You are on page 1of 1

Zemra,ndertimi dhe funksionet e saj

Ndërtimi
Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, në nivelin e vertebrave T5-T8. Pjesa më e madhe e zemrës
është zakonisht e zhvendosur paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse ka raste që mund të jetë e zhvendosur në të
djathtë) dhe ndihet të jetë në të majtë sepse gjysma e majtë e zemrës është më e fortë, pasi ajo pompon në të gjitha pjesët
e trupit. Meqënëse zemra ndodhet midis mushkërive, mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë dhe ka një
zgavër kardiake në kufirin e saj me zemrën për të lejuar vendosjen e zemrës Zemra është furnizuar nga qarkullimi koronar
dhe është e mbyllur në një qeskë membrane të dyfishtë, perikardi. Ky i fundit i bashkangjitet zgavrës së kraharorit duke i
siguruar zemrës një vend ku të mbahet.] Sipërfaqja e prapme e zemrës ndodhet në afërsi të kolonës vertebrale, dhe
sipërfaqja e përparme ndodhet thellë pas derrasës së kraharorit dhe kërceve të kafazit të kraharorit. Dy nga venat e mëdha,
venat tubolare, dhe arteriet e mëdha, aorta dhe arteria pulmonare,
janë të bashkangjitura në pjesën e sipërme të zemrës, të quajtur
bazë, e cila ndodhet në nivelin e kërcit të tretë të kafazit të
kraharorit. Maja e poshtme e zemrës , apeksi, ndodhet në të majtë
të dërrasës së kraharorit (8 deri 9 cm nga vija qendrore e dërrasës
së kraharorit) midis vendit ku brinja katërt dhe e pestë bashkohen
me dërrasën e kraharorit, pranë artikulimin e tyre me kërcet e
kafazit. Ana e djathtë e zemrës është deformuar përpara, dhe e
majta e deformuar prapa. Zemra ka formën e një koni, me bazën e
tij të pozicionuar lart dhe kulmin poshtë. Një stetoskop duhet të
vendoset direkt mbi kulm (apeks) në mënyrë që mund të
numërohen të rrahurat e zemrës. Zemra e një të rrituri peshon 250-
350 gram. Zemra ka zakonisht madhësinë e grushtit: 12 cm e gjatë,
8 cm e gjerë, dhe 6 cm e trashë. Atletët e trajnuar mirë mund të kenë zemër shumë më të madhe për shkak të efekteve të
ushtrimit të muskujve të zemrës, të ngjashme me reagimin e muskujve skeletik

Funksioni I zemres
Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi
elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës)
të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin
koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta
furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse
diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta
të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën
pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në
zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e
muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ
gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.

Gjatësia e zemrës 12 cm
Gjeresia e zemres 8 cm
Pesha e zemrës 300 g
Volumi (i gjakut) 70 cm3
Volumi / min në qetësi 4900 cm3
Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J
Puna gjatë ditës ~ 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000

You might also like