You are on page 1of 2

Proteina

Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet


e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore
të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë
transportimin e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet
sinjalizues.

Elementet ndërtues për ndërtimin e proteinave janë proteinogjenet, gjegjësisht aminoacidet, të cilat


përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Tek njerëzit bëhet fjalë për 21 llojesh të aminoacideve, ku
zinxhiri që përbëhet prej nën 100 aminoacide quhen dhe peptide dhe kur të krijohet zinxhiri më i gjatë
atëherë mund të themi se bëhet fjalë për proteinë. Madhësia e një proteine sipas rregullës matet
me kilo-Dalton (kDa). Proteina më e madhe tek njeriu është Titin dhe është diku 3600 kDa, përbëhet nga
më shumë se 30.000 aminoacide dhe përmban 320 proteindomene. Numri për nga dallimi i zinxhirit
aminoacide është gjigante. Formimi i një proteine, si dhe ndërtimi i saj është e koduar me gjenin
përkatës.

Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t'i sintetizojnë nga atomi
i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë
elementet përbërëse të proteinave.Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe
lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.Proteinat janë furnizuesi i
vetëm i azotit në organizëm që është i domosdoshëm për rritjen, dhe mbajtjen në jetë .Ato përtërihen
pa ndalur, deri 250-300gr në ditë. Shpejtësia e përtëritjes ndryshon sipas proteinave. Ato plaken dhe
fillojnë të shkatërrohen. Ky shkatërrim furnizon energji. 1gr proteine = 4kalori(Kcal)

Nevojat ditore varen nga pesha : llogaritet 0.8-0.9 gr për 1 kilogram të peshës në ditë, me ndryshime në
bazë të rëndësisë së aktivitetit muskulor. Për bodybuilding nevojat janë mesatarisht 1.5-2gr për
kilogram,në ditë:

Pesha juaj Proteina gjatë ditës (faktori 1.8g/kg/ditë

45kg 81 gr në ditë

50kg 90 gr në ditë

55kg 99 gr në ditë

60kg 108 gr në ditë

65kg 117 gr në ditë

70kg 126 gr në ditë

75kg 135 gr në ditë

80kg 144 gr në ditë

85kg 153 gr në ditë

90kg 162 gr në ditë


Nevoja për proteina ndryshon sipas: moshës, gjinisë, (gratë kanë më pak nevojë pasi që masa e tyre
muskulore është më e vogël).Këto nevoja ditore plotësohen duke konsumuar dy ose tri here në ditë
ushqim me origjinë kafshësh ose bimësh të pasur me proteinë.

You might also like