You are on page 1of 4

Kapitulli 3: Gjykimi Etik

Pyetje me alternativa

1. Cila nga alternativat e mëposhtme nuk është një arsye pse çështjet etike na vendosin në një pozicion të sikletshëm (ose përjetojmë
sindromen e sikletit etik)?
a. Etika nuk mund të menaxhohet.

2. konsiton/konsistojnë në mosekzistencën e një standardi të vetëm etik, i cili të ishte i vlefshëm për çdo njeri dhe
në çdo kohë, pra nuk ekziston një kriter i vetëm universal, i vlefshëm për t’u aplikuar në të gjitha rastet.
a. Relativizmi etik
3. Kantizmi (deontologjia) mbron mendimin se nisur nga standardi vetjak të gjithë kanë të drejtë në gjykimet e tyre.
a. E gabuar
4. Teoritë intuitiviste janë ato grup teorish, të cilat një veprim e klasifikojnë të moralshëm, duke u nisur nga pasoja.
a. E gabuar
5. Cila nga alternativat e mëposhtme nuk është një karakteristikë e teorive teleologjike?
a. Teoritë teleologjike evitojnë imponimin e gjykimeve morale.

6. mbon/mbrojnë idenë se një veprim duhet të niset nga principet etike dhe jo nga pasojat e atij veprimi apo nga
veprimi në vetvete.
a. Teoritë deontologjike

7. Influenca e Immanuel Kanti-t tek teoria e deontologjisë është aq e madhe sa dhe teoria në fjalë njihet me emrin “kantizëm”.
a. E vertetë
8. Në formulimin e teorisë deontologjike Kanti bëri disa formulime. Cila nga alternativat e mëposhtme nuk ka lidhje me formulimet e
bëra nga Kanti?
a. Promovimi i një të mire madhore (që është në shërbim të gjithë shoqërisë) është shumë më e rëndësishme se çdo
princip tjetër.
9. Intuitivistët nuk pranojnë që forca e argumentit racional e dominon intuitën.

a. E vertetë
10. Cila nga alternativat e mëposhtme është e saktë?
a. Intuitivizmi – përdorimi i ndjeshmërisë dhe vlerave tona morale për të gjykuar se çfarë është etike.
11. vë/vendosin theksin më shumë tek rëndësia që ka individi në tërësinë e tij morale dhe etike, sesa tek një veprim i
caktuar dhe i shkëputur. E konsideron të mirë një veprim, kur ai bazohet në një tipar të karakterit ose në një virtyt të caktuar. Cila nga
alternativat e mëposhtme plotëson më mirë fjalinë?
a. Teoria e personalitetit
12. Përfaqësuesit e teorisë së personalitetit mbështesin fuqishëm idenë se gjykimet tona morale varen më tepër nga ndjenjat tona sesa
teoritë dhe argumentët e ndryshëm.
a. E gabuar
13. Me cilën nga teoritë lidhet kjo mangësi: Pyetjes se “Pse emërtohen disa virtyte si të mira?” shkon përtej argumentimit që mund t’u
bëjë teoria në fjalë?
a. Teoria e personalitetit

Përgjigjuni shkurtimisht pyetjeve të mëposhtme:

1. Cilët janë arsyet që vihemi në siklet kur flitet për etiken (përjetojmë Sindromen e Sikletit Etik)? Shpjegoni shkurtimisht.
a. Thuajse e pamundur të sillesh në mënyrë krejtësisht etike, kur organizata ka magësi etike.
Pavarësisht se në organizatat dhe administratat publike ekzistojnë mangësi të qarta dhe të pashmangshme, ato duhet të kenë disa
parime themelore etike, në mënyrë që të funksionojnë ashtu siç duhet.
b. Etika mund të shndërrohet ndonjëherë në komplikacion të panevojshëm.
Etika është pjesë e punës së administratorit publik dhe nuk duhet të shikohet si një barrë brenda një profesioni të caktuar.
c. Çështjet etike merren si të mirëqena.
Duhet të mësohemi se si të mendojmë dhe të gjykojmë mbi çështjet etike.

2. Cilët janë teoritë kryesore që përdoren gjatë gjykimit etik? Si ndahen ato?
Relativizmi etik:
a. Teoria e relativizmit etik
Absolutizmi etik:
b. Teoritë teleologjike
c. Teoritë deontologjike
d. Teoritë e intuitive
e. Teoritë e personalitetit

3. Ku konsiston teoria e Relativizmit Etik? Si mendoni, a ka ndonjë mangësi kjo teori? A mbështetni këtë teori?

Sipas relativizmit etik nuk ekziston një standard i vetëm etik.


