You are on page 1of 14

Martesa

Çfarë është martesa?


Martesa është bashkëjetesa ligjore, e cila
mbështetet në barazinë morale dhe juridike të
bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit
dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në
familje.
Cilat janë kushtet për lidhjen e martesës?
Martesa lidhet me pëlqim të lirë, përpara nëpunësit të
gjendjes civile, mes një burri dhe një gruaje që ka mbushur
moshën 18 vjeç. Kërkesa për autorizimin e lidhjes së
martesës, bëhet nga vetë i mituri.

Konstatohet se “shkaqet me rëndësi”, më të ndeshura në


praktikën gjyqësore, në bazë të të cilave, i mituri pretendon
lidhjen e martesës përpara moshës së lejuar nga ligji janë:
shtatzënia, lindja e një fëmije, bashkëjetesa.
I mituri që kërkon autorizimin e lidhjes së martesës
duhet të provojë ekzistencën e një shkaku me rëndësi
që përligj lidhjen e martesës, ashtu dhe ekzistencën e
një pjekurie fizike e psikike, të domosdoshme për të
kuptuar rëndësinë e martesës dhe për të përmbushur
detyrimet që rrjedhin prej saj.
Divorci dhe pasojat e tij
Divorci është një problem sa juridik aq edhe social dhe
kryesisht shkaktohet, kur ndërmjet dypartnerëve është
thyer ndjenja, intimiteti, komunikimi dhe padyshim që
marrëdhënia nuk funksionon më, duke përfshirë në një
stres të përgjithshëm të gjithë anëtarët.

Divorci është një situatë tepër stresuese për të gjithë


pjesëtarët e familjet që e përjetojnë atë dhe paraqitet si
një ndryshim madhor në jetën e individit, të cilit i
nevojitet një kohë e konsiderueshme për t'u rikuperuar e
adaptuar me të. 
Një familje që kalon një proces të tillë gjatë jetës së
tij padyshim që përfshihet në një mori çrregullimesh
emocionale. Procesi i divorcit mund të rrisë brenda
anëtarëve të familjes ndjenja të forta zemërimi,
ankthi, depresioni, vetmie, turbullimi dhe mungesë
kuraje të dukshme në personalitetin e individëve.
Studimet e shumta kanë treguar se zakonisht personat që
përballojnë dhe kalojnë me sukses stuhitë e shumta të
martesës janë ata individë që: 

Martohen pas moshës 25 vjeçare.Që të dy partnerët janë


rritur në një familje të qëndrueshme 
Mbeten të fejuar për një periudhe kohe të gjatë para
martese 
Kanë edukim të ngjashëm 
Nuk kanë bashkëjetuar më parë 
Janë të angazhuar në drejtime të ndryshme profesionale 
Kanë moshë, besim dhe edukim të përafërt
Efektet e divorcit tek fëmijët 
Fëmijët janë ata që shfaqin hapur ndjenja të fuqishme
dëshpërimi, agresiviteti, zemërimi dhe frike. Shpesh herë ata
ndjehen fajtor dhe të pafuqishëm për ndarjen e prindërve të
tyre. Në disa raste ata fajësojnë veten për ndarjen e tyre.

 Vlen për t'u theksuar se në ato momente që ndodh procesi


i ndarjes dhe ndjenjat e fëmijës injorohen totalisht, pa
tentuar që të shpjegohen shkaqet e këtij divorci, këta fëmijë
do të shfaqin probleme të dukshme në shkollë dhe shoqëri të
reflektuar në sjellje, komunikim, bashkëpunim me bashkë
-moshatarët si edhe do të përfshihen në vetëvlerësime dhe
imazhe të ulëta mbi veten e tyre.
Si ta shmangni divorcin?
Psikologët duke u bazuar në përvojat personale të njerëzve,
kanë përpiluar një listë me këshilla se çfarë gabime duhet të
shmangni për ta shpëtuar martesën tuaj.

Respektojeni njëri-tjetrin:
Respekti i ndërsjellë është shtylla kryesore e një martese të
lumtur. Edhe atëherë kur të jeni tejet të nevrikosur, shprehuni
me shenja respekti. Respekti ju mundëson t’i shmangni
situatat e pakënaqshme.
Mos e krahasoni bashkëshortin/ën me dikë tjetër:
Mos e krahasoni bashkëshortin/en me tjerët, e
veçanërisht me dikë që e shihni në rrjete sociale si
Instagram-i apo Facebook-u.
Në rrjete sociale ju nuk e shihni realitetin e askujt,
dhe shumica ep ostiteve mund të jenë të rrejshme.
Por edhe nëse janë të vërteta, kjo nuk do të thotë se
ato çifte janë të lumtura.
Qëndroni fit dhe kujdesuni për veten:
Një martesë e lumtur është gjithçka rreth seksit të
mirë. Njerëzve u pëlqen të shohin çfarë është
atraktive. Prandaj qëndroni fit dhe i/e shëndetshëm.
Ky rregull aplikohet te dy gjinitë.

Faleni njëri-tjetrin:
Askush nuk është i përsosur dhe gjithsecili bëjmë
gabime. Prandaj, kur të ndodhin gabime të ndryshme,
faleni njëri-tjetrin!
Faleminderit për vëmendjen☺

Punoi:Shpëtim Hasallari

You might also like