You are on page 1of 27

DEBATI DHE

MENDIMI KRITIK
MENDIMI KRITIK
ESHTE
TIPARI KRYESOR
I INDIVIDIT
TE SHEKULLIT 21
Mendimtari Kritik
Të menduarit kritik përfshin disa aftësi bazë të inteligjencës, por këto aftësi mund te përdoren për
t’i shërbyer dy skajeve të papajtueshme; egocentrizmit dhe të menduarit të drejtë/të paanshëm.
Ne mund të zhvillohemi në një mënyrë që na mëson të shohim gabimet në mënyrën e të
menduarit tonë, si dhe në mënyrën e të menduarit të të tjerëve
Ne mund të zhvillojmë thjeshtë një aftësi për të bërë mënyrën e të menduarit të tjetrit të duket
keq.
Liberalët shohin gabime në argumentet e konservatoreve; konservatorët shohin gabime në
mendimet e liberalëve.
 Besimtarët shohin gabime në argumentet e jobesimtarëve; jobesimtarët shohin gabime në
argumentet e besimtarëve.
Ata që kundërshtojnë abortin janë gati të shohin gabime në argumentet suportuese për abortin;
ata që janë në favor të abortit janë gati të shohin gabime në argumentet kundër tij.
 Ka disa lloje aftësish të nivelit të ulët të retorikës, ose argumentimit, me anë të të cilave ne mund
ta bëjmë të menduarin e gabuar të duket i mirë, dhe atë të mirin të duket i gabuar. Zakonisht e
shohim këtë tek avokatët dhe politikanët jo-etik, të cilët janë të fokusuar më shumë mbi fitoren.
Ata përdorin emocionet dhe mashtrimet në një mënyrë të talentuar intelektuale.
Mendimtarët joetik ose me sens
të dobët kritik
 Personat me mendim kritik të dobët: ata që përdorin aftësi, mundësi, dhe deri në njëfarë pike, tipare të
mendimit kritik që t’i shërbejnë interesave të tyre personale; mendimtarë kritik joetik dhe të padrejtë
 1. Ata nuk i ushtrojnë të njejtat standarte vetes ose atyre me të cilët ego-identifikohen më të njejtat
standarte intelektuale, sic ja ushtrojnë kundërshtarëve të tyre.
 2. Ata nuk arsyetojnë me empati ndaj pikëpamjeve ose referencave të atyre më të cilët nuk pajtohen.
 3. Ata kanë tendencën të mendojnë në mënyrë monologjike (me perspektivë të ngushtë). 4. Ata nuk
pranojnë vlerat e mendimit kritik të drejtë dhe të paanshëm.
 5. Ata përdorin aftësitë intelektuale në mënyrë selektive dhe ndonjëherë duke gënjyer veten për të
brendësuar dhe për t’i shërbyer interesave të tyre në kurriz të së vërtetës.
 6. Ata i perdorin aftësitë e mendimit kritik për të gjetur mangësi dhe probleme në mënyren e arsyetimit të të
tjerëve dhe përdorin argumenta të sofistikuar për të refuzuar argumentet kundërshtare pa i marrë ato
asnjëherë në konsideratë.
 7. Ata justifikojnë në mënyrë rutinë mendimet e tyre irracionale duke përdorur racionalizime të sofistikuara.
 8. Ata janë shumë të aftë të manipulojnë.
Mendimtarët e fortë kritik: mendimtarët
kritik dhe të drejtë/të paanshëm

1. Ata venë në pyetje pikëpamjet e veta.


2. Ata rikonstrukturojnë në mënyrë empatike pikëpamjet dhe perspektivat më të forta që
janë në kundërshtim me to.
3. Ata arsyetojnë në mënyrë multilogjike në një mënyrë që determinant kur pikëpamja e
tyre është në pikën e saj më të dobët dhe kur pikëpamja e tjerit është në pikën më të
fortë.
4. Ata ndryshojnë mënyrën e të menduarit kur provat dhe faktet e kërkojnë këtë pa pasur
parasysh interesat e tyre të fshehta dhe egoiste.
5. Ata nuk i vendosin të drejtat dhe nevojat e tyre më lartë se ato të të tjerëve. Nuk
mund të futen në tufa… nuk besojnë me lehtësi… i mbajnë gjërat në konsideratë duke
marrë parasysh të gjitha probabilitetet dhe këndet e mundshme, pa besim të plotë dhe
pa dhimbje… presin për prova dhe i peshojnë ato… i rezistojnë tërheqjes së
paragjykimeve të tyre më të mëdha.
Virtytet e të rinjve

