You are on page 1of 17

Etika shkencore

Duke e parë shkencës si formë të praktikës njerëzore, respektivisht


mënyrë të sjelljes njerëzore ndaj botës dhe jetës, etika shkencore
merret me kërkesat morale që vendosen para shkencëtarëve në
punën e tyre shkencore.
Edhe pse zhvillimi i shkencës moderne, nga e fillimi e shumë më
vonë, është i lidhur me bindjen dominuese të shkencëtarëve se
shkenca nuk ka asgjë të bëj me etikën dhe me asnjë pikëpamje
teologjike ndaj botës dhe se puna e tyre shkencore duhet të zhvillohet
në liri të plotë, pa ndërhyrjet politike apo çfarëdo ndërhyrje të tjera,
megjithatë, gjithnjë e më shumë del në pah dhe se shkenca nuk është
neutrale në pikëpamje të vlerës, se sot është në ndërlidhje të ngushtë
me fuqinë politike, që vetvetiu paraqet lloj të veçantë të fuqisë
politike, sepse përmes institucioneve shkencore është e lidhur me
qendrat dominonte të qeverisëse të fuqisë57 dhe se shkencëtarët për
fuqinë që posedojnë bartin përgjegjësi morale në punën deh
angazhimin e tyre shkencor — për metodat, veprimet hulumtuese,
eksperimentet, zbulimet dhe pasojat e padëshirueshme të tyre apo
ambivalente, për raportin ndaj praktikave të tjera të së vërtetës dhe
raportin ndaj konstalacioneve të tjera të fuqisë.
____________________________________________________________
57. Për luftërat shkencore dhe rëndësinë e thirrjes shkencore në ët vërtetën, për shkencën
moderne si proces e jo ngjarje, për atë që shkenca është kreative e jo bazike dhe si e tillë duhet
të jetë në harmoni me ndryshimet demokratike dhe transformimet e jo me fuqinë politike,
diskuton, për shembull, Isabelle Stengers në librin e saj The Invention of Modem Science,
University of Minnesota Press, 2000.

Me fjalë të tjera, gjithnjë e më shumë është parë dhe shihet se liria e


hulumtimit shkencor duhet të jetë, sikur edhe çdo tjetër, liri e
përgjegjshme morale.
Përgjegjësia e shkencëtarëve në punë e tyre shkencore në etikën
shkencore pasqyrohet në dy drejtime: interno dhe ekstern.

1
Në drejtimin interno kjo përgjegjësi del nga etosi i titullit shkencor.
Ajo pasqyrohet, në rend të parë, në kërkesën që synohet e vërteta,
objektiviteti, siguria, besnikëria, dhe që sa më sigurtë të konfirmohet
se si gjëja e zbuluar/shpikur apo e njohur do të “sillet” në jetën reale.
Në kahjen eksterne shkencëtarët kanë përgjegjësi ndaj shoqërisë,
përgjegjësi kjo që pasqyrohet në pasjen parasysh të rreziqeve
potenciale, rreziqeve, mosmarrëveshjeve, pasojave të
parashikueshme të dëmshme dhe mudnësisë së keqpërdorimit të
projekteve të ndryshme shkencore. Në këtë kontekst Hans Jonas
apelon për një <<vetëcensurë vullnetare e cila fuqisë sonë të rritur në
masë të madhe nuk guxon t’i lejoj të na mund edhe vetë ne apo ata që
do të vinë pas nesh>>.58
Çështje me rëndësi që trajtohen në diskutimet bashkëkohore në
fushën e etikës shkencore janë:
- përgjegjësia morale për mudnësitë e suksesit apo mossuksesit
(gjasat dhe rreziqet) në projektet shkencore
- institucionet dhe organizatat shkencore si subjekte të përgjegjësisë
moraloetike (anonimiteti në hulumtimet shkencore, ndërlikushmëria,
numri i madh i pjesëmarrësve);
- përgjegjësia e shkencëtarëve në raport ndaj komercializimit dhe
shkencës profitabile;
- implikimet moraloetike të eksperimenteve shkencore;
- drejtësia në qasjen e qytetarëve ndaj informacioneve shkencore,
projekteve dhe strategjive;
___________________________________________________________
58. Hans Jonas, Technik, Medizin und Ethik — Zur Praxis des Princips Verant/ortung,
Frankfurt/M, 1985. faqe 80. si dhe 108.

- kuptimësia etike e strategjive ekonomike dhe politike të


hulumtimeve shkencore;
- përgjegjësia e shkencëtarëve para audijencës (çështja e fshehtësisë së
hulumtimeve shkencore).

