You are on page 1of 8

Çka është magjia – sihri?

Megjia-sihri ndahet në dy lloje: magjia e zezë (sihri) dhe magjia e bardhë.


Përgjithëisht sihri është t’i shkaktosh dikujt keq si p.sh. dikush dikë ta bëj të
çmendet apo ta pengoj në punët e tij, dhe të jetë pak i lumtur dhe pa
autoritet mes njerëzve apo që lumturia e tij t’i përkeqësohet, të mos
martohet apo që përmes magjisë të shkaktohet zjarr dhe goditje me gurë e
shtëpisë, banesës apo ndonjë mangësie tjetër fizike. Pra, përgjithësisht sihri-
magjia është veprim i ngadalshëm rezultati is ë cilës pas një kohe jo shumë
të gjatë poir gjithnjë e më fuqishëm. Kjo është sa i përket magjisë së zezë-
sihrit. Magjia e bardhë është sihri i bardhë, por megjithatë është sihr
pavarësisht që përmes tij bëhet mirë dhe dikujt i bëhet ndonjë gjë pozitive
dhe mirësi, ndërsa efektet e tij janë shumë të shpejtë. Gjithsesi në çdo zanat
ka zatalinj me ndërgjegje të papastër dhe gënjeshtar. Ai njeri që merret me
shkencat shpirtërore, por për atë nuk është i aftë apo ka ndërgjegje të
papastër dhe njerëzve u japin gdhenla të ndryshme, boça pishash, jela kali
për vetura, dhëmbë qeni, pandofla, plumb, foto të ndryshme të amuleteve,
por dijeni që kjo është e ndaluar dhe mëkat i madh, sepse ato janë gjëra të
vdekura. Ato padyshim nuk mund të ndihmojnë, të ndihmoj mundet
Allahu i Lartësuar xh.sh. me vullnetin dhe kelamin e Tij, e ai është Kur’ani
Fisnik, e kjo që e theksuam më lartë është haram dhe a ii cili në këtë
mënyrë mashtron njerëzit dhe i bind në fuqi të jelave e kthetrave etj.
vdekja e tij do të jetë e tmerrshme dhe do të ketë dënime të mëdha varri,
atë do ta torturojnë edhe shpirtërat e ligj dhe të mirë, dhe një ditë do të
shtrihet në varr dhe do t’i vij dënimi i Allahut të Lartësuar xh.sh.

Njeriu i tillë nuk e ka të gjatë, shkatërrohet shpejtë dhe bie në humnerat më


të thella. Sado të jetë fajtor njeriu i cili bën sihr gjithashtu është fajtor edhe
personi i cili e porositë magjinë. Gjithashtu, nëse dëshirohet t’i ndihmohet
një personi që është nën efektin e sihrit, por recituesi nuk ia del të reciytoj
apo të jap pije të recituar me Kur’an, nuk është fajtor recituesi, por mund të
ndodh që personi nën efektin e sihrit te ndonjë njeri me ndërgjegje të
papastër ka porositur sihr për dikë tjetër dhe i është kthyer atij me të njejtin
vrull, prandaj ndërron recituesit, pi pije të recituara dhe bartë hirze, por
asnjë nuk ka efekt për një person të tillë.
Ia bëj me dije, le të marr këshillë. Le të lahet, të marr abdest dhe 100 herë të
bëj istigfar, 100 herë salivate për Pejgamberin e Allahut s.a.v.s. Dhe gjatë
një ditë apo po mundi edhe më shpëjtë, shtatëdhjetëmijë herë të bëj istigfar,
pra estagfirullah. Dhe pasi receta e parë nuk ka pasur sukses, receta e dytë
me vullnet të Allahut do të ketë sukses nëse vepron kështu me sinqeritet
dhe nuk i kthehet kurrë më gjërave të shëmtuara dhe këqija.

