You are on page 1of 3

Si të jetojmë në paqe me të tjerët?

Në natyrë haset gjithnjë diversitet, I njëjti diversitet haset edhe tek vetja qenia
humane.Ne njerzit kemi shumë gjëra të ndryshme me njëri-tjetrin, duke filluar
nga karakteri, emocionet,dëshirat, prespektiva, ambicja,marrdhëniet që krijojmë
dhe mënyra se si sillemi në shoqëri.Faktikisht, është pikërisht diversiteti që e
mban gjallë jetën dhe që I jep gjallëri natyrës.Njësoj si lulet me gjatësi,lloje,aroma
apo ngjyra të ndryshme, që të gjitha së bashku I japin kopshtit jetë dhe gjallëri,
ashtu edhe njerzit I japin kuptim jetës ,shoqërisë dhe njëri-tjetrit.Shkenca
gjithashtu ka provuar se pa ndryshimin apo diversitet në të gjallën, nuk do të
ekzistonte jeta.
Pra, në thelb diversiteti në natyrë është një fenomen I cili bashkon të gjallën për
të krijuar një system të ndërlikuar bashkjetese, duke filluar që nga sistemet e
rendit biologjik e deri tek marrdhëniet e së gjallës me organiken si një trup I
vetëm.Le ta shohim gjithë këtë sistem të ndërlikuar vetëm në marrëdhëniet dhe
bashkëveprimet njerëzore dhe që të kuptojmë më mirë se për çfarë bën fjalë ky
system natyror, le ta quajmë atë ‘shoqëri njerëzore’.
Unë do doja ta quaja këtë system natyror ‘shoqëri njerzore’ dhe të gjallën që
ndërvepron në këtë system ‘njerëz’.Pra,kaluam nga një ndërveprim natyror
biologjik në një ndërveprim shoqëror midis njerzve, qënies më inteligjente.
Ne njerzit duket se I kundërvihemi shpesh herë ligjit të diversiteti, që sipas natyrës
sjellë vetë jetën në Tokë, dhe e kthejmë këtë ligj kundra jetës.Pra, ne njerzit duke
qenë të ndryshëm shkojmë shpesh herë në përballje me njëri-tjetrin, të cilat
mund të çojnë edhe në ‘fundin’ e jetës ose edhe në keqfunksionimit të saj.
Kemi zgjedhur ti quajmë këto përballje si konflikte apo mosmarrveshje, e më pas
jemi përpjekur të gjejmë disa mënyra për ti zgjidhur këto konflikte.Nuk mund të
them se nuk ia kemi arritur,por duhet të punojmë më tepër për të parandaluar
këto konflikte.Parandalimi I këtyre konflikteve ështërruga e vetme për të jetuar
në paqe me njëri-tjetrin.
Pak më lart përmenda se njeriu është qenia më inteligjente e njohur,por mos
ndoshta është pikërisht kjo arsyeja se pse ne I kundërvihemi ligjit të diversitetit?
Absolutisht që jo!Përkundrazi, problem qendron në faktin që ne nuk jemi aq
inteligjent sa të dimë të jetojmë në paqë së bashku,e më tepër për një kohë të
gjatë.Kjo nuk do të thotë se nuk kemi mundësi për të jetuar në paqe,porn a le të
kuptojmë se duhet ti vemë rëndesi atyre gjërave,qoftë edhe të vogla, që na çojnë
në konflikte, të mëojmë prej tyre që mos ti përsërisim më.
Pika e parë për të jetuar në paqe sipas meje është të dëgjojmë njëri-tjetrin që në
fillm të marrdhënieve që do vendosim me njëri-tjetrin.Siç e dimë konfliktet më të
shumta vijnë prej ngritjes së marrëdhenieve të gabuara qoftë në
punë,shoqëri,politikë,etj,. Ndaj për të mos shkuar deri në konflikt, ne mund të