2
Etika teknike
Pasi që teknika paraqet shprehjen e fuqisë njerëzore, edhe atë të
fuqisë enorme në rrethanat dhe shprehjet moderne civilizuese, etika
tehnike merret me hipotezat etike të prodhimit dhe përdorimit të
teknikës moderne e cila përmban sfida dhe implikacione krejtësisht të
reja moralo-etike, specifike, komplekse dhe afatgjata. Këto sfida dhe
implikime, sipas Hansu Jonasit59, janë rrjedhojë e orientimeve të
rëndësishme të teknikës moderne. Ambivalenca e veprimit të
teknikës përbëhet nga ajo që përdorimi i fuqisë së saj nuk është
evidente në aspektin morealoetik. Në fakt, edhe kur përdoret për
qëllime të veta të drejta dhe legjitime, teknika në labirintet e
hipotezave kuantitative për pasojat përfundimtare në vete ka një anë
të rrezikshme e cila, shikuar në periudha të gjata kohore, mund ta
ketë fjalën e fundit.
Veçoria tjetër e rëndësishme e teknikës moderne përbëhet nga ajo se
në vete ka detyrimin që gjithnjë e më shumë në vëllimin shoqëror të
aplikohet. Aporti i asaj distance relevante moraloetike mes fuqisë dhe
të veprosh, të dish dhe ta aplikosh, të kesh dhe të zbatosh ndonjë fuqi
nuk vlenë për fondin e aftësisë teknike të shoqërisë.
Aspekti i tretë i teknikës moderne që na vendos para sfidave të reja
moraloetike, specifike, komplekse dhe afatgjata pasqyrohet në
përmasat globale të veprimit të teknikës. Në fakt, veprimi isa saj
përshkon tërë botën dhe në shumë breza të ardhshëm.
_____________________________________________________________
59. Hans Jonas, <<Technika, etika dhe shkathtësia biogjenetike>>, në: Filozofia e epokës
moderne III, filozofia e teknikës, Abdulah Sharqeviq, Sarajevë 1991. faqe 238-258.

Duke kaluar horizontin e fqinjësisë hapësinoro-kohore, veprimi i


teknikës moderne e thyen monopolin antropocentrik të shumicës së
sistemeve të mëhershme etike. Në këtë thyerje të së drejtës së njeriut
që vetëm ndaj tij të ketë kujdes dhe vetëm atij t’i dhurohet udhëtimi
mrekullibërës gjendet arsyeja e katërt për qasje etike të veprimit
teknik të njeriut modern. Potenciali apokaliptik i teknikës moderne

3
që gjendet në aftësinë e saj për ta vënë në rrezik ekzistencën e llojit
njerëzor apo të shkatërroj kushtet e jetësë në tokë na vendos para
çështjes metafizike me të cilën etika deri më tani praktikisht kurrë
nuk ishte përballur: pse vallë do duhej të ekzistonte jeta? Prej aty
jepet imperativi kategorik që njerëzimi duhet të ekzistoj dhe të gjitha
dhe të gjitha ecjet teknike në të cilat ekziston rreziku i shkatërimit të
tij duhet të përjashtohen.
Realityeti teknik i botës në të cilën jetojmë kërkon që në plan të parë
të etikës fare të vendoset kategoria e përgjegjësisë, e cila për shkak të
autonomisë dhe dinjitetit të njeriut, duhet nënshtruar “përparimin”
teknik dhe synimin e tij imanent që të na posedoj.

Milan GALOVIQ

4
ETIKA SHKENCORE

Për shkak të shumë çështjeve etike të ndërlidhura me veprimet e


dyshimta të shkencës dhe shkencëtarëve modern, bashkë me çështjet
e përgjegjësisë së tyre morale apo papërgjegjësisë si dhe statusit
moral (vlerësues) të neutralitetit shkencor, në kohët e fundit ka
përpjekje që ët zhvillohet etika shkencore. Shkencat e reja empirike që
nga fillimi kanë rënë në konflikt me etikat e ndryshme, sidomos me
teologjinë e krishterë të moralit, me pikëpamjet teleologjike ndaj
botës në të cilën do duhej të përshtateshin, si dhe as’hatologjitë e
ndryshme etike të historisë. Kur shkencëtarët u bindën se munden që
në të gjitha çështjet e reduktuara të përgjigjen duke mos hyrë në
hipotezat teologjike (>>pa hipotezën e zotit<<), dhe se duhet të
mbrohen nga ndërhyrjet politike në punën e tyre, e shpallën lirinë e
shkencës, duek mos dashur që të bartin përgjegjësi morale, politike e
sociale për aplikimin e zbulimeve të tyre. Kështu, që në vitin 1663.
Shoqëria Mbretërore Londineze u deklarua në statutin e vet:
Angazhimi dhe qëllimi i Shoqërisë Mbretërore është njohja më e mirë
e gjërave natyrore përmes eksperimenteve, përsosja e të gjitha
aftësive të dobishme, mënyrës së prodhimit, praktikave mekanike si
dhe makinave dhe shpikjeve — pa prekur teologjinë, metafizikën,
moralin, politikën, gramatikën, retorikën dhe logjikën<< (theksuar
sipas: Bobme van den Deale-Krohn, Experimentelle Philosophie,
Frankfurt a. M. 1977.). Shkencëtarët me shekuj u janë përmbajtur
këtyre parimeve, apo së paku kanë besuar se po u përmbaheshin.
Mbështetjen teorike u kishte ofruar M. /eber

me ndarjen e thënieve apo qëndrimeve në >>qëndrimet për


qenësinë<< shkencore, që i atribuhen diçkaje ekzistuese, të cilat
gjithmonë kanë ndonjë përmbajtje pozitive njohëse, dhe
>>pikëpamjet vlerësuese<<, të cilat në predikatet e tyre paraqesin
ndonjë nevojë sociale, etike apo politike<< (duhet që ...<< thëniet për:

