You are on page 1of 8

LEKSIONI 2: Procesi dhe anatomia e konfliktit

A. Procesi i konfliktit:
Pavarësisht nga llojshmëria e niveleve (nga ato ndër-personale deri tek ato ndërkombëtare) dhe
intensiteteve të konflikteve (nga mosmarrëveshjet e vogla deri tek ato të mëdha, luftërat e
armatosuara dhe të dhunshme), ekzistojnë mënyra të ndryshme që mund të praktikohen dhe
mund te karakterizojnë përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore. Procesi i
konfliktit është i përbërë nga katër elementë, secila prej të cilave ka nënkategoritë përkatëse:
a. Trekëndëshi i konfliktit - (përmbajtja)
b. Përqendrimi i konfliktit – (nxitesit)
c. Dimensioni i konfliktit – (burimet)
d. Rezultatet e konfliktit – (rezultatet)

Trekëndëshi i konfliktit
Konfliktet janë procese të ndërlikuara, sidoqoftë të gjitha situatat konfliktuoze
kane të përbashkëta elemente të caktuara themelore:
Qëndrimet: perceptimet e drejta dhe jo të drejta, pozitive dhe negative nga ana e njërës palë
për palen tjeter dhe vetveten, nën ndikimin e emocioneve sic është frika, zemërimi,
hidhërimi dhe urrejtja.
Sjelljet: veprimet e ndërmarra nga ana e njërës palë në konflikt të drejtuara ndaj palës
kundërshtare me qëllim që ta shtyje atë palë që të heq dorë apo ndryshoje qendrimet dhe
qëllimet e saj; qe përfshijne bashkëpunimin dhe shtrëngimin, veprimet që kanë për qëllim
paqen apo armiqësinë.
Konteksti: situata e cila përfshinë mekanizmat, proceset dhe institucionet politike që
ndikojnë në përmbushjen e sigurisë, mirëqenies, identifikimit dhe ngjashmërise se
nevojave..

KONTEKSTI

QËNDRIMET SJELLJA

Përqendrimi i konfliktit
Situatat konfliktuoze paraqiten atëherë kur njerëzit fillojnë që të identifikojnë qëllimin qe
dëshirojnë të sigurojnë per te përmbushur interesat, vlerat apo nevojat. Kur perceptimet e
konflikteve cojnë drejt veprimeve që janë kundër interesave, vlerave dhe nevojave të të tjerëve,

1 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA
ne këtë rast parashikojmë përqendrimin e konfliktit, ose nxitësit e konfliktit. Ne mund të bëjmë
dallimin në mes të:
 Pozitave: qëndrimet, kërkesat dhe zgjidhjet e njërës palë për një çështje;
 Interesat: pretendimet e njërës palë në lidhje me një çështje.
Shpesh ndodh që të jetë më e lehtë që të arrihet pajtimi për çështjet sesa për pozitat për arsye se
zakonisht ekzistojnë shumë pozita të cilat mund t’i përmbushin interesat e tyre. Megjithate,
situata bëhet edhe më e rëndë në rast se konflikti përfundon:
 Vlerat: pikëpamjet ideologjike të cilat shpesh janë të padiskutueshme
 Nevojat: nevojat themelore njerëzore (p.sh., mirëqenia fizike, identiteti,
siguria, njohja) që janë si rrejdhojë e motiveve tjera.
Konfliktet e vështira mund të shkaktohen nga refuzimi i nevojave dhe mund të zgjidhen vetëm
atëherë kur të plotësohen këto nevoja. Interesat mund të jenë të prirura nga mungesa relative,
ndonjëherë nuk janë nevoja themelore- janë të pakufizuara (më shumë për ju nuk do të thotë më
pak për mua) (p.sh. siguria e njërës palë është ritur nga siguria e palës tjetër). Kur konflikti të jetë
transferuar në gjuhën e nevojave, mund të arrihet një rezultat i cili plotëson nevojat e të dyja
palëve.

