You are on page 1of 2

Leksioni Nr 5.

Gjykimet etike ,teoritë

1. Relativizmi

Kjo teori konsiton ne mosekzistenca e nje standardi te vetem etik I cili te jete i vlefshem
per cdo njeri dhe ne cdo kohe . Mbeshtetesit e kesaj teori mbrojne idene se shoqeri te
ndryshme kane standard te ndryshme dhe si pasoje nuk ekziston nje kriter universal, I
vlefshem per tu apilkuar ne te gjitha rastet.

Kjo teori nenvizon faktin se cdo njeri duhet te veproje dhe gjykoje sipas standarteve
vetjake dhe te shoqerise ku ben pjese. Ne rastin e punes sociale ne kemi vendosur
standarte te cilat na ndihmojne te jemi etik ne ate qe bejme.

Absolutistet etike ne kundershtim me relativistet etike, shprehen se ekziston nje


standard I percaktuar unik. Ata ndahen ne kater grupe: Teorite Teleologjike, Teorite
Deontologjike,Teorite Intuitive si dhe Teorite Personalitetit.

2. Teleologjia

Ne te gjithe deshirojme te jemi te lumtur. Kerkojme qe edhe familjaret dhe miqte tane te
jene te lumtur.Pra te gjithe te jemi te lumturKeto deshira per lumturi perbejne themelin e
Utilitarizimit(nisemi nga dobia/qellimi qe kemi, I cili eshte lumturia)Kjo teori nje veprim e
quant e moralshem duke u nisur nga pasoja. Teoria Teleologjike mbron idene se “ qellimi
justifikon mjetin”.

3. Deontologjia

Ne jeten e perditeshme themi “duhet bere keshtu” ose “ keshtu eshte me mire te
behet”. Pra ne ndergjegjen e gjithesecilit ekziston ideja dhe principi se veprimet e mira
duhen bere, por gjithmone duke ndjekur principe dhe vlera morle.

Qendrueshmeria. Qeniet njerezore jane ne natyre racionale, ata tentojne te evitojne


kontradiktat dhe konfliktet. Per Kantin “rregull I arte eshte: “ Mos u bej te tjereve ate qe
nuk do te deshiroje qe te tjeret te ta bejne ty” “ Ose trajtoji te tjeret sic do te doje te te
trajtonin ty. Ky pohim eshte shprehje e konceptit te qendrueshmerise.

4. Intuitivizmi

Intuitivistet mbrojne idene se, nese perdorim ndjeshmerine dhe vlerat tona morale per
te gjykuar se cfare eshte etike pse te mos bazohemi gjithnje ne keto principe? Kjo
perben bazen e teorise intuitiviste. Intuitivistet besojne se qeniet njerezore kane nje
sens moral, I cili njeh natyren morale ten je veprimi ose akti te caktuar. Intuitivistet
mbeshtesin fuqishem idene se gjykimet tona morale varen me teper nga ndnjenjat tona
sesa nga teorite dhe argumentat e ndryshem.
5. Personaliteti

Ky grupim e ka bazen tek Aristoteli, si dhe tek filozofi I koheve modern Alasadir
Macintyre (1981). Sic mund ta kuptoni edhe nga emri, kjo teori e e konsideron te mire
nje veprim, kur ai bazohet ne nje tipar te karakterit ose ne nje virtyt te caktuar. P.sh te
shpetosh nje femije nga zjarri kerkon kurajo si dhe altruizem, te ndihmosh te varferit
tregon zemergjeresi etj.

Te gjitha keto teori ne duhet ti njohim si profesioniste te cilat mund te na ndihmojne ne


procesin e vendimmarrjes.

A. Vlerat konkuruese

Tre nga vlerat per te cilat punonjesit social jane te bindur:

• Vete-vendosja e klientit

• Mbrojtja e jetes

• Rritja e cilesise se jete

Cdo punonjes social duhet te marri parasysh paraprakisht :

• Kush eshte klienti im?

• Cfare detyrimesh kam ne raport me te?

• A kam detyrime ndaindivideve te tjere qe nuk jane klientet e mi? Cfare detyrimesh kan
ne raport me familjen time me agjensine ku punoj dhe profesionin?

• Kush jane vlerat e mia personale? A jane keto vlera te pajtueshme me vlerat
profesionale dhe ato te shoqerise?

• Kush jane prioritete e mia etike, kur ato konsidrohen identike dhe kur jane ne konflikt?

• Kush eshte rruga etike per t’iu pergjigjur konflikteve per pergjegjesi profesionale me

njerez te ndryshem.

You might also like