5
arritjen e kuptimësisë së jetës, për vlerat siç janë e mira, e bukura, e
vërteta, e shenjta ..., për qëllimet që duhet arritur në aspektin social
apo politik, për arritjen e lumturisë jetësore apo mirëqenies etj.), dhe
të cilat gjithmonë pandehin ndonjë teleologji religjioze apo
metafizike, utopinë si dhe gjykimin për kuptimësinë e fundme. Për
shkencën njohuritë që pasqyrohen si <<pikëpamjet për qenësinë>>,
apo të shprehemi me gjuhën e Nietzsches, >>përtej së mirës dhe së
keqës<<. Në shekullin XX. Moralistët aksiologjik rishtazi kishin filluar
diskutimin për neutralitetin vlerësues të shkencës si dhe
përgjegjësinë morale të shkencëtarëve, me një fjalë, për kufijtë e lirisë
dhe të të shprehurit. Diskutimin e kishin nxitur edhe zbulimet
shkencore të aplikuara në teknikën ushtarake dhe bioteknologji si
dhe prirja e shkencëtarëve të marrin pjesë në ndërmarrjet
bioinxhinierike (krahaso kritikën e këtyre fenomeneve në L.
Mumford, Miti mbi makinën II, Zagreb 1986.; për pikëpamjet e tij
mjaft flasin vetë titujt e kapitujve: <<Imazhi i mekanizuar i botës>>,
>>Shkenca si teknologji<<, >>Megamakina e re<<, >>Fushëdjerrina
Megateknike<<, >>Demoralizimi dhe rebelimi<<. Sa ishte moralisht
problematike pjesëmarrja e shkëncëtarëve në prodhimin dhe
përdorimin e bombës atomike kah fundi i luftës së dytë botërore, na e
zbulon esecu interesant i Heisenbergut nga libri Der Teil und das
Ganze me titull >>Përgjegjësia e shkencëtarëve<<. Duke theksuar
bisedat e një grupi të fizicientëve, Heisenberg tregon se ata përpiqen
që ta neutralizojnë përgjegjësinë duke e ndarë fajin ndërmjet
shkencëtarëve që kishi zbuluar ndonjë ligj natyror, shpikësve që e
apliojnë dhe politikanëve të shoqërive në të cilat jetojnë. E gjithë e
theksuara ka nxitur themelimin etikës e cila është e aftë të shtroj
çështjet e moralitetit të shkencëtarëve, përgjegjësisë së tyre
për zbulimet shkencore me pasoja të dëmshme teknologjike dhe fajit
moral të shkencëtarëve-teknologë për rezultatet teknike të aplikimit
shkencor, të cilat tashmë kanë shkaktuar rrezikimin global të planetit
dhe njeriut. Zhvillimin e etikës së përgjegjësisë sidomos e ka nxitur
Hans Jonas (Parimi i përgjegjësisë, Sarajevë 1990.). I vetëdijshëm për
rrezikun e rrënimit progresiv të komponeneve globale të ekzistencës

6
së njeriut dhe jetës në planetë, ai përpiqet, duke u mbështetur në
Kantin, të afirmoj imerativat e rinj etik dhe kategorik (p.sh.: >>Vepro
ashtu që rezultatet e veprimit tënd të mos jenë shkatërrues për
mudnësinë e ardhshme të një jete të tillë<<; ibid., faqe 28). Në kritikën
e shkencave pozitive nga pikëpamja e etikës së vlerës, M. Scheler
ndërkaq ia hedh shkencës qënë kuazineutralitetin e saj kundrejt
sistemit të velrave fshihet dinakëria e “mendjes shkencore” i cili në
veprimin shkencor dhe aplikimin përjashton çdo vlerësim moral apo
tjetërfare për dëshirën e njërës së vetme >>vlerë mbi vlerat<< —
vlerëne fuqisë. Në frymëne këtyre kontestimeve klasike ne lidhje me
marëdhënien e moralit dhe shkencës, diskutimi vazhdon edhe sot, aq
më shumë, duke pasur parasysh rezultatet bashkëkohore të
zbulimeve shkencore, bëhet gjithnjë më intensiv. Por, etika shkencore
nuk mund të na thotë asgjë për vetë shkencat, për qenësinë e saj e cila
bashkë me shfrenimin moral të aplikimit, është bërë burim i fuqisë së
madhe teknike, për enigmën e origjinës së tyre nga filozofia nga e cila
si duke këët fuqi, siç duket, e kanë trashëguar. Mbetet ai relacioni i
brendshëm shkencëtar—subjekt i studimit shkencor (për shembull,
çështja e moralitetit të eksperimentimit me krijesat natyrore, klonimi i
tyre etj.) si dhe shkencëtari— aplikimi (p.sh. teknik, mjekësor ...) të
zbulimeve shkencore. Vetë shkencat si sistem i njohjes apo thënë në
mënyrë më moderne, sistem të thënieve nuk mund të shqyrtohen nga
pikëpamja e moralit, bile jo në kuadër të shkencave të shekullit të ri
për moralin. Marëdhënia shkencore është lloj i qasjes njerëzore,
rreshtimit (habitusit) në raport me rrethin dhe botën. Kjo qasje nuk
është vetëm njohje apo të ketë thjeshtë karakter teorik, por është pjesë
përbërëse e gjithë strukturës së marëdhënies njerëzore, nga
instinktivja deri te praktikja, e vlefshmja (ethos) dhe pikëpamja për
botën. Një përcaktim të tillë të shkencës e ka pranuar antropologjia.
Antropologjia e shkencës objektivisht, përgjithsisht drejt dhe dijen
ekzakte e cila ndikon në ritjen e fuqisë së njeriut dhe zotrimit mbi
gjërat si dhe përshtatjen ndaj botës përreth njeriut nga kryesisht
<<përvojat natyrore>> kryesisht pasive, jo mjaft precize, të pasigurta
(për të cilat, për shembull, Dielli akoma rrotullohet rreth Tokës). Në

