You are on page 1of 12

PENGESAT QE LIDHEN ME

MENDIMIN

LËNDA:PSIKOLOGJI
PUNUAN:ORGESA KRASNIQI,LEOGZIM ALIU
PROFESOR:ADEM SAHITI
KLASA:XÎ\8
SHKOLLA:EQREM ÇABEJ
OBJEKTIVAT

PENGESA,PROBLEM,STRATEGJI
FIKSIMET MENDORE
FIKSIMI FUNKSIONAL
PARAGJYKIMI I KONFIRMIMIT
KREATIVITETI
FLEKSIBILITETI DHE RIKOMBINIMI
KTHJELLIM MENDOR
PENGESAT NE ZGJIDHJEN E PROBLEMIT

 Pavarësisht se në përgjithësi ndjekim hapa dhe strategji në zgjidhjen e


problemeve, jo gjithmonë arrijmë t'i zgjidhim ato. Secili prej nesh
është ballafaquar me pengesa, të cilat nuk na lejojnë të zgjidhim me
efektivitet problemet. Pengesat më të zakonshme janë listuar më
poshtë. 1. Fiksimet mendore. Ato janë strategji ose modele të
zakonshme të zgjidhjes së problemit. Kur një strategji e caktuar bëhet
zakon, ajo quhet fiksim mendor, pasi ju keni prirjen për t'i zgjidhur
problemet sipas një mënyre të caktuar. Në mjaft raste, këto strategji
janë efektive, por në disa raste ato mund të ndërhyjnë në zgjidhjen e
problemit dhe të bëhen të ngurta. Kështu, fiksimi mendor ka të bëjë
me këmbënguljen për të përdorur strategji të zgjidhjes së problemit që
kanë funksionuar në të kaluarën dhe të mosprovuarit e strategjive të
reja. Për t'u praktikuar me kapërcimin e fiksimeve mendore, përpiquni
të zgjidhni problemin e nëntë pikave në figurën e mëposhtme.
A MUND TI TAKOSH 9 PIKAT ME 4 VIJA TE DREJTA PA SHKEPUTUR
LAPSIN NGA LETRA?
ZGJIDHJE
 2. Fiksimi funksional. Një formë tjetër e fiksimit që mund të
ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve është fiksimi funksional,
paaftësia për të imagjinuar përdorime të reja të objekteve
familjare. Kur ju përdorni një thikë tavoline në vend të një
kaçavide për të shtrënguar një vidë, ju keni shmangur me sukses
fiksimin funksional.
 3. Paragjykimi i konfirmimit. Ne shpesh ankohemi për
politikanët, të cilët janë shumë të gatshëm të pranojnë sondazhet
që mbështesin pikëpamjet e tyre politike dhe injorojnë të tjerat
që janë në konflikt me ato. Preferenca për informacione që
konfirmojnë pozicionet apo besimet tona paraprake, ndërkohë që
injorojmë ose nuk marrim parasysh të dhënat e kundërta, quhet
paragjykimi i konfirmimit. A ju ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë?
KREATIVITETI

Për t'i zgjidhur problemet me të cilat


përballeni përditë, shpesh na nevojitet të
jemi më të zhdërvjellët dhe më krijues. Kjo
na ndihmon t'i shmangemi fiksimit mendor
dhe funksional. Aftësia për të përdorur
informatat ekzistuese në një mënyrë të re dhe
origjinale njihet si kreativitet. Fakti se disa
njerëz janë më kreativë se tjerët, mund t'i
atribuohet edhe inteligjencës së tyre, aftësisë
për t'u përshtatur në situata të reja, por edhe
përvojave të tyre individual që mund t'i kenë
aftësuar ata për të menduar në mënyrë
kreative. Disa nga karakteristikat e të
menduarit kreativ ose krijues, janë
fleksibiliteti dhe aftësia për të rikombinuar
njohuritë apo informatat për të arritur
kthjellimin psikik.
FLEKSIBILITETI DHE RIKOMBINIMI

Të menduarit në mënyrë të fiksuar dhe jofleksible ose zgjidhje të gabuara. na sjell zgjidhje
joorigjinale Aftësia për të tejkaluar fiksimet mendore apo funksionale njihet si fleksibilitet i të
menduarit. Për të matur fleksibilitetin e të menduarit, psikologët përdorin teste të ndryshme,
për shembull, mund të pyesin njerëzit se në sa mënyra mund të përdoret një objekt, si piruni,
kapësja e letrave etj. Sa më shumë përdorime të gjejë individi, aq më fleksibil e ka të
menduarit. Në anën tjetër, kur i njohim elementet e një problemi, por jo edhe zgjidhjen e tij,
për të shkuar drejt zgjidhjes mund të na ndihmojë rikombinimi mendor i këtyre elementeve.
Për shembull, ne njohim "elementet" e një vallëzimi tango, dhe i rikombinojmë ato sa herë që
vallëzojmë me një ritëm që e dëgjojmë për herë të parë. Edhe shkencëtarët shpesh bazohen në
zbulimet e mëparshme të kolegëve të tyre, dhe i rikombinojnë të dhënat e tyre për të gjeneruar
zbulime të reja. Një shpalosje e papritur e një zgjidhjeje që rezulton nga rikombinimi i
elementeve njihet si kthjellim mendor. Kjo ndodh kur zgjidhjet na vijnë në mendje si një
shkrepje e vetëtimës, pasi që kemi provuar të gjitha strategjitë tjera dhe nuk kanë funksionuar.
Ndonjëherë mund ta shikojmë një problem ose një detyrë matematikore me orë të tëra dhe
nuk e gjejmë zgjidhjen. Por, pas disa ditësh na shkrep një ide që na ndihmon të gjejmë
zgjidhjen. Psikologët besojnë se, edhe kur largohemi përkohësisht nga problemi, procesi i
rikombinimit vazhdon të ndodh në nivel të pavetëdijshëm. Dhe në një moment, kur jemi duke
bërë diçka krejtësisht tjetër, përgjigja në problemin paraprak duket se na vjen nga asgjëja.
Kthjellimi mendor shpesh quhet edhe si momenti "aha". Një
shembull i njohur, që dëshmon që kjo ndodh edhe me kafshët, është
hulumtimi i bërë nga Volfgang Kohler, i cili vendosi një shimpanze
në një kafaz dhe vendosi një varg bananesh në një lartësi që
shimpanzeja nuk e arrinte dot. Në kafaz ishin edhe disa kuti druri.
Në fillim, shimpanzeja provoi të kapë bananet në disa mënyra të
ndryshme, të gjitha të pasuksesshme. Pastaj u ul imposhtur, dhe
qëndroi i qetë për një kohë. Papritmas, kërceu në këmbë, morri
kutitë e drurit, i vendosi njëra mbi tjetrën, u ngjit mbi to dhe i kapi
bananet. Kohëve të fundit njerëzit përdorin edhe një strategji të
njohur si stuhi mendimesh për të zgjidhur problemet e vështira. Kjo
strategji realizohet kur grupi jep ide të shumta, ato analizohen dhe
vlerësohen deri sa mbërrijnë te zgjidhja efektive.
HULUMTIMI I VOLFGANG KOHLER
FALEMINDERIT PER
VEMENDJEN!

You might also like