 1. Integriteti intelektual 2. Autonomia intelektuale 3. Empatia intelektuale 4.


Kurajo intelektuale 5. Besimi intelektual bazuar në arsye 6.
Drejtësia/paanshmëria intelektuale 7. Sensi i drejtësisë intelektuale 8. Përulësia
intelektuale 9. Këmbëngulja intelektuale

 Te luftojme
 1. Hipokrizia intelektuale 2. Arroganca intelektuale 3. Padrejtësia intelektuale 4.
Përtacia intelektuale 5. Injorimi i sensit të drejtësisë intelektuale 6. Mosbesimi
ndaj arsyetimit intelektual 7. Burracakëria intelektuale 8. Vetëpërqëndrimi
intelektual 9. Komformiteti intelektual
MENDIMI KRITIK

 VEPRIMET DHE ZGJEDHJET TONA UDHEHIQEN NGA MENDIMI YNE


 Mendimet bëhen tonat kur ne i shqyrtojmë në mënyrë kritike
 Ne kemi pikëpamje, bindje, vlera, gjykime. Disa janë të vërteta dhe disa jo.
 Cilësia e bindjeve nuk ka të bëjë me faktorët që na cuan tek kjo bindje
 Mendimi kritik nuk bazohet tek bindja juaj por tek fakti nëse bindja juaj ja vlen
 Një bindje ja vlen nëse kemi arsye të qëndrueshme për ta pranuar atë
 Të menduarit kritk është të menduarit jasht skemave
 Të menduarit kritik është: Vlerësimi sitematik ose formimi i opinioneve dhe
perfundimeve bazuar në kritere racionale.
Përfundim apo Pretendim?

Arsyet dhe premisat e mbështetura në arsye ndajnë një përfundim nga një
pretendim
Pretendimet janë të pabazuara në premisa me arsyes, janë opinionet, besimet dhe
gjykimet tona personale
Një përfundim bazohet gjithmonë në arsye

Shembuj:
Filmat me kloune janë të frikshëm
Imbremshi kishte 7 kloune.
Ai ishte I tmerrshem dhe i frikshem
A ka argument?
 Kostoja e avionit të ri luftarak është 670 milionë dollar
 Kostoja e tre avionëve bombardues AR21 është 1.2 million dollar
 Qeveria amerikane po planifikon të blejë avionë të tillë

Disa herë e ke lënë punën dhe ke bërë shumë mungesa. Për rrjedhojë nuk je I
përshtatshëm për këtë vend pune.

 Argumenti duhet të mbështet në premisa ose arsye. Vetë argumeti është një grup kumtesh (pohimesht)
nga të cilat premisat mbështesin një argument.

 Për të gjykuar nëse është faktik apo jo gjykojmë vërtetësinë ose falsitetin e pohimeve.

 Pra argumenti duhet gjithnjë të lidhë premisat me përfundimin.

 Një përfundim i pabazuar në arsye apo premisa që përmbajnë arsye është thjesht një pretendim apo
opinion që nuk bazohet në arsye.
Si lidhet me kundër-argumetin

 • Rrjedhë logjike e arsyetimit: Mënyra se si jepet kundër argumenti dhe kalohet


me pas në argument shtesë apo plotësues;

 • Sa bindës është çdo argument / kundër argument në vetvete;

 Një argument jo bindës: Kanadaja është vendi më i mirë në botë. Unë këtu kam
gjithcka që dua. Nuk dua tja dij për asnjë vend tjetër.

 • Mos përsëritja e argumenteve dhe kundër argumenteve;

 • Linja dhe rrjedha që ka marrë debati në fund duke konsideruar rrjedhën e


secilës skuadër dhe të të dyjave bashkë;
Modeli i argumentit të përdorur përgjatë
debatit
• Logjik;

Argumenti ka formë dhe përmbajtje logjike

Mbështet gjithmonë në të paktën dy premisa

Nuk del në pëfundime pa arsye

Ka koherencë logjike

• Objektiv;

Bazohet në realitet, përmban vërtetësi, bazohet në fakte, bazohet në prova


Pretendimi

Një pretendim që të shprehë një të vërtetë duhet të mbështet mbi


premisa dhe arsye
Shembuj: Jeta pas vdekjes ekziston

 57% e kanadezve besojnë në jetën pas vdekjes


 Shumë prej tyre kanë përvoja nga jeta e tyre personale se jeta pas
vdekjes ekziston
Rreziqet e mendimit kritik

