You are on page 1of 6

Test 1.

2 Mendimi filozofik në periudhën antike

Filozofia lindi në Greqinë e lashtë, për shkak të mungesës së:

 Aparatit shtetëror të centralizuar


 Autoritetit fetar të unifikuar
 Trashëgimisë kulturore të trashëguar
 Të gjitha së bashku

Qytet-shtetet greke (poliset), u karakterizuan nga

 Pushteti despotik i sundimtarit


 Aparati shtetëror i organizuar
 Besimi i organizuar monoteist
 Pluralizëm idesh dhe besimi

Shkaqet e rënies së filozofisë klasike greke, lidhen me

 Vdekjen e Aleksandrit të Madh


 Vdekjen e Aristotelit
 Fuqizimin e perandorisë romake
 Të gjitha së bashku

Testi 1.3 Refleksioni filozofik si synim drejt së vërtetës


Gjeni përgjigjen e saktë, në pohimet e mëposhtëme
– Refleksioni filozofik nuk lidhet me:

 Lindjen e shqetësimit intelektual


 Kritikën dhe debatin
 Konformizmin e ideve
 Forcën e argumentit

Koncepti i mitit nuk përcaktohet si:

 Formë e besimit që daton në një kohë shumë të largët


 Përpjekje për të shpjeguar fenomenet mbi shkaqe natyrore
 Shpjegim i gjithçkaje sipas një rregulli të paracaktuar
 Drejtim i botës nga veprimi i forcave hyjnore

Test 1.4 Fillimet e filozofisë dhe paraardhësit e Sokratit


Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme
Filozofët parasokratikë, shkakun e ekzistencës së botës, e kërkuan tek:

 Shpjegimet mitologjike
 Vullneti i perëndive
 Forcat e mbinatyrshme
 Rregullat dhe ligjësitë natyrore

Filozofia e Heraklitit ka në themel të gjthçkaje:

 Ujin
 Tokën
 Zjarrin
 Atomet

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:


Ideja se gjithçka në botë përbëhet nga atomet është e:

 Talesit
 Pitagorës
 Demokritit
 Sokratit

Test 1.5 Sofistët dhe kritika ndaj mendimit njerëzor


Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:
Skepticizmi i sofistëve lidhej me mungesën e:

 Të vërtetës absolute
 Vlerave njerëzore universale
 Gjykimeve absolute të moralit
 Të gjitha së bashku

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:


Sofistët në mbrojtjen e palëve në gjyq, vlerësonin më shumë:

 Vendosjen e drejtësisë
 Aftësinë debatuese
 Gjetjen e së vërtetës
 Provat dhe faktet

Test 1.6 Sokrati dhe dialektika sokratike


Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:
Filozofia sokratike vë në dyshim autoritetin e:

 Fesë dhe perëndive


 Pushtetit dhe drejtësisë
 Moralit dhe virtytit
 Të gjitha së bashku

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:


Dialektika sokratike bazohet në:
 Pranimin e çdo opinioni të dhënë
 Dialogun mes të kundërtave
 Bindjen ndaj autoritetit të dijes
 Të vërtetat e gjithëpranuara

Test 1.7 Platoni dhe qëllimi i filozofisë


Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme, duke zgjedhur të vërtetën (V) ose të gabuarën (G):
– Sipas Platonit:

 Realisht ekziston vetëm bota e ideve


 Bota e ideve përmban format ideale të gjërave
 Shpirti i njeriut është i vdekshëm
 Idetë e njeriut janë të lindura
 Reminishenca është fitimi i ideve të reja
 Të kundërtat veprojnë vetëm në jetën reale
 Bota e ideve është e shkëputur nga sendet reale

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:

“Bota e ideve”, sipas Platonit:

 Përmban ide të lindura tek njeriu


 Njihet përmes organeve të shqisave
 Ekziston si një realitet material
 Zbulohet përmes përvojës shqisore

Test 1.8 – 1.9 Aristoteli dhe sistemi filozofik i tij


Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme, duke zgjedhur të vërtetën (V) ose të gabuarën (G):
Sipas Aristotelit:

 Metafizika studion thelbin e ekzistencës së gjithçkaje .


