You are on page 1of 30

Lewis Vaughn

Chris MacDonald

FUQIA E TË
MENDUARIT KRITIK
Kapitulli 4
Arsyet për të besuar dhe
për të dyshuar
Kur pretendimet përplasen
Ju do të jeni në gjendje:
🞂Të kuptoni se kur një pretendim përplaset me pretendime të
tjera, të cilat kemi arsye të mjaftueshme për t’i pranuar,
atëherë kemi arsye të forta për ta vënë atë në dyshim.
🞂Të dalloni se kur një pretendim vjen në kundërshtim me
njohuritë tona themelore, kemi arsye të mjaftueshme për ta
vënë në dyshim atë.
🞂Të vlerësoni se kur përballemi me një pretendim që nuk
është plotësisht i dyshimtë, por as plotësisht i besueshëm,
atij duhet t’i besojmë për aq sa na lejojnë faktet.
🞂Të vetëdijesoheni se nuk është e logjikshme t’i besojmë një
pretendimi pa pasur arsye të mjaftueshme.
Ekspertët dhe provat
Ju do të jeni në gjendje:
🞂Të kuptoni se çfarë e bën dikë ekspert dhe çfarë jo.
🞂Të kuptoni se nëse një pretendim është në kundërshtim
me opinionin e ekspertëve, atëherë kemi arsye të
mjaftueshme për ta vënë në dyshim.
🞂Të dalloni se kur ekspertët nuk bien dakord për një
pretendim, kemi arsye të mjaftueshme për ta vënë në
dyshim. Static
🞂Të dalloni evokimin fals të autoritetit.
🞂Të ndani ekspertët e vërtetë nga ata që hiqen si të tillë,
duke përdorur katër treguesit e ekspertizës.
PJESË LEXIMI
Pretendimet e pambështetura
që na pëlqejnë
Në epokën e informacionit, nuk na duhet të kërkojmë larg
për të gjetur pretendime të pambështetura. Ato na sulmojnë
nga të gjitha anët. Shumë prej tyre janë shumë të
këndshme kur i sheh apo i dëgjon, sepse janë shumë
provokative, të pazakonta dhe me shumë imagjinatë. Ato
nuk u kushtojnë ndonjë mundim të madh atyre që janë
mësuar të mendojnë në mënyrë kritike, përkundrazi janë
zbavitëse.
Kur pretendimet kundërshtojnë
njëra-tjetrën
🞂 Nëse një pretendim vjen në kundërshtim me pretendime të
tjera, të cilat ne kemi arsye të mjaftueshme për t’i pranuar,
atëherë kemi prova të mjaftueshme për ta vënë atë në
dyshim.
🞂 Në rastin e pretendimeve që kundërshtojnë njëra-tjetrën,
jeni të justifikuar të mos besoni asnjërin prej tyre derisa
konflikti të zgjidhet,
🞂 Në shumë raste, sqarimi i konfliktit midis pretendimeve
kërkon një hetim më të thellë. Mund të duhet të bëhet një
lloj studimi për të parë ç’prova ka për secilin nga këto
pretendime.
PJESË LEXIMI
Fakt dhe opinion
Kur vlerësojmë pretendime të ndryshme, shpesh duhet të
dallojmë midis fakteve dhe opinioneve. Termin fakt e
përdorim në dy kuptime. Së pari, e përdorim atë për të
treguar gjendjen e gjërave. Së dyti, e përdorim fjalën fakt për
t’iu referuar pohimeve të vërteta. Themi se disa pretendime,
apo kumte, janë fakte (ose të faktuara) dhe disa jo. Kurse
fjalën opinion e përdorim për t’iu referuar një bindjeje.

