You are on page 1of 16

DITURI NATYRE 1

PLANI VJETOR LËNDOR

BOTIME PEGI
Viti shkollor: 2020-2021
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE KYÇE, QË REALIZON FUSHA E SHKENCAVE TË NATYRËS,
PËR KLASËN E PARË
I. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
1. Paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup;
2. Përshkruan në forma të ndryshme shprehëse mjedisin natyror me të cilin rrethohet apo ndonjë ngjarje shoqërore dhe e
prezanton atë para të tjerëve.

II. Kompetenca e të menduarit


1. Gjen veçoritë e një objekti, dukurie apo të një ngjarjeje të dhënë, ndan dhe krahason më pas në grup gjetjet e veta;
2. Krahason objektet, materialet e paraqitura nga mësuesi duke i klasifikuar ato sipas formave, madhësive, ngjyrave, përbërjes,
vjetërsisë etj. dhe tregon funksionin që kanë në natyrë apo në shoqëri;
3. Gjen dhe ndan në grupe të përbashkëta dallimet ndërmjet gjallesave, ngjarjeve, dukurive të njohura si dhe shkruan për to, të
paktën gjysmë faqeje fletoreje (rreth 250 fjalë) apo i paraqet në njërën nga format shprehëse;
4. Ndërton tekste, objekte apo animacione sipas imagjinatës, në bazë të elementeve apo të materialeve të dhëna;
5. Arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së një problemi në kohëzgjatje nga 3-5 minuta.

III. Kompetenca e të nxënit


1. Përzgjedh materialet/mjetet si: letrën, plastelinën, shkopinjtë, ngjyrat, numëratorin etj., për kryerjen e një detyre të caktuar dhe
arsyeton zgjedhjen që ka bërë;
2. Ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në material për të realizuar një veprimtari/aktivitet/detyrë që kërkohet;
3. Parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën /problemin/ detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit;
4. Zgjidh në mënyrë të pavarur problemin, detyrën e dhënë dhe paraqet para të tjerëve mënyrat e mundshme të zgjidhjes;
5. mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë apo aktivitet, duke përdorur teknika të ndryshme për gjetjen e
gabimeve (si shënim të gabimeve, të vështirësive) dhe i korrigjon ato;
6. Grumbullon dhe klasifikon materialet e performancës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal;
7. Identifikon njohuritë që ka, të cilat e ndihmojnë për të kryer një detyrë apo veprimtari të caktuar dhe kërkon këshilla e
informacion për kapërcimin e vështirësive.

IV. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


1. Përgatit një plan të thjeshtë ditor, me shkrim, vizatim, shenja apo simbole, për dy-tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh
kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës;
2. Kontrollon mjetet/materialet dhe kohën, që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre/ aktiviteti (në klasë, në shkollë apo
jashtë saj);
3. Diskuton me moshatarët për mënyrën e sjelljes së nxënësve në klasë apo për një grup të caktuar njerëzish në raport me të
tjerët apo me mjedisin që e rrethon gjatë realizimit të një aktiviteti të caktuar;
4. Gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet aktiviteteve, që organizohen në shkollë me ato në shtëpi dhe i përshkruan në
mënyrë individuale përmes njërës prej formave të të shprehurit duke i diskutuar në grup;
5. Identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/veprimtarie
në klasë, në shkollë, në mjedisin shtëpiak, në lagje/komunitet;
6. Diskuton në grup për hapësirat e pastra, të sigurta në mjedisin që e rrethon dhe tregon të paktën një mënyrë veprimi për
mbikëqyrje apo për përmirësim të gjendjes.

