Prandaj themi
: Punë kryhet vwetëm atëherë kur forca e Fig.4.3
zhvendos trupin.
Zhvillojmë tani një eksperiment tjetër. Shikoni fig. 4.3.
Janë marrë tre trupa, njëri më i lehtë e tjetri më i rëndë, si dhe një sferë.
45

Si mendoni:
a) Në cilin rast kryhet punë më e madhe, kur ngritet deri në një
njëfarë lartësie l trupi më i lehtë apo trupi nëi rëndë?
b) Në cilin rast kryhet më shumë punë, kur ngritet sfera më
shumë apo kur ngritet më pak? .Kur e ngremë gurin, puna që
kryejmë është aq më e madhe sa më i rëndë të jetë guri dhe sa
më lartë t`a ngemë atë, dmth sa më shumë të zhvendosim.

4.2.Puna me makina ë thjeshta


Makinat e thjeshta janë : llozi, rrafshi i pjerrët dhe
rrotullat , me anën e të cilave më lehtë mund ta kryejmë një punë.
Çdo trup i ngurtë mund të shërbejë si lloz. Nëse ekziston pika Fig.4.4
mbështetëse në të cilën mund të rrotullohet.
Llozi
Njeriu shpeshë në jetën e tij mundohet të ngrejë ose të lëvizë nga vendi ndonjë
trup të rëndë. Ai këtë nuk mund t`a bëjë me anën e muskujve të krahëve të tij. Prandaj, ai
merrë një shufër të gjatë metalike dhe një mbështetëse (fig.4.5.)
Shufrën e fut nën trup dhe e mbështet mbi një send (pika O), kurse në skajin e lirë B
vepron me një forcë F.

Fig.4.5 Fig.4.6

Shufrën që nuk thyhet bashkë me trupin si mbështetës, quhet llozë ose levë. Llozi
përdorët kur duam të zhvendosim trupa të rëndë. Atë duhet patjetër t`a mbështesim në një
pikë, kurse në krahun tjetër të tij veprojmë me një forcë. Me anën e llozit kryejmë punë
me forca të vogëla (Fig.4.6).

Lloz quhet çdo trup i ngurtë i cili mund të rrotullohet


rreth pikës mbështetëse të palëvizshme ose rreth
boshtit të rrotullimit (O) nëse n’atë trup veprojnë dy
forca që shkaktojnë rrotullimin e tij në kahje të
kundërta ( Fig.4.7).
.
Llozi ka aplikim të peshorja (fig.4.8) ,danat për
nxjerrjen e gozhdave, gërshërët, karroca e dorës etj. Ende
në treg e hasim kantarin ( fig. 4.9) ku aplikohet llozi
Fig.4.7
46

dykrahësh me krih jo të barabartë . Gram pesha ( F ) e kantarit , nuk ndërrohet ,ndërsa


ekuilibri arrihet duke e ndërruar krahun e forcës a .Nuk
ndërrohet gjatësia e krahut b ku vendoset trupi , peshen e të
cilit e matim.
Me përdorimin e llozit mundemi me një forcë më të
vogël të ngritet një peshë më e madhe. Athua kjo do të thotë
se me anë të llozit kemi krye punë më të madhe sesa kemi
harxhuar energji?

Rrafshi i pjerrët
Lëvizja e trupit nëpër rrafshin e pjerrët
Çdo rrafsh qe në krahasim me rrafshin horizontal mbyll një
kënd të ngushtë quhet rrafsh i pjerrët ( fig.4.10) Fig.4.8
Shkallët e shtëpisë janë aplkimim i rrafshit të pjerrët.
Kur janë shkallët me pjerrëtësi më të vogël atëherë
më lehtë ngjitemi lartë sesa kur janë me pjerrtësi më
të madhe (Fig. 4.11).
Raporti ndërmjet lartësisë dhe gjatësisë së rrafshit të
pjerrët quhet pjerrtësia ( përpjetëza) e rrafshit :

Fig. 4.9
h
p
Pjerrtësia e rrugës shprehet në përqindje.
Kur duam të ngremë një trup të rëndë, shpeshë shërbehemi edhe me një dërrasë të
vendosur pjerrët (fig.4.12). Duke rrokullisur fuqinë nëpër dërrasë të vendosur pjerrët,
shumë më lehtë do ta ngrejmë atë deri në një lartësi, se sa t`a ngrejmë vertikalisht lartë.
Këtë dërrasë të vendosur pjerrët, e quajmë rrafsh i pjerrët.
Si është e mundur kjo? E dimë se, puna është e barabart me Fig.4.10
shumëzimin e forcës dhe zhvendosjes së
trupit. Menjëhërë përfundojmë se në
rrugen më të gjatë, e kjo është gjatësia e
rrafshit të pjerrët, veprojmë me një forcë
më të vogël dhe kryejmë punë. Po kjo
punë do të jetë e barabartë me punën që
bënë forca më e madhe në rrugën më të
shurtë, por duke e ngritur trupin
vertikalisht lartë. Në këtë edhe mbështetet
përdorimi i rrafshit të pjerrët në ndërtimin
e veglave të punës (fig.4.8). Pra: Sa më e
Fig.4.11 Fig.4.12
vogël të jetë pjerrësia , d,m.th. , sa më i
gjatë të jetë rrafshi i pjerrët aq më e vogël është forca e veprimit.
Forca e veprimit është aq më e vogël sa më e vogël të jetë pjerrtësia, dmth sa më i gjatë
të jetë rrafshi i pjerrët.
47

Rrotulla e lirë
Ju të gjithë i keni parë rrotulla të ndryshme. Por asnjëhërë s’ju ka shkuar mendja
ta pyesni veten tuaj pse na duhen ato? Për të marrë përgjigjen, na ndihmojnë
eksperimentet.
Qëllimi i përdorimit të rrotullave është që, me forcë sa më të vogël ta ngrejmë pesha sa
më të mëdha.
Në figurën 4.13, është paraqitur një rrotullë e palëvizëshme. Me
ndihmën e litarit të hedhur mbi rrotullë mund ngritet pesha. Eksperimenti
tregon se: forca F me të cilën e tërheqim litarin është e barabartë me peshën e
trupit G që duan ta ngremë, pra
F=G
Bëjmë tani një eksperiment me një rrotull tjetër. Në figurën 4.14.a,
është paraqitur një rrotull e lëvizshme. Këtë e quajmë ndryshe rrotullë e lirë.
Eksperimenti tregon se forca F me të cilën tërheqim litarin, është dy herë më e
vogël se pesha e trupit G, që duan t’a ngremë, pra:

F = G/2 Fig.4.13
Me këtë llojë rrotulle arritëm që forcën e tërheqjes dy
herë më të vogël se pesha.
Po të marrim tani dy rrotulla, si tregohet në fig.4.14.b,, njëra e
lirë e tjetra e palëvizshme dhe të ngremë pesha të ndryshme me
të, do ta shohim se, përsëri forca me të cilën tërheqim litarin do
të jetë sa gjysma e peshës së trupit, pra kemi:
F = G/2
Me ndihmën e rrotullave, ngremë pesha të ndryshme
deri në njëfarë lartësie.Vinçat kanë rrotulla. Llozi, rrafshi i
pjerrët dhe rrotulla quhen makina të thjeshta. Këto makina na
ndihmojnë të kryejmë punë të dobishme.

Duke punuar me lloz, me rrafsh të pjerrët dhe ne


rrotulla , ne kursejmë forcën d.m.th., me forcë më të vogël
ngritim pesha të mëdha. Te makinat e thjeshta nuk ka kursim Fig.4.14.a Fig.4.14.b
në punë. Pra, me përdorimin e makinës së thjeshtë nuk arrihet kursimi në punë sepse për
aq sa kursejmë në forcë , aq humbim në gjatësinë e rrugës. Ky përfundim quhet parimi i
ruajtjes së punës ose rregulla e artë e mekanikës
48

4.3.Energjia.Burimet dhe llojet e energjisë


Energjia
Punë kryejnë njerëzitë, kafshët, era kur fryen rrotullon
gjeneratorin e rrymës dhe kështu prodhohet rrymë elektrike nga
era. Mandej, punë kryen nxehtësia, uji (fig.4.15), drita, avulli,
makinat e ndryshme, etj. Kur ngremë një trup ose ndonjë send, ne
kemi bërë një punë. Kështu sportisti, për t'i ngritur peshat harxhon
energji (fig. 4.16).
Ushqimi që kemi ngrënë na ka aftësuar për të kryer punë.
Pikërisht, kjo aftësi e trupave për të kryer punë, në fizikë quhet
energji.
Sa më e madhe të jetë puna që e kryejmë, aq më e madhe është Fig. 4.15
energjia që e harxhojmë. Kur digjen lëndët djegëse (druri, qymyri,
benzina, etj) lirohet energji. Kjo nxehtësi shfrytëzohet dhe ne kryejmë
punë. Kujtoni punën që bënë avulli i ujit duke lëvizur një rrotullë me
fletëza, avulli poashtu vën në lëvizje edhe trenin (fig.4.17).

Çdo trup që është i aftë të kryejë punë, themi se


zotëron energji.

a). Burimet e energjisë


Që të bëjmë një punë, duhet të kemi energji. Kjo energji na duhet të
shkruajmë, të lëvizim, të flasim, të luajmë etj. Nga e marrim ne këtë Fig. 4.16
energji? (fig.4.19).
Shikoni figurën 4.18. Gjithashtu edhe automjetet, që të lëvizin kanë
nevojë për energji.

Fig. 4.17

Fig. 4.18 Fig. 4.19 Fig. 4.20


Po, Dielli, a na jep edhe ai energji? Po, na jep. Dielli jep dritë, me të cilën ai nxehë
Tokën tonë dhe mundëson jetën.
49

Era vë në lëvizje barkën (fig. 4.20). Valët e ujit, poashtu zotërojnë energji. Ato, duke
gërryer shkëmbinjtë vazhdimisht ia ndërrojnë pamjen brigjeve (të lumenjëve, deteve dhe
liqeneve.)
Uji ka energji. Me energjinë e tij vë në lëvizje rrotën (fig.4.15). Ushqimi,
nafta, druri, qymyri, Dielli, uji, era, valët e ujit, etj., janë burime të energjisë.

b). Llojet e energjisë


Nga mësimi i mësipërm, mësuam se, llojet e energjisë janë të shumta. Më shpesh në
jetë takojmë energjinë e lëvizjës ( energji kinetike). Këtë energji e kanë të gjithë trupat
që lëvizin.
Trupat që lëvizin, kanë energji të lëvizjes.

Çdo trup që bie lirisht nga një lartësi, ka energji të lëvizjes. Këtë e përdorin për të
krijuar ndonjë punë.
Duke bërë gjimnastikë atletët shpesh gjenden mbi supet e shokve të tyre. Në këtë
pozitë ai ka energji. Në këtë pozitë ai ka energji dhe nëse bie nga
lartë mbi ndonjë dërrasë, ai mund ta ngrejë lartë shokun e tij.
(fig.4.21.)
Kështu themi se, kur trupi ndodhet në njëfarë lartësie nga
sipërfaqja e Tokës, ai zotëron energji. Kjo quhet energji e lartësisë
( energji potenciale). Mirëpo përveç energjisë së lëvizjes dhe të
lartësisë kemi edhe lloje tjera të energjisë (fig.4.22.).
Le t'i shënojmë më poshtë disa prej llojeve të energjisë që më
shpesh i hasim në jetë, e këto janë:
a) energjia e diellit ose e Dritës që rrezatohet nga Dielli,
b) energjia e ushqimeve, që vjenë nga ushqimi ynë i përditshëm,
c) energjia e nxehtësisë, që lirohet kur digjen drunjtë ose lëndët
tjera djegëse.
d) energji e rrymës elektrike, që vjen nga rryma elektrike dhe bënë të Fig. 4.21
ndriçojnë llambat, të punoj frigoriferi, radio, televizori, kompjuteri, etj.
e) energjia atomike, që vjenë nga bërthama e atomeve.

Fig. 4.22

Energjia e Diellit
Energjia ushqimore Energjia e nxehtësisë Energjia elektrike Energjia atomike
50

Mendohuni dhe përgjegjuni


1. Në figurën 4.23, janë paraqitur disa lloje të energjisë. Ju duhet t`i dalloni cilat lloje
të energjisë i shihni:
a) vetëm energji të lartësisë, rasti a)
b) vetëm energji të lëvizjes, rasti b)
c) energji të lëvizjes dhe të lartësisë, rasti c) dhe d)

a) b) c) d)
Fig. 4.23

4.4. Shndërrimet e energjisë në lloje të ndryshme


1.Energjia e lartësisë
Këtë llojë të energjisë, ka trupi kur ai gjendet mbi sipërfaqen e tokës. Për këtë arsye
trupi mund të kryej punë.
Le të bëjmë disa eksperimente.
a) Ngrehni një tullë deri në njëfarë lartësie mbi dysheme dhe
lëshoni të bie lirishtë mbi një copë dërrasë (fig.4.24.). Çfarë do të
ndodhë me dërrasën? A kryen punë tulla që bie nga lartësia?
b) Lidhni një trup të rëndë p.sh. një tullë me një spango që
kalon mbi një rrotullë. Në njërin skaj të spangos lidhni një peshë
të vogël që është më e lehtë se tulla (fig.4.25.) Tullën lëshojeni të Fig. 4.24
bjerë: çfarë vini re? Si mendoni, a mund të themi se tulla kryen
punë dhe pse?
Nga këto eksperimente si dhe nga përvoja, nxirret ky
përfundim:

Të gjithë trupat që bien nga njëfarë lartësie, mund të


kryejnë punë.

Po Fig. 4.25
uji që bie nga lartësia dhe shfrytëzohet për të fituar rrymë elektrike, a
zotëron edhe ai energji të lartësisë (fig. 4.26)?

2.Energjia e lëvizjes
Çdo trup ose objekt, zotëron energji. Këtë energji e quajmë energji
e lëvizjes. Edhe ky lloj i energjisë kryen punë. Vinçi ngre peshën
fig.(4.27).
Bëjmë një eksperiment
Marrim një trup të rëndë (metal, gurë, tullë) dhe e lëshojmë të bjerë

Fig. 4.26
51

lirisht mbi një qelq. Trupi thyen qelqin (fig.4.28).

Fig. 4.27 Fig. 4.28

Trupi që lëvizë ka energji të lëvizjes. Në saje të kësaj energjie trupi kryen punë

Çfarë kuptoni prej këtyre figurave? Sillni disa shembuj të tjerë.

3. Shndërrimet e energjisë së lartësisë dhe të lëvizjes në njëra tjetrën


Shndërrimet e energjisë prej një lloji në një tjetër ndodhin çdo ditë dhe kudo përreth
nesh. Kështu, p.sh. kur ngjitemi shkallëve lartë ne lëvizim (fig. 4.29).
Duke u ngjitur gjithnjë lartë e më lartë, energjia jonë e lartësisë do të
zmadhohet. Në fund, kur mbrrijmë në katin e dëshiruar, energjia jonë e
lëvizjes do të bëhët zero, kurse ajo e lartësisë do të merr vlerë më të
madhe. A nuk do të thotë kjo se, energjisë jonë e lëvizjes u shndërrua në
energji të lartësisë?
Bëni në klasë eksperimentin që tregohet në fig.4.30. Pesha ndodhet
në njëfarë lartësie nga dyshemeja, zotëron energji të lartësisë. Duke rënë,
vë trupin në lëvizje. Fig. 4.29
Duke rënë zvoglohet lartësia, si
rrjedhim edhe energjia e tij e lartësisë. Gjatë kësaj kohe,
trupi T mbi tryezë vihet në lëvizje, zotëron energji të
lëvizjes.
Ky shembull na tregon se: kur energjia e lartësisë së
trupit zvoglohet, energjia e lëvizjes së tij do të rritet.
Këto shndërrime të enrgjisë nuk bëhen vetëm ne
Fig. 4.30 energjinë e lartësisë dhe e energjinë e lëvizjes, por për të
gjitha llojet e energjive.

Gjatë rënjes së lirë të trupave, energjia e lartësisë shndërrohet në


energji të lëvizjes.

Sillni disa shembujë të tjerë, ku energjia e lartësisë shndërrohet në energji të lëvizjes,


dhe anasjelltas. Që ta keni më lehtë, shikoni fig.4.31 dhe fig. 4.32.
52

Fig. 4.31 Fig.4.32


Në fig.4.33 janë treguar shndërrimet e energjisë në lloje të ndryshme. Shiko me
kujdes figurën dhe trego se cilat lloje të energjisë shndërrohen në njëra – tjetren…

Fig. 4.33

T`i zgjidhim disa detyra


1. Një djalë me çekan ngul një gozhdë në një dërrasë (fig.4.34). Cilat lloje të energjisë
dhe cilat forma të shndërrimeve i kemi?
Shkruani skemën e shndërrimit të llojeve të energjisë.
Zgjidhje
Djali duhet ta ngre lartë çekanin, e pastaj të godasë gozhdën. Kur çekani ngritet lartë,
çfarë lloji të energjisë ka? Çfarë llojë energjie harxhon djali për të ngritur çekanin? Po,
çekani gjatë rënjes, çfarë energjie zotëron?
a) Kur çekani ngritet lartë, ai zotëron energji të lartësisë.
b) Për të ngritur çekanin, djali duhet të harxhoj energji
ushqimore, d.m.th. djali i duhet ushqim për të ngrënë.

Fig. 4.34
53

c) Gjatë rënjës së çekanit, energjia e tij e lartësisë zvoglohet, kurse rritet ajo e
lëvizjes. Dhe në momentin e goditjes ai zotëron vetëm energji të lëvizjës. Pasi të goditet,
gozhda nxehet. Skema e shndërrimit duhet kështu:

Energjia ushqimore Energjia e lartësisë

Energjia e lëvizjes Energjia e nxehtësisë

3. Një trup bie lirishtë nga një lartësi. Duke rënë, trupi vë në lëvizje gjeneratorin e
rrymës elektrike nëpërmjet një spangoje ( fig.4.35.)
Tregoni shndërrimet dhe llojet e
ndryshme të energjisë.
Zgjidhje
a) Në fillim, njeriu e ngre trupin dhe e
varë atë për fijen e spangos. Njeriu harxhoi
energji ushqimore.
b) Trupi i ngritur në njëfarë lartësie,
zotëron energji të lartësisë.
c) Duke lëvizur poshtë, trupi vë në
lëvizje gjeneratorin e rrymës elektrike. Me
këtë rast lartësia e trupit zvogëlohet.
Zvogëlohet edhe energjia e lartësisë. Kjo
shndërrohet në energji të rrotullimit të
boshtit të gjeneratorit elektrik.
d) Energjia e rrotullimit të boshtit te Fig. 4.35
gjeneratorit, shndërrohet në energji
elektrike. Llamba ndizet. Energjia elektrike shndërrohet në nxehtësi dhe dritë.

Energjia është formë e lëndës e cila është e pandashme prej saj. Energjia është
veti e lëndës e cila shkakton ndryshime fizike dhe kimike të lëndës. Energjia paraqet
aftësi për të kryer punë .Energjia shfaqet në forma të ndryshme. Ajo mund të bartet nga
një trup në tjetrin ose nga një sistem në tjetrin, duke u transformuar prej një forme në
tjetrën.
Energjia mund të akumulohet dhe të shfrytëzohet më vonë .Të gjitha format e
energjisë mund të maten. Të gjitha llojet e energjisë njeriu i shfrytëzon për nevoja të
ndryshme. Shfrytëzimi i energjisë bëhët më i dobishëm duke i shfrytëzuar teknologjit e
reja . Për shembull :
Nga energjia potenciale e ujit, duke e akumuluar ujin nga lumenjtë, ndërtohen
hidrocentrale për prodhimin e energjisë elektrike.
Energjia solare (e diellit ) mund të shfrytëzohet për ngrohje të banesave të
ngrohtoreve të ujit , për centrale elektrike solare etj.
Energjia e erës shndërrohet në energji mekanike, elektrike etj. Për shembull mulliri i
erës shfrytëzon enmeergjin e erës për prodhimin e energjisë elektrike.
54

Energjia termike përfitohet nga lëndët e djegshme. P.sh., termocentralet e kosovës në


Kastriot si lëndë të djegshme shfrytëzojnë qymyrin.Energjia termike që përfitohet ,
shndërrohet në energji elektrike.

5.DUKURITË E NXEHTËSISË

5.1. Temeperatura e trupave. Termometrat


Me anë të prekjes mund të vërejmë një cilësi që kanë trupat e kjo është nxehtësia
apo ftohësia e tyre. Kështu p,sh., uji që gjendet në një enë mbi një stuf të ndezur është i
nxehtë kurse akulli ëahtë i ftohtë . Trupa të nxehtë janë : Dielli, flaka, llava e vullkanit
etj. Trupa të ftohtë janë : bora, akulli, uji i lumenjve gjatë stinës së dimrit e tj. Për trupa të
nxehtë themi se kanë temperaturë të lartë kurse për trupa të ftohtë themi se kanë
temperaturë të ulët. Kur prekim dy trupa p.sh., tavolinën dhe karrigën, të cilët janë
ndërtuar nga druri, ato duken njëlloj të nxehta dhe themi se temperatura e tyre është e
njëjtë .
Temperaturë quajmë shkallën e nxehtësisë së trupave .
Marrim dy enë të madhësive të njëjta . Në njërën nga këto vendosim 200g ujë të
nxehtë dhe e përziejmë me 200 g ujë të ftohtë (Fig.5.2) . Me përzirjen e tyre fitojmë 400
g ujë të vakët. Pra, nxehtësia nga ujiu i nxehtë kalon në ujë të
ftohtë dhe kështu fitojmë një sasi të dyfisht të ujit të vakët. Pë
ujin e nxehtë themi se kishte temperaturë të lartë, ndërsa për
ujin e ftohtë themi se kishte temperaturë të ulët.
Me rastin e prekjes së dy trupave me temperaturë të
ndryshme, nxehtësia nga trupi i nxehtë kalon në trupin e ftohtë.
Trupi i nxehtë tani pjesërisht ftohet , ndërsa trupi i ftohtë , i
cilimn pranon nxehtësi , pjesërisht nxehet. Nga shembujt e
mësipërm shohim se temperaturen e një trupi mund ta
përcaktojmë me anë të shqisave të të prekunit. Mirëpo , shqisa e
të prekunit shpeshherë mund të na mashtrojë. Të provojmë këtë

Fig. 5.1 Fig.5.2


55

eksperiment . Fute njërën dorë në enën me ujë të ftohtë, ndërsa tjetren në enën me ujë të
nxehtë . Pas një minute që të dyja duart zhytni në enën me ujë të vakët.
Çka ndieni? Çfarë duket uji i vakët ? Ky eksperiment na tregon se caktimi i saktë
i temperaturës nuk mund të bazohet në ndieshmërinë e shqisave së të prekurit. Në të
vërtet, që të dy duart janë vendosur në ujë të vakët me nxehtësi të njëjtë, por shqisat tona
nuk e dëftojnë këtë të dhënë në mënyrë të saktë.

Termometrat
Përcaktimi i temperaturës së një trupi nëpërmjet prekjës nuk është i
saktë. Për këtë arsye janë ndërtuar instrumente me anën e të cilëve bëhët
matja e saktë e temperaturës. Këto instrumente quhen termometra.
Puna e termometrave bazohet në dukurinë e bymimit të trupave gjatë
nxehjes.Ekzistojnë lloje të ndryshme të termometrave, por më së shumti
përdoren termometrat me merkur. Ndërtimi i termometrave të tillë është
mjaftë i thjeshtë. Termometri është konstruktuar nga një gyp i ngushtë prej
qelqi, ndërsa në pjesen e poshtme të tij gjendet një zgjërim në formë të
rezervuarit ,ku është vendosur merkuri ( Fig.5.3) .Me nxehjen e merkurit që
gjendet në rezervuar ,ai bymehet dhe ngritet lart. Sa më lartë të jetë
temperatura, aq më lartë ngritet merkuri në termometër.
Për të matur temperaturen në mënyrë të saktë, pranë gypit të merkurit
duhet vendosur një shkallë me ndarje. Ndarjet përcaktohen në bazë të pikave
të përhershme që tregojnë dy temperatura të ndryshme.
Si përcaktohen këto pika?
Së pari gypin e qelqit e vendosim në një enë ku ka copa të akullit dhe
e lëmë për disa minuta ( fig.5.4).Do të shohim se niveli i merkurit
gjendet në fillim të gypit, në pëoziten e pikës A. Niveli i tanishëm i Fig. 5.3
merkurit paraqet pikën e shkrirjes së akullit ose të ngrirjes së ujit.Këtë
pikë e shënojmë me zero(0). Tani të njëtin gyp të qelqit e vendosim në një enë ku vlon
uji, duke prodhuar avull(fig.5.5). Nga kjo temepraturë e lartë
merkuri bymehet dhe arrin në pikën e lartë B.

