You are on page 1of 1

elektrik i zemrës regjistrohet në EKG nën formën e valëve; çdo valë përket me një fazë të mirëpërcaktuar

të aktivitetit mekanik të muskulit kardiak.

Aktiviteti elektrik i zemrës lind ritmikisht në (nga) një organel i pozicionuar në veshoren (atriumin) e
djathtë (pace-maker-i fiziologjik).

Valët fiziologjike që regjistrohen nga EKG-ja emërtohen: P, Q, R, S, T.

Vala P përfaqëson aktivitetin elektrik që lidhet me tkurrjen e të dy atriumeve; valët Q, R dhe S


përshkruajnë një kompleks që përket me sistolën ventrikulare; vala T përket me ripolarizimin e
ventrikujve (barkusheve).

Vala Q zakonisht është shumë e vogël, pothuajse pikë; prania e një vale Q të dukshme (thellimi i valës)
është shenjë e një episodi të mëparshëm nekroze.

Parametrat themelorë që duhen vlerësuar në një EKG janë: Frekuenca, Ritmi dhe Aksi (boshti).

Frekuenca – vlerësohet si cikle/minutë. Në kushte fiziologjike frekuenca kardiake, siç u tha më lartë,
përcaktohet nga nyja seno-atriale, me një frekuencë pre 75 rahjesh/min. Rritja e frekuencës quhet
takikardi, ndërsa zvogëlimi i frekuencës së rahjeve të zemrës bradikardi.

Ritmi – shpreh vijimin e rregullt (rregullshmërinë) e impulsit elektrik , i cili transmetohet nëpër muskulin
kardiak. Impulsi i gjeneruar nga nyja seno-atriale përhapet në të dy atriumet si valë depolarizimi (vala P).
Stimuli përçohet mëpastaj tek nyja atrio-ventrikulare ku ndalet për 1/10 e sekondit (intervali P-Q). Më
pas impulsi kalon në dy degëzimet e tufës së Hisit, të majtën dhe të djathën duke shkaktuar
depolarizimin e barkusheve (ventrikujve) – kompleksi QRS. Pason vala e ripolarizimit ventrikular T.

Aksi (boshti) – boshti përket me drejtimin e valës depolarizuese. Boshti elektrik është shuma e të gjithë
vektorëve të pjesshëm të depolarizimit të muskulit kardiak (vektor mesatar), dhe është i orientuar
poshtë dhe në të majtë të pacientit.

Iskemia, pra zvogëlimi i fluksit të gjakut, karakterizohet nga inversioni i valës T me krahë simetrikë.

You might also like