You are on page 1of 3

Kejsi Gerdeci Informacione 14.04.

2018

Emanuel Kant (1724 - 1804)


Emanuel Kant (gjer.: Immanuel Kant, 22 prill 1724 Königsberg, Prusi — 12 shkurt
1804 po aty) ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar.
Vepra e tij Kritikë e arsyes së kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e
filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. Rëndësia e tij
qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të
studimit të gnoseologjisë, themeluar mbi kriticizmin.

Gnoseologjia e Kantit vë në pikëpyetje themelet e dijes


për të pastruar ato fusha të vlefshme të ndërgjegjes. Duke
kaluar nëpërmes teorisë së thelluar të Isak Njutonit ai u
afrua me iluminizmin dhe i dha nisje një kërkim që e çoi
atë gjer në tejkalimin e koncepteve dhe idealeve të tij.

Shëndeti i Kantit përkeqësohet me shpejtësi, ai vuan nga


një formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe
aftësitë e tij të koordinimit zvogëlohen. Ndërpret
praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796)
“Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika” , vepër kjo e cila
duhej të paraqiste një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale.
Atëherë largohet edhe nga senati akademik. Vdes më 12 shkurt 1804 duke
mërmëritur “Es ist gut” (“kjo është e mira”). Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e
“Kritikës së arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.

~ Drejtimi i filozofisë kritike

Filozofia kritike e Kantit konsiston në një analizë të fuqive të arsyetimit mendor, me


të cilën ai nënkupton ‘një studim kritik të aftësisë së arsyetimit për njohjen, e cila të
fitohet pavarësisht nga gjithë përvoja’. Pra drejtimi i filozofisë kritike do të thotë të
bësh pyetjen: “Çfarë, dhe në çfarë mase mundet që arsyeja dhe të kuptuarit të njohin,
duke qenë të ndarë nga të gjithë përvojat?” Kanti mendon se është budallallëk për
metafizikët që përpiqen të ndërtojnë sistemet e njohjes, përpara se të analizojnë nëse
mundet vetëm arsyeja e kulluar të kuptojë atë që nuk është fituar nga përvoja.
Filozofia kritike për Kantin nuk ishte një mohim i metafizikës, por akoma më tej,
ishte një përgatitje për këtë. Në qoftëse metafizika duhej të merrej me njohjen, që
zhvillohet vetëm nga arsyeja e cila e paraprin përvojën, në këtë rast çështja e kritikës
është si është e mundur një njohje e tillë a priori.

~ Natyra e njohjes apriori

Kanti pohonte se ne zotërojmë aftësi të tilla për të fituar njohje edhe pa e ndeshur
gjithçka në përvojë. Ai ishte dakord me empiristët, të cilët thoshin se njohja jonë
fillon me përvojën, por shtonte ai, ‘megjithëse njohja fillon me përvojën, kjo nuk do
të thotë se ajo ngritet e gjitha vetëm mbi të’. Kanti thotë se shkakësia është thjesht
një veprim psikologjik, që lidh dy ngjarje të cilat ne i quajmë shkak dhe pasojë.

Kanti besonte se ne arrijmë të njohim shkaqet dhe të marrim këtë lloj njohjeje jo nga
përvoja shqisore, por direkt nga aftësia e gjykimit racional; do me thënë a priori.

Çfarë mund të quajmë më qartë njohje a priori? Në qoftëse dikush do të kërkojë një
shembull nga veprimet më të thjeshta të gjykimit njerëzor, thënia, që çdo ndryshim e
ka një shkak, mund t’i shërbejë qëllimeve të tij. ‘Atëherë, çfarë e bënë një shprehje në
matematikë, apo shprehjen ‘çdo ndryshim e ka një shkak’, një njohje apriori? Kanti
thotë se e bën fakti, që kjo lloj njohje nuk vjen nga përvoja. Përvoja nuk mund të na
tregojë ne se çdo ndryshim e ka një shkak, përderisa ne nuk mund të krijojmë idenë e
ndryshimit prej saj. Ashtu si përvoja nuk mund të na tregojë, që lidhja midis dy
ngjarjeve është e nevojshme, sepse e shumta që ajo mund të na tregojë është që
‘diçka është kështu apo ashtu, por jo se si mund të jetë ndryshe’. Pra përvoja nuk
mund të na japë një njohje rreth lidhjeve të domosdoshme apo rreth universalitetit të
përfundimeve. Ne themi me bindje se të gjitha objektet e rënda të hedhura në ajër do
të bien, ose që në çdo pesë që i shtohet një shtatë do të kemi një barazim me
dymbëdhjetë. Që këto janë njohje a priori është e qartë, por ajo që Kantit i
interesonte ishte se si mund të shpjegohen njohje të tilla. Si mund të përgjigjej në
këtë rast skepticizmi i Hjumit? Por kjo nuk ishte thjesht një pyetje se si njohja a
priori është e mundur, por si është i mundur ‘gjykimi sintetik a priori’. Për t’ju
përgjigjur kësaj pyetje Kanti duhej të zbulonte së pari, se nga çka përbëhej ky gjykim
sintetik a priori.

