You are on page 1of 67

LËNDA:

ANATOMIA NORMALE
E
NJERIUT

PEDAGOGU I LËNDËS:
MARKENS SHLLAKU Ph.
LEKSIONI XI:
SISTEMI
KARDIOVASKULAR
DHE EKG

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 2


Përmbajtja e leksionit:
1. Anatomia e Zemres
2. Dhomat e Zemres
3. Valvulat
4. Qarkullimi Koronar
5. Fiziologjia e Zemres
6. EKG
7. Cikli Kardiak
8. Debiti Kardiak
9. Matja e Presionit Arterial

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 3


Anatomia e zemrës
 Zemra ka formën e një koni me përmasat e një grushti.
Ajo peshon 250-350 gram.
 Zemra ndodhet në mediastin (hapësira mediale e
kavitetit torakal) dhe shtrihet në mënyrë oblike, rreth
12-14 cm, nga brinja e dytë, deri në hapësirën e pestë
ndërbrinjorë të majtë.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 4


Anatomia e zemrës

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 5


Anatomia e zemrës

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 6


Mbulesat e zemrës
 Zemra mbështillet nga një qese që formon dy shtresa.
 Kjo quhet PERIKARDIUM (peri=rreth,
kardium=zemër).
 Pjesa sipërfaqësore e kësaj qeseje quhet Perikardium
fibroz
 Ka 2 funksione:
1. Mbron zemrën
2. E lidh atë me struktura të tjera, si p.sh. diafragmën,
enët e mëdha që dalin nga zemra
3. Nuk lejon tejmbushjen e zemrës me gjak

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 7


Mbulesat e zemrës
 Nën perikardiumin fibroz është PERIKARDIUMI
SEROZ që është një membranë e hollë seroze me dy
shtresa.
 Ndërmjet dy shtresave të perikardiumit seroz
formohet kaviteti perikardial, i cili përmban një
shtresë të hollë lëngu seroz.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 8


Shtresat e Mureve të Zemrës

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 9


Dhomat e Zemrës

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 10


ATRIUMET
 Atriumet
(atrium=rrugë
hyrëse) janë dhomat e
vogla ku hyn gjaku që
vjen nga qarkullimi
sistemik dhe
pulmonar.
 Ato tkurren fare pak
për ta zhvendosur
gjakun drejt
ventrikujve.
 Për këtë arsye janë të
vegjël dhe me mure të
holla.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 11


ATRIUMET
 Në atriumin e Djathtë gjaku vjen nëpërmjet tri venave:
1. Venës Cava Superior, e cila sjell gjak prej zonave të
trupit që ndodhen mbi diafragmë
2. Venës Cava Inferior, e cila sjell gjak prej zonave
poshtë diafragmës
3. Sinusit Coronar, që sjell gjakun e grumbulluar nga
vetë miokardi
 Në Atriumin e Majtë hyjnë katër vena Pulmonare, të
cilat sjellin gjakun e oksigjenuar në mushkëri.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 12


Dhomat e Zemrës

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 13


VENTRIKUJT
 Ventrikujt (ventr=ana e poshtme) ose barkushet
përbëjnë masën më të vëllimshe të zemrës. Brenda
tyre bien në sy kreshtat muskulore (trabeculae
carnae) dhe disa zgjatime muskulore në formë koni
(muksujt papilarë)
 Ventrikujt përfaqësojnë pompat e zemrës. Muret e
tyre kanë një masë muskulore më të madhe se ato të
atriumeve. Trashësia e mureve pasqyron dallimet
funksionale ndërmjet ventrikujve dhe atriumeve.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 14


Rruga që ndjek gjaku në brendësi
të Zemrës

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 15


"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 16
VALVOLAT E ZEMRËS
 Valvolat Atrioventrikulare (AV)
1. Valvula AV e djathtë ose TRIKUSPIDALE
2. Valvula AV e majtë ose BIKUSPIDALE (Mitrale)

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 17


VALVOLAT E ZEMRËS
 Valvolat Semilunare (gjysmëhënë)
 Ndodhen në aortë dhe në arterien pulmonare.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 18


Furnizimi i Zemrës me Gjak:
Qarkullimi Koronar

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 19


Furnizimi i Zemrës me Gjak:
Qarkullimi Koronar
 Arteria Koronare e
Majtë drejtohet majtas
dhe degëzohet në:
 Arterien
Interventrikulare
anteriore: që furnizon
septumin ventrikular dhe
murin anterior të të dy
ventrikujve
 Arterien Cirkumflekse:
që furnizon atriumin e
majtë dhe murin e pasëm
të ventrikulit të majtë.
"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 20
Furnizimi i Zemrës me Gjak:
Qarkullimi Koronar
 Arteria Koronare e Djathtë
drejtohet djathtas dhe
degëzohet:
 Arterien Margjinale: që
furnizon pjesën laterale të
ventrikulit të djathtë

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 21


 Arterien Interventrikulare
Posteriore: që drejtohet drejt
majës (apex) së zemrës dhe
furnizon muret e pasme të
ventrikujve. Në afërsi të
apexit, kjo shkrihet (bën
anastomozë) me arterien
Interventrikulare anteriore.