Çdo njeri duhet të veprojë dhe gjykojë sipas standardeve vetjake dhe të shoqërisë ku bën pjesë. Mbështetësit e teorisë janë
mendjehapur, joparagjykues, të virtytshëm dhe korrektë. Mangësia lidhet me përjashtimin e çdo mundësie për vendosjen e një
standardi etik unik, kur bëhet fjalë për çështje madhore, të dënueshme nga shumica e shoqërisë.
Askush nuk duhet t’ia imponojë standardet e veta morale dikujt tjetër. Mbështetësit e kësaj teorie nuk mund të japin gjykime morale
për konceptin “i mirë” ose “i keq”, pasi nuk kanë një standard unik të vendosur për të bërë krahasimin.

4. Në bazë të teorive Teleologjike, kur një veprim konsiderohet i moralshëm? Si lidhet kjo teori me nocionin e “lumturisë”?
Teoria e Teleologjisë mbrojnë idenë se “qëllimi justifikon arsyen”. Pasoja përcakton moralitetin e veprimit. Pasojë e “mjetit” të
përdorur është lumturia dhe lumturia konsiderohet si qëllim primar e madhor.

5. Si përcaktohet koncepti i “kënaqësisë”?


Sipas studiuesit Mill (1979), kënaqësia për njerëz të ndryshëm është e ndryshme, nuk ka një përcaktim të saktë të kënaqësisë apo
ndonjë njësi matëse të saj.

6. Cilat janë principet që mbështeten nga teoria Deontologjike? Cili ishte kontributi i Kantit në këtë teori?
Teoria deontologjike mbron idenë se një veprim duhet të niset nga principet etike dhe jo nga pasojat e atij veprimi apo nga veprimi në
vetvete. Aspekti më i rëndësishëm i çdo veprimtarie është qëndrueshmëria. Sipas Kantit:
a. për të qenë të qëndrueshëm, duhet që dikush jo vetëm t’u bindet ligjeve ekzistuese, por duhet t’u bindet vazhdimisht atyre.
b. trajtojini qëniet njerëzore si qëllime dhe jo si mjete.
c. konsiderojini të gjitha veprimet tuaja sikur të ishin ligje, në tërësinë e qëllimeve.

7. Ku dallon Intuitivizmi nga teoritë e tjera? A ka ndonjë mangësi kjo teori?


Intuitivistët mbështesin fuqishëm idenë se gjykimet tona morale varen më tepër nga ndjenjat tona sesa nga teoritë dhe
argumentet e ndryshme.
Mangësia lidhet me faktin se nuk pranojnë që forca e argumentit racional e dominon intuiten. Intuitivizmi bazohet në sesin
moral.

8. Sipas teorisë së Personalitetit, kur konsiderohet i mirë një veprim? Cilët janë mangësitë (pikëpyetjet) e kësaj teorie?
Sipas teorisë së personalitetit, konsiderohet veprim i mirë kur ai bazohet në një tipar të karakterit ose në një virtyt të caktuar. Teoria
nuk arrin të shpjegojë se pse disa tipare të karakterit, si ndershmëria dhe altruizmi, konsiderohen të mira dhe disa të tjera, si zilia dhe
egozimi konsiderohen të këqija.

9. Duke u bazuar në teoritë e diskutuara (Relativizmi, Teleologjia, Deontologjia, Intuitivizmi dhe Personaliteti), cilët nga këto teori
përqafoni gjatë gjykimeve tuaja etike? Jepni argumentet tuaj.
Përgjigjja varion sipas mendimit tuaj.

10. Gjykoni për pyetjen “A duhet të gënjejmë organet tatimore në lidhje me të ardhurat, me qëllim që të kursejmë disa para më shumë?”
duke u bazuar në teoritë etike të diskutuara.

Teoria teleologjike: veprimi i shmangies së tatimit shihet si përfitim (kënaqësi) afatshkurtër (qëllimi justifikon mjetin), por në
afatgjatë, duke qenë se tatimet kontribuojnë në mirëqenien sociale, kjo sjellje do të cënonte të miren e përgjithshme.
Teoria deontologjike: veprimi i të gënjyerit të organeve tatimore nuk niset nga principe etik kështu nuk konsiderohet një veprim etik.
Teoria intuitivizmit e klasifikon veprimin në etik ose jo etik bazuar në ndjeshmërinë dhe vlerat tona morale.
Teoria e personalitetit: veprimi nuk klasifikohet etik pasi bazohet në gënjeshtren.
Etika në Sektorin Publik

3
Etika në Sektorin Publik

You might also like