 Gjatë vlerësimit të argumenteve bëni kujdes mos përfshiheni


emocionalisht dhe mos investoheni emocionalisht
 Ruhuni nga tundimi për të shtrembëruar argumentin për të ruajtur
fytyrën tuaj
 Bëni cdo përpjekje për të identifikuar provat kundër
 Kujdes nga pretendimet e pambështetura në arsye që na pëlqejnë
 Kujdes kur pretendimet kundërshtojnë njëra-tjetrën
 Kur një pretendim vjen në kundërshtim me pretendime të tjera tyë cilat
ne kemi arsyes të mjaftueshme për ti pranuar atëherë kemi prova të
mjaftueshme për ta vënë në dyshim.
 Nëse pretendimet kundërshtojnë njëra tjetren mund të dyshojmë për
secilën.
Fakt apo Opinion

 Ne i përdorim faktet në dy kuptime


 Së pari përdorim për të treguar gjendjen e gjërave
 Së dyti I përdorim për të treguar nëse një pohim është i vërtetë
 Pretendimi mund të jetë një fakt ose jo. Makina po ecte me
shpejtësi.
 Opinioni mund të jetë i vërtetë ose jo. Opinionit I referohemi për një
bindje. Ai mendon se makin po ecte me shpejtësi
Përvoja Personale

 Provat që sigurohen nga përvojat personale mund të pranohen në


mënyrë të arsyeshme nëse nuk kemi arsye të mjaftueshme për ti
vënë në dyshim ato
 Nëse aftësitë tona perceptues dëmtohen apo pengohen, kemi
arsye të mjaftueshme për ti vëvë në dyshim ato
 Mendja jonë është konstruktive apo është aftë të sajojë ato që ne
përjetojmë
Argumentet jo racionale
 Argumentet jo racionale bazohen ne pretendime personale që nuk bazohen në gjykime faktike, ato bazohen tek vetja jonë, tek
mendja jonë. Një mendje joracionale mund të manipulohet shume lehtë nga të tjerët sepse arsyet tona nuka janë të forta dhe
racionale por janë të shtrembëruara. Një egoizëm I tillë na bën pre të propagandës dhe manipulimeve.

 Ne pranojmë pretendime pa patur arsye të shëndosha por bazohemi tek interest personale dhe kjo bën që:

 Të kufizojmë analizat kritike

 Të mos e lejojmë veten të shohë faktet dhe provat kundër

 Të mashtrojmë veten

 Të sajojmë arsye të paqena

 Të orientohemi vetëm nga emocionet tona


SHEMBUJ JORACIONALE

 Ky universitet duhet të ulë tarifat e studimit sepse unë studioj aty dhe nuk dua të
ndërroj universitet.

 Unë jam kundra formave të kontrollit të armëve sepse unë një grup njerëzish në
këtë vend pëlqejmë gjuetinë dhe kemi blerë dhe armë gjahu.

 Keto shembuj

 • Bazohen në ndjesi, ndjenja dhe paragjykime;

 • Nuk janë bindës por vetëm konstatojnë;


ARSYETIMET E GABUARA

 1. Falsitetet gjenetike ( Gabimi gjenetik ndodh kur ne përpiqemi të


argumentojmë se një pretendim është i vërtetë ose i rremë për
shkak të origjinës së tij psh: Ne duhet ta hedhim poshtë propozimin
për zgjidhjen e problemit të asitencës sociale sepse vjen nga partia
X)
 2. Kompozimi (gabimi i kompozimit bëhet kur ne argumentojmë se
ajo që është e vërtetë për pjesët është e vërtetë për të gjithën psh:
cdo anetar i klubit është produktiv dhe efektiv. Pra dhe klubi është
efektiv dhe produktiv)
 3. Personalizmi (Refuzimi i një thënie duke kritikuar personin që e ka
thënë atë psh: Nuk duhet ti zemë besë Sonit për reformën sociale. Ai
është liberal i bindur; Nuk duhet ta pranojmë cfarë thotë John për
planetet e tjerë, Ai është i përhumbur në botën e vet imagjinare)
 4. Evokimi i injorancës (është argumenti se mungesa e fakteve
provon dicka. Psh Zoti ekziston sepse shkenca nuk ka provuar që ai
nuk ekziston; Askush nuk ka provuar që fantazmat jane reale.
Kështuqë ato duhet të jenë reale)
 5. Evokimi i emocioneve (perdorimi i emocioneve si premise e një
argumenti, ky gabim qëndron në përpjekjet për të bindur dikë që të
pranojë një bindje nisur nga emocionet dhe jo arsyetimet, duke
evokuar ndjenjën e fajit, zemërimit, keqardhjes, frikës, inatit
dhembshurisë etj. Psh Ju duhet të më punësoni mua në pozicionin e
analistit te rrjetit. Une jam njeriu më i përshtatshëm për këtë punë.
Nëse nuk gjej pune shpejt do të kem probleme me bashkëshorten
dhe nuk do të kem para për të paguar operacionin e nënës sime)
Metoda për nxitjen e Mendimit
Kritik
 Pyetja
 Dskutimi
 Harta mendore/ konceptuale
 Think-pare-share
 Debati joformal
 Debati formal
Debati PERLESHJE AGONISTIKE