Fig. 5.4 Fig.5.5 Fig.5.6


56

Kjo është pika e dytë e përhershme që paraqet temepraturën e vlimit të ujit dhe e
shënojmë me 100. Largësinë ndërmjet këtyre dy pikave të përhershme ( 0 ) dhe ( 100) ,
fizikani Suedez A.Celsiusi e ndau në 100 pjesë të barabarta dhe çdo njëra nga këto pjesë
paraqet njësinë e temperaturës që quhet shkallë Celsius 0C.
Termometrat i përdorim për qëllime të ndryshme. Ata gjejnë zbatim në amvisëri,
në parashikimin e motit e sidomos në matjen e temperaturës gjatë sëmundjes.
Termometri mjekësor. Ky termometër shërben për matjen e temperaturës së trupit të
njeriut. Ka shkallëzim prej 350C deri 420C, meqënëse në këtë interval ndryshon edhe
temperatura e trupit të njeriut. Në grykën e rezervuarot gypi i termometrit është mjaft i
ngushtuar. Ky ngushtim ndikon që merkuri të mos kthehet në rezervuar me rastin e
largimit të termometrit nga trupi i njeriut. Kur termometri largohet nga trupi i njeriut,
merkuri tkurret dhe fija e hollë e tij ndërpritet ( fig.5.6). Kështu, shtylla e merkurit që ka
mbetur në gyp, mbi pjesën e ngushtë të tijë, tregon temperaturën më të lartë të
organizimit të njeriut në momentin e matjes. Çdo matje e ardhshme e temperaturës mund
të bëhet vetëm atëherë kur termometri të ”shkundet”, në mënyrë që merkuri të kalojë
nëpër pjesën e ngushtë të gypit, duke u realizuar bashkimi i dy pjesëve të merkurit.

5.2. Burimet e nxehtësisë


Burimet kryesore të nxehtësisë në natyrë janë : Dielli , lëndët djegëse ( druri,
thëngjilli dhe nafta) gazi natyror etj.
Dielli është burimi më i rëndësishëm i nxehtësisë. Rëndësia e tij shihet nga
energjia e madhe që liron ai. Kjo energjie mundën jetën e njerëzve, të shtazëve dhe të
bimëve në sipërfaqen e Tokës.

Fig. 5.7 Fig.5.8 Fig.5.9.

Pa energji diellore nuk mund të mendohet jeta në


planetin tonë. Energjia e diellit përcillet në Tokë në dy
trajta: si energji e nxehtësisë dhe si energji e dritës. Në fig.
5.7 , janë paraqitur rrezet e Diellit , të cilat duke kaluar
nëpër thjerrë , thehen dhe godasin një pikë , ku përfitohet
tempetarurë e lartë , nga e cila fillon djegia e letrës.
Nxehtësi mund të lirojë edhe nxehësi elektrik i
vendosur në ujë ( fig.5.8). Në fig.5.9 ,është treguar
Fig.5.10
përfitimi i nxehtësisë nga djegia e drurëve.
Nxehtësi mund të përfitohet nga fërkimi i dy trupave ( fig.5.10 ). Kjo është trajta
më e vjetër e përfitimit artificial të nxehtësisë, që historikisht na përkujton veprimin
nepërmjet të të cilit njeriu për herë të parë zbuloi zjarrin.
Nxehtësi ka edhe brendia e Tokës. Kjo mund të shihet te llava e nxehtë vullkanike, apo te
gejzerët e ujit të nxehtë, të cilët shpërthejnë herë pas here në zonat vullkanike.
57

Bymimi dhe tkurrja e trupave


Kur trupat e ngurtë nxehen , bymehen ndërsa kur ftohen , tkurren. . trupi i nxehtë
ka vëllim më të madh se në rastin kur ai është i ftohtë. Bymimi dhe tkurrja e trupave
mund të tregohen nëpërmjet shembujve të shumtë.
Kështu, p.sh., marrim një unazë hekuri nëpër të cilën kalon një sferë metalike (
fig.5.11.a), ajo më nuk do të kalojë nëpër unazë (fig.5.11.b).Kur përveç sferës e nxehim
edhe unazën, do të shohim se sfera metalike përsëri do të kalojë nëpër unazë (fig.5.11.c)
Çka mund të përfundojmë nga kjo?
Po qe se sferën metalike e lëmë të ftohet, a do të kalojë sfera nëpër unazën metalike?
Nëse po, pse?
Në jetën e përditëshme ekzistojnë shembuj të shumtë, me të cilët tregohet dukuria
e bymimit të trupave gjatë nxehjes dhe tkurrjes së tyre gjatë ftohjes.

b Fig.5.11 c
Fig.5.11

a
Fig.5.11

Kështu, p.sh., telat e rrymës elektrike


lëshohen gjatë verës, sepse ata bymehen nga
temperaturat e larta verore. Mirëpo, gjatë stinës Fig.5.12
së dimrit për shkak të temperaturave të ulëta,
telat e rrymës tkurren dhe shtrëngohen.
Po ashtu, binarët e hekurudhës ( fig.5.12) nuk vendosen të ngjitur njëri me tjetrin,
por ndërmjet tyre, lihet një hapësirë e vogël, në mënyrë që verës, kur temperatura mund
të arrijë deri në 400C, me rastin e bymimit të mos takohen binarët ndërmjet vete e të
deformohen.
Për shkak të bymimit me rastin e ndërrimit të urave, njëra anë e urës fiksohet,
ndërsa ana tjetër e saj mbështetet mbi trupa cilindrikë, siç është treguar në fig.5.12. Gjatë
verës kur janë temperaturat e larta, me rastin e bymimit të urës, konstruksioni i urës mund
të rrëshqas mbi trupat cilindrikë dhe kështu mënjanohet deformimi i saj.
Në fig.5.12, shihet se ura është ndërtuar nga hekuri, prandaj bymimi i saj gjatë verës
është mjaft i theksuar.A do të kemi bymim të tillë në qoftë se ura është ndërtuar nga
druri?
58

5.3.Përhapja e nxehtësisë
Ekzistojnë tri procese fundamentale me të cilat përhapet nxehtësia : konveksioni
(rrymimi), përcjellshmëria (konduksioni) dhe rrezatimi.
Konveksioni. Kur një pjesë e fluidit nxehet, sikurse ajri mbi zjarrin, vëllimi i tij
rritet kurse dendësia i zvogëlohet. Në pajtim me ligjin e Arkimedit, fluidi më i ftohtë dhe
më i dendur rrethues vepron me forcën shtytëse në fluidin më të nxehtë dhe e shtyn atë
përpjetë . Pasi që të shtyhet përpjetë fluidi më i nxehtë, fluidi
më i ftohtë rrethues e zëvëndëson atë. Fluidi i ftohtë pas
kësaj nxehet dhe shtyhet përpjetë nga fluidi tjetër më i ftohtë
që e rrethon. Kështu, bëhët një rrjedhje e vazhdueshme.
Rrjedhja e këtillë e fluidit quhet rrymim ose konveksion dhe
kryhet për shkak të nxehtësisë. Kurdoherë që nxehtësia bartet
nga një sasi lëvizëse e gazit ose e lëngut, thuhet se ajo
nxehtësi përhapet me konveksion. Konveksioni është një
proces, në të cilin nxehtësia bartet prej një vendi në
tjetrin nga një sasi e madhe lëvizëse e fluidit. Fig.5.13
Ngritja e tymit mbi zjarrin është një rezultat i
dukshëm i konveksionit. Fig. 5.13, tregon një shembull të përhapjes së nxehtësisë me
konveksion në një enë me ujë, që nxehet me lëndë djegëse të gaztë. Rrymimi shpërndan
nxehtësinë nga lënda djegëse e gaztë në të gjitha pjesët e ujit.
Shembull tjetër i konveksionit paraqitet kur Toka e nxehur nga rrezet e Diellit,
nxeh ajrin që e ka afër. Ajri që e rrethon ajrin e nxehtë e shtyn përpjetë. Shtresa e nxehtë
që ngjitet përpjetë mund të jetë shumë e fortë, varësisht nga
sasia e nxehtësisë që i jep Toka, aq sa mund të çrregullojë edhe
drejtëpeshimin e fluturimit të aeroplanëve e sidomos zogjëve.
Përveç kësaj, këto rryma të ajrit që shkojnë lartë nganjëherë
janë të dobishme, sepse mund ta largojnë ajrin e ndotur nga
industria dhe automjetet.
Shembull tjetër i koveksionit është kur e marrim një
epruvetë dhe e mbushim me ujë. Epruveten e nxejmë në pjesën

e sipërme (fig.5.14) me ç’ rast uji në atë pjesë do të vlojë, Fig.5.14


ndërsa uji në pjesën e poshtme të epruvetës do të jetë i ftohtë
sepse nuk ka konveksion- uji i nxehtë nuk rrymon prej së nalti teposhtë.
Deri tani folëm për konveksion natyror, në të cilin dallimi i temperaturës shkakton
që dendësia e fluidit në një vend të ndryshojë nga ajo në vend tjetër. Nganjëherë,
konveksioni natyror është jopërkatës për përhapjen e sasisë së tepërt të nxehtësisë. Në
këto raste, shpesh përdoret konveksioni i përforcuar (artificial), që realizohet me
ndihmen e aparateve të jashtme sikurse që është ventilatori, i cili i përzien sassitë e
nxehta dhe të ftohta të fluidit. Fig. 5.15, tregon dy shembuj të konveksionit të këtillë. Në
të parin (pjesa a), ventilatori i montuar në komjuter krijon konveksion të përforcuar që
largon nxehtësinë e prodhuar nga pjeset (komponentët ) elektrike. Në të dytin (pjesa b),
pompa mundëson qarkullimin e fluidit nga ftohësi i automobilit nëpër makinën e tij, për
ta larguar nxehtësinë e tepërt që krijohet nga procesi i ndezjes, kështu që pompa kryen një
konveksion të përforcuar.
59

Fig.5.15
Përcjellshmëria (Konduksioni).
Në qoftë se në një gotë të mbushur me çaj të nxehtë ku gjëndet edhe luga, e
prekim me dorë lugën , do të shohim se ajo është e nxehtë. Në këtë rast nxehtësia nuk
është bartur me anë të konveksionit por është bartur drejtëpërdrejt nëpër metal me anë të
procesit të përcjellshmërisë ose konduksionit. Përcjellshmëria është proces, me
ndihmën e të cilit nxehtësia përcillet drejtëpërdrejt nëpër material, ku nuk luan rol
ndonjë lëvizje e subastancës së atij materiali.
Një mekanizëm i konduksionit paraqitet kur atomet ose molekulat në pjesën më
të nxehtë të materialit lëkunden apo lëvizin me energji më të madhe sesa në pjesën më të
ftohtë. Me anë të goditjeve, molekulat me energji më të madhe, një sasi të energjisë së
vet, ua japin fqinjeve të tyre me energji më të ulët . Fig. 5.16, e ilustron këtë mekanizëm
të konduksionit të gazit. Molekulat që ndeshen me murin e nxehtë, absorbojnë energji
nga ai dhe kthehen me energji më të madhe sesa kur arrijnë tek ai. Pasi që këto molekula
që kanë më shumë energji ndeshen me fqinjët e tyre që kanë më pak energji, ua japin
atyre një pjesë të saj. Nëpërmjet secilës goditje, nxehtësia përcillet (konduktohet) prej
murit më të nxehtë kah ai më i ftohtë.

Fig.5.16
Një mekanizëm i ngjashëm me procesin e konduksionit paraqitet edhe te metalet.
Metalet dallohen nga shumë substanca të tjera sepse kanë një sasi të elektroneve, të cilat
janë më shumë ose më pak të lira që të bredhin lirisht nëpër ta. Këto elektrone të lira,
mund të bartin energji dhe kështu mundësojnë që metalet ta përçojnë shumë mirë
60

nxehtësinë . Elektronet e lira në metale janë gjithashtu përgjegjëse për përçueshmërinë e


shkëlqyeshme të elektricitetit.
Materialet që e bartin shumë mire nxehtësinë quhen përçues termikë , kurse ata
që e bartin shumë dobët, quhen izolatorë termikë. Përçues të mirë termik janë:
alumini,bakri, ari, argjendi etj. Si izolatorë të mirë termikë janë: druri,qelqi dhe shumë
materiale plastike. Izolatorët termik kanë zbatime të mëdha praktikë si p.sh.,
Mkonstruksionet e reja shtëpiake kanë izolim termik në tavanet dhe muret për t’i
pakësuar shpenzimet e të nxehtit ndërsa dorëzat e ndryshme prej druri dhe prej plastike të
enëve të shumta, sherbejnë për ta penguar përcjelljen e nxehtësisë që të mos digjen duart.
Sasia e nxehtësisë Q e përçuar (konduktuar) gjatë kohës t nëpërmjet një shufre
me gjatësi L dhe me sipërfaqe të prerjës tërthore S është :
St T
Qk Substanca Përç. Term.
L kJ /( sm0C )
ku T është dallimi i temperaturës ndërmjet skajeve
Metale
të shufrës, ndërsa k është përçueshmëria termike e
Alumini 240
materialit. Njësia e përçueshmërisë termike në SI është
Bakri 390
J /( s  m 0 C ) . Hekuri 79
Pasi njësia e fuqisë në SI është (J/s) Plumbi 35
përkatësisht vat (W),njësia e përçueshmërisë termike Argjendi 420
mund të jepet edhe në W/(m 0 C ). Materialet e Gaze
ndryshme kanë përçueshmëri termike të ndryshme. Ajri 0,0256
Tabela e paraqitur jep vlerat për disa prej tyre. Hidrogjen 0,1800
Metalet janë përçues të mirë termikë ,prandaj Azotii 0,0258
konstanata e përçueshmërisë termike është më e Oksigjeni 0,0265
madhe. Faktikisht, në shumë fluide, bartja e nxehtësisë Materiale tjera
me konduksion është e papërfillshme në krahasim me Azbesti 0,090
bartjen që bëjnë me konveksion. Ajri, p.sh., me Dhjami i trupit 0,200
konstantan e përçueshmërisë së tij të vogël , është një Betoni 1,100
izolatorë i shkëlqyeshëm termikë kur kufizon ato Diamanti 2450
hapësira të vogëla ku nuk mund të bëhët një rrymim i Qelqi 0,800
dukëshëm me konveksion. Uji 0.600

Rrezatimi
Energjia nga Dielli bartet në Tokë nëpërmjet një
sasie të madhe të valëve të dukshme të dritës si dhe të
valëve infra të kuqe dhe ultravjollce. Këto vale i takojnë
grupit të valëve që njihen si vale elektromagnetike - grup
që përmban në vete edhe mikrovalët që përdoren për zierje
dhe radiovalët që përdoren për radiotransmetime. Njeriu
që rrezitet, ndien nxehtësi sepse trupi i tij absorbon
energji nga valët elektromagnetike që vijnë nga Dielli. Po
ashtu sescili që rrin përballë një zjarri të vrullshëm ose ka
vënë dorën afër një poçi elektrik të ndezur, gjithashtu ka
fituar një eksperiencë për një efekt të ngjashëm. Kështu,
zjarri, poçi elektrik gjithashtu emetojnë valë
elektromagntike dhe kur absorbohet energjia e secilës
Fig.5.17
61

valë, mund të kenë të njëjtin efekt sikurse nxehtësia.


Procesi i përhapjës së energjisë nëpërmjet valëve elektromagnetike quhet
rreaztim i cili nk kërkon mjedis material, sikurse konveksioni ose konduksioni. Valët
elektromagnetike p.sh.,nga Dielli kalojnë nëpër hapësira të zbrasta gjatë rrugës së tyre për
në Tokë.
Rrezatimi është një proces në të cilin energjia bartet me valë elektromagnetike.
Të gjithë trupat rrezatojnë energji në mënyrë kontinuale në formë të valëve
elektromagnetike. Edhe trupi i njeriut emeton dritë të pamjaftueshme për tu parë në terr.
Megjithatë, rrezatimi i valëve infra të kuqe nga trupi mund të detektohet në terr me
ndihmën e një kamere elektronike. Në përgjithsi , trupi nuk emeton shumë dritë të
dukshme, derisa temperatura e tij të arrijë vlerën rreth 1000K. Atëherë paraqitet një
ndriçim i kuq karakteristik, ngjashëm sikurse ai i spiralës së nxehur të shporetit elektrik .
Kur temperatura e tij të arrij vlerën rreth 1700 K, trupi fillon të lëshojë “nxehtësi të
bardhë”, ngjashëm me telin e volframit në poçin e skuqur elektrik.
Në përhapjen e energjiisë me rrezatim , absorbimi i valëve elektromagnetike është
aq i rëndësishëm sa edhe vet emetimi. Sipërfaqja e trupit luan rol të rëndësishëm në
përcaktimin e asaj sesa energji rrezatuese ai mund të absorbojë apo të emetojë. Dy blloqe
që janë paraqitur në fig.5.17, janë të njëjtë , me përjashtim se njëri ka sipërfaqe të vrazhdë
e të lyer me blozë ( të tymosur), kursde tjetri ka një sipërfaqe shumë të lëmueshme e të
lyer me argjend. Në secilin bllok është futurë nga një termometer dhe që të dy janë
vendosur drejtëpërdrejt nën driten e Diellit. Është gjetur se temperatura e bllokut të zi
rritet shumë më tepër sesa e atij të lyer me argjend. Rritja e shpejtë e temperaturës në
bllokun e zi, paraqitet sepse bloza absorbon rreth 97% të energjisë së rrezatimit rënës,
kurse sipërfaqja e lyer me argjend absorbon rreth 10% .

Fig.5.18

Sikurse tregon fig.5.18, pjesa që mbetët, reflektohet në të dy rastet. Ne memzi e shohim


bllokun me blozë me ngjyrë të zezë sepse ai reflekton një pjesë shumë të vogël të dritës
që bie në të, kurse sipërfaqja e lyer me argjend duket si pasqyrë, sepse ajo reflekton
shumë më tepër dritë. Pasi që ngjyra e zezë ndihmon në absorbimin gati të plotë të dritës
62

së dukshme, termi trupa absolut i zi ose shkurt trupi i zi përdoret për të treguar trupin
që absorbon të gjitha valet elektromagnetike që bijnë në të.
Çdo trup emeton dhe absorbon njëkohësisht vale elektromagnetike. Kur trupi ka
temperaturë të njëjtë sikurse rrethina e tij, sasia e energjisë që absorbohet në një interval
të caktuar kohor duhet të jetë e barabartë me sasinë e energjisë që emetohet nga ai.
Sikurse tregon fig.5.19 , blloku i lyer me blozë absorbon dhe emeton sasinë e njëjtë të
energjisë rrezatuese e këtë e bënë gjithashtu edhe blloku i lyer me argjend. Në një rast
tjetër nëse absorbimi është më i madh sesa emetimi, blloku do të pësojë një rritje të
energjisë së përgjithëshme.

Fig.5.19

Si rezultat, temperatura e bllokut do të rritet dhe nuk do të jetë konstante.


Ngjashëm, nëse emetimi bëhët më i madh sesa absorbimi, temperatura e tij do të ulët .
Pasi që absorbimi dhe emetimi janë balancuar, materialet që janë absorbues të mirë ,
sikurse ata që janë të lyer me blozë, janë gjithashtu edhe emetues të mirë, dhe
materialet që janë absorbues të dobët, sikurse ata që janë të lyer me argjend, janë
gjithashtu emetues të dobët. Trupi absolute i zi, pasi që është absorbues i përsosur,
gjithashtu eshtë edhe emetue i përsosur.
Fakti që një sipërfaqe e zezë i ka që të dy vetitë, edhe absorbuese edhe emetuese të
mirë, është arsyeja që njrëzit gjatë dimrit veshin tesha prej shtofit që është më ngjyrë të
mbyllët . Shtofi me ngjyrë të mbyllët absorbon sasi më të madhe të rrezatimit diellor dhe
e emeton atë në të gjitha drejtimet. Rreth gjysma e rrezatimit të emetuar është e drejtuar
kah trupi dhe rreth tij , gjë që krijon ndjenjën e ngrohtësisë. Kur veshen teshat me ngjyrë
të ndritshme, përkundrazi janë të flladitshme , pasi që ato absorbojnë sasi relativisht të
vogël të rrezatimit rënës.
Proceset e përhapjes së nxehtësisë për të cilat u bë fjalë më sipër kanë zbatime të
ndryshme praktike, p.sh izolimi i shtëpisë.
Ndërtimi i kolektorëve solarë, për ta shfrytëzuar sa më shumë energjinë rrezatuese
nga Dielli, zbaton që të tri mënyrat e bartjes së energjisë. Mandej shishja e termosit
pengon në sasi të mëdha lëngun e nxehtë që të ftohet ose lëngun e ftohtë që të nxehet.
Termosi është i ndërtuar n’atë mënyrë që minimizon bartjen e nxehtësisë me konveksion,
konduksion dhe me rrezatim.
63

6.ELEKTRICITETI DHE MAGNETIZMI


6.1.Elektrizimi i trupave
Dukuria e elektricitetit njihet që në kohët e lashta, por jo si kuptim i mirëfilltë
shkencor. Edhe grekët në kohërat e Vjetra kanë vërejtur se, kur çelibari fërkohet me
pëlhurë prej leshit fiton vetinë e tërheqjes së sendeve (ose trupave) të lehta, si p.sh. copat
e vogla të letrës, pluhurin, etj. dhe kjo tërheqje nuk varet prej llojit të materialit. Këtë
dukuri e kanë njohur disa filozofë grekë si, Talesi, Teofrasti, Aristoteli, etj.
Prej atëhere (590 p.k.) e deri në shek XVII, nuk është ndërruar asgjë për studimin e
dukurive elektrike. Meqë në gjuhën greke çelibari quhet "elektron" ( -
elektron), atëherë, kjo veti është quajtur "elektrizim". Elektrizimi është një veti e
përgjithëshme e lëndës. Kështu themi, se një trup është i elektrizuar nëse ai ka vetinë e
tërheqjes së trupave të lehtë.
Dukuritë elektrike filloi t'i studjoj në shek. XVII, mjeku anglez V. Gilbert më 1600
(Villiam Gilbert). Me këtë rast, ai vërejti se ekziston dallimi ndërmjet tërheqjes që bëjnë
magnetet mineraleve të ndryshme dhe tërheqjes që bënë çelibari kur fërkohet me ndonjë
pëlhurë të leshtë. Kjo tërheqje paraqitet edhe te trupat tjerë kur ata fërkohen, (p.sh.
sulfuri, qelqi, dylli, etj). këtë forcë tërheqëse, që është pasojë e fërkimit, Gilberti (më
1630) e quajti forcë elektrike, kurse trupat i quajti të elektrizuar.
Nga përvoja e dijmë se, kur i krehim flokët e thata me krehër, do të dëgjojmë
njëfarë kërcitje të vogël. Skajet e flokëve ngriten lartë në drejtim të lëvizjes së krehërit
dhe kjo dukuri e vështërson krehjen e flokëve ( Fig.6.1.a). Por, nëse krihemi në terr para
pasqyrës, atëherë do t'i shohim edhe disa xixa të vogla. Nëse këtë krehër e fërkojmë me
ndonjë copë shtof të leshtë, dhe i afrojmë copëza të vogla prej letre (fig.6.1.b) ai do t'i
tërheq ato. Këto copa, pas prekjes me krehërin, do të largohen.Tërheqjen e krehrit të
elektrizuar muind ta tregojmë edhe nëse atë e afrojmë te currili i ujit ( fig.6.1.c.). Shikoni
këtë figurë me kujdes. Pse currili i ujit afrohet afër ujit ?