7
kuadër të marëdhënies klasike të trinisë njerëzore ndaj botës,
mënyrës së jetesës dhe dijes përkatëse- jetës dhe dijes teorike apo
kontemplative, dijes praktike në <<shërbim të veprimit>>, pra, etik,
politik dhe ekonomik, dhe, më në fund, dijes së ngushtë prodhuese
apo dijes teknike — shkenca fillimisht ishte kuptuar si teori e së
vërtetës për hirë të së vërtetës, i përket qenësisë njerëzore, dhe në
aspektin antropologjik, me qëllimin e përsosshmërisë së qenies
shpirtërore. Mirëpo, shkencat moderne hulumtuese, si eksplikative
(shpjeguese) dhe nomotetike, që i shërbejnë parashikimit, sundimit
mbi të, më ën fund, posedimit dhe zotërimit me të njohurën, kanë
ndikuar në ndryshimin e kuptimit të teorisë, marëdhënies së saj
kundruall praktikës, e mandej edhe vetë praktikës. Me këtë ka
ndryshuar edhe të kuptuarit të vetvetes nga njeriu. Antropologjitë
moderne prandaj nuk mund të thonë asgjë të rëndësishme
paraprakisht për shkencat, por nisen nga shkencat ekzistuese dhe
përpiqen që përmes shembullit të tyre të zhvillojnë pjesë të qenësisë
së njeriut. Pasoja më e drejtpërdrejtë e një marëdhënie të tillë
nështruese, për shembull, është ndëertimi i antropologjive të
llojllojshme natyraliste.

Hans LENK

8
PËR PROBLEMIN E SCIENTIZMIT

Termin scientizëm e kanë farkuar filozofët të cilët vetveten e kuptojnë


si antiscientistë; pra, ai, ka një kuptim polemik dhe ideologjik që flet
për rolin e tij >>të mjetit luftarak semantik<< në të ashtuquajturin
konflikt rreth scientizmit. Në njëfarë mënyre kontesti rreth
scientizmit i ndërlidh elementet e:
- kontestit tradicional rreth gjykimit vlerësues në shkencat shoqërore:
a ekziston shkenca shoqërore vlerësuese, e ashtuquajtura, normative
apo kritike? A përmbajnë dëshmi të vlefshme teoritë e shkencave
reale?
- konfliktit rreth pozitivizmit: a munden që të gjitha qëndrimet
përmbajtësore empirike (univerzale) të reduktohen kryekëput në
konstatime singulare apo kualitete apo kualitete fenomenale
(fenomenalizmi) apo për qëndrime rreth Predikatet fizike të gjërave
(fizikalizmi)? A kanë apo nuk kanë ndonjë rëndësi të teoritë
shkencore elemetente joverifikabile apo edhe ato metafizike?
- debatat sociologjike dhe politikologjike për teknokratinë: teza
teknokratike për zotërimine aparateve dhe ekspertëve, eventualisht
ekspertëve të pushtetit në >>shtetin teknik<< (Schelskv, 1961, krah.
Lenk, Hg., 1973) që është e optimuar për zgjidhje njëkuptimore ndaj
<<best scientific /ay<<.

–çështje të etikës të cilat janë aplikuar në hulumtimet fundamentale, e


të cilat para pak kohësh janë bërë aktuale (të kujtojmë përpjekjen e
arritjes së ndikimit mbi opinionin publik dhe politik përmes Atomic
Scientists of Chicago 1949, përmes Goettingener Atom/issenschaftler
1957, kujtojmë risitë e biologëve molekular nga Asilomara 1975), si
edhe