Dimensioni i konfliktit – (subjektiv /objektiv)

Mund të thuhet se konfliktet përbëhen prej dy nivelesh apo dimensionesh: së pari, hallka e
jashtme e emocioneve negative dhe gjendjet psikologjike-dimensioni subjektiv, e përbërë
nga:frika, zemërimi, shqetësimi, xhelozia, mosbesimi, armiqësia dhe një mori ndjenjash tjera
negative të cilat mund të mjegullojnë perceptimin dhe pengojnë komunikimin e arsyeshëm.
Kjo hallkë e jashtme mund të bëj të pakuptueshem “Qarkun” e brendshëm të çështjes së vërtetë
që duhet zgjidhur.
Në teorinë e zgjidhjes, ky dimension është dimension objektiv : “faktet” historike të konfliktit,
sistemi i vlerave dhe besimeve që i kanë udhëhequr grupet në konflikt, pozitat e ndryshme që ata
marrin në lidhje me pronësisnë e tokës, burimeve, rolet shoqërore, etj.
Subjektiv Objektiv

Emocionet Vlerat
Druajtjet Pronësia
Ankthi Roli i shoqërisë dhe privilegjet
Xhelozia Pushteti , etj.
Mosbesimi
Paragjykimi
Armiqësia
2 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA
Rezultatet e konfliktit
o fitues-humbës
o humbës-humbës
o fitues-fitues
Në mënyrë që zgjidhja e konfliktit të jetë e përhershme palet duhet të arrijnë rezultate tërësore në
mënyrë që të përmbushen interesat dhe nevojat e përbashkëta te tyre.
Rezultati fitore-fitore (me fitore të të dyja palëve) është një rezultat pozitiv ku të dyja palët
fitojnë (p.sh. humbje-humbje, një rezultat negativ ku të dyja palët mund të humbin dhe, fitore-
humbje, një rezultat ku fitorja e njërës palë është humbja e palës tjetër).

B. Anatomia e konfliktit
Konflikti është i ndërtuar nga burimet apo faktorët që ndikojnë në krijimin e tij. Burimet
ndikuese ndikojnë në strukturën dhe përbërjen e konfliktit, ose në anatominë e tij. Sipas L.Imeraj
anatomia e konfliktit ndërtohet nga këto faktorë:
o Gjenetika ose genet ;
o Lidhja mes geneve dhe mjedisit;
o Truri i njeriut;
o Fëmijëria;
o Edukimi.

 Gjenetika ose genet

Njeriu është produkt i një përzjerje të rastësishme genesh të pasardhësve të tij, ku:
- Çdo gen njeriu e ka dopio, njëherë nga babai dhe njëherë nga nëna.
- Njëri nga genet mund të jetë dominant dhe tjetri “dremit”.
Armatosja gjenetike e njeriu ndodh para lindjes së tij. Është menduar që njeriu ka 30 000 deri në
40 000 gene, nga ku nëntëdhjetë e pesë për qind e geneve janë të përbashkëta (për të gjithë
njerëzit ndërkontinentalë) dhe 0.5 për qind janë të ndryshme. Kaq mjafton për të pohuar se të
gjithë njerëzit janë të ndryshëm.
Individi është përzjerje genesh prind-gjyshër dhe çdo individ mban mutacionet e geneve,
domethënë ndryshimet e tyre. Përzjerja gjenetike jo të në gjitha rastet është funksionon në raport
të barabartë. Shpesh dominon trashëgimia gjenetike e njërit nga prindërit dhe geni tjetër
“dremit”.
Është shumë e vështirë të mendohet se një pasardhës i lindur në “fuçinë e barutit”, ku, që në
fëmijërinë e tij, në vend të fjalë JETË, ka dëgjuar vetëm fjalën VDEKJE, të jetë një njeri paqësor
dhe aq më pak, të mendohet se mund të bëhet një udhëheqës i mirë politik. Gjithcka që ai mund
të bëhet, nëse merr pushtet, është të bëhet një “diktator i mirë vrasës”.

 Lidhja mes geneve dhe mjedisit


3 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA
Sipas shkencëtarit Markus Hengstchlaeger, njeriu është produkt i geneve dhe mjedisit. Ndërsa
disa ekspertë mendojnë se sjellja e individit influencohet më shumë nga mjedisi, disa të tjerë
mendojnë se influencohet më shumë nga gjenetika.

