You are on page 1of 6

Universiteti i Arteve

Fakulteti i Muzikës
Departamenti Kompozicion Muzikologji Pedagogji

Tema; Adoleshenca

Punoi; Artur Gjino


Pranoi; Elida Rapti

Tiranë, janar 2022

1
Hyrje
Ndryshimet gjinore janë të rëndësishme në rritjen e vetvlerësimit tek
adoleshentët. Rritja e pjekurisë vjen e shoqëruar nga një sërë faktoresh si
trashgimnia, ushqimi, obeziteti, veprimtaria shoqërore, veprimtaria artistike,
veprimtaria fizike. Ushqyerja e shëndetshme në moshën e adoleshencës është
shumë e rëndesishme, e kundërta sjell pasoja në jetën sociale, në energjinë e
muguar për tu shoqërizuar dhe për mungesën e aktiviteteve fizike. Klasa sociale,
anomalitë fizike, abuzimet dhe traumat psikologjike janë faktorë vendimtarë në
zhvillimin e rritjes së fëmijës në adoleshencë. Mjedisi dhe kushtet e duhura në
të cilat rritet një fëmijë kanë shpejtuar ritmet e rritjes në shumë vende të
zhvilluara gjatë shekulit XX. Ritet e kalimit në adoleshencë janë traditë në
shumë kultura, qëllimi është ndërgjegjësimi i adoleshentit në mbylljen e një
etape moshore dhe fillimin e një tjetre. Ndryshime të dukshme dhe të
rëndësishme ndodhin në të dyja gjinitë në pubertet dhe në vazhdim në
adoleshencë. Maturimet e adoleshentëve ndahen në dy pjesë, maturim i shpejtë
dhe i vonë, secila prej këtyre periudhave ka avantazhet dhe disavantazhet e saj.
Zhvillimi konjitiv në adoleshencë mund të ndodhë në dy mënyra kryesore, të
menduarit abstrakt, të menduarit hipotetik dhe të menduarit logjik. Adoleshenti
është një vëzhgues i vëmendshëm i botës që e rrethon dhe familjes.
Adoleshentët fillojnë të kontrastojnë prindrit e tyre reale, me prindrit idealë. Ata
janë kritike ndaj të gjitëe situatave sociale ku përfshihen prindrit, grindjet e
shpeshta gjatë adoleshencës së hershme janë pozitive sepse kjo i shërben
adoleshentit të testojë pavarsinë e tij. Marrëdhënia e mirë me prindrit, shoqëria
e mirë, të marrurit me sport dhe arte e ndihmojnë adoleshentin të ketë sukses
dhe të rrisë vetbesimin.

Qëndrimet ndaj pubertetit sipas psikologëve në mënyrë të kuptueshme


ata që kanë studiuar sjelljen e adoleshentëve, tentonin në të shkuarën që të
fokusoheshin në ndryshimet fizike. Tashmë që kanë mësuar më shumë mbi
dinamikën e ndryshimeve në adoleshencë, ata theksojnë rolin e faktorëve social
dhe kulturore si shumë të rëndësishëm, të përmbledhur me një fjalë faktoret
“biosocial” ose “psikobiologjikë”. Faktorët social ndikojnë gjithashtu dhe në
mënyrën sesi adoleshentët ndihen rreth ndryshimeve në trupin e tyre dhe për
rrjedhojë kjo ndikon drejtperdrejt në vetëvlerësim. Gjinitë në këtë moshë kanë
karakteristika të ndryshme, gjatë pubertetit vajzat shtojnë dhjamin dhe vithet e
tyre zgjerohen, ndërsa tek meshkujt shtohen muskujt dhe gjerësia e shpatullave
dhe ky do të jetë imazhi “ideal” për një mashkull.i Femrat që piqen shpejt kanë
tendencë që të jenë të pakënaqura me trupat e tyre gjatë pubertetit krahasuar me
femrat që kanë një pubertet të vonuar, krejt e kundërta ndodh me meshkujt.
Sipas një studimi të kryer në Helsinki me fëmijët e moshave 11, 13, 15, 18-
vjeçare tregoi se meshkujt ishin më të kënaqur sesa femrat me trupat e tyre në
të katër këto mosha. Ndërkohë që në moshën 18- vjeçare të dyja gjinitë ishin të