V. Kompetenca personale
1. Paraqet para të tjerëve rregullat themelore të higjienës personale dhe të higjienës së mjedisit në të cilin jeton dhe vepron;
2. Bën një listë me ushqimet që konsumon dhe i rendit ato sipas rëndësisë që kanë për shëndetin dhe mirëqenien e vet si dhe
ndërmerr masa parandaluese për t’u mbrojtur nga sëmundjet që shkaktohen nga papastërtitë dhe përdorimi i tepruar i tyre
(duke përdorur një nga format shprehëse, si: shkrim, vizatim etj.);
3. Tregon mënyrën e përdorimit dhe të menaxhimit të kohës së lirë në të mirë të shëndetit dhe të mirëqenies së vet duke ndarë
përvojat me të tjerët;
4. Përkujdeset për një mjedis të shëndetshëm gjatë realizimit të një aktiviteti, duke krijuar kushte të përshtatshme pune (ajrosje,
ndriçim, shfrytëzim maksimal të hapësirës, mbajtje të pastërtisë, mbajte të rregullt të sendeve që e rrethojnë etj.).
VI. Kompetenca qytetare
1. Prezanton rolet dhe detyrat e anëtarëve të familjes së vet apo të ndonjë grupi, në të cilin është pjesëmarrës (grup loje, aktiviteti),
tregon detyrat dhe i diskuton me bashkëmoshatarët;
2. Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup, në klasë, për realizimin e aktivitetit, të mirësjelljes,
të pastërtisë etj.;
3. Arsyeton nevojën e zbatimit të rregullave në lojë, në klasë dhe shkollë, në rrugë apo në familje dhe paraqet pasojat e
moszbatimit të ndonjë rregulli në shembullin e caktuar;
4. Shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke e dëgjuar në
mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të
caktuar;
5. Identifikon personat dhe shërbimet e nevojshme nga të cilët kërkohet ndihma në situatat e rrezikut për shëndetin e vet, fizik apo
mendor.
VII. Kompetenca digjitale
1. Njeh disa mjete të thjeshta të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit;
2. Tregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet auditive, audio-vizuale apo nga mësuesi), me përmbajtje jo më shumë se një
faqe teksti;
3. Realizon punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë për të shprehur
emocionet e tij;
4. Kupton rëndësinë e ruajtjes së të dhënave individuale (emri, mbiemri, adresa e shtëpisë, mosha) dhe të mospublikimit të tyre në
asnjë burim informacioni të palicencuar.

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË FUSHËS SË SHKENCAVE TË NATYRËS, PËR KLASËN E


PARË

1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre


a) Identifikon një problem ose përcakton një grup problemesh;
b) Përdor strategji të ndryshme eksplorimi;
c) Vlerëson qasjen e vet dhe të të tjerëve.

2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore

a) Familjarizohet me rolet dhe funksionet e mjeteve, teknikave, instrumenteve dhe procedurave shkencore dhe teknologjike;
b) Përdor mjete, objekte dhe procedura të ndryshme në përputhje me situatat dhe mënyrat e përdorimit të tyre në to;
c) Vlerëson ndikimin e mjeteve, instrumenteve dhe procedurave.

3. Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës

a) Familjarizohet me gjuhën e jetës së përditshme që lidhet me shkencën dhe teknologjinë;


b) Përdor gjuhën e simboleve dhe të jetës së përditshme për shkencën dhe teknologjinë;
c) Përdor në mënyrë efektive gjuhën e simboleve dhe të jetës së përditshme për të formuluar pyetje dhe për të argumentuar
përgjigjet.
TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT PËR KLASËN E PARË

Tematikat Përmbajtja sipas tematikave Orët mësimore për tematikë

DIVERSITETI Diversiteti dhe klasifikimi i gjallesave


Qëniet e gjalla
 Bimët dhe kafshët si qenie të gjalla 12

 Kuptimi për vendbanimin (habitatin)


 Diversiteti i materialeve

Bimët
 Pjesët e bimës

 Bimët dhe drita

Njerëzit dhe kafshët

 Ngjashmëritë dhe ndryshimet midis njerëzve

 Ushqimet dhe pijet e shëndetshme

 Shqisat

Diversiteti i materialeve
 Materialet
5
 Përdorimi i materialeve

 Klasifikimi i materialeve

CIKLET Ciklet te bimët, kafshët dhe njeriu


 Rritja dhe ndryshimi te bimët,
5
 Rritja dhe ndryshimi te kafshët përfshirë dhe njeriun

NDËRVEPRIMET Ndërveprimi i trupave


Shtytja dhe tërheqja
 Lëvizja 7

 Shtytja dhe tërheqja

 Ndryshimet në lëvizje

ENERGJIA Energjia

Tingulli

 Burimet e tingullit 6

 Përhapja e tingullit
 Dëgjimi i tingullit
Totali 35

PERIUDHA I
FUSHA: Shkencat e natyrës
LËNDA: Dituri natyre
KLASA E PARË

PERIUDHA I (SHTATOR-DHJETOR)
Tematika Kapitulli Nr. Temat mësimore Situata e Metodologjia Vlerësimi Burimet
parashikuar e të dhe
nxënit veprimtaritë e
nxënësve