Në vitin 2002, kanibali gjerman Armin Meiëes pasi torturoi viktimën mashkull me dëshirën e tij,
e vrau, e ndau në sharrë në pjesë anatomike, e hëngri për disa ditë me rradhë. Në këtë rast
shtrohet pyetja se si është e mundur që pas gati 800.000 vitesh nga shfaqja e parë e kanibalizmit,
një njeri i botës së qytetëruar perëndimore e përsërit atë? Apo në rastin e dy djemve binjakë, që
rriten në të njëjtën familje, në kushte të njëjta materialo-shpirtërore dhe marrin rrugë të ndryshme
të jetës, ku njëri mund të ndjekë rrugën e ligjit dhe tjetri rrugën e krimit. Në këtë rast nëse faktori
mjedis do të ishte determinant mbi sjelljen e njeriut, të dyja palët do të kishin një vijë sjelljeje në
jetën sociale, por nuk ndodh gjithmonë kështu. Për këtë arsye lihet i hapur debati mes ndikimit të
gjenetikës apo mjedisit në sjelljen e njeriut pasi nuk mund të japësh përgjigje absolute.

Në periudhën parahistorike, gjuetia ishte i vetmi mjet jetese për njeriun dhe familjen e tij. Si
rrjedhojë ai mësoi të vrasë që të mbijetojë. Nga nevoja ai mësoi të vrasë nëse i cënohej familja,
prona, ushqimet, etj. Koha për dialog, për negociim apo për ndërgjegjësim nuk ishte pjekur
kështu që nuk kishte mënyrë tjetër për të zgjidhur konfliktet midis jetës dhe vdekjes.Ai që vriste
zakonisht ishte mashkulli ndërkohë që gruaja qëndronte më së shumti në shtëpi, duke u kujdesur
për shtëpinë, familjen, fëmijët e ushqimin. Dhuna ishte mbijetesa.
Pas miliona vitesh, po të njëjtat sjellje vihen re tek njeriu i sotëm, konflikte dhe dhunë, lakmi për
pushtet dhe lakmi për para, dhe jo vetëm për të mbijetuar. Në vend që njeriu t’i përshtatet botës,
kërkon që bota t’i përshtatet atij, qoftë dhe me dhunë.

Kështu, nëse tek njeriu prehistorik një gjë e tillë ishte domosdoshmëri për të mbijetuar, e
diktuar nga mjedisi ku ai jetonte, tek njeriu i sotëm është trashëgimi gjenetike, mutacion
gjenetik. Genet si geni i vrasjes, geni i përdhunimit, geni i vjedhjes, geni i vrasjes masive, geni i
therrjes, geni i pushtetit të verbër, geni i konfliketeve janë trashëguar.
Trashëgimia gjenetike dhe mjedisi i ndërrojnë vendet në “tabelën e klasifikimit”, por kjo ndodh
në raste të veçanta tek individë të veçantë. Nëse një fëmijë lind me dëmtime të theksuara
nervore, mjedisi nuk ndikon. Ndërsa kur një tjetër rritet në një mjedis kriminal, plot konflikte dhe
dhunë, është fare e mundshme që trashëgimia gjenetike, të dalë në mënyrë automatike jashtë
kontrollit, për t’i siguruar individit mbijetesën.

Individit në shoqëri, para së gjithash dhe mbi të gjitha i duhet siguria që nënkupton siguri fizike,
shpirtërore dhe materiale. Në një mjedis paqësor, ku sundon shteti i së drejtës, ku individi nuk
ka frikë nga askush, genet kriminale “dremisin”. Sapo shfaqet rreziku, ato aktivizohen në
mënyrë automatike. Procesi i civilizimit synoi dhe arriti tw dremiste genet kriminale, te
konfliktit, te dhunws, tw vrasjes, etj.

4 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA
Çdo individ ka një potencial të ngarkuar energjish, qëllimi i të cilave është zhvillimi dhe mbrojtja
e tij. Shpërndarja e tyre varet nga mjedisi. Në një mjedis të egër, ku në vënd të ligjit sundon lufta
për ekzistencë, dhuna dhe pasiguria, individi investon më shumë energji për mbrojtje (siguri)
sesa për zhvillim. Në vend të urave ndërton rrethime dhe nuk zhvillohet. Ai udhëhiqet nga
nënvetëdija e tij dhe reaksioni automatik i geneve dhe jo nga logjika e zhvillimit.
Si përfundim, trashëgimia e gjeneve dhe mjedisi ndikojnë në sjelljen njerëzore dhe në prodhimin
e konflikteve ndërmjet individëve, grupeve shoqërore apo në shoqëri në tërësi.

