You are on page 1of 18

Filozofia e së drejtës

Nocioni i filozofisë së të drejtës

 Objekt i filozofisë në esencë është bota, pra e tërë ajo që ekziston.. Por edhe bota imagjinative

Filozofia saktëson se çfarë është vërtetë bota, çfarë është ajo në realitet ( nëse eksiston) ???!!!

Cka eshte universi

Njeriu i ka krijuar tri disiplina kryesore me ndihmën e të cilave e shpjegon botën

Këto disiplina janë:

1. Religjioni ( feja)
2. Filozofia dhe
3. Shkenca
Qe i përgjigjet përafersisht edhe paraqitjes kohore të tyre, pra: Shkenca filozofia dhe religjioni të
mbështetura në radhitjen e tyre sipas përvojës dhe mbipervojes
• Shkenca është ngritur sipas përvojës si disiplinë racionale

• Filozofia është ngritur sipas mbipërvojës por është disiplinë racionale

• Ndërsa religjioni është ngritur sipas mbipërvojës por është irracionale ???!!!

• Njeriu mundet per te besuar në mënyrë irracionale, të mendoj në mënyrë


racionale dhe të njohë në mënyrë shkencore dhe të saktë

• Ç’është racionale: është ajo që mendja e njeriut mund të provoj ( kuptoj ) që


mbështetjen e ka në të dhënat nga përvoja dhe nga provat…
Cka jane provat e cka pervoja ???
Nocioni i mbipërvojës

• Mbipërvoja është ndryshe nga përvoja - siç tregon vet shprehja, ajo e tejkalon përvojën

• Përvoja është e tërë ajo që njeriu e përjeton në lidhje me botën, duke përfshirë në të edhe
vetveten si pjesë e saj-botës

• Përvoja është pra, takimi me objektin ( lëndën) – prekja, çka edhe vetë përvoja është objekt i
përvojës të mëhershme

• Ngelë një çështje delikate dhe e rëndë, se çka është përvoja normale dhe njeriu normal

• Nuk mund të themi se vetëm në bazë të përvojës mund të njohim të vërtetën apo jo ?!

• Mund ta njohim te verteten edhe nga provat qe i realizojme ne Kohen e tashme

• Pervojat dhe provat dallojne ne mes veti … pse ???


• Pra, s’mund të kemi përgjigje në asnjërën prej çështjeve të cilat ia tejkalojnë të tashmes P.sh. fakti se
njeriu është i vdekshëm praktikisht kjo nuk mund të provohet sepse njeriu i fundit i cili do të vdesë nuk do ta dinte
se ka vdekur ) por parimisht ky fakt është provuar

• Mirëpo, fakti se shpirti është i pavdekshëm është i pa dëshmuar sepse shpirti i pavdekshëm në rastin e këtillë
është caktuar ashtu që i ikën përvojës

• Për këtë - të gjitha faktet nga përvoja janë objekt i shqyrtimit dhe mitikes filozofike

• C’eshte mitologjia ???

• Pra, çdo fakt nga përvoja paraqet problem filozofik, sepse filozofia gjithnjë merret me pyetjen se a është i saktë-
vërtetë

• P.sh. pyetja se:

1. a ekziston bota
2. a ekziston njeriu

Filozofia parashtron njërën prej pyetjeve themelore, pyetjen se përvoja a na dëshmon të vërtetën?!
Mbipërvoja është e dyllojshme

Lloji i parë i mbipërvojës është më afër përvojës dhe është e padyshimtë

Kur fitojmë përvojën lidhur me një objekt apo për objektin, asnjëherë nuk jemi të
sigurt se ajo vërtet është e saktë për arsye thjeshtë se atë mundemi me e vërtetuar
vetëm me përvojën e re dhe as me këtë, meqë edhe kjo është përvojë sepse
s’mundemi ndryshe më e vërtetuar – përveç me përvojën e re ose proven

Lloji i dytë i mbipërvojës i përket objektit i cili asnjëherë nuk ka qenë i nënshtruar
procesit të përvojës sonë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë , të cilat edhe s’mund të
jenë në përvojën tonë sepse janë të atilla që në asnjë mënyrë s’mund të arrijmë-
njohim me përvojën por për të cilat parimisht i nënshtrohen –përvojës sepse janë të
natyrës së njëjtë sikurse edhe objektet e përvojës ( siç është p.sh. Zoti )

• A mund te provohet Zoti ???!!!