Kjo është e njejtë sikur kur njëri sy është lakmiçar, ndërsa syri tjetër më pak
mësyshëmarrës, dhe ai që ka qenë më shumë lakmiçar sëmuret më shpejtë,
këtë e ka dënim për lakmi të keqen e lakmisë, e njejtë është edhe me
mendimet e mendjes. Mendja gjithmonë mendon nga lakmia ndonjë të
keqe, dhe mendon se si ta shkatërroj njeriun e drejtë dhe të devotshëm. Me
ditë mendon vetëm keq dhe përnjëherë çmendet, nuk gjenë ilaç tek asnjë
mjek, dhe as tek asnjë i devotshëm, duhetë paguaj me tru atë të keqe që me
tru e ka menduar.

Për këtë ilaçi është i njejtë si edhe në rastin e mëhershëm, por që më kurrë
të mos i kthehet veprimit të tillë të urrejtjes, vetëm të doj në emër të Allahut
xh.sh., e ajo është kur dikush shkel dispozitat dhe fyen pejgamberin s.a.v.s.
dhe të mirët. Dije shumë sigurtë që çdo gjendje e sëmurë ka edhe ilaç, dhe
për çdo sëmundje ka ilaç, vetëm duhet të gjendet. Është e vërtetë që fat ii
gjithëhë neve është në vullnetin e Allahut, por përkundër kësaj I Lartësuari
ka dhënë edhe ilaçet. Çdo fije bari është e tij, dhe Ai e ka krijuar t’i shërbej
qenies më të përsosur. Njeriu i përsosur mund të jetë edhe më i lartësuar se
melekët, ndërsa dëshmi për këtë thënie timen është Ademi a.s. Kur melekët
nuk dinin emrat e gjërave, ndërsa Ademi a.s. me vullnet të Allahut i dinte.
Prandaj je i obliguar që të kërkosh ilaç për vete, dhe je i obliguar që ta
ndihmosh vetën me gjërat të cilat Allahu i Lartësuar xh.sh. t’i ka lënë në
dispozicion. Pra me ato mjete që janë hallall, p.sh. nuk ka ilaç në gjërat që
janë haram si; alkool, sihr, magji etj. Pra, mos u hedh me duart tua në
shkatërrim. Edhe Pejgmbaeri i Allahut s.a.v.s. kur ishte nën ndikim të
sihrit, të cilin ia kishte bërë hebreji Lubejd, pejgamberi s.a.v.s. një javë
kishte qëndruar i shtrir në shtrat, mandej kishte ardhur Xhibrili a.s. dhe e
kishte shëruar pejgamberin Muhammed s.a.v.s. me këtë dua:

Bismillahi erkike Vallahu jeshfike min kulli da-in ju’zike.

Pejgamberit të Allahut, Muhammedit s.a.v.s. i ishte bërë në folkët e tij.