a b c
Fig. 6.1
64

Çka mendoni: në qoftëse në vend të currilit të ujit, vjen sasi e madhe e ujit që rrjedh
nga gypi i ujësjellësit, a do të mund të tërheqet kjo sasi e madhe e ujit nga forcat
tërheqëse e krehërit?
Për këtë rast temi se krehëri është elektrizuar me
fërkim. Poashtu edhe shufra prej ebonitit kur të fërkohet
me shtof të leshtë, do të elektrizohet. Edhe shumë trupa
tjerë, si çelibari, qelqi, sulfuri, dylli, kauçuku, etj. kur të
fërkohen tërheqin trupa të lehtë.
Dy trupa tërhiqen ose shtyhen me forca elektrike,
vetëm atëherë kur ata janë të elektrizuar. Për një trup
themi se është i elektrizuar, në qoftë se ai ka tepricë
ngarkesash elektrike negative ose ngarkesash elektrike
pozitive. Trupi është i elektrizuar me elektricitet negativ
Fig.6.2
kur ka më shumë ngarkesa elektrike negative, se sa
ngarkesa elektrike pozitive. Nga ana tjetër, trupi është i elektrizuar me elektricitet pozitiv,
në qoftë se ka më shumë ngarkesa elektrike pozitive se sa negative.
Le të marrim tani një shufër prej qelqi dhe e fërkojmë për mëndafshë (ose lëkurë),
dhe ia afrojmë sferëzës prej stiropori (ose palcës së shtogut), e cila është varur për një
fije peri të hollë (fig.6.2). Shufra e qelqit në fillim e tërheq, e mandej pas prekjes, sferëza
largohet nga shufra. Ky është një lavjerrës elektrik dhe përdoret për të vërtetuar nëse një
trup është i elektrizuar apo jo.
E njëjta dukuri ndodh edhe në shufrën prej ebonitit, kur e fërkojmë me shtof të
leshtë dhe ia afrojmë sferës së lavjerrësit elektrik. Me këtë rast themi:
"Nëse një trup i tërheq trupat e lehtë, atëherë themi se ai trup është i
elektrizuar".
Dy lloje të elektricitetit
Ndërmjet shufrës së elektrizuar të ebonitit dhe shufrës
së elektrizuar të qelqit ekziston ndryshim të cilin e
vërtetojmë me këtë eksperiment.
Marrim dy shufra të ebonitit, të cilat më parë i kemi
elektrizuar duke i fërkuar me gëzof. Njëren nga këto shufra
e varim në një spangë të hollë , ndërsa shufren tjetër ia
afrojmë të parës ( fig. 6.3) Shihet që të dyja këto shufra
shtyhen ndërmjet vete. Me prova të ngjashme është

vërtetuar se edhe dy shufrat e qelqit të cilat më parë i


Fig. 6.3
fërkojmë me mëndafsh, poashtu shtyhen ndërmjet vete.
Mirëpo kur shufra e ebonititit dhe ajo e qelqit i afrohen
njëra-tjetrës, ato tërhiqn ndërmjet vete ( fig. 6.4).nga kjo arrijmë në përfundim se
ekzistojnë dy lloje të elektricitetit: elektriciteti pozitiv që shënohet me shenjën (+) dhe
65

elektriciteti negativ që shënohet me shenjën (-). Mirëpo kur këto elektricitete, ai pozitiv
dhe ai negativ nuk janë të ndarë atëherë trupi nuk do të
tregojë veti elektrike. Për këta trupa themi se janë neutral:
as nuk tërhiqen e as nuk shtyhen. Pra, ndërmjet trupave të
elektrizuar veprojnë forcat elektrike.
Dy trupa tërhiqen ose shtyhen me forca elektrike,
vetëm atëherë kur ata janë të elektrizuar. Për një trup
themi se është i elektrizuar, në qoftëse ai ka tepricë
ngarkesash elektrike negative ose ngarkesash elektrike
pozitive. Trupi është i elektrizuar me elektricitet negativ
kur ka më shumë ngarkesa elektrike negative, se sa
ngarkesa elektrike pozitive. Nga ana tjetër, trupi
është i elektrizuar me elektricitet pozitiv, në qoftë se
ka më shumë ngarkesa elektrike pozitive se sa
negative. Fig. 6.4
Po, si bëhet elektrizimi i trupave? Mënyrat e
elektrizimit janë të shumta, si p.sh.:
1. Me fërkim (fig.6.4).
2. Me prekje (fig.6.5).
3. Me influencë(ndikim elektrik)( Fig.6.6).
4. Gjatë deformimeve mekanike
5. Me veprime termike
6. Me veprime kimike
7. Kur grimcat e lehta nxitohen nën veprimin e fushës elektrike
8. Kur i rrezatojmë me rrezatim (rentgen ose radioaktiv).
Dukuria e elektrizimit është shumë e përhapur dhe mund të Fig. 6.5
shkaktohet në mënyra të ndryshme, shpesh ndodh që
elektrizimi të shfaqet papritmas. Disa trupa mund të
elektrizohen shumë lehtë, e disa të tjerë jo. Kështu p.sh.,
metalet nuk mund të elektrizohen me fërkim, sepse shumë
lehtë e shpërndajnë elektricitetin nëpër tërë sipërfaqen e
tyre. Kjo do të thotë se disa trupa e përçojnë elektricitetin
më mirë, e disa më dobët (përçuesit dhe izolatorët). Trupat
gjatë fërkimit, kanë vetinë ose si të shufrës së qelqit të
Fig. 6.6
fërkuar me mëndafsh, ose si të shufrës së ebonitit (kauçukut) të
fërkuar me shtof të leshtë. Në bazë të kësaj përfundojmë se ekzistojnë dy lloje të
elektricitetit: ai pozitiv dhe negativ. Poashtu, nga eksperimentet del se, ngarkesat
elektrike me shenja të njëjta - shtyhen, kurse ato me shenja të kundërta - tërhiqen.
66

Lavjerrësi elektrik, elektroskopi dhe elektrometri


Për të ditur se një trup është i elektrizuar ose jo, përdoret
një vegël mjaft e thjeshtë e njohur me emrin lavjerrësi elektrik.
Ky lavjerrës përbëhet prej një sfere stiropori e varur për një pe të
mendafshit të përforcuar për një mbajtës metalik (fig 6.7). në
qoftëse një shufër të qelqit, e cial më parë është fërkuar me
mëndafsh ia afrojmë sferës së lavjerrësit elektrik, shufra do ta Fig. 6.8
tërheqë sferën dhe pasi ta prek, do ta refuzojë. Poqëse sfera e
lavjerrësit iu afrohet pjesëve të vogla të letrës ajo është në
gjendje ti tërheq ato. Kjo do të thotë se sfera e lavjerrësit është elektrizuar. Me çfarë
elektriciteti është elektrizuar sferza? Çka mendoni: pse sferza e Fig. 6.7
lavjerrësit elektrik tani refuzohet nga shufra e qelqit? Çka mund
të përfundojmë nga kjo?
Instrumentet, që shërbejnë për të vërtetuar se nëse një trup është
i elektrizuar ose jo, quhen elektroskope.
Ekzistojnë disa lloje të elektroskopeve, por më i thjeshti është
elektroskopi me fletëza (Fig. 6.8 dhe fig.6.9).
Ky elektroskop përbëhet prej një shisheje në të cilën varen dy
fletëza të holla prej aluminit ose kallajit (stanjollit) në shufrën metalike
B të tërhequr nëpër një izolator B (fig.6.9). Në maje të shufrës
Fig. 6.8
metalike gjendet një sferë metalike S. Kur kjo sferë preket me
ndonjë trup të elektrizuar, atëherë fletëzat do të hapen,
sepse elektrizohen me elektricitet të njëjtë. Me këtë rast
themi se elektroskopi është elektrizuar. Nëse
elektroskopi e ka edhe një shkallë për matjen sasiore të
elektricitetit, këtë elektroskop e quajmë elektrometër
(fig.6.9).
Sasitë e elektriciteteve pozitive dhe negative
gjithmonë paraqiten me të njëjtën sasi dhe në të njëjtën
kohë.
Po, çfarë do të ndodh kur një trup i elektrizuar
lidhet me Tokën? Me këtë rast themi se bëhet tokëzimi.
Fig. 6.9
Për të sqaruar dhe kuptuar tokëzimin, do t'i marrim dy
trupa të elektrizuar A dhe B. Trupi A le të jetë i
elektrizuar pozitivisht, kurse trupi B le të jetë i
elektrizuar negativisht.
Trupin A e lidhim me tokën T. Atëherë elektronet,
prej tokës kalojnë në përques aq sa të plotësojnë
mungesën e elektroneve në trupin A. Me këtë rast bëhet
neutralizimi elektrik i trupit A. Kurse, nëse trupi B lidhet Fig. 6.11

Fig. 6.10
67

për tokë, atëherë elektronet do të lëvizin prej tij në drejtim të tokës, sepse ai i ka me
tepricë.
Në këtë mënyrë trupat zbrazen nga elektriciteti i tepërt, kur ata lidhen me tokën. Ky
proces quhet tokëzim.

6.2.Burimet e rrymës elektrike.Qarku i rrymës elektrike


Rryma elektrike
Dukuria e lëvizjes së elektricitetit quhet rrymë elektrike. Për të mbajtur rrymën
elektrike në qark , përdorim bateritë e ndryshme. Këto bateri prodhojnë rrymë elektrike
dhe quhen burime të rrymës.
Le të shikojmë së pari se si e përcjellin
metalet rrymën elektrike. Kur metali nuk
lidhet për ndonjë tension U, elektronet e lira
brenda metalit lëvizin në mënyrë kaotike (të
çrregullt). Por, kur metalin e lidhim për ndonjë
burim të tensionit me rrymë, atëherë, nën
veprimin e tij elektronet brenda metalit do të
lëvizin në një drejtim, d.m.th. lëvizja e tyre Fig. 6.11
bëhet e orientuar. Dhe, pikërishtë këtë lëvizje
të orientuar të elektroneve ne e quajmë rrymë elektrike.
Kur një copë e metalit lidhet për ndonjë burim të
jashtëm, atëherë jonet pozitive + do të qëndrojnë në
vend, kurse elektronet negative do të lëvizin nga poli
negativ në polin pozitiv.
Materiali që e përqon rrymën elektrike quhet përques
ose përcjellës.
Tani do të mësojmë mbi dukurit të cilat paraqiten me
rastin e lëvizjes së elektricitetit. Kjo lëvizje e elektricitetit
paraqet rrymën elektrike. Për të mbajtur rrymë elektrike në
qark përdorim bateri të ndryshme. Këto bateri prodhojnë rrymë Fig. 6.12
elektrike dhe quhen burime të rrymës. Burimin e rrymës elektrike mund ta mendojmë si
një pomp e cila tregon rrymë elektrike në qark në mënyrë të vazhdueshme.
Roli i burimit të rrymës elektrike mund të kuptohet lehtë duke e shfrytëzuar
ngjashmërinë e rrjedhjes së ujit dhe të rrjedhjes së rrymës elektrike. Ashtu si rrjedhë uji
nga burimi, rrjedhë edhe rryma elektrike nga burimi në qark elektrik. Nga fundi i
shekullit të 18 filloi përfitimi i rrymës elektrike në bazë të proceseve kimike. Sipas këtyre
68

proceseve kimike punojnë elementet galvanike: elementi i voltës, elementi i thatë i


Leklanshit (fig.6.11) akumulatoret(fig.6.12) .
Përveç burimeve kimike, të cilat japin rrymë të vijueshme, në jetën e përditëshme
shfrytëzohet e ashtuquajtura rrymë alternative. Burimet kryesore të rrymës alternative
janë centralet elektrike. Kur centralet elektrike për punën e vetë e shfrytëzojnë energjinë e
ujit ato quhen hidrocentrale. Disa centrale punojnë në bazë të energjisë së thëngjillit, siç
është rasti në Kosovë, atëher centralet e tilla quhen termocentrale. Ka edhe centrale që e
shfrytëzojnë energjinë e bërthamës atomike dhe të tillat quhen centrale bërthamore.
Qarku elektrik
Për të shfrytëzuar rrymën elektrike për nevoja të ndryshme praktike formojmë
qarkun elektrik. Qarku elektrik përbëhet nga disa elemente siç janë: burimi i rrymës,
shpenzuesi, çelësi si dhe përcjellësit e rrymës me të cilët i lidhim këto elemente ( fig. 6,13
dhe 6.14). çdonjëra nga këto elemente e ka rolin e vetë. Kështu, p.sh. burimi i rrymës e
furnizon qarkun me rrrymë elektrike. Shpenzuesi shfrytëzon rrymën elektrike të qarkut,
çelësi shërben për kyçjen dhe çkyçjen e
rrymës elektrike. Nëse çelçi është i
hapur, llamba nuk ndriçon. Për këtë
rast, themi se çarku është i hapur dhe në
të nuk rrjedhë rrymë elektrike.
Në qoftë se e mbyllim qarkun me
çelës do të shohim se llamba ndriçon,
d.m.th., qarku është i mbyllur. Qarkun
elektrik mund ta krahasojmë me qarkun
e rrjedhës së ujit ( fig. 6.15). te qarku i
ujit pompa e dërgon ujin në rrjetë të Fig. 6.13 Fig. 6.14
ujësjellësit, ndërsa shpenzuesi ( qepi i ujësjellësit), komandohet me anën e një qelësi. Në
figurën 6.14 është paraqitu skema e qarkut elektrik të rrymës elektrike.

Fig. 6.15
69

6.3.Zbatimi i rrymës elektrike në jetën e përditëshme.Mbrojtja nga


rryma.
Jeta e njeriut nuk mund të mendohet pa pajisje shtepiake, të cilat për punën e vet
shfrytëzojnë rrymën elektrike. Të gjitha këto pajisje që përdoren në
shtëpi lidhen paralel njëra me tjetrën dhe furnizohen nga rrjeti elektrik
i qytetit.
Çdo pajisje shtepiake e ka spinën e vet e cila kyçet në rrjetin
elektrik , duke e futur atë në prizë. Spinat dhe prizat (fig.6.16), janë të
ndërtuara nga materialet izoluese, në mënyrë që njeriu të jetë i
mbrojtur nga goditjet e rrymës elektrike.
Megjithë zbatimin aq të dobishem të rrymës elektrike, ajo
Fig.6.16
është edhe mjaft e rrezikshme për jetën e njeriut, në qoftë se nuk
ushtrohet kujdes kur punohet me të. Në figurat vijuese janë
treguar disa nga pa kujdesjet që duhet ti kemi parasysh gjatë
përdorimit të rrymës elektrike në pajisjet shtepiake.
Shikoni me kujdes figurën 6.17, Çka mendoni a duhet
tërhequr gajtanin kur pajisjen shtepiake e çkyçim nga rryma
elektrike siç është treguar në figurë? A duhet mbajtur gajtanin
apo spinën me rastin e kyçjes dhe të çkyçjes të pajisjes
shtepiake.
Me rastin er kyçjes dhe të çkyçjes shtepiake nuk Fig. 6.17
bënë fare të punojmë me duar të lagura, sepse uji është
përcjellës i mirë i rrymës elektrike dhe kështu mund të na godas rryma elektrike. Shikoni
figurën 6.18, cila nga këto dy gra veprojnë si duhet? A duhet të jetë qarku elektrik i
mbyllur apo i hapur kur e ndërrojmë llambën elektrike? Për çarsye nuk bën të prekim
prizën e rrymës elektrike ( shih figurën 6.19). Për ëarsye duhet të çëndroni mbi ndonjë jo
përçues ( fig.6.20) kur punoni me rrymë elektrike? Për çarsye nuk bën të përdorim asni
paijisje elektrike nëse gajtanit i është larguar izolomi ( fig .6.21)

Fig. 6.18 Fig. 6.19 Fig. 6.20 Fig. 6.21


70

Si të mbrohemi nga goditja e rrymës?


 Gjatë kohës së pastrimit në banjo , të gjitha stabilimentet elektrike të shkyçen nga
qarku elektrik.
 Kurrë mos futni duart brenda aparateve elektrike.
 Mos prekni ndërpresit- çelësat elektrik me duar të lagura , sepse uji është përçues
i rrymës elektrike dhe kështu mund të na godas rryma.
 Asnjëherë mos futni sende ( pjesë metalike) në vrimat e pizave elektrikë.
 Asnjëherë mos prekni përcjellësit e këputur të rënë në Tokë.
 Asnjëherë mos hipni në pemë afër të cilave kalojnë përçuesit elektrikë.
 Gjithnjë më parë ndërprisni rrymën ( hiqni siguresat) pastaj ndërroni llambën.
 Mos u ngjitni në shtyllat elektrike ( sado që jeni të shkathtë).
 Mos i prekni pjesët metalike të paisjeve elektrike të patokëzuara kur janë në pizë.
 Gjatë kohës me shi, kur ka vetëtimë, mos qëndroni afër stabilimenteve elektrike
dhe pjesëve të ndryshme metalike.
 Asnjëherë mos e tërhiqni gajtanin e aparatit elektrik për ta çkyqur atë nga rryma
elektrike por duhet me e tërhjek spinën.
 Nuk bënë të qëndrojmë në vend të lagët kur punojmë me rrymë’
Megjithë rreziqet nga rryma elektrike, përdorimi i saj i drejtë është tejet i nevojshëm.
Nuk mund të mendohet sot jeta pa përdorimin e rrymës elektrike në pajisjet për nevojat
shtepiake, në zbatimin e pazëvendësueshëm të saj në prodhimtari, në industri dhe në të
gjitha fushat e jetës.

Rëndësia aq e madhe e rrymës elektrike për jetën e njeriut na imponon nevojën për
kursimin dhe shfrytëzimin racional të saj. Kjo nënkupton shkyçjen e të gjitha llambave
dhe pajisjeve të tjera shtepiake , të cilat pa nevojë qëndrojnë të kyçura në rrymë.Në qoftë
se çdo familje përkujdeset për kursimin e rrymës elektrike , ne do të kemi rrymë të
mjaftueshme për nevojat e domosdoshme jetësore.

6.4.Elektriciteti atmosferik (vetëtima dhe rrufeja)


Në mbështjellsin ajror të tokës ( në atmosferë) , edhe në motë mirë ka grimca të
elektrizuara. Mirëpo, gjatë otit të lig, për shkak të rrymave të fuqishme të ajrit , në
atmosferë formohet numër i madh i grimcave të elektrizuara . Me grumbullimin e këtyre
grimcave formohen retë të cilat janë të elektrizuara me elektricitet pozitiv dhe negativ.
Kur një re e tillë e elektrizuar i afrohet resë tjetër të paelektrizuar , edhe kjo re me
anë të ndikimit(influencës) do të elektrizohet.Elektrizimi i resë së paelektrizuar do të
realizohet në atë mënyrë që afër resë së elektrizuar grumbullohet elektriciteti i llojit të
kundërt, ndërsa larg saj grumbullohet elektriciteti i llojit të njëjtë. Ndërmjjet këtyre reve
paraqitet një forcë shumë e
madhe elektrike , e cila e
elektrizon ajrin dhe ndikon në
shkarkimin elektrik në
atmosferë. Ky shkarkim
elektrik që realizohet në formë
të shkëndijës elektrike ndërmjet

Fig. 6.22
71

reve , është i njohur me emrin vetëtima (fig.6.22).


Gjatësia e vetëtimes mund të jetë deri 10 kilometra. Koha e shkarkimit
nëpërmjet vetëtimes është shumë e shkurtër , deri në të dhjetat pjesë të sekondës. Ky
shkakim i reve përcillet me një zë të fuqishëm . Këtë zë e quajmë bubullimë. Zakonisht
bubullima dëgjohet më vonë sesa shihet vetëtima , sepse zëri përhapet me shpejtësi nmë
të vogël ( 340 m/s ) ndërsa drita përhapet me shpejtësi 300.000 km/s
Shkarkimi elektrik që ndodhet
ndërmjet resë dhe Tokës quhet rrufe.
Goditja nga rrufeja është mjaftë e dëmshme
dhe ka veprim shkatërrues. Për këtë arsye
nëpër objekte , shtëpia vendoset rrufepritësi.
Rrufepritësi (Fig. 6.23), është i përbërë nga
një shufër metalike e cila vendoset në
pjesën më të lartë të objektit , të cilin duhet
mbrojtur nga rrufeja.
Si të mbrohemi nga rrufeja:
- Të mos qëndrojmë nën drunj të lartë
apo afër objekteve të larta;
- Të mbyllim dyert dhe dritarët e
ndërtesës;
- Gjatë motit të ligë, kur gjendemi
në fushë të rrafshët , nuk duhet Fig. 6.23
qëndruar në këmbë por ulur; Po
ashtu kur gjendemi në fushë nuk duhet të kemi afër gjëra metalike.
- Personat e goditur nga rrufeja duhet vendosur në një grop në Tokë, për
çelektrizimin e tyre, meqenëse Toka ka elektricitet të përhershëm negativ.
72

6.5.Magnetët natyror
Magnete quhen trupat që kanë cilësi të tërheqin copa hekuri, nikeli, çeliku etj.
Magnetet që kanë këtë veti të tërheqjes dhe e ruajnë në mënyrë të vazhdueshme, i quajmë
magnet të përhershëm ose magnet permanent. Magnetët e përhershëm ndërtohen në
forma të ndryshme . Kështu p.sh., kemi magnet në formë të shkronjës U ( fig.6.24),
magnet në formë të gjilpërës ( fig. 6.25) dhe magnet në formë të shufrës ( fig. 6.26).

Fig. 6.24 Fig. 6.25 Fig. 6.26

Kur një shufër magnetike e zhytim në tallazh hekuri ( fig. 6.27) do të shohim se grimcat e
vogla të tallazhit më së tepërmi do të tërhiqen nga skajet e
magnetit të cilat quhen pole të magnetit .
Çdo magnet ka dy pole, poli i veriut që shënohet me
shkronjën N she poli i jugut me shkronjën S . Polet e njëjta
magnetike shtyjnë njëri – tjetrin , kurse polet e kundërta e
tërheqin njëri – tjetrin ( fig. 6.28).
Në bazë të shtyrjes ose të tërheqjes së gjilpërës
magnetike mund të dihet lloji i polit të magnetit. Rreth çdo poli
magnetik formohet fusha magnetike e cila vepron mbi trupat e Fig. 6.27
tjerë. Fusha magnetike nuk mund të shihet e as të preket. Polet
magnetike nuk mund ti ndajmë njëri nga tjetri, këtë mund ta
tregojmë me këtë eksperiment: marrim një shufër të
gjatë të një magneti të përhershëm ( fig. 6.29.) dhe
atë e thyejmë në mesë. Tani do ti fitojmë dy magnete
me polet përkatëse N dhe S. Siç shihet, çdonjëra nga
këto pjesë përsëri i ka dy pole. Poqëse vazhdojmë
kështu thyerjen e më tejme çdo herë do të fitojmë
magnete të përhershme të tjera, më të vegjël. Kjo
ndarje mund të vazhdojë deri në përmasat e atomit.
Marrja e drejtimit të gjilpërës magnetike në
pozitën veri ( N ) – jug ( S ) tregon se toka mund të
merret si një magnet i madh. Ky magnet i ka polet e
veta. Poli verior magnetik nuk është në të njëjtin
vend me polin verior gjeografik ( fig. 6.30). poqëse
një gjilpërë magnetike e vendodim në pika të Fig. 6.28
73

ndryshme të sipërfaqes së tokës do të shohim se drejtimi i gjilpërës magnetike nuk është i


njëjtë. Pozita e gjilperës magnetike tregon drejtimin e fushës magnetike të Tokës.
Gjilpëra magnetike kur mbahet horizontalisht merrë drejtimin veri – jug. Kjo dukuri është
shfrytëzuar për ndërtimin e instrumenteve të ndryshme me të
cilat orientohemi në natyrë. Instrumenti i cili na shërben për
përcaktimin e pikave të horizontit quhet busullë. Busulla
përbëhet nga një gjilpërë e magnetizuar e qelikut e cila mund
të rrotullohet rrethë një boshti vertikal ( fig. 6.31). për të
matur me busullë, ajo duhet të vendoset në pozitë plotësisht
horizontale. Me ndihmën e busullës bëhet orientimi në natyrë
sepse gjilpëra e busullës merrë çdo herë pozit veri – jug. Kur
Fig. 6.29
shikimi yn përputhet me drejtimin e gjilpërës së busullës nga
veriu, atëherë ana e kundërt paraqet jugun, dora e djathtë
tregon lindjen, ndërsa dora e majtë tregon perëndimibn. Në këtë mënyrë përcaktohen te
katër pikat e horizontit.

Fig. 6.30 Fig. 6.31


74

7. DRITA
Drita është shkaku kryesor që ne i shohim trupat rreth nesh. Drita krijojet nga
burimet e dritës. Burim dritre quhet çdo trup i cili prodhon ( jep) dritë.
Burimet e dritës mund të jenë : Dielli yjet, insektet e ndryshme,
llambat elektrike , fijet e shkrepsës së ndezur, qiriu si dhe trupat
tjerë të cilët prodhojnë dritë. Burimet e dritës i ndajmë në dy
grupe:Burimet natyrore siç janë dielli, yjet, insektet e ndryshme etj,
Burimet artificiale ku bëjnë pjesë llambat elektrike, qirinjtë,
llambat me petrolium, llambat me neon etj.
Në fig. 7.1 janë treguar disa nga burimet e dritës, duke filluar që
nga ato më të hershmet e deri te ato më bashkëkohoret.
Tregoni cilët nga këto burime janë natyrore dhe cilët janë
artificiale?
Po ky qytet i treguar në fig 7.1 , çfarë pamjeje do të kishte natën pa
dritë?
Drita vjen nga të gjithë trupat që ne i shohim. Disa trupa i
shohim sepse lëshojnë driten e vet, si p.sh., dielli ose llamba
elektrike. Trupat e tjerë, të cilët nuk kanë dritën e vetë , ne ata i
shohim sepse drita që bie mbi ta, reflektohet dhe vjen në syrin tonë.
Pra, trupat mund të jenë : burim drite ose trupa të ndriçuar.

Fig. 7.1.