Disa opinione janë të vërteta, pra janë fakte. Disa


opinione nuk janë të vërteta, pra nuk janë fakte.
Ekspertët dhe provat
Kur një pretendim i pambështetur nuk vjen në konflikt me ato
që dimë, shpesh jemi të justifikuar për ta besuar, nëse vjen
nga ekspertët.
Eksperti është një person, i cili është më i ditur në
një fushë të caktuar sesa shumë nga ne.
Gjasat janë që ekspertët të kenë të drejtë, sepse:
1.ata janë më në kontakt me zhvillimet në fushën e tyre sesa
ne;
2.ata janë më të përgatitur për të gjykuar për këto zhvillime
sesa ne.
Njerëzit që mendojnë në mënyrë kritike, tregohen të
kujdesshëm edhe me mendimet e ekspertëve duke u
udhëhequr nga disa parime praktike dhe të dobishme
PJESË LEXIMI
A janë mjekët ekspertë?
Po dhe jo. Mjekët sigurisht që janë ekspertë në artin e
shërimit, në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe të
plagëve. Ata i dinë dhe i kuptojnë faktet që shohin, si dhe
zotërojnë taktikat e gjykimit rreth këtyre fakteve. Por a janë
mjekët ekspertë për të thënë nëse një trajtim i caktuar është
efektiv dhe pa rreziqe? Në dallim nga sa mendojnë shumica
e njerëzve, në përgjithësi përgjigjja është jo.
PJESË LEXIMI
Vlerësimi i burimeve të
internetit
A mund t’i besojmë informacionit që gjejmë në internet?
Në shumicën e rasteve jo, por nëse dini të gjykoni besueshmërinë
e siteve duhet të shpenzoni kohë për të arritur në një gjykim tuajin,
shpesh mund të zbuloni materiale që janë të besueshme dhe të
dobishme. Gjetja e informacionit të besueshëm në internet kërkon
kohë dhe mundim, sepse pjesa më e madhe e informacionit nuk
kontrollohet nga redaktorët, oponentët, apo persona të ngarkuar
me këtë detyrë, përpara së të hidhet në hapësirën kibernetike.

Në internet të gjithë mund të thonë ato që duan. Për rrjedhojë


kryefjala e mbledhjes së informacionit në internet duhet të jetë
skepticizmi.
Vlerësimi i burimeve të internetit
(vazhdim)

Duhet t’i bëni vetes pyetje për burimet online dhe që ju


ndihmojnë të vlerësoni besueshmërinë e tyre. Disa prej
këtyre pyetjeve të ndara në kategori jepen më poshtë:

🞂Autoriteti
🞂I kujt është ky sit?
🞂Qëllimi/Audienca që synohet
🞂A është i përditësuar siti?
🞂Objektiviteti përkundër paragjykimeve
🞂Mbështetja
SHËNIME PËRMBYLLËSE
Pretendimet që kundërshtojnë njëra-tjetrën
🞂Nëse një pretendim vjen në konflikt me një pretendim tjetër të
cilin kemi arsye të mjaftueshme për ta pranuar, atëherë kemi
arsye të mjaftueshme për të vënë në dyshim pretendimin.
🞂Nëse një pretendim vjen në konflikt me dijet tona bazë, kemi
arsye të mjaftueshme për ta vënë atë në dyshim.
🞂Duhet që një pretendim ta pranojmë për aq sa na lejojnë faktet.
🞂Të besosh një pretendim kur nuk ka arsye të mjaftueshme,
është një veprim i pa-arsyeshëm.
🞂Nëse një pretendim vjen në kundërshtim me opinionet e
ekspertëve, kemi arsye të mjaftueshme për ta vënë në dyshim.
🞂Kur ekspertët nuk bien dakord për një pretendim të caktuar,
kemi arsye të mjaftueshme për ta vënë atë në dyshim.
Përvojat personale
Shumë pretendime ne i pranojmë sepse bazohen në përvojën
personale - tonën apo të dikujt tjetër.
Në vija të gjera, përvoja personale krijohet nga shqisat,
kujtesa dhe bashkëveprimi i tyre me gjykimin tonë. Në raste të
panumërta, përvoja personale na ofron provat (ose një pjesë
të tyre) se diçka është ose nuk është ashtu siç thuhet apo siç
duket.
Gjykatësi voton për ta dënuar të pandehurin, sepse
dëshmitarët okularë thonë se e kanë parë në vendin e krimit
me armë në dorë.
Faktet që na ofron përvoja personale mund të pranohen
në mënyrë të arsyeshme vetëm nëse nuk kemi arsye të
mjaftueshme për t’i vënë në dyshim.
Përvojat personale
Dëmtimi

Nëse perceptimet tona pësojnë një lloj dëmtimi ose frenimi,


kemi arsye për t’i vënë ato në dyshim. Raste të qarta janë ato
kur shqisat tona dobësohen për shkak të sëmundjes, lodhjes,
dëmtimeve, stresit, pijes, drogave, euforisë, çorientimit, apo
shpërqendrimit.

Edhe kujtesa mund të ndikohet nga një numër i madh


faktorësh që ndërhyjnë duke cënuar saktësinë e perceptimit.