Raporti i filozofisë me shkencën

Filozofia dhe shkenca dallojë ndërmjet vete, mirëpo, bazën nisëse të hulumtimit e kanë në përvojën e
përditshme të njeriut të rëndomtë

Ato më vonë ndahen, natyrisht me ndarjen e punës në shoqëri

Njeriu sa i afrohet filozofisë në jetën e përditshme aq edhe shkencës, ndërsa burimin që të dyja e kanë në
jetën e rëndomtë, përvojën e përditshme

Filozofia dhe shkenca janë ndarë duke ndjekur dy drejtime të cilat mendja e njeriut detyrimisht i ndjekë

Një drejtim është, që sa më tepër të thellohen dhe kristalizohen përvojat në mënyrë që sa më shumë të kemi
njohuri të bindshme

Drejtimi i këtillë na ka sjellë gjer te shkenca – njohjet shkencore dhe gjer te përsosmëria

Cka eshte persosshmeria ne shkence ….


Mendimi i dyte: Filozofia dhe shkenca janë disiplina racionale, ato dallojnë
shumë, sepse filozofia pretendon ta tejkaloj përvojën, atë që na u është servuar
sipas përvojës, përpiqet të hulumtoj se vërtetë ajo është e saktë

Pra është e prirur në dyshime, se njohja jonë ndryshon brendinë e çështjes-


brendinë e vërtetë të botës duke i besuar përvojës
Raporti i filozofisë me religjionin ( fenë)

Dallimet ndërmjet filozofisë dhe shkencës ishin evidente, mirëpo, këto i lidhë fakti se që të dyja janë
disiplina racionale dhe mund të komunikojnë ndërmjet vete

Filozofia është më larg nga religjioni sepse religjioni është një disiplinë joracionale, përkundër
filozofisë e cila eshte discipline racionale

Pra, filozofia dhe religjioni kanë të ngjashme sepse që të dyja flasin për mbipërvojën

Dallimi qëndron vetëm në të komunikuarit e saj , pra, filozofia bënë fjalë për faktorët të cilët mendja e
njeriut mund ti kapë, pranojë apo edhe ti refuzojë apo edhe ti hedhë në mënyrë racionale

Lënda (objekti) e fesë absolutisht është e pakapshme – e palejueshme t’i nënshtrohet dëshmimit –
përvojës , sa që nuk dihet se a ekziston fare ???

Feja thjeshtë pohon se bota ekziston si në përditshmëri, ashtu edhe në mbipërvojën, edhe kur
pohimet fetare absolutisht janë kundër arsyes së shëndosh, feja beson në të ???!!!
Metodat e studimit te Filozofise te se drejtes

1. Metoda e observimit ,vrojtimit( intuita, zbulimi, njohja paraprake, mbipërvoja)

2. Metoda aprioristike (nuk mbeshtetet në përvojë, qe nuk e merr parasysh gjendjen faktike, që shkon
para përvojës)

3. Metoda aksiometrike (të bërit vetvetiu të çartë dhe të vërtetë, vlerën)

Metodat filozofike i ndajmë në dy grupe:

Në grupin e parë të metodave filozofike hyjnë ato metoda të cilat janë relativisht të afërta me metodat
shkencore ( të përvojës) , metoda këto që me të aplikuar ( zbatuar) të dhënat e fituara ( faktet ) mund
të vërtetohen ( provohen) edhe të arsyetohen

Në grupin e dytë të metodave filozofike hyjnë metodat me aplikimin e të cilave të dhënat (faktet) e
fituara nuk mund të me u dëshmuar , gjegjësisht me u arsyetuar , metoda këto që qëndrojnë larg
metodave të përvojës – jetës ( shkencës)
1. Metodat me anën e të cilave të dhënat e fituara mund të provohen (arsyetohen)

Metodat me anën e të cilave të dhënat e fituara mund të provohen të dhënat e bazuara


në përvojë merren si të vlefshme edhe për dukurit e tjera të cilat janë jashtë përvojës, të
cilat janë në lidhje të caktuar me dukurit nga përvoja, mbi bazën e të cilave ajo është fituar

2. Metoda aprioristike

Kjo metodë përbëhet prej hulumtimeve të një lloji të njohjes së lindur, e cila
domosdoshmërish i paraprinë përvojës, pa të cilën vetëm përvoja nuk do të ishte e
mundshme

Këtu duhet përmendur mendimin e Kantit, sipas të cilit ekzistojnë disa përmbajtje të
“pastra”të vetëdijes, observime dhe ide, të cilat që më herët se sa përvoja ( apriori) i janë
dhënë njeriut dhe të cilat madje janë të domosdoshme që përvoja të jetë e mundur të
krijohet, që të rregullohet në mënyrën e atillë që njeriu të ketë mundësi për ta kuptuar
3. Metoda aksiomatike

Kjo metodë merret me përcaktimin e qëndrimeve, vërtetësia e të cilave është e dukshme për çdo kënd

Këto qëndrime nuk fitohen nga një përvojë, gjer te këto arrihet vetëm me të menduar

Kështu. p.sh. konsiderohet si i njohur –parimi pacta sunt servanda sepse nga vetë
nocioni i kontratës del se ajo duhet të respektohet

Në filozofi , madje edhe në filozofin e së drejtës , shpeshherë konsiderohen si qëndrime aksiomatike


disa të dhëna të cilat nuk u janë të njohura çdo kujt, por të cilat duhet të provohen – arsyetohen