 Debati është një diskutim që përshin pikëpamje të kundërta


 Lojë me rregulla dhe me protokoll
 Lojë konceptesh logjike
 Lojë e bazuar në rregulla logjike
 Lojë që përfshin element etik për të vërtetën
 Lojë gjuhësore që peshon fjalën, gjuhën, komunikimin verbal dhe joverbal
 Lojë që merr parasysh një kod sjelljeje ndaj kundërshtarit
 Lojë ku emocionet përjetohen fuqimisht por nuk shtrembërojnë mendimin
 Lojë ku ti ke pozicionin tënd sulmues, mbrojtës, etj
 Lojë
ku të dyja ku njera nga skudrat fiton lojën e rradhës, por që të dyja fitojnë
cmimin e madh Mendim Kritik sepse Mendimi Kritik nuk ka humbës dhe fitues.
Roli i Mësuesit ne Debat

 Arbitri më i mirë i pakrahasuar me arbitrat e asnjë loje tjeter


 Arbitër i logjikes
 Arbitër i etikës dhe së vërtetës
 Arbitër i Komunikimit
Si të bëjmë debat formal

Shpjegoni qartë pikëpamjet tuaja

Përdorni prova për të mbështetur pikëpamjen tuaj


Jini të sigurt për provat që sillni dhe argumetojini ato jo vetëm në rend logjik,por në rend koherent
me realitetin dhe me cështjen të cilën keni ngritur.
Kontrolloni emocionet tuaja,dhe gjestikulacionet.
Mos bini preh e provokimeve.
Dëgjoni kundërshtarin , kuptoni argumentet e kundërshtarëve tuaj botëkuptimin e tyre, dhe më pas
replikoni

Shfrytëzoni kohën që keni në dispozicion në mënyrën më të mirë të mundshme për të thënë gjithcka
që duhet.
8. Përqendrohuni në temën dhe qasjen që ju do të mbroni.

9. Shmangni përsiatjet e tepërta dhe temat e përsëritura.mundohuni të tregoheni unik dhe inovativ
10. Ndani temën kryesore në njësi më të vogla logjike,për të qënë më I qartë dhe I kuptueshëm
11. Tregohuni prespektivistë,mos e ngushtoni veshtrimin tuaj vetëm në një pikë,mundohuni të
krijoni një horizont konvergjues midis pikëpamjeve të ndryshme që herë përplasen e herë
bashkohen.

12. Shqyrtoni mirë mundësitë tuaja për të shfrytëzuar infromacione dhë teori të reja.

13. Tregohuni seleksionues,merrni pozicionin e nje lexuesi strategjik, përpunoni inforamcionet


,eliminoni argumentat më të dobët dhe përqendrohuni tek ato më domethenëse.

14. Merrni parasysh ata që do të lexojnë relacionin e debatit tuaj, kini kujdes me termat dhe
konceptet ambige, me shumë kuptime dhe përdorime.
15. Shmangni absolutizmat,pergjithsimet,dhe diskriminimet.
Kritikë dhe Respekt
1. Ju mund të paraqisni në mënyrë të gjallë dhe të spikatur kritikat e
argumentuara

 Por shmangni frazat që e bëjnë atë të duket/ndihet keq –mund të fitoni një
debat por të humbisni një mik.

 Sulmoni idenë jo personin

 Shmangni ekzagjerimin

 Mos ia atribuoni kundërshtarëve tuaj ide dhe argumente të cilat ata nuk i
shpallin dhe as nuk i nënkuptojn, mos u mundoni të bëheni manipulues,
paragjykues dhe ofendues apo tallës ndaj kundërshtarit.
Përdorimi i pyetjeve gjatë debatit
 Pytjet gjatë debatit bëhen për këtë arsye

 1. Për të fuqizuar argumentit ose kundërargumentitn e skudrës dhe për dobësuar pozionin e
kundërshtarit

a. Folesi i pestë afirmativ, mbeshtet 2 idetë/ tezat e parashturara nga grupi i tij. Shtron pyetje ndaj grupit
opozitar

b. Folësi i pestë opozitar, mbështet 2 idetë/tezat e parashturara nga grupi i tij. Shtron pyetje ndaj grupit
afirmativ.

 Forma të këtytre pyetjeve janë:

 Pyetje mbi kuptimin;

 Pyetje të hapura;

 Pyetje retorike;

 Pyetje sugjestionuese
Faleminderit për Vëmendjen!

Na ndiqni në rrjetet sociale!

facebook.com/redebateoffical instagram.com/re_debate youtube.com/LiburnetikORG

You might also like