You are on page 1of 6

Të thuash “Unik në llojin e tij” është një lëvdatë dhe vlerësim, që do të thotë se ai nuk ka shok në

vlerat që përfaqëson.
Kuptimi i këtyre fjalëve vlerësuese është se Zoti s’ka krijuar një të dytë në modelin e tij
A keni menduar per veten tuaj dhe te thoni me vete se jeni unik. Anje njeri I dyte ne kete
bote nuk do te kete talentin , aftesite,pamjen, familjen ,miqte, te njohurit, suksesin apo
deshtimet tuaja. Askush tjeter pervec teje nuk I di te fshehtat e familjes tende apo
shprehjet ,shakat qe mund ti perdorni me njeri-tjetrin. Askush nuk mund te qesh si ju.
Askush nuk mund te Doje dhe te ndaje dashurine me tjeret si ju. Ndonjeher vihemi ne
presion “masave” per te marre nje vendim dhe kjo na jep nje ide se ngjasojme me te
tjeret por ne te vertet cdo kush qe I merr vendimet niset nga faktore te ndryshem dhe jo
domosdoshmerisht si I mases.
Askush më parë , askush tjeter nuk do te vij me ne kete bote si JU. Duhet te
lumturohemi dhe te gezojme per faktin se jemi unik dhe nuk duhet te pretendojme ti
ngjajm dikujt tjeter pervecse vetes sone . Por e mira do jete qe cilesi qe ne e mendojme
si te mir tek njerzit ta adaptojme dhe te mesojme nga gabimet e te tjerve . POR cdokush
zgjedh ate qe mendon se eshte me e mira per veten e tij . Askush tjeter nuk gabon si ne
dhe nuk meson si ne . Askush tjeter nuk dij te fali si Ju .Askush tjeter nuk e di sesi ne I
duam dhe vleresojme prinderit tane apo cmendurite e familjes tone. Apo sesi ia
shprehim dashurin nje femije ,apo kafshe ,Cdo kush e ben ne formen e vet. Askush nuk
cohet ne mengjes me enderrat tona. Askush nuk e di me mire vleren e te pasurit dickaje
kur e ke humbur ate.

shumë njerëz kanë frikë të shprehin mendimin e tyre, sepse nuk duan të kritikohen. Ata
nuk duan të konsiderohen si “të çuditshëm”, sepse mendojnë ndryshe nga gjithë të
tjerët.

Por ju nuk jeni si ata. Ju duhet të shprehni atë që ndjeni, sepse nuk do të ishit origjinalë
nëse nuk do ta bënit. Do të ishte sipërfaqësore, dhe në mendjen tuaj, asgjë e mirë nuk
vjen kurrë nga komunikimi sipërfaqësor.
Ju e dini se, nëse do të zhvilloni lidhje kuptimplota me të tjerët dhe do të keni një ndikim
pozitiv në jetë, atëherë ju duhet të injoroni kundërshtarët dhe të shprehni veten
plotësisht. Është rruga e vetme. http://tbh.me

Si cdo qenie qe jeton ne cdo vend,edhe une jam si ajo,jam nje shpirt i lire qe fluturoj per te gjetur
paqe e dashuri.Jam nje person nder mijera te tille qe kam identitetin tim,kam deshirat dhe
preferencat e mia,kam familjen dhe fisin tim,kam ne dore te bej cdo gje qe shpirti im te jete i
lire...Jam nje person si shume te tjere qe e dua vetveten dhe qe dua te ndryshoj ne jeten time
gjithe te keqijat dhe qe i preferoj te gjitha te mirat per veten e familjen time.Jam nje njeri i cili
kerkon ndricim ne rrugen e tij te jetes dhe gjithashtu jam njeri qe kerkoj ndihme ne raste
nevoje.Jam krijuar per te qene unik,per te lene gjurmet e mia ne te shkuaren dhe te vazhdoj te
shkel mbi te ardhmen dhe ta bej te shkuar.Jeta me eshte dhuruar dhe une do bej cdo gje qe ajo
mos shkoje keq dhe te dhuroj dhe une jete sic me kane dhuruar.Jam ketu ne kete bote te madhe
per te qene ose per te arritur te jem nje personazh pozitiv i saj,per te pershkuar mbi
lendina,male,dete e oqeane e per te kuptuar se une jam e vetmja qenie me
personalitet,deshira,identitet e ndjenja qe ndryshojne nga te tjerat dallimet te qenieve te tjera si
une,ashtu si ndryshojne ato ne gjithe boten.Kush jam une ne gjithe kete bote?!Une jam si gjithe
te tjeret qe me rrethojne ne shoqeri,familje,rruge e cdo vend.Jam bartes i gjenit tim.Jam femija i
nje nene dhe nje babe dhe do te jem nje prind per femijet e mi dhe lumi im i jetes do te rrjedhe
deri ne piken e fundit dhe te shpresoj qe aty do te nise te rrjedhe nje lume tjeter dhe uji i tij te jete
akoma me i paster.Une jetoj qe te prballoj cdo pengese dhe ta bej jeten me te bukur...