Kështu, p.sh. thuhet se e drejta duhet ti konsideroj të gjithë njerëzit të barabartë sepse është e
njohur se të gjithë njerëzit janë të njëjtë

Është e qartë se kjo s’është e vërtetë , s’është e saktë , andaj këto qëndrime duhet të shpjegohen ,
arsyetohen dhe si të tilla s’janë qëndrime aksiomatike
Metodat me anën e të cilave fitohën të dhënat por të cilat nuk provohen (arsyetohën)

1. Metoda e intuitës

Metoda e intuitës hedhë poshtë çdo përvojë, për dallim nga metoda aprioristike dhe
aksiomatike

Derisa filozofët konsiderojnë se njohjet e fituara me anën e kësaj metode në tërësi


çlirojnë përvojën ( largojnë) e cila duhet me u lanë anash, në mënyrë që me intuitën e
drejtpërdrejtë të shqyrtohet brendia e objektit të njohjes me anën e vetëdijes e cila është
e ” pastër” dhe e zhveshur nga çdo gjë e përvojës

Edhe ne filozofin e së drejtës kjo metodë konsideron se ideja për të drejtën, drejtësinë,
gjegjësisht, ndjenja për të drejtën kuptohen në mënyrë intuitive

P.sh. Nga intuita jone propozojme hartimin e ligjeve te reja


2. Frymëzimi

• Kjo metodë në esencë qëndron larg metodave racionale filozofike të cilat i


kemi përmendur gjer më tani, madje parashtrohet pyetja se a mundet fare
edhe të quhet metodë në kuptimin e ngushtë të fjalës

• Kjo metodë merret me zbulimin e disa qëndrimeve nga frymëzimi, që e kalon


gjendjen e thjeshtë – gjendjen e arsyeshme

• Pra, në situata të këtilla njeriu e kalon gjendjen normale dhe arrin në


qëndrimet e mbipërvojës për të cilat është e bindur se janë absolutisht të sakta

• Ne drejtesi frymezohesh nga nje gjendje per hartimin p.sh. te nje ligji,
rregullore, urdherese, udhezimi, vendimi….
3. Zbulimi (ringjallja)

Në qoftë se frymëzimi përdoret shumë pak si metodë në filozofinë e së drejtës,


aq më pak vije në shprehje metoda e zbulimit (ringjalljes) edhe pse kjo përdoret
në filozofin e përgjithshme, e në veçanti kur ajo është e ngjyrosur me dogma
fetare

Kjo metodë edhe më shumë largohet nga realiteti, nga gjendja reale e jetës
shoqërore, në ngritjen mbi të gjitha dhe në një mënyrë një lidhje mistike me
mbipërvojën, me botën tjetër, para së gjithash me Perëndin apo me format e
tija të paraqitjes

Në këtë mënyrë filozofi vjen deri te njohjet të cilat “perëndia“ ia zbulon apo
ato vetë i paraqiten në gjendjen e tij jo normale – psikike
4. Metoda aksiologjike

• Me anën e kësaj metode përcaktohen vlerat d.m.th bëhet vlerësimi i vlerave, pra,
nxirren të dhënat normative

• Konsiderohet se këto të dhëna janë subjektive andaj shumë prej filozofëve mendojnë
se kjo as që është metodë e veçantë sepse vlerat eksistojnë të dhena në mënyrë të
pavarur, objektivisht të dhëna, në botën ideale, në botën e veqantë hyjnore

• Andaj konsiderojnë se me metoden aksiologjike gjithashtu tregohen vlersimet e


vlerave të realitetit, se vërtetohet ajo që është, por kjo i përketë botës së veqantë,
botës së vlerave

• Njeriu sipas këtyre bindjeve nuk krijon vlera por vetëm i zbulon , d.m.th. vërteton
ekzistimin e tyre objektiv, si dhe realitetet tjera
5. Metoda logjike

Metoda logjike në kuptimin e gjerë përdoret në të gjitha të dhënat sepse në të gjitha te dhenat
duhet të respektohet logjika, andaj edhe nuk do të ketë metodë të veçantë filozofike të
logjikës

Mirëpo, metoda logjike në kuptim të ngushtë mund të konsiderohet si metodë e veqantë


filozofike

Sepse siç kemi thënë më heret, filozofia duhet të filloj prej ndonjë supozimi të përgjithshëm si
qëndrim bazik lidhur me çështjen e dhënë, dhe nga kjo në rrugë logjike të nxjerr qëndrime më
të ngushta të cilat në mënyrë më konkrete e përpunojnë supozimin e caktuar

Mendimi logjik se pervec planeteve qe mund ti observon shkenca ka edhe planete tjera rrjedh
nga logjika.

Me vone mund ti vertetoj shkenca por sot jo ?!


Ju faleminderit !

You might also like