 Përgjithësisht degët e arteries


koronare të djathtë furnizojnë
Atriumin e Djathtë dhe
thuajse të gjithë Ventrikulin e
Djathtë.
"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 22
 Furnizimi i Miokardit me gjak bëhet me ndërprerje,
PSE?:
1. Sepse gjatë Sistolës Ventrikulare degëzimet e Arteries
Koronare shtypen nga Miokardi që po tkurret
2. Sepse lumeni i Arterieve Koronare në vend-origjinën
e tyre (në bazën e aortës) është pjesërisht i bllokuar
nga flatrat e valvulës semilunare të aortës, të cilat
hapen gjatë sistolës Ventrikulare.
 Pra furnizmi i zemrës me gjak është shumë më i
efektshëm gjatë diastolës (kur muret e zemrës janë
lëshuar dhe degëzimet e arterieve koronare nuk
shtypen), sesa gjatë sistolës.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 23


Anatomia Mikroskopike e Zemrës
1. Qelizat e muskulit të zemrës degëzohen, janë të
vijëzuara dhe zakonisht përmbajnë një bërthamë.
Miofibrilet e tyre janë të organizuara në sarkomerë.
2. Qelizat kardiake fqinje bashkohen nëpërmjet
disqeve interkalate, të cilat përmbajnë desmozoma
dhe junksione komunikuese. Junksionet
komunikuese, duke lejuar rrjedhjen e lirë të joneve
nga nj qelizë tek tjera, bëjnë të mundur që miokardi
të sillet si një njesi e vetme.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 24


FIZIOLOGJIA E ZEMRËS
 Qelizat vetëritmike të zemrës
lokalizohen në zonat e
mëposhtme
1. Nyja SINOATRIALE (NSA)
2. NYJA
ATRIOVENTRIKULARE
(NAV)
3. TUFA
ATRIOVENTRIKULARE
(TUFA E HIS-it)
4. DEGA E MAJTË DHE E
DJATHTË E TUFËS SË
HIS-it.
5. TE MURET E
VENTRIKUJVE (FIJET
PURKINJE)
"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 25
NYJA SINOATRIALE (NSA)
 lokalizohet në murin e atriumit të djathtë, pak më
poshtë se hyrja e Vena Cava Superior.
 Gjeneron afërsisht 75 impulse në minutë.
 Ritmi i saj karakteristik, që quhet ndryshe Ritëm
Sinusal, përcakton shpejtësinë e rrahjeve të zemrës
ose, sic quhet ndryshe frekuencën kardiake.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 26


NYJA ATRIOVENTRIKULARE (NAV)
 Lokalizohet në pjesën e
poshtme të Septumit
Interatrial (ndëratrial),
pikërisht mbi Valvulën
Trikuspidale.
 Në NAV, impulse vonohet
përkohësisht (rreth 0,1 sek),
cka i lejon atriumet të
përfundojnë tkurrjen e tyre
përpara se të fillojë tkurrja e
ventrikujve.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 27


TUFA E HIS-it
 Ndodhet në pjesën e poshtme të Septumit InterAtrial.
 Degët e Tufës së His-it. Ndahen në Degën e Djathtë dhe të
Majtë. Të dyja udhëtojnë përgjatë Septumit InterAtrial në
drejtim të Apeksit të Zemrës.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 28


Fijet Purkinje
 Nga Septumi InterAtrial, fijet Purkinje penetrojnë
Apeksin e Zemrës dhe më pas ngjiten sipër në brendësi të
mureve të Ventrikujve.
 Fillimisht depolarizohen Fijet Purkinje; më pas, qelizat e
miokardit ia përcojnë impulsion nj-tj., duke mundësuar
kështu depolarizimin e tërë masës ventrikulare.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 29


"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 30
MODIFIKIMI I RITMIT BAZË:
INERVIMI I JASHTËM I ZEMRËS
 Sistemi Nervor Simpatik (përshpejtues) rrit
numrin e rrahjeve në minutë (frekuencën) ashtu dhe
forcën tkurrëse të qeëlizave miokardiale.
 Sistemi Nervor Parasimpatik (frenues) pakëson
numrin e rrahjeve në minutë dhe dobëson disi fuqinë
tkurrëse të zemrës