7.1. Drita përhapët në mënyrë drejtvizore


Nga burimi i dritës drita përhapet njësoj në të gjitha drejtimet. Kur drita lëshohet
të kalojë nëpër vrimë të trupit të patejdukshëm (fig.7.2),
nëpër të do të kalojë tufa shumë të holla drite.Tufa të tilla të
holla drite duken sikur vija të ndriçuara dhe paraqesin rrezet
e dritës.
Rrezet e dritës që arrijnë nga Dielli për shkak të
largësisë shumë të madhe të Diellit nga Toka , ato praktikisht
janë paralele ndërmjet vete. Drita përhapet në mënyrë
drejtvizore . Këtë mund ta shohim në figurën 7.3. Këtu shihet
rrezja e dritës e cila del nga maja e flakës së qiriut, pas
lëvizjës drejtvizore , arrin në pjesën e poshtme të ekranit, ku Fig. 7.2.
75

po ashtu paraqet majën e flakës së qiriut .Rrezja tjetës e cila del nga fundi i trupit të
qiriut , pas lëvizjës drejtvizore, përsëri paraqet fundin e trupit .
Si mendoni: cili është shkaku që
shëmbëllimi është kthyer mbrapsht?
Shikoni figurën 7.4.. Në te janë
treguar tri pllaka , në të cilat duhet bërë
tri vrima plotësisht në vijë të drejtë, në
mënyrë që rrezja e dritës të kalojë nëpër
to. Vrojtusi mund ta shohë burimin e
dritës vetëm atëherë kur vrimat janë në
drejtim të njëjtë me syrin e tij
Si mendoni: në qoftë se njërën
nga pllakat e zhvendosim për një
Fig. 7.3.
largësi të vogël nga pozita e
mëparshme ( fig.7.5), a mund të hoh vrojtuesi burim e dritës? Pse?
Çdo trup i tejdukshëm nëpër të cilin përhapet drita , quhet mjedis optik. Kur
mjedisi optik është ëdo kund i njëjtë , për të themi se është mjedis homogjen. Tani mund
ta nxjerrim këtë përfundim mbi përhapjen e dritës :
në mjedisin homogjen të tejdukshëm, drita përhapet në mënyrë drejtvizore.

Fig. 7.4. Fig.7.5

Hija dhe gjysmëhija


Ne mund të shohim
nëpër trupa të tejdukshëm,
p.sh., nëpër qelq, ujë të
kthjelllët etj., sepse drita
mund të kalojë nëpët ta. Ne
nuk mund të shohim nëpër
trupa të patejdukshëm, p.sh.,
nëpër copë druri apo metali,
sepse drita nuk kalon nëpër
ta.
Kur një trup i
patejdukshëm vendoset
përpara një burimi të dritës,
mbas trupit krijohet hija. Kjo
hije është si rezultat i
përhapjes drejtvizore të
dritës. Kështu p.sh., nëse Fig. 7.6.
76

burimi i dritës është me përmasa të vogls në krahasim me trupin ose gjendet shumë largë
tij , për këtë themi se është burim pikësor i dritës. Te burimet pikësore të dritës , përpara
trupit krijohet hija, me kufij shumë të qartë ndërmjet pjesës së ndriçuar dhe asaj të
pandriçuar ( fig.7.6 – figura e parë).
Në hapësirën e hijës, nuk depërton fare dritë. Mirëpo, kur burimi i dritës nuk është
pikësore, por ka përmasa të konsiderura, mbrapa trupit përveç hijës, krijohet edhe
gjysmëhija ( fig.7.6- figura e dytë). Madhësia e hijës varet nga madhësia e burimit të
dritës , por edhe nga madhësia e vet trupit.
Shikoni fig. 7.6 (figura e tretë). Në të është treguar një zog , i cili kur ndriçohet
nga një burim drite , në ekran paraqitet hija e tij.
A mendoni se zmadhohet apo zvogëlohet hija e tij, kur burimi i dritës i afrohet
trupit? Po në qoftë se ekranin e largojmë, çfarë do të jetë madhësia e hijës së zogut?

7.2.Eklipset
a).Eklipsi i Diellit
Fjala eklips do të thotë zënie ose mbulim. Kjo dukuri ndodh në kozmos si pasojë e
përhapjes drejtvizore të dritës. Në vartësi nga pozita e Hënës dhe Tokës ndaj Diellit,
paraqitet eklipsi ( zënia) e Diellit, apo
eklipsi ose zënia e Hënës.
Eklipsi i Diellit ndodh kur Dielli-
Hëna janë në një vijë të drejtë.Në qoftë
se renditja e Diellit, Hënës dhe Tokës
është si në figurën 7.7, hija e Hënës bie
mbi disa pjesë të Tokës. Në këtë pjesë
ku bie hija , ndodh eklipsi ose zënia e
plotë e Diellit. Në pjesën tjetër të Tokës Fig. 7.7.
, e cila gjendet në gjysmëhijen e Hënës,
ndodh zënia e pjesërishme e Diellit.

b).Eklipsi i Hënës
Eklipsi ose zënia e Hënës shkaktohet kur Dielli, Toka dhe Hëna gjenden në
pozittat e treguara në fig.7.8. Në këtë figurë shihet se Hëna hyn në hijen e Tokës.
Dihet se Hëna është trup i
errët ( i patejdukshëm ) dhe ajo
bëhët e dukshme, vetëm atëherë
kur ndriçohet nga Dielli. Meqë
Toka është më e madhe se Hëna,
kur ajo gjendët para Hënës, e
mbulon Hënën për disa orë, derisa
Hëna gjatë lëvizjës së vet nuk del
nga hija e Tokës. Fig. 7.8.
Shpejtësia e dritës. Shpejtësia
e dritës është 300 000 km/s, e që konsiderohet si shpejtësi më e madhe në natyrë . Kjo
shpejtësi e dritës është llogaritur në në hapësirën boshe ( vakuum), por vlera e saj është
përafprsisht e njëjtë edhe në ajër, gjë që është vertetuar eksperimentalisht nga disa
shkenctarë. Me matje të shumta është vërtetuar se shpejtësia e përhapjes së dritës në
77

mjedise të tjera është dukshëm më e vogël si p.sh. në qelq : 200 000 km/s, në ujë: 294
000 km/s, alkool :225 000 km/s ,rubin 170 000 km/s etj.

7.3.Ligjet e reflektimit të dritës.


Në mësimet e mëparshme mësuam se trupat e ndryshëm edhe nëse vetë nuk
prodhojnë dritë , ne ata mund t’i shohim . Këta trupa ne mund t’i shohim sepse kur ata
trupa ndriçojen atëherë njpë sasi e dritës reflektohet dhe bie
në syrin tonë. Kjo dukuri lehtë mund të vërehet kur rrezet e
dritës bien mbi një pasqyrë.
Pasqyrë quhet sipërfaqja e lëmuar e cila i reflekton
rrezet e dritës. Zakonisht pasqyra ndërtohet nga pllaka e
qelqit të cilat janë të mizuara nga ana e mbrapme. Kur para
pasqyres vendoset trupi , në pasqyrë fitohet shëmbëllimi i atij
trupi ( fig.7.9) .
Pasqyrat e rrafshta gjejnë zbatim praktik në jetën
e përditshme , sidomos në aparatet e ndryshme optike. Të Fig. 7.9.
shqyrtojmë një zbatim praktik të pasqyrave të rrafshta në
shemnbullin e punës me periskop fig.7.10 dhe 7.11. Periskopi është një aparat i theshtë
optik , nëpërmjet të cilit mund të ndryshojmë drejtimin e lëvizjës së dritës, kështu mund
të vrojtojmë trupa të ndryshëm pas pengesave. Në fig. 7.10, është treguar zbatimi
periskopit në shikimin e lëvizjës së anijeve në sipërfaqen e ujit. Në fig. 7.11 është
treguiar zbatimi i periskopit për të shikuar një qiri të ndezuar mbas një pengese.

Fig. 7.11.

Fig. 7.10.
78

8.TOKA DHE DUKURITË ATMOSFERIKE


Toka është trup qiellor në të cilin zhvillohet jeta. Në të gjendën shumë trupa të
cilët janë të përbërë prej lëndëve të ndryshme. Toka përbëhet nga bota e gjallë ( të gjitha
gjallesat : njeriu, kafshet, bimët, shpezet, mikroorganizmat ) dhe bota jo e gjallë ( uji,
dheu dhe mineralet).
Njeriu nga toka siguron ushqimin, drurin, lëndët djegëse ( nafta, qymyri ,
gazet etj.), metalet, materialet ndërtimore ( çimentoja) etj. Nga toka sigurohet edhe
ushqimi për kafsh.
Ajri, ashtu si dheu dhe uji, është element kryesor për jetën e gjalllesave në
planetin tone. E gjithë bota e gjallë jeton duke marrë frymë : thith dhe nxjerr ajrin që
gjendet kudo. Një njeri në një ditënatë ( 24 orë) thith afro 11000 litra ajër.

Ç’është atmosfera?
Natyra rreth nesh është e përbërë prej litosferës
(Tokës), hidrosferës (ujërat e lumenjëve, liqeneve , deteve
etj.),biosferes (tërësia e qenieve të gjalla në Tokë, ujë dhe
në ajër) dhe atmosferës (masës së ajrit e cila e mbështjellë
Tokën) dhe disa trupave të tjerë qiellorë. Ajri paraqet
hapësiren e lirë e cila shtrihet mbi Tokë. Deri në fund të
shekullit 18 është menduar se ajri është substance e thjeshtë
kimike ( element kimik). Me hulumtime e studime të
shkencëtarëve të ndryshëm të asaj kohe(Shele, Pristli dhe
Lavoazie), është vërtetuar se ajri është përzierje.
Mbështjellja e gaztë që e rrethon Tokën nga të Fig.8.1. Atmosfera e Tokës
gjitha anët quhet atmosferë( fig.8.1). Ajo ka trashësi jo
më pak se 1500 kilometra. Dhe këtë shtresë të gaztë e quajmë ndryshe ajër.
Atmosfera e ruan ngrohtësinë që merr Toka nga Dielli, si xhamat në një serë.
Atmosfera e mbron jetën tonë nga disa rreze të dëmshme diellore. Atmosfera është jetike
për gjallesat. Pa të do të ishte e pamundur jeta në Tokë.
Në atmosferë ndodhin të gjitha dukuritë meteorologjike:
retë, era, reshjet ( shiu, bora, breshri) .
Atmosfera pëbëhet nga lëndë të gazta, të lëngëta dhe të
ngurta. Ndër lëndët e gazta , pjesën më të madhe e zë azoti kurse
pjesën tjetër e zë oksigjeni. Azoti dhe oksigjeni janë përbërsit
kryesor dhe më të rendësishëm të ajrit. Këto dy elemente janë të
rendësishëm për zhvillimin e jetës në Tokë ( gaz jetik për
gjallesat bimore, shtazore dhe njerëzit). Në atmosferë ka edhe
dioksid të karbonit që është i domosdoshëm për jetën bimore.
Nga lëndë e lëngëta që gjënden në atmosferë është avulli i ujit
kurse nga lëndët e ngurta është pluhri (në shtresat e ajrit që janë
afër Tokës ( troposferë) ndodhet edhe një sasi pluhuri).
Ajri është lendë e gaztë e tejdukshme që e mbështjellë
Tokën e cila pëbëhet kryesisht prej azotit, oksigjenit dhe Fig.8.2.
dioksidit të karbonit.
79

Në prani të ajrit jetojmë duke marrë frymë , lëvizim, punojmë dhe veprojmë. Njeriu
dhe shtazët, gjatë procesit të frymëarrjes shpenzojnë një sasi oksigjeni nga ajri. Kjo sasi e
oksigjenit të shpenzuar, kompenzohet nga bimët, të cilat me procesin e fotosintezës e
lirojnë oksigjenin. Ky proces paraqet një nga reaksionet më të rëndësishme kimike që
zhvillohen në natyrë. Gjatë këtij procesi bimët marrin ujin, substancat minerale dhe
dioksidin e karbonit dhe me ndihmen e rrezeve të Diellit, ato i shndërrojnë në
komponime të përbëra, hidrate të karbonit(sheqernat) , duke e liruar oksigjenin i cili
kthehet në atmosferë. Në kët mënyrë përbërja e ajrit në natyrë mbetët e pandryshueshme.
Rregullatorët e tillë e ruajnë drejtpeshimin e
përbërjes së ajrit në natyrë.
Vetitë fizike të ajrit. Ajri është gaz i pangjyrë, pa
shije dhe pa erë. Në kushte normale 1 dm3 ( 1 litër)
ajër i pastër ka masë 1,293 g. Masa e ajrit e krijon
shtypjen e ajrit ( shtypjen atmosferike). Në lartësi
nga Toka , ajri është më i rralluar. Për këtë arsye,
shtypja e ajrit zvogëlohet me rritjen e lartësisë
mbidetare.

Ndërtimi i atmosferës
Atmosfera që rrethon Tokën përbëhet nga
disa shtresa të cilat kanë veçori të ndryshme nga
njëra- tjetra. Shtresa e parë , duke filluar nga
sipërfaqja e tokës quhet troposferë. Në këtë shtresë Fig.8.3. Sasia e ozonit gjithnjë
gjenden afro ¾ e masës së përgjithshme të ajrit. zvogëlohet mbi Evropë
Trashësia e troposferës arrin deri 15 km .
Në troposferë ndodhin dukuritë atmosferike si p.sh., erërat , retë, reshjet etj. Me rritjen e
lartësisë temperatura e ajrit ulët. Është vënë re se temperatura e ajrit ulët mesatarisht
0,6 0 C për çdo 100 m lartësi.
Në troposferë ndodhet një shtresë e hollë e ajrit që quhet ozon. Kjo shtresë ka veti
të thithë rrezet ultravjollcë që lëshon dielli si dhe rrezet e dëmshme që vijnë nga kozmosi
duke mbrojtur jetën e gjalllesave në Tokë.
Ozoni i cili formohet me veprimin e zbrazjeve elektrike në oksigjenin molekular
paraqitet si filter mbrojtës kundër rrezatimit tepër të madh ultraviolet. Ky rrezatim përveç
tjerash shkakton rritjen e temperaturës në Tokë. Konsiderohet se shtresa ozonike e
atmosferës është më e hollë për 0,5 – 1%, kurse disa parallogari tregojnë se në vitet e
ardhëshme trashësia e kësaj shtrese do të mund të zvogëlohej edhe për 20 – 40%. Pasojat
e këtij zvogëlimi mund të parashikohen nëse dihet se ulja e përqendrimit të ozonit vetëm
për 5%, mund të ketë si pasojë ngritjen e intensitetit të rrezatimit ultraviolet edhe për
26%.
Kjo tendencë e zvogëlimit të përqendrimit të ozonit është si pasojë e ngarkesës së
shtresave të atmosferës me avuj uji dhe me okside të azotit, të cilat lirohen gjatë
fluturimeve të aeroplaneve supersonik. Uji i nxjerrë në stratosferë nga aeroplanët
supersonik është jetëgjatë dhe mbetet si i tillë gjerë në dy vjet. Ky ujë me efikasitet
ndalon rrezet e reflektuara infra të kuqe. Mendohet se shtimi i përqendrimit të ujit në këto
shtresa të stratosferës mund të rritë temperaturën e tokës edhe për 200C. Pasojat nga e
80

gjithë këto ndryshime do të ishin të paparashikueshme. Zvogëlimi i sasisë së ozonit si


pasoj e faktorëve të lartë përmendur shihet në figurën 8.3.
Ozoni (O3) është ndotës i rrezikshëm në lartësi të vogla por shumë i rëndësishëm
në shtresën e epërme të atmosferës për arsye se ai i absorbon rrezet ultra vjollce ( rreze
me energji më të madhe se rrezet e dukshme). Ozoni vepron si mbështjellës i planetit për
të parandaluar rrezet ultra vjollce të arrijnë në sipërfaqen e tokës, në të kundërtën jeta në
tokë do të ishte po thuajse e pa mundur. Molekula e oksigjenit shfaqet në formë të dy
molekulave: oksigjenit O2 dhe ozonit O3.
Ozoni është gaz me ngjyrë të kaltër të qelt,
me erë karakteristike e cila hetohet edhe në
përqendrime të vogla. Ai paraqitet zakonisht pas
shirave të mëdha dhe ajri ka erë të këndshme të
ozonit. Në atmosferë ai ndodhet në sasi të vogla.
Një molekulë e ozonit paraqitet në një milion
molekula të oksigjenit. Pra, në sasi të vogla ndodhet
në të gjitha shtresat e atmosferës. Rendësi të
veçantë ka shtresa më e përqendruar e ozonit që
shtrihet 20 – 40 km mbi sipërfaqen e tokës. Kjo
shtresë nën ndikimin e rrezeve të diellit mund të Fig.8.4
bashkëveprojë me ndotësit tjerë të ajrit duke formuar mjegullën ( smogun) i cili ndikon
në shëndetin e njeriut, në organet e frymëmarrjes me çrast shkakton kancerin, kataraktet e
syve etj. Vëllimi i atmosferës në të cilën është zvogëluar dukshëm përqendrimi i ozonit,
është quajtur vrimë e ozonit (fig.8.4).
Ajo është pjesë e atmosferës, në të cilën zhduket mbështjellësi i ajrit. Formimi i
vrimave të ozonit shpjegohet me veprimin negativ të klasës së komponimeve organike,
që janë të njohura si klorfluorkarbone, që ndryshe quhen edhe ,, freone” .
Në botë bëhen përpjekje të mëdha për të zvogëluar prodhimin e froneve.
Pas troposferës shtrihet stratosfera që arrin lartësin deri 40 km.,mbi sipërfaqen e
tokës. Në këtë shtresë nuk formohen retë dhe reshjet, ajri është më i rrallë.

Shtypja atmosferike
Atmosfera nuk shihet por diktohet veprimi i saj . Ajri ka masë. Një litër ajër ka
masë afër 1,5 gram. Atmosfera , në saje të masës së ajrit që e përbën atë, ushtron mbi
sipërfaqen e tokës dhe mbi të gjitha sendet dhe gjallesat një shtypje të madhe që quhet
shtypje e ajrit ose shtypje atmosferike. Në fig.8.5, është treguar ndërrimi i shtypjes
atmosferike në krahasim me lartësin mbidetare. Mbushim një gotë pjesërisht me ujë dhe
e vendosim një letër e mandej gotën e kthejmë përmbys duke mos e mbajtë letrën. Uji
nuk derdhet nga gota për shkak të shtypjes atmosferike . ( Fig.8.6 ). Shtypja e ajrit varet
nga temperatura e ajrit dhe lartësia mbidetare. Shtypja prej 760 mm ose 1013 milibar (
mb ) e matur në nivelin e detit quhet shtypje atmosferike normale ( eksperimenti i
Toriqelit Fig.8.7). Shtypja e ajrit matet me barometer ose barograf dhe shprehet në
milibar ( mb) ose paskal (Pa). Me rritjen e lartësisë mbidetare, shtypja atmosferike
zvogëlohet sepse ajri , në lartësi të mëdha është më i rrallë ( fig.8.5 )
81

Fig.8.5

Fig.8.5

Fig.8.7

Fig.8.6
82

Si formohet era ?
Ajri mbi sipërfaqen e Tokës është në lëvizje të vazhdueshme. Ajri përherë lëviz
prej vendit ku është shtypja e lartë në drejtim të vendit ku është shtypja e ulët. Lëvizja
horizontale e ajrit quhet erë. Pra, një nga shkaqet më kryesore të kësaj lëvizjeje është
ndryshimi i shtypjeve atmosferike ndërmjet dy zonave.
Kur ajri në një vend ngrohet, ai ngjitet lartë, rrotullohet dhe krijon kështu një
zonë me shtypje të ulët. Në lartësi të mëdha ky ajër fillon të ftohet, ngjeshet, rëndohet dhe
fillon të zbresë në një vend tjetër më të largët, duke krijuar atje një zonë me shtypje të
lartë. Mbi sipërfaqen e tokës, ajri që ndodhet në zonën me shtypje të lartë lëviz në drejtim
të zonës me shtypje të ulët – kështu formohet era.
Si formohet puhia ( puhiza) e detit dhe puhiza e tokës?
Në vendet afër detit, në mengjes me lindjen e diellit, toka fillon të ngrohet më
shpejtë se uji i detit. Prandaj, gjatë ditës ajri që ndodhet mbi sipërfaqen e tokës është më i
ngrohtë dhe shtypja më e ulët. Kurse mbi sipërfaqen e detit ajri është më i ftohtë dhe
shtypja më e lartë. Prandaj era fryn nga deti në drejtim të tokës (fig.8.8).
Gjatë natës ,ujërat e detit e ruajnë shumë nxehtësinë e marrë nga dielli në
krahasim me tokën. Prandaj, ajri që ndodhet mbi sipërfaqen e detit është më i ngrohtë dhe
për pasojë edhe shtypja është më e ulët, kurse mbi tokë, ku temperatura e ajrit është më e
ulët krijohet një zonë me shtypje të lartë. . Prandaj, era fryn nga toka në drejtim të
detit ( fig.8.8).
Erërat ndahën në erëra të përhershme ose planetare, erëra periodike dhe erëra të
përkohshme ose lokale.

Drejtimi i erërave gjatë ditës Fig.8.8 Drejtimi i erërave gjatë natës

Në temperatura të larta përherë shtypja është e ulët. Në


këtë rast kemi shtypje vertikale të ajrit të nxehtë, i cili kushtëzon
vrerësi dhe reshje të mëdha.
Erërat kanë luajtur rol të rëndësishëm në lundrimin e
anijeve me vela figura 8.9.
Erërat luajnë një rol me rëndësi të madhe praktike. Në
planifikimin dhe shfrytëzimin racional të hapësirës, zonave të
banimit, lokacioni i objekteve industriale, qendrave rekreative
turistike. Erërat kanë një forcë të madhe mekanike. Fuqia e erës
më herët është përdor tek mullinjët e erës figura 8.10. Fuqia e
erës poashtu mund të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë
elektrike.
Prodhimi i rrymës elektrike me anë të erës mund të bëhet
Fig.8.9
83

edhe tek ne në Kosovë. Për këtë shfrytëzohen gjeneratoret e erës (fig.8.11).Këta


gjenerator energjinë e erës e shëndrrojnë në rrymë elektrike. Nëse kjo do të ndodhë
atëherë ambienti nuk do të ndotej, që është një përparësi shum e madhe edhe për jetën e
njeriut. Përfitimet ekonomike do të ishin shumë të
mëdha.
Erërat përveq anëve pozitive që kan, kanë edhe ato
negative. P.sh. disa prej erërave ( feni) pasi të kalojë
pengesat malore transformohet, duke humbur
lagështinë dhe bëhën të thata, borëshkrirëse. Ç’farë
ndodhë në rastet kur shkrihet bora? A do të rritet
sasia e ujit në tokë, si pasojë e kuj vjen kjo?
Drejtimi dhe shpejtësia e erës matet me ndihmën e
erëtreguesit të Vildit, anemometër dhe anemograf.
Shpejtësia e erës matet në m/s ose km/h, ndërsa kahu
caktohet nga ana që fryen era. Në fig.8.12, kemi
parqitur drejtimin e përhapjes së erërave. Fig.8.10.

Fig.8.11
Fig.8.12
Uji në atmosferë
Shtresa e atmosferës që ndodhet më afër sipërfaqes së
tokës ( troposfera) përherë përmban veç tjerave edhe
avuj uji. Uji në atmosferë arrinë me anë të procesit të
avullimit. Faktorët që ndikojnë në avullimin e ujit janë:
temperatura, lagështia e ajrit dhe erërat.
Uji i sipërfaqes së oqeaneve dhe deteve, liqeneve,
lumenjeve etj., avullohen nën veprimin e ngrohjes së
diellit. Avujt e ujit që janë pikëza shumë të vogla uji, të
padukshme dhe mjftë të lehta, ngjiten lartë në
atmosferë.
Ajri i ngrohtë thith më tepër avuj uji sesa ajri i

Fig.8.13
84

ftohtë.Kur ajri përmban avuj uji në sasira të mëdha quhet ajër i ngopur me
lagështi.
Prova: Mbushni me ujë të ftohtë një enë qelqi . Pas pak kohe do të shikoni se
sipërfaqja e jashtme e enës së qelqit do të mbulohet me avull. Edhe në këtë rast , avulli i
ujit që ndodhet ne ajrin përreth jush, duke prekur sipërfaqen e ftohtë të enës është
lëngëzuar. E njëjta dukuri ndodhë edhe
në natyrë. Avujt e ujit që ndodhen në
ajrin e atmosferës lëngëzohen
menjëherë sapo ftohen.
Kur ajri takon mbi sipërfaqen të
ftohta avujt e ujit kthehen në pikëza të
vogla uji që formojnë vesën.
Vesa është fenomen i kondensimit të
avujve të ujit gjatë natës mbi gjethet e
ftohta të pemëve, të barit etj.
Kur temperatura e sipërfaqes së tokës
Fig.8.14
është 0 0 C formohet bryma (fig.8.13 ),
që përbëhet nga kristale të vogla akulli. Bryma formohet si vesa, por që në këtë rast
temperatura e ajrit është nën 00C dhe se avulli i ujit kalon prej gjendjes agregate të avullit
në gjendje të ngurtë.
Brymën mund ta gjejmë në
bimët dhe në gjërat e tjera që gjenden
në natyrë në stinën e vjeshtës.
Por lëngëzimi i avujve të ujit
nuk ndodh vetëm gjatë prekjes së
sipërfaqes së tokës. Kështu, p.sh., në
qoftë se ajri i ngrohtë që ngritet lartë
ku takon shtresa më të ftohta ajri ,
atëherë avujt e ujit lëngëzohen :
kthehen në një numër të pafund
pikëzash uji. Kështu formohen
mjegullat ( fig.8.14 ) dhe retë Fig.8.15
(fig.8.15 ).
Retë janë grumbuj të shumë pikëzave të ujit dhe të
kristaleve të vogla. Kur pikëzat e reve ose të kristaleve të
akullit rriten aq sa nuk mund të rrinë pezull, bien nga retë në
sipërfaqen e Tokës.
Mjegulla formohet pranë sipërfaqës së tokës kurse
retë qëndrojnë pezull në atmosferë në lartësi më të mëdha.
Mjegulla është një dukuri natyrore, e cila përbëhet nga pika
shumë të imëta të avullit të ujit, që qendrojnë mbi Tokë si
tym i padukshëm. Mjegullat formohen me ndeshjen e masave
të ajrit të ngrohtë me atë të ftohtë.