~ Realiteti fenomenal dhe noumenal

Një ndikim i madh i filozofisë kritike të Kantit ishte këmbëngulja e tij, se njohja
njerëzore është gjithmonë e kufizuar mbrenda sferës së saj. Ky kufizim merr dy
forma. Në rastin e parë, njohja është e kufizuar në botën e përvojës dhe së dyti, ajo
kufizohet me mënyrat, me anën e të cilave aftësitë tona të mendimit dhe të
perceptimit, organizojnë të dhënat e papërpunuara të përvojës. Ai bënte dallimin
ndërmjet realitetit fenomenal, apo realitetit të botës që
ne njohim, dhe realitetit noumenal, i cili është
plotësisht i kuptueshëm dhe jo shqisor. Kur fitojmë
diçka nga përvoja, ne gjithmonë e perceptojmë atë
nëpërmjet ‘lenteve’ të kategorive tona a priori të
mendimit. Por, si mund të duket një objekt kur nuk
perpceptohet? Çfarë është një objekt në vetvete? Fare
qartë nuk mund të kemi një njohje të perceptimit
joshqisor. Të gjithë objektet që ne njohim, janë
objekte që ndijohen. Mendja vepron duke imponuar
idetë e saj mbi shumëllojshmërinë e përvojave, e cila
buron nga bota e sende në vetvete. Kjo nënkupton se
ka një realitet jashtë nesh, që ekziston pavarësisht nga
ne, por nga i cili ne njohim atë që ai paraqet përpara nesh dhe organizohet nga
ne.Koncepti i sendit në vetvete nuk e rrit njohjen tonë, porn a kujton kufizimet që ajo
ka.

Idetë transcendentale të arsyes së pastër si koncepte rregulluese. Përveç koncepteve


të përgjithshëm të realitetit noumenal, ekzistojnë edhe tri ide rregulluese, për të cilat
ne tentojmë të mendojmë, ide të cilat na çojnë përtej përvojave shqisore. Këto janë
pikërisht: idetë e unit, kozmosit, dhe Zotit. Ato janë transcendentale, pasi nuk u
korrespondojnë objekteve të cilat ne i fitojmë nga përvoja.

Ato nuk janë krijuar nga intuita, por vetëm nga arsyeja e kulluar. Kanti thoshte se
‘ideja e parë rregulluese është se unë vetë jam, i parë i thjesht si natyrë mendimtare
apo shpirt, dhe që përpiqet të paraqesë përcaktimet për gjithçka, sikur ato janë të
gjitha në një substancë të vetme; të gjitha fuqitë sit ë ardhura nga një fuqi e vetme
themelore; të gjitha ndryshimet sikur i përkasin vetëm një gjendjeje dhe së njëjtës
qenie të përhershme, dhe të gjitha shfaqjet në natyrë si krejt të ndryshme nga
veprimi i të menduarit. Arsyeja e thjeshtë përpiqet të krijojë sintezën e shumë
ngjarjeve gjatë përvojës, duke formuar konceptin e botës, kështu që ideja e dytë
rregulluese e arsyes së thjeshtë teorike është koncepti i botës në përgjithësi.

Kanti vazhdon se ‘ideja e tretë e arsyes së kulluar, e cila përmban një supozim të
thjeshtë në lidhje me një qenie, që është shkaku i vetëm i mjaftueshëm i të gjithë
serive kozmologjike, është ideja e Zotit,është e qartë se ideja e një qenie të tillë, ashtu
sit ë gjitha idetë teorike, duket se shërben vetëm për të drejtuar arsyen që të shohë të
gjitha lidhjet në botë, në përputhje me parimet e një uniteti sistematik, në mënyrë të
tillë, sikur të gjitha këto lidhje e kanë burimin e tyre në një qenie të vetme, që
shërben si shkaku supreme dhe i mjatueshëm.

Ideja e unit, kozmosit dhe dhe Zotit nuk mund të na japë një njohje teorike të
realitetit, ë t’u korrespndojë këtyre ideve. Roli i këtyre ideve është thjesht dhe vetëm
rregullator. Si të tilla ato na japin një rrugë të arsyeshme për t’u marrë me problemet
e vazhdueshme konstante që ngre metafizika.

~ Theniet e Kantit

Tri rregullat e Kantizmit të formuluara në lidhje me moralin janë:

1. Vepro vetëm sipas rregullave morale që ti mundesh, kur kjo e fundit konsiderohet
si një rregull moral universal.

2. Vepro në të atillë mënyrë që të trajtosh njëkohësisht veten tënde dhe njerëzit e


tjerë jo vetëm si një qëllim të një përfundimi.

3. Vepro ashtu si mendon, nëpërmjet maksimës tënde, si një antarë ligjbërës në


mbretërinë e fundme. - ku në Mbretërinë e Fundme, sipas Kantit çdo kush duhet ta
konsiderojnë veten edhe si antarë
edhe si kryesues.

You might also like