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 31


ZEMRA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 32


ELEKTROKARDIOGRAMA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 33


ELEKTROKARDIOGRAMA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 34


ELEKTROKARDIOGRAMA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 35


ELEKTROKARDIOGRAMA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 36


ELEKTROKARDIOGRAMA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 37


"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 38
Vala e parë që është Vala P
 zgjat afërsisht 0.08 sek dhe është rezultat i valës
depolarizuese që shpërhapet nga NSA nëpër tërë
muskulaturën e atriumeve. Tkurrja e atriumeve realizohet
0.1 sek pas fillmit të valës P.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 39


Kompleksi QRS
 është rezultat i depolarizimit të ventrikujve dhe
paraprin tkurrjen e tyre. Forma e tij pasqyron
përmasat e ndryshme të të dy ventrikujve dhe kohën
që kërkohet për depolarizimin e secilit prej tyre.
Kohëzgjatja mesatare e depolarizimit të ventrikujve
është 0.08 sek.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 40


Vala T
 shpreh ripolarizimin e ventrikujve dhe zgjat rreth 0.16 sek.
Ripolarizimi është më i ngadaltë se depolarizimi, prandaj
Vala T është më e gjërë dhe më e ulët se kompleksi QRS

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 41


Intervali P-R (P-Q)
 është periudha (0.16 s) nga fillimi i nxitjes atriale, deri në
fillimin e nxitjes ventrikulare.
 Ajo përfshin depolarizimin atrial (plus tkurrjen), si dhe
përcimin e valës depolarizuese në të gjitha strukturat e
tjera të sistemit përcjellës të brëndshëm.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 42


Intervali Q-T
 zgjat afërsisht 0.36 s, është periudha nga fillimi i
depolarizimit ventricular deri në ripolarizimin e tyre,
kjo periudhë përfshin edhe kohën e tkurrjes
ventrikulare.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 43


Proceset mekanike në Zemër: Cikli
Kardiak
1. Periudha e Mbushjes
Ventrikulare: Diastola . Gjatë
diastolës, trysnia në zemër është e
ulët, kshu që gjaku që po kthehet
nga qarkullimi, rrjedh pasivisht nga
atriumet drejt ventrikujve,
nëpërmjet valvolave AV.
 Ndërkohë valvulat semilunare janë të
mbyllura. Gjatë kësaj periudhe
realizohet afërsisht 70 % e mbushjes
së ventrikujve. 30% zhvendoset drejt
ventrikujve gjate tkurrjes së atriumeve
( në fund
"ANATOMIA NORMALE të kësaj faze).
E NJERIUT" 44
 Pas depolarizimit (vala P në EKG),
atriumet tkurren dhe ngjeshin
gjakun që ndodhet brenda tyre.
 Kjo shkakton rritje të mjenjëhershme
të trysnisë në atriume dhe spostim të
gjakut të mbetur në drejtim të
ventrikujve. Pas këtij casti, atriumet
lëshohen, kurse ventrikujt fillojnë të
depolarizohen (kompleksi QRS).
 Diastola atriale vazhdon gjatë gjithë
periudhës së mbetur të ciklit.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 45


Proceset mekanike në Zemër: Cikli
Kardiak
2. Sistola Ventrikulare : Ndërkohë që
atriumet lëshohen, ventrikujt
fillojnë fazën e tyre të tkurrjes.
 Muret e tyre afrohen, trysnia brenda
dhomave ventrikulare rritet me
shpejtësi dhe valvolat AV mbyllen.
 Në një fraksion të sekondës,
ventrikujt sillen si dy dhoma
krejtësisht hermetike, ku vëllimi i
gjakut mbetet i pandryshuar.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 46


 Më pas, trysnia ventrikulare
vazhdon të rritet dhe, kur ajo i
tejkalon trysnitë e arterieve të
mëdha, valvulat semilunare hapen
dhe gjaku vërshon nga ventrikujt
drejt aortës dhe arterieve
pulmonare.
 Gjatë kësaj periudhe që njihet si
faza e hedhjes ventrikulare (FAZA
E EJEKSIONIT), trysnia në aortë
arrin 120 mm Hg.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 47


Proceset mekanike në Zemër: Cikli
Kardiak
3. Lëshimi izovulometrik: diastola e hershme.
 Gjatë kësaj periudhe të shkurtër që pason valën T në
EKG, ventrikujt relaksohen.
 Mbyllen valvolat semilunare, kjo shkakton rritje të
trysnisë brenda aortës. Ventrikujt janë përsëri dhoma
hermetike.

