You are on page 1of 1

Integriteti personal dhe professional

Kolegji AAB, Prishtinë


Milikije Beqiri-Kurtishaj
milikije2.beqiri-kurtishaj@universitetiaab.com
Abstrakt

Integriteti personal dhe institucional janë dy aspekte të rëndësishme të etikës dhe sjelljes së një personi në
një organizatë ose institucion. Integriteti personal lidhet me karakterin dhe sjelljen e një personi në jetën
private, ndërsa integriteti institucional lidhet me sjelljen dhe veprimtarinë e një organizate ose
institucioni.Qëllimi i studimit është të shqyrtojë rëndësinë e integritetit personal dhe institucional
respektivisht të analizojë ndikimin e tyre në besueshmërinë dhe suksesin e një organizate. Andaj në këtë
aspekt, do të diskutohen vlerat etike të individit si: ndershmëria, transparenca, përgjegjshmëria dhe
respekti ndaj personave tjerë dhe ndaj ligjeve dhe rregulloreve, si dhe rolin dhe ndikimin e tyre në
integritetin personal dhe institucional.Përgjatë studimit do të shqyrtohen edhe sfidat që mund të paraqiten
në mbajtjen e integritetit personal dhe institucional, rrjedhimisht do të paraqiten strategji që mund të
përballen me to, si p.sh. zbatimin e kodeve etike dhe rregulloreve, si dhe ndërgjegjësimi i vazhdueshëm
dhe zhvillimi i aftësive për të përballuar sfidat e rëndësishme në një organizatë. Krejt në fund, do të
kuptojmë se integriteti personal dhe institucional është thelbësor për një organizatë të suksesshme dhe
besueshme. Një organizatë që ndjek vlerat etike dhe që punon për të mbajtur integritetin personal dhe
institucional, ka mundësi për të ndikuar pozitivisht në shoqëri ku ajo vepron dhe në jetën e personave që
ajo shërben.

Fjalët kyçe: Integritet, personal, professional, etikë, institucional, organizatë.

You might also like