Perceptimi dhe kujtesa jonë janë konstruktive, çka do të thotë,


që ajo çka ne perceptojmë dhe fusim në kujtesë është në një
farë shkalle e fabrikuar nga mendja jonë.
PJESË LEXIMI
Të luash me kujtesën
Kujtimet e dëshmitarëve okularë janë tejet të pabesueshme.
Një prej arsyeve është se kujtesa jonë për një ngjarje të
caktuar mund të modifikohet, nëse ne më pas mësojmë gjëra
që nuk i dinim në momentin e ngjarjes. Studimet tregojnë se,
në këtë mënyrë, kujtesa jonë, pa e kuptuar, mund të pësojë
ndryshime. Ne mund jemi sinqerisht të bindur se kujtesa,
tashmë e modifikuar, është kujtesa origjinale. Kjo dukuri
është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga studimet
mjekësore.

Funksionimi në mënyrë konstruktive i mendjes sonë na


ndihmon të zgjidhim probleme dhe të merremi në
Përvojat personale
Pritshmëria

Shpesh perceptojmë pikërisht atë që presim të perceptojmë,


pavarësisht nëse ka ndonjë gjë për t’u perceptuar apo jo.

Studimet shkencore, tregojnë se pritshmëria mund të ketë një


efekt më të fuqishëm mbi përvojat tona nga sa mendojmë ne.
Studimet e shumta zbulojnë se subjektet që presin të shohin
rrezen e një drite, të nuhasin një aromë të caktuar, apo të
ndjejnë një goditje elektrike, në fakt kanë përjetuar të njëjtat
gjëra edhe pse ngacmuesi nuk ka qenë fare i pranishëm. Ka
mjaftuar sugjerimi se së shpejti ata do të përjetojnë
ngacmimin përkatës dhe subjektet kanë perceptuar, apo ju
është dukur se kanë perceptuar gjëra që nuk kanë ekzistuar.
PJESË LEXIMI
Shiko! Kanali i Marsianëve
Sa e lehtë është që edhe vëzhgues profesionistë të shohin
gjëra që nuk ekzistojnë! Ky shembull i famshëm, vetëm njëri
nga shembujt e shumtë të ngjashëm, shpjegohet nga
psikologia Terrence Hines:

Shpjegimi i një iluzioni astronomik të famshëm -Kanalet


e Marsit - gjendet te natyra konstruktive e perceptimeve.

Prirja jonë për të parë gjëra që nuk janë në realitet,


shtohet veçanërisht kur ngacmuesit janë të dobët ose të
paqartë.
PJESË LEXIMI
Prisni racizëm?
Shumë studime tregojnë efektin që kanë pritshmëritë dhe
bindjet tona në ato që perceptojmë, por ekziston një studim
klasik që e ilustron më së miri këtë dukuri. Vite më parë
studiuesit u kërkuan studentëve të shikonin një foto dhe të
përshkruanin atë që shihnin. Fotoja tregonte dy burra që
qëndronin ngjitur me njëri-tjetrin në një kabinë metroje. Një
nga burrat ishte i bardhë, tjetri i zi. Burri i bardhë mbante në
dorë një biçak të hapur.
Përvojat personale
Paaftësia për të arsyetuar me shifra

Kur japim një gjykim të shpejtë rreth mundësisë së diçkaje,


duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pse? Sepse
përgjithësisht ne jemi të dobët në përllogaritjen e probabilitetit.

Një gabim që ndeshet shpesh është gjykimi i keq për


koincidencat. Shumë nga ne shpesh besojnë se një ngjarje
është shumë e pamundur për të qenë një koincidencë e
thjeshtë, se diçka tjetër me siguri që është përfshirë, si për
shembull një veprimtari paranormale ose mbi natyrore.

Një tjetër gabim është të mendosh se ngjarjet e mëparshme


mund të ndikojnë te shanset e një ngjarjeje çfarëdo të
momentit. Ky gabim njihet me emrin gabimi i kumarxhiut.
SHËNIME PËRMBYLLËSE
Përvojat personale
🞂Provat që sigurohen nga përvojat personale mund të
pranohen në mënyrë të arsyeshme nëse nuk kemi arsye të
mjaftueshme për t’i vënë në dyshim ato.
🞂Nëse aftësitë tona perceptuese dëmtohen apo pengohen,
kemi arsye të mjaftueshme për t’i vënë në dyshim ato.
🞂Perceptimet dhe kujtesa jonë, janë konstruktive, çka do të
thotë që mendja jonë është e aftë të sajojë atë që ne
përjetojmë. Shpesh perceptojmë pikërisht atë që presim
dhe kjo forcohet kur stimujt janë të dobët ose të paqartë.
🞂Gabimi i kumarxhiut është se beson se ngjarjet e
mëparshme mund të ndikojnë probabilitetin në ngjarjen
rastësore të momentit.
Të gënjesh veten
🞂 Pretendimet nuk duhen besuar nëse nuk kemi arsye të
mjaftueshme për t’i besuar ato. Nëse duam që mendimet
tona për botën të jenë të qëndrueshme duhet t’i bazojmë
ato në provat përkatëse. Mendimet që mbështeten në prova
kanë më shumë gjasa të jenë të vërteta dhe mendimet e
vërteta kanë më shumë mundësi të na ndihmojnë të arrijmë
atë që duam në jetë.