Diversiteti Gjallesat 1 Bimët dhe kafshët si Albumi i Metoda të të Vlerësimi formal: Aparat fotografik,
dhe dhe rritja e qenie të gjalla fotografive të nxënit aktiv:  shumëllojshmëri pasqyra,
klasifikimi i tyre (Gjallesë apo jo nxënësve të  diskutime a e përgjigjeve, fotografi të
gjallesave gjallesë, f. 38-39) klasës. në grup (të përfshirë nxënësve dhe të
Nxënësit krijojnë folurit, të vizatimet, gjërat familjeve të tyre,
albumin e dëgjuarit); e shkruara, figura të njerëzve,
fotografive dhe të  të shkruarit bisedat me njëri- të marra nga
tri pëlqimeve të aktiv; tjetrin dhe revista të
tyre, duke  prezantime; paraqitja e ideve; ndryshme,
evidentuar  vizitë në  plotësimi i fjalive gërshërë,
ngjashmëritë dhe terren; në Librin e ngjitës
Gjallesat dallimet mes tyre.  trajtim i të nxënësit;
dhe rritja e  dhënave;  plotësimi i
tyre 2 Proceset jetësore të detyrës ose i vegla muzikore,
qenieve të gjalla (Të veprimtarisë në si: trekëndëshi,
ngrënët dhe të pirët f. Veprimtari të fund të mësimit; ksilofoni, daullja,
42) nxënësit:  vetëvlerësimi; objekte me ngjyra,
 vlerësimi në çift; si: lodra, fruta,
 veprimtari  vlerësimi i punës lapsa me ngjyra
zbuluese, në grup; për secilën ngjyrë
 vlerësimi i të ylberit,
 veprimtari
Rritja e artikuj ushqimorë
3 Nevojat e qenieve të Vlerësim me shkrim, detyrave të
bimëve të ëmbël e të
gjalla (Për çfarë kanë përmbledhës  diskutim shtëpisë;
kripur,
nevojë bimët që të Prova e bimës në  pyetje,  prezantimi me artikuj me aroma
rriten f. 94-97) errësirë  veprimtari gojë ose me të ndryshme,
në grup, shkrim. artikuj me pëlhura
4 Nevojat e qenieve të  veprimtari të ndryshme.
gjalla (Për çfarë kanë
nevojë bimët që të individuale,
rriten f. 94-97)  veprimtari Vlerësim
në çift, përmbledhës:
Rritja e 5 Pjesët kryesore të Tabelë me  veprimtari
bimëve bimëve (Pjesët e një paraqitjen e matëse,  detyrë me shkrim
bime f. 84) pjesëve të bimës. ose me gojë;
 detyrë
Gjallesat 6 Përshtatja e bimëve në Diskutim me përmbledhëse me
dhe rritja e habitatin ku jetojnë album të produkt.
tyre (Ku jetojnë kafshët dhe kafshëve në
bimët, f. 40- 41) mjedise të
Rritja e 7 Nevoja e bimëve për ndryshme.
bimëve t’u rritur (Rritja e
bimëve f. 86)
Rritja e 8 Veprimtari praktike Eksplorimi i
bimëve “Eksplorimi i bimëve bimëve që rriten
në mjedisin ku rriten” rreth shkollës.
(Çfarë mësuam për
rritjen e bimëve f. 98)

Gjallesat 9 Përshtatja e kafshëve Enciklopedia për


dhe rritja e në habitatin ku jetojnë fëmijë.
tyre (Çfarë mësuam për
gjallesat dhe rritjen e
tyre f.48)

Vetja ime 10 Pjesët kryesore të Enciklopedia për Fletë A4, çanta,


jashtme te trupit të fëmijë rrip për të mbyllur
trupit të njeriut (Trupi sytë, objekte të
ynë f. 8) Veprimtaria ashpra, objekte të
Gjallesat 11 Të ushqyerit e zbuluese në lëmuara, objekte
dhe rritja e shëndetshëm (Të Librin e nxënësit. prej materialeve të
tyre ngrënët dhe të pirët f. ndryshme,
42)
12 Roli i shqisave në jetën Loja e shqisave
Vetja ime e njeriut (Pesë shqisat
f. 10) Nxënësit luajnë
për të gjetur
objekte të
ndryshme duke
“bllokuar” njërën
nga pesë shqisat.

