You are on page 1of 12

PUSHTETI SOCIAL

Pushteti është një marrdhënie sociale tipike e komunitetit


njerëzor, pavarësisht dimensioneve të saj (familje, komb,
shtet), në plan kombëtar ose ndërkombëtar. 

Në fushat sociale ky koncept përkufizohet si fuqia për të


influencuar mbi sjelljet e një grupi individësh apo një individi të
vetëm. Kjo aftësi që ka individi kundrejt një grupi apo një
individi të vetëm është tepër e ndërlikuar sepse jo gjithmonë
përdoret për motive të mira dhe të dobishme.

Pushteti është një dimension i marredhenieve ndërveprore


sociale, gjë që e bën atë si një koncept relacional; d.m.th nuk
mund të pohohet se një person “ka pushtet”, pa specifikuar se
në marrdhenie me kë e ka këtë pushtet dhe cfarë atributi të
pushtetit mban.

SH.H
Në nivel social, pushteti është një marrdhënie varësie reciproke midis
shoqërise dhe pushtetit: d.m.th, pushteti perfaqëson lidhjen e
domosdoshme midis të gjitha strukturave dhe fenomeneve sociale
dhe rrjedh nga burimet dhe hierarkitë e tyre. Shoqëria hierarkizohet
duke krijuar nivele pushteti, dhe nivelet të pushtetit organizohen për
të drejtuar shoqërinë.

Përvec karakterit relacional, pushteti social është edhe asimetrik,


d.m.th në marrdhënien sociale ku karakteristikë është udhëheqie –
nënshtrim.

Nga psikologjia e zhvillimit të fëmijës njohim se temperamenti i


fëmijëve është i lindur dhe që në hapat e para të fëmijërisë dallohen
ata që kanë aftësinë e të qënurit të parët ose liderat e grupit të tyre
shoqëror. Kështu vazhdon cikli i jetës dhe më pas këta fëmijë kanë
probabilitet të jënë “liderat” e së ardhmes, qofshin të mirë apo jo të
mirë.

SH.H
Sipas Thibaut dhe Kelley, pushteti është kapaciteti I kushtëzimit
të veprimeve të individit, që manifestohet në format:

-Pusi shpërblimithteti

-Pushteti i forces

-Pushteti ligjor

-Pushteti referent

-Pushteti I zotësisë (I ekspertit)

-Pushteti informativ

SH.H
Pushteti i shpërblimit:
Qka një forcë dhe ndikim të madh në të dyja rastet edhe në mardhënie
punëdhënës punëtor, por edhe në familje.

Por, sic do pushtet që ka benefite, ka dhe kosto dhe ky lloj pushteti duhet të
përdoret në masën e duhur për arësye se ndodh që apala që shpërblehet të mund
të arrijë rezultate vetëm me anë të shpërblimit se në të kundërt nuk mund dhe
nuk ndihet i motivuar

Shumë institucione ofrojnë edhe shpërblime të tipit të specializimit ose ngritjes


në detyrë. Në opinionin tonë, ky lloj shpërblimi është më efikas sepse duke qenë
më i pregatitur dhe më i aftë për të ushtruar një profesion, domosdoshmërisht
synohet një e ardhme më e sigurt dhe më e shpërblyer.

SH.H
Pushteti i forcës:
Pushteti i forcës në këndvështrimin antropologjik është PUSHTETI SI AUTORITET.
Ky këndvështrim është parë që te Makiaveli ku flitej për ‘luanë” dhe ‘dhelpra” ku
të parët përdornin vetëm forcën për të fituar edhe pse në fund humbnin, ndërsa të
dytët përdornin konsensusin dhe ishin më jetëgjatë .

Në rastin e marrdhënies së parë punëdhënës- punonjës forca është një lloj


“kërcënimi” që i bën punëdhësi punonjësit. ”Kërcënimi” konsiston në uljen e
pagës, në heqjen e ditës së punës apo dhe më rëndë në largimin nga puna. Ky
pushtet ndikon shumë në anën psikologjike të punonjësit, I cili gjithmonë ka një
presion psikologjik qe e bënë atë të ketë rezultate positive ose negative.