🞂 Çelësi i këtij rregulli të thjeshtë është që t’u japim provave


rëndësinë që u takon, gjë të cilën ne shpesh nuk e bëjmë.
Ne i injorojmë provat, i mohojmë, i manipulojmë dhe i
shtrembërojmë.
Të gënjesh veten
Mospranimi i provave kundër

Rezistenca ndaj fakteve që përplasen, me besimet që i kemi


ushqyer për shumë kohë, është prirje shumë njerëzore. Ne
mund t’i mohojmë provat, t’i injorojmë ato, t’i ri-interpretojmë,
me qëllim që të përputhen me paragjykimet tona. Rezistenca
ndaj provave mund të na qetësojë psikologjikisht, por mund të
na bëjë të heqim dorë nga të mësuarit dhe të na cungojë dijet
tona.

Shpesh rezistenca jonë ndaj provave kundër bëhet shumë e


padukshme. Nëse ne përballemi me fakte kundër botëkuptimit
tonë, shpeshherë ne nuk i hedhim poshtë menjëherë këto
fakte.
Të gënjesh veten
Në kërkim të fakteve konfirmuese

Ne shpesh jo vetëm që u rezistojmë fakteve kundër, por edhe


kërkojmë të gjejmë dhe të përdorim vetëm provat
konfirmuese. Kjo dukuri njihet si gabimi i konfirmimit. Kur
bëjmë çmos të zbulojmë vetëm provat konfirmuese, ne mund
të përfundojmë duke pranuar pretendime që nuk janë të
vërteta, duke parë lidhje që nuk ekzistojnë dhe duke gjetur
konfirmime që nuk qëndrojnë.

Studimet për gabimin e konfirmimit tregojnë se kur subjekteve


u kërkohet të vlerësojnë një pretendim, ato shpesh kërkojnë
të zbulojnë vetëm provat konfirmuese, edhe pse provat që
nuk konfirmojnë pretendimin mund të jenë po aq të vlefshme.
PJESË LEXIMI
Kjo është çmenduri!
Kur hëna është e plotë, a çmenden njerëzit? A sillen ata si
lunatikë? Folklori thotë se njerëzit bëhen si të çmendur dhe të
shumtë janë ata që besojnë në një efekt lunar mbi mënyrën
sesi sillen njerëzit. Por studime të shumta kanë treguar se
nuk ka asnjë lidhje shkak-pasojë midis hënës dhe sjelljes
njerëzore. Pra, pse kaq shumë njerëz besojnë në forcën
lunare? Një pjesë e arsyes ka të bëjë me gabimin që vjen
nga besimi tek ajo që e kemi më lehtë.

Ka shumë njerëz që sillen në mënyrë të çuditshme me


apo pa hënë të plotë.
Të gënjesh veten
Parapëlqimi për faktet që i kemi në dorë

Një gabim tjetër që e bëjmë shpesh kur vlerësojmë faktet


është gabimi i disponueshmërisë. Ky është një gabim që e
bëjmë kur mbështetemi te faktet jo sepse janë të besueshme,
por sepse mbahen mend lehtë, apo janë mbresëlënëse. Në
këto raste, ne mbështetemi në fakte që janë tërheqëse apo
interesante, pa qenë logjikisht të pranueshme.
Të biesh në grackën e gabimit të disponueshmërisë do të
thotë të bësh gabime të rënda në gjykim për rreziqet e
situatave të ndryshme. Disa mendojnë se transporti ajror
është më i rrezikshëm se shumë mënyra të tjera të transportit,
kështu që heqin dorë nga avioni dhe udhëtojnë vetëm me
automobil. Përfundimi i tyre nuk ka në bazë asgjë më shumë
sesa raporte të mediave për rrëzimet tragjike të avionëve.
Pretendimet e lajmeve
Sot, në epokën e informacionit ne gjendemi të mbytur në
lajme. Mediat janë burimi kryesor i informacionit që na
përmbyt çdo ditë. Nëpërmjet gazetave, revistave, televizionit,
radios dhe internetit, informacioni për çka ndodh në botë bie
mbi ne si shi në çdo orë të ditës që jemi zgjuar.
Si t’ia bëjmë përpara një sulmi të tillë?
Të menduarit kritik duhet të luajë një rol të madh. Mos harroni
se informacioni përbëhet nga fragmente faktesh e grumbuj
pretendimesh që nuk janë domosdoshmërisht të vërteta e të
dobishme dhe që nuk janë e njëjta gjë me dijen. Dija është
mendim i vërtetë i mbështetur nga arsye të qëndrueshme,
kurse informacioni nuk e ka këtë status të përforcuar. Për ta
kthyer informacionin në dije na duhet të menduarit kritik.
Pretendimet e lajmeve
Në botën e lajmeve