Fig.8.16
85

Reshjet
Të gjitha format e kondenzimit të avullit të ujit në sipërfaqen e Tokës, që paraqiten në
gjendje të lëngët apo të ngurtë, i quajm reshje. Reshjet që formohen në atmosferë janë
shiu, breshri, bora. Reshjet që formohen në afërsi të Tokës e në Tokë janë mjegulla, vesa
dhe bryma.
Avulli i ujit pasi ftohet, lëngëzohet d.m.th., shndërrohet në pikëza të vogla uji që
formojnë retë. Kur avulli ndodhet në shtresa të ftohta ajri, lëngëzimi i tij vazhdon pa
ndërprerje .
Pikëzat e ujit bashkohen, krijojnë pika të mëdha të ujit të cilat për shkak të masës
së tyre fillojnë të bien në drejtim të sipërfaqës së tokës. Në këtë rast ndodh dukuria e
njohur : bie shi .
Pikat e shiut ndryshojnë nga njëra - tjetra për nga forma: shiu i imët përbëhet nga
pikat përafërsisht sa madhësia e kokrrës së rërës (0.1 –0.5 mm ). Nëse shiu është me
shtërngat ( me stuhi), pikat e shiut mund të arrijnë madhësin deri në 6 mm.
Kur procesi i lëngëzimit kryhet shpejtë dhe kur temperatura e shtresave të ftohta
të ajrit që dallohen me retë është nën 0 0 C atëherë pikëzat e vogla të avullit të ujit ngrijnë
dhe bien mbi sipërfaqen e tokës në formën e borës
ose të breshrit.
Bora formohet kur avulli i ujit si më i lehtë
ngritet në lartësi të mëdha, ku ndeshet me ajrin e
ftohtë me temperaturë nën 00C. Atëherë avulli i ujit
kalon në gjendje të ngurtë, përkatësisht shndërrohet
në kristale të vogla të akullit (fig.8.16). Kristalet
bashkarishtë formojnë një flokë bore.
Breshri ashtu si bora formohet nga retë
shtëllungore të shiut, që në kontakt me ajrin e ftohtë
me temperaturë nën 00C formojnë kristalet e akullit
dhe breshrin (fig.8.17).
Çdo vit nga atmosfera bie në drejtim të tokës një
sasi shumë e madhe uji në formë të shiut, borës, Fig.8.17
breshrit që ndryshe i quajmë reshje atmosferike.
Reshjet atmosferike kanë rëndësi të madhe për jetën në tokë sepse lidhen
ngushtë me dukuritë tjera të natyrës.

Si është moti sot?


Dukuritë atmosferike si temperatura, erërat, shtypja atmosferike, reshjet janë të
lidhura ngushtë me njëra- tjetrën dhe ndryshojnë gjatë ditës dhe gjatë stinëve të vitit.
Këto veti të atmosferës ( lëvizja e ajrit, shtypja e ajrit, temperatura, lagështia ) së bashku i
quajmë mot ose gjendja momentale e elementeve meteorologjike në atmosferë quhet
mot. Varësisht se cila veti është e pranishme, moti mund tëjetë : i kthjellët, i vërjetur, me
shi , me erë , i nxehtë , i ftohtë etj. Kur flitet për motin zakonisht , fillohet me elementin
dominues: moti me shi, me erë, me mjegull, i vrerët etj.
Kur temperatura e ajrit është më e ulët, shtypja atmosferike më e lartë dhe dielli
shkëlqen në qiellin pa re atëherë themi se moti është i mirë ose koha është e mirë.
86

Kur temperatura e ajrit është e lartë, avullimi i ujit është i madh ,ajri i lagësht që
ngrihet lartë formon grumbuj të reve nga të cilat bien reshje shiu. Në këtë rast themi se
moti është i keq.
Moti ndryshon vazhdimisht gjatë ditëve të muajit dhe gjatë vitit . Por, mund të
kemi edhe ditë të tëra me mot të njëjtë.

Pse është i rendësishëm parashikimi i motit?


Gjatë punëve në bujqësi, për lundrimet detare, për fluturimet e aeroplanëve etj.,
parashikimi i motit është i domosdoshëm. Për këtë qëllim janë ngritur stacione
meteorologjike, ku kryhen vrojtime të vazhdueshme mbi gjendjen e motit.
Mjetet e ndryshme të informimit nga disa herë ( sidomos radio dhe televizioni)
na informojnë për gjendjen e motit.
Moti është i lidhur ngushtë me masën e ajrit që dominon mbi trevën e e caktuar.
Njohja e motit bëhet në saje të parashikimit të motit. Pjesa e meteorologjisë, e cila merret
me parashimin e motit, quhet meteorologjia sinoptike. Parashikimi i motit bëhët në saje
të analizës së gjendjes së elementeve atmosferike të përparshme dhe të tanishme në
hapësirat e caktuara.
Në ditët e sotme parashikimi i motit bëhët me ndihmen e satelitëve artificial që
me anën e aparateve automatike, japin të dhëna të sakta mbi gjendjen e motit në të gjithë
rruzullin tokësor.

Dielli, Toka dhe Hëna.


Dielli
Trupat e gjithsisë sipas vetive të tyre fizike (
dritës, nxehtësisë, përbërjes etj) madhësisë, mënyrës së
lëvizjes etj., ndahen në yje, planetë, satelitë, kometa,
asteroide dhe meteorë. Yjet janë trupa qiellorë, të cilët
kanë dritën dhe nxehtësinë e vet. Ylli më i afërt është
Dielli ( Fig.8.18).
Dielli është yll me ngjyrë të verdhë , me formë
të rrumbullakët dhe i ngjashëm me yjet e tjerë në
qiell.Është trup i shndritshëm qiellor, ka atmosferë dhe
gjendët afër Tokës, prandaj na duket më i madh sesa
yjet . Dielli është shumë më i madh se Toka dhe është Fig.8.18. Dielli dhe atmosfera
burim i pashtërrshëm i dritës dhe i nxehtësisë. Dielli, ky
rruzull i zjarrtë, në sipërfaqe ka një temperaturë rreth 6000 0 C kurse në qendër një
temperaturë rreth 2500 herë më të lartë( 15 milion grad Celsius). Nxehtësia e tij e
jashtzakonshme shpërndahet në hapësiren qiellore. Një pjesë fare e vogël e saj arrin në
Tokë. Dielli është burim i jetës në
87

Fig.8.19. Planetet në sistemin Diellor

Tokë dhe pa te nuk mund të mendohet jeta. Po ashtu dielli është burim i të gjitha
llojeve të energjisë. Është largë nga Toka 150 miloin kilometra.

Duke ngrohur Tokën, Dielli shkakton ngritje jo të njëtrajtshme të temperaturës në


atmosferë. Prej kësaj krijohen rryma ajri : erërat. Pra, Dielli është burim i energjisë së
erës.
Nxehtësia e Diellit , shkakton avullimin e ujit nga sipërfaqja e deteve dhe
oqeaneve. Ky avull formon retë që i merr era me vete. Prej tyre krijohet shiu që bie mbi
tokë.
Sistemi diellor i cili në qëndër ka Diellin ( fig.8.19)
përbëhet nga një numër i madh yjesh dhe planetesh. Fuqia
tërheqëse e Diellit i mban trupat në sistem të përhershëm
rrotullimi ( lëvizjeje ).
Planetët janë trupa të errët qiellor që rrotullohen rreth Diellit
dhe nuk kanë as dritë e as nxehtësi të vetën . Planetët , dritën
dhe nxehtësinë e marrin nga Dielli.

Rreth diellit rrotullohen nëntë planetë me këtë renditje


sipas largësisë prej tij : Merkuri, Venera ( Afërdita) , Toka,
Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni. Shihet
se Toka është planeti i tretë i larguar nga Dielli.
Fig.8.20. Toka
Toka
Toka (fig.8.20) është trup i errët qiellor, me formë të rrumbullakët që i ngjet një
sfere pak të shtypur.Rrotullohet rreth Diellit dhe prej tij e merr dritën dhe nxehtësinë.
Toka ka atmosferë dhe ujëra. Tre të katërtat e sipëfaqës së Tokës është e mbuluar me ujë.
Toka ëahtë një nga nëntë planetët që rrotullohen rreth Diellit. Ajo rrotullohet rreth Diellit
për një vit që ka 365 ditë dhe 6 orë.
Toka kryen dy lëvizje . Njërën lëvizje e kryen duke u rrotullouar rreth boshtit të
vet për 24 orë ( fig.8.21). Kjo lëvizje shkakton ndryshimet në Tokë siç është dita dhe
nata. Lëvizjen tjetër, Toka e kryen duke u rrotulluar rreth Diellit për një vit ( fig.8.22 )
dhe si rrjedhojë janë stinet e vitit.
88

Nga fig. 8.22, shohim se gjatë stinës së verës , Toka është më largë prej Diellit
kurse gjatë stinës së dimrit është më afër Diellit. E dime se
gjatë verës është nxehtë kurse gjatë dimrit është ftohtë sepse
nxehtësia e Diellit që arrin në Tokë me anë të rrezeve të tij ,
nuk varet nga largësia që Tokas e ka nga Dielli gjatë viti, por
varet nga mënyra si depërtojnë këto rreze në Tokë. Gjatë verës
rrezet e Diellit bien pingul në Tokë , kurse gjatë dimrit rrezet e
tij bien pjerrtas.
Prova më e mirë për formën e rrumbullakët të Tokës
është shikimi i anijës apo barkës që largohet apo afrohet
bregut të detit. Duke u larguar nga bregu, së pari humbet nga
shikimi pjesa e poshtme e barkës deri sa në largësi të mëdha
nuk humbet nga shikimi edhe pjesa e lartë e saj .
Meqë Toka ka formë të rrumbullakët , dukja e saj më e
mirë mund të paraqitet me globin gjeografik i cili e ka formën
e topit. Për shkak të zvoglëmit shumë të madh , në glob mund
të paraqiten vetëm oqeanet, detet, kontinentet, lumenjtë dhe
liqenet e mëdha dhe qytete të mëdha. Fig.8.21.Rrotullimi Tokës rreth
boshtit

Fig.8.22. Rrotullimi Tokës rreth Diellit

22.dhjetor - 21 mars ( dimri),


21 mars – 22 qershor (pranvera),
22 qershor – 23 shtator ( vera)
23 shtator – 22 dhjetor ( vjeshta)
89

Shtresa apo mbështjellja e jashtme e Tokës quhet korja e Tokës . Korja e Tokës
, sidomos brendia e saj , mban tërë pasurinë e mineraleve shumë të nevojshme për
industrinë. Thëngjilli dhe nafta nxirren nga thellësi të ndryshme të tokës. Në përbërjen e
shkëmbinjve gjenden xehe të ndryshme. Krejt këto pasuri , njeriu i nxjerrë, i përpunon
dhe i shfrytëzon për nevojat e veta. Kosova njihet për nga pasuritë me thengjill, xehe dhe
minerale.
Hëna
Hëna (fig.8.23), është trup i errët qiellor , që
rrotullohet rreth Tokës. Ka formë të rrumbullakët,
është më evogël se Toka . Në Hënë nuk ka ajër
(atmosferë) as ujë( hidrosferë), prandaj edhe nuk ka
jetë ( biosferë). Dritën dhe nxehtësinë e merr nga
Toka.
Pra, Hëna ndriçohet nga drita e Diellit. Ne
gjithmon e shohim pjesën e ndriçuar të Hënës. Ajo
është e re kur gjendet midis Diellit dhe Tokës,
prandaj shohim vetëm një pjesë të saj. Themi se Hëna
është e plotë, atëherë kur ajo ka bërë gjysmën e rrugës
Fig.8.23. Hëna
rreth Tokës dhe ne e shohim në tërësi pjesën e
ndritshme të saj nga Dielli. Hënës i duhen 27 ditë për t’u rrotulluar rreth Tokës.
Hëna bënë lëvizje të trefishta: rreth boshtit të vet (të menduar) , rreth Tokës dhe
së bashku me të rreth Diellit. Gjatë lëvizjës rreth Tokës , Hëna mund të vijë në aso pozite
që të shkaktohet zënia e Diellit ose e Hënës.
90

Mbani mend
1.Ajri është përzierje e gaztë e tejdukshme që e mbështjellë Tokën, i cila
pëbëhet kryesisht prej azotit, oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Azoti dhe
oksigjeni janë përbërsit kryesorë dhe më të rëndësishëm të ajrit.
2.Ajri është komponentë shumë e rëndësishme për zhvillimin e jetës. Njeriu
dhe shtazët, gjatë procesit të frymëarrjes shpenzojnë një sasi oksigjeni nga ajri. Kjo
sasi e oksigjenit të shpenzuar,
kompenzohet nga bimët të
cilat me procesin e
fotosintezës lirojnë okigjenin.
3.Ajri i pastër është
gaz i pangjyrë, pa shije dhe
pa erë. Në kushte normale 1
dm3 ( 1 litër) ajër i pastër ka
masë 1,293 g. Masa e ajrit e
krijon shtypjen e ajrit (
shtypjen atmosferike).
4.Ajri është i
tretëshëm në ujë. Me rritjen e
temperaturës, tretshmëria e
ajrit në ujë zvogëlohet.
5.Oksigjeni është
Fig.8.24.
përbërës kryesor i ajrit. Ai
është element thelbësor për zhvillimin e jetës. Përveç kësaj, oksigjeni është përbërës
i shumë komponimeve.
6.Oksigjeni është gaz pa erë, pa nghyrë dhe pa shije. Nuk digjet por e
ndihmon djegien.
7.Oksigjeni shfrytëzohet gjatë procesit të frymëmarrjes. Sasia e shpenzuar e
oksigjenit kompensohet nga organizmat bimorë gjatë procesit të fotosintezës.
8. Hapësirat e gjelbruara janë më të pasura me oksigjen, kështu që ajri është
më i fresket në vendet me male e pyje.
9.Azoti është përbërës i ajrit. Gjithashtu azoti është përbërës edhe i
organizmave të gjallë. Ai është element i domosdoshëm për rrtijen dhe zhvillimin e
bimëve. Azoti është ndërtues i komponimeve më të rëndësishme për jetë.
10. Sasia e përgjithshme e azotit në natyrë është e pandryshueshme. Në
natyrë transformohet gjatë proceseve jetësore.
11. Azoti në temperaturë të mjedisit është gaz pa nghyrë, pa erë dhe pa shije.
Nuk digjet e as nuk e ndihmon djegien, Azoti nuk është helmues.
12. Dioksidi i karbonit është përbërës i ajrit. Në sasi më të mëdha lirohet nga
gazrat e vullkaneve. Ai gjithashtu gjendet i tretur në ujërat minerale në nartyrë.
13.Dioksidi i karbonit lirohet gjatë frymëmarrjes dhe gjatë djegies së
lëndëve të djegshme.
14. Dioksidi i karbonit është gaz pa nghyrë dhe pa erë. Është më i rëndë se
ajri. Ai tretët mirë në ujë. Nuk është helmues.
91

15. Kafshet dhe njeriu, gjatë frymëmarrjes e lirojnë dioksidin e karbonit.


Bimët e shpenzojnë atë gjatë procesit të fotosintezës. Në këtë mënyrë, sasia e
dioksidit të karbonit në natyrë mbetët e pandryshuar.
16.Toka kryen dy lëvizje . Njërën lëvizje e kryen duke u rrotullouar rreth
boshtit të vet për 24 orë.Kjo lëvizje shkakton ndryshimet në Tokë siç është dita dhe
nata. Lëvizjen tjetër, Toka e kryen duke u rrotulluar rreth Diellit për një vit, dhe si
rrjedhojë janë stinet e vitit.
17.Hëna është trup i errët qiellor , që rrotullohet rreth Tokës. Ka formë të
rrumbullakët, është më evogël se Toka . Në Hënë nuk ka ajër (atmosferë) as ujë(
hidrosferë), prandaj edhe nuk ka jetë ( biosferë).
18.Rreth diellit rrotullohen nëntë planetë me këtë renditje sipas largësisë
prej tij : Merkuri, Venera( Afërdita) , Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani,
Neptuni dhe Plutoni.
19.Trupat e gjithsisë sipas vetive të tyre fizike ( dritës, nxehtësisë, përbërjes
etj) madhësisë, mënyrës së lëvizjes etj., ndahen në yje, planetë, satellite, kometa,
asteroide dhe meteorë. Yjet janë trupa qiellorë, të cilët kanë dritën dhe nxehtësinë e
vet. Ylli më i afërt është Dielli
20.Pjesa e meteorologjisë, e cila merret me parashimin e motit, quhet
meteorologjia sinoptike
21.Ajri,ashtu si dheu dhe uji, është element kryesor për jetën e gjalllesave në
planetin tone. E gjithë bota e gjallë jeton duke marrë frymë : thith dhe nxjerr ajrin
që gjendet kudo. Një njeri në një ditënatë ( 24 orë) thith afro 11000 litra ajër.
22.Natyra rreth nesh është e përbërë prej litosferës (Tokës), hidrosferës
(ujërat e lumenjëve, liqeneve , deteve etj.),biosferes (tërësia e qenieve të gjalla në
Tokë, ujë dhe në ajër) dhe atmosferës (masës së ajrit e cila e mbështjellë Tokën) dhe
disa trupave të tjerë qiellorë
23.Lëvizja horizontale e ajrit quhet erë.
24.Çdo vit nga atmosfera bie në drejtim të tokës një sasi shumë e madhe uji
në formë të shiut, borës, breshrit që ndryshe i quajmë reshje atmosferike.
92

9.UJI ËSHTË BURIM I JETËS


Uji në natyrë është i përhapur në sasi shumë të mëdha. Rreth ¾ të sipërfaqes së
Tokës është e mbuluar me ujë. Uji gjendet në oqeane, dete, liqene, lumenj e të tjerë , që
me një fjalë quhet hidrosferë. Përveç kësaj , uji gjendet edhe në atmosferë në formë të
avullit. Uji është përbërës i organizmave të gjallë. P.sh. trupi i njeriut përmban 65% ujë,
trangujt 95% etj.

9.1.Qarkullimi i ujit në natyrë


Në natyrë uji është në qarkullim të përhershëm. Uji në sipërfaqe të Tokës është në
gjendje të lëngët. Në polet e Tokës , uji është në formë të akullit. Gjatë nxehjes nga rrezet
e diellit, uji avullohet vazhdimisht. Avujt e formuar në ajër kondensohen dhe formojnë
retë. Nga retë uji bie në sipërfaqe të Tokës në formë të shiut, borës apo vesës. Në figurën
9.1, është paraqitur qarkullimi i ujit në natyrë.

Fig.9.1.
Uji mga sipërfaqja e Tokës depërton në shtresa të brendshme të Tokës . Në këtë
mënyrë krijohen ujërat nëntokësore. Këto ujëra burojnë në sipërfaqe përmes burimeve.
Ujërat e tilla janë ujërat burimore. Nga burimet uji rrjedh dhe formohen lumenjtë të cilët
derdhen në liqene, dete apo oqeane.
Pra, në natyrë ujërat janë të përhapura si ujëra atmosferike ( shiu, bora, etj), ujëra
sipërfaqësore ( lumenjtë, liqenet, detet , oqeanet etj) dhe ujëra nëntokësore ( ujërat që
dalin nga vendburimet).
93

Gjatë qarkullimit të ujit në natyrë ai tret shumë substanca . Gjatë të reshurave


atmosferike, uji tret një sasi të gazrave. Uji nëntokësor gjatë kalimit nëpër shtresat e tokës
,tret shumë kripra si psh. Kripën e gjellës , gëlqeren etj. Siç shihet, uji në natyrë nuk
është substancë e pastër , por është përzierje.
Eksperiment: në një qelq të pastër vendosen 2-3 pika ujë kroi. Paralelisht në të
njëjtin qelq një largësi vendosen edhe 2-3 pika ujë shiu .Pllaken e qelqit e ngrohim mbi
nxehëse ngadalëë , derisa pika e ujit të avullohet. Çka vërejmë ? A është uji i kroit
substancë e pastër.Pse avullimit të ujit të kroit kanë mbetur njolla, kurse nga uji i shiut
nuk kanë mbetur. Nga ky eksperiment konstatojmë se uji i kroit është përzierje . Në të
janë të përziera shumë kripëra. Uji gjithashtu përmban të tretura edhe gazra të ndryshme.
Gazrat e tretur , gjatë nxehjës së ujit, lirohen në formë fluskash.
Nëse uji përmban sasi të madhe të kripërave të tretura, ai është uji i fortë .Uji i
fortë është uji nëntokësor dhe uji sipërfaqësor. Uji i shiut nuk përmban kripëra të të
tretura , prandaj është uji i butë. Disa ujëra nëntokësore përmbajnë sasi shumë të mëdha
të kripërave dhe gazrave të tretur. Këto ujëra mund të përdoren për sherimin e disa
sëmundjeve. . Ujërat e këtilla quhen ujëra minerale.
Uji në natyrë nuk është i pastër . Për të përftuar ujin e pastër , prej tij duhet të
mënjanohen substancat e tretura në të . Uji i pastër mund të përftohet duke e avulluar ujin
dhe duke e ftohur .
 Uji mbulon rreth ¾ të sipërfaqës së Tokës
 Ai në natyrë gjendet në tri gjendje agregate: të lëngët, të ngurtë ( akulli) dhe
të gaztë ( avulli i ujit).
 Në natyrë uji është në qarkullim të përhershëm.
 Në natyrë ujërat janë të përhapur si ujëra atmosferike(shiu, bora, etj.), ujëra
sipërfaqësore ( lumenjtë, liqenet, detet, oqeanet etj.) dhe ujëra nëntokësore (
ujërat që dalin nga burimet .
 Gjatë qarkullimit të ujit në natyrë , ai tretë shumë substanca . Gjatë të
reshurave atmosferike, uji tretë një sasi të gazeve. Uji nëntokësor gjatë
kalimit nëpër shtresat e Tokës, tret shumë kripra.
 Ujërat në natyrë përmbajnë sasi të ndryshme kriprash të tretura.Nëse uji
përmban sasi të mëdha kriprash të tretura, ai është uji i fortë. Uji i fortë
është uji nëntokësor dhe uji sipërfaqësor. Uji i shiut nuk përmban kripëra të
tretura, prandaj është ujë i butë.
 Uji në natyrë nuk është i pastër. Uji i pastër mund të përftohet duke e
avulluar ujin dhe duke i ftohur avujt që lirohen. Kjo metodë e përftimit të
ujit të pastër quhet distilim.
 Uji i pastër është lëng pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije.
 Uji mund të konsiderohet si tretës më i rëndësishëm i shumë lëndëve(
substanacave) në natyrë dhe në laboratorë. Në ujë tretën shumë lëndë të
ngurta. Për shembull kristalet e kripës së gjellës, sheqeri dhe shumë lëndë të
tjera.
 Uji është substancë ( lëndë) e përbërë). Ai përbëhet nga oksigjeni dhe
hidrogjeni. Molekula e ujit përmbanë dy atome hidrogjen dhe një atom
oksigjen. Prandaj formula e ujit mund të shkrujhet H2O.
 Uji është lëndë e domosdoshme për jetë. Uji përdoret edhe në shumë procese
industriale.
94

 Shumica e ujërave në natyrë janë të ndotur nga hedhurina të ndryshme.


Ujërat e kanalizimeve nga vendbanimet shkarkohen në lumenj.Gjithashtu
edhe ujërat që derdhen nga fabrika të ndryshme , derdhen në lumenj.
 Për të parandaluar ndotjen , ujërat e ndotura duhet të pastrohen para se të
derdhen në lumenj.