9
– elementet e <<kontestimit>> publik të shkencës dhe teknikës që
bëhet aktuale (Liibbe, Passmor). Problematika aktuale etike e
eksperimenteve që bëhen në njeriun (Jonas, Freund, Katz, Papp/ort,
Lenk 1979) me këtë rast fiton rëndësi të veçantë.
Kontesti rreth scientizmit në kuptim të gjerë paraqitet si term
përmbledhës i mendimeve rreth rolit të shkencës, e sidomos rreth
mundësisë dhe arsyetimit të aplikimit të metodave natyroro-
shkencore në fushën e shkencave humane dhe shoqërore. Aq më
shumë edhe debati rreth bihejviorizmit shoqëroro-shkencor — në
thelb mbetje e diskutimit tradicional për pozitivizmin — me rëndësi
të madhe për debatin e sotëm rreth scientizmit. Dallimi i poentuar
idealotipik që bën Sno/ mes >>dy kulturave<<, të orientuara natyroro-
shkencërisht dhe shpirtëroro-shkencërisht — që pa dyshim është një
pasojë shkencoro-historike e pasur me konfrontime, për zhvillimin e
ri ët shkencës — mundet, duke mos marrë parasysh poentimin e
theksuar diohotomik dhe thjeshtëzimin e tepruar, të kuptohet si
dinamikë sakulare në prapavi. Në diskutimin rreth shkencave
natyrore dhe humaniste që ka filluar me shekullin e ri dhe
renesansën, me zjarr të shtuar diskutohet rreth tesëz dhe problemit të
scientizmit, për atë se, respektivisht, a janë metodat natyroro-
shkencore apo metodat ekzakte, të dukshme në shkencat natyrore, të
aplikueshme edhe në shkencat humane, e edhe në njeriun si objekt të
shkencës, respektivisht, a mund të jenë ët mjaftueshme për shkencat
humane. Në periudhën e triumfit të shpjegimit natyroro-shkencor të
botës dhe <<mosndreqjes>> teknologjike (Machbarkeit), si dhe
<<njohjes>> së gati të gjitha sferave të jetës, ky diskutim pikërisht
fiton aktualitet dramatik. Scientistët sipas definicionit global të
kundërshtarëve të scientizmit janë cilësuar si shkencëtar,
ose si teoreticientë të shekncës të cilët duan që >>të merren me
shkencë sipas modelit të shkencave natyrore<< (Lorenzen 1970), i cili
beson se >>subjektin njerëzor të shkencësë mund ta reduktojnë... në
objekt të shkenncës<< (Apel 1970, faqe 110), dhe të ciklët mendojnë se
>>shkenca e tyre për këtë duhet të jetë e lirë pasi që nuk mund të jap
kurrfarë normash për shtetin dhe shoqërinë<< (Lorenzen, po aty 60).

10
(Formulimi i fundit ngatërron konfliktin rreth scientizmit me
konfliktin rreth gjykimit vlerësues të shkencave shoqërore.
Megjithatë do të duhej përmendur që debatat e ndryshme shkencoro-
filozofike më lart dueht dalluar nga konflikti rreth scientizmit në
kuptim të ngushtë). Teza e scientizmit të kuptim të ngushtë thotë se
metodat ekzakte shkencore sipas shembullit të shekncës natyrore1
fare të aplikueshme në shkencat humane dhe mjaftojnë për ta
ndërtuar një shkencë normale humaniste.
Gjithsesi do të ishte nevojshme që më qartë të dallojmë më shumë
variante të tezave scientiste: scientizmi metodologjik kufizohet në
tezën se metodat ekzakto-shekncore (ndonjëherë të kufizuara në
natyroro-shkencore; kjo do të jepte një scientizëm nayralist) të
aplikueshme në shkencat humane dhe u janë të mjaftueshme. Si e
kudnërta e kësaj, do të duhej së paku ta përmendim edhe scientizmin
moral i cili është i afërt me variantin interesant të tezës teknokratike:
tezës së >>normativitetit të mundësive teknike<< — apo siç thotë Lem
— tezës së >>imperativit teknologjik<< në fakt, konstatimit se njeriu
>>atë që e ka kuptuar duhet edhe ta aplikoj dhe me këtë rast vetvetes
të mos i vendos asnjë kufi... Ajo që mund të kuptohet duhet edhe të
aplikohet<< (Teller): >>Can implies ought<< (Ozbekhan).
__________________________________________________________
1. Passmore (1978, 52, 56 dhe tutje, 66 dhe tutje) shkencën e specializuar ekzakte analitiko-
abstrakte, e cila mishërohet në formën matematikore dhe aksimatizive të teorive të logifikuara,
e quan >>Aristo-science<<. Ai pranon rezultatet e mëdha të kësaj si dhe nevojat
<<bashkëkohore dhe të ardhshme>> të kësaj Aristo-science, por edhe rreziqet që shfaqen nga
ajo se këto shkenca ekzakte janë absolutizuar sidomos në fushën e disiplinave humane,
sidomos kur në disiplinat psikologjike dhe sociologjike të <<Aristo-science<< njëherit në
formë matrapazllëku stilizohen deri te një <<snobscience<<. Optimizmi i tepruar scientist i
zgjidhjeve të vetme më të mira shkencore, të gjithë apo gati të të gjithë problemeve, shfaqet
d.m.th. njejtë ideologjia scientisto-teknologjike për manipulime socialo-teknologjike, mirëpo
të cilat janë të siguruara me përkushtimin ndaj shkencës.
Teza morale e scientizmit thotë se që njerëzit, grupet dhe
institucionet, respektivisht shoqëritë, do të munden dhe do ët duhej
t’i nënshtroheshin ndërmarrjes eksperimentalo-shkencore si♪5 është,
bie fjala, sistemimi fizik apo kimik i objekteve. Neurath, një nga
përfaqësuesit kryesor të Rrethit Vjenez, kishte dashur ta ndërtonte
mësimin fizikalist për shoqërinë, duke i lidhur parimet e