Bota e lajmeve përbëhet nga qindra gazeta,rrjetet e


agjencive informative, rrjetet kabllore të lajmeve,
radiot lokale dhe kombëtare, televizionet lokale të lajmeve,
radiot dhe televizionet publike, revistat e lajmeve, si
dhe faqe të shumta në internet që japin lajme.

Jo të gjitha lajmet prodhohen njësoj. Disa lajme apo


raportime janë të mira, të tjera janë të këqija, disa janë të
besueshme dhe informuese, të tjerat jo. Shumica gjenden
diku në mes. Cilësia e raportimit të lajmeve varet nga
shumë faktorë, pjesa më e madhe e të cilave ndoshta janë
jashtë kontrollit të reporterëve.
PJESË LEXIMI
Një burrë godet fqinjin me hanxhar
Një burrë godet fqinjin me hanxhar? Po! Kështu thotë një titull
kryesor në një nga gazetat me tirazh të madh. Ndoshta çdo
gazetë hedh në qarkullim tituj të tillë bombastikë dhe të
paqartë.  

Çdo lajm filtrohet nga reporterët pjesa më e madhe e të


cilëve përpiqen që ta transmetojnë lajmin sa më mirë. Por ata
janë nën presione të shumta, të brendshme apo të jashtme,
për t’i dhënë lajmit këtë apo atë drejtim, për t’iu larguar
idealit të admirueshëm të raportimit objektiv bazuar në
standardet e gazetarisë profesionale.
Pretendimet e lajmeve
Seleksionimi i lajmeve

Nganjëherë është e pamundur të vlerësojmë


besueshmërinë e një lajmi, pavarësisht kujdesit me të cilin
e analizojmë. Në këto rrethana, i vetmi mjet që na mbetet,
është skepticizmi i arsyeshëm.
Sinjale për besueshmërinë e lajmeve:
▪Sigurohuni që lajmi nuk është në kundërshtim me logjikën
e gjërave që ju besoni.
▪Hapni sytë për shmangie të mundshme
▪Analizoni burimin
▪Hapni sytë për boshllëqe në informacion
▪Hapni sytë për emfaza të panevojshme
▪Kontrolloni burimet alternative të lajmeve
Reklamat dhe mbushja e mendjes

Reklamat janë si ajri. Ato janë kudo, mbushin çdo hapësirë në


mënyrën më të natyrshme. Ne gjendemi të zhytur në to dhe
nën ndikimin e tyre. Mesazhet e reklamave na vijnë me
shpejtësi të madhe nga çdo anë dhe papushim.
Qëllimi i reklamave është shitja e produkteve dhe shërbimeve,
promovimi i kauzave apo kandidatëve, apo modifikimi i
qëndrimeve dhe opinioneve.
Në ç’mënyrë duhet të mendojmë ne, mendimtarët kritikë, rreth
reklamave? Parimi ynë udhërrëfyes duhet të jetë:
Ne përgjithësisht kemi arsye të mjaftueshme për të vënë
në dyshim pretendimet e reklamave dhe të jemi të
bezdisur nga presioni që ato ushtrojnë për të na bindur.
PËRMBLEDHJE
Nëse një pretendim është në kundërshtim me pretendime
të tjera, të cilat ne kemi arsye për t’i besuar, atëherë kemi
të drejtë ta vëmë në dyshim.

Ekspert është dikush që ka më shumë dije në një fushë të


caktuar sesa shumica prej nesh.
Shumë pretendime mbështeten në përvojën personale.
Disa prej gabimeve të zakonshme që bëjmë kur vlerësojmë
pretendimet është rezistenca ndaj fakteve kundër.
Lajmet përmbajnë shumë pretendime të pambështetura.
Reklamat janë një burim tjetër i mundshëm i pretendimeve të
pambështetura apo mashtruese.

You might also like