You are on page 1of 2

ETIKA DHE MËSIMDHËNJA - Prof.

Jehona Ferizi

1. Vlerat kanë veçori dhe një pavarësi nga zakonet? PO – JO


1. PO. Për të shpjeguar sjelljen e njerëzve, sado e çuditshme të na duket ajo, duhet marrë në
konsideratë rrethanat, faktet apo besimet në të cilat ata jetojnë. Motivet nga nisen janë të
rëndësishëm dhe nuk duhet anashkaluar në analzat e ndryshme për të përcaktuar vlerat morale.
Në veprimet që kryejnë antarët e një komuniteti, duhet bërë dallimin ndërmjet zakoneve dhe
vlerave. Veçoritë e zakoneve mund të krijohen si rrjedhojë e aspekteve të jetës sociale, të
ndryshme nga vlerat. Vlerat pra kanë veçori dhe një pavarësi relative nga zakonet.

2. Evidento aspektet e qasjes së individit ndaj normave etike?


2. Aspekti autonom, i cili nënkupton qasjen sipas të cilës , vetë njeriu konsiderohet burim i
moralit dhe i normave etike
Aspekti heteronom – sipas të cilit resurset morale gjenden të spostuara jashtë individit.
Etika e të mirave (përfitimeve) – sipas të cilit aspekt qëllim final i veprimit moral konsiderohet
arritja e disa vlerave të veçanta si : fati , disponimi, përfitimi personal, përkryerja, etj.
Etika kantiane e vetpërcaktimit të vullnetshëm në detyrat sipas një imperative kategorik, të
pavarur nga rrethanat dhe motivet konkrete empirike.

3. Evidento kodet për përcaktimin e vlerave dhe sjelljeve humane dhe shpjego specifikat e
secilës prej tyre?
3. Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme – paraqet sistem të verefikuar të veprimeve individuale të
pëzgjedhuara sit ë pëlqyeshme. Vlerat përkatëse me kalimin e kohës janë verifikuar si të
pranueshme, janë legjitimuar nga shtresa të caktuara shoqërore, janë përvetësuar nga individët
dhe përfundimisht kanë gjetur zbatim të gjërë.
Kodi i nderit – paraqet sistemin e unifikuar të virtyteve individuale të pergjithësuar në nivel
bashkësie. P.sh “njeri i ndershem”
Kodi i mirësjelljes – paraqet sanksionim të një sistemi të rregullave që duhet të respektohen nga
të gjithë antaret e një bashkësie.
Kodi etik – paraqet një sistem të caktuar vlerash, obligimesh e përgjegjësish me mbështetje
ligjore, të renditura dhe saktësisht të operacionalizuara.
4. Deontologjia në etikë – vlen në situata ku bëhet një gjykim etik dhe shihet si i aplikueshëm për
të gjithë? PO - JO
4. PO – Një qenie e ndërgjegjëshme , pavarësisht nga ndjeshmëria apo impulsi egoist, gjatë
kryerjes së një akti vepron në bazë të detyrës. Këtë e bën për respekt të ligjit moral (jo thjesht
juridik), siç shprehet Kanti dhe ka parasysh një ligj që vepron pavarësisht nga përvoja dhe që ne
e përfytyrojmë në mënyrë a priori. Pra, Kanti nisur nga detyra morale që ka qenia njerëzore (I
pëlqen apo jo individit, kjo duhet bërë), orvatet të bëjë abstragim nga rrethanat empirike (që nuk
është e lehtë për tu konstatuar), duke synuar formën e pastër të ligjit.

5. Bëni dallimin dhe paraqisni argumentet që qëndrojnë në Teorinë e relativizmit kulturor. Jepni
rrjedhojat positive që përfitohen nga zbatimi i tyre?
5. Relativizmi kulturor – përbën një teori, e cila pohon se , në varësi të kulturës krijohen një mori
besimesh morale. Kështu që është i papërcaktuar qëndrimi (objektiviteti) moral që duhet mbajtur.

6. Evidenconi tipat e ndryshëm të mësimdhënësit?


6. Ideologjikisht i përcaktuar
Ideologjikisht i baraspeshuar
Ideologjikisht i pa interesuar
Pragmatist – konstruktivist.

You might also like