 Truri i njeriut

Sipas studiuesit të trurit, Beniamin Libet, ndjeshmëria dhe vendimmarrja janë shumë të lidhura
me njëra-tjetrën dhe aftësia e vendimmarrjes lidhet me shkallën e ndjeshmërisë. Emocionet dhe
arsyeja njerëzore kryqëzohen shpesh mes tyre tek njeriu. Kjo bën që njerëzit, në të njëjtat situata
dhe për të njëjtat gjëra, vendosin në mënyra aq të ndryshme. Shkaku është konflikti midis
ndjenjave dhe arsyes. Për të kuptuar ndikimin dhe rëndësinë e trurit në rastet e konflikteve,
duhet parë arkitektura dhe funksionimi i tij.

Studiuesi Ramon Kajal (1852-1934) studioi trurin e të vdekurve dhe kafshëve, pasi në atë kohë
nuk studiohej truri i të gjallëve. Në tru, ndodhte procesi i ringjalljes së qelizave të vdekura dhe
qelizat nervore të trurit ndjejnë, komunikojnë, synojnë dhe lidhen. Çdo qelizë nervore, nëpërmjet
organeve të saj të të prekurit kërkon pafundësisht lidhje me të tjerat. Sipas tij njerëzit mendojnë
se janë kurora të krijesave të natyrës, gjë që na nxit për ta mbajtur këtë kurorë dhe për të rritur
vlerat e vetëdijes. Ndërsa kafshët sillen në atë mënyrë siç u janë parashkruar në ndjenjat dhe
instiktet e tyre. Ato nuk kanë mendim, logjikë, vetëdije, aftësi për të planifikuar apo për të folur.

Bërthama e trurit të njeriut (amygdala) është përgjegjëse për shkaktimin e gjendjes së frikës
dhe të ankthit, si dhe për ndjenja të tjera negative, fajtore. Nëse kjo dëmtohet, funksionon
pjesërisht ose aspak, do të thotë se te individi nuk funksionojnë më “frenat e dorës”, pra nuk
prodhohet më ndjenja e frikës apo e ankthit, duke e vënë atë vazhdimisht në rrezik. Truri i
njeriut ka një sistem vlerësimi i cili klasifikon në mënyrë automatike informacionet e marra
nga shqisat, në të mira, të këqija, të dëmshme, të rrezikshme, të sigurta, të pasigurta, etj. Kjo
ndodh për të përgatitur në kohë reagimet fizike të njeriut si: për të vrapuar, për të rezistuar, për
të qarë, për të bërtitur, për të qeshur, etj.
Reagimi i njeriut, si në raste rreziku dhe normale, është produkt i vendimit të trurit të tij, në
mënyrë të pavarur nga ai vetë.
Truri ka parimin e vet të funksionimit:
- filmim,
- interpretim,
- krahasim,

5 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA
- reagim.
Normat morale nuk janë të lindura, por mësohen nëpërmjet trajnimit të trurit me anë të katër
funksioneve të tij. Truri, në veprimtarinë e tij, shfrytëzon veprimtarinë individuale dhe sociale.
Rendimenti i trurit është i varur nga të përjetuarit, nga përvoja dhe nga njohja. Vëmendja jonë
është e lidhur ngushtë me ndijimin dhe mendimin. Shtrirja e vëmendjes sonë është shumë e
kufizuar, në raport me mundësitë që ka truri ynë.

Shembull: Në Shqipëri, njerëzit nuk kanë frikë nga makinat në rrugë dhe këmbësorët janë
shumë të shkujdesur kur kalojnë rrugën, ndryshe nga të huajt. Si pasojë, numri i aksidenteve
është i lartë. Shpjegimi është se para afro pesëmbëdhjetë vitesh, makinat në Shqipëri ishin shumë
të pakta dhe i përkisnin institucioneve qeveritare, mjekësore, etj. Sasia e vogël e automjeteve nuk
përbënte shumë rrezik për qytetarët dhe truri nuk e filmoi këtë si rrezik. Tani që rreziku është
bërë vdekjeprurës, truri nuk e ka të filmuar dhe si rrjedhojë, nuk ka se si ta interpretojë, të
krahasojë apo të reagojë. Tek disa individë ky trajnim i trurit bëhet shumë shpejt e tek disa të
tjerë, shumë ngadalë. Të dish ose të mësosh të sillesh në rrugë dhe në jetë, duke respektuar
vetveten dhe të tjerët, nuk është frikë e trimëri, por një ndër normat më elementare dhe të
domosdoshme në jetën sociale. Kjo nuk është normë e lindur, por mësohet nëpërmjet procesit të
edukimit, brendësimit, ndërgjegjësimit, etj.
Si përfundim, truri është ndikues në lindjen, zhvillimin dhe vazhdimësinë e konflikteve pasi
gjenetikisht, struktura dhe funksionet e saj dhe varësia e tij nga veprimtaria individuale e sociale
ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen dhe veprimin e individit dhe materializohen në konfliktet
njerëzore.