13 Test 1

PERIUDHA II (JANAR – MARS)


Tematika Kapitulli Nr. Temat mësimore Situata e Metodologjia dhe Vlerësimi Burimet
parashikuar e veprimtaritë e
të nxënit nxënësve

Materialet 1 Përbërja e Materiale të Metoda të të Vlerësimi formal: Komplete


objekteve të ndryshme në të nxënit aktiv:  Shumëllojshmëria figurash që
ndryshme tria gjendjet: te  diskutime në e përgjigjeve tregojnë fazat e
(Materiale të ngurtë, të lëngët grup (të folurit, përfshirë jetës së njeriut,
ndryshme f. 18) dhe të gaztë. të dëgjuarit), vizatimet, gjërat e metër.
 të lexuarit shkruara, bisedat
2 Vetitë fizike të Prova me aktiv, me njëri-tjetrin Fotografi,
materialeve të materiale të  të shkruarit dhe paraqitja e vizatime, CD ose
Materialet jetës së ndryshme për të aktiv, ideve; video të familjeve
përditshme nxjerrë vetë  prezantime;  plotësimi i fjalive njerëzore apo të
(Vetitë e vetitë fizike të  luajtje rolesh në Librin e kafshëve.
materialeve f. 20) tyre. ose teatër, nxënësit;
3 Klasifikimi i Vlerësim  trajtim i të  plotësimi i detyrës
materialeve përmbledhës dhënave, ose i veprimtarisë
(Metalet dhe  zgjidhje e në fund të mësimit
jometalet f. 28) problemit; që mund të
 vizitë në terren, rezultojë me
p.sh. fermë, produkt;
 teknologji e  vetëvlerësimi;
informacionit,  vlerësimi në çift;
 regjistrime  vlerësimi i punës
Materialet në grup;
Ndërveprim Materialet 4 Objekte që thithin Prova për video dhe Shesh i lirë,
audio,  vlerësimi i
i i trupave dhe nuk thithin thithjen e ujit detyrave të pajisje sportive,
ujë ( Grupimi i nga pambuku,  lojëra dhe si: topa, thasë me
simulime. shtëpisë;
objekteve f. 32) letra, plastika, kokrriza, litar
  prezantimi me
metali etj. kërcimi, rrathë,
Veprimtari të gojë ose me stola ose tra
nxënësit: shkrim. ekuilibri.

5 Cikli i jetës së një Paraqitja e  veprimtari


bime me farë ciklit të jetës së zbuluese,
Rritja e (Rritja e bimëve f. një bime me  veprimtari me
bimëve 86) vizatim shkrim,
6 Të vegjlit dhe Album me foto  diskutim Karton, kuti
ngjashmëria e tyre të familjes, që  veprimtari në kartoni e
me prindërit nga gjyshërit e grup, valëzuar, dru i
(Familjet f. 44- deri te  veprimtari punueshëm,
Gjallesat 45) pjesëtarët më të individuale, ngjitës i
dhe rritja rinj të familjes.  veprimtari në lëngshëm, sende
e tyre çift, për të bërë rrota,
 veprimtari kunja lidhëse,
matëse, llastiqe gome,
 veprimtari tullumbace, susta.
7 Ndryshimet që
pëson gjatë ciklit Enciklopedia krijuese,
të jetës pula, për fëmijë  veprimtari
bretkosa, flutura, Veprimtaria ndërtuese,
njeriu, një kafshë zbuluese në  lojë.
Gjallesat shtëpiake Librin e
dhe rritja (Familjet f. 46 nxënësit.
e tyre dhe material
plotësues)
8 Ndryshimet që Bimë të fishkura,
pëson gjatë ciklit ujitëse, tri enë me
të jetës pula, Veprimtaria përzierje dheu me
bretkosa, flutura, zbuluese në pleh, kërcej
Gjallesat njeriu, një kafshë Librin e selinoje të freskët
dhe rritja shtëpiake nxënësit. dhe të fishkur,
e tyre (Material materiale
plotësues) krijuese.
9 Veprimtari
praktike
"Vizatimi i ciklit Veprimtaria me
të rritjes së bimës mbjelljen dhe
Rritja e së fasules" zhvillimin e
bimëve (f. 91) bimës.
10 Mënyrat e Vlerësim
ndryshme të përmbledhës
lëvizjes së trupave
(Si lëvizin gjërat
Shtytja f. 52-55)
dhe
tërheqja
Shtytja 11 Lëvizja e trupave Lodra që
dhe si pasojë e tërhiqen dhe
tërheqja tërheqjes dhe e shtyhen
shtytjes
(Më shpejt ose më Veprimtaria
ngadalë f. 56) zbuluese në
12 Testi 2 Librin e
nxënësit.
PERIUDHA III (PRILL-QERSHOR)
Tematika Kapitulli Nr. Temat mësimore Situata e Metodologjia dhe Vlerësimi Burimet
parashikuar e veprimtaritë e
të nxënit nxënësve