Qimet nga krehri i kishin marrë shërbëtoret dhe ia kishin dhënë Lubejdit
magjistarit, dhe ai përreth degës së palmës kishte lidhur nyje dhe i kishte
ngjitur me rrëshirë dhe e kishte hedhur në bunar nën një gur, ndërsa disa
thonë që e kishte vendosur pranë bunarit në gurin ku shkilet. Por, sa herë
Xhibrili lexonte një dua, një nyje zgjidhej, dhe kështu u zgjidhën të dhjetët.
Mandej sihrin e gjetën nën guri. Pas këtij rasti Pejgamberit të Allahut
s.a.v.s. iu shpallën dy sure (Muvvezetejni) Felek dhe Ennas pas së cilave
nuk ka më mirë. Në praktikë është treguar edhe (Muxherreb), e cila po u
recituan nga 1000 herë këto dy sure, sihri pot ë jetë i vjetër edhe njëmijë vjet
, batalli do të hiqet, sihri do të eliminohet. Sihre, magji ka rreth 440 lloje,
ndërsa këto dy sure mund t’i shërojnë të gjitha siç thamë. Por, njeriu është i
tillë që reciton vetëm atëherë kur është në vështirësi dhe i duhet, e a i
reciton dikush njëmijë herë në emër të Allahut xh.sh. kur nuk është nën
ndikim të sihrit apo nën ndonjë magji. Sigurisht që ka pak të tillë. I
theksova vlerat e recitimit të Kur’anit dhe atij që mëson dikend të recitoj
Kur’an , p.sh. fëmijëjn e tij, - do të keni shpërblim nga Allahu xh.sh.
Këtë që e thashë e kam gjetur në tefsirin e madh (Xhelalejn) në faqen e
fundit në komentin e sures Ennas. Ttuje, duhet rikujtuar e që gjithashtu
është thënë në Kur’an dhe tefsirin e madh, kur Musaa a.s. e kishte
mposhtur frikën nga magjia, dhe Allahu xh.sh. i ka thënë: “Mos kij frikë,
është sihr-magji, hedhe, Musaa hedhe shkopin tënd!” Dhe Musaa hodhi
shkopin e tij i cili u shndërrua në gjarpër të madh, dhe gëlltiti të gjitha ata
gajrpinj të magjistarëve, pas çkahit shumica e magjistarëve i ranë në sexhde
Allahut xh.sh. Pse? Sepse ata jashtëzakonisht mirë dinin shkathtësitë e
magjive, e dinin që ajo nuk ishte magji e Musaa-së a.s. por mu’xhize,
prandaj u penduan. Faraoni kot dërgoi lajmëtarë nëpër të gjitha qytetet për
të kërkuar magjistarë. në cilindo vendbanim që kishte ndonjë magjistar
faraoni i dërgonte edhe nga dhjetë lajmëtar, por në një fshat ishin dy të
rinj ,magjistarë të shkathët. Magjia e tyre depërtonte edhe në zemër të
hënës, publikisht dhe hapur mbulonin hënën; në udhëtimet e tyre shkonin
me poça vene në brez, ndërsa driat e hënës shkaku i tyre shfaqej si copë
pëlhure, dhe kështu e matnin hënën dhe e shisnin dhe merrnin argjend,
blerësi i vetëdijshëm për mashtrimin mandej rrahte kokën. Ata ishin
shpikës të shumë magjive të tilla, nuk ishin si thurësit e vargjeve (poetët).
Kur porosia e faraonit arriti deri tek ata:”Faraoni mbret tani kërkon ndihmë
nga ju sepse kanë ardhur dy dervishë dhe po avancojnë fuqishëm drejt
mbretit dhe pallatit. Asgjë nuk kanë me vete përveç një shkopi, i cili me
urdhër të Musaa-së u shndërrua në gjarpër. Mbreit faraon dhe të gjitha
ushtritë e tij plotësisht janë të pafuqishme, të gjithë kukasin shkaku i atyre
të dyve (Musaa dhe Haruni). Prandaj ju ftoj juve, ilaçi duhet të kërkohet në
magji, ndoshta pikërisht jut ë dy do të shpëtoni jetët tona nga magjistarët.”
Kur lajmëtari ia dha porosinë këtyre dy të rinjve, po atë moment

(faqe e re, disa rreshta të palexueshëm)

ranë në gjunj, sepse gjunjëzimi është shkollë …. (palexueshëm) ndërsa dy


gjunj magjsiatërsh janë të rëndë sa që vështirë zgjidhen. Këta dy djem
menjëherë shkuan tek varri i babait të tyre dhe nisën ta thërrisnin dh eta
pyesnin për natyrën e vërtetë të Musaa-së a.s. paqja qoftë me të. Shkuan te
nëna e tyre dhe i thanë:”O nënë, ku është varri i babait tonë, a na e tregon
rrugën?” Nëna ua tregoi rrugën dhe varrin, ata tri ditë me urdhër të
faraonit qëndruan te varri i faraonit. Pas tri dite e thirrën babain në varr
dhe thanë:”O babi ynë, mbretin e kemi në vështirësi të madhe dhe na ka
dërguar porosinë që dy dervish i kanë shkaktuar problem të mëdha dhe e
kanë shkatërruar autoritetin e ushtrive të tij. Me ta nuk është asnjë ushtri s
armë, kanë vetëm shkop, porn ë shkop është fatkeqësia dhe shkatërrimi për
mbretin. O baba, ti ke shkuar në botën e të drejtëve, megjithëse neve jasht
na duket që je në varr. Nëse është kjo magji, na e bëj me dije, e nëse është
diçka Hyjnore na trego, o shpirti i babait tonë. Po qe Hyjnore na e bëj me
dije t’i përkulemi atyre të dyve (musaa-së dhe Harunit) dhe të vijmë në
kontakt me të vërtetën. Jemi në hall, e shpresa po vjen; jemi të harruar e
mëshira në tqrheq (drejt mëshirës).

