You are on page 1of 6

Parimet e arsyes dhe Epirizmi

Parimet e arsyes
Në filozofinë racionaliste arsyeja konsiderohet, jo vetëm burim dhe kriter
kryesor I njohjes, por edhe tipar thelbësor, në bazë të së cilit njeriu dallon nga
të gjith qeniet e tjera. Sipas kësaj filozofie, vetëm njeri ka arsye dhe kjo është
një “monopol” i rezervuar për njeriun.
Së bashku me mendjen, arsyeja është shtresa më e lartë e aftësisë kuptimore të
njeriut.
Përmbi arsyen dhe mendjen nuk ka aftësi tjetër më të lartë kuptimore. Arsyeja
për dallim nga vullneti, ndjenjat etj. synon kah njohja e vërtetë e botës e
gjësendeve e dukurive të përveçshme.
Në këtë pikpamje, ajo vepron në bazë të disa kritereve e parimeve të saj, të cilat
janë kusht i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm për njohjen e vërtetë.
Parimet kryesore të arsyes janë: parimi i indetitetit, parimi i kundërthënjes,
parimi i të tretës së përjashtuar dhe parimi i arsyes së mjaftueshme.
Përveç parimit të arsyes së mjaftueshme, të cilin e ka zbuluar filozofi gjerman
Lajbnici (sh. XVII-XVIII), të gjitha parimet e tjera i kanë zbuluar filozofët e lashtë
grek.
Sipas parimit të identitetit, çdo gjësend apo dukuri është ajo që është e jo
diçka tjetër. Bazat e para të këtij parimi të arsyes ja vuri Parmenidi duke thënë
se qenia është qenie e joqenia është joqenie. Aristoteli në veprën e tij
“Metafizika”
tha se ky parim nuk tregon asgjë me rëndësi, sepse gjithashtu e di se “ajo që
është është” por, megjithkëtë ky parim ka rëndësi, ngase kërkon që fjalët ose
fjalitë të përdoren në mënyrë konsekuente, përkatësisht të tregoj atë, për ç’ ësht
fjala e jo diçka tjetër.
Parimi i kundërthënies del nga parimin e indetitetit, ngase nëse çdo gjë është
identik me vetveten, atëher logjikisht pason se ajo nuk është njëkohësisht edhe
diçka tjetër. Në fushën e logjikës ky parim don të thotë se dy gjykime të
kundërta nuk mund të jenë në të njejtën kohë të vërteta, njëri nga këta gjykime
duhet të jetë patjetër i rremë.
Parimi i së tretës së përjashtuar është ai parim i arsyes, sipas së cilit diçka
ose është ose nuk është e treta e mundur është përjashtuar, ose një nocion
pozitiv ose një nocion negativ e treta nuk bën.
Parimi i arsyes së mjaftueshme bën me dije se çdo gjesend, dukuri apo
proces ekziston ngase ka një arsye të mjaftueshme, asgjë nuk ekziston pa asnjë
arsye, pa ndonjë shkak. Këtë parim së pari her e hetoi dhe formuloi filozofi
gjerman Lajbnici.
Epirizmi dhe kufijtë e njohjes
Epirizmi është njëri ndër drejtimet kryesore filozofike, sipas të cilit përvoja është
burimi kryesor i njohjes sonë.
Themeluesi i epirizmit është filozofi angles Xhon Loku autor i veprës “Ese mbi
arsyes njerzore”. Tërë librin e parë të veprës së tij të përmendur Xhon Luku ja
dedikoi përgënjeshtrimit të teorive mbi idetë e bashkëlindura. Përfaqsuesit e
këtyre teorive pohojn se këto ide i sjell me vete shpirit me të futurit të tij në
trupin e njeriut. Për ta provuar këtë ithtarët e këtyre teorive thonë se këto ide
vlejn në mënyr të përgjithshme. Loku nuk e pranon këto provë të tyre duke
thënëse asnjë ide apo parim, qoftë teorik apo praktik nuk vlen në mënyr të
përghithshme: por edhe sikur të ishte kështu pajtimi i përgjithshëm nuk e
provon ekzistencen e ideve të bashklindura. Sikur të ekzistonin idetë e
bashkëlindura atëher këto parime do të dinin të gjithë, mirëpo kjo nuk ndodh.
Nga këtu loku përfundon se nuk ekzistojn idetë e bashkëlindura dhe se prandaj
teoria e Dekartit, e Laibnicit etj. mbi këto ide është e gabuar. Xhon Loku tha se
shpirti apo vetdija, fillimisht është një “tabularasa” një letër e pashkruar, një
rrasë e fshië në të cilën me kohë “shkruan” përvoja dhe kështu zë fill njohja e
botës nga ana e njeriut. Kritika e Xhon Lokut kundër teorive mbi ekzistimin e
ideve të bashkëlindura kishte përveq notës teorike edhe një notë tjetër
shoqërore
Sipas empiristit të madh gjerman, Xhon Lokut, të gjithë idetë dhe tërë njohja
jonë e botës dhe e gjësendeve fillon, zhvillohet dhe thellohet n bazë dhe me
anë të përvojës.
Burimi i parë i të gjitha ideve janë: ndijimet apo sensacionet, të cilat janë
dukuri psikike të cilat kan të bëjnë parasegjithash me veti të ndryshme të
gjësendeve, siç janë ngjyra, shija, era etj.
Burimi i dytë i ideve janë: perceptimet, të cilat janë dukuri psikie që kanë të
bëjnë me gjesende në tërësin e tyre ose me veprimet e psikikës sonë.
Pa ndijime, perceptime, përfytirime etj. të cilat në tërësitë e tyre përbëjnë
përvojën nuk mund të ketë ide. Të gjitha idetë Loku i ndanë në të thjeshta dhe
në të përbëra
Së pari zënë fill idetë e thjeshta dhe si të tilla, u paraprijnë ideve të përbëra.
Idetë e thjeshta krijohen në bazë të veprimeve të gjesendeve në shqisat tona
kurse idetë e ndërlikuara krijon fryma, shpirti apo vetëdija e cila tash më është
pajisur me ide të thjeshta. Mendja apo shpirti i njeriut i krijon idetë e
nderlikuara në bazë të rregullimit, krahasimit dhe abstraktimit. Edhe idetë e
përbëra Loku i ndanë në tri grupe:
Idetë e moduseve, të substancave dhe të relacioneve.
Në këtë mënyrë, Loku arsyen e trajton si ndonjë përpunues i të dhënave
ndijore e përvojësore e jo si krijues i ndonjë gjëje të re dhe origjinale
Faleminderit për vëmendjen ☺

Punoi: Shpëtim Hasallari

You might also like