You are on page 1of 1

Historiku i përdorimit të internetit në shkollë

Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumanshëm në mësimdhënie


dhe mësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas
parashikimeve, në të ardhmen mund ta ndryshojë krejtësisht procesin
mësimor, përkatësisht mund t’i ndryshojë raportet e faktorëve që e
determinojnë procesin e arsimit e këta janë: nxënësi, lënda mësimore,
metodologjia e mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit. 

E dimë se qysh në antikitetin grek, pedagogët e parë janë munduar që ta


konkretizojnë sa më shumë dhe ta bëjnë më të qartë atë që kanë dashur ta
transmetojnë tek nxënësit e tyre. Nëse duam të shkojmë edhe më thellë në
histori, atëherë përpjekjet e para për futjen e mjeteve ndihmëse në edukimin
e brezave të rinj, i vërejmë qysh tek njerëzit e parë ose primatët tanë.

Le të fillojmë me format e para:


Në shpella të ndryshme, 30.000 vite para erës sonë, në vende të ndryshme të
botës janë gjetur vizatime të ndryshme. Këto vizatime janë një mesazh që u
është drejtuar kryesisht njerëzve të asaj kohe dhe sigurisht mjetet që janë
përdorur për t’u dhënë formë këtyre vizatime janë eshtrat e kafshëve dhe
guri. Më vonë, pas erës sonë, revolucion në teknologji paraqet zbulimi i
letrës nga kinezët, pastaj shkrimi me dorë i librave apo i ashtuquajturi
manuskripti etj. Në vitin 1450, teknologjia merr një hov edhe më të madh me
zbulimin e shtypshkronjës nga Gutenbergu. Viti 1700, shënon përdorimin e
dërrasës së zezë dhe shkumësit. Viti 1800-libri futet si element i tretë në
mësimdhënie.
Që nga viti 1940 e tutje, hyjmë në të ashtuquajturën epokë audiovizuale, me
ç’rast vit pas viti në mësimdhënie futen: radio, televizioni, projektorët e
ndryshëm, videot, informacioni zgjerohet, kemi zbulime të rëndësishme në
shkencë, zhvillime në kulturë etj. Ndërkaq që nga 1990 e tutje, praktikisht
hyjmë në  epokën e kompjuterit, me ç’rast futet në masë përdorimi i tyre,
pastaj tabelat SMARTBOARD, interneti, laptopët e ndryshëm, rritet
interaktivieti elektronik etj.

You might also like