Si iu përgjigj magjistari i vdekur djemëve të tij? Ai tha: ”O bijtë e mi më të


dashur, më mbetet që me Zotin t’ua shpjegoj këtë çështje. Nuk e kam të
lejuar të flas hapur dhe shlirshëm, sepse fshehtësia nuk është larg nga syri
im. Por, do t’ua jap një shenjë, ashtu që ajo gjë e panjohur t’u bëhet juve e
qartë. O drita e syve të mi, kur të shkoni atje, mësojeni vendin ku pronari i
shkopit fled he në kohën kur dijetari të jetë në gjumë, ju nisnu kah shkopi.
Çlirohuni nga frika. Nëse mund ta vjedhni, e ju jeni të gatshëm ta bëni këtë,
ai është magjistar, ndërsa ju e dini fare mirë magjinë, por nëse nuk mund ta
vjedhni, kini kujdes, ai njeriu është Pejgamber i Allahut dhe udhëhiqet nga
emery i Zotit. Megjithëse faraoni ka lidhur Lindjen dhe Perëndimin, ai do
të bie në kokë dhe do ta përjetoj shkatërrimin e tij. Po ua tregoj këtë shenjë
të vërtetë, o shpirtëra të babit tuaj, shkruajeni në zemrat tuaja. Allahu e di
rrugën më të mirë, o shpirtëra të babait tuaj, kur magjistari të jetë në gjumë,
nuk ka rrugë drejt magjisë dhe shkathtësisë së tij. Kur bariu të shkoj të flej,
ujku më nuk ka frikë, kur bariu të fle fuqia e tij tretet. Por shtaza, bar ii së
cilit është Allahu xh.sh. prej nga ujkut shpresa apo rruga të arrij atje. Gjërat
e mbinatyeshme që i bën Allahu xh.sh. janë të vërteta, dhe është gabim që
realitetin ta quajm magji. O shpirtërat e babait tuaj, kjo shenjë është
vendimtare, nëse njeriu edhe vdes Allahu xh.sh. e ringjall.” Atëherë djemtë
puthën varrin e babait, dhe morën rrugën e egjiptit për betejën e
rëndësishme. Dhe kur me këtë qëllim arrinë në Egjipt, menjëherë kërkuan
Musaa-në, që kishte fjetur nën palmë. Njerëzit u thanë të shkonin në
drejtim të palmishtes dhe atje do ta gjenin. Kur këta dy arritën deri te
palma, panë që mes drunjve të hurmes po flinte një njeri në gjumë të thellë,
por njëherit ishte edhe njeriu më i zgjuar (pagjumë) në botë.

Ai kishte mbyllur dy sytë e tij për të fjetur, por të gjithë qiejtë dhe toka
ishin nën shikimin e tij, dhe kur ata magjistarët panë që ai po flinte në
gjumë të thellë, u bënë gati ta vjedhnin shkopin. Magjistarët iu afruan
shkopit duke thënë:”Duhet t’i dalim pas atij dhe t’ia vjedhim shkopin.” Kur
deshën t’i afrohen më afër, shkopi nisi të lëvizë, shkopi nisi të dridhej aq
fuqishëm sa që dy magjistarët u shtangën nga frika. Mandej shkopi u
shndërrua në gjarpër të madh kuçedër, të dy magjistarët u zbehën dhe ikën
si pa kokë. Duke ikur të tmerruar rrëzoheshin në fytyrë, dhe duke rënë
ashtu goditnin çdo cep dheu. pasi panë kufijtë e fuqive të magjistarit , iu bë
e qartë që ai ishte Musaa a.s. nga qiejtë. U kapluan nga sëmundja e rëndë e
dizenterisë, nga frika ofshanin dhe klithnin. Mandej dërguan një njeri që t’i
arsyetoheshin Musaa-së a.s. për gjithçka që kishin bërë.
Musaa a.s. ua fali dhe ata përnjëherë u shëruan, kokat e tyre vendosën në
tokë, në pluhur para Musaa-së. qëllim i këtij ekzpozeu tim është që magjia
dhe shiri kanë ndikim në njerëzit prandaj secili është i obliguar që vetvetën
ta mbroj ashtu siç e kemi thënë.
DUAJA PËR EPILEPSINË E GRAVE
Imam Ghazali në Havasul Kur’an e thekson këtë dhikër për epilepsinë e
grave. Merret abdest dhe recitohet ky dhikër, çdo natë nga 21 herë. Ky
dhikër bëhet natën, para gjumit. Kësisoj veprohet shtatë ditë dhe insh-
Allah do të jetë rehat. Ndërsa kjo është duaja;