 Fëmijëria

Ka shumë debate mes psikologëve, filozofëve, etj., për rolin e viteve të para të fëmijërisë në
formimin e personalitetit të njeriut. Mendohet se tri deri në pesë vitet e para të fëmijërisë dhe
vitet e pubertetit janë periudhat vendimtare kur formohet personaliteti i njeriut. Shumë ekspertë
mendojnë se eksperiencat seksuale të njeriut lidhen ngushtë me trashëgiminë gjenetike dhe të
mësuarit në vitet e para të jetës së tij.
Studiuesi dhe psikiatri anglez John Boëlby (1907-1990) u përqendrua në rolin e personit
shoqërues të fëmijës në formimin e personalitetit të tij. Ai u fokusua në studimin e tipave të
ndryshëm të fëmijëve dhe mënyrën sesi ata lidhen me botën e jashtme. Ai arriti në përfundimin
se të porsalindurit, për mënyrën se si reagojnë ndaj mjedisit ndahen në tre tipe:

Tipi A, tipi i varur – e ndjen veten të sigurt vetëm në praninë e prindërve të vet dhe kryesisht
nënës. Vuan nga brenga e ndarjes, por dhe ngushëllohet shpejt. Shfaq balancim të mirë midis
nevojës së lidhjes me nënën dhe eksplorimit.
Tipi B, tipi i pavarur – nuk vuan nga brenga e ndarjes me nënën, përqendrohet te lodrat e veta
dhe ka prirje për eksplorim. Vetëm kur e shikon nënën, kujtohet për mungesën e saj.

6 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA
Tipi C, tipi i përzier (ambivalent) – e vuan shumë ndarjen, aq sa edhe kur kthehet e ëma, i duhet
kohë e gjatë për t’u ngushëlluar dhe bindur se përsëri është në prehërin e nënës. Megjithëse e
vuan shumë largimin e nënës, nuk shfaq tendencë, as për ngjitshmëri dhe as për eksplorim. Bëjnë
pjesë fëmijë që kanë përjetuar trauma psikike, janë dhunuar apo keqtrajtuar dhe akoma nuk kanë
mundur të përballojnë dhimbjen e shkaktuar nga humbja e njërit prej prindërve. Këta akumulojnë
urrejtje dhe hakmarrje dhe formohen si fanatikë të pakorigjueshëm. Nëse bëhen të
plotpushtetshëm, gjë të cilën e dëshirojnë shumë, kthehen në diktatorë të vërtetë.
Tipi D, tipi i deorientuar dhe i deorganizuar – reagon në mënyra të ndryshme drejt ndarjes,
karakterizohet nga stereotipizimi dhe tregon pasiguri dhe frikë ndaj njërit prej prindërve.

Formimi i njeriut në periudhën e fëmijërisë së hershme është i lidhur ngushtë me personin


shoqërues, me ndjenjat, emocionet dhe mënyrët e tij të të sjellurit.
Tipat fëminorë transformohen dhe kthehen në tipat e të rriturve, si më poshtë:

A – tipi autonom, është i sigurt, i prerë dhe i vendosur në vartësinë apo në pavarësinë e tij. E
ndjen veten të sigurt me vendimet që merr, pavarësisht nëse mendon vartësi apo pavarësi.
Karakterizohet nga kthjelltësia.
B – tipi i distancuar, ka kujtime jo të mira nga e kaluara, në marrëdhënie me të tjerët. Kërkon
shumë siguri për lidhjet e mundshme. Ky është tipi që të tjerët e mendojnë “të ftohtë”.
C – tipi kontradiktor, karakterizohet nga të përjetuarit e situatave konfliktuoze me vetveten dhe
të tjerët. Është gjithmonë i zemëruar dhe i trazuar, sikur sapo ka dalë nga një grindje e fortë.
D – tipi ëndërrthërmues, i janë thërrmuar të gjitha ëndrat dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër, veç të
mendojë për ëndrat e thërmuara. Zakonisht janë fëmijët e tipit D.
Si përfundim, fëmijëria e hershme dhe ndikimi i personit shoqërues të fëmijës janë vendimtare
në formimin e personalitetin apo tipit të fëmijës dhe të rriturit, nga e cila do të varet sjellja e tyre,
që ndikon drejtpërdrejt te konfliktet.