Lexo me shume: http://sq.yourliterary.com#ixzz6fykx4nut
YourLiterary.com - Veprat tuaja online...
Follow us: YourLiterary on Facebook

Jetojmë në një kohë, ku vlerësimi i tjetrit bëhet nga ajo çfarë ai thotë, nga ajo
çfarë ai shkruan dhe nga ajo çfarë ai bën. Shpeshherë thuhet: Sa bukur flet ai! Sa
bukur shkruan! Sa mirë i bën gjërat!

E pak ose aspak thuhet se sa dikush është i aftë të dëgjojë. Pra, sa pak vlerësohet
pjesa më kryesore, DËGJIMI, që është shumë i rëndësishëm për formimin personal e
gjithashtu edhe në marrëdhënie me tjetrin. Ai është çelësi i marrëdhënieve efektive.

Në realitet, dëgjimi nuk është më pak i rëndësishëm sesa fjala e shkrimi. Por, duket se
nuk e kemi akoma të qartë se çfarë do të thotë të dish të dëgjosh?! E nuk po e vërejmë
seE pak ose aspak thuhet se sa dikush është i aftë të dëgjojë. Pra, sa pak vlerësohet
pjesa më kryesore, DËGJIMI, që është shumë i rëndësishëm për formimin personal e
gjithashtu edhe në marrëdhënie me tjetrin. Ai është çelësi i marrëdhënieve efektive
Sepse paragjykimi vjen nga mosdëgjimi mirë e nga mosdëgjimi aktiv.

Shpesh  mendohet se dëgjimi është diçka e lehtë e pasive, por kjo është e gabuar e për
këtë edhe njeriu gënjen veten duke thënë se di të dëgjojë, po në të vërtetë jo. Derisa ne
paragjykojmë do të thotë se ende nuk kemi mësuar artin e dëgjimit. Të dëgjosh është të
jesh tërësisht aktiv përballë tjetrit.

Të dëgjosh, është shprehje e dashurisë dhe e respektit që është shumë e rëndësishme


në marrëdhënie me tjetrin, si në jetën në çift, ashtu në jetën familjare e gjithashtu në
marrëdhënie pune e në marrëdhënie shoqërore. Goethe thotë: Të flasësh është e
nevojshme, të dëgjosh është art. 

Do të thotë se të gjithë dinë të flasin, e të gjithë kanë nevojë të shprehen e të tregojnë


për veten, për dhimbjet e kënaqësitë e veta  gjithashtu të flasin edhe për të tjerët. Por, a
janë të gjithë të aftë të dëgjojnë, apo të praktikojnë artit e të dëgjuarit?!

Mjerisht pak vlerësohet e pak praktikohet e mjaft pak i jepet rëndësi, sidomos në këtë
kohë ku jetohet në shpejtësi e zhurmë të paparë. Të dëgjosh nuk është e lehtë, nuk
është natyrale, por të dish të dëgjosh është art që nevojitet të mësohet.

Dëgjimi i mirë  është shkathtësia themelore jo vetëm në këshillim psikologjik, por edhe
në marrëdhënie të përditshme me tjetrin sepse na ndihmon ta njohim e ta kuptojmë më
mirë atë e jo ta paragjykojmë. Sepse të dëgjosh të tjerët pa kaluar në paragjykim është
një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë.

Njerëzit sot nuk kanë nevojë për këshilla apo përgjigje sepse ato mund t’i dinë edhe
vetë, por ajo për të cilën kanë nevojë është thjesht një person që i dëgjon me durim e
pa paragjykim. Të dëgjuarit e vërtetë ndaj personit tjetër padyshim është manifestim
dashurie respekti e mirëkuptimi.