Bismillahirrahmanirrahim
Elif la mim Saad taha ta siin miim kaf ha ja ajiin saad jasiin vel Kur’anil hakim ha
mim ajin sin kaaf kaaf nuun vel kalemi ve ma jestuurune*

AJETET QË TË HEQËSH SIHRET NGA GRUAJA


Që nga gruaja të eliminosh çdo lloj sihri, magjie, xhinnësh, shejtanësh etj.
Të recitohen këto ajete të fuqishme nga sureja Feth, 7 herë mbi ujë, dhe
gruaja le ta pi atë ujë shtatë ditë. Sasia prej katër litrash.

Bismillahirrahmanirrahim
Inna Fetahna leke Fethan musbina* Lijagfirelekellahu ma tekademe min zenbike ve
ma te-ebbare ve justimme ni’metehu alejke ve jehdijeke siratan mustekima* Ve
jensurekellahu nasren aziza* Ve la havle la kuvvete illa Billahil alijjil azim*

ZGJIDHJE E NYJES (TË LIDHURËS)


Kush është i lidhur me sihre, dhe nuk i shkohet në punë apo nuk ka fat të
martohet, apo njeriu është i lidhur dhe nuk mund të ketë marëdhënie
seksuale me burrin, nuk e duron bashkëshortin, nuk e dëshiron atë. Apo që
dikush të jetë i lidhur, dhe nuk mund të udhëtoj dhe kufizohet vetëm në
një vend. Këtë dua salavat duhet recituar mbi 4 litra ujë dhe mandej të
pihet për shtatë ditë.

Bismillahirrahmanirrahim
Ve-ssalatu ve sse-lamu ala eshrefil murseline sejjidina Muhammedin ve ala alihi ve
sahbihi exhme-ine* Merexhel Bahrejn Jeltekijani Jaharuxhu min Bejni-ssulbi vet-
tera-ibi* Fe iza xha-e va’du Rabbi xhealehu dekken ve Kjane va’du Rabbi hakka*

RRËNJTË DHE FRYTET E KOPSHIT TË GJASHTË


Ibn Nexhari shënon transmetimin e Ibn Omerit, radijallahu anhu, në të cilin
thuhet që a ii cili reciton këto trdihjetë e tri ajete nuk do të sulmohet nga
bisha e egër dhe as nga hajduti. Ai dhe familja e tij do të jenë të sigurtë deri
në agim. Shuajb ibn Harb thotë: Këto ajete i kemi quajtur ajete të mbrojtjes."
Thotë që ata shërojnë nga njëqind sëmundje si; çmenduria, lepra, zgjeba etj.
Muhammed ibn Ali thotë: “Këto ajete ia kam recituar shejhut tonë i cili
ishte i sëmurë, dhe Allahu e shëroi.” Këto transmetime i thekson Sujuti në
librin Ed-Durrul-mensur. Ai thotë se këto ajete Ibn Sirrini i kishte mësuar
në një udhëtim . Plaçkitësit e kishin sulmuar konakun e tij por nuk kishin
mundur y’i afroheshin as atij dhe as bashkëudhëtarëve të tij.

You might also like