 Edukimi

Edukimi është produkt i mjedisit dhe një sistem më vete, ku marrin pjesë shumë faktorë që
veprojnë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe kanë për qëllim edukimin. Specialistët e teorisë së
edukimit mendojnë se prindërit u lënë trashëgimi pasardhësve të tyre, jo vetëm genet, por edhe
edukimin me jetën sociale, kur ata të rriten e të bëhen pjesë e saj. Ata mendojnë se edukimi
duhet parë si një sistem më vete, ku trashëgimia gjenetike, prirjet dhe mjedisi veprojnë së
bashku.

Tek popujt e qytetëruar, deri nga mesi i shekullit të kaluar, dhuna dhe ndëshkimet njiheshin si
mjete popullore dhe rezultatdhënëse në edukimin e fëmijëve. Kjo është prezente ende në
shoqërinë shqiptare. Mjedisi rural në Shqipëri, është një mjedis ku konfliktet prindër-fëmijë në të
shumtën e rasteve zgjidhen vetëm me dhunë. Madje në të gjitha shtresat sociale shqiptare

7 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA
dominon tendenca e dhunës së më të madhit mbi të voglin, e prindit mbi fëmijën. Vrasja e
fëmijëve dhe nxitjet për vetëvrasje janë simptoma të rrëshqitjes së shoqërisë shqiptare drejt
primitivitetit. Të mendosh dhe të luftosh dhunën me dhunë, do të thotë të prodhosh një tip
dhune të re, që shkakton ndjenjë frike, pasigurie, hakmarrje që gjenerojnë konflikt.
Edukimi është rezultat i gjithë jetës, i familjes, fisit, kulturës sociale, etj. Niveli i edukimit ndikon
në formimin, sjelljen dhe komunikimin midis njerëzve dhe në mënyrën e menaxhimit të
konfliktit.

Rëndësia e edukimit në trajtimin e konflikteve

Konflikti është një përbërës aq i natyrshëm dhe i pranishëm në jetën tonë dhe në marrëdhëniet
tona të përditshme me të tjerët, sa që zakonisht ne nuk e analizojmë, nuk mendojmë për të dhe
nuk e studiojmë. Konflikti është brenda vetëvetes, në luftë me vetveten ose jashtë vetes, në
luftë me të tjerët. Ndonëse shumë njerëz e shikojnë konfliktin si forcë negative dhe
shkatërruese, ai mund të jetë një mundësi për rritje, mësim dhe zhvillim. Të mësuarit se si të
analizosh dhe të trajtosh konfliktin ndikon pozitivisht në marrjen e vendimeve për të vepruar dhe
për t’u sjellë, duke marrë parasysh dhe pasojat.

Trajtimi i konflikteve ka të bëjë me një sërë aftësish dhe strategjish të nevojshme për zgjidhjen
konstruktive të konfliktit, që ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të individit dhe në shoqëri
në tërësi.
Por shumë njerëz i shikojnë konfliktet negativisht, dhe kjo për arsye se:
a. Konfliktet krijojnë gjendje të trazuar shpirtërore dhe na kujtojnë përjetime të
pakëndshme.
b. Konfliktet na kujtojnë zemërimin, dëshpërimin dhe emocione të tjera të
papëlqyeshme.
c. Shoqëria ndikon në pikëpamjen tonë për konfliktin, pasi njerëzit që na rrethojnë na
japin mesazhe të ndryshme se si duhet ta shikojmë botën, mbi të cilat ndërtojmë një
sistem vlerash, besimesh, parimesh e bindjesh të cilat ndikojnë në mënyrën tonë të
sjelljes në situatat e konfliktshme.

8 Sociologji Konflikti
Msc. Anisa AGASTRA

You might also like