11
bihejviorizmit dhe neopizitivizmit, duek psur parasysh që >>sjellja e
njerëzve mund të fotografohet<< shkencërisht dhe që nuk ka kurrfarë
dallimesh principiele ndërmjet shkencave inorganike, organo-
bilogjike dhe humaniste (1979, 152, 197 dhe tutje). Varianta e
ardhshme e scientizmit në kuptim të gjerë do ët mund ët përshkruhej
me fjalët e çuditshme <<scijentokrati>> dhe <<epistemologokratia>>,
thënia se marëdhëniet njerëzore respektivisht shoqëritë njerëzore do
ët duhej të organizoheshin ekskluzivisht sipas rezultateve shkencore,
metodave, kritereve të efiçiencës apo sipas rregullave shkemcoro-
teknike të arsyetimit, respektivisht normave të argumentimit.
Simpson (1954) dhe Schmidt (1959) kishin provuar që normat
shkencoro-metodologjike dhe normat e vlerës, pas së cilave pason
diskutimi realoshkecor, t’i shpjegonin deri te normat e përgjithshme
etike sipas së cilave janë: toleranca, antidogmatizmi, nacionaliteti
kritik, objektiviteti, mundësia e universalizimit, detyrimet e provave
dhe kontrollit, ndershmërisë, respekti para mëbave të të tjerëve si dhe
modestia personale, >>disintrestness<<, neutraliteti emocional, >>si
dhe i bazuar dhe mjat përfshirës për të dhënë kornizë për
marëdhëniet e popujve, grupeve dhe individëve<< (Schmidt, 1959,
652); ky bazim epistemologokratik i etikës, natyrisht nuk është vetëm
qarkullues por njëanshmërisht edhe restriktiv. Në të ashtuquajturin
racionalizëm kritik ekzistojnë tendenca që rregullat e hulumtimit
kritik dhe diskutimit shkencor, të barten në të gjitha format
shoqëroro-politike të sjelljes dhe normat e sjelljes. Dhe përgjithësisht,
modeli epistemologjik i shoqërisë në vështërsitë e caktuara arrin deri
te restriktiviteti i madh, njëanshmëria dhe cirkulariteti (shkenca është
e organizuar si institucion social dhe si e tillë nënkupton normat
sociale dhe etike). Kritika e scientizmit metodologjik thekson që
>>dija jonë teorike nuk përjashton mendjen praktike<<, >>që vetë
mendja teorike ka themel normatv<< (Lorenzen 1970, 60) që shkenca
bashkësinë gjuhësore dhe atë sociale >>bashkësinë e interakcionit<<,
si <<kusht transcedentalo-hermeneutik të mundësive dhe gjithë
vlefshmërisë së njohjes së tërë njohjes së orientuar<< (Apel 1970, 126),
që çdo bashkësi e interakcionit për bazë ka një >>bashkësi

12
interpretuese<< nën idenë e bashkësisë ideale komunikuese (ebd.),
dhe për këët arsye në konceptin e një shkence humane dhe në
aplikimin e metodave të saja, nuk mund ët parashikohen kushtet e
bazuara transcedentale, e që të mos ketë kurrfarë zgjidhjesh analitike
të rezultateve dhe metodave në shkencat humane, që do të ishin ët
varura nga traditat kulturore dhe historike. Kundër scientizmit
metodologjik si dhe atij epistemologokratik dhe >>aleancës së
pavetëdijshme të shkencës dhe’racionalizmit’<< të tij, Fayerabend
kishte paraqitur vërejtjen në imperializmin >>shovinist shkencor<<
(1976, 15, 308, 406, 409), i cili shprehet jo vetëm në një vendosje
shamaniste dhe predikuese të prestigjit së shkencëtarit (shiko edhe
Lapp, Bahrdt), por edhe në >>lirinë për indoktrinim<< të tyre, në një
shpallje ideologjike të pagabueshmërisë dhe një totalitarizmi,
<<ndërmarrjes vdekjeprurëse të shkencës së ngurtë ideologjike>>
imperialiste të gati të gjitha sferave ët shoqërisë: Marëdhëniet
njerëzore përpunohen dhe vlerësohen (ekskluzivisht/ H. L.)
‘shkencërisht’, që ka për pasojë zhdukjen e aftësisë së të kuptuarit
intuitiv të të afërmve, që nuk mund të objektivizohet:
I afërmi pusho nsë qeni mik, bashkndjenjës në vuatje së cilës i
dorëzohemi dhe sjelljen e së cilë se mësojmë dhe përfundimisht e
kuptojmë; të afërmin e shohim si sistem objektiv, e përgjithësojmë
dhe e vrojtojmë për t’i vërtetuar këto përgjithësime<< (Feyenabend
1979, 100). Knitika e shovinizmit dhe Scientizmit metodologjik-
imperialist dhe epistemologokratik kësisoj shpie drejt kritikës së
scientizmit moral. Jonas (1969) në problemin e mundësisë etike të
përfaqësimit të eksperimenteve jo terapeutike në njeriun ka thënë se
subjekti njerëzor, i cili për hulumtuesin gjithmonë do të duhej të ishte
partner human në veprim-arrihet, bëhet objekt, reduktohet në rast të
zakonshëm; por, Jonas konsideron, që njerëzit nuk do të guxonin të
trajtoheshin në këtë mnyrë dhe >>pajtimi<< i thjeshtë >>nuk arsyeton
këtë veprim<<. Vetëm vullneti sovran që të merret pjesë në
eksperimentet në njeriun dhe identifikimi me qëllimet e studimit, si
dhe të kuptuarit dhe angazhimi personal, do të mundeshin pjesërisht
ta kompensonin këtë depersonalizim dhe veprim. Në rastinideal do

