You are on page 1of 3

Në emër të Mëshiruesit, Allahut Mëshirëbërës: - Po filloj!

Kapitulli 1. (Dersi)

Pejgamberi, a.s. ka thënë: "Më i ligu (keqi, poshtri) mes ulemasë është ai i
cili viziton njerëzit e pushtetit dhe politikës, ndërsa më i miri mes
njerëzve të pushtetit është ai i cili viziton ulemanë." Emiri më i mirë
është ai i cili shkon në dyer të „fakirit“, (sufiut), ndërsa „fakiri“ (sufiu)
më i lig është ai që shkon në derë të emirit (sundimtarit, ministrit).
Njerëzit e kishin pranuar këtë traditë në plotëkuptimin e fjalës, duke e
interpretuar në mënyrën vijuese: Ulemësë nuk i shkon për shtati (nuk
është në favor) ta vizitoj sundimtarin, sepse mund ta konsiderojnë si
alimin më të keq. Ky alim nuk ishte ai të cilin e kishin menduar
(pandehur): më i ligu mes ulemasë është ai i cili merr ndihmë nga
princat; renomeja (autoriteti) dhe situata e tij varen nga këta të fundit
(princat), pasojë ëshët frika të cilën ua mbjellin ata. Vallë, mësojnë që
princat (sundimtarët) t'u dhurojnë (t'i shpërblejnë), respektojnë dhe t'u
shfaqin nderime. Vallë, për këtë arsye është përsosur; padija e tij është
bërë shkencë, nga frika prej dënimit të sundimtarit, ai gjithmonë është i
përulur (nënshtruar, kërrusur), dhe mundohet t'u pëlqej atyre. Nëse
sundimtari viziton shkencëtarin e tillë, sundimtari është haxhi (pelegrin),
ndërsa alimi subjekt i haxhillëkut (pelegrinazhit), e njëjta gjë është edhe
anasjelltas. Nëse dijetari nuk ka fituar njohuri shkaku i sundimtarit, por
për hir të Zotit, atëherë veprimet e tij janë të lavdërueshme, sepse natyra
e tij është e tillë, dhe për arsye se ai nuk mund të veproj ndryshe. Ashtu
siç peshku nuk mund të jetoj pa ujë, i tillë është edhe shkencëtari, i
udhëhequr nga logjika, bashkëkohësit e tij shfaqin devotshmëri ndaj
madhështisë së tij. Bota (populli, njerëzit) merr rrezatim nga drita e tij,
me apo pa vetëdije. Kur shkëncëtari i tillë e viziton sundimtarin, ai
vetëm provizorisht (në dukje, shikim) është haxhiu i tij, derisa në realitet
ai është subjekt i haxhillëkut të sundimtarit. Sepse. atëherë sundimtari
është ai i cili merr njohuri, derisa dijetari (shkencëtari, alimi) është i
vetëmjaftueshëm, sikur dielli që rrezon: Au jep, pa dallim, shndërron
gurët në karneola dhe rubinë, kodra pluhuri në minera bakri, ari,
argjendi dhe hekuri, tokën e tharë në gjelbrim të njomë (freskët), ndërsa
pemëve u jep shumë fryte. Ai dhuron, jep, e nuk merr.1 Arabët thonë:
"Ne jemi mësuar të japim, jo të marrim." Pra, kështu shkencëtari
(dijetari0 është ai që vizitohet, ndërsa sundimtari vizitori.2
Me bie ndërmend ta interpretoj një ajet kur'anor, megjithëse këtu nuk e
ka vendin; ai më kujtohet, prandaj do ta shpjegoj. Allahu i Lartësuar ka
thënë: „O Profet! Thuaju robërve që gjenden në duart tuaja: “Nëse
Allahu gjen mirësi në zemrat tuaja, do t’ju japë diçka edhe më të mirë
nga ajo që ju është marrë dhe do t’ju falë”. Se Allahu është Falës dhe
Mëshirëplotë.." (8:70) Po, Zoti fal, Ai është i Mëshirshëm. ja, pse ky ajet i
është shpallur Pejgamberit. Pejgamberi, a.s. fitonte. Vriste jobesimtarët
dhe merrte prenë dhe robërit. Mes tyre gjendej edhe Abbasi, daja i tij.
Ata tërë natën kishin rënkuar dhe qarë në zinxhirë, nga pafuqia dhe
nënçmimi. Kishin humbur çdo shpresë dhe prisnin vetëm shpatën dhe
vdekjen. Pejgamberi, a.s. i shikoi dhe filloi të qeshte.
Ata filluan të flisnin mes vete: „E shihni, ai ende ka dobësi njerëzore, dhe
mendimi i tij që është çliruar është i pa bazë. Tani na shikon në këta
zinxhirë dhe pranga, kështu të robëruar, dhe gëzohet. Kështu veprojnë
edhe njerëzit e thjeshtë, kur i mundin armiqtë e tyre dhe i shohin të
mposhtur, janë të lumtur dhe gëzohen.“
Pejgamberi, a.s. e kishte kuptuar çfarë kishin në zemra, prandaj tha: "O
jo, nuk qesh unë që shoh armiqtë e mi të mundur dhe fatkeq. Unë jam i
lumtur,3 qesh sepse me syrin tim të brendshëm shoh një grup njerëzish të
shpëtuar nga zjarri, xhehnemi dhe tymi i zi, të cilët unë i tërheq për
zinxhirë dhe pranga drejt Xhehnnetit dhe Trëndafilishtja e Amshueshme.
Por ata rënkonin dhe këlthisnin: "Pse po na nxjerr nga ky vend kah
trëndafilishtja dhe në vend të sigurtë?" Ja, pse po qesh unë. Ju nuk e keni
atë dhunti (talent, njohuri) e cila do t'ua mundësonte ta shihni këtë.
Allahu i Lartësuar më urdhëron: "U thuaj robërve: si e para, ju keni
grumbulluar ushtri dhe keni treguar fuqi të madhe, keni pasur besim të
1
Ai jep.
2
Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo lavdërim i përket
Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të
adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë." (Kur an. I, 1-5)
3
Byj jam i lumtur, por qeshem...
madh në guzimin (trimërinë) dhe fuqinë tuaj; keni folur mes vete: lehtë
ia bëjmë ne me Myslimanët: do t'i shkatërrojmë dhe mundim. Ju nuk
shihni që mbi ju është dikush më i fuqishëm, dhe nuk njihni askend i cili
do të mund t'ua marr atë fitore. Por, planet tuaja u kthyen kundër jush.
Por, tani në këtë moment kur jeni të frikësuar, ju nuk pendoheni për
gabimet tuaja. Ju jeni të dëshpëruar dhe ju nuk shihni që mbi ju është
Dikush i fuqishëm. Kur jeni të fuqishëm, ju duhet të Më shihni, kuptoni,
që jeni të mposhtur nga Unë, që gjërat t'u lehtësohen, që në frikë të mos
dëshpëroheni shkaku Im, sepse unë jamë në gjendje të ju shpëtoj nga
frika dhe të ju fal siguri. Ai i cili mund të bëj që nga lopa e bardhë të dal
lopa e zezë, mund të bëj që edhe nga lopa e zezë të dal e bardha. Ai bën
që nata të dal nga dita, ndërsa dita nga nata. Ai bën që nga i vdekuri të
dal i gjalli, ndërsa nga i gjalli të dal i vdekuri. tani kur jeni robër, mos
humbisni shpresën në Mua, që Unë do t'ju marr për dore, sepse vetëm
jobesimtarët humbasin shpresën dhe qerësinë të cilën ua ka dhuruar
Zoti”."

You might also like