9.2. Toka si burim i të mirave materiale


Toka është burimi materialeve të ndryshme nga të cilat varet ekzistenca dhe
prosperiteti i njerëzimit. Ajo përbëhët prej disa shtresave . Shtresa e jashtme e Tokës ,
litosfera ( greq. Lithos = gur,shair =
sferë , top ose regjion) e njohur si
korja e tokës me trashësi rreth 17
km., është burimi kryesor i metaleve
dhe i kompozimeve të tyre.
Korja e tokës është e ndërtuar
prej shkëmbinjve (fig.9.2).
Shkëmbinjtë përbëhen prej një e më
shumë mineraleve. Mineralet janë
komponime ose substanca
elementare natyrore, të cilat janë
formuar gjatë proceseve gjeologjike.
Minerali përfshinë jo vetëm
përbërjen kimike por edhe strukturën
e lëndëve. Termi mineral rrjedh nga Fig.9.2.
fjala italiane mina = xehe.
Xehja është një shkëmb nga e cila mund të nxirren një ose më shumë metale.
Vendi ku këto xehe nxirren quhen miniera ose xeherore. Pjesëmarrja e masës së 19
elementeve e shprehur në përqindje që e përbëjnë koren e tokës duke përfshirë
hidrosferën, atmosferën dhe biosferën si dhe pjesëmarrja e dhjetë elementeve më të
përhapura në koren e tokës është dhënë në tabelën numër 3.
TABELA Nr. 3
Përqindja në masë e 19 elementeve më të Përqindja me masë e 10 elementeve
përhapur në korën e Tokës, në atmosferë, më të përhapura në korën e Tokës
hidrosferë dhe biosferë.
Oksigjeni 49.20% Klori 0.19% Oksigjeni 46.40%
Silici 25.67 Fosfori 0.11 Silici 27.7
Alumini 7.50 Mangani 0.09 Alumini 8.10
Hekuri 4.71 Karboni 0.08 Hekuri 5.0
Kalciumi 3.39 Sulfuri 0.06 Kalciumi 3.6
Natriumi 2.63 Bariumi 0.04 Natriumi 2.8
Kaliumi 2.40 Azoti 0.03 Kaliumi 2.6
Magnezi 1.93 Fluori 0.03 Magnezi 2.1
Hidrogjeni 0.87 Stronciumi 0.02 Titani 0.4
Titani 0.58 Të gjitha të tjerat 0.47 Hidrogjeni 0.1
Metalet në natyrë gjendën në formë të silikateve të aluminit ( figura 9.3.a).
Oksideve ( figura 9,3.b), sulfureve ( figura 9.3.c), karbonateve ( figura 9.3.d), sulfateve (
95

figura 9.3.e), halogjenureve dhe në gjendje elementare siç janë metalet fisnike si p.sh ari,
argjenti platina ( fig. 9.3. f).

Fig.9.3.
Metalet dhe aliazhet e tyre përdoren në:
- ekonomi familjare ( lugë, pjata, makinë larëse, përzierse, pajisje hidraulike,
zbukurime etj.).
- Për gatitjen dhe ruajtjen e ushqimit ( frigorifer, mikrovalor, shporet etj.)
- Transport ( automobila, anije aeroplan autobus, kamiona etj).
- Kompjuter dhe paisje të nevojshme elektrike ( TV, radio, makinë llogaritëse DVD
etj.)
- Prodhues dhe shpërndarës të energjisë elektrike ( gjenerator, transformator,
turbina, reaktor nuklear etj.)
- Mjete të komunikimit ( satelit, antena etj).
- Mjekësi ( proteza)
- Bujqësi ( traktor, mbjellës, kombaj etj.)
- Konstruksione ( ndërtesa, ura penda)
- Hapësira ajrore ( anije kozmike, raketa etj).

Hekuri njihet 6000 vjetë para erës së re. Qysh në ato kohë hekuri është përdorur për
vegla të ndryshme. Emri hekur rrjedh nga fjala latine ( ferrum – hekur).
Hekuri është metali më i përhapur në koren e tokës pas aluminit, me pjesëmarrje
mase 5%. Në gjendje elementare gjendet në sasi shumë të vogla, është me origjin nga
meteoritet ( që bien nganiher në tokë, nga hapësirat ndërplanetare) dhe vullkanet. Në sasi
të mëdha gjendet në formë të xeheve okside: magnetiti, hepatiti, në formë sulfure: piriti,
halkopiriti dhe në formë të karbonateve ( sideriti).
Hekuri gjendet edhe në organizmat e gjallë. Ai është përbërës i hemoglobinës.
Organizmi i njeriut të rritur përmban 5 gram hekur, nga kjo sasi 75% hyn në përbërjen e
96

hemoglobinës. Hekuri shërben si katalizator në formimin e klorofilit, por nuk bën pjesë
në përbërjen e tijë.
Hekuri i pastër është metal i but me ngjyrë të bardhë të argjent, e përqon mirë
nxehtësinë dhe elektricitetin. Përpunohët lehtë në fletëza të holla dhe telëzohet. Tregon
veti magnetike të përkohshme dhe pasi të largohet nga fusha magnetike e humb këtë
aftësi. Hekuri nuk është i qëndrueshëm ndaj ajrit që përmban lagështi, sepse vishet me një
shtresë të oksidit të hekurit që quhet ndryshk ose korrozion.
Hekuri është metal që gjen më së shumti zbatim. Rreth 95% të kapacitetit të
prodhimtaris botrore të metaleve i takon hekurit. Përdoret në industrin e elektromotorëve,
të makinave, në ndërtimtari, në konstruksione të urave etj. Hekuri luan rol të rëndësishëm
në proceset kimike që zhvillohen në organizmat e gjallë.
Plumbi është metal që njihet qysh para 7000 vjetesh. Emri
plumb rrjedh nga fjala latine plumbum = plumb.
Plumbi në gjendje elementare gjendet shum rrallë. Më së
shpeshti e gjejmë në formë të komponimeve natyrore. Xehet
më të rëndësishme nga të cilat përfitohet plumbi janë galena
dhe ceruziti. Në Kosovë minierat kryesore të plumbit janë në
Trepçë, Artan, Kishnicë, Hajvali, Badovc.
Plumbi është metal me shkëlqim metalik, me ngjyrë të Fig.9.4.
bardhë në të kaltër, është i but sa mund të pritet me thikë.
Lehtë telëzohet dhe petëzohet. Është përques i dobët i nxehtësisë dhe elektricitetit. Është i
qëndrueshëm ndaj korrozionit dhe ndryshkut. Plumbi dhe kompozimet e tij janë të
helmueshme. Plumbi përdoret në ndërtimtari, në akumulator të plumbit( fig.9.4), në
industrin ushtarake për prodhimin e plumbave dhe të predhave, për përfitimin e aliazheve
të ndryshme. Aliazhi i plumbit me antimon dhe kallaj përdoret në mjekësi për tu mbrojtur
nga rrezet rëntgen si dhe përdoret si metal për ngjitje.
Bakri ka qen metali i parë të cilin njeriu e ka përdorurpër prodhimin e veglave të
ndryshme dhe të armeve. Sendet e bakrit ( unazë, gjerdan, bylyzyk) janë gjetur 8700 vjetë
para erës së re. Një periudhë e historisë mban emrin e
këtij metali që quhet epoka e bronzit.
Emri bakër rrjedhë nga fjala latine ( cuprrum =
bakër). Bakri në natyrë në gjendje elementare gjendet
në sasi të vogla. Në sasi të mëdha gjendet në formë të
xeheve sulfure siç janë kalkopiriti, kalkozina dhe
atyre okside siçë janë kupriti (fig.9.5). Bakri është
metal me ngjyrë të kuqrremt, me shkëlqim të fortë
metalik. Pas argjendit është përçuesi më i mirë i
nxehtësisë dhe i elektricitetit. Është i butë përpunohet
Fig.9.5 Kupriti
lehtë në fletëza të holla dhe telëzohet. Bën pjesë në
metale të rënda me dendësi 8.9 g/cm3. Shkrihet në temperaturë 1083 0C.
Bakri është metal pak reaktiv dhe është i qëndrueshëm në temperaturë të zakonshme
ndaj ajrit të thatë. Në prani të lagështisë atmosferike dhe dyoksidit të karbonit, bakri
vishet me një cipë të hollë me ngjyrë të blertë ( karbonati bazik i bakrit (II), Cu(OH) 2
CuCO3) që e mbron nga oksidimi i mëtejshëm. Me nxehjen e bakrit në temperaturë të
lartë në prani të oksigjenit formohet oksidi i bakrit ( I ) sipas reaksionit:
4Cu(s) + O2(g) = 2Cu2O(S).
97

Pas hekurit dhe aluminit, bakri është metal që


më së shumti përdoret. Përdoret për përçues
elektrik, për çati të ndërtesave me rendësi të
veçantë, për pjesë makinash, instrumente, kazana
avulli, enë të ndryshme (Fig.9.6) etj. Aliazhet
kryesore të bakrit janë: bronzi ( bakër – kallaj,
tunxhi ( bakër – zink). Këto përdoren në farkimin
e të hollave, sende për stoli, statuja, instrumente
muzikore etj.
Bakri në kompozimet e tij paraqitet me numër
oksidues +1 dhe +2. Kompozimet më stabile janë
ato me numër oksidues +2.
Bakri formon dy lloj oksidesh: oksid bakri (I)
Cu2O me ngjyrë të kuqe, i cili përdoret në
industrinë e qelqit dhe të ngjyrave, si dhe oksidin
e bakrit(II), CuO me ngjyrë të zezë. Fig.9.6 Enë të bakrit
Alumini emri alumin rrjedhë nga fjala latine
alaun = stips e patër, sulfate të dyfishta. Alumini është elementi tretë ( pas oksigjenit dhe
silicit) më i përhapur në koren e Tokës me pjesëmarrje mase 8.1%. Ai në natyrë nuk
paraqitet në gjendje elementare por në formë të mineraleve dhe shkëmbinjve siç janë:
(boksiti, kriolit), të alumino – silikateve, feldspat, liskun, kaolin), korundit që është një
ndër materialet më të
forta pas diamantit.
Alumini është
metal i lehtë me
ngjyrë të bardhë si
argjendi. Është
përques i mirë i
nxehtësisë dhe
elektricitetit. Alumini
i pastër është i but, Fig.9.7
petëzohet lehtë në
fletëza të holla ( folie) dhe telëzohet. Alumini është i qëndrueshëm ndaj ndikimeve të
jashtme atmosferike ( ajrit dhe lagështisë), sepse vishet me një cipë të hollë oksidi që
mbron nga oksidimi i mëtejshëm. Alumini formon lehtë aliazhe me metale të tjera.
Alumini përdoret në industrin e automobilave, në industrin elektroteknike, për ndërtimin
e largëpërquesve(fig.9.7), në ndërtimtari ( korniza të dyerve dhe të dritarëve) për enë në
amvisni, në industrin e aeroplanëve (fig.9.7), për mbështjelljen e gjërave ushqimore (
foliat e aluminit) etj.
Zhiva ( Merkuri)
Merkuri gjendet i lirë në natyrë, i inflitruar nëpër shkëmbinj, por gjednet edhe në
formë të xeheve , ndër të cilat më e njohura është cinobariti ( sulfuri i merkurit - HgS).
Merkuri është metal i vetëm , i cili , në kushte normale , është në gjendje të
lëngët. Ka ngjyrë të bardhë në të argjendt. Avujt e merkurit janë të helmueshëm dhe sasia
mjaftë e vogël e tyre mund të shkaktojë helmime kronike me merkur. Helmimi me
98

merkur manifestohet me gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve, dobësimi i kujtesës, dhëmbja


e kokës, pengesa në përpunimin e ushqimit dhe dëmtimin e sistemit nervor.
Avujt e zhivës e përcjellin elektricitetin dhe kanë zbatim në pregatitjen e poçeve
elektrike . Këto poçe, janë të pasura me rreze ultraviolete dhe janë të përbëra nga qelqi i
kuarcit.
Një veti karakteristike e merkurit është ajo që i tretë të gjitha metalet, përveç
hekurit e platinës dhe i sajon lëgurat , që quhen amalgame. Rëndësi të veqant ka
amalgami i argjendit i cili përdoret për mbushjen e dhëmbëve ( bllomba). Kjo lëgurë, kur
është e freskët është plastike, merr formën e vrrimës ( zgavrës) në dhëmb dhe pas një
kohe ( nja dy orë) fortësohet. Merkuri, përveç amalgameve, përdoret edhe për ndërtimin e
termometrave, barometrave e manomentrave.
9.3.Korrozioni dhe mbrojtja prej korrozionit
Korrozioni është proces spontan i oksidimit të metaleve në jone të tyre, me ç’rast
formohen komponime kimike siç janë oksidet,
karbonatet, sulfatet etj. Gati të gjitha metalet , përveq
arit dhe platinës, i nënshtrohen korrozionit në masë të
vogël ose të madhe.
Korrozioni është proces i padëshirueshëm , sepse ky
shkakton humbje të konsiderueshme të metalit në
gjendje të pastër. Gjatë këtij procesi të oksidimit ,
atomet e metalit formojnë jone të metalit përkatës dhe
lirojnë një ose më shumë elektrone . Elektronet e liruara
prej metalit gjatë korrodimit të tij i merr ndonjë jometal
, si p.sh., oksigjeni i ajrit, i cili reduktohet sipas
reaksionit :
O2+4 e- + 2H2O→HO
Korrozioni i gozhdës së hekurit në prani të
acidit klorhidrik është treguar në fig.9.8, ku vërehet lirimi
Fig.9.8.
i fluskave të gazit si rezultat i pranimit të elektroneve të
hekurit prej joneve të hidrogjenit në tretësirë. Korrozioni i hekurit paraqet shembullin më
të shpeshtë të korrozionit, për shkak të përdorimeve të panumërta të hekurit dhe çelikut
siç janë: karroseritë e automobilave, mbështjellëset e anijeve , shtyllat metalike , urat, etj.
Me oksidim , hekuri kalon në oksid hekuri, i cili fundërrohet në sipërfaqe të
metalit si oksid i hidratuar i patretshëm i metalit me ngjyrë të kafesë që në jetën e
përditëshme e njohim me emrin ndryshku i hekurit.
Që të pengohet ky proces të gjitha objektet dhe gjësendet e përbëra prej hekurit
duhet t’i ruajmë prej kontaktit me oksigjen dhe lagështi . Këtë mund ta bëjmë nëse
hekurin dhe metalet e tjera i veshim me një shtresë mbrojtëse prej ngjyrave të
patretëshme në ujë, me ç’rast sipërfaqja e metalit nuk do të jetë në kontakt të
drejtpërdrejtë me agjentët agresiv sië janë ajri dhe uji, tretësirat acidike etj. Shtresat e tilla
me ngjyra nuk mund të jenë shumë të qëndrueshme për kohë të gjatë për shkak të
bashkëveprimit të dobët me sipërfaqen e metalit , me ç’rast si rezultat i dëmtimeve
mekanike, ngjyra hiqet prej metalit , prandaj kohë pas kohe metalet duhet ngjyrosur
përsëri.
Mënyra më efikase e mbrojtjes së metaleve prej korrozionit është galvanizimi. Ky
është një proces gjatë të cilit metalin që duam ta mbrojmë e veshim me një shtresë të
99

metalit tjetër, i cili është më i rezistueshëm ndaj korrozionit. Metali i cili përdoret më së
shumti për të veshur metalet tjera është zinkui, i cili ka aftësi të formimit të një shtrese
mbrojtëse të oksidit. Me galvanizim mbrohet edhe hekuri prej korrozionit në rastin kur
ky metal vishet me një shtresë të zinkut, i cili me shtresën e hollë të oksidit të tij e mbron
hekurin prej oksidimit.
9.4.Lëndët e djegshme fosilore
Lëndët e djgies janë substanca , të cilat gjatë djegies lirojnë nxehtësi ose formë
tjetër të energjisë.
Burimet natyrore kryesore të lendëve të djegies janë : qymyri, gazi natyror dhe
nafta. Këto quhen me një emër të përbashkët lëndë fosile ( lat. Fossilis - mbetje).Këto
lendë origjinën (preardhjen) e kanë nga bimët dhe kafshet që kanë jetuar në Tokë e dete
para dhjetra e qindra miliona vjetësh. Ato janë pasuri e madhe për njerëzimin .
Krijimi i tyre në natyrë është bërë për një kohë shumë të gjatë. Lëndët e
djegshme fosilore përdoren për prodhimin e energjisë . Ato gjithashtu përdoren edhe si
lëndë të para në industrin kimike, farmaceutike, të masave plastike , agrokimike, për të
vënë në lëvizje automobilat, aeroplanët, anijet, gjeneratorët elektrik, anijet kozmike, në
teknologjinë e komunikimit dhe në industrinë kimike për përfitimin e lëndëve të
ndryshme. Në amvisri përdoren për zierjen e gjellës.

Lëndët e djegshme të ngurta


Prej lëndëve të djegshme të ngurta , më të njohura janë qymyret e ndryshme.
Sugjerohet që druri të mos përdoret si lendë e djegshme , meqenëse ai paraqet lëndë të
rëndësishme industriale dhe për ndërtimtari. Njëherit shfrytëzimi joracional i drunjëve
shkakton shkatrrimin e pyjeve.
Thëngjilli (Qymyri )
Thëngjilli gjendet në shtresa të mëdha , në natyrë. Thëngjilli nuk është i përbërë
vetëm prej karbonit, megjithqë pjesa më e madhe e tij është karbon. Në të ka edhe
oksigjen, hidrogjen, sulfur, azot, fosfor etj. Thëngjilli është sajuar nga karbonizimi i
ngadalshëm ,i mbeturinave bimore, pa praninë e ajrit. Sa më gjatë ka mbetur druri nën
dhe, aq më tepër është karbonizuar. Për këtë shkak janë formuar thengjijë me kualitete të
ndryshme.
Në mungesë të oksigjenit dhe të baktereve, me rritjen graduale të temperaturës
dhe të shtypjes nga pesha e shtresave të mëdha të Tokës, të bimët është rritur
pjesëmarrja e karbonit, ,kurse sasia e përbërsve të tjerë është zvogëluar . Ky proces quhet
karbonizim.
Thëngjilli më i ri, treseti , është karbonizuar më pak, dhe përveç karbonit , ka në
sasi të mëdha edhe oksigjen, hirogjen, sulfur, azot etj. Thëngjilli i murrmë është
karbonizuar prej kohësh më të hershme se treseti, prandaj përmban më shumë karbon se
treseti. Sasia e karbonit në përbërjen e thëngjillgurit është më e madhe se në thëngjillin e
murrmë, ndërsa antraciti ka sasi më të mëdha të karbonit. Sa më e madhe të jetë sasia e
karbonit, aq më e madhe do të jetë vlera kalorike e thëngjillit .
Thëngjilli i drurit(qymyri) përftohet , në mënyrë primitive , duke djegur drunjtë në
gropa të posaçme, në praninë e sasirave të vogla të ajrit. Në industri thëngjilli i drurit
përftohet duke nxehur copat e drurit në furra ,pa praninë e ajrit. Në këtë mënyrë përveç
thëngjillit , përftohet edhe alkooli etilik, acidi acetik, acetoni, katrani i cilim përdoret si
lëndë e parë në industrin e barërave.
100

Lëndët e djegshme të lëngëta (Nafta)


Nafta nxirret nga thellësitë e ndryshme të tokës. Ajo del vetë në sipërfaqen e
tokës, në formë curili, nëse është nën shtypje të gazeve.
Mirëpo , shtypja e gazeve shpeshherë nuk është e
mjaftueshme, prandaj duhet ushtruar shtypje artificiale
nga jashtë me anë të ajrit ose të ujit.
Nafta që nxirret nga thellësitë e ndryshme të tokës
(fig.9.9), nuk përdoret si e tillë, por i nënshtrohet procesit
të përpunimit, i cili kalon nëpër tri faza kryesore.
1.Pastrimi nga uji, nga rëra dhe nga papastërtitë të
tjera. Me ndihmen e tubave naftësjellës , të cisternave ,
kamionëve, të transportit hekurudhor ose të tankerëve,
përcillet deri në rafineri ( frengjisht rafiner – pastrim) , ku
bëhët përpunimi i saj ( fig.9.10. )
2.Distilimi fraksional i naftës. Distilimi fraksional ( i
thyesuar) quhet ndarja e një përzierjeje komponimesh në Fig.9.9
thyesa distilimi, që vlojnë në kufij të
caktuar të temperatures. Fjala fraksion
rrjedh nga latinishtja ( fractio – thyesim,
ndarje në pjesë). Nëse nafta nxehet në
temperaturë deri 400 0 C në kullat për
distilim, atëherë ajo shndërrohet në
gjendje të gaztë. Nëse avujt
kondenzohen me ftohje, do të përftohen
këto produkte të rendësishme të gazta :
metani , etani, propane dhe butani. , të

lëngëta : eteri i petrolit, benzina, vajguri, Fig.9.10


gazoili, vajrat lyrëse dhe të ngurta :
parafinat, bitumeni dhe asfalti. .
3. Përpunimi i thellë i produkteve të
përftuara nga distilimi fraksional me
procesin e hidropastrimit, reformimit dhe të
krekingut.

Lëndët e djegshme të gazta (Gazi


natyror)
Gazi natyror është formuar me Fig.9.11
shpërbërjen e mbetjeve organike të bimëve
dhe të shtazëve , të cilat u depozituan në fund të deteve dhe u mbuluan me shtresa të
lymit(fig.9.11).
Temperatura dhe shtypja e lartë, pa praninë e oksigjenit, si dhe veprimi i
mikroorganizmave , e ndihmuan prosecin e shndërrimit të mbetjeve organike në gaz
natyror dhe në naftë.
101

Gazi natyror gjendet në afërsi të burimeve të naftës, dhe bartet me ndihmen e


tubacioneve. Përbërsit kryesor të gaqzit natyror janë metani me 95% dhe etani, propani
dhe butani me 5%. Lëndët djegëse të gazta kanë disa përparësi krahasuar me ato të
ngurta dhe të lëngëta.

