You are on page 1of 1

Lënda: TEORIA PEDAGOGJIKE E KURRIKULËS

Tema: FUSHA E KURRIKULËS SHOQËRIA DHE MJEDISI

E gjithë përmbajtja e dokumenteve kurrikulare është në funksion të arritjes së


gjashtë qëllimeve të arsimit parauniversitar. Të gjitha fushat kurrikulare duhet t’i
kontribuojnë arritjes së këtyre qëllimeve. Pra edhe fusha Shoqëria dhe Mjedisi
është në funksion të realizimit të tyre.
1. Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, i përkatësisë shtetërore e kulturore;
2. Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare;
3. Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj
mjedisit;
4. Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
5. Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i tekonologjisë;
6. Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.
Pra e gjithë puna praktike arsimore që zhvillohet në shkollë duhet të jetë në
funksion të arritshmërisë së këtyre qëllimeve. Për arritjen e tyre duhet të ketë një
qasje holostike (të përgjithshme, tërsore), pasi që vetë qëllimet funksionojnë si
tërësi, e jo të ndara nga njëra-tjetra.
Qasjet duhet t’i përshtatën moshës dhe aftësive kuptimore të nxënësve të secilit
nivel formal të arsimit. Arritja e qëllimeve bëhet gradualisht nga klasa në klasë,
nga shkalla në shkallë sipas planifikimeve mësimore për shkallë, vit, muaj, javë dhe
ditë.
Fusha kurrikulare Shoqëria dhe Mjedisi në nivelin e dytë, realizohet përmes
mësimit lëndor. Lëndët mësimore të kësaj fushe në këtë nivel janë: historia,
gjeografia dhe edukata qytetare. Meqenëse kjo fushë realizohet përmes mësimit
lëndor, mësimdhënësit duhet t`i kenë parasysh qëllimet e përbashkëta të fushës, të
cilat do të realizohen përmes përmbajtjeve lëndore duke synuar mësimin e
integruar.

You might also like