Scott Peck thotë: Të kuptuarit se dikush ju dëgjon me vëmendje, vetvetiu është veprim
terapeutik.

Kjo do të thotë se, të dëgjuarit e vërtetë paraqet largim të përkohshëm nga vetvetja, nga
nevojat personale e nga interesat e dëshirat e tua. Mundëson pranimin absolut të
përkohshëm të tjetrit.  Të dëgjuarit e vërtetë bëhet i mundur vetëm atëherë kur i
përkushtohet kohë e kujdes tjetrit.

Është i pamundur të realizohet dëgjimi kur njerëzit vetëm punojnë, përgatiten për
aktivitete të së nesërmes dhe shpejtojnë  deri në rraskapitje dhe gjithmonë janë të zënë
e pa kohë. Të tillët nuk janë në gjendje të dëgjojnë vetveten e aq më pak tjetrin. Sepse
të dish ta dëgjosh tjetrin, në radhë të parë kërkohet të dish ta dëgjosh vetveten.

Të dëgjuarit është forma më e rëndësishme e kujdesit ndaj tjetrit që ka për bazë


dashurinë. Të jesh dëgjues i mirë, jo vetëm do t’ju bëjë person më të dashur e më të
durueshëm por do t’ju shtojë edhe shumë cilësi të mira në marrëdhënie me tjetrin. Do
t’ju ndihmojë në formimin e personalitetit e do t’ju bëjë persona më paqësor.

Dëgjimi me kujdes i bashkëbiseduesit është njëri ndër komplimentet më të bukura që


mund t’ia bëni tjetrit, personit. Charls W. Eliot thotë: Është shumë e rëndësishme që të
dimë të dëgjojmë me kujdes bashkëbiseduesin, sepse kjo çdo njeriu i pëlqen.

Çdo njeri e ka të nevojshme këtë, sidomos në ditët e sotme. Sepse, duket se askush
nuk ka kohë për askënd. E kjo vërehet shumë qartë në bisedat me njëri-tjetrin si: është
shumë e shpeshtë shprehja “nuk kam kohë”, “jam shumë i zënë”, ndërprerja e
tjetrit derisa flet, plotësimi i fjalisë së tjetrit, mungesë durimi, mungesa e kontaktit
me sy ose edhe më e keqja që akoma pa përfunduar fjalinë  i thuhet tjetrit e di
çfarë do të thuash, e plotësohet mendimi i tjetrit sipas dëshirës apo nevojës që
unë kam. E harrojmë se gatishmëria për të dëgjuar tjetrin është elementi kryesor që e
bën të mundur një takim të vërtetë, ndërpersonal.

Sa herë i dëgjojmë të tjerët, u tregojmë se i çmojmë dhe se ata na interesojnë, se ata


janë të rëndësishëm për ne e kjo nxit te ata ndjenjën e kënaqësisë. E kështu njerëzit
ndihen të çmuar e të respektuar, persona me vlerë. Gjatë dëgjimit të tjetrit nuk do të
thotë se është diçka e mirë vetëm për atë që dëgjohet, por një e mirë e padiskutueshme
është edhe për atë që dëgjon sepse duke dëgjuar tjetrin ti mëson aq shumë për vete sa
që do ta donit ta përsëritnit këtë.

Kur dëgjimi bëhet pa e mbyllur mendjen, zemrën ndaj të dashurve, kolegëve të punës,
fëmijëve dhe ndaj personave që nuk janë shumë simpatik ose kujtdo tjetër, është e
rëndësishme ta dëgjoni  se çfarë po thotë e kështu të dy palët do të përjetojnë një
ndryshim të madh. Ndihesh mirë kur dëgjon, dhe ndihesh mirë kur të dëgjojnë.
Sipas Liggy Webb: Të dëgjuarit aktiv dhe reflektues është shprehja unike, më e
dobishmja dhe më e rëndësishmja për të dëgjuar. Në të dëgjuarit aktiv, ne jemi
sinqerisht të interesuar për të kuptuar çfarë po mendon, ndjen, dëshiron ose çfarë do të
thotë mesazhi i personit tjetër dhe jemi aktivë në shqyrtimin e të kuptuarit tonë përpara
se të përgjigjemi. 