9.5. Materialet ndërtimore


Argjila .Kriprat e acidit silicik quhen silikate. Këto janë shumë të përhapura në natyrë.
Toka kryesisht është e përbërë prej silikateve dhe prej silici. Silikatet që gjendën në
natyrë janë : feldspatet, argjila, kaolina, azbesti. Po ashtu edhe shkambijtë siç janë graniti,
bazoliti etj., përmbajnë edhe silikate.
Silikatet , që gjenden në formë të shkambinjëve dhe mineraleve, nën veprimin e
ujit dhe dioksidit të karbonit, shndërrohen në kaolinë e cila është përbërse e shumë
argjileve. Pra, argjila është krijuar me zbërthimin e shkëmbinjve. Ajo e thith ujin dhe nuk
e lëshon për një kohë të gjatë. Meqë e thith ujin , ajo lehtë mund të gatuhet. Prej saj
,vorbëtaret bëjnë enër argjilore si vorba , filnxhana , pjata etj. Argjila e lagshtë është e
papërshkueshme për ujin. Argjila përdoret edhe për punimin e tullave dhe të tjegullave ,
të cilat pasi të piqen në furrat e fabrikave , bëhën shumë të forta dhe nuk shkatrrohen në
ujë.
Kaolina është një llloj argjili. Prej saj fitohen porcelani dhe shamoti. Porcelani
shfrytëzohet për prodhimin e filnxhanave të cilët përdoren për elektrifikim, për gota ,
siguresa të rrymës etj.
Kaolina , që përmban sasi të vogël të rërës ( kuarcit), përdoret për fabrikimin e
porcelanës. Argjili i cili përveq kaolinës përmban edhe përbërës të tjerë , përdoret si
material ndërtimor për prodhime prej keramike, për material lidhës etj.
Rëra (kuarci) përdoret në ndërtimtari për përftimin e llaçit (mallterit) dhe të betonit si
dhe për përftimin e gurit artificial, qelqit, glazurës etj.Kuarci përdoret për përftimin e
grihave të ndryshme për mprehjen e mjeteve të ndryshme, përdoret për përftimin e gurëve
për mullinj si dhe për përftimin e blloqeve të mëdha prej guri. Rëra e përzier me pak
gëlqere dhe e bluar përdoret si mjet për ndërtimtari dhe si material për përfitimin e tullave
rezistuese ndaj nxehtësisë . Disa varietete të kuarcit me forma të rregullta përdoren si
stoli dhe gurë të çmueshëm.
Gëlqerja ( oksidi i kalciumit CaO)
Oksidi i kalciumit në popull njihet me emrin gëlqere ose gëlqerja e pashuar. Në
sasi të mëdha përfitohet duke e nxehur gurin gëlqeror ( karbonatin e kalciumit CaCO3) në
temperaturë 9000C– 10000C. Përveq gëlqerës sajohet edhe gazi karbonik , i cili kapet dhe
përdoret për nevoja të tjera. Pjekja e gurit gëlqeror ( karbonatit të kalciumit) bëhët në
furra të llojeve të ndryshme. Furrat më të thjeshta janë furrat gropore që punohen në
afërsi të ndonjë kodre. Në grop qiten shtresë – shtresë gurët gëlqërorë dhe drunjtë ose
thëngjilli. Furra nxehet prej së poshtmi. Procesi në këto furra është diskontinual d.m.th.,
pas çdo pjekje , furra zbrazët. Për përfitimin e gëlqërës më të përshtatshme janë furrat
unazore. Procesi në këto furra është kontinual. Oksidi i kalciumit përdoret për përfitimin
e gëlqëres së shuar. Gëlqerja është përbërse e çimentos . Përdoret për përfitimin e
amoniakut. Në laboratoriume përdorët për tharjen e gazeve , . Përdoret edhe për
fabrikimin e qelqit dhe si mjet që ndihmon shkrirjen.
Me veprimin e ujit në gëlqere të pashuar , përfitohet gëlqerja e shuar ( hidroksidi
i kalciumit Ca(OH)2. Gëlqerja e shuar përdoret për pregatitjen e malterit, në laboratore
102

përdoret për absorbimin e klorit dhe të gazrave të tharta, në industrin e lëkurave për
regjie, për lyerjen e mureve dhe për dezinfektim.Gëlqerja e shuar përdoret edhe për
pregatitjen e gurëve për ndërtim ( gurë të gëlqerës dhe të rërës) .
Qeramika
Produktet që fitohen me përpunimin e argjilit, quhen produkte qeramike .
Qeramika ndahet në qeramikën e hollë , të cilës i takojnë produktet prej porcelani dhe
prej fajansi dhe në qeramikën e trashë , të cilës i takojnë produktet siç janë : tjegullat,
tullat, materialet rezistuese ndaj temperaturave të larta, shtambat, kalanicat, gypat etj.
Porcelani më së pari është zbuluar në Kinë, ku përpunohet edhe sot porcelani më i
mirë.
Porcelani përftohet prej kaolinës së pastër , e cila përzihet me kuarc dhe feldspat
në sasi të barabarta. Produktet e ndryshme të fituara prej kaoline piqen në furra të
posaçme, në temperaturë afro 12000C. Pas pjekjës së parë, nxjerren dhe pasi të ftohen
zbuten në një qull prej feldspati të bluar holl dhe përsëri futen në furrë ku pjekën deri në
14000C. Artikujt prej porcelani modelohen me dorë ose mekanikisht , varësisht prej llojit
të produktit.
Produktet e qeramikës së trashë përftohen nga argjili. Produktet qeramike si janë
tullat , tjegullat , materiali rezistues ndaj temperaturave të larta etj., gatuhen prej argjili
të një kualiteti më të dobët . Këto më parë terën e mandej piqen në temperarturë afër
10000C. Këto janë materiale poroze dhe thithin mjaftë ujë.
Enët prej qeramike vishen me një cipë të hollë zmaltë, glazure dhe përsëri piqen
në temperaturë afër 1200C. Glazura formon një shtresë të hollë të papërshkueshme prej
ujit.
Çimentoja
Çimentoja është material për lidhje , e cila në kontakt me ujë shtangohet dhe
bëhët substancë e ngurtë e ngjashme me gurin. Është material shumë i rëndësishëm në
ndërtimtari.,
Përftohet nga gëlqërizimi i përzirjes së argjilit me gurë gëlqërorë. Përzierja më
parë bluhet e thatë ose e lagështë dhe produkti , pas bluarjes futet në furra. Procesi kryhet
në furra cilindrike , të cilat për çdo 1 - 2 minuta rrotullohen nga një herë. Nga ana e
brendhsme, furrat janë të veshura me metal që është i qëndrueshëm në temperatura të
larta. Furrat nxehen me pluhur të thëngjillit, i cili futet në furrë nga ana e poshtme
ndërsa përzierja e bluar rrjedh prej anës së sipërme. Meqenëse furra ka pozitë të pjerrët ,
materiali vazhdimisht rrjedh prej së nalti poshtë duke has gjithnjë në temperatura më të
larta.
Duke e përzier zallin me çimento përftohet betoni. Betoni i kualitetit të lartë
përftohet kur në të futen si skelet rrjeta metalike . Betoni ngjitet për hekur, fortësohet dhe
njëkohsisht e ruan hekurin prej korrozionit.
Llaçi ( mallteri)
Llaçi pregatitet kur të përzihen tri pjesë rërë me një pjesë gëlqere të shuar dhe një
sasi ujë deri sa të sajohet një masë e dendur Në ajër forcohet, për shkak se humb ujin e
më vonë shtanget për shkak të formimit të karbonatit të kalciumit me pranimin e dioksidit
të karbonit prej ajrit.
103

10. MBROJTJA E MJEDISIT


Njeriu është në kontakt të përhershëm me ambientin që e rrthon. Sa më tepër që
njriu e ruan mjedisin ( ambientin) aq më tepër ai i ndihmon atij për të bërë jetë cilësore.
Zhvillimi i hovshëm industrial në shekullin e fundit; ngritja e fabrikave , e
termocentraleve, ngritja e fermave , serrave, deponimi i materialve të ngurta në
vendbanime, i hedhurinave të qytetve etj, përveç efekteve dobipruese shkaktojnë shumë
probleme në ndotjen e ambientit që i rrethon. Këto probleme mund të zgjerohen në
shkallë edhe më të gjerë-globale.
Në burimet kryesore të ndotjes bëjnë pjesë ndotja e ajrit, shirat acidike, efekti i
ngrohjes globale ose efekti i serrës, shkatërrimi i shtresës së ozonit, ndotja e lumenjve
dhe detrave, deponimi i mbeturinave etj.

10.1.Burimet e ndotjes së mjedisit dhe pasojat ( lokale dhe globale)


Tre faktorët themelor që kontribojnë në ndotjen më të shpejtë të ambientit jetësor janë:
a) shkalla gjithnjë e më e madhe e përfshirjës së begative natyrore në
prodhimtarinë industriale dhe prodhimi gjithnjë e më i madhë i komponimeve kimike;
b) rritja e shpejtë dhe e pa kontrolluar e popullacionit të njeriut, e sidomos atij
urban, dhe
c) përdorimi gjithnjë më i madh i materialeve sintetike, të cilat nuk mund të
zbërthehen nëpër mes rrugëve fizike dhe biologjike, përdorimi i mjeteve mbrojtëse në
prodhimtarin industriale dhe teknologjin e ushqimit ( pesticidet dhe aditivet) si dhe
përdorimi gjithnjë e më masovik i medikamenteve.
Sipas prejardhjes, ndotësit në atmosferë ndahën në dy grupe:
a) ndotësit me prejardhje natyrore
b) ndotësit me prejardhje antropogjene
Në grupin e parë bëjnë pjesë: mineralet, polutantët bimor, shtazorë dhe mikrobial.
Polutantët natyrorë mund të jenë në formë të plumbit, posaçërisht në regjionet e thata, të
cilat bartën me erëra, mandej si tym, zjarr, gazra të disa ujërve termale etj. Disa lendë
lirohen edhe prej oqeaneve, siç janë: CO, CO2 , H2S, kloridet dhe komponimet e tjera.

Fig.10.1
Shumica e ndotësve që u është ekspozuar njeriu janë me prejardhje antropogjene, urbane
ose industriale, të cilët paraqiten në formë të gazrave , grimcave të ngurta ose pikave të
lëngëshme.
104

Atmosfera si sistem dinamik vazhdimisht është në bashkëveprim me komponentët


e ndryshëm të ndotjes. Si pasojë e këtij bashkëveprimi paraqiten ndryshimet e ndryshme
fizike: temperatura, drita, sasia e të reshurave dhe parametra të tjerë në planin lokal.
Ponjashtu paraqiten edhe ndryshime të mundëshme në planin global ( efektet afatgjate të
grumbullimit të CO2 në atmosferë).
Si rezultat i ndotjes, klima në qytete karakterizohet me një serë veçorish. Kështu
për shembull, temperatura mesatare vjetore në qytete është më e lartë për afro 0,830C se
sa në paralagjet e qyteteve. Krahasuar me rrethinën, mikroklima e qyteteve dallohet edhe
për nga lagështia relative më e ulët , vranësira më e madhe , zvogëlimi i shpejtësisë së
erës, dukshmëria më e vogël dhe rrezatimi i përgjithshëm ultraviolet më i vogël. Pasojat
lokale janë vetëm për një lokalitet të caktuar.
Për dallim nga ndotja lokale, e cila është e lidhur për një mjedis të caktuar, për
rrethin e punues ( sëmundjet profesionale), ndotja bashkëkohore e mjedisit jetësor i kalon
kufijt lokal dhe gjithnjë e më shumë po bëhet problem global ndërkombëtar.
Një serë momentesh të lidhura me ndotjen bashkëkohore ( akumulimi i dioksidit
të karbonit në atmosferë, zvogëlimi i trashësis së filtrit ozonik, grumbullimi i pluhurit
etj.) kanë një tendencë të ndryshimit afatgjatë të klimës, gjejgësisht të kushteve klimatike
në planetin tonë. Grumbullimi i dioksidit të karbonit në ajër , çon kah rritja e
temperaturës. Rritja e temperaturës për 20C do të mund të shkaktonte shkrirjen e masës së
akullit të poleve, që do të rezultonte në rritjen e nivelit të detrave, e me këtë edhe
vërdhimin e tërë brezit bregdetar në lartësinë gjer në 160 metra.

a b
Fig.10.2
Rritja e sasisë së CO2 rritet nga viti në vit. Në mënyrë grafike kemi paraqitur
rritjen e CO2 fig.10.2..a. Sikurse rritja e CO2 rritet edhe temperatura siç shihet në fig
10.2. b. Në kohën e fundit temperatura në tokë është rritur. Temperaturat më të larta janë
shënuar në vitin 1940 dhe në vitet 1990. Në njëqindvjetshin e fundit temperatura është
rritur për 10C.

10.2.Ndotja e ambientit jetësor dhe qeniet e gjalla.


Me ndotje nënkuptojmë ndryshimin kualitativ dhe kuantitativ të veçorive fizike, kimike
dhe biologjike të komponenteve kryesore ( ajrit, ujit, tokës, ushqimit etj.) të mjedisit jetësor.
Në këtë rast paraqiten çrregullime të ligjshmërive të ekosistemit.
Problemi i ndotjes së mjedisit në formë të shprehur lajmërohet në vitet e fundit. Me
ndotjen e ajrit dhe mjedisit jetësor, njeriu është ballafaquar shumë herët.
105

Ajri në të shumtën e rasteve është i pastërt. Nëse në ajër gjenden substanca në


përqendrime që i shkaktojnë pasoja të dëmshme shëndetit të njeriut dhe mjedisit të tij jetësor
dhe i sjellin dëme ekonomike, atëherë ajri
konsiderohet i ndotur.
Problemi i ndotjes së ajrit fillon prej proceseve
të djegies, nga industria etj., të cilët ndotësit i emitojnë
në atmosferë. Burimet kryesore të ndotjes së ajrit janë :
trafiku, prodhimtaria e energjisë elektrike, djegia e
karburanteve në industri dhe amvisni, si dhe proceset e
ndryshme industriale.
Mbeturinat industriale në atmosferë më shpeshë
emitohen përmes tymtarëve në lartësi prej 50 – 100
metra (fig.10.3). Në vendin tonë një rast të tillë e kemi
në termoelektranen e Obiliqit.
Shpërndarja e ndotësve në atmosferë Fig.10.3
përcaktohet nga erërat dhe konvekcionet e ajrit.
Përqendrimi varet prej madhësisë së emisionit, kushteve meteorologjike
( shpejtësia e rrymave të ajrit, të reshurave, lagështisë së ajrit, temperaturës) dhe nga
konfiguracioni i tokës.

Fig.10.4
106

Ajri mund të ndotet me gaze , lëngje dhe grimca të ngurta. Ndotja e ajrit
shkaktohet nga erupsioni i vullkaneve, i cili sjell sasi të mëdha të SO2, pluhuri, grimcat e
ndryshme që dalin në atmosferë , ose ndezjet katastrofike, të cilat emetojnë grimcat e
pluhurit , gaze dhe avuj në atmosferë etj. Ndotësit potencial të ajrit janë fabrikat,
termocentralet, motoret e automobilave me djrgie të brendshme etj. Kjo ndotje mund të
konsiderohet si ndotje lokale, prandaj ndotja e ajrit në shekullin e kaluar është paraqitur si
dukuri e shoqërive të industrializuara. Ky proçes vazhdon edhe më tutje dhe kontrollimi i
tij është i vështirë. Ndotësit më të rëndomt të ajrit, burimet e ndotjes si dhe pasojat e tyre
jan dhënë në skemat vijuese.
Shirat natyrore jan acidik për arsye
se ata përmbajnë acidet që formohen nga
reaksioni i dioksisdit të karbonit, oksideve të
azotit dhe dyoksidit të sulfurit me lagështi
në atmosfer. Shiu acidik shkaktohet
kryesisht nga dy ndotës të rëndomt të ajrit:
dyoksidi i sulfurit SO2, dhe oksidet e azotit
që fitohen nga dijegija e karburanteve të
motorave të automobilave me dijegije të
brendshme. Këta ndotës udhëtojnë me mija
kilometra në atmosferë, ku përzihen me avujt Fig.10.5
e ujit për të formuar një tretësir me
përqendrim mesatar të acidit sulfurik dhe nitrik. Shiu, bora, breshëri, mjegulla dhe
fundërruesit e tjerë e bartin këtë tretësirë në tokë si shi acidik (fig.10.5.).
`

Fig.10.6
Shiu acidik ndikon dukshëm në qdo gjë që e rrethon, duke përfshirë tokën, ujin,
bimët dhe materialet ndërtimore ( ndërtesat ). Shirat acidik shkaktojnë probleme në
organet e frymëmarrjes, gjithashtu shpejtojnë korrodimin e materialeve të ndryshme, të
107

cilat shkaktojnë probleme në ndërtesat e vjetra, në skulpturat në ambiente të hapura dhe


në monumente. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtimin e pyjeve, ngordhjen e
peshqve në ekosisteme ujore etj.
Shirat acidike e dëmtojnë boten bimore. Acidet ndikojnë në shumë procese të bimëve.
Kështu ato ndikojnë në ndryshimin e molekules së krolofilit që është i domosdoshëm në
procesin e fotosintezes. Ndryshimi i struktures së krolofilit pamundëson absorbimin e
dritës, andaj bima ngadalë zhduket.
Në ndotjen e mjedisit jetësor është i rëndësishëm migrimi i popullësisë në qytete
dhe qendra të mëdha industriale. Niveli i përgjithshëm i ndotjes në qytete të mëdha është
për disa dhjeta, e në disa segmente edhe qindra herë më i madh se sa në banimet rurale.
Për shkak të ngarkimit të tepërt me mbeturina të ndryshme, shumë lumenj kanë
humbur funksionin e tyre natyror dhe janë bërë lumenj të vdekur. Edhe në rast kur ata
shfrytëzohen për ujitje mund të bëhen burim i ndotjes.

10.3.Efekti i ngrohjes globale ose “ efekti i serrës”


Në pranverën e hershme temperaturat e ajrit, veçanërisht natën janë të ulëta. Nëse
e matim temperaturën e ajrit në brendësi të serrës do të shohim se ajo është shumë më e
lartë se jashtë serrës ( fig.10.6. ) . Kjo dukuri ngjan për arsye se serra funksionon si ventil
njëkahësh. Mbulesa e serrës ( qelqi ose masa tjetër e mbulesës) gjatë ditës lejon
depërtimin e rrezeve të diellit , mirëpo nxehtësinë e krijuar brenda serrës ( shumicën e
sasj ) e ruan dhe kështu nuk e lejon të
dale jashtë. Një proces i ngjashëm
zhvillohet edhe në palnet dhe në
atmosferën e Tokës. Siç dihet Dielli bën
ngrohjen e sipërfaqes së Tokës dhe
vazhdimisht nxehtësia rrezaton në
drejtim të atmosferës duke dashur ta
lëshojë atë. Në saje të pranisë së disa
gazeve në atmosferë ( dioksidi i karbonit, Fig.10.6
avulli i ujit, dhe metani) pengohet
shpërndarja e tërësishme e nxehtësisë prej tokës në gjithësi. Ky proces i ngrohjes së
atmosferës është i njphur si efekt i serrës. Sikur të mos ishte ky proces, Toka do të ishte
shumë më e ftohtë.
Efekti i serrës ose ngrohja globale mund të radhitet në problemin e tretë të ndotjes
së atmosferes pas ndotjes së ajrit dhe shirave acidikë. Kjo dukuri është pak e studjuar dhe
më pak e kuptuar se dy të parat. Ai paraqet një ndër shqetësimet më serioze të kohës
sonë.
Gjatë shekullit të kaluar aktivitetetet humane e kanë çrregulluar drejpeshimin
termik delikat të Tokës. Një prej komponenteve më të rendësishme të këtij çrregullimi të
drejtpeshimit është energjia e diellit , një pjesë të së cilës e thithë sipërfaqja e Tokës
ndërsa pjesa tjetër kthehet pas në atmosferë.
Temperatura në sipërfaqen e Tokës ( shtresa më e afërt e sipërfaqes së Tokës
quhet troposferë) në masë të madhe është e përcaktuar nga aftësia e gazeve atmosferike
për të përthithur rrezet e diellit. Rrezet e diellit depërtojnë nëpër atmosferë deri në
sipërfaqen e Tokës. Një pjesë e tyre absorbohet ( përthithet) nga gazaet atmosferike:
avulli i ujit, CO2 dhe metani (CH4).
108

Sipërfaqja e tokës e
thith një pjesë të rrezatimit,
ndërsa pjesën tjetër pjesërisht
e reflekton në gjithësi në
formë të nxehtësisë. Gjatë
rrugës për në gjithësi një
pjesë e nxehtësisë përthithet (
absorbohet) nga gazet
atmosferike që e kthejnë pas
në sipërfaqe. Pra ky rrezatim
e nxen atmosferën dhe
ndikon për ta mbajtur
temperaturën relativisht të
qëndrueshme në sipërfaqen e Fig.10.7
tokës. Mendohet se
temperatura mesatare në sipërfaqen e tokës do të ishte -200C, po të mos ishte ky efekt. Ky
fenomen është i ngjashëm me atë të serës. Rrezet e diellit depërtojnë nëpër mbështjellësin
e qelqtë të serrës deri në tokë. Një pjesë të sajë e absorbon shtresa e tokës e tokës nën
serrë ndërsa pjesa tjetër refuzohet dhe reflektohet pas. Pjesa më e madhe e nxehtësisë
absorbohet nga shtresa e xhamit që në mënyrë plotësuese e nxeh xhamin e serrës. Për
këtë arsye kjo dukuri është emërtuar si efekti i serrës ( fig.10.7).
Matjet tregojnë se përqendrimi i CO2 është rritur shumë për 150 vitet e fundit për
shkak të përdorimit të qymyrit, të naftës dhe të gazit natyror si lëndë djegëse. Prandaj, me
të drejtë shqetësimet e shkectareve janë rritur për shkak se rritja e absorbimit të rrezatimit
dhe përhapja globale e nxehtësisë do të vazhdojë.
Pasojat e efektit të serrës janë:
1. Ndryshimet e ambientit ( atmosferës, tokës dhe oqeaneve)
2. Rritja e avullimit të ujit nga oqeanet ( ndryshimi i të reshurave)
3. Si pasojë e këtyre është rritja e sipërfaqes së tokës pa ujë ( shkretirat)
4. Shkrirja e masës së akullit polar, ngritja e nivelit të ujit të detrave, oqeaneve
dhe ngrohja e tyre.
5. Vërshimet e qyteteve bregdetare, ndotja e ujit të pijes dhe tokave bujqësore.
6. Si pasojë e këtyre është shtimi i dendësisë së popullsisë, zvogëlimi i tokës
bujqësore, ulja e rendimenteve dhe zvogëlimi i ushqimit.

10.4. Ndotja e ujrave


Shumica e ndotësve të aktiviteteve humane zakonisht hidhen në lëmenj dhe
përfundojnë në liqene dhe dete. Burimet ujore mund të jenë ripërtëritëse dhe jo
ripërtëritëse. Ndotësit kryesor të ujërave sipërfaqësor janë: uji hedhurin i qyteteve, ujërat
e ndotura të pa trajtuar të industris, ujrat e ndotur nga plehrat artificial, mbeturinat e
ngurta etj. Ujrat e ndotura ( të pa trajtuara) të qyteteve kryesisht përmbajnë sasi të mëdha
të fekaleve, metaleve të rënda, detergjenteve, vajrave etj. Ndërsa ato industriale
përmbajnë: metale të rënda, fenolet cianure, nitratet amoni, fosfatet, sulfatet etj.
I gjithë ky numër i madhë i ndotësve në një mënyrë apo në tjetrën, i rrezikon
ekosistemet yjore e kështu edhe ambientin në tërësi, në qoftëse i tejkalon sasit e lejuara të
substancave sipas standardeve. Prandaj, të gjitha qytetet dhe industrit duhet ti kenë
109

stabilimentet për pastiminin e ujrave të ndotur dhe që ujrat e pastra ti lëshojnë në


lumenjë.

10.5.Ndotja e tokës dhe mbrojtja e saj


Ndotja e ajrit, ndotja e ujrave, reshjet
atmosferike, hedhja e mbeturinave, deponimi i tyre,
materialet e termocentraleve, e minierave, të
vërshimeve, erozionit të tokës jan burimet
potenciale të ndotjes së tokës. Të gjitha këto
ndikojnë në strukturën e tokës, përkatësisht në vetitë
fiziko kimike dhe biologjike të sajë. Kështu toka e
ndotur nuk mund të rikthehet lehtë në gjendje të më
parshme sepse nuk është burim përtëritës.
Ndotja e tokës është rezultat i këtyre
veprimeve: deponimi i mbeturinave në deponi të
ndryshme dhe ndotja e tokës nga bartja ose
transportimi i materialeve të ndryshme. Ne çdo ditë
i hedhim mbeturinat në ndonje vend të caktuar ( fig. Fig.10.8
10.8), varësisht nga normat përcaktuara me
marrëveshje nga qytetaret: në thasë të najlonit, në kontanier, ndonjë formë tjetër ose në
ndonjë vend të caktuar, sidomos në vendet e vogla. Hedhurinat e qyteteve në përgjithësi
kanë këtë përbërje: 39% letër, 19% material të fortë, 9% masa plastike, 9% metale, 7%
ushqim, 7% qelq, 4% dru dhe 6% materiale të tjera. Këto mbeturina pastaj ose dërgohen
në deponit e mëdha të qyteteve ose drejtpërsë drejti në fabriken e përpunimit ( riciklimit)
të mbeturinave.
Përveç mbeturinave të qyteteve, krijohen edhe sasi të mëdha të mbeturinave nga
industria, xehetaria dhe bujqësia. Edhe pse nuk ekziston ndonjë kufi i qartë për ndarje dhe
klasifikimin e mbeturinave, në përgjithësi ekzistojnë mënyra të ndryshme të ndarjes dhe
klasifikimit të mbeturinave. Njëra prej ndarjeve më të rëndësishme dhe dobi prurëse është
klasifikimi i tyre sipas mundësisë së riciklimit. Mbeturinat ruhen në deponi nëse nuk
trajtohen meniherë. Aty ato ngjeshen dhe mbulohen me një shtresë të dheut, mbi të
vendoset shtresa e ngjeshur e hedhurinës, prap shtresa e tokës e kështu me rradhë. Në
këtë mënyrë hedhurinat izolohen, shkëputen nga kontakti me ujin dhe ajrin, prandaj
bakteriet të cilat i zbërthejnë hedhurinat nuk mund të veprojnë në mënyrëp normale
kështu që cikli i zbërthimit ngadalësohet.