2
kënaqura me trupat e tyre, gjë që tregon se tashmë ata i pranojnë ndryshimet që
kanë ndodhur në trupin e tyre.
Trashgimnia gjenetike luan rol kryesor në rritjen dhe pjekurinë e
fëmijës, përgjithësisht fëmijet tentojnë të ngjajnë me prindrit e tyre gjenetik,
prindrit e gjatë kanë fëmijë më të gjatë se prindrit e shkurtër, gjithashtu rritja
varet dhe nga konteksti zhvillimor. Ushqimi, klasa shoqërore, sëmundjet,
abuzimet, traumat psikologjike etj. Ushqimi është një faktor shumë i
rëndësishëm ai i jep një ndihmë të madhe adoleshentit nëse është i duhuri.
Mirëushqyerja ndihmon edhe rritjen e shëndetshme të trurit i cili merr një
zhvillim të madh në këtë moshë. Studiuesit kanë treguar se kequshqyerja mund
të ndikojë mbi zhvillimin intelektual përveç dëmtimeve fizike në tru, për shkak
të nivelit të energjisë në të. Kequshqyerja i bën fëmijët apatikë, me energji të
ulët për bashkëveprim social dhe për zhvillim të lidhjeve sociale. Një formë
ekstreme e kequshqyerjes është dhe ushqimi me tepri i cili shpie në obezitet. Në
SHBA obeziteti është një nga çrregullimet kryesore në ditët e sotme. Obeziteti
tek femrat në adoleshence ka tendecë të fillojë më shpejt, gjithashtu dhe
meshkujt obezë e fillojnë më herët adoleshencën se moshatarët e tyre jo- obeze.
Obeziteti ka gjithashtu pasoja psikologjike, shtimi i peshës shton problemet
sociale.
Ushtrimet fizike zakonisht ka efekte pozitive mbi zhvillimin por duhet
patur kujdes që ato të jenë të duhurat dhe jo të zhvillohen me tepri. Në rastet e
trajnimit të sportit të mundjes mund të kemi reduktim të ritmit të rritjes.
Gjithashtu edhe balerinat që ushtrohen deri në ekstrem dhe ndikohen që të
mbajnë trupat e tyre elegantë shpien në faktorë të lidhur me tendencën për të
filluar menstruacionet më vonë se moshatarët me zhvillim normal. Klasa
sociale, anomalite fizike, abuzimi dhe traumat ndikojnë negativisht në rrjedhën
normale të procesit të rritjes. Rritje është proces i vazhdueshëm në fëmijëri dhe
ajo nuk zhvillohet asnjeherë në mënyrë uniforme, ritmi i rritjes ngadalësohet në
mënyrë të shkallëzuar në fëmijëri dhe pas një shpërthimi të vrullshëm në
adoleshencë, ngadalësohet përseri. Pjesë të ndryshme të trupit zhvillohen në
mënyrë të ndryshme, gjithashtu dhe organet e ndryshme të trupit ndyshojnë
rritjen në periudhën e pjekurisë.
Puberteti është cilësuar si faza e parë e adoleshencës, në terma moshorë
puberteti fillon rreth moshës 11- vjeçare deri në moshën 14- vjeçare dhe
adoleshenca është periudha pasardhëse deri në moshën 19 deri 21- vjeçare
(moshat nuk mund të jenë fikse pasi varet nga zhvillimi social, kulturor, social
dhe trashgimnia). Shpesh fjalët adoleshencë dhe pubertet merren me kuptim të
njëjtë ndërkohë që nuk është kështu, puberteti është një periudhë që zgjat nga 2
në 4 vjet, gjatë së cilës individi arrin pjekurinë seksuale. Fillimi i pubertetit
shënon dhe fillimin e adoleshencës, ndërkohë që adoleshenca fillon me
pubertetin dhe shkon përtej saj. Adoleshenca (me u rrit) nënkupton rritjen,
tërësinë e ndryshimeve që kanë natyrë biologjike, psikologjike, sociale,
tranzicionin nga fëmijëria drejt moshës së rritur. Puberteti është një periudhë
në të cilën ndodhin ndryshime kimike dhe fizike në trup të cilat mundesojnë