E për këtë Zoti na ka dhuruar dy veshë e një gojë që të kemi mundësi të dëgjojmë mirë
për t’u përgjigjur edhe më mirë. Ebu Derda thotë: të janë dhuruar dy veshë e një gojë
që të dëgjosh më shumë se sa të flasësh. E gjithashtu për të kuptuar se jo gjithmonë
kërkohet të përgjigjemi menjëherë. Nganjëherë e ndoshta shumë herë më e nevojshme
është thjesht të dëgjojmë se sa të përgjigjemi se për këtë duket se njerëzit kanë nevojë
më shumë.

Kur flasim për dëgjimin, nuk kemi parasysh vetëm dëgjimin me veshë, por dëgjimin me
tërë  qenien tonë që bëhen aktive mendja, zemra, shpirti dhe sytë. Sepse kur dëgjojmë
tjetrin ne dëgjojmë jo vetëm fjalët që thotë, por edhe gjestet e tij, edhe emocionet, të
cilat japin një mesazh të rëndësishëm. Në aspektin psikologjik është shumë i
rëndësishëm dëgjimi e sidomos dëgjimi aktiv e emfatik që ka si qëllim të kuptuarit e
tjetrit në thellësi. Kërkohet energji e kërkohet të jemi përgjegjës si kur flasim ashtu edhe
kur dëgjojmë.

Të dëgjuarit është një shprehje tejet e rëndësishme për të rritur vetëvlerësimin e


personit tjetër. Të dëgjosh dhe të kuptosh se çfarë na komunikojnë të tjerët është pjesa
më e rëndësishme e ndërveprimit të suksesshëm dhe anasjelltas. Ai ka si synim të
kuptuarit e tjetrit dhe kërkon kontakt, kohë, vëmendje, respekt e mirëkuptim.

T’i japësh kohë tjetrit është një dhuratë e madhe që do të thotë jo vetëm t’i kushtoj kohë
përmes aparateve teknologjike, telefonit, internetit, por që ta takojmë tjetrin në mënyrë
direkte dhe personale. Sepse vetëm kështu mund të arrijmë të jemi dëgjues të mirë që
arrijmë të dëgjojmë jo vetëm fjalët, por edhe gjuhën e trupit (gjestet) e gjithashtu edhe
emocionet që japin mesazhe mjaft të qarta.

Imagjinoni se sa ndryshe do të ishte bota nëse miqtë, burrat, gratë, fëmijët, kolegët
madje edhe politikanët ta mësonin e ta praktikonin artin e të dëgjuarit. Gjithçka do të
ishte ndryshe e gjithçka do të  kishte një aromë e një ngjyrë tjetër.

Pra, bëjeni provë e kaloni një ditë duke dëgjuar secilin që takoni në vend që të bisedoni
me të. Një veprim i tillë do t’ju ndryshojë tërë fokusin e ditës suaj e do t’ju bëjë të dilni
“jashtë vetes.” Të dëgjosh përvojat e njerëzve mund të jetë shumë e efektshme në
formimin e personalitetit.

Kështu që të dish të dëgjosh nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Mësojeni e
praktikojeni këtë art! Ta dëgjoni pa e paragjykuar e pa e gjykuar, është dhurata më e
madhe që mund t’ia bëni tjetrit. Ta dëgjoni pa i mbajtur leksione, pa e kritikuar e pa i
ndërhyrë në mendime e biseda.

Marianella Sclavi thotë: Gjatë dëgjimit mos nxitoni të nxirrni konkluzione sepse


konkluzionet janë pjesa më jetëshkurtër e hulumtimeve.

Dëgjoni në mënyrë aktive sepse ky është çelësi i marrëdhënieve efektive


ndërpersonale./filozofia.al /KultPlus.com

Autore: M.Franciska (Suzana) Lekaj/drita.info

Cdokush ne kete bote eshte unik, i vecante ne te gjitha aspektet,vijm ne jete te tille dhe te tille
vdesim.

Njerezit jane aq sa te ngjashem aq e te ndryshem nga njeri-tjetri. Cilesite e


karakteristikat qe e karekterizojne ate e dallojne nga nje person tjeter. Edhe guximi
eshte nje cilesi e njerezve e cila nuk eshte se perdoret nga te gjithe ose me sakte nuk
vleresohet.

Lexo me shume: http://sq.yourliterary.com#ixzz6fz4zT1Sc
YourLiterary.com - Veprat tuaja online...
Follow us: YourLiterary on Facebook

You might also like