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 48


 Rrjedhja e gjakut në zemër kushtëzohet tërësisht nga
ndryshimet e trysnisë në dhomat e saj
 Gjaku rrjedh gjithmonë sipas një gradienti trysnie, pra nga
një zonë me trysni më të lartë drejt një zone më trysni më
të ulët.
 Për një zemer që rreh 75 herë/min, cikli kardiak zgjat 0.8
sek (60:75=0.8).

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 49


Debiti Kardiak
 Debiti Kardiak, rreth 5 L/min, është sasia e gjakut që pompon secili
ventrikul gjatë 1 min.
 Vëllimi hedhës është sasia e gjakut që pompon secili ventrikul gjatë një
rrahjeje të vetme.
 Debiti kardiak = Frekuencën e rrahjeve x Vëllimin hedhës
 Vëllimi hedhës varet shumë nga shkalla e tendosjes së mureve të
ventrikulit; kjo e fundit përcaktohet nga sasia e kthimit venoz të gjakut.
 Vëllimi hedhës është diferenca ndërmjet Vëllimit në fund të
Diastolës me Vëllimin që mbetet në fund të Sistolës; ai është
afërsisht 70 mL.
 Rregullimi kimik i veprimtarisë së zemrës bëhet nga hormonet
(Adrenalina dhe Tiroksina) dhe nga JONET (Na+,K+, Ca2+)
Crregullimet e përqendrimeve të joneve ndikojnë negativisht në
veprimtarinë e zemrës.
 Faktorë të tjerë që ndikojnë janë : mosha, seksi, veprimtaria fizike
dhe temperatura e trupit.
"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 50
RITEM SINUSAL-EKG NORMALE

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 51


RITEM SINUSAL-EKG NORMALE

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 52


BRADI-ARITMIA (BRADIKARDIA)

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 53


TAKI-ARITMIA (TAKIKARDIA)

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 54


ARITMI SINUSALE

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 55


"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 56
"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 57
MATJA E PRESIONIT ARTERIAL

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 58


Pak histori
 Matja e pare e PA ne 1773 (Reverend
Stephen Hales)
 Matja e pare ne njerez ne 1847 (Carl
Ludwig)
 Matja e pare joinvazive ne 1855 ( Karl
Vierald)
 Matja e pare me sphygnmomanometer
me zhive 1896 (Scipione Riva-Rocci)
 Matja e pare auskultatore ne 1905
(Nikolai Korotkoff)

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 59


TONET
 K1 –PRESIONI SISTOLIK (KUR DEGJOHET TONI)
 K5 - PRESIONI DIASTOLIK (KUR ZHDUKET TONI)
 K4 – (KUR TONET SHURDHOHEN) KUR K5
VAZHDON DERI NE 0

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 60


TEKNIKA PER MATJEN E PA
 Pac. Duhet ulur se paku 5’, ne dhome te qete,dhe te mos flase
gjate matjes
 Jo duhan, kafe, te mos kete kryer aktivitet fizik rreth 30’-60
min para matjes
 Matjet duhen bere pas 10 min pershtatje me temp eraturen e
dhomes
 Preferohet krahu i djathte
 Matja behet ne pozicionin Ndenjur

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 61


 Krahu duhet
mbeshtetur mire ne
nivelin e zemres
 Nje krah i
pambeshtetur kryen nje
sforcim izometrik duke
rritur PA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 62


MADHESIAE MANSHETES
 KA RENDESI!!!
 Mansheta standarte 12-13 cm e gjate dhe 35 cm e gjere
 Krahe >41 cm perimeter indikojne matjen e PA ne
parakrah
 Mansheta shume te vogla- lexime false te larta (3.2/3.4-
12/18 ->30 mmHg)
 Mansheta te medha- lexime false te ulura (10-30 mmHg)

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 63


"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 64
STETOSKOPI
 Kembana e stetoskopit duhet
te vendoset lehtesisht mbi
pulsin e arteries brakiale,
proksimale dhe media, fossa
cubitalis, dhe poshte buzes se
poshtme te manshetes (2 cm
mbi fossa cubitalis)

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 65


 Mansheta duhet te fryhet deri 30 mmHg mbi PAS te
palpueshem dhe te shfryhet me nje ritem 2-3
mmHg/sek
 Matja e PA duhet bere ne te dy krahet ne viziten e pare
per te zbuluar diferencat e mundeshme
 Ne kete rast si reference merret vlera me e larte
 Behen dy matje te ndara ne 2’ dhe mesatarizohen

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 66


Matja e PA

"ANATOMIA NORMALE E NJERIUT" 67

You might also like