3
riprodhimin sekusual, këto ndryshime ndodhin kur kimikate të veçanta si
hormonet të prodhuara nga gjendrat endokrine lëshohen në qarkullimin e gjakut.
Të rëndësishme për rritjen dhe dallimet seksuale në adoleshencë janë gjendrat
gonade, adrenale dhe tiroide. Publerteti zakonisht fillon nga mosha 10- 14- vjeç,
për vajzat pak më shpejt.
Tek meshkujt shenja e parë e pubertetit është rritja e testikujve në
moshën 11- vjeçare dhe ndryshimin në përbërjen dhe qeses që mbështjell
testikulat. Më vonë zmadhohet penisi, shfaqen qimet pubike dhe fillon prodhimi
i spermës, e ndjekur nga shfaqja e qimeve në krahe dhe fytyrë. Nga fundi i
pubertetit kemi zgjatjen e laringut e cila njihet ndryshe dhe si dukuria e “trashjes
së zërit”, në këtë periudhë zëri i meshkujve bëhet më i thellë. Deri në këtë fazë
zërat e meshkujve njihen në terminologjinë muzikore si zëra të bardhë, pra pa
ndryshimet e trashjes së tij, kjo është një fazë shumë interesante të cilën e
shfrytëzojnë shumë shkolla muzikore të cilat i angazhojnë nxënësit e tyre në
kore, pasi zëri i tyre fillon të trashet ai nuk konsiderohet më zë “i bardhë”. Tek
femrat faza e parë e pubertetit është formimi i gjoksit, i cili mund të fillojë që
në moshën 9- vjeçare, e shumta 13- vjeçare, e ndjekur nga shfaqja e qimeve
pubike. Menstruacionet ndodhin në periudhën e vonë të pubertetit, mesatarisht
në moshën 13- vjeçare. Përcaktimi i vlerave moshore është mesatar pasi
ndryshimet në pubertet variojnë në bazë të kushteve në të cilat ndodhet individi.
Brenda viteve të mesit mund të imagjinoni se sa ndryshime do të ketë në pjekuri
dhe sesi mund të luajnë ato rol në marrdheniet sociale, imazhin personal dhe
besueshmërinë.
Transformimi nga fëmijëria në moshën e rritur është uniform dhe i
paevitueshëm, këtë tranzicion e lehtësojnë dhe ritet e kalimit. Këto janë rituale
ose ceremoni që shërbejnë për të siguruar kalimin nga një status në një tjetër, në
rastin e shoqërive joindustriale bëhet praktikimi i riteve të pubertetit, këto janë
rite që e bëjnë të kuptojë adoleshentin, familjen dhe komunitetin që fëmijëria ka
marrë fund dhe fillon mosha e rritur.
Zhvillimi fizik i adoleshentit është një proces interesant. Për arsye se
shumë adoleshentë janë shumë të ndjeshëm ndaj peshes dhe trupit të tyre,
mospërputhjet mes asaj që adoleshentët provojnë realisht dhe mes asaj së çfarë
përcillet në masmedia, bëjnë që ata të ndjejnë më shumë ankth dhe dyshim për
veten e tyre. Adoleshenti e shikon me hollësi trupin e tij, djemtë shqetësohen
për forcën e tyre fizike dhe gjatësinë, vajzat janë më të shqetësuara për faktin
nëse janë të shëndosha ose shumë të gjata. Maturimi i vonë apo i hershëm ka
efekte të ndryshme psikologjike tek djemte dhe vajzat.
Maturimi i shpejtë për djemtë përgjithësisht është pozitiv, ata veprojnë
si liderë në aktivitete, janë popullorë të interesuar për seksin e kundërt, të
adaptueshëm, më shumë agresivë, më shumë të suksesshem, mëndojnë
pozitivisht për veten. Vajzat që maturohen më herët janë më të gjata dhe më të
zhvilluara se moshataret djem apo vajza. Kjo bën që komunikimi të mos jetë
shumë i shpeshtë me moshatarët. Këto vajza ndihen më tërheqëse, janë
popullore me djemtë më të rritur dhe kanë shumë shanse të çiftëzohen krahasuar