13
të duhej të ekzistonin vetëm eksperimentet e studiuesve në vetvetën,
të cilët për vetveten do të ishin personat ideal për të eksperimentuar.
<<Hezituesit>> më të mëdhenj, në radhën zbritëse ndaj shkallës së
indetifilimit të qasjej, gatishmërisë në viktimë, angazhimit, personat e
tjerë, nuk do të mund t’i nënshtroheshin eksperimenteve në njerëz,
do të ishin të lutur, por sipas mundësisë kurrë të mashtruar me
eksperimente symbyllur apo eksperimente dyfish symbyullur,
Kritika e scientizmit moral si kritikë e modelit scientist të shoqërisë
bashkohet me kritikën e optimizmit shkencor (Sno/, Passmore, 1978,
51), që është bërë aktuale viteve të fundit, me kritikën e besimit në
shkencë dhe praktikave të përhapura gjithandej që nga eksperimentet
shkencore dhe rezultatet priten zgjidhjet më të mira për problemet
shoqërore (Schelsky, problemi i teknokratisë), siç më në fund, tashmë
Saint-Simoni dhe pasuesit e tij kishin pritur nga një drejtim shkencor
optimal efiçient të <<makinës sociale>>. Në kuadër të debatit për
energjinë atomike, problematikën mjedisore si dhe mundësitë e reja
farmakologjike si dhe manipulimeve molekularo-gjenetike, veçan
është formuar antiscience-movement, i cili >>protestës kundër
shkencës dhe teknikës<< i kishte dhënë një shprehje polemizuese dhe
shumë me nxitim i kishte lëshuar nga vëmendja të gjitha të arriturat
në përmirësimin e jetës, trashëgimitë sociale dhe pasurimin e jetës
njerëzore dhe hapësirës së tij vepruese, hapësirës informative të lojës,
në rast që ato rrjedhin nga zhvillimi dhe aplikimi i shkencës.
Pritjet e tepërta të cilat periudha që beson në shkencë i kishte
vendosur në zgjidhjet shkencore, i kanë mundur premtimet e vetë
shkencëtarëve, fryrja e buxhetit për hulumtim, pasojat e tërthorta të
njohjes dhe teknikëzimit, deri te ndotja e mjedisit dhe sistemet e
super-armëve të cilat rrezikojnë llojin, pafuqia para ortekut
shkencor të informatave dhe ndjenja që përparimi sjell më shumë
probleme se sa zgjidhje (Lubbe, 1976) — të gjitha këto fenomene
dëshmojnë për pasigurinë e orientimit, vërtetojnë efektin e nxënësit të
magjistarit përballë instrumentit prometheo-mefistofelian të
metodave shkencore, aq më shumë se — përkundër botës e cila po
bëhet gjithnjë më komplekse dhe e cila përmes ndërthurjes sistemore

14
po bëhet gjithnjë e më pak e kontrolluar, — përkrah shtimit të
përshpejtuar të përparimit, orientimi logjik, themelet e siguruara të
shkencës dhe arsyetimet e thjeshta etike të veprimit, mezi që i duken
të mundshme, ndërsa shkenca, përkundër zhvillimit të saj kuantitativ
shpërthyes dhe përhapjes aktive-agresive gjithnjë e më pak mund t’i
shërbej vetëorientimit në botë, e për këtë orientim me vlerë, për
orientim logjik, edhe veprimet orientuese në shikim të parë
shndërrohen në >>triviale<< (Tenbruck 1975). Pa dyshim, të gjitha
variantat e përmendura dhe të mundshme të scientizmit çojnë drejt
dilemës, drejt emocioneve ambivalente, premisave dhe gjykimit të
shkencës, e megjithatë nga antiscientistët e deklaruar më së shpeshti
janë vlerësuar më mënyrë polemike dhe ekskluzivisht dihotomike:
Shkencat humane kurrsesi nuk duan që t’i nënshtrohen rregullave
metodologjike të shkencës për ligjet (Gesetzenëissenschaften), me
njëanësitë ekstreme dëshirojnë t’u shmangen trashëgimisë shkencore
dhe teknike, njeriun më kurrsesi nuk dëshiron t’ia nënshtroj
eksperimenteve shkencore, dëshirohet të provohet shkencëtari,
prestigji i tij dhe privilegjet, lira e tij nga kontrolli, me besim ekscesiv
në shkencë të heqet çdo lloj besimi në metodat shkencore, rregullat,
normat dhe rezultatet, shkencëtarëve dhe shkencës t’i merret ai
pozicioni kuazi-religjioz dhe ex-cathedra i përsosshmërisë dhe
kësisoj t’u merret ndikimi shoqëror, dëshirohet që të ngritet deri te
nderi i <<iniciativës qytetare në vend të teorisë së njohjes>> dhe >>në
vend të teorisë së shtetit dhe filozofisë<< (Feyerabend, 1979, 187),
ekspertokratëve shkencor dhe teknikave shkencore t’u merret fuqia e
rritur së tepërmi e cila pjesërisht është e uzurpuar e pjesërisht e
padëshiruar. Kritika si drugdhendje reduktohet në dikotomi. Ajo
ngjanë në kritikën e Marcuse-s (1967) të rregullimit të jetës
>>njëdimensionale<< në shoqërinë industriale, në apelin e tij për
<<Refuzimin e madh>>, për një qetësim të përparimit teknologjik dhe
parimeve të veprimeve që kanë kryer detyrëne vetë historike.
Teknika dhe shkenca — po apo jo? Duke pasur parasysh në efektet e
dëmshme dhe johumane, duke pasur parasysh ekonomizimet që janë
mishëruar në rregullat logjiek të ligjeve natyrore dhe që çojnë drejt