 Trupi dhe shpirti janë të ndarë nga njëri-tjetri
 Çdo subjekt përbëhet nga forma dhe përmbajtja
 Virtyti arrihet duke lënë të lira pasionet
 Njohja njerëzore mbështetet në përvojën e shqisave
 Silogjizëm është arsyetimi drejt konkluzioneve të drejta
 Qytetari i thjeshtë nuk është i lidhur me politikën
 Virtytet e moralit janë të lindura tek njeriu

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:


Aristoteli pohon se:
 Çdo gjë përbëhet nga materia dhe forma
 Materia nuk mund të realizohet pa formën
 Forma nuk mund të ekzistojë pa materien
 Të gjitha së bashku

Test 2.1 Rrethanat e lindjes së filozofisë në periudhën romake


Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:
1- Periudha helenistike-romake ka si veçori kryesore:

 Ndikimin e madh të kulturës greke mbi atë romake


 Organizimin demokratik të perandorisë romake
 Fuqizimin ushtarak dhe politik të Greqisë së lashtë
 Stabilitetin ekonomik dhe moral të qytetarëve grekë

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:


2- Shkollat filozofike të periudhës helenistike-romake, kanë më shumë në vëmendje:

 Zbulimin e natyrës dhe origjinën e botës


 Çështjet morale dhe kërkimin e lumturisë
 Zbulimin e shkak-pasojave në dukuritë natyrore
 Elementët përbërës të gjithçkaje që na rrethon

Test 2.2 Stoicizmi dhe parimet morale të tij


1- Rendisni sipas rradhës së duhur shkallët e njohjes sipas stoikëve:

 Miratimi i arsyes për ndjesinë

 Lindja e dijes shkencore


 Perceptimi njohës i shqisave
 Të kuptuarit e vërtetë përmes arsyes

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:


2- Gjendja ideale që siguron një jetë të virtytshme tek njeriu, sipas stoikëve lidhet me:

 Ekuilibrin e arsyes dhe mungesën e pasioneve


 Lirinë e shpirtit dhe dëshirave të njeriut
 Mungesën e dijes dhe urtësisë
 Gjykimet e bazuara në pasione

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:

 Pavarësinë e njerëzve për të zgjedhur pozitën e tyre


 Fuqinë për të ndikuar dhe kontrolluar ngjarjet e jetës
 Forcën e njeriut për të vendosur dhe drejtuar fatin
 Nënshtrimin ndaj fatit dhe vullnetit superior

Test 2.3 Filozofia epikuriane në kërkim të lumturisë


Gjeni përgjigjen e gabuar në pohimet e mëposhtme:

 Ndijimet dhe përvojën e vazhdueshme të shqisave


 Përsëritjen e ndijimeve, që krijojnë konceptet
 Memorizimin e përvojave, që mundëson komunikimin
 Idetë e lindura në mendjen e njeriut, si veti e shpirtit

Gjeni përgjigjen e gabuar në pohimet e mëposhtme:

 E vdekshme dhe e përkohshme


 E krijuar dhe e përjetëshme
 E përbërë nga atomet
 E lirë të shijojë jetën

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:


Në filozofinë e tyre stoikët pranojnë:

 Vuajtjet e trupit dhe shpirtit


 Ekuilibri perfekt i arsyes njerëzore
 Shtypja e pasioneve dhe emocioneve
 Çlirimi nga frika e vdekjes dhe perëndive

Test 2.4 Skepticizmi antik dhe e vërteta mbi moralin


Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:

 Qetësinë shpirtërore dhe më pak vuajtje


 Indiferencën ndaj vuajtjeve të të tjerëve
 Shkëputjen nga vlerat tradicionale të shoqërisë
 Të gjitha së bashku

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme:

 Njohjen e pasigurtë të shqisave njerëzore


 Informacionin e saktë përmes ndijimeve
 Kontrollimin e arsyes nga organet e shqisave
 Përvojën e njëjtë të shqisave në kushte të ndryshme

Gjeni përgjigjen e gabuar në pohimet e mëposhtme:

 Kanë bindje të ndryshme morale dhe etike


 Konceptim të ndryshëm për të mirën dhe të keqen
 Nuk mund të kërkojnë siguri absolute përmes gjykimit
 Mund të tentojnë të arrijnë të vërtetën absolute

Test 3.1 – 3.2 Filozofia dhe politika në Romë. Stoicizmi romak


Gjeni përgjigjen e gabuar në pohimet e mëposhtme:

 Seneka
 Epikteti
 Mark Aureli
 Të gjithë filozofët

Gjeni përgjigjen e saktë në pohimet e mëposhtme, duke qarkuar të vërtetën (V) ose të gabuarën
(G):Stoicizmi:

 Vlerëson pavarësinë dhe forcën e vullnetit të njeriut


 Këshillon qetësinë e shpirtit përmes virtytit
 Pohon se vetëkontrolli i njeriut pengon lumturinë
 Pranon se lumturia arrihet duke lënë të lira pasionet
 Pohon se politika duhet të bazohet në rregull dhe korrektësi
 Pranon se njeriu është i pafuqishëm për të përmirësuar sjelljen

You might also like