vendosim një marrëdhënie që në gjenezë, me rregulla, por edhe me tolerimet e
saj.Madje duhet theksuar se nëse nuk mundemi të krijojmë këtë marrëdhënie që
në fillim atëherë më mirë mos e krijojmë fare atë, pork jo vlen vetëm në rastet
individuale dhe jo të grupimeve më të mëdha.
Nëse pak më lart folëm për venjen e një marrëdhënie të rregullt që në fillim, tani
duhet të flasim për të qenit të sinqertë që në fillim të kësaj marrdhënieje.Nëse do
të tregoheshim të sinqertë me njëri-tjetrin, do mund të parandalonim përballjet e
mundshme në të ardhmen.Njerzit kane një aftesi që të njohin njëri-tjetrin dhe të
ndërveprojnë së bashku në varësi të mendimit që kanë krijuar qysh në
gjenezë.Ndaj një marrëdhënie e shëndetshme, do të ishtë një marrdhënie e
krijuar në baza të sinqerta,duke siguruar kështu vazhdimësinë e shëndetshme të
saj.
Dikush mund të ankohej se krijimi I një marrëdhënieje ose vazhdimësia e saj, nuk
është gjithnjë në dorën e individit, por ndikohet nga faktorë të jashtëm.Të tilla
janë disa marrëdhënie pune ,ku nuk mund të zgjedhësh kolegun me të cilin të
duhet të punosh.Atëherë si do bëjmë?
Përsëri duhet të tregohemi më inteligjentë seç jemi,duke u lodhur më pak.Si
bëhet kjo?Ne mund të ndajmë me njëri-tjetrin dëshirat,kufizimet dhe problemet
tona; të njohim njëri-tjetrin në mënyrë që ti parandalojmë këto konflikte të
mundshme.
Folëm sa folëm për parandalimin e konflikteve në mënyrë që të jetojmë në
paqe,por ç’ndodh nëse nuk mund ti parandalojmë ato?
Atëherë duhet gjetur një zgjidhje.Kjo zgjidhje mund të variojë në bazë të situatës
dhe marrëdhënieve të vendosura.P.sh., nëse në vendin e punës, në shkollë, apo
në institucione të tilla që drejtohen nga statuse të ndryshme, ne duhet ti
rreferohemi në rastin e një konflikti,personit përgjegjës me status
drejtues,rregullues apo menaxhues; i cili duhet të ndërmjetsojë midis palëve dhe
të japë një zgjidhje në bazë të ligjeve të institucionit apo Kushtetutës.
Nuk duhet që të zgjedhim mënyra të tjera ‘tradicionale’ për zgjidhjen e konfliktit,
siç është përballja fizike apo mënyra të tjera të pa përcaktuara nga ligjet.Kështu
edhe nëse nuk vihet drejtësia(kjo ndoshta edhe sipas opinionit të një pale),
atëherë ekzistojnë rrugë të tjera për zgjidhjen e konfliktit ose
mosmarrveshjes;gjithçka e bazuar në ligjet dhe Kushtetutën përkatëse.
Mos harroni, nëse që në fillim e keni pranuar Kushtetutën dhe “rregullat e lojës”
atëherë duhet të pranoni edhe vazhdimësinë e saj!
Ndoshta mund të ndesheni edhe me konflikte të vogla ose informale,atëherë
edhe në këtë rast duhet të gjini një ndërmjetsues, I cili të gjykojë qështjen me
largpamësi, ose vendosni të bisedoni apo debatoni rreth këtij konflikti pas disa
kohësh në mënyrë që të anashkaloni problemet e mundshme.
Mësoni njëherë veten dhe më pas të tjerët, zgjidhni që t’ju mësoni si të zgjidhin
apo parandalojnë konfliktet dhe jo si të vrasin njëri-tjetrin, në të kundërt do të
vrisnit veten.
Smaili Toto
Klasa XI-E

You might also like