Shtytja 1 Veprimtari Cilat objekte Metoda të të Vlerësimi formal: Letër, lapsa,


dhe praktike "Lëvizja mund të nxënit aktiv:  Shumëllojshmëria stilolapsa, metër
tërheqja e trupave si pasojë tërheqim? Kë  diskutime në e përgjigjeve, shirit ose metër
e tërheqjes dhe e tërheqim? grup (të folurit, përfshirë shkop, tabakë
shtytjes” (Vëzhgo të dëgjuarit), vizatimet, gjërat e letre.
gjërat në lëvizje f.  të lexuarit shkruara, bisedat
60) aktiv, me njëri-tjetrin
2 Shpejtimi dhe Mulli me erë,  të shkruarit dhe paraqitjen e Letra, lapsa,
ngadalësimi i helika që aktiv, ideve. stilolapsa,
Shtytja lëvizjes së një rrotullohet  prezantime,  Plotësimi i fjalive fotografi
dhe trupi (Më shpejt flamuri që  luajtje rolesh në Librin e makinash me
tërheqja ose më ngadalë f. valëvitet etj. ose teatër, nxënësit. sirena, video
58)  trajtim i të  Plotësimi i detyrës kafshësh
dhënave, ose i veprimtarisë grabitqare në
 zgjidhje e në fund të natyrë, materiale
problemit, mësimit, që mund tekstile të
të rezultojë me ndryshme.
 vizitë në terren,
3 Ndryshimi i produkt. Një gamë lodrash
p.sh. fermë,
mënyrës/drejtimit  Vetëvlerësimi. lëvizëse,
 teknologji e
të lëvizjes së një Veprimtaria  Vlerësimi në çift. përfshirë makinat
Shtytja informacionit,
trupi (Vëzhgo zbuluese në  Vlerësimi i punës lodër.
dhe gjërat në lëvizje f. Librin e  regjistrime
video dhe në grup.
tërheqja 62) nxënësit.
audio,  Vlerësimi i
4 Ndalimi i lëvizjes Vlerësim detyrave të
së një trupi përmbledhës  lojëra dhe
simulime. shtëpisë.
(Çfarë mësuam
 Prezantimi me
për shtytjen dhe
tërheqjen f. 64-65, gojë ose me
Shtytja material shtesë Veprimtari të shkrim.
dhe për forcën e nxënësit:
tërheqja fërkimit)
 veprimtari Vlerësim
Tingujt 5 Burimet e tingullit Çfarë ndodh me zbuluese, përmbledhës: Lapsa me ngjyra
(Të flasësh dhe të tingujt kur  veprimtari me  Detyrë me shkrim – të verdhë, të
dëgjosh f. 68) largohemi prej shkrim, ose me gojë. gjelbër dhe kafe;
tyre?  diskutim,  Detyrë tabakë të bardhë
 pyetje, përmbledhëse, si: letre,
Veprimtaria lojë  veprimtari në produkt i marrë në
Tingujt zbuluese në grup, grup, në çift ose
Librin e  veprimtari individualisht.
nxënësit. individuale,
Tingujt 6 Përhapja e Sa më pak  veprimtari në
tingullit (Tingujt zhurmë çift, Vizore ose metër
dhe lëvizja f. 74) shirit, lapsa me
 veprimtari
7 Dëgjimi i Nxënësit matëse,
ngjyra.
tingullit. Tinguj të skicojnë dhe
 veprimtari
Tingujt ulët dhe të lartë presin putrën e
krijuese,
(Krahasimi i një kafshe
grabitqare, duke  veprimtari
tingujve f. 78)
zgjedhur edhe ndërtuese,
8 Projekt
ndërlëndor materialin e  veprimtari
“Prodhimi, përshtatshëm. mbjelljeje
përhapja dhe lulesh,
përdorimi i  lojë.
tingujve nga
burime
të ndryshme”
(Çfarë mësuam
për tingujt f. 80)
9 Projekt
ndërlëndor Veprimtaria
“Prodhimi, zbuluese në
përhapja dhe Librin e
përdorimi i nxënësit.
tingujve nga
burime
të ndryshme”
10 Testi 3

You might also like