10.6.Riciklimi i mbeturinave
Riciklimi është proces i rikthimit, ripërdorimit dhe procesimit të materialeve të
përdorura ( hedhurinave) që mundëson përsëri të ripërdoren. Me fjalë të tjera riciklimi
është proces i përpunimit të materialeve hedhurinë në proces teknologjik nga i cili fitohen
produkte ose materiale të dobishme për njeriun. Kështu p.sh., letra e përdorur, kanaqet,
qelqi, masat plastike etj., mund të zbërthehen në përbërës të tyre e të formojnë materiale
( lëndët) e para për përfitimin e produkteve të reja.
Materialet tjera si materialet e ngurta, materialet e djegshme, digjen dhe
shndërrohen në energji elektrike. Kështu që zvogëlohet shpenzimi i energjis nga burimet
tjera për procesin e riciklimit të mbeturinave edhe për nevojat tjera. Në anën tjetër
110

zvogëlohet sasia e mbeturina, ndotja e ajrit, rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara e kështu


bëhet edhe përmasimi i ambientit njerëzor. Riciklimi kërkon njohje të mirë profesionale
të proceseve të materialeve, në vendet e zhvilluara tani ekzistojnë fabrika të tilla të cilat i
klasifikojnë dhe pastaj i përpunojnë mbeturinat duke i shfrytëzuar ato si materiale të
dobishme dhe të leverdishme dhe duke krijuar ambient t plotësisht të pastër dhe të gjallë.
Ndotja e mjedisit mund të jetë e natyrës biologjike dhe ajo bashkëkohore
industriale, urbane e komunikacionit dhe ajo agrokimike. Mjedisin jetësor e ndotin edhe
mbeturina të cilat mund të shërbejnë si xehe, si lëndë të para. Ndotja e mjedisit jetësor
është edhe për pasoj e grumbullimit vend e pa vend të mbeturinave. Në kohët e fundit
këto mbeturina po grumbullohen dhe po dërgohën në riciklim ( ripërpunim).
Riciklimi i disa mbeturinave do të jetë i mirëseardhur për mbrojtje të mjedisit
jetësor.Atëherë qytetareve ju mbetet obligim, që mbeturinat e tyre ti ndajnë në metale dhe
jo metale, letra dhe mbeturina të llojeve të ndryshme. Kjo ndarje bëhët me qellim që
pastaj me leht te bëhët ndarja e mbeturinave per riciklim. Sejcila mbeturin ne vendin e
vet.
111

Evolucioni i njeriut
Mjedisi jetësor i kënetës, moqalit, pyjet, savanat, stepet, shkretëtirat
Në fillim është menduar se toka ka formë të pllakës e cila noton ujë më vonë disa
dijetarë grek mendonin se ka formë sferike, njëri prej tyre ka qenë Eudoksi (409-355). Ai
ka vërejtur se këndi prej nga shihet ylli polar rritet në drejtim të veriut, e zvogëlohet kur
të shkohet në drejtim të jugut . Sikur të mos kishim formë
sferike të tokës kjo dukuri nuk do të shfaqej. Aristoteli duke
vërejtur zënien e pjesërishme të Hënës ka konstatuar se hija e
tokës e cila shfaqet në hënë ,është e rrumbullakët, gjë që
pasqyron formën e saj. Sot nuk është e vështirë të konstatohet
rrumbullaksia e tokës, kjo gjë vërtetohet kur udhëtohet me
aeroplan. Në vitin 1959 janë marrë fotografitë e para të tokës
nga sateliti. Dy vjet më vonë njeriu për herë të parë ka
fluturuar me fluturake në gjithësi . Në 1969 astronautët për
herë ë parë kanë vënë re se toka ka formë të rrumbullakët.
Forma e vërtetë e tokës është elipsoide . Për shkak të Fig.10.9
rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet toka është e shtypur në
pole dhe kurrizore në ekuador. Pikët në pole janë më afër se ato që gjenden në ekuador
më larg qendrës së tokës. Çdo peshë e matur në ekuador është më e lehtë . Sipërfaqja e
tokës është 510 milion km katrorë . Rrethi i ekuadorit është i gjatë 40.076 km . Rrezja
ekuadoriale është 6378,2 km e ajo polare 6356 km. Në formimin e relievit të tokës
ndikojnë forcat e brendshme dhe ato të jashtme.
Forcat brendshme shkaktohen nga nxehtësia dhe graviteti i tokës. Këto lëvizje ndikojnë
në formimin e vijave kryesore të relievit (kontinentet, detet, malet etj.). Forcat e jashtme
të shkaktuara nga dielli, hëna dhe graviteti i tokës me anë të masave të ujit, ajrit ndikojnë
në modelimin e relievit dhe krijimit të formave specifike të tij.

Ekositemet jetësore
Ekosistem quhet tërsia e mjedisit fiziko-kimik (biotopi) dhe qenjeve të gjall që
jetojnë në këtë mjedis. Në biosferë ekosistemet e ndryshme gjenden në formë mozaiku.
Ekosistemet ndahen në dy grupe të mëdha :
Ekosistemet ujore dhe ekosistemet tokësore. Ekosistemet ujore përfshijnë 71.7% të
sipërfaqes së rruzullit tokësor. Ndërkaq ekosistemet tokësore përfshijnë 28.3% të
biosferës .ekosistemet tokësore përgjithësisht ndahen në dy grupe :
Ekosistemet tokësore natyrore.Ekosistemet tokësore të kultivuara –anropogjene .

Mjedisi jetësor i moqalit dhe kënetës


Moçalet janë ujëra të ndenjura të cekëta. Ato formohen nga suksesioni i eksistemit të
liqenit, ndryshimi i rrjedhës së lumenjve nga të cilët ka mbetur ujë në shtratin e
mëparshëm, pastaj nga mbushja e gropave në sipërfaqen e tokës të krijuara si rezultat I
gërmimeve apo I nxjerrjes së thëngjillit, mineraleve në tokë. Në moçal jetojnë gjallesat
bimore dhe shtazore që i gjejmë në zonën pranëbregdetore të liqenit.
112

Kënetat janë pjesë tokësore në sipërfaqe që kanë thellësi të cekëta të mbushura me ujë
të ndenjur ose me ujë që ka rrjedhë të ngadalshme . Në këneta është i vështirësuar
qarkullimi i oksigjenit dhe dioksid karbonit. Prandaj në kënetë zhvillohet bota bimore
specifike e përshtatur në kushtet e vendbanimit shumë të lagështë dhe përqëndrimit të
ulët të oksigjenit.
Kënetat gjenden në ultësira dhe në zona malore . Ato të ultësirave quhen këneta të
ulëta dhe janë krijuar në vendet ku më parë kanë qenë liqene apo moçale apo në zgjerimet
e lumenjve. Në kënetat e tilla uji rritet nga
rreshjet, rrjedhat e lumenjve gjatë përmbytjeve
dhe ujërave nëntokësorë. Uji i këtyre kënetave ka
sasi të mëdha të kriprave minerale. Llojet bimore
më karakteristike të këtyre kënetave janë:
myshqet e gjelbra, lëpushtra e kënetës,kallami ,
këputja, presja etj. Ndërkaq nga ato drunore
mështekna,verri i zi, shelgu i hirtë etj.
Në zonat malore kënetat formohen kryesisht nga
rreshjet. Ato quhen këneta të larta. Ujërat e tyre janë
Fig.10. 10 ujku polar
të varfra me kripra minerale dhe oksigjen. Llojet
bimore më karakteristike të këtyre kënetave janë
myshku i bardhë, oksikokusi kënetor, presja, rozmarina
e kënetës etj. Nga bota shtazore rriten siluri i vogël,
mushkonjat, pilivesat etj.
Ekosistemet tokësore natyrore
Në rruzullin tokësor ekziston një numër i madh dhe i
llojllojshëm i ekosistemeve tokësore me shtrirje
horizontale dhe vertikale. Disa eekosisteme të ngjashme
formojnë kategorinë e quajtur biom.
Pra kur është fjala për biome duhet kuptuar se
kemi të bëjmë me territore të mëdha. P.sh. kur flitet Fig.10. 11 ariu polar
për biomin e pyjeve tropikale duhet të jemi të
vetëdijshëm se flasim për pyjet tropikale të mbarë
planetit, kjo vlen edhe për gjithë biomet tjera. Klima
është faktori dominues për shtrirjen e biomeve në
rruzullin tokësor, veqanërisht temperaturat dhe
rreshjet përcaktojnë vendshtrirjen e biomeve. Në
vazhdim do të përshkruajmë disa prej biomeve më të
rëndësishme .

Tundra
Zona e tundrës shtrihet në viset polare ku
mbizotërojnë jo vetëm temperaturat e ulëta por edhe
rreshjet e dobëta. Dimri është i gjatë e i ftohtë e vera e Fig.10. 12 dreri polar
shkurtër dhe e freskët temperaturat më të lartë në verë
arrijnë në +10˚C ndërkaq në periudhat tjera të vitit temperaturat nuk arrijnë 0˚C. rreshjet
vjetore janë në mes 200-400mm. Në periudhën e shkurtër verore bota bimore rritet shpejt.
Bimët nuk janë mjaft të zhvilluara, janë të ulëta , dhe me gjethe të forta përhapje më të
113

gjerë kanë sipërfaqet me bar me myshqe dhe shkurre të ulëta. Nga bota shtazore në tundër
hasen disa shpend migrues dhe mjaft insekte, ndërsa gjatë tërë
vitit në këto vise hasen arinjtë polar, dhelpra
polare, ujku polar, dreri polar etj.

Bimet pyjore
Përfaqësojnë biomet më të ndërlikuara dhe mëtë
pasura me lloje bimore e shtazore. Përfshijnë
sipërfaqe të mëdha të lëmshit tokësor.
Në këtë grup hyjnë: Fig.10.13. lepuri polar Fig.10.14 dhelpra polare
 Pyjet halore
 Pyjet gjethërënëse
 Pyjet përherë gjethëgjelbra dhe
 Pyjet tropikale
 lule të bardha ose të verdha të qelëta të cilat
shfrytëzojnë maksimalisht dritën e dobësuar, si dhe
myshqe dhe likene që jetojnë në lëvoret e bimëve
halore. Buzë rrjedhave të lumenjëve hasen edhe
lloje gjethërënëse si mështekna, shelgu dhe lloje të
tjera të bimëve barishtore.
 Bota shtazore në pyjet halore është e pranishme me
numër të madh të llojeve në mesin e tyre edhe
ariu,ketri, ujku, pula e egër, pikthi etj.
Fig.10. 15

Fig.10. 16
Fig.10. 18
Fig.10. 17
114

Pyjet gjethërënëse
Quhen gjethërënëse sepse drunjtë e këtyre pyjeve gjatë vjeshtës i hedhin gjethet e
tyre dhe qëndrojnë në gjendje qetësie përtzë kaluar periudhën e ftohtë të dimrit.
Rajonet ku janë të përhapura këto pyje cilësohren me klimë të nxehtë gjatë verës dhe
dimra mjafttë ftohtë. Varësisht prej kushteve klimatike para qiten disa tipe të pyjeve
gjethërënëse me dominim të atyre të ahut dhe dushkut .
Te këto bimë sythet të cilat në pranverë do të krijojnë pjesë të reja të bimëve janë të
mbrojtura në mënyra të ndryshme,ndërsa lëvorja e trashë mbron kërcellin nga ngrirja .
Llojet barishtore njëvjeqare këtë periudhë e kalojnë në formë të farave ose të kërcejve
nëntokësor.
Problemi më i madh gjatë dimrit të ftohtë paraqitet për shtazët që për vendstrehim
kanë këto pyje. Temperaturat e ulta dhe mungesa e ushqimit . Problemi i të ftohtit te disa
shtazë zgjidhet me anë të migrimit në vende më të ngrohta tek disa shpendë ose ndërrimi
i gëzofëve tek disa gjitarë. Mungesën e ushqimit disa shtazë e zgjidhin përmes mbledhjes
së një sasie të konsiderueshme rezervë (ketri) dhe më
pas bie në gjumin dimror. Gjatë këtij gjumi rritmi i
rrahjes së zemrës është në minimum (3-4 rrahje në
minutë ) temperatura e trupit ulet në 2-3˚C nga 37 sa
është normalja.) ariu para se të bjerë në gjumin dimëror
grumbullon sasi të mëdha të dhjamit në trup të cilat I
përdor gjatë kësaj periudhe. Karakteristikë për pyjet
djethërënëse është prania e stelës.
Stela formohet nga gjethet e rëna, degët e thata si dhe
ekskrementet e shtazëve të ngordhura.
Në stelë jeton numër imadh I bakterve,
këpurdhave dhe i shumë parruzorëve (skrajat,
qindkëmbëshit, akrepat etj.) të cilët e kanë si lëndë Fig.10.19.Vjollcat
ushqyese. Këta organizma e bëjnë grimcimin dhe
zbërthimin e stelës duke e kthyer në kripra minerale të
cilat bimët i përdorin gjatë procesit të fotosintezës.
Poashtu ajo është shumë e rëndësishme edhe për
ndihmesën që ofron në rruajtjen e temperaturës së tokës
gjatë dimrit.
Në pyje qoftë gjethëmbajtëse qoftë gjethërënëse,
për shkak të kurorës së drunjve depërtimi i dritës është i
vogël prandaj në katet e poshtme është mjaft errësirë.
Bimët që jetojnë në këtë pjesë problemin e dritës e kanë
zhgjidhur në dy mënyra:
1. një grup i bimëve zhvillimin e tyre e kryejnë gjatë
pranverës para gjethimit të bimëve drunore, kur drita Fig.10.20.Vjollcat
është e mjaftueshme, prandaj edhe emërtohen si bimë
pranverore.
Kur pylli gjelbërohet këto bimë tërhiqen në gjendje të qetësisë dhe kohën gjer në
lulzimin e ardhshëm e kalojnë në formë të kërcejve nëntokësor.
2. grupi I dytë përbëhet prej bimëve që mund ta kryejnë procesin e fotosintezës edhe me
sasi të vogla të dritës.
115

Pyjet tropikale
Janë të përhapura në të dy anët e ekuadorit dhe paraqesin pyjet më të pasura me lloje
bimore e shtazore. Ndryshe quhen edhe pyje të pashkelura emri pyje të pashkelura
njerëzve u asocon me xhunglën e pakalueshme
me orkide, gjarpërinj, majmunë, lloje të
panumërta të shpendëve dhe shtazëve
karakteristike për këtë lloj të biomit. Një
begatshmëri e tillë është arritur falë
temperaturave të volitshme përgjatë gjithë vitit
(20-30˚C) dhe rreshjeve të shpeshta dhe të
shumta (2000-4500mm në vit) llojllojshmëria e
bimëve është shumë e madhe dhe mund të Fig.10. 21 Pylli tropikal
arrijnë lartësi gjer në 50 metra.
Karakteristikë për to është se degëzohen vetëm në
pjesn e epërme të tyre,ku formojnë kurorë shumë të
dendur e cila e bën të padepërtueshme dritën në katet e
poshtme. Kjo bën që këto pyje të jenë mjaft të
errëtaprandaj edhe në katet e poshtme të këtyre pyjeve
jetojnë vetëm bimë që i përshtatet drita e zbehtë.
Në kërrcellin dhe degët e drunjëve të larta
zhvillohen shumë lloje të orkideve ,lianeve e bimë të
tjera kacavjerrëseku disa prej tyre arrijnë lgjatësinë Fig.10.22.Kameleoni
edhe mbi 200 metra.
Në pyjet tropikale jeton numri më i madh i lojeve shtazore duke filluar që nga insektet e
gjer te gjitarët, sidomos shquhen me lloje të
ndryshme të fluturave shumëngjyrëshe. Në
Amerikën Jugore jetojnë shpendët më të vegjël në
natyrë –kolibrat të cilët bëjnë pluhurimin e shumë
llojeve bimore si dhe laryshi papagajsh e shtazësh
tjera.
Në kërcellin dhe degët e drunjëve të larta
zhvillohen shumë lloje të orkideve, lianeve e bimë
të tjera kacavjerrëse ku disa prej tyre arrijnë
gjatësinë edhe mbi 200 metra. Fig.10.23. gjarpri
Në pyjet tropikale jeton numri më i madh i
lojeve shtazore duke filluar që nga insektet e gjer te
gjitarët, sidomos shquhen me lloje të ndryshme të
fluturave shumëngjyrëshe. Në Amerikën Jugore jetojnë
shpendët më të vegjël në natyrë –kolibrat të cilët bëjnë
pluhurimin e shumë llojeve bimore si dhe laryshi
papagajsh e shtazësh tjera.

Fig.10.24. papagalli
116

Fig.10.26. Lemurët
Fig.10.25. Shimpanzetë

Pyjet janë ekosistemet më të ndërlikuara dhe më të përsosura në natyrë, ato


njëkohësisht janë bazë e ekzistencës së botës së gjallë në tokë sepse janë prodhuesit
kryesor të materieve organike, rregullatorë të pastrimit të ajrit, furnizues të ajrit me
oksigjen dhe burim i bimëve mjekësore. Pyjet poashtu bëjnë rregullimin e rrjedhave ujore
dhe ruajnë tokën nga erozionet, përcaktojnë klimën e një rajon, përkatësisht e
modifikojnë atë gjer në 60 km largësi.
Sot lloje të shumta të pyjeve janë të rrezikuara nga zhdukja për shkak të
stërshfrytëzimit nga ana e njeriut. Kjo ka për pasojë pamundësimin e jetës së botës
shtazore por gjithashtu shkakton edhe çrregullim klimatik. Llogaritet se në botë çdo vit
shkatërrohen rrreth 18.000.000 ha pyje, ndërkaq një ha i pyllit të ahut të shëndoshë mund
të lidhë rreth 40 tonë pluhur, një dru ahu në ditë prodhon oksigjen për nevojat e 60
njerëzve apo një ha i pyllit të ahut në vit prodhon 21 tonë oksigjen.

Bimet barishtore
Në pjesën e tokës ku kushtet janë të pavolitshme për zhvillimin e pyjeve janë të
përhapura biomet ku dominojnë bimët barishtore.
Për zhvillimin e tyre rolin kryesorë e kanë faktorët
klimatikë rajonet ku janë të përhapura këto bimë
(kushte të klimës mesatare) cilësohen me dimra të
ftohtë dhe verë të nxehta dhe të thata, ndërsa në
viset subtropike me dimra të butë dhe të pasur me
rreshje dhe verë të gjatë dhe shumë të thatë.Në
kuadër të biomeve barishtore hyjnë:
Stepat
Savanet
Livadhet dhe
Kullotat. Fig.10.27. Livadhet
117

Stepat
Përfshijnë rajone të gjëra rrafshinore të brezit me klimë mesatare të Evropës, Azisë dhe
Amerikës Veriore. Në stepa është e përhapur vetëm bimësia barishtore e përfaqësuar nga
llojet e familjes së fluturoreve, zhabinoreve por me dominim të barërave. Krahasuar me
pyjet, stepat kanë ndërtim më të thjeshtë, edhepse edhe këtu dallohet kati i bimëve të larta
dhe i atyre të ulëta barishtore.
Karakteristike është se në stepa gjatë periudhës vegjetative (pranvera) zëvendësohen
llojet e ndryshme të cilat ciklin e zhvillimit të tyre e kryejnë për një kohë të shkurtër,
prandaj në stepa vërehet laramani e lljeve të ndryshme në fazat e zhvillimit të tyre.
Periudhën e pavolitshme vegjetative (dimrin) bmët e stepave e kalojnë në formë të
farave ose të kërcejve nëntokësorë të cilët në
pranverëne ardhshme zhvillohen si bimë të reja.
Nga bota shtazore në stepa jetojnë numër i
konsiderueshëm insektesh, fluturash, shpendësh
të cilët me pupla i përshtaten dhe shumë gjitarë e
brejtës të cilët në tokë formojnë korridore të
shumta
Në stepat e Amerikës Veriore jeton edhe bizoni.
dikur bizoni ka qenë shumë i pranishëm në këto
stepa dhe ka paraqitur kafshën kryesore të këtyre
viseve. Nga gjuetia e pakontrolluar numri i tyre Fig.10.28.Pamje të savanës
është zvogëluar shumë, kështu që sot gjendet
vetëm në rezervate të mbrojtura.shumë nga llojet
shtazore për t’u mbrojtur nga armiqtë e tyre gjatë
ditës, jetën e kalojnë nën sipërfaqen e tokës. Në
gjah dalin kur bie muzgu ose gjatë natës.
Shpendët çerdhet e tyre I bëjnë në bar,ku i
vendosin vezët të cilat me ngjyrën e tyre i
përshtaten vendit ku janë të vendosura dhe bëhen
të padallueshme për armiqtë.
Sot pjesa më e madhe e stepave janë shndërruar
në tokë të punueshme, ku mbillen kulturat
bimore(gruri, elbi, misri, patatja etj) Fig.10.29.Elefanti
Savanat
Përfshijnë sipërfaqe të mëdha të viseve suptropike sidomos në Afrikë ku dominon
vegjetacioni i lartë barishtor me prani të drunjëve
mjaft të rrallë . Rajonet ku janë të shtrira savanat
karakterizohen me dimra mjaft të butë dhe me
shumë rreshje dhe vera të nxehta dhe të thata.
Periudha e thatësisë mund të zgjasë deri në 7
muaj.
Në savanë dominojnë bimët barishtore të
familjeve të ndryshme. Zhvillohen kryesisht gjatë
periudhës me lagështi. Nga bimët drunore
Fig.10.30 Hienat
karakteristike është lloji Adansonia digitata
(baobab). Ky dru është mjaft i rrallë. Arrin gjatësinë deri në 25 metra dhe gjerësi të
118

kërcellit deri në 9 metra. Jeton dei 5000vjet. Mjaftë të përhapura janë edhe llojet shkurore
të akacieve. Këto shkurre kanë formë të ombrellës në hijen e tyre gjejnë strehim shumë
shtazë gjatë periudhave të nxehta.
Bota shtazore në savanë është shumë e pasur posaqërisht me gjitarë bimëngrënës
por edhe mishngrënës. Rëndom shtazët në gjah dalin në fillim të muzgut, ndërsa gjatë
ditës pushojnë në hije të bimëve të ndryshme. Në savanë hasen kope të mëdha të
antilopave, zebrave, buajve, elefantëve, por edhe shtazë mishngrënëse si luani, gepardi,
leopardi, etj. Gjatë periudhës së thatësisë shtazët migrojnë prej një vendi në tjetrin duke
kërkuar burime të ujit dhe ushqim.

Livadhet dhe kullotat


Paraqesin ekosistemet barishtore të krijuara kryesisht nga veprimtaria e njeriut me
prerjen e pyjeve dhe me tharjen e moçaleve .
Ekzistojnë edhe livadhe të krijuara nga vetë natyra.të tillat hasen në pellgjet e lumenjve
rrafshinorë.
Dallimi në mes të livadheve dhe kullotave
ppërqëndrohet në faktin se livadhet përbëhen
prej bimëve të larta barishtore dhe kositen disa
herë në vit, ndërsa kullotat përbëhen prej
bimëve të ulëta barishtore, të cilat bagëtija i ha
gjatë kohës së kullosës.
Nëse livadhet nën kujdesin e njeriut nuk
kositen rregullisht, e në kullota nuk kullotë
bagëtia pas një kohe aty do fillojnë të rriten
shkurre e më vonë edhe drunjë. Ky është tregues për prejardhjen e tyre. Livadhet dhe
kullotat cilësohen me begati të shumëllojtë bimore e shtazore.
Nga llojet bimore rriten: grami, tërfili, telishi, zhabinorja e livadheve etj, të cilat
formojnë bashkësi jetësore të dendur. Nga shtazët
në livadhe më së shumti hasen merimanga,
karkalecat, milingonat,brumbujt, bletët etj.
Shumica e tyre ngjyrën e trupit ia përshtasin
mjedisit, kështu që vështirë dallohen nga armiqtë.
Nga shpendët gjenden: stërqoku, fazani, thëllëza,
harabeli etj. Ndërsa nga gjitarët lepuri, lloje të
ndryshme brejtësish, urithi etj.
Shkretëtirat
Shtrihen në shumë rajone të botës, duke përfshirë
sipërfaqe të mëdha. Shkretëtira më e madhe në botë
është ajo e Saharasë e cila shtrihet në pjesën veriore
të Afrikës.
Mjaft të njohura janë edhe ato të Arabisë, Gobi në Azi si dhe sipërfaqet shkretinore të
Amerikës Veriore e Australisë etj
Shkretëtirat cilësohen gjatë vitit, me temperatura të larta të ajrit dhe tokës gjatë ditës (mbi
50˚ C) dhe të ulta gjatë natës (deri në 0˚C). Substrati është kryesisht ranor ose guror,
prandaj kushtet e tilla jetësore kushtëzojnë jetën e një numri të vogël të llojeve bimore e
shtazore..
119

Bimët zhvillohen kryesisht në pranverë kur sasia e rreshjeve është pak më e madhe.
Bimët më të përhapura nëpër shkretëtira janë kaktusët. Karakteristikë kryesore e tyre janë
indet ujëmbajtëse , ku grumbullohet uji, prandaj edhe quhen bimë sekulente. Vetëm në
oaza hasen disa lloje të bimëve barishtore dhe palma.
Nga llojet shtazore hasen disa lloje të gjarpërinjve, hardhucave, devetë një dhe dy
gungore, kojoti, minj, si dhe lloje të insekteve

fig 1. gjarpri i shkretëtirës ,fig 2. kaktusi fig 3. deveja dygungore


fig 4. deveja njëgungore

Rreziku nga ndryshimet klimatike


Në vitet e 80-ta të shek xx stacionet satelitore meteorologjike lajmëruan për qarjen e
mbështjellësit të ozonit, nga kjo qarje mundësia e depërtimit të papenguar të rrezeve
ultra vjollcë është I paevitueshëm. Ndikimi I tyre negativ vërehet në trupin e bimëve,
shtazëve e edhe te vet njeriu.
Njeriu gjatë periudhave të ndryshme kohore ka shfrytëzuar të mirrat që ia ka ofruar
toka . Duke qenë i pakujdesshëm, ai e ka ndotur dhe shkatërruar atë në masë të
pakthyeshme. Në shumë vende ka bërë shkatërrim të biocenozave jetësore. Përdorimi
I pesticideve ka ndikuar gjithashtu në ndotje të ambientit jetësor dhe zhdukje zë
gjallesave të dobishme për tokën.
Përpunimi i metaleve, mjeteve teknike e teknologjike në veqanti zhvillimi industrial
kanë ndikuar në shkatrrimin e pyjeve, stepave, mjediseve jetësore me lagështi etj.
Konsiderohet se njeriu gjatë periudhës së revolucionit teknik e teknolgjik ka varfëruar
pyjet për mëse 50%.
Ndryshimet klimatike kanë vështirësuar jetën e njeriut në aspektin ekologjik e
material, prandaj sot vendet e zhvilluara hartojnë programe miliardëshe në funksion
të mbrojtjes së funksionimit të rregullt të biosferësnë tërësi.

You might also like