J.E
Pushteti ligjor:
Pushteti ligjor bazohet në mirëkuptimin e palëve se dikush ka të drejtë të
pretendojnë bindje nga të tjerët. Në këtë mënyrë, në përgjithsesi, vendimet e
drejtuesve nuk diskutohen.

Pushteti ligjor, përvec mënyrës së të ushtruarit, kufizohet edhe në kohë dhe


në hapësirë. Drejtuesi i një institucioni nuk mund t’i caktojë një detyrë
vartësit të tij jashtë orarit të tij, përvec rasteve të vecanta të parashikuara në
aktet ligjore dhe nënligjore të vecanta, ose në rastin kur vartësi pranon me
dëshirë të lirë të kryejë atë detyrë. Këtu mund të kemi rastet e policëve ose
mjekëve, që janë në gatishmëri punë edhe jashtë orarit zyrtar.

J.E
Pushteti referent:
Pushteti referent bazohet më shumë në seduksion dhe përjashton pushtetin e
forcës. Pushtetin referent në bazë të seduksionit, e gjejmë tek raporti fëmijë-
prind, nxënës-profesor, aktorë-simpatizues, etj.

Pushteti referent shfaqet kur persona-receptor identifikohen me personin që


mban pushtetin dhe provojnë të sillen si ata. Cilësitë karizmatikë të liderit si:
veshjet, sjellja, profili – moral, personaliteti dhe karakteri i tij i japin këtij të
fundit pushtet referent dhe ndikim ndaj grupit.

Pushteti referent bazohet në adhururimin e liderit. Identifikimi i vartësit me


personi që mban pushtetin, është faktori kyç që përfshihet në burimin e
pushtetit. Duke i besuar dhe respektuar vendimet dhe veprimet e liderit,
vartësit përpiqen t’i ngjajnë sa më shumë atij. Në këtë mënyrë lideri ka më
shumë pushtet ndaj vartësit.

J.E
Pushteti I zotësisë (I ekspertit):
Pushteti i ekspertit apo i Zotësisë është kur dikush e ndien veten shumë të
pregatitur në fushën përkatëse dhe “rrjedh nga njohurite e menaxherit si ekspert,
gje qe i “detyron” vartesit te kene respekt dhe t’i binden atij”

Ekspert mund te jetë një person që zotëron shumë njohuri në fushën ku punon
dhe është i aftë të menaxhojë , të orientojë ose të drejtojë një pjesë të stafit ose
kolegëve të tij të punës në disa situata. Rrjedhimisht nga ky fakt, eksperti mund të
luajë edhe rolin e liderit.

Ekspert është një person i pregatitur si nga ana profesionale, ashtu dhe nga
eksperienca, e cila e aftëson më shumë atë.

S.H
Pushteti informativ:
Pushteti informativ apo pushteti i dijes, është shumë i rëndësishëm dhe
potencial, duke qënë se vetë fjala dije mban brenda saj një peshë të rëndë.

Pushteti I informacionit “buron nga privilegjet e menaxherit për të pasur akses


dhe kontroll mbi informacionin e rëndësishëm për operacionet e organizatës dhe
planet e ardhshme të saj”

Në antikitet, dija ka qënë e analizuar si informacion që ne e marrim nëpërmjet


ndjenjave ose nëpërmjet intelektit.
John Locke foli, përvec dijes që vjen nga eksperienca edhe për dijen intuitive dhe
atë demonstrative.
N. Chomsky foli për konceptin e dijes “a priori”, duke ju referuar dijes se lindur.

S.H
Metamorfoza e pushtetit në Shqipëri

Vetë fjala metamorfozë, do të thotë ndryshim. Njeriu, gjatë


procesit të jetës së tij, ndryshon; ndryshon në tiparet fizike, në
karakter, në sjellje. Pra procesi metamorfozë është I gjatë dhe
vazhdon përgjatë gjithë jetës.

Njeriu i veshur me pushtet ka një metamorfozë në formën e


një harku, fillon të ngrihet në pushtet deri sa arrin majën dhe
pastaj vjen periudha e shuarjes së imazhit të tij publik.

Metamorfoza e pushtetit, kalon nëpër katër faza:


- Faza e joshjes
- Faza e eksitimit
- Faza e orgazmës
- Faza e shpërbërjes

S.H
Punoi: Shpëtim Hasallari
Sejfulla Hasallari
Jetmir Elezi

You might also like