4
me vajzat që maturohen më vonë.
Maturimi i vonë mund të jetë një problem në shumë raste tek djemte,
pasi ata maturohen 2 vjet më vonë se vajzat. Në shumë raste djemtë që
maturohen vonë janë më shtatshkurtër dhe më pak muskuloze se moshatarët e
për rrjedhojë janë në disavantazh në fushën e sporteve dhe në situata sociale.
Djemtë që maturohen më vonë janë më pasivë si dhe shfaqin sjellje të
pamaturuara.
Maturimi i vonë tek vajzat mund të jetë edhe avantazh pasi ato
maturohen vonë ashtu si dhe djemtë moshatarë të tyre, pra janë në një pozicion
të përbashkët dhe në komunikimin me ta. Ato janë më popullorë në këtë
periudhë sesa vajzat që maturohen shpejtii.
Në procesin e zhvillimit konjitiv të adoleshentëve kemi katër aspekte
madhore, së pari “i menduari abstrakt” ose aftësia për të shkuar përtej asaj që
është reale në atë që është e mudnshme. Të menduarit logjik ose aftësia për të
përdorur strategji sistematike që të lejojnë të marrësh parasysh të gjitha faktet
dhe idete e rëndësishme dhe të formosh konkluzione konkrete. Të menduarit
hipotetik ose formulimi i hipotezave dhe ekzaminimi i fakteve për to, duke
marrë parasysh faktorë të ndryshëm. Intropeksioni ose të menduarit për
mendimet. Procesi i informacionit në adoleshencë përmirësohet nëpërmjet asaj
që quhet metakognicioni, ky term përdoret për të emërtuar procesin e
monitorimit që i bën individi të menduarit, kujtesës, dijeve, synimeve dhe
veprimeve të tij. Në adoleshencë përmirësohen aftesitë për të menduar rreth të
menduarit, për të formuar strategji, për të planifikuar dhe kjo i ndihmon të
ndryshojnë në mënyrë të vetëdijshme proceset e të menduarit. Akumulimi i dijes
dhe përmirësimi i procesit të informacionit ndërlidhen për zgjidhjen e
problemeve që adoleshenti has. Ata janë më efiçentë sesa fëmijët e shkollës së
mesme shkollore në zgjidhje problemesh, nxjerrje konkluzionesh dhe mund të
përdorin disa variante për zgjidhjen e problemeve.

Perfundimi
Adoleshenca është një periudhë e vrullshme me ndryshime fizike,
mendore, sociale. Puberteti si faza pararendëse e adoleshencës ka efekte
psikologjike në zhvillimin e fizikut mashkullor- femëror me karakteristika të
ndryshme në varësi të moshës deri në rritje. Vështirësitë që hasin adoleshentët
mund të kalohen më lehtë kur ata me art dhe sport. Qasja e sjelljes së prindërve
duhet të jetë miqësore dhe në mirëkuptim, ata duhet ta ndihmojnë si në procesin
mësimor dhe në atë social- kulturor. Adoleshentët janë të rinj dhe plot energji e
cila duhet menaxhuar. Qëndrimi miqësor dhe edukativ i mësuesve dhe
punonjësve të tjerë arsimorë në institucionet arsimore dhe jashtë tyre është një
ndihmë e madhe në njohjen e vetes në periudhën e adoleshencës. Bashkëpunimi
mësues/ nxënës/ prindër sidomos në këtë periudhë është shumë i rëndësishëm
edhe për drejtimin që do të marrë adoleshenti në moshën e rritur.

5
i
Vasta. Haith. Miler “Psikologjia e fëmijës” kapitulli 6 lindja, rritja fizike dhe zhvillimi i aftësive
ii
Theodhori Karaj “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës” faqe 296

You might also like