15
sundimit të njeriut mbi njeriun (Marcuse 1968), më me qejf zgjidhet
jo-ja decidive. Por, ky radikalizëm alternativa e dihotomisë edhe vetë
është i papërgjegjshëm, përfundimisht, johuman — megjithëse ka të
bëj me rolin e vlerësimit të shkencës. Një absolutizim i tillë i tepruar i
modeleve të përmendura scientiste do të ishte jorealist, dhe nga
pikëpamja humane i papërgjegjshëm që bashkë me ujin e pistë do ët
dëshirohej të nxirrej edhe fëmija. Nga qëndrimi se shkencat humane
nuk janë ekskluzivisht strikte dhe shkenca ekzakte nomologjike për
ligjet, nuk mund të konkludohet që brenda tyre nuk do të mund të
paraqiteshin ligjet shoqëroro-shkencore dhe psikologjike. Nga kritika
Nga kritika e pozitës shamaniste, nga akcentimi i tepruar i fesë në
shkencë dhe tendencat shovinisto-imperialiste të përhapjes së
shkencave aplikative, nuk mund të nxjerret përfundim që shkencat,
rregullat e tyre dhe përfaqëuesit, do ët duhej të vendoseshin
ekskluzivisht nën kontrollin publik-plebishitar-demokratik dhe që
publiku do duhej krijuar përmes rrugës së harmonizimit të rregullave
shkencore. Nga refuzimi arritjes dhe objektivizmit të subjektit në
eksperimentet në njerëz, nuk mund të argumentohet ndalesa e të
gjitha eksperimenteve në njerëz. Nga pikëpamja se shkenca (si
institucion dhe subsistem social) udhëhiqet nga normat dhe vlerat,
nuk mund ët nzjerret përfundimi që qëndrimet shkencore kurrë nuk
janë neutral për nga vlera, që kurrë nuk kanë karakter ët vlerësimit;
qëndriemt normative nuk mund të vërtetohen në mënyrë empirike,
vërtetimi i thënieve shkencore në objekt-gjuhë do të vuante nga kyqja
e provave vlerësuese, megjithëse duhet pranuar që zgjidhja e
problemeve, termeve, teorive në bazë të rregullave metodologjike,
varet nga standardi normativ, nga i ashtuquajtura >>bazë
vlerësuese<< (Albert, 1968, 65). Mezi që disa të ashtuquajtur filozofë
scientistë mohojnë nevojën e mendjes praktike në provat normativo-
vlersuese. Dallimi sipas antiscientistëve duket që në këtë pikëpamje
duhet të kufizohet në atë që të ashtuquajturit scientistë nuk do ët
pranojnë qëndrimet normative në sistemin normativ të qëndrimeve
në objektin-gjuhë në vetë shkencën reale — thjeshtë nga kjo arsye që
përmbajtja empirike e teorisë dhe vërtetësia e saj do të zvogëloheshin,

16
e sipas rrethanave edhe do të heqeshin fare. Por, secili përfaqësues i
një shkence shoqëroro-kritike normative shkence shoqërore dueht të
interesohet për sa të jetë e mundur më shumë përmbajtje empirike të
teorive shkecore, që fare të mund të ruante dhe përmirësonte
mundësinë, efikasitetin dhe vërtetësinë e aplikimit. Domosdoshmëria
e provave praktiko-filozofike, provave normative, përcaktimit të
qëllimeve, përcaktimit të standardeve për shkencëtarët, por për ta
edhe veprimi metodologjik i drejtë që udhëhiqet nga normat, të
ashtuquajturit scientistë mohojnë fare pak si dhe fakti që edhe
shkencëtarët janë njerëz dhe qytetarë me detyra të caktuara morale,
humane e juridike, për të cilat ata sipas rrethanave, dhe duke ndjekur
qëllimet e veta shkencore, duhet të japin llogari.
Emocionaliteti, dufi, fotografimi dihotomik bardh e zi, me të cilin
është zhvilluar kontesti rreth scientizmit në kontekst të gjerë, por
edhe bashkë në ngathtësinë e kontestimit rreth pozitivizmit,
udhëzojnë në atë që më parë fjala është për një betejë shkencoro-
ideologjike se sa për një analizë të vërtetë shkencoro-teorike. Shprehja
>>shkencë<< me këtë rast shpesh është përmendur në mënyrë
ekuivoke, ashtu që nuk është dalluar qartë mes subsistemit shoqëror,
institucionit dhe organizimit të hulumtimit të quajtur >>shkencë<<,
në njërën anë, dhe sistemit të qëndrimeve teorike apo ndonjë teorie
shkencore, në anën tjetër. Në kuptim e parë, më përgjithësues të
>shkencës<, <<shkencës>> empirike i përkasin shumë kritere
normative, standarde, dispozita etj., (si organizata, institucioni), në
kuptimin tjetër, më të ngushtë, atë të teorisë shkencore deskriptio-
kognitive (sidomos në kuptim të objekt-